Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Anila Jole

    Tronditje ka shkaktuar një dokument sekret i FMN, lidhur me vlerësimin e programit të parë të ekonomisë greke 2010-2012. FMN pranon se ka bërë gabime serioze me programin grek të shpëtimit dhe akuzon partnerët evropianë se përfituan prej tij.

    Lajmi transmetohet nga gazeta Wall Street Journal që citon një dokument “rreptësisht konfidencial” të FMN.

    Në këtë dokument, FMN pranon se ka nënvleftësuar dëmin që do të shkaktonin masat shtrënguese në Greqi dhe pranon se u shkelën rregullat, në mënyrë që vendi të mbushte 3 nga 4 kriteret e FMN për ndihmë financiare.
    Raporti pranon se vlerësimet e gabuara nga ana e FMN ndikuan në një recesion më të thellë nga sa pritej si dhe në rritjen e madhe të papunësisë. Sipas gazetës, një numër i zyrtarëve të FMN-së, përfshirë edhe Christine Lagarde, kanë pohuar vazhdimisht se borxhi i Greqisë është "i qëndrueshëm", që ka gjasa të paguhet në kohë të plotë dhe me radhë, në një kohë kur nuk ishte kështu.
    Gjithashtu, FMN ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish. Sipas dokumentit përfitimi më i madh nga kjo paketë nuk ka qenë aq për Greqinë sesa për Eurozonën. Raporti vë në dukje se përgjigja e koordinuar me BE për krizën, ka blerë kohën, në mënyrë që të kufizohet ndikimi negativ në pjesën tjetër të 17 shteteve anëtare të eurozonës. “Kjo paketë shpëtimi ishte një lëvizje, që i dha kohë eurozonës për të ngritur një mur që do të mbronte shtetet e tjera anëtare të cenueshme dhe do të parandalonte pasojat serioze për ekonominë globale”, thuhet në të.
    Ndërmjet të tjerash, FMN e lavdëron Greqinë për gjithë sa janë arritur në kuadër të marrëveshjs për kredinë, kërkon korrektesë për zbatimin e plotë të pikave të dakorduara, shpreh kundërshtimin ndaj uljes së taksave në fazën aktuale dhe përsërit se çdo rilaksim për masat, do të duhet të presë konfirmimin e përshtatjes fiskale.

    Sipas gazetës, në këtë dokument thuhet:
    - FMN ka anashkaluar rregullat, në mënyrë që borxhi grek të paraqitej i qëndrueshëm dhe se Greqia nuk ka plotësuar tre nga katër kriteret e kërkuara që një vend të ketë të drejtë për ndihmën e Fondit.
    - Fondi ishte tepër optimist rreth perspektivave të qeverisë greke për t'u kthyer në financim nga tregjet, por edhe mbi aftësinë e saj politike për të zbatuar kushtet e programit të shpëtimit.
    - Përfitimin më të madh nga programi grek i shpëtimit i vitit 2010 nuk e kishte Greqia, por në përgjithësi Eurozona.
    - FMN kritikon vonesën në ristrukturimin e borxhit të madh grek, i cili u bë në muajin mars të vitit 2012, dy vjet pas paketës së parë të shpëtimit, por ndërkohë pranon se ishte "politikisht i vështirë" një reduktim i borxhit më parë.
    - Fondi gjithashtu pranon se analiza e tij për zhvillimin e ardhshëm ishte e gabuar "në një masë të madhe".
    - Kritika të forta i bëhen edhe Komisionit Evropian, i cili "kishte tendencën për të formuar qëndrime politike nëpërmjet konsensusit, pati pak sukses në aplikim (rregullat buxhetore) dhe nuk kishte asnjë eksperiencë në menaxhimin e krizës".
    - Fondi kishte parashikuar fillimisht se Greqia do të humbiste 5,5% të prodhimit të saj ekonomik midis viteve 2009 dhe 2012, ndërsa vendi ka humbur 17% të PBB-së reale. Programi i shpëtimit bënte fjalë për një normë papunësie prej 15% në vitin 2012, ndërsa shkalla aktuale e papunësisë u rrit në 25%.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    E mire keta gabuan me parashikimet..Greqia fallsifikoj dokumente per qellimet e veta.
    Me vjen keq per popullin se ai e ha ne fund...

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    E mire keta gabuan me parashikimet..Greqia fallsifikoj dokumente per qellimet e veta.
    Me vjen keq per popullin se ai e ha ne fund...
    Per cfare te vjen keq per popullin??? Bej ndonje kerkim edhe shif se mos gjen ndonje popull qe punon aq pak sa greket. Jane mesuar vetem te rrine edhe presin dhurata. Ekonomia/mireqenia e jeteses nuk rritet ose permisohet me dhurata ose duke printuar monedha! Roptohen te rinjte amerikane edhe mezi bejne nje shkolle me shume borxhe, kurse rinia greke ben qef. Familje qe i perkisnin shtreses se ulet mbanin housekeeper. Ne cdo vend housekeeper mbajne ata qe jane teper te pasur. S'kam meshire fare per ata, meritojne edhe me keq!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 07-06-2013 më 11:23
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Anila Jole

    Tronditje ka shkaktuar një dokument sekret i FMN, lidhur me vlerësimin e programit të parë të ekonomisë greke 2010-2012. FMN pranon se ka bërë gabime serioze me programin grek të shpëtimit dhe akuzon partnerët evropianë se përfituan prej tij.

    Lajmi transmetohet nga gazeta Wall Street Journal që citon një dokument “rreptësisht konfidencial” të FMN.

    Në këtë dokument, FMN pranon se ka nënvleftësuar dëmin që do të shkaktonin masat shtrënguese në Greqi dhe pranon se u shkelën rregullat, në mënyrë që vendi të mbushte 3 nga 4 kriteret e FMN për ndihmë financiare.
    Raporti pranon se vlerësimet e gabuara nga ana e FMN ndikuan në një recesion më të thellë nga sa pritej si dhe në rritjen e madhe të papunësisë. Sipas gazetës, një numër i zyrtarëve të FMN-së, përfshirë edhe Christine Lagarde, kanë pohuar vazhdimisht se borxhi i Greqisë është "i qëndrueshëm", që ka gjasa të paguhet në kohë të plotë dhe me radhë, në një kohë kur nuk ishte kështu.
    Gjithashtu, FMN ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish. Sipas dokumentit përfitimi më i madh nga kjo paketë nuk ka qenë aq për Greqinë sesa për Eurozonën. Raporti vë në dukje se përgjigja e koordinuar me BE për krizën, ka blerë kohën, në mënyrë që të kufizohet ndikimi negativ në pjesën tjetër të 17 shteteve anëtare të eurozonës. “Kjo paketë shpëtimi ishte një lëvizje, që i dha kohë eurozonës për të ngritur një mur që do të mbronte shtetet e tjera anëtare të cenueshme dhe do të parandalonte pasojat serioze për ekonominë globale”, thuhet në të.
    Ndërmjet të tjerash, FMN e lavdëron Greqinë për gjithë sa janë arritur në kuadër të marrëveshjs për kredinë, kërkon korrektesë për zbatimin e plotë të pikave të dakorduara, shpreh kundërshtimin ndaj uljes së taksave në fazën aktuale dhe përsërit se çdo rilaksim për masat, do të duhet të presë konfirmimin e përshtatjes fiskale.

    Sipas gazetës, në këtë dokument thuhet:
    - FMN ka anashkaluar rregullat, në mënyrë që borxhi grek të paraqitej i qëndrueshëm dhe se Greqia nuk ka plotësuar tre nga katër kriteret e kërkuara që një vend të ketë të drejtë për ndihmën e Fondit.
    - Fondi ishte tepër optimist rreth perspektivave të qeverisë greke për t'u kthyer në financim nga tregjet, por edhe mbi aftësinë e saj politike për të zbatuar kushtet e programit të shpëtimit.
    - Përfitimin më të madh nga programi grek i shpëtimit i vitit 2010 nuk e kishte Greqia, por në përgjithësi Eurozona.
    - FMN kritikon vonesën në ristrukturimin e borxhit të madh grek, i cili u bë në muajin mars të vitit 2012, dy vjet pas paketës së parë të shpëtimit, por ndërkohë pranon se ishte "politikisht i vështirë" një reduktim i borxhit më parë.
    - Fondi gjithashtu pranon se analiza e tij për zhvillimin e ardhshëm ishte e gabuar "në një masë të madhe".
    - Kritika të forta i bëhen edhe Komisionit Evropian, i cili "kishte tendencën për të formuar qëndrime politike nëpërmjet konsensusit, pati pak sukses në aplikim (rregullat buxhetore) dhe nuk kishte asnjë eksperiencë në menaxhimin e krizës".
    - Fondi kishte parashikuar fillimisht se Greqia do të humbiste 5,5% të prodhimit të saj ekonomik midis viteve 2009 dhe 2012, ndërsa vendi ka humbur 17% të PBB-së reale. Programi i shpëtimit bënte fjalë për një normë papunësie prej 15% në vitin 2012, ndërsa shkalla aktuale e papunësisë u rrit në 25%.
    Fraza e nenvizuar kishte rendesi paresore per Eurozonen,pra me mire nje viktime sesa nje epidemi me pasoja katastrofike.Te tjera interesa ka Fmi me veprimet e saj dhe te tjera interesa ka Eurozona.
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Per cfare te vjen keq per popullin??? Bej ndonje kerkim edhe shif se mos gjen ndonje popull qe punon aq pak sa greket. Jane mesuar vetem te rrine edhe presin dhurata. Ekonomia/mireqenia e jeteses nuk rritet ose permisohet me dhurata ose duke printuar monedha! Roptohen te rinjte amerikane edhe mezi bejne nje shkolle me shume borxhe, kurse rinia greke ben qef. Familje qe i perkisnin shtreses se ulet mbanin housekeeper. Ne cdo vend housekeeper mbajne ata qe jane teper te pasur. S'kam meshire fare per ata, meritojne edhe me keq!
    Gjithmon nje shtrese e pafajshme preket nga kriza. Per ata e kam fjalen.
    Por jam dakort me ty komplet me ca ke shkruar..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Tani shkrimi po perpiqet ta paraqese greqine si viktime gjoja?
    greqia eshte shume larg te qenurit viktime, asnje kokerr euro te mos i japin jevgjve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Se kuptoj pse duhet tju behet qefi qe te bjere ekonomia greke ne recesion duke ditur se eshte pilastri i ekonomise shqiptare!

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Se kuptoj pse duhet tju behet qefi qe te bjere ekonomia greke ne recesion duke ditur se eshte pilastri i ekonomise shqiptare!
    Vertet??? How so?? E ke iden nga cili vend eksporton me shume Shqiperia??? Do thuash ti nga emigrantet as qe eshte fitim per Shqiperin perkundrazi eshte shume keq. Pjesa derrmuese e emigrantve Shqiptare ne Greqi nuk iu njifet asnje vite pune, asnje benefit por PROBLEMI ME I MADH ESHTE SE SHUME NGELEN SHUME DOBET NGA NIVELI I ARSIMIT. Shqiptaret ne Greqi shumica lane edukimin mbas dore edhe u kthyen ne bujq, murator edhe sherbyese ne shtepi. Mireqenien e nje vendi nuk e rrisin ato pak te ardhura qe sigurojne shqiptaret me paga nen minimum por niveli i arsimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 07-06-2013 më 14:20
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    loneeagle, fatkeqesisht rikthimi i mijerave emigrante shqiptar te paarsimuar nuk eshte ne interes as te ekonomise sone. Mund ti quaj brez i humbur qe nuk do e gjejne vetveten gjekundi, as ne vendin e tyre.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Tani shkrimi po perpiqet ta paraqese greqine si viktime gjoja?
    greqia eshte shume larg te qenurit viktime, asnje kokerr euro te mos i japin jevgjve.
    Po clajme pret nga Arqileja?
    Shiko si bejne akoma si viktima keta..
    http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-22506494

