Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Enveri, pas mbledhjes së 8 Nëntorit shkoi te prostituta malazeze Stanka”

    “Enveri, pas mbledhjes së 8 Nëntorit shkoi te prostituta malazeze Stanka”

    1 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit, Speciale e Premte, 24 Maj, 2013 | 08:10 am

    Zbulimi ne librin “Tirana e vjetër” te Gazmend Bakiut. Rashiç, malazezja e moshuar, që ofronte “shërbimet” si “komisionare vizatimi”.

    Gjithçka që duhet të dini për Tiranën, që nga variantet mbi domethënien e emrit, tek shenjat e para të banimit, që nga shpellat, gjetjet arkeologjike, kështjellat, kalatë, vendbanimet e tjera, objektet e kultit të të gjitha feve dhe sekteve, themeluesit, institucionet… Të gjitha këto në librin-album “Tirana e vjetër – Një histori e ilustruar” me autor Gazmend Bakiun, botim i “Mediaprint”. I pasionuar pas historisë dhe koleksionimit, Bakiu përpiqet të na japë një informacion sa më të gjerë për kryeqytetin shqiptar përpara çlirimit, që nga prehistoria, deri në vendosjen e diktaturës komuniste. Por, edhe këtë të fundit nuk ka sesi të mos e prekë, pasi fati i shumë objekteve me zë do të lidhej me vendosjen e këtij pushteti. Bakiu na rendit të gjitha kështjellat, kalatë, hanet, hotelet, baret, kinematë, xhamitë, kishat ortodokse e katolike, një pjesë e mirë e të cilave u prishën dhe mbi to u ngritën ndërtesat e modelit socrealist. Gjithçka është e shoqëruar me foto të vjetra të Tiranës, pazare e ndërtesa, që sot vijnë vetëm si emra apo në imazhe fotografish. Duke folur për Tiranën, Bakiu nuk mund të anashkalojë jetën e qejfit, çengitë e shantozat, që në periudha të ndryshme herë kanë qenë të lejuara me ligj e herë jo. Sipas tij, ambientet, ku veç muzikës dhe ushqimit ofroheshin edhe “shërbime të tjera”, ishin jo pak të frekuentura. Madje, edhe Enver Hoxha nuk i ka rezistuar tundimit për t’i frekuentuar. Ai i referohet vetë rrëfimeve të ish-diktatorit, i cili tregon se pas mbledhjes së parë të Partisë Komuniste e kaloi natën në shtëpinë e Stanka Rashiç, një malazeze e shkuar në moshë… Pas ardhjes së tij në pushtet, ai vetë do t’i zhdukte këto lloj aktivitetesh.

    GAZMEND BAKIU

    ÇENGITË DHE SHANTOZAT

    Morali i shoqërisë në Tiranën dhe Shqipërinë e vjetër, ka qenë më i shëndetshëm se ky i sotmi, sepse kishte më pak falsitet. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 10 nëntor 1922, prostitucioni ishte i lejuar, dhe i kontrolluar në bazë të një rregulloreje të miratuar. Për këtë punë shërbenin shtetase nga vende të tjera, por (me përjashtime të pakta) nuk rezulton se shqiptarët (dhe aq më pak tiranasit) ishin frekuentues të shtëpive publike; ato punonin kryesisht për të huajt, ndër të cilët shquheshin italianët (Në librin e tij për Tiranën, S. Mëhilli ka evidentuar së paku 6 shtëpi publike, ndërsa prezervativët shiteshin në farmaci dhe të rinjtë u thoshin “kapota”). Që nga koha e Turqisë, vendësit dëfrenin ndryshe dhe për këtë shërbenin çengitë (nga turqishtja çengivalltare). Ato ishin rome, kryesisht të reja, që kërcenin në lokale të caktuara (kabare sipas emërtimit të kohës), dhe thirreshin nëpër dasma për të bërë aheng. Kujtojmë se në ato vite, me rastin e gëzimeve të tilla, burrat dhe gratë e fisit festonin veçmas. Për të qenë më konkretë, do të sjell këtu se çfarë shkruhej në gazetën “Telegraf” në qershorin e vitit 1927: “Në dasmat e Tiranës, shokët e dhëndrit marrin jevgat dhe gjezdisin në qytet. Si kthehen në shtëpi të dhëndrit, fillojnë të pinë. Atëherë jevgat si dehen mirë, fillojnë skercat (shakatë) të pakripura të tyre me miqtë e dhëndrit, të cilët janë më fort djem, por gjinden shpesh herë të martuar dhe pleq që çmenden pas atyre. I marrin në pëqi dhe fillon dashuria gënjeshtare. Jevgat si ndizen mirë e bukur, ju japin rendezvous në shtëpitë e tyre”. Paralel me çengitë, në vitet ’20 (madje ca më përpara) u shfaqën shantozat, kjo fjalë vjen nga frëngjishtja, chanteuse- këngëtare, mirëpo s’u lodhën me përkthime dhe i quajtën ashtu. Shantozat ishin përgjithësisht të huaja (por kishte edhe vendëse). Ato këndonin dhe kërcenin nëpër lokale, dhe s’mund të vë dorën në zjarr nëse nuk bënin gjë tjetër. Në maj 1927, e sipërpërmendura “Telegraf” njoftonte se shteti i ndalonte shantozat dhe çengitë që kërcenin në kabare, por unë besoj se ky ka qenë një ndalim i përkohshëm, sa për të zbutur pak fenomenin, i cili kishte marrë ca si shumë hov. Edhe Mbreti, duket se s’ishte kundër këtyre punëve, dhe porsa kohë ishte beqar, porosiste bukuroshe në Vjenë. Njëkohësisht, kishte shqiptarë (përfshirë tiranas) që dëfrenin jashtë shtetit. Skrupujt moralë të një shoqërie konservatore bënin që parellinjtë t’i hipnin vaporit për në Bari, ku nuk të njihte njeri dhe mundësitë e harbimit ishin të mëdha.

    http://www.forumishqiptar.com/newthr...newthread&f=29
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: “Enveri, pas mbledhjes së 8 Nëntorit shkoi te prostituta malazeze Stanka”

    Xhumak.. thx per lajmin..

    Kush na sjell pjese te ketij libri mbi Tiranen e vjeter.
    Do jet shum interesant..

    dhe bashkangjitjani temes per Tiranen.. se do i jepte shum lezet..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •