Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida
    May 27th, 2013

    Nga Lek Gjoka/

    Poeti i madh kombėtar Naim Frashėri u nis dhe arriti nė Jacksonville Florida nė oren shtate pasdreke te 25 Majit 2013 nė hotelin Holiday inn ,mė anijen shpirterore te atdhetareve shqiptare qė ė kishte sjelle me plot pasion per here tė pare nė mole dega e Vatres se Jacksonvilles fale punės sė palodhurur tė patriotit permetar kryetarit te saj zotit Adriatik Spahiu .Naimi ndihej krenar qė nė kontinentin Amerikan bashkatdhetaret e tij po jetonin disa ore mė vepren e tij,me dashurine e pashtershme te Atdheut.Sigurisht ai qė nė ardhjen e parė i bėri njė falenderim tė rralle dhe teper tė veēante njė antari te Vatres ėshtė ai qė vargjet e tija iu kishtė dhėne jete,ndienja tė fuqishme shpirtėrore bilbili i kėnges shqipare Gezim Nika.
    Gjithashtu salla ishtė mbushur mė plot artdashesh nga tė gjitha trevat shqiptare qe kurbeti i kishte mbledhur sonte rreth vatres nėpėr sofra gėzimi ,ku njė sofer ėshtė vendosur disi pak mė veēante,sofra e miqve,siē thone nga veriu i Atdheut kryni i vendit.Nė kėte sofer bashkė mė kėngetarin Gezim Nika ėshtė kryetari i Vatres doktor Gjon Buēaj i cili shpirtėrisht ndien njė lloj gėzimi shpirtėror pėr ardhjen pėrseri nė Jacksonville sepse Vatra e Nolit,Konices po rigjallerohet,po mėrr jete nė tė gjitha shtetet e Amerikes mėgjithėse Vatra ky vapor qė ka mbi njėqind vite nė udhėtimin jetesor tė shqiptareve te Amerikes mė njė kontribut madhor nė shėrbim tė kombit shqiptar pėrseri ėshtė nisur nė udhetimin tjeter te njė shekulli tė ri qė femijet,niperit tanė do e perfundojnė mė sukses.Dhe miqte qe e nderojnė kete sofer vazhdojnė mė Dervishin e qese se Detroitit zotin Eliton Pashaj si dhe gazetarin e palodhur tė diaspores sone Beqir Sina dhe atdhetarin nga New Yorku vatranin Sejdin Hysenaj.

    Pėr pak sekonda jetoi njė qetesi e shkurter.Adriatik Spahiu i pėrshendeti dhe i falenderoi tė gjithe pėr pjesmarrjen nė menyre te veēante miqte qė kishin ardhur nga larg dhe duke veshtruar portretin e Naimit pėrballė tij iu duk sikur poeti e falenderoj pėr kėte mikpritje tė madhe qe i benė, nderkohe qe Tiku ndiente njė lehtesim shpirteror realizimin e ketij pervjetori ndaj njerit prej viganive te letrave shqipe ia dha fjalen pėr tė folur pėr jeten e tij doktorit te shkencave mjekesore zotit Ali Lusha.Doktor Aliu dukė falenderuar tė gjithe pjemarrsit u nus ngadale nė trenin e jetes tė poetit Naim Frasheri,duke u fokusuar me imtesi nė shkollimin e tij ku ai u njoh mė letersinė,kulturen greke dhe romake si dhe ra nė kontakt mė idete revolucionare te revolucionit borgjez Francez .Dukė pervetsuar shumė gjuhe si greqishten e vjeter dhe te re,latinishten,frengjishten,italishten,turqishten dhe persishten jo vetem qe mori bazet e formimit te tij por u bė njė njohjes i mirs i poezise Europiane .Gjathashtu-tha nder te tjera- kur lexojme Naimin mendon Shqiperine,mendojme popullin e vujtur shqiptar nga zgjedha shekullore e pushtuesit otoman,pushtues qe ka luftuar mė ēdo lloj menyre asimilimin e kombit tone por qė fale punes se palodhur tė rilindasve tanė si De Rada,Ēajupi,Mjeda,Asdreni,Fishta,Konica nuk arriti kurrė ate qe donte.

    Vargjet e Naimit gjithmone kane vlera te pazevendesushme atdhetare te perzier me krenarine e te qenuarit shqiptar sterniper te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

    Si te mos krenohemi per vargjet e poemes

    “ BAGĖTI E BUJQĖSI “

    Ti,Shqipėri, mė jep nder , mė jep emrin shqipėtar,

    Zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

    Shqipėri, o mema ime, ndonse jam i mėrguar.

    Dashurinė tėnde kurrė zemra s’e ka harruar .



    Atmosfera filloi te ndizej.Tinguj e muzikes se kenges me te preferuar te Gezim Nikes e ngriten sallen ne nje kor me te.Gezimi ndihej teper I emocionuar sepse ishte hera e pare qe po kendonte vargjet e Naimit ne kete festim te ditlindjes e tij ndaj edhe portreti i poetit perballe tij sikur e duartrokiste shpirterisht.
    Me pas nisi te marre jete vallja shqiptare e Jugut te Shqiperise fale kengetarit te ri te talentuar Ermal Ponoēi.

    Ne nje heshtje te shkurter e mori fjalen kryetari i Vatres doktor Gjon Buēaj i cili pershendeti komunitetin shqiptar te Jacksonvilles qe ishin pjesmarres ne diten kombetare te Naimit.Gjithashtu falenderoi edhe organizatoret e deges se Vatres se Jacksonvilles per pune e palodhur qe nje nje kohe te shkurter jo vetem ndertuan nje vater por kete vater po e bejne vater bashkimi te te gjithe shqiptareve ketu.

    Aktori i humor shkodran Sander Ruēi me humor e tij te rradhe dhe tipik shkodran i dha nje buzeqeshje te veēante kesaj mbremjeje.

    Vallja dhe kenge shqiptare sikur nuk e linte te vlinte gjume sonte kete salle te ketij hoteli.
    Me pas miku i ardhur nga teqeja e Detroit dervishi Eliton Pashaj i cili falenderoj te gjithe pjesmarrsit the nder te tjera tha:

    Jam i emocionur per pjesmarrjen e time ketu ku po te mos ishit ju bashkatdhear edhe ne nuk do ishim asgje ndaj te gjithe bashke bejme kalane,nje Shqiperi te vogel ne mėrgim.Duke falenderuar organizatoret dhe Vatren ai te tha se te flasesh per Naimi ai ka folur vete sepse ne disa vargje ai ka pas thene ur te me shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur.
    Na ngelet qe keshillat ,mesimet e Naimit dhe te poeteve te tjere rilindasve tane te medhenje sikur jane At Gjergj Fishta,Mjeda, Fan Noli etj te cilet bashkpunuan per nje Shqiperi te lire,te kulturuar ti plotesojme dhe tiu percjellim edhe brezit te ri si gjuhen shqipe,traditen e kulturen.Duhet te falenderojme edhe Ameriken qe na hapi deren por te ngelim si nje pike uje i paster ndaj zoti iu bekofte juve,zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine..

    Me pas kryetari i deges se Vatres zoti Spahiu ndau disa certifika falenderime per disa bashkatdhetare qe ndihmuan qe ne themelimin e deges si dhe ne gjallerimin e Vatres,jetes kulturore artistike siq jane kryetari i Vatres doktor Gjon Bucaj,aktori I humorit shkodran Sander Ruci, Mark Duka I Kelmen TV, Lek Gjoka , Adem Agolli,Hasan Hakrama,Ali Lushnja.

    Gjithashtu nje falenderim i vecante iu be edhe sponsorit te bluzave te Dites kombetare te Naimit Frasherit, pronarit te kompanise se stampimit Alpha Special Ts shkodranit me zemer te madhe Palok Dushi.

    Gjithashtu diten kombetare te Naimit si nje dite te shenjte e zgjodhen per tu antearsuar ne shoqaten Vatra edhe bashkatdhataret zoterinjte Gjergj Shkurtaj dhe Fitim Fejzo.

    Po afrohet mesi i nates dhe gjalleria ,gezimi i kesaj feste po i afrohej fundit.Askush nuk donte qe kjo nate ,kjo copez atmofere Shqiperie te mbaronte por me shpresen e madhe qe festa dhe dite te tjera te shenuara te kombit shqiptar fale Vatres se madhe te marrin jete dhe malli per Memedhene te zvogelohej disi.Vete kjo nate regjistroi ne historine e diaspores shqiptareve te Amerikes nje histori te shkurter se si shqiptaret edhe ne kontinentin amerikan shpirterisht jetojne dhe respektojne te gjitha figurat e nderuera te kombit te tij

    ******************
    Me poshte eshte linku i shkrimit ne Gazetes Dielli organ i shoqates Pan Shqiptare Vatra te Amerikes.

    http://gazetadielli.com/ardhja-e-poe...lle-florida-2/

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Nė Florida Federata Vatra, kujtojė ditėlindjen e Naim Frashėrit
    May 27th, 2013


    1 Vatra Jacksonville

    Naim Frashėri rilindasi ynė i shquar, vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres./

    Nga Jacksonville- Florida – Beqir SINA/

    JACKSONVILLE – FLORIDA – 167 vjetori i lindjes sė poetit tonė kombėtar Naim Frashėri, rilindasit tonė tė madh u kujtua tė shtunėn nė mbrėmje nė qytetin Jacksonville tė Floridės, me njė veprimtari artistiko – kulturore, organizuar nga Dega e Fedeatės Vatra nė Florida.

    Nė veprimtarinė e Degės sė Federatės VATRA nė Jacksonville- Florida, morėn pjesė dhjetėra vetė, familjet vatrane dhe simpatizantė tė shoqatės Vatra. Nė veprimtarinė “Shqipėri o nėna ime”- Show artistiko-muzikor mė rastin e Ditės Kombėtare te shkrimtarit tė shquar tė Rilindjes Shqiptare Naim Frashėrit, mori pjesė edhe Dervish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, kryetari i Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, Dr. Gjon Buēaj dhe anėtari i kryesisė zoti Sejdi Husenaj.

    Dy hymnet kombėtare ; Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė ēelėn kėtė veprimtari tė bukur, dhe tė veēantė tė komunitetit shqiptarė nė SHBA

    “Qėllimi i kėsaj veprimtarie tė veēantė ėshtė kujtimi i ditėlindjes tė poetit tonė tė madh kombėtar, tė rilindjes, sonė kombėtare Naim Frashėrit,” u shpreh kryetari i degės sė Vatrės nė Florida, zoti Adriatik Spahiu .”Vepra e Naimit, tha ai ėshtė e pavdekshme, ajo ėshtė krenaria e jonė kombėtare, andaj dhe pėr Naimin do tė ketė gjithmonė vetėm ditėlindje,” theksoi mė tej Spahiu, duke drejtuar edhe njė falemnderim tė veēantė pėr mysafirėt nga Nju Jorku, Baban e Teqes sė Detrotit, dhe tė gjithė pjesėmarrėsit.

    Fjalėn kryesore tė kėsaj veprimtarie e mbajti zoti Ali Lushnjari njė anėtarė i degės sė shoqatės Vatra nė Florida. “Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, Naimi ishte njė ndėr figurat kryesore qė ndikoi nė zgjimin dhe konsolidimin e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve. Vepra e tij poetike u bė frymėzuesja dhe shpirti i lėvizjes kombėtare.” tha ai.

    Mė tej ai tha se Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjetėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.

    Duke folur pėr veprimtarinė e Nami Frashėrit, Lushnjari, tha se gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.

    Sė fundi u shpreh zoti Lushnjari, mosha dhe njė sėmundje ia ligėshtuan shėndetetin derisa zemėra e tij pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54 vjeēare. Ai vdiq i zhobitur nga malli pėr Atdheun dhe dashurinė pėr Shqipėrinė e lirė. Naimi vdiq theksoi ai por vepra e tij mbeti gjallė duke ngritur peshė zemėrat e shqiptarėve dhe duke patur njė ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona, kudo qė janė edhe sot mbas afro dy shekujsh; me njė respekt dhe dashuri e mirėnjohje pėr kėtė relindas tė madh shqiptarė.

    Folėsi kryesorė i kėsaj veprimtarie, pėrfundoi duke permendur edhe SHBA miqėsinė tonė dhe rolin e kontributin duke shprehur edhe njė falemdnerim:” Me kėtė rast dėshirojė tė faleminderojė nga zemėra Amerikėn, tha zoti Ali Lushnjari, qė ndėr shekuj ka qenė dhe ėshtė mbėshtetėsia e fuqishme e shqiptarėve . Kujtojė gjithashtu, tha ai tė gjitha ata kolosė tė kombit tonė qė kontribuan nga ky vend me nė krye Shoqėrinė Vatra, e cila ka qėnė frymėzuese dhe zjarri qė mbajti gjallė fryėmėn tonė komėbtare pėr liri e pavarėsi.”

    Mė pasė foli Kryetari i Vatrės Dr. Gjon Buēaj, i cili nė mes emocioneve tė shumta e pėrshėndeti kėtė ngjarje dhe aktivitet tė degės sė Vatrės nė Jacksonville tė Floridės. Qysh nė fillim tė fjalės sė tij – ai iu drejtua tė pranishėmve duke thėnė se ėshtė me tė vėrtet kėnaqėsi qė nė emėr tė VATRĖS, tė ju pėrshėndes pėr kėtė aktivitet kaq tė bukur, qė ju keni organizuar nė nderim tė kėsaj figure kaq tė madhe tė kombit tonė, rilindasit dhe iluministit Naim Frashėri.

    “Naim Frashėri, ėshtė njjė figurė e madhe kombėtare, tha Dr. Buēaj, e cila ashtu si dhe rilindasit e tjerė, qė luftuan dhe u sakrifikuan me pushkė dhe me pendė pėr Mėmedheun, tonė tė dashur pėr Shqipėrinė, na bėjnė qė ne shqiptarėt tė ndihemi krenarė, kudo qė jemi pėr tė gjitha ato sfida qė historia e vjetėr dhe e re na detyroi tė pėrballojmė nė formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptarė, duke garantuar identitetin tonė kombėtar nė familjen evropiane. Padrejtėsitė historike ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, tha ai u pėrballuan me sukses sepse gjithnjė u bazuam nė parimet e shenjta tė lirisė, paqes dhe bashkėjetesės, ose si shprehej nė vargjet e tija poeti ynė i madh se : “Dielli lind andej nga perėndon”. Pra, prej edhe nga e shikonte dritėn e lirisė Naim Frashėri pėr ne shqiptarėt, andej nga i ka sot sy e gjithė bota nga Perendimi nga ai vend ku jemi tė gjithė ne sot” tha Dr. Buēaj.

    Naim Frashėrin, kryetari i Vatrės, e cilėsoi si njė njeri “mistik”, i ri gjithmonė dhe i mbushur pėrplot nga ndenja dhe frymėzimi i tij, me njė dashuri tė pakufishme dhe tė zjarrtė pėr lirinė, kombin dhe mirėsinė e Perendisė. Naimi, i njėsojė i kėndojė edhe dashuirisė njerėzore, bukurisė natyrore tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, tha kreu i Vatranėve gjatė fjalės sėtij pėrshėndestėse.

    Dr Gjon Buēaj, mė tej vlerėsoi lart largėpamėsin e kėtij rilindasi tė madh, i cili qysh atėhere sipas tij e shihte kombin tonė kah Perendimi dhe civilizimi botėror, pa harruar asnjėherė dashurinė pėr vendin dhe origjinėn tonė. Prandaj shqiptarėt, tha Buēaj, edhe sot kudo ku jetojnė, janė tė angazhuar pėr tė pėrmbushur pikėrisht kėtė aspirate europianizuese dhe historike pėr pėrshpejtim tė progresit demokratik dhe integrimit nė familjen tonė tė natyrshme evropiane.Njė rrugė e vėshtirė kjo dhe me plot sfida e cila na motivon pėr njė angazhim tė ri nė realizimin e aspiratave historike tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar nė rrugėn e progresit dhe integrimit evropian, qė na e lanė amanet rilindasit tanė.”

    Veprimtaria pėrkujtimore nė nderim tė poetit tonė kombėtar vazhdoi me recitime tė poezive tė tij, nga tė pranishmit ndėrkohė qė Sandėr Ruēi, artisti i njohur shkodran interpretoi me njė nostalgji tė pa pėrshkruar, dhe me njė humor fantastik, karakteristik shkodran kėtė veprimtari kushtuar ditėlindjes sė Naim Frashėrit.

    Kurse, kėngėtari i mirėnjohur nė tė gjithė hapsirėn shqiptare – Bylbyli i Tropojės Gėzim Nika krijojė njė atmosfer impozante me kėngėt e tij tė famėshme me vargjet e poetit tonė tė madh Naim Frashėrit. Gėzim Nika me kėngėt e njohura dhe mjaft popullore “Shqipėri o Nėna ime” dhe kėnga “O sa mirė qė jamė Shqiptarė”, e “ndezi” atmosferėn duke e kthyer kėtė veprimtari nė njė festė tė madhe qė frymėzon dhe lidh brezatedhe kėtu nė mėrgim.

    Ndėrsa nė stendat e sallės ishin vendosur portretet e veprimtarisė kushtuar gjeniut tė letėrsisė sė rilindjes kombėtare.

    Naim Frashėri ka lindur nė 25 Maj 1846 dhe vdiq nė 20 tetor 1900. Veprat e tij mė tė njohura janė “Bagėti e Bujqėsi”, “Historia e Skėnderbeut”, “Qerbelaja”, “Lulet e verės” etj. Naimi ka shkruar edhe nė revistat e kohės “Drita”e “Dituria” si dhe ka pėrkthyer vepra tė mėdha tė letėrsisė botrore, si “Iliada” e Homerit.

    ************************************************** ****
    Me poshte eshte linku i shkrimit ne Gazetes Dielli organ i shoqates Pan Shqiptare Vatra te Amerikes.

    http://gazetadielli.com/ne-florida-f...aim-frasherit/

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    NAIM FRASHĖRI, Mendje e artė e pendė e ndritur
    May 27th, 2013



    Nga Dr. Ali LUSHNJA/*

    Tė nderuar Zonja e Zotėrinj !

    Tė nderuar Miq dhe Bashkė Kombas!

    Sė pari, dua tė shpreh falėnderimet e mia pėr pjesėmarrjen Tuaj dhe pėr Kryesinė e Degės sė Vatrės Jacksonville pėr mundėsimin dhe organizimin e kėsaj mbrėmje argėtuese. Sot sė bashku, ne kujtojmė 168-vjetorin e lindjes sė njė prej figurave qėndrore tė letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, poetit tė madh tė Kombit shqiptar, NAIM FRASHĖRI .

    Naim Frashėri lindi mė 25 Maj 1846 nė Frashėr tė Pėrmetit .

    Mėsimet e para i morri nėn kujdesin e hoxhės sė fshatit nė arabisht e turqisht. Naimi filloi tė shkruante vjershat e para qė nė moshė tė vogėl. Studimet e shkollės sė mesme i morri nė Janinė, nė gjimnazin ‘’Zosimea‘’ nė kohėn kur ky qytet ishte pjesė e Mbretėrisė Otomane. Nė kėtė gjimnaz, Ai u njoh me letėrsinė, kulturėn, filozofinė greke e romake, si dhe ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Frances dhe me iluminizmin Frances .Duke pėrvehtėsuar shumė gjuhė, si: Greqishten e vjetėr dhe tė re, Latinishten , Frėngjishten, Italishten, Turqishten e Persishten , jo vetėm mori bazat e formimit tė Vet, por u bė njė njohės i mirė i poezisė Evropiane dhe I asaj tė Lindjes .

    Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, mė 1870, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga sėmundja e tuberkulozit dhe pėr njė klimė mė tė mirė e tė shėndetėshme , u kthye nė Shqipėri . Ka punuar nė Berat e Sarandė si nėnpunės, gjatė viteve 1872 – 1877 . Gjatė kėsaj periudhe , ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtutet dhe aspiratat e tij . Naimi njohu gjuhėn e bukur , krijimtarinė popullore, shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė dhe bukuritė e natyrės shqiptare . Ishte periudha e ngjarjeve tė mėdha tė kombit tonė, ngjarjet e lėvizjes ēlirimtare, e pėrgatitjes pėr formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878, ku udhėheqės ishte Abdyl Frashėri, vėllai mė i madh i Naimit . Naimi ka dhėnė kontributin e vet pėr krijimin e degėve tė Lidhjes nė Jugė tė Shqipėrisė, me programet qė pėrgatiteshin pėr kėtė ngjarje tė madhe historike pėr Kombin tonė .

    Kur lexon Naimin, mendon Shqipėrinė, mendon Atdheun tėnd tė dashur, mendon popullin e vuajtur nėn zgjedhėn e pushtuesit Otoman, pushtues i cili kurrė nuk ka dashur zhvillimin e pėrparimin e vendit tonė, me hapjen e shkollave e mėsonjėtoreve tė asaj kohe . Hapja e shkollave Shqipe u realizua nė saj tė pėrpjekjeve kolosale tė Rilindasve tanė: Jeronim Derada, Andon Z. Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Azdreni , Gjergj Fishta, Faik Konica etj …, dhe ndėr mė tė mėdhenjtė e Rilindasve Kombėtarė, ka qėnė Naim Frashėri . Vepra e Tij ėshtė e gjerė dhe plot dritė, ku nė themel tė saj, ka Atdhe dashurinė dhe lirinė . Vepra e tij ka qėnė frymėzim dhe udhėrėfyes edhe pėr shkrimtarėt, letrarėt e poetėt e kohės sė vet dhe nė vazhdim edhe pas 100 vjetėsh, ajo tingėllon aktuale dhe sot . Ajo tė frymėzon qė me mėnēuri e pjekuri tė shikosh tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė mendosh pėr tė ardhmen .

    Naimi Frashėri jetoi dhe punoi nė shekullin e 19-tė . Ky shekull ka qėnė vendimtar pėr historinė e vendit tonė . Me poemėn “ Historia e Skėnderbeut “, Naimi i tregonte popullit se duhet tė ndėrgjegjėsohej dhe tė mendonte pėr njė luftė tė drejtė duke patur idealin e lirisė . E vėrteta e ēmuar e Naimit dhe Rilindasve ishte se duke kujtuar Skėnderbeun e madh, u jepte tė kuptonin bashkėkombasve tė largoheshin nga kujtimi i hidhur i pashallarėve rebelė qė punonin pėr interes tė tyre dhe tė pushtuesit Osman .

    Naimi duke vėnė nė themel tė artit tė tij Atdheun dhe lirinė, krijoi dimensione tė reja tė poezisė sonė . Kjo poezi ka qėnė frymėzim i madh pėr popullin shqiptar . E si tė mos enthuziasmohesh e krenohesh kur lexon poemėn:

    “ BAGĖTI E BUJQĖSI “

    Ti,Shqipėri, mė jep nder , mė jep emrin shqipėtar,

    Zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

    Shqipėri, o mema ime, ndonse jam i mėrguar.

