Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    E para eshte e turpshme qe ju fyeni nje krahine te tere duke shkelur "rregullat" qe vete i keni formuar per kete forum TURP
    E dyta Zoti flet edhe shqip DHE PER JU QE NUK MUNDENI TA GELLTISNI SEPSE JU KA MBETUR NE FYT MALLKIMI I GREQISHTES S NUK GULCITENI DOT...TURP
    E disata qe per nje numer te caktuar qe me gjith respektin i lepihen Janullatosit ky njeri i pa zgjuar qe eshte bashkebesues me ju, vetem sepse tha mendimin e tij "dhuleria" qe keni ne gjak nuk ju la pa ju rrenqethur qimet e vesheve e pa e marre neper goje...HEJ JEMI NJE VEND DEMOKRATIK....TURP
    E fundit PO TA KISHTE MESUAR XHAXHI SE NE C'GJUHE FLET ZOTI E SA E MADHE ESHTE SHQIPERIA....sot nuk do te kishim nje gjarper ne krye te KOASH it por do te kishim nje Shqipetar qe leciste e lutej ne gjuhen qe e kuptojme te tere dhe jo GREKOLEPIRESIT ......gjuhen e perendive......TURP E FAQIA E ZEZE............tani turruni e mallkoni me 7 breza sic beni zakonisht dhe sic ju mesoi pederosumci Kozami qe jo ap qellim shetiti Mizeqene.
    Naun myzeqari ka te drejte te ofendoje Kryepeshkopin Anastas qe drejton KOASH dhe eshte at shpirteror per qindra mijera orthodhokse shqiptare ne Shqiperi e ne bote, e nje nga njerezit me te ditur e respektuar te kohes se tij ne bote, por une nuk kam te drejte te ofendoj Naun myzeqarin per injorancen e tij?! Gjuha qe une perdora eshte gjuha qe Nauni kupton pasi eshte prere nga brumi komunist. Dhe arsyeja perse iu shpreha ne ate menyre eshte se Nauni myzeqari e nenshkruan letren si "Kryetar i Shoqates Myzeqeja". Pra merr persiper qe te flasi ne emrin e Myzeqese, si per ta vendosur veten perballe Kryepeshkopit Anastas qe drejton KOASH.

    Qe te mos ngeleni budallenj, Zoti nuk flet as shqip e as greqisht. Zoti flet me Jisu Krishtin, Fjalen e Tij, dhe po doni te mesoni per Te, hapni Ungjillin. Por perpara se te hapni Ungjillin, duhet te mbyllni veprat e shokut Enver me te cilat u rritet e thinjet.

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Si perhera edhe ky postim ........NUK E DIJA QE JENI BERE ZEDHENESI DHE AVOKATI MBROJTES I UZURPUESIT TE FRONIT TE KISHES SE GREKOKRYESUAR TE SHQIPERISE......urime per ngritjen nen detire.
    Po te ndihej i fyer Janullatossssi mundej te ishte pergjigjur vete se edhe perkthies ka por edhe se ne kete forum eshte ulur "gjigabajterisht".....Mos duke qene kaq i qut ose ditur ne te gjith boten, valle prandaj duan ta fusin ne librin guinness si njeriun qe me pa - diturine e tij shfrytezoi pa - diturine e Mizeqareve dhe ja duke shkelur kushtetuten e vendit si dhe statutin e institucionit qe drejton dhe mbreteron ?????? eshte me te vertete nje rrast i rralle qe vetem njerez te rralle si disa bashkeforumsa fanfarizojne e bukshalojne.........Zoti flet edhe Shqip, flet me gjuhen e atyre qe e kuptojne dhe ndjekin urtine e thenieve te tij........por disa edhe pse te nxene hapin ungjillin te shkruar ne nje gjuhe tjeter dhe belbezojne NE NJE GJUHE TJETER dicka qe nuk e kuptojne dhe KETE TI E QUAN "FJALEN E ZOTIT".....QE TE MOS NGELESH BUDALLE DUHET QE UNGJILLIN KUR TA LEXOSH DUHET TE DISH TA LECISESH DREJT DHE JO TA KESH PESEMBRAPSHI E TUA TREGOSH NJEREZISE....se disa dine te lexojne dhe te vene zilet e te marrin njerezia me gure pastaj.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Naun myzeqari ka te drejte te ofendoje Kryepeshkopin Anastas qe drejton KOASH dhe eshte at shpirteror per qindra mijera orthodhokse shqiptare ne Shqiperi e ne bote, e nje nga njerezit me te ditur e respektuar te kohes se tij ne bote, por une nuk kam te drejte te ofendoj Naun myzeqarin per injorancen e tij?! Gjuha qe une perdora eshte gjuha qe Nauni kupton pasi eshte prere nga brumi komunist. Dhe arsyeja perse iu shpreha ne ate menyre eshte se Nauni myzeqari e nenshkruan letren si "Kryetar i Shoqates Myzeqeja". Pra merr persiper qe te flasi ne emrin e Myzeqese, si per ta vendosur veten perballe Kryepeshkopit Anastas qe drejton KOASH.

    Qe te mos ngeleni budallenj, Zoti nuk flet as shqip e as greqisht. Zoti flet me Jisu Krishtin, Fjalen e Tij, dhe po doni te mesoni per Te, hapni Ungjillin. Por perpara se te hapni Ungjillin, duhet te mbyllni veprat e shokut Enver me te cilat u rritet e thinjet.

    Albo
    Ky Nauni na qenka krietar i shoqates ''Myzeqeja'' por automatikisht nuk personifikon te gjithe Myzeqene dhe myzeqaret.Je shprehur gabim Albo,me vjen keq qe shumicen e rasteve te kundershtoj por kur shprehesh ne kete menyre;
    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja
    apo ne kete tjetren;
    Qe te mos ngeleni budallenj
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 22-05-2013 më 18:22
    MOS I NDY TEMAT no name

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    ndersa permeti ose premeti per ty...............ka lindur ''shpirta shqiptari''!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!....si puna jote..........te ishin te gjithe ''shpirta shqiptari'' si puna jote.....tani do thonin te gjithe kalispera.........te na mungojne keta ''shpirta shqiptaresh'' qe ne fakt jane shpirta te zi ultranacionalistesh grek....
    -he mo ''shpirt shqiptari'' qe na hape sonte dhe 100 tema per ps dhe problemet. e saj...per pd per salic berishasikis qe do beje shqiperine amerike..do heqe vizat me ameriken dhe idiotlleqe te tjera te te njejtit motiv nuk gjete per te hapur.....beni propagand beni..hajt se dhe pak dite ju ngelen....pastaj sala do behet fermer..se keshu tha ..pos mos isha mjek tha do behesha fermer...,por si shkallisur qe eshte harron qe kudo qe vete thot dhe nga nje idiotllek te tille..shkon ne vlore thote do isha bera peshkatare..para pak koheve tha se endrra e tij ishte te behej shkrimtar...po sa endrrat i paska pase ky..besoj se ka kohe tani qe do dale ne pension..te bej realitet keta endrrat qe ka pasur...
    Ti shoku ke ngatru autobuzin.. ktheje bileten se e ke mbrapsh.. ke ngatru mitingun..

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Naun KULE*

    Të dëgjuam Hirësi. Pashkët e sivjetme risollën momentin t’ju shihnim sërish përballë grigjës tuaj ortodokