Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Balerini shqiptar: Si përfundova në filmin “Gatsby” krah Di Caprios

    Balerini shqiptar: Si përfundova në filmin “Gatsby” krah Di Caprios

    » Dërguar më: 01/06/2013 - 16:03



    Pasioni për baletin i ka nisur që herët, që kur ishte 6 vjeç, dhe me atë frymë jeton ende... Një adrenalinë gjithmonë e në rritje e që konkludohet me një sukses të madh siç është Festivali i Kanës. Igli Mezini, balerini 19-vjeçar tregon për gazetën tonë jetën që bën në Kanë, personat që e rrethojnë dhe me kë jeton atje, sikurse dhe aventurën e bukuritë e Monte Carlos.

    Kush është Igli Mezini për ata që s’e njohin?
    Jam një djalë 19-vjeçar nga Tirana, ku pasi kreva shkollën fillore, në fundin e klasës së katërt kalova konkursin për të qenë pjesë e Shkollës së Baletit në Tiranë. Kalova konkursin dhe fitova. Fillova Shkollën e Baletit deri në vitin e tretë të gjimnazit.
    Si lindi pasioni për baletin?
    Pasioni për baletin nisi me klasën e parë të shkollës fillore, ku njëkohësisht fillova të isha pjesë e shfaqjeve dhe koncerteve për fëmijë. Pasi u pranova në Shkollën e Baletit në Tiranë, gjërat morën edhe më seriozisht. Në shtatë vite në Shkollën e Baletit mora atë që ne e quajmë bazën dhe metodikën e baletit klasik. Dita-ditës çdo gjë bëhej më e dashur, më e bukur, dhe kërkesa për të arritur më shumë sa vinte e shtohej.
    Mund të na e tregosh pak rrugëtimin tënd, si përfundove në Monte Carlo?
    Në vitin e tretë të gjimnazit mendova të konkurroja në një nga shkollat më të njohura të Europës, e cila ndodhet në Kanë të Francës. “Udhëtimit” tim iu dha mundësia të fillonte vetëm nëpërmjet një DVD-je prej 15 minutash ku unë duhej të tregoja aftësitë e mia. Pas disa muajsh pritje më në fund më vjen një përgjigje pozitive. Bashkëngjitur me përgjigjen kisha edhe një bursë për vitin shkollor. Këtu ndryshoi gjithçka. Erdha në Kanë dhe gjithçka rifilloi pothuaj nga e para. Bëja pjesë në klasat profesioniste me një përbërje nga shumë shtete të botës. Duke mos harruar vështirësitë e para për gjuhën franceze që më shoqëronin çdo ditë, kishte dhe vështirësi të tjera, normalisht si një i huaj në një vend të huaj. Shkolla që bëj pjesë quhet “Ecole Superieure de Danse de Cannes Rosella Hightower”. Para shumë vitesh, vetë Rosella Hightower, ish-partnere e Rudolf Nureyev, që fatkeqësisht nuk ndodhet më mes nesh, mori iniciativën për të krijuar një kompani të rinjsh, që sot quhet “Cannes Jeune Ballet”, në të cilën unë bëj pjesë. Është një kompani të rinjsh nga moshat 18-23 vjeç, të rinj nga shumë vende të ndryshme të botës. Me kompaninë bëjmë shumë turne nëpër Europë, me një repertor prej shtatë baletesh. Balete nga koreografë shumë të njohur në botën e baletit. Kjo kompani më ka ndihmuar shumë për gjithçka.
    Dimë që së fundmi ke interpretuar në festivalin e Kanës; cilat ishin emocionet që të shoqëruan?
    Njëra prej mundësive ishte dhe ajo e “Festival du film de Cannes”. Do ta cilësoja si një nga mundësitë që nuk të jepen shpesh në jetë. Të jesh pjesë e festivalit të filmit në Kanë është e mrekullueshme. Akoma dhe më e pabesueshme ishte që bashkë me pesë kolegët e mi të kompanisë bënim pjesë në stafin e filmit “Gatsby” i Baz Luhrmann me aktorë si Leonardo di Caprio, Carey Mulligan, Tobey Maguire e shumë yje të filmit botëror. Festivali i filmit është evenimenti i dytë në botë, pas lojërave olimpike, më i filmuar. Mbi tapetin e kuq ishte një ndjesi që s’e kisha ndjerë më parë dhe jam i lumtur që munda të isha pjesë e kësaj mrekullie dhe që Shqipëria e kishte dikë në këtë festival.
    Cilët kanë qenë ata që të kanë mbështetur?
    Padyshim që njerëzit që më kanë mbështetur kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një të riu vetëm siç jam unë në mes të Europës. Familja ime mes shumë sakrificash dhe vështirësish të ndryshme janë gjithmonë aty për mua. Padyshim dhe të njohur si shokë e miq. Kur mora udhëtimin tim drejt Francës, nuk ishte aspak e lehtë. Një realitet i ri, i huaj dhe me plot surpriza.
    Jetoni vetëm?
    Në Kanë jetoj vetëm. Sigurisht, i rrethuar nga miq e shokë. Është shumë bukur të njohësh njerëz nga vende të ndryshme të botës, kultura të ndryshme, realitete të ndryshme dhe shumë gjëra që s’i kisha menduar më parë.
    Je i dashuruar?
    Po, jam i dashuruar.
    Ke në plan të rikthehesh në Shqipëri?
    Sigurisht, pse jo, një e ardhme në Shqipëri. Në shtëpinë time, në gjithçka që kam. Por mendoj që këtë që kam nisur ta çoj deri në fund dhe pastaj një vendim do ndajë gjithçka.
    Të kanë ftuar ndonjëherë në aktivitetet që janë organizuar këtu?
    Më kanë ftuar, por fatkeqësisht programi në Kanë është shumë i ngarkuar dhe ndoshta momenti i ftesës nuk ishte ai i duhuri.
    Cili do të jetë projekti i radhës, ku do të angazhoheni?
    Projekte për të ardhmen kam shumë. Do të më pëlqente një e ardhme në baletin e Monte Carlos, por siç thonë më të vjetrit, “çdo gjë në kohën e vet”. Për momentin vazhdoj me “Cannes Jeune Ballet”, ku përgatitemi për një tjetër turne. Çdo ditë ushtrohemi në studion e baletit nga mëngjesi deri në darkë për të arritur atë të cilën koreografët ose mjeshtri i baletit kërkon nga ne. Kështu që s’na ngelet gjë tjetër veçse të punojmë e të punojmë.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=133689
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Balerini shqiptar: Si përfundova në filmin “Gatsby” krah Di Caprios

    https://www.youtube.com/watch?v=j6Z6X0NykyY

    Igli Mezini sjell për studentët e UA platformën e tij të baletit

    Maj 2019

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Balerini shqiptar: Si përfundova në filmin “Gatsby” krah Di Caprios

    https://www.youtube.com/watch?v=1YYJDm7ulkY

    Rikthimi i balerinit/ Igli Mezini po trajnon balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

    Shkurt 2021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •