Tė nderuar anėtarė tė Forumit, vendosa tė hapė temė tė re duke llogaritėr se ėshtė nė interes tė tė gjithėve...
Pjesėn tekstuale, e kam "huazuar" e ne do tė vazhdojmė "lojėn" e re shumė interesante, tėrheqėse, didaktike...dhe nė anėn tjetėr, grumbullimit tė frazeologjizmave nė njė vend nga tė gjitha trojet shqiptare...
Shpresoj se edhe kjo temė do t'i tėrheq lexuesit e nderuar tė forumit...
FRAZEOLOGJIZMAT
Njėsitė frazeologjike ose frazeologjizmat, janė shprehje, ku funskionin e njė fjale, e kryejnė dy a me shumė fjalė shenuese, qė pėrdoren si shprehje gjuhėsore te ngarkuara. Kėto, nga fjalėt e veēanta, jo vetėm qe dallohen pėr nga numri i fjaleve, por edhe pėr arsye se kanė fuqi mė tė madhe shprehėse dhe emocionale.
Frazeologjizmat pra, nė pėrgjithėsi, janė te barasvlefshme me fjalėt e vetme. P.sh., themi : Ish bėrė pilin!(Ish hidhėruar shumė). Ish bėrė tym!(Poashtu ish hidhėruar shumė).
Tipar karakteristik i frazeologjizmave, ėshtė se ata kane kuptim figurativ. P.sh. E qiti nė gjumė! (e qetėsoi).
Njėsitė frazeologjike ne fjali, kryejne funksionin e njė gjymtyre te vetme dhe nuk zbėrthehen ne pjesėt pėrberėse. Nė pjesėn mė te madhe, elementet pėrberėse e humbin pavarėsine kuptimore, kėshtu qė nė frazeologjizmat kuptimi tėrėsor nuk del nga mbledhja e kuptimeve tė fjalėve, por nga shkrirja e kuptimeve tė tyre, ose kanė marrė kuptim tė figurshėm qė ėshtė bėrė pėr njė kohė tė gjatė. P.sh.: Ish bėrė letėr! (ish dobėsuar shumė).
Sic shihet, frazeologjizmat jo vetėm qė janė pjesė pėrbėrėse e leksikut, por keto janė thesar shumė i ēmueshėm dhe mjete tė rėndėsishme stilistike. Kur pėrdoren me vend, shprehjet bėhen mė tė fuqishme e gjuha mė e zhdėrvjelltė e mė terheqese.
Nė vijim, disa frazeologjizma si pyetje pėr tė pritur pėrgjigjen nga lexuesit.
1. Ka qitė (vendos) kryt (kokėn) nė strajcė...
Krijoni Kontakt