Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23

Tema: Elina Duni

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Elina Duni

    Ne fundjaven qe lame pase...kisha nderin te degjoje Leiv Elina Duninin ne programin e saj te rregullt qe kishin planifikuar...

    Po, me vone ajo do te kendoje deri ne mesnate... ne nje atfmosfere te qete e shume relaksuse ne Restorantin Della Vita. (Pronane nje Shqiptari nuk po ja theme emrin).
    Po,Kopliment per pritjen organizimin!
    Kisha degjuar, po nuk kisha pas rastin ta shof e njof personalisht!



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***



    kam pas fatin ta degjoj disa here Elinen ne akademine e arteve dhe eshte vertet shume e talentuar. Performance rrenqethese, e adhurova..
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***

    Elina ne Prishtine me Kengen Baresha...e vetmja kjo qe i Ofrohet te Madhes Pagarusha!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilirana : 22-05-2013 mė 15:26

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e <katunari>
    Anėtarėsuar
    05-08-2009
    Vendndodhja
    DE, me zemer ne trojet Iliriane
    Postime
    493

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***

    Pershendetje te gjithve ne F.SH.

    Une isha ne tri koncerte te Elines.
    Nese dikush nuk e ka pa ate "live", mos ngurroni e shkoni,
    sepse keto vite i bana (nji kallabllak e fiuuuuuuuu),
    asnji here koncert edhe perjetim qe te rrqethe trupin nuk kam pa.
    Ajo eshte fantastike, shkurt , nuk pershkruhet me fjale hiq.
    Deri tash, i ka tri albume, investim ma te mire ende nuk kam pase.

    Ketu eshte lista e koncerteve te ketij viti:
    http://www.elinaduni.com/
    Sot do tė bėj njė vepėr tė mirė-edhe nuk do ti tregoj askujt

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Video Zyrtare: Elina Duni – Ne Tirane

    Kengetarja Elina Duni nga Tirana sapo ka bere publike nje video-spot te ri te saj me titullin “Ne Tirane”. E njohur ne mbare boten per zerin e saj dhe jo vetem, Elina Duni i kendon qytetit te saj te lindjes, Tiranes. Video-spoti eshte po aq sa i thjeshte edhe i bukur, bukuria fshihet me se shumti ne artin qe promovojne ne kete kenge Elina, Genti, Armendi, Ermali dhe Enesi./rockshqip.com

    Ju lem ne shoqerim te video-spotit me te ri te Elina Dunit:
    Elina Duni - Ne Tirane

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***

    Ka njė stil tė veēantė tė tė kėnduarit. Prandaj ka njė pjesė tė fansave qė vėrtetė duan ta dėgjojnė edhe me kėngė tė reja, pėrveē atyre qė i kėndon nė ēdo mbrėmje ‘live’. Sė fundmi Elina Duni duket se ka menduar pėr pak krijim artistik pėr fansat. Kėngėtarja e cila kohės sė fundit nė tė shumtėn e mbrėmjeve ‘live’ ka kėnduar pėrkrah kėngėtarit Dren Abazi, ka bėrė me dije pėrmes ‘Facebook’ se po vjen me kėngėn e parė si kantautore.

    “Muza e zeze; projekti im i pare si kantautore do te promovohet ne Dam Fest, Prishtine me 5-6 prill dhe te Piramida ne Tirane me 9-10 prill. Se shpejti me shume informacione kenge dhe video te reja! Love & Dashni”, ka shkruar kėngėtarja.

    Kėngėtarja qė po shėtit botėn pėrmes paraqitjeve ‘live’ ėshtė rikthyer “Nė Tiranė”. Ėshtė Elina Duni e cila ka zgjedh Tiranėn jo vetėm pėr filmimin e videoprojektit tė ri, por edhe pėr t’i dedikuar tekstin e kėngės sė saj mė tė re tė titulluar “Nė Tiranė”. Si kantautore e kėtij projekti, Duni ka nxjerrė nė pah dashurinė e saj pėr kryeqytetin shqiptar, karshi gjithēka qė e karakterizon qytetin nė fjalė.

    Nė rreshta kėngėtarja ka prezantuar edhe tė metat e kryeqytetit tė saj, ndonėse pėrkundėr tyre ka treguar se e do rikthimin nė kėtė qytetet sa herė t’i jepet rasti. Duni ka zgjedhur ditėlindjen e saj pėr ta publikuar projektin e ri, ndėrsa atė e ka lansuar pėrmes rrjeteve sociale mesditėn e sė hėnės. “Nė Tiranė, video e parė e albumit te ardhshėm Muza e Zezė. Meqė ėshtė ditėlindja ime sot po ua dhuroj! Dashni”, kishte shkruar pėrbri kėngės kėngėtarja.

    http://www.lyrics.al/elina-duni/article-6455.php

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: *** Elina Duni Jaz Muzike...***



    Kur mendoj ato rrugė tė pista
    ku qentė shėtisin bishtpėrpjetė
    ku ke frikė mos rrėzohesh nė ndonjė gropė
    nė rast se guxon t'sodisėsh hėnėn e zbehtė
    Dhe sa plehra, plehra, plehra
    era nga mė tė ēuditshmet.
    O Zot s'arrij ta kuptoj
    pse gjithmonė unė dua tė shkoj
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Se kjo ėshtė balta ime
    mė e mira mė e shtrenjta
    qė si njė puthje nė ballė mė ngjit.
    Eshtė ajo unė e di qė pėshėrit:
    Kur do vish prapė?
    Nė Tiranė.
    Se kjo ėshtė balta ime
    mė e mira mė e shtrenjta
    qė si njė puthje nė ballė mė ngjit.
    Eshtė ajo unė e di qė pėshėrit:
    Kur do vish prapė?
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.
    Nė Tiranė.

    http://www.tekste.com/elina-duni/543973-ne-tirane.html

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Elina Duni ne Oxygen kete te Premte


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    Elina Duni me solo koncert nė Cully Jazz Festival


    Kėngė tė dashurisė dhe tė migrimit do tė jenė tė pėrfshira nė koncertin e Elina Dunit qė ėshtė titulluar “One woman one voice”

    Tė dielėn, kėngėtarja shqiptare, Elina Duni do tė prezantohet me koncertin e saj solo “One woman one voice” nė Cully Jazz Festival nė Zvicėr. Por jo vetėm ky koncert do tė pėrmbyllė muajin prill pėr kėtė kėngėtare, pasi qė, sipas programit tė kėtij muaji, mėsohet se Elina Duni do tė jetė me koncerte edhe Estoni, Gjermani dhe me dy koncerte prapė nė Zvicėr, duke mos i pėrfshirė edhe koncertet e paralajmėruara pėr muajt nė vijim./KultPlus.com


    http://www.kultplus.com/?id=6&l=7912

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni


  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    Kenaqesi te degjosh dy artiste te mrekullueshem qe po e nderojne kengen shqipe neper Evrope !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-09-2015 mė 10:02

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    Eshte bukur kur kenget e vjetra nuk lihen ne nje qosh t'i mbuloj pluhuri I harreses .......

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-09-2015 mė 10:04

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    Elina Duni nis turin nė Ballkan

    Kėngėtarja shqiptare Elina Duni nė datė 14 shtator nis turin ballkanik pėr tė prezantuar albumin “Dallėndyshe”. Kėsaj here turi nis nga Tirana. Ajo do tė interpretojė mė datė 14 dhe 15 shtator nė dy mbrėmje artistike. Koncerti do tė mbahet nė sallėn e koncerteve te Katedralja Ortodokse nė Tiranė.

    Ndėrsa, nė Shkup tė Maqedonisė ėshtė programuar vetėm njė koncert, mė datė 16 shtator, i cili do tė mbahet nė Shtėpinė e Armatės. Mė datė 18 shtator, koncerti i radhės do tė jetė nė Prishtinė dhe do tė mbahet nė Parkun e Gėrmisė. Kurse turin ballkanik tė Elina Dunit do ta pėrmbyllė Serbia, pikėrisht mė 19 shtator ku koncerti do tė mbahet nė Shtėpinė e tė Rinjve.

    Elina Duni ka lindur nė Tiranė, ėshtė rritur dhe shkolluar nė Zvicėr. “Elina Duni &Quartet” pėrbėhet nga Colin Vallon nė piano, Bänz Oester nė kontrabas dhe Norbert Pfammatter nė bateri. Kuarteti i saj ėshtė vlerėsuar me ēmimin “Priority jazz encouragement 2010-2012”. Deri tani ka realizuar albumet “Baresha” (2008), “Lume, Lume” (2010), “Muza e Zezė” (2014).


    http://time.ikub.al/Elina-Duni-vjen-...e-Ballkan.aspx
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-09-2015 mė 13:20

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    ELINA DUNI kėndon shqip nė Beograd

    Artistja prezanton albumin pėrmes koncerteve nė Tiranė, nė Shkup, nė Prishtinė dhe nė Beograd. Koncerti i saj mbėshtetet nga Universiteti Europian i Tiranės (UET).

    Nga Blerina Goce - "MAPO"

    Muzika ėshtė pėr tė njė rrugė apo njė pasqyrė reflektimi, pėr t’u bėrė mė tė mirė, dhe pikėrisht kjo muzikė ka qenė bashkudhėtarja e Elina Dunit nė momentet mė tė vėshtira. Kur ishte ende fėmijė, vetėm 10 vjeē, “The Beatles” e shpėtuan nė vetminė e saj, ndėrsa tani veten e ka gjetur te “rrėnjėt”, te muzika me motive folklorike shqiptare, tė cilėn e sjell nė mėnyrėn e vet origjinale, nė xhazin, qė padyshim mban edhe “pjesėn zvicerane” tė Elinės. E gjendur pėrherė mes Zvicrės dhe Shqipėrisė, Elina Duni kthehet kėtė herė, jo thjesht me njė koncert. Ajo do tė prezantojė albumin e saj “Dallėndyshe” pėrmes njė turi koncertesh qė pėrfshijnė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Serbinė. Turi do tė nisė me Tiranėn, ku janė pėrfshirė dy mbrėmje artistike, mė 14 dhe 15 shtator, nė sallėn e koncerteve te Katedralja Ortodokse nė Tiranė. Mė pas, turi i saj ballkanik do tė vijojė nė Shkup, mė 16 shtator, nė Shtėpinė e Armatės, pėr tė vazhduar mė pas me Prishtinėn, mė 18 shtator, nė Parkun e Gėrmisė, pėr t’u pėrmbyllur nė Serbi, mė 19 shtator, ku koncerti do tė mbahet nė Shtėpinė e tė Rinjve tė Beogradit. Kėtė tur koncertesh, pėrveē njė komunikim artistik, duket se artistja Duni e sheh edhe si detyrė patriotike, por mė tepėr se pėr patriotizmin, nė kėtė bisedė ajo flet pėr dhimbjen, mėrgimin dhe veēanėrisht dashurinė…



    Riktheheni me album, tė nėntin nė radhė. Ē’do tė thotė ky album? Pėr mė tepėr, nėnta ėshtė dhe njė shifėr interesante…

    Ėshtė albumi i nėntė dhe i katėrti me kuartetin. Nėnta ėshtė shifėr interesante, sepse thonė se nėnta ėshtė shifra e fatit. Ky album ėshtė bėrė nė njė kontekst jo shumė tė thjeshtė, sepse pas “Matanė malit” nuk desha tė ribėhej e njėjta gjė me kuartetin dhe gjetėm njė rrugė, qė tingėllon ndryshe. “Matanė malit” ėshtė mė i rėndė, mė tragjik. Ky ėshtė mė i lehtė, mė pranveror, edhe pse nganjėherė tematika e tij ėshtė mė e rėndė pėrderisa flet pėr migrimin dhe dashurinė. Por, siē e kam thėnė gjithmonė: nė Ballkan dhe nė Shqipėri duhet ta kėndosh dhe ta vallėzosh dhimbjen pėr ta tejkaluar. Kjo ėshtė ajo ēfarė ndodh nė folk, nė tė gjithė muzikat popullore nė botė. Dhe pėr mua ėshtė diēka shumė e bukur, njė imazh shumė i bukur dhe ėshtė vėrtet njė realitet. E shoh te vetja ime, qė gjėrat mė tė bukura qė kam thėnė apo bėrė kanė qenė gjithmonė nė momente shumė tė vėshtira. Ndėrton ura nė kėto momente.

    Pse e quan albumin “Dallėndyshe”?

    Sė pari, sepse “Dallėndyshe” ėshtė kėnga arbėreshe qė ėshtė nė album. Ėshtė njė kėngė shumė e bukur, jo shumė e njohur, jo si “E bukura More”. Ka njė tekst shumė tė bukur: “Petkat e tė mirat tona ne i lamė te Korona/ O sa natė kemi me ne, moj e bukura More/O sa natė kemi me ne”. Imagjino sa imazh i bukur qė ėshtė, sa i lehtė dhe sa i thellė. Dhe pastaj thotė: “Kur u nismė gjithė atė ditė,/e dherat tona iknin nga sitė/burrat thellė me njė psherėtimė,/ thirrtin gratė me njė vajtim/dallėndyshe e lerė, e lerė/ kur tė vish ti njatėr herė/ vjen tė vish ti te Korona/ mė s’do gjesh ti shpitė tona/mė s’do gjesh trimat hajdhjarė/por njė qen, nė qoftė i vrarė/Jem e vemi n’Itali, oj More, oj Arbėri”. Ėshtė shumė drithėruese si kėngė, sepse ėshtė njėkohėsisht ajo ēfarė pėr mua pėrmbajnė kėngėt e pavdekshme ose qė prekin njerėzit. Kėto kėngė kanė njė tematikė universale. Kėtu ėshtė ikja, mėrgimi dhe me fjalė shumė tė thjeshta shprehet dhimbja edhe me disa imazhe. Ti i sheh kėta duke ikur, sheh qenin e vrarė. Unė i kėndoj dallėndyshes. Ajo ėshtė njė zog i jashtėzakonshėm. Mora vesh para disa ditėsh qė nė Livadh, dallėndyshet vijnė dhe ikin nė tė njėjtėn ditė, nė tė njėjtėn orė ēdo vit. Ikin nė 10 Shtator dhe kthehen nė 25 Mars nė orėn 1 e njė ēerek.

    Po veten, e sheh si dallėndyshe?

    Po, sigurisht. Sė pari, dallėndyshja ėshtė shumė afėr njerėzve. Sepse ndėrsa ajo ndėrton shpesh foletė nėpėr shtėpi ėshtė zog qė kam pėrshtypjen e duam shumė ose e kemi shumė tė afėrt, e ndiejmė tė afėrt. Dhe ėshtė njėkohėsisht historia ime, sepse unė iki gjithmonė prej Shqipėrisė por gjithmonė rikthehem. Kjo ėshtė gjithmonė ikja, mėrgimi dhe foleja. Kjo ėshtė historia ime, nuk mund tė jetoj pa Shqipėrinė. Unė e di shumė mirė qė ēfarėdo tė bėj, ngado qė shkoj, kėrkoj gjithmonė Tiranėn e fėmijėrisė sime ose atė ndjesi. Sepse fakti qė kam kaluar njė fėmijėri aq tė bukur nė Shqipėrinė e atėhershme ėshtė pėr mua njė burim shumė i madh lumturie. Kam kaluar njė fėmijėri me njerėz shumė tė dashur, me shumė diell, me shumė miq. Kam qenė aktive qysh nė moshėn pesė vjeē, nė televizor, nė radio dhe nuk e di kush e thotė qė, tė kesh njė fėmijėri tė bukur apo tė keqe, janė tė dyja tragjedi. Dhe deri diku ėshtė e vėrtetė, sepse ke pėrshtypjen qė koha jote e artė ka kaluar. Nga ana tjetėr, ėshtė diēka shumė e madhe, sepse ke pėrshtypjen qė ke njė burim ngrohtėsie, i cili nuk shteron kurrė. Dhe sado keq qė tė jesh, ėshtė gjithmonė njė burim ku mund tė shkosh dhe tė rigjesh veten, sepse ka shumė dashuri, ėshtė si njė lloj rezerve ngrohtėsie dhe dashurie.

    Nėse do tė kishe mundėsinė tė zgjidhje ku tė jetoje, do tė ishin kėto vende Zvicra apo Shqipėria?

    Zgjedhja ime ėshtė qė jam midis tė dyjave. Pėr momentin do tė doja tė kisha mė shumė kohė dhe para pėr tė udhėtuar, nė fakt. Nėse doja tė shprehja njė dėshirė, kjo do tė ishte ajo qė do tė doja tė bėja. Por mendoj qė njė njeri si unė e gjen ekuilibrin midis dy botėve. Ēdo mėrgimtar pėr mendimin tim ėshtė gjithmonė pak i huaj nė tė dy vendet, edhe tek ai nga i cili vjen, edhe tek ai ku ėshtė. Kjo ėshtė gjithashtu ndjesia ime. Mbaj brenda vetes gjithmonė dy botė dhe nuk mundem asnjėherė tė zgjedh vetėm njėrėn, apo vetėm tjetrėn. Besoj qė kjo muzikė e kuartetit i prek kaq shumė edhe shqiptarėt, edhe tė huajt, pikėrisht sepse i flet tė dyja botėve dhe pasurohet. Sa mė shumė botė tė kesh, aq mė e thellė ėshtė diēka dhe aq mė shumė ke mundėsi shprehjeje. Dhe unė jam kėto dy botė. Kjo do tė jem gjithmonė dhe e kam pranuar tashmė. Nuk jam mė nė luftė me kėtė. Ka pasur vite kur kam qenė nė luftė e doja tė isha si tė tjerėt. Por kam kuptuar nė fakt, se kjo ėshtė pasuri dhe jo diēka qė duhet fshirė. Pikėrisht muzika mė ka dhėnė mundėsinė tė unifikohem pėrmes saj, tė gjej rrugėn time qė ėshtė midis kėtyre dy botėve.

    I pėrmend shpesh Prishtinėn dhe Tiranėn, si “dy dashni”. Mund tė rrėfesh pėr kėto “dashni”?

    Prishtinėn e quaj, Prishtina e mirė. Kurse Tirana ėshtė e imja.

    Pse ėshtė e mirė Prishtina?

    Qė herėn e parė qė kam qenė nė Prishtinė, nė 2003, kam njohur disa njerėz qė mė kanė prekur shumė, disa vende qė mė kanė pėlqyer shumė. Ka qenė njė lloj kulture alternative nė atė kohė, qė mungonte nė Tiranė dhe qė unė e ndieja. Kam atje disa miq shumė tė mirė. Kam njė bazė dashamirėsish, fansash tė muzikės sime, qė janė edhe shumė tė rinj, 18-20 vjeē dhe qė mė prekin shumė. Ka pasur momente, kur kam dalė nė Prishtinė rrugės, qė mė kanė ndaluar nė rrugė studentė dhe mė kanė thėnė vetėm: Aman, tė t’pėrqafi pak. Dhe mė kanė pėrqafuar. Mė pėlqen shumė rinia e Kosovės dhe kam besim tek ajo. Uroj tė kenė mundėsi tė bėjnė gjėrat qė ėndėrrojnė tė bėjnė. Nuk ėshtė e thjeshtė. Ka diēka shumė tė ngrohtė Prishtina. Pėr mua ėshtė vėrtet ngrohtėsi. Kam shumė miq tė mirė dhe publik tė mirė atje. Kanė gjithashtu njohuri dhe shije tė madhe muzikore, njė kulturė e cila i ka bėrė mė tė pasur muzikalisht. Kanė grupe tė rinjsh interesantė, qė ne nuk i kemi akoma, qė bėjnė muzikė alternative, qė bėjnė ‘rock’, electro, indie pop, kanė iniciativa. Ka vende, ku dėgjohet e luhet muzikė jazz, qė nuk ka nė Tiranė. Do tė doja shumė tė kishte mė shumė lėvizje, ata tė vijnė dhe ne do tė shkojmė andej. Pėr kėtė do tė ndihmonte gjithashtu tė kishte dhe njė vend, njė jazz club, ku muzikantėt tė takoheshin, pa pasur probleme tė tipit sa pije janė shitur sot.

    Tė kthehemi sėrish te turi nė Ballkan. Ē’do tė thonė kėto koncerte dhe veēanėrisht, ēfarė ndjesie krijon fakti qė do tė kėndosh shqip nė Beograd?

    Nė Tiranė, sė pari, koncerti ėshtė i organizuar nga Anima Pictures dhe PIK tė njėjtėt organizatorė tė “Muzės sė zezė”. Kam gjetur mbėshtetje dhe sponsor dhe jam shumė e eksituar, qė do tė jem nė njė sallė tė re qė nuk e njoh, nė Qendrėn Kulturore tė Kishės Orthodokse. Salla nuk ėshtė hiē e lidhur me fenė, ėshtė thjesht njė sallė shumė e mirė dhe besoj pėr akustikėn qė ka kuarteti, i shkon vėrtet shumė. Ndaj e pres me shumė emocion. Pėr mua ėshtė shumė emocionuese kur kėndoj nė shqip, kur sjell kėngėt shqiptare. Mė duket sikur i sjell nga kurbeti i tyre zviceran. Momenti kur jam pėrballė publikut shqiptar, ėshtė shumė i veēantė se ėshtė i vetmi publik, i cili e merr vėrtet drejtpėrdrejt atė qė unė bėj. Tė tjerėt e marrin nė mėnyrė indirekte, derisa nuk i kuptojnė fjalėt.

    Ndėrsa koncertin nė Prishtinė do ta bėjmė nė Amfiteatrin e Gėrmisė. Ėshtė hera e parė gjithashtu, qė do tė bėhet nė ‘open air’. Ėshtė njė skenė mjaft e madhe, me tė paktėn 1000 vetė. Jam shumė e emocionuar gjithashtu.

    Shkupi, gjithashtu ėshtė shumė i veēantė pėr mua, sepse shpesh shqiptarėt e Maqedonisė janė pak tė lėnė anash, nė gjithė kėtė shqiptarinė tonė. Besoj qė e kanė shumė tė nevojshme, qė tė jemi aty, qė kultura shqiptare tė jetė aty. Ka qenė shumė e vėshtirė tė gjejmė sponsor dhe koncertin atje do ta bėjmė gati pa sponsor, vetėm me njė mikun tim tė mirė qė u propozua dhe ne. Do tė jetė njė koncert me humbje, por ėshtė njė akt patriotik pėr mua, qė duhet ta bėj. Dy herė qė kam qenė nė Shkup kam pėrjetuar emocione shumė tė rralla nga publiku shkupjan. Ata janė shumė tė etur qė diēka tė ndodhi. Ka shumė dashamirės tė kėsaj muzike.

    Kurse Beogradi ėshtė: Uau, ēfarė do tė ndodhė! Koncerti atje ėshtė nėn organizimin e “Swiss Music Days”, festival zviceran me tė cilin po bashkėpunojmė pėr gjithė turin dhe qė kanė organizuar Beogradin. Ėshtė njė pikėpyetje qė ka dhe gėzim dhe nė tė njėjtėn kohė pak shqetėsim, se nuk e di si do tė pritemi. Por besoj gjithashtu qė janė gjėra shumė tė nevojshme. Do tė shkoj tė kėndoj shqip nė Beograd. Atė muzikė qė e kėndoj nė tė gjithė botėn, do tė shkoj ta kėndoj edhe nė Beograd, ku Zvicra ėshtė njė lloj ndėrmjetėse tė themi mes shqiptarisė qė unė pėrfaqėsoj dhe Beogradit. Shpresoj tek kėto ura lidhėse. Shpresoj qė arti, muzika ėshtė njė mėnyrė pėr tė shkuar pėrpara, pėr tė bėrė njė hap pėrpara. Jam shumė e emocionuar, qė kjo peshė e kėtij hapi ka rėnė tek unė.

    Nė albumet dhe kėngėt e tua, ndjehet njė lloj tėrheqjeje ndaj gjuhės, dialektit gegė dhe folklorit. Nga se vjen dhe a ndjehet kjo edhe nė kėngėt e “Dallėndyshe”-s?

    Te “Dallėndyshe”, i kam ndryshuar pak titujt, se kėngėt i kanė titujt pak tė gjatė nė shqip. Ka kėngė shumė tė bukura, si pėr shembull Ylberin, “Kur e pėrcolla Ylberin”, kėngė e Dibrės. Ka shumė kėngė tė Veriut nė fakt dhe disa tė Jugut. Por ėshtė e vėrtetė, e ndiej shumė fort Veriun, edhe pse jam nga origjina jam mė shumė jugore. Kam pasur tėrheqje pėr Veriun, qė e vogėl. Kam pasur librin “Legjenda tė moēme shqiptare” tė Mitrush Kutelit me Gjergj Elez Alinė, bajlozin, zanat. Gati gjithė mitologjia qė kemi ėshtė e Veriut, ėshtė e zanave. Tek unė ka qenė gjithmonė kjo ideja e malėsorit tė urtė dhe qė di. I pėlqej shumė zanat, shtojzovallet. Mė duken dhe imazhe shumė feministe. Kam qenė nė Theth para tre javėsh, pėr herė tė parė. Kam mbetur sė pari e mrekulluar nga mikpritja qė kam pasur, gjėrat e mira qė kishte pėr tė ngrėnė, thjeshtėsia dhe njė lloj ēmendurie jona. Kemi ecur me njė fuoristradė 4×4 shumė shpejt nėpėr male dhe kemi dėgjuar kėtė muzikė, muzikėn time. Kjo muzikė i shkon shumė maleve tė Shqipėrisė dhe ka qenė emocion shumė i fortė pėr mua. Ishte njė shoku im qė mė ftoi atje dhe ka qenė vėrtet njė ndjesi shumė e fortė. Ishte hera e parė qė unė shkova vėrtet nė Bjeshkėt e Namuna.

    Pas kėtij turi, ku do tė fokusohet Elina Duni?

    Projekti i radhės ėshtė njė spektakėl qė do tė bėj solo, do tė jem vetėm unė, me kitarė dhe me piano, duke kėnduar kėngė e gjithashtu duke luajtur teatėr. Do tė jetė njė spektakėl qė ėshtė mbi migrimin dhe emigrantėt, tė cilėt kanė krijuar Zvicrėn moderne, qė ne njohim sot. Zvicra ėshtė ajo qė ėshtė falė emigrantėve qė kanė shkuar qė nė vitet ’60, qė kanė qenė portugezė, italianė, shqiptarė tė Kosovės, tė Maqedonisė. Ėshtė ky ballafaqim me mėrgimin, qė ėshtė dhe njė temė aktuale e sotmja me ēfarė po ndodh nė Siri e gjithashtu ē’po ndodh tek ne, ku shqiptarėt fatkeqėsisht vazhdojnė tė emigrojnė.


    http://www.mapo.al/2015/09/elina-dun...qip-ne-beograd
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-09-2015 mė 13:30

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    “The Telegraph”: Albumi i Elina Dunit ndėr mė tė mirėt


    Kritiku i Jazz-it Ivan Hewett dhe redaktori i kulturės nė gazetėn prestigjioze “The Telegraph, kanė zgjedhur 45 albumet mė tė mirė tė jazz-it pėr vitin 2015.

    Nė mesin e albumeve mė tė mirė ėshtė zgjedhur edhe “Dallėndyshe” nga Elina Duni.

    Nė pėrshkrimin pėr albumin “Dallėndyshe” thuhet se “vokalistja shqiptaro-zvicrrane, Elina Duni, pėrcon njė ndjeshmėri tė mrekullueshme nė mėnyrėn si kėndon, jo nė gjuhėn angleze, nė kėtė album.

    Listėn e plotė tė 45 albumeve mė tė mira tė 2015-tės e gjeni kėtu:

    http://www.telegraph.co.uk/music/wha...lbums-of-2015/



    http://shqiperiaime.al/2015/12/05/th...r-me-te-miret/

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-05-2017 mė 22:30

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Elina Duni

    E mrekullueshmja Eline !


  20. #20
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,895

    Pėr: Elina Duni

    Artiste e mrekullueshme.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •