Në vazhdën e ekspozimit të Programeve elektorale të partive të mëdha të tërheq vëmëndjen një veçori në Programin e PS përsa i përket reformave në sistemin shëndetësor.
Ajo që nuk nuk ka argument të shëndoshë në atë program të veçantë të shëndetësisë në përgjithësi dhe në veçanti atë të kujdesit shëndetësor, është idea e shërbimit falas i ngjashëm me shërbimin falas në kohën ë diktaturës.
Diferencat në raport me shërbimin shëndetësor të kohës së diktaturës për kohën e sotme njihen dhe kanë të bëjnë jo vetëm me konceptimin e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit por edhe në drejtim të rolit të mjekut dhe infermjerit ndaj këtij kujdesi.
Nëse në kohën e diktaturës roli i personelit shëndetësor shihej vetëm në konceptin e `shërbetorit të popullit`, roli i personelit shëndetësor në kohën e demokracisë e tejkalon këtë rol dhe e sheh pacientin jo vetëm me të drejtat e tij nëpërmjet Kartës së Pacientit të miratuar nga OBSH por edhe të Mjekut dhe infermjerit i cili në këtë rast nuk është më shërbëtor i popullit por dhënës i shërbimit dhe kujdesit shëndetësor me të gjitha atributet e tij.
Në se I.S.KSH, nëpërmjet ligjit për Kujdesin shëndetësor të miratuar që në fillimet e demokracisë në vitin 1994 me Ligjin 7880 dhe të përmirësuar vazhdimisht ka të metat e tij të cilat duhen korrigjuar në parlament nëpërmjet amendimeve përkatëse të realizuara nga profesionistë të kësaj fushe, nuk do të ishte e këshillueshme që ligji i cili ka miratuar dhe ka vënë në funksionim I.S.K.SH. (Institutin e Sigurimeve dhe të Kujdesit Shëndetësor), të abrogohej dhe në vënd të tij të vendosej shërbimi shëndetësor falas sepse ka disa argumente të forta kundër kësaj inisjative aspak normale.
Pse e quaj këtë inisjative (apo program qoftë) të PS aspak normale. Argumentat janë të shumtë;
-sepse keq manaxhimi i sistemit shëndetësor që ka ndodhur deri tani, nuk ka të bëjë me principet e dhënies së kujdesit shëndetësor si në shërbimin parësor ashtu dhe në atë spitalor dytësor dhe terciar.
- sepse drejtimi i sistemit shëndetësor me nëpërmjet politikave të drejtuara dhe të manaxhuara nga partitë e vogla të përfshira qoftë në koalicionet e majta qoftë në ato të djathta, duke mos patur burime njerëzore të mjaftueshme kanë shkaktuar që në administrimin dhe manaxhimin e strukturës së M.SH., në qëndër dhe në rrethe të bëhen gabime dhe shkelje ligji të vazhdueshme gjë që ka shkaktuar efekte negative qoftë në administratë e dikasterit qoftë në atë rajonale dhe distriktuale duke futur në punë njerëz jo të kualifikuar dhe jo profesionistë,
-sepse konkurimi për të përfshirë në spitale dhe qëndra shëndetësore të mjekëve dhe infermjerëve më të aftë ka dështuar për shkak të presioneve politike, korrupsionit, dhe të klientelizimit të politikanëve që kanë patur drejtimin e M.SH., gjatë gjithë këtyre viteve nga 1997-2013,
- sepse buxheti për Shëndetësinë dhe kujdesin shëndetësor në Shqipëri gjatë gjithë këtyre 22 viteve ka qënë nga më të ultit në gjithë Ballkanin dhe praktikisht jemi në vëndet e fundit në Europën e BE për nga GDP për Shëndetësinë- 2.6%.,
- sepse ndonëse ndihmat që anë ardhur nga Europa dhe Bota gjatë këtyre 22 viteve për Shëndetësinë e kapërcejnë shifrën e 600 milione eurove (përfshi dhe ndihmat e 1991-1993 dhe 1998-2000 me anë të shoqatave, projekteve ndërkombëtare, programeve ndërkombëtare), këto ndihma nuk kanë shkuar të gjitha në në destinacion por janë devijuar në një mënyrë ose tjetër në duar të individëve të cilët hapën e këto shërbime shëndetësore private diagnostike kryesisht vitet e para ose i përdorën për afera të tjera.
-sepse drejtimi i spitaleve rajonalë dhe terciarë nuk u realizua nëpërmjet Bordit drejtues por nga individë të prodhuar nga politika,
Të gjitha këto probleme dhe anomali, të vëna re gjatë gjithë këtyre viteve në sistemin shëndetësor do të ishin të pamjaftueshme të rrënonin këtë system nëse nuk do të viheshin re edhe pasaktësi në Ligjin për Sigurimin dhe Kujdesin Shëndetësor, ligj i cili megjithse është amenduar disa herë ende nuk është bërë një ligj i cili duhet të mbulojë të gjithë shërbimet dhe kujdesin shëndetësor në SHqipëri.
Difektet e Ligjit për Sigurimet dhe Kujdesin Shëndetësor janë disa llojëshe të cilat mund t`i përfshi edhe këtu në këtë shkrim;
- Në Këtë ligj duhen parashikuar lejimi i sigurimeve private shëndetësore të cilat duhet të përfshijnë kujdesin shëndetësor për shërbimet ambulatore dhe hospitaljere private,
- Në këtë ligj nuk përcaktuar detyrimi për solidaritetin, i cili detyron punonjësit dhe taksa-paguesit të paguajnë dhe të mos marrin shërbimin shëndetësor përkatës dhe të plotë, gjatë kohës kur ata janë në punë,
- Në këtë ligj nuk është përfshirë shërbimi spitalor si shërbimi më i shtrënjtë shëndetësor dhe nuk janë përfshira në asnjë nen probleme të vecanta të këtij shërbimi përvec diagnostikës,
- Në këtë ligj nuk përmëndet dhe nuk përfshihet kujdesi shëndetësor zinxhir në periudhat menjëherë pasi del nga spitali dhe qëndrimi në shtëpi dhe roli i kujdesit shëndetësor mjekësor dhe infermjeror i specializuar post-spitalor me atë ambulator.
Rrugëdaljet nga këto parregullsi dhe nga gjëndja katastrofike sidomos në shërbimin shëndetësor hospitalor në të cilën shërbimi shëndetësor public teorikisht duhet të ishte pa-pagesë por cdo gjë paguhet nën dorë qoftë dhe ai i urgjencës janë disa, dhe duhen konsultuar.
Mendoj se disa nga zgjdhjet do të ishin;
-Amendimi i Ligjit për Sigurimet dhe Kujdesin Shëndetësor në drejtim të atyre që thashë më sipër,
- Drejtimi i spitaleve rajonale dhe atij terciar me borde,
-Konkurimi për specialistët mjekë dhe infermjerë që duhet të punojnë në spital cdo vit, nëpërmjet lidhjeve të kontratave 1-2 vjeçare,.
-Konkurimi dhe marrja në punë në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor vetëm të mjekëve që kanë mbaruar specializimin 3 vjecar të `Mjek Familje`,
-Konkurimi dhe marrja në punë e infermjerëve që kanë marrë Master Profesional , dhe konkurimi për vënd pune i tyre nëpërmjet provimeve që duhet të bëhen nga Urdhëri i infemjerit Rajonal dhe jo central sepse janë vënë re raste klientelizmi në këto provime nëpërmjet dhënies së rryshfetit dhënies së provimit jo së bashku me infermjerët e tjerë porn ë dhoma të vecanta (gjë e cila duhet dënuar si shkelje),
-krijimi i një magazine qëndrore për barnat, pajisjet mjekësore dhe të ashtuquajturat `consumable` për ti shpërndarë në cdo kohë sipas nevojave të spitaleve publike dhe tenderimi central i tyre për të gjitha spitalet nëpërmjet një ekipi të drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë,
-Krijimi i një libri barnash të rimbursueshëm plotësisht dhe marrja e tyre pa-pagesë,
-Heqja e Librezave të shëndetit që plotësohen nga mjeku dhe farmacisti dhe zëvëndësimi i tyre me një Kartë shëndeti të pagueshme me vlera monetare të ndryshme bazuar sipas nomeklaturës së sëmundjes,
-reformimi i urgjencës mjekësore dhe shërbimi i saj falas si në vëndin e ngjarjes, transporti, ashtu dhe në spital,
- klasifikimi financiar i shërbimeve hospitaliere dhe rimbursimi i tyre bazuar në kontributet,
-rritja e GDP për Shëndetësinë, nga 2.6% në 4.5% qoftë nëpërmjet subvencioneve shtetërore ashtu dhe nëpërmjet rritjes së tarifes shëndetësore nga 3.4% në 5%.
-Informatizimi i tëdhënave shëndetësore për pacientët dhe për shërbimin shëndetësor
Sipas të dhënave statistikore më të fundit Shqipëria gjëndet në vëndet e fundit në Europë (BE dhe jashtë BE), qoftë për numrin e mjekëvë ashtu dhe të infermjerëve dhe kjo vlen për të [ërmirësuar politikat shëndetësore dhe ato të arësimit të lartë për të cilin do të flas në një shkrim tjetëer.
Nga dhënat e viteve 2012 dhe 2013 janë këto numra (sipas të dhënave më të sakta nga i.S.K.SH): në 2013 Mjekësia familjare në Shqipëri ushtrohet nga mbi 1500 mjekë në 421 qendra shëndetësore. Pra, 2.825 milion banorëve u bie që të marrin kujdes shëndetësor nga 1 mjek familjeje per 1.883 banorë (www.shekulli.com.al/ëeb/p.php?id=23153&kat..).
Pra në total në 2012 Shqipëri ka 3.249 mjekë në total, dhe nga këta 1500 mjekë janë mjekë familjeje; pra 1748.75 mjekë janë mjekë specialistë. Kurse në vëndet fqinjë janë këto numra: Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërorë dhe OBSH-së, që iu referohet Open Data Albania në analizën e saj, në vendin tonë ka 1,15 mjekë për 1 mijë banorë në vitin 2007 (??), krahasuar me 1.39 në vitin 2000, pra 17.5 % më pak. Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 për 1 mijë banorë në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1000 banorë në Greqi, dhe sipas të dhënave të muajit mars vitit 2012 Shqipëria ka 115 mjeke per 100mije banore ne nje kohe kur Bullgaria ka 369 mjeke per 100 mije banorë.
Së fundmi rregjistrimi elektronik dhe informatizimi i nisuar nga i.S.KSH e bën të domosdoshëm këtë institucion i cili ka arritur dhe po ndihmon në lehtësimin e shërbimit dhe kujdesit shëndetësor me aq sa mundet: Nga te dhenat e fundit, fale kesaj sipermarrje te iSKSH, jane regjistruar nga ana e mjekeve te familjes ne te gjithe vendin mbi 3.9 milione njerez rezidente dhe jorezidente bazuar ne deklarimet e popullates.
Aktualisht, numri i personave te regjistruar elektronikisht prane qendrave shendetesore eshte 730 mije dhe ne vleresojme se procesi po ecen me ritme te kenaqshme.
Procesi ka nisur në vitin 2008 dhe deri tani janë realizuar regjistrimi/depistimi nga mjeku i familjes i banoreve, ndërtimi i një sistemi online për regjistrimin e skedave te depistimit, si dhe regjistrimi i 3,8 milion skedave në regjistrin elektronik të banorëve.
http://www.balkanëeb.com/bë_lajme2.p...&IDCategoria=1
(http://www.isksh.com.al/index.php?op...ke-&Itemid=104)
(http://www.shqiptarja.com/shendetesi...eve-74406.html)
http://www.lajme.gen.al/2011-05-04/k...n-e-duhur.html
Shpresoj që pavarësisht rezultatit electoral si maxhoranca aktuale ashtu dhe e majta të interesohen për sistemin shëndetësor duke mos u a lënë në dorë Partive të vogla por dhe duke e patur këtë shërbim në prioritetet qeverisëse si një nga problemet më acute që kanë nevojë për zgjidhje si afat shkurtër (shërbimi i Emergjencave) ashtu deh afat mesëm dhe afat gjatë në drejtim të shërbimit dhe kujesit shëndetësor public dhe atij privat nëpërmjet rimbursimit dhe jo-falas.