    Dashurinė tėnde kurrė zemra s’e ka harruar .



    Janė kėto vargje qė mė kanė emocionuar, qė kur kam qėnė i vogėl, rreth moshės 5-6 vjeē dhe kur akoma nuk kisha mbushur moshėn pėr tė filluar shkollėn fillore, por qė prindėt e mij tė dashur mė mbanin nė prehėrin e tyre, mė pėrkėdhelnin e mė recitonin vjershat e Naimit .

    Tė shkruash pėr Naimin e tė flasėsh pėr Atė, duhen ditė e netė tė tėra, por dua tė theksoj se Atij i pėrkasin shumė ndere, por nderi mė i madh ėshtė se Naimi ėshtė themeluesi i gjuhės letrare shqipe, mėsues i madh pėr miliona e miliona shqiptarė .

    Librat e tij kryesorė , si:

    “ Historia e Skėnderbeut,

    “ Bagėti e Bujqėsia “,

    “ Lulet e Verės “, etj. u bėnė njė pasuri e madhe e kombit dhe frymėzim nė vitet e luftrave tė mėdha, qė nga Lidhja e Prizrenit e deri nė shpalljen e pavarėsisė , e nė vazhdim .

    Njė popullaritet tė madh morri poeti edhe pse nuk kishte as gazeta e as botime dhe as institucione kulturore . Kjo tregonte forcėn e madhe tė artit kur ky vihet nė shėrbim tė popullit e tė Kombit .

    Ja si shprehej shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare nė librin Naim Frashėri ( Poezi, botuar me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 1878 – 1978 ) . “ Prania e tij ndihej kudo . Tė shpėrndarė nėpėr pllaja e lugina faqeve tė maleve e nėpėr fusha, midis territ tė robėrisė dhe mjerimit ekonomik, shqipėtarėt, bujq, zanatēinj, barinj e nėnpunės e dinin se atje larg nė Stamboll, nė qėndėr tė Perandorisė Otomane , midis institucioneve e monumenteve tė saj tė zymta , jetonte Naim Frashėri, tempulli i fjalės shqipe, fener qė dėrgonte sinjalet e tij nė atė fund shekulli robėrie e nė atė fillim shekulli lirie .”

    Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė . Ai ka bėrė njė punė tė pa lodhur pėr ēėshtjen kombėtare duke punuar me gjithė forcat dhe talentin e Tij , pėr ngritjen e shkollės shqipe, hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu dhe botoi vazhdimisht duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė tonė .

    Disa nga botimet e tij janė:

    -Mė 1886 botoi veprat:

    ‘’Bagėti e Bujqėsi “,

    “ Vjersha pėr mėsonjėtoret e para “,

    “ Histori e pėrgjithshme “,

    poemėn greqisht “ Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve “, “ Ekėndimit tė ēunave kėndonjėtorja “ .

    -Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht

    “ Tehajylat “ ( ėndėrrimet },

    -Mė 1888 botoi “ Dituritė “ ,

    -Mė 1890 “ Lulet e verės “,

    -Mė 1894 “ Parajsa dhe fjala fluturake”,

    -Mė 1898 “ Historia e Skėnderbeut “ dhe “ Qerbelanė “ dhe

    -Mė 1889 “ Historia e Shqipėrisė “ .

    Sėmundja dhe lodhja e madhe ja keqėsuan shėndetin , zemra e Tij pushoi sė rrahuri mė 20 Tetor 1900, nė moshėn 54 – vjeēare, i zhuritur nga malli pėr Atdheun dhe me brengėn qė s’e pa dot tė lirė .

    Naimi vdiq , por vepra e tij ka ngritur peshė zemrat e shqiptarėve kudo qė janė, duke patur njė ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona .

    Respekt, dashuri e mirėnjohje poetit tė madh tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare , Naim Frashėrit .

    Sė fundi, dua tė falėnderoj kėtė vend tė bekuar, Amerikėn, qė ndėr shekuj ka qėnė dhe ėshtė mbėshtetje e fuqishme e Shqiptarėve. Kujtojmė gjithashtu shoqėrinė gjithė-shqiptare Vatra e cila ka qėnė ėshtė dhe do tė jetė mbrojtėse e lirisė dhe tė drejtave tė shqiptarėve.

    Qofshin shqiptarėt gjithmonė tė bashkuar, kudo qė ndodhen !

    *Fjalimi i mbajtur nga Doktori i Shkencave Mjekėsore Ali Lushnja,Doktori i Shkencave Mjekėsore me 25 Maj 2013 ne Jacksonville, organizuar nga dega e Federates Panshqiptare te Amerikes Jacksonville.

    ************************************************
    Me poshte eshte linku i shkrimit ne Gazetes Dielli organ i shoqates Pan Shqiptare Vatra te Amerikes.

    http://gazetadielli.com/naim-frasher...nde-e-ndritur/

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Pse Naimit i vihet busti ne Jacksonville,Florida,nuk e kuptoj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Hahaah....merru ti me administrimin e vendosjes se busteve, Beni...

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Ardhja e poetit Naim Frasherit ne Jacksonville Florida eshte figure letrare sepse Naimi ka 113 vite qe ka vdekur .Ketu nuk behet fjale per vendosje bustesh por thjeshte per te respektuar figurat tona kombetare qe nje pjese e shtreses rinore dine shume pak per historine,krearine e te qenurit shqiptart.Pas Naimit mund te vij At Gjergj Fishta,Asdreni,Poradeci,Kadre,Agolli,Zhiti etjjj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kallmeti : 29-05-2013 mė 13:40 Arsyeja: shtese

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Pse Naimit i vihet busti ne Jacksonville,Florida,nuk e kuptoj.
    BEN,

    cte keqe sheh ti nga busti i Naimit ne jaksonville, apo ne ohio?

    a ka mundesi te kete buste te naimit dhe saimit, ne do qytet ne usa, apo ne angli/

    kshu do mesojne njerzit per shqiperine dhe shqiptaret, sic dine per te poetet e popujve te tjere.

    shume lokal je o ben

    nji here thua, pse buist i Adem Jasharit ne tirane?

    here tjeter pse busti i Naim Frasherit ne Jaksonville.

    po pse mer ben, ja kanee vene emrin rruges Myslym Shyri? nji **** injoranti ishte, plus xhahil.

    nuk thua shyqyr qe nderohen.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Kesaj i thone njelloj sikur te vesh bustin e La Fontenit(fabulistit te parisit) ne Permet lol
    Naimin coje ne Xheksonville dhe sill
    monumentin e tre musketiereve nga Parisi ne Kruje lol
    Ndonje te keqe ska,por guri eshte i rende ne vendin e vet.
    Dhe ngriji nje monument gjeneralit te luftes civile ne Amerike, Lafayette lol
    ne mes te Tiranes pasi ka qene burr i mire dhe trim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 14-06-2013 mė 23:21
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pėr: Ardhja e poetit Naim Frasheri nė Jacksonville, Florida

    Gjykimet e paralelizmave aq siperfaqsore jane te mjerueshme... Ne mos per tjeter ,ne Florida ka nje komunitet shqiptar qe ka te drejte absolute te vendosi Kryerilindasin tone ( te shenjtin, ate qe reflekton dhe i jep kuptim cdo gjeje shqiptare - Naimin e madh). Ka nje komunitet te ndershem qe per dallim nga mohuesit e vetvetes ,ata nuk kane hequr dore nga vetvetja . Shqipe te Jacksonwille,Florida : ju lumt per kete veper te bukur, pranoni pergezime dhe plot pershendetje !
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •