Pasqyra e holandezit dhe pasqyra e shqiptarit

Holandezi Petėr vendosi tė vizitojė familjen e kolegut tė tij shqiptar. Ai e vizitoi atė krejt befasisht. Altini, dhe e tėrė familja e tij u ndje nė gjemba.
-Sa turp,sa turp, qė na gjeti holandezi kaq rrėmujė!- pėshpėrisnin amvisat e shtėpisė nė koridorin e jashtėm.
Por holandezi Petėr, pėrkundrazi nuk shprehu as edhe njė grimė pėrbuzjeje, sekleti gjatė gjithė qėndrimit tė tij nė dhomėn e pritjes sė rrėmujshme. Dhe shqetėsimi pėr pėrshtypjen qė do i linte holandezit kjo vizitė, u dyfishua, mbasi vėllai i tij, punonte nė ministrinė e jashtme holandeze.
Altini, kryetar i komunės sė fshatit, pėrkujdesej gjithmonė qė rrugėt e lagjes tė ishin sa mė tė pastra dhe tė rregullta kur Petėr e kujtonte me vizita nė zyrėn e tij.
Petrit nuk i shpėtoi kjo dyfytyrėsi estetike e kolegut tė tij, Altinit(nė profesion ata ishin tė dy ekologė)

-Kur t’ju vizitoj pėrsėri, do t’ju bėj disa dhurata tė ēmuara, tė paktėn si tė tilla i vlerėsoj unė ato- tha Petėr.
Djali i Altinit, tetėmbėdhjetėvjeēari Daniel, i cili e vriste ditėn nė sallat e internetit, fėrkoi duart i gėzuar.
- Babi, ai mė duket se do mė ofrojė punėsim nė Holandė- i pėshpėriti ai atij nė vesh,ndėrsa Petėr po lidhte lidhėset e kėpucėve.
Kėtė herė ai ia shpalli datėn e vizitės. Nė datėn 23 qershor do kemė nderin t’ju vizitoj pėrsėri.
-Ju lumshin kėmbėt, mik Petėr.Do vij t’ju marr personalisht nė aeroport- i premtoi Altini.
Petėr e falenderoi pėr gadishmėrinė, mikpritjen dhe e pėrshėndeti.

Dhe kėshtu u bė. Nė datėn 23 qershor, Petėr u mirprit pothuajse me po aq salltanete sa dikur princi holandez, Vidi. Atij i ra menjėherė nė sy transformimi i plotė i shtėpisė brėnda dhe jasht.
Altini kishte lyer tė tėrė muret e jashtėm dhe tė brėndshėm tė shtėpisė, blerė orendi tė reja duke e shndėrruar shtėpinė nė njė suitė ose vilė.
Petrit nuk i shpėtoi gjithashtu kureshtja fillestare e syve tė anėtarėve tė familjes tė cilėt u gozhduan tek duart e tij.
-Kėta mė duket patėn pritur qė unė tė mbart valixhe tė mėdha me plackė. Po, po, nuk gabohem pėr kėtė- murmuriti Petėr me vetveten.
Sa u dėshpėruan kur panė tė mbart njė ēantė tė vogėl me disa dhurata pėr nga vėllimi tė vockla! Por pėr mua si holandez, ato kanė jo vetėm vlerė emocionale por edhe krenari kombėtare- belbėzoi ai pėrsėri me vetveten.
Altini kur e pa qė Petėr erdhi duke u tundur, siē themi ne shqiptarėt pėr dikė qė vjen mė duart bosh, mendoi se Petėr mund tė hidhte para nė tabakanė e kafesė.
-Besoj se Petėr e njeh traditėn shqiptare. Kafja paguhet shtrenjtė nė Shqipėri- murmuriti Altini nga ana tjetėr.
Por parashikimi i Altinit doli i rremė. Petėr piu kafenė dhe nė vend qė tė nxirrte portofolin nga xhepi e tė hidhte nė tabaka ndonjė kartmonedhė euroje, kaq e lakmuar nė Shqipėri, u kėrrus dhe nxorri nga ēanta e tij e vogėl e shpinės, disa plaēka tė vockla tė mbėshtjellura me letėr dhuratash, tė stampuara me mullinjtė e erės holandeze.
Petėr iu lut me mirsjellje zonjės sė shtėpisė tė ēpaketojė dhuratat e tij, simbolike siē i quajti ai.
Djali tetėmbėdhjetėvjecar, Danieli, u zgėrdhi plot ironi. Ai donte edhe tė qante edhe tė qeshte, kur mamaja e tij vendosi me kujdes mbi tavolinė , njė mulli ere prej porcelani tė bardhė me stampa blu, njė lopė prej porcelani tė bardhė me pulla tė zeza, njė copė djathi prej kauēuku, njė shishe prej qelqi special tė markės heineken, amstel, njė mini-televizor Filips, njė det tė rrethuar me diga tė larta prej kauēuku blu,qepujka tulipanėsh tė vendosura nė njė vazo tė vockėl plastike, njė vitrinė dyqani hashishi pėrballė njė vitrine tjetėr me vajzat gjysmė tė zhveshura.
-Siē e sheh miku im Altin, kjo ėshtė paja e vendit tim, dhe pa pajė nuk mund tė pretendosh tė pranohesh nė gjirin e njė familje tė re.
Besoj se mė kupton shumė mirė,sepse ju kėndej nga fshati deri para pak kohėsh i shisnit nuset tek dhėndri kundrejt njė pajė tė majme?
Mos e harro kėtė: Evropė do tė thotė thjeshtė shkėmbim paje, pa pajė s’ka Evropė.
-Nuk mė the? Si po shkojnė pregatitjet pėr pajėn shqiptare?
-Faleminderit shumė, mik Petėr,- e uroi Altini duke u pėrcjellė me vėshtirėsi, ujėvarėn e tė qeshurės mezi po e frenonte nė grykėn e fytit.
Ah, po, pajėn the? Po punojmė shumė. Standardet do i plotėsojmė. Tė premtoj qė nuk do e dėshpėrojmė Evropėn.
-Ah, po harrova. Kam edhe kėtė dhuratė pėr ju- vazhdoi Petėr.
-Altini rendi ta hapė me shpejtėsi. Ē ‘tė shihte? Ai dalloi njė pasqyrė tė madhe nė formėn e hartės sė shqipėrisė. Ky ishte dėshpėrimi i radhės pėr Altinin dhe djalin e tij.
Ky i fundit,djali, shpėrtheu haptas nė tė qeshur.

-Sidomos ti djalosh qė po qesh,duhet tė shihesh ēdo ditė nė tė. Ke nevojė pėr pasqyrė. Rinia shqiptare duhet tė shihet ēdo ditė nė pasqyrė! Ta bėsh kėtė mė mirė jasht,sepse atėherė do zbulosh jo vetėm vetveten por edhe bukurinė dhe pasurinė e madhe tė natyrės shqiptare.
Evropa, pėr shqiptarėt nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė gozhdė ku varet pasqyra shqiptare. Nuk ėshtė ndihmė e paktė tė tė mbajė tjetri pasqyrėn para syve?! Dhe ne do ua mbajmė pasqyrėn pėrpara fytyrės pėr aq kohė sa ju do fitoni vetbesimin.
- Llap, llap, ti, zotėri unė dua para dhe jo pasqyrė. E di mirė fort sa i bukur jam! Jam aq i bukur sa qė dashnoret i ndėrroj ēdo ditė- reagoi djaloshi Daniel nė shqip.
-Ke pasqyrė holandeze?- e pyeti djaloshi.
-Po, kam.
-Ma jep tė shihem pak.
Petri dinak por edhe mėndjehapur, ia arriti me vėshtirėsi tė mbysė buzagazin kur mendoi se pasqyra qė ai sapo i dha djaloshit,nuk ishte holandeze por shqiptare, tė cilėn e bleu nė dyqanin turistik shqiptar tė Rinasit, si dhuratė pėr bashkėshorten e tij.
-Ua, sa i bukur qė u dukėrkam pėrpara kėsaj pasqyre?! A ma dhuron tė lutem kėtė pasqyrė?
- Jo, aspak. Ėshtė dhuratė e shtrenjtė pėr mua. E kam si kujtim nga bashkėshortja ime. Nuk ta dhuroj dot!
Altini ia ktheu pasqyrėn me zemėr tė thyer.
-Do mė gjeshė punė nė Holandė?
- Po,nėse mė premton se ti ēdo mėngjes do shihesh nė pasqyrėn qė sapo ju dhurova, atė me hartėn e Shqipėrisė. Bėje kėtė nėse ėshtė e mundur jasht, atje,tek kopėshti yt i bukur, pėrballė kodrės me ullinj dhe detit Jon.
-Ma premton kėtė?
-Po- iu pėrgjigj me zė solemn Danieli.
Tė nesėrmen, Petėr fluturoi pėr nė Holandė. Nė aeroport po e priste tėrė hare, vėllai i tij, i cili punon si kėshilltar nė ministrinė e jashtme holandeze.
-Si ja kaluat nė Shqipėri?
-Mirė, jo keq.
-He, si po shkon puna me pajėn shqiptare?
-Mirė, ēka…!
- Tė pėrcollėn pėrsėri me premtime tė skaduara?
Petėr i bėri bisht pėrgjigjes. Ishte i lodhur, dhe vėllai i tij e nuhati kėtė.
-Ēfarė gjėje tė mirė na solle nga Shqipėria?
Petėr rendi tė hapė zinxhirin e ēantės sė shpinės dhe t’i japė pasqyrėn qė bleu nė Rinas pėr vėllanė. Ishte e njėjta pasqyrė tė cilėn Danieli, djaloshi tetėmbėdhjetėvjecar iu lut si fėmi tia dhuronte.
Por ē’ tė shihte? Atė nuk e gjeti nė asnjė cep apo xhep tė ēantės. Dora i zuri pasqyrėn me formė tė hartės shqiptare,tė cilėn ai ia bėri dhuratė Altinit.
Petėr ia dhuroi nė heshtje vėllait pasqyrėn me formėn e hartės sė Shqipėrisė. Ishte i lodhur nga udhėtimi, prandaj iu duk me vend qė t’i shpjegojė vėllait tė vėrtetėn tragjike tė shkėmbimit tė dy pasqyrave, qė te dyja shqiptare, njė herė tjetėr!
-Jani, vėllai i Petrit, mbasi e rrotulloi hartėn dhe vėzhgoi pėr pak ēaste tha: ē’vend i bukur? Ideal pėr turizėm dimėror nė kėto alpe tė mahnitshme dhe turizėm veror pėrgjatė kėtij bregdeti tė mrekullueshėm!
Ndėrsa Petėr pėrshėndeti vėllanė e kėnaqur mjaft me pasqyrėn shqiptare, murmuriti:
-Ah,mistrec Daniel! Ah djalė misterioz. Ma paske ndėrruar pasqyrėn. Ore djalė i mirė, ore djalė tragjik dhe qesharak. Po pasqyra qė ti ke ndėrruar fshehurazi mbrėmė gjatė natės, nuk ėshtė holandeze por pasqyrė shqiptare…

Rezart Palluqi shkrimtar

Holande, Maj, 2013 botuar ne gazetaditore