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Fraza e nenvizuar kishte rendesi paresore per Eurozonen,pra me mire nje viktime sesa nje epidemi me pasoja katastrofike.Te tjera interesa ka Fmi me veprimet e saj dhe te tjera interesa ka Eurozona.
    sigurisht kane interesa te ndryshem. pasi FMN-ja punon me fonde edhe nga USA,KINA RUSIA,UK. dhe ato para qe u leshuan me destinacion Greqine, te kriteret e marrjes se fondeve, futi gishtin e gjithe eurozona.
    por me duket absurde qe greqia te mos ishte e koordinuar me eurozonen. kushedi se cmund te jete negociuar nen tavoline midis eurozones dhe greqise, pa dijenine e FMN-se.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Vertet??? How so?? E ke iden nga cili vend eksporton me shume Shqiperia??? Do thuash ti nga emigrantet as qe eshte fitim per Shqiperin perkundrazi eshte shume keq. Pjesa derrmuese e emigrantve Shqiptare ne Greqi nuk iu njifet asnje vite pune, asnje benefit por PROBLEMI ME I MADH ESHTE SE SHUME NGELEN SHUME DOBET NGA NIVELI I ARSIMIT. Shqiptaret ne Greqi shumica lane edukimin mbas dore edhe u kthyen ne bujq, murator edhe sherbyese ne shtepi. Mireqenien e nje vendi nuk e rrisin ato pak te ardhura qe sigurojne shqiptaret me paga nen minimum por niveli i arsimit.
    ti nuk e ke idene nga shqiperia ne keto momente.

    ja qe 20 vjet, ato ishin te ardhurat baze te ekonomise shqiptare. sa ne 2008 arriten afro 1 miliard euro cash ne remitanca. (ne nje shtet ku buxheti nuk i kalon 2.3 miliard euro ne vit)
    pas krizes greke, ne shqiperi, sektori i ndertimit pesoj goditjen me te madhe, ke 2-3 vjet pallate te reja te pashitura. pasi me rroga 200-300 euro asnje shqiptar nuk mund te bleje dot apartament.
    Bankat kane 2 vjet qe japin kredi me pikatore. pasi kredite e keqia kane vajtur ne 30%, sepse ra fuqia blerese e shume biznese kalojne ne veshtiresi.
    papunesia eshte ne rritje, etj,etj,

    sa per nivelin e arsimimit, 80% e emigranteve qe iken ne vitet 90` ishin katundare pa arsim,pa profesion dhe pa toke madje.
    ata qe kthehen te pakten te gjithe kane perfituar nga nje profesion.
    sot ne shqiperi eshte problematike situata e profesioneve, pasi nuk ekzistojne as hidraulike, as elektriciste e as profesione te tilla. problem i shtruar deri parlament.
    kush jeton ketu e di mire se si behen punimet e ketyre profesioneve, nga katundare diletante qe nuk dine c`eshte 3 fazori.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 07-06-2013 më 17:14
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    sigurisht kane interesa te ndryshem. pasi FMN-ja punon me fonde edhe nga USA,KINA RUSIA,UK. dhe ato para qe u leshuan me destinacion Greqine, te kriteret e marrjes se fondeve, futi gishtin e gjithe eurozona.
    por me duket absurde qe greqia te mos ishte e koordinuar me eurozonen. kushedi se cmund te jete negociuar nen tavoline midis eurozones dhe greqise, pa dijenine e FMN-se.
    Kur u shpreha se Fmn ka te tjera interesa nga ato te Eurozones e kisha fjalen per kohen e tashme dhe jo ate te para 4-5 viteve.
    Nese Fmn eshte e bindur qe kane bere gabime atehere pse kerkon te riperserite keto gabine ne kurriz te Egjiptit i cili eshte ne te njejten gjendje si dhe Greqia kur filloi kriza.

    Pergjigja e M.Draghi per kete raport te Fmn ishte;

    .''si giudicano cose avvenute ieri con gli occhi di oggi''
    po gjykohen gjerat e ndodhura dje me syte e sotem

    Il risanamento di bilancio è inevitabile. Non può esserci crescita con una creazione infinita di debito, prima o poi si viene puniti ed è esattamente quel che è successo».
    Barazimi i bilancit eshte i paevitueshem.Nuk mund te kete rritje duke rritur pafund borxhin,heret a vone ndeshkohesh dhe esshte pikerissht kjo qe ndodhi.
    MOS I NDY TEMAT no name

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Kur u shpreha se Fmn ka te tjera interesa nga ato te Eurozones e kisha fjalen per kohen e tashme dhe jo ate te para 4-5 viteve.
    Nese Fmn eshte e bindur qe kane bere gabime atehere pse kerkon te riperserite keto gabine ne kurriz te Egjiptit i cili eshte ne te njejten gjendje si dhe Greqia kur filloi kriza.

    Pergjigja e M.Draghi per kete raport te Fmn ishte;
    po gjykohen gjerat e ndodhura dje me syte e sotem
    Barazimi i bilancit eshte i paevitueshem.Nuk mund te kete rritje duke rritur pafund borxhin,heret a vone ndeshkohesh dhe esshte pikerissht kjo qe ndodhi.
    nuk jane te njejtat situata.
    1-egjypti nuk eshte kaq i integruar ne tregjet nderkombetare si greqia
    2-egjypti ka pune vetem me FMN kurse greqia negocioi me Troiken, (FMN,BQE,CE)
    3-FMN ne rastin e greqise, pranon deri diku fajin me greqine, por indirekt ka kritikuar CE si pergjegjese per kete situate.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: FMN pranon: Gabuam me programin grek të shpëtimit

    Greqia bëhet shkak për përplasje FMN-BE.

    Raporti i FMN, ku pranohen gabimet serioze të bëra me programin grek të shpëtimit dhe akuzohen pratnerët evropianë se kanë përfituar prej tij, ka shqetësuar Komisionin Evropian. FMN në raportin konfidencial gjithashtu ngarkonte me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat në marrjen e vendimeve në nivel qeverish.
    Komisioneri evropian Olli Rehn bëri një deklaratë të fortë nga Helsinki, duke thënë: "FMN-ja lan duart e veta dhe hedh ujin mbi kurrizin e Evropës".
    Ai vuri në dukje se kur ishte Komisioner përgjegjës për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, lëvizjet e BE-së koordinoheshin me SHBA.
    "Unë nuk mbaj mend që ish kreu i FMN Dominique Strauss-Kahn të ketë kërkuar ristrukturimin e borxhit grek në vitin 2010, por kujtoj se Christine Lagarde e kundërshtonte këtë mundësi", tha komisioneri.

    “Greqia duhet të vazhdojë të zbatojë reformat”, shtoi Rehn, sipas të cilit nuk është tani në diskutim një prerje e re e borxhit grek.
    Ndërkohë, në një artikull në Daily Telegraph autori shkruan: "Komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn duhet të japë dorëheqjen për krime kundër Greqisë", dhe shton se "Trojka sakrifikoi Greqinë për të shpëtuar euron”.
    Më herët zëdhënësi i komisionerit europian për Financat, Olli Rehn, nënvizoi se Komisioni Europian kundërshton konstatimin e Fondit se do të ishte i dëshirueshëm një ristrukturim i borxhit gek që në vitin 2010. Siç tha zëdhënësi, FMN nuk merr parasysh faktin se ristrukturimi i borxhit privat do të zbehte rëndësinë e programit.

    Së dyti, KE nuk pajtohet me konstatimin se nuk u bë mjaftueshëm masa të karakterit zhvillimor në Greqi. “Konsiderojmë se kjo është e gabuar dhe pa bazë; Komisioni ka qenë fuqi stimuluese për t’iu dhënë peshë programit dhe reformave strukturore”, vuri në dukje zëdhënësi Simon O’Connor.

    Në një raport konfidencial të publikuar dje, FMN pranon se ka bërë gabime serioze me programin grek të shpëtimit dhe akuzon partnerët evropianë se përfituan prej tij. FMN gjithashtu ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish. Sipas dokumentit përfitimi më i madh nga kjo paketë nuk ka qenë aq për Greqinë sesa për Eurozonën. Raporti vë në dukje se përgjigja e koordinuar me BE për krizën, ka blerë kohën, në mënyrë që të kufizohet ndikimi negativ në pjesën tjetër të 17 shteteve anëtare të eurozonës.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •