Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    RSHP Maska e RSHP
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Mosha
    43
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 3 postime

    Pantallonat e ballkanasve!

    Pėrse veshin pantallona tė grisura, tė arnuara ose tė gjėra ballkanasit?- mė pyeti nipi dhjetėvjeēar mbas udhėtimit tetė ditor qė kryem nė tė gjitha vendet e ballkanit.
    -Sepse ata ia grabisin ose kafshojnė kėmbėt njėri-tjetrit. Shpesh ata kur marrin rob fqinjin ose fqinjtė e tyre, ose ia heqin plotėsisht pantallonat atij, dhe ky i fundit detyrohet tė kthehet me mbathje nė shtėpi, ose i presin njė copė atyre.
    -Aha, prandaj shoh nė Shqipėri dhe Kosovė njerėz me pantallona tė grisura, tė shkurtuara deri tek gjuri, me kėmbė tė gjakosura?!
    -Po, prandaj!
    -Po pėrse nuk blejnė pantallona tė reja xhaxha? Fabrikat prodhojnė ēdo ditė? Mos ndoshta nuk kanė para, ngaqė ato janė tė shtrenjta?
    -Problemi qėndron shumė pak tek paratė. Ata pranojnė mė mirė tė ecin me gjunjė tė zbuluar nė mes tė dimrit, se sa tė blejnė pantallona tė reja qė tė mos tradhtojnė pantallonat e tyre autoktone.
    -Po do ftohen o, xhaxha. Pastaj, sa tė shumtuar qė duken njerėzit me pantallona tė grisura, me njolla gjaku dhe me gjunj tė enjtur! Tė paktėn t’i lajnė qė tė mos dallohen njollat e gjakut!
    -Ah, nipi im kureshtar dhe i ēiltėr. Po u lanė njollat e gjakut humbasin gjurmėt e shkurtimit tė pantallonave.
    -Gadishull misterioz ky Ballkani, xhaxha, ė, si mendon ti?
    -Shumė, por nuk ėshtė i vetmi. Evropa para ca dhjetėvjeēarėsh sillej njėlloj.
    Vėrej nė fytyrėn e nipit njė buzėqeshje domethėnėse.
    -Xhaxha,mė pe kur u zgėrdhiva sė qeshuri kur pashė ato grekėt dhe serbėt me pantallonat e gjata tre metra dhe dhjetė herė mė tė gjėra se sa kofshėt e tyre?
    -Kė pantallona, sepse grekėt dhe serbėt kanė shumė pantallona?
    -Ato qė mbanin stampėn e Aleksandrit tė madh, duke brohoritur dhe krekosur nė sheshin Omonia tė Athinės dhe Beogradit!
    - Ha, ha! Po, edhe unė pėr pak sa nuk shpėrtheva nė tė qeshura.
    -I habitshėm greku dhe serbi! Edhe pse u pengua nga pantallonat dhe rrėzua tre herė pėrdhe, nuk i hoqi qė nuk i hoqi ato.
    Ē’i duan grekėt dhe serbėt kaq shumė pantallona, aq mė keq shumė mė tė mėdha se sa trupi i tyre? Nė Selanik pashė pėrsėri grekė tė tjerė tė vishnin pantallona pėrsėri gjigande, tė arnuara mbi njėqind herė, kėsaj radhe me stampėn mbrapa: Konstadini i madh. Nė Beograd pantallona me stampėn e Stefan Dushanit dhe Titos. Nė Janinė pashė tė vishnin pantallona me stampėn e Zervas.
    Nė Shkup, Maqedonasi shkurtabiq, qė mezi tėrhiqte kėmbėt e tij, vishte pantallona prej leshi, tė trasha dhe mė tė rėnda se vetė kėmbėt e tij, ulėrinte i egzaltuar se nė xhepin e tij flinte herkuli. A e nxen xhepi i pantallonave herkulin? Ma shpjego tė lutem?
    -Ah, nipi im i dashur,naiv dhe kurioz. Aleksandri pushtoi dikur treēerekun e botės, Kostandini mbrojti Stambollin e sotėm, Stefan Dushani dikur Selanikun, Titoja krijoi konfederatėn jugosllave e kėshtu me radhė…
    -Xhaxha, mėsuesja na mėson se Evropa ėshtė pushtuar qindra herė, por ja, kur ishim bashkė nė Gjermani dhe Holandė , nuk pamė njerėz tė vishnin pantallona tė grisura, arnuara, ose shumė mė tė mėdha se kėmbėt e tyre?!
    -Andej i mbajnė pantallonat e vjetra tė fshehura nė dollape, ose i hedhin nė allēi, bronx dhe ekspozojnė nė muzeume.
    Gjermanit tė sotėm, dhe kjo ėshtė pėr ta pasur zili, i skuqet fytyra kur i kujton pantallonat e Hitlerit, ndėrsa holandezėt e djallėzuar, i veshin fshehurazi nė shtėpi ose ruajnė me dashuri nė enciklopeditė e tyre piratike.
    -Mė duket se e njėjta histori vlen edhe pėr pantallonat me dhjetėra arna tė serbėve, me stampėn e Stefan Dushanit apo Titos apo bullgarėve dhe rumunėve?- pyeti nipi me shpejtėsi.
    -Po. Edhe ata veshin pantallona gjysėm ose ēerek tė grabitura prej fqinjve tė tyre. Besoj se tė ra nė sy, copa e shkurtuar e pantallonave tė serbėve?
    -Po, por ama atyre tani pantallonat i rrinin jek e jek tek kėmbėt. As tė gjata, as tė shkurtėra.
    -Ashtu thuaj ti, nipi im- i pėrkėdhel flokėt me dashuri- por atė copėn e pantallonave qė bota ia riktheu dhe arnoi pantallonave tė kosovarėve, ata e ėndėrrojnė dhe qajnė me oji, si nėna Dorutinėn mbas derės sė vdekjes.
    -Xhaxha, mė duhet tė nisem pėr nė shkollė, por pa mė thuaj shkurt si do zgjidhet ky halli i madh i “ pantallonave tė ballkanasve” siē e quan ti? Sepse unė dua tė vesh pantallona tė plota dhe jo gjysmake. Nuk jetohet nė dimėr tė acartė me gjunjtė e zbuluar dhe gjakosur!
    -Unė mendoj se ballkanasit duhet t’i lajnė urgjentisht pantallonat e gjakosura qė kanė veshur tani dhe mė pas t’i hedhin nė allēi.
    -Dhe a do ndodhė kjo sipas mendimit tėnd?
    -Nuk e di!
    -Mund tė ndodhė vetėm nėse ne i tėrheqim fort veshėt historianėve ballkanas tė cilėt i shpallin pantallonat ballkanase tė shenjta me qėllim qė ata tė mos veshin pantallona tė reja.
    Rrobaqepėsit duhet tė qepin pantallona tė reja pėr tė gjithė ballkanasit, sipas gjatėsisė aktuale tė kėmbėve tė tyre. Pra, pantallona as tė gjata, as tė shkurtra, as tė gjėra, as tė ngushta, por jek e jek me kėmbėt e tyre. Bukėpjekėsit duhet qė xhepat e pantallonave tė reja t’i mbushin me panine tė ngrohta.
    -Po nėse historianėt dhe furrxhinjtė nuk marrin vesh?
    -Atėherė duhet t’i hedhim pas hekurave tė birucave. Ndėsa furrxhinjve duhet t’ia vjedhim zjarrin qė i besuam pėr tė pjekur bukėn.
    Pastaj kėtė e keni edhe ju brezat e rinj nė dorė.
    Nipi im, me fytyrė tė vrenjtur, kur pa tė vinte urbani, rende tė mos e humbiste.
    Nga dritarja e palarė dhe gjysmė e hapur e autobusit tha me zė tė shqetėsuar:
    -Idetė e tuaja do ia shpalos urgjentisht mėsueses sė historisė…
    Fytyra e tij, mbas xhamit tė turbullt dhe pluhurosur tė autobusit, m’u duk e trishtė dhe e frikshme…

    Rezart Palluqi
    Holandė, 25 maj, 2013
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 30-05-2013 mė 19:08
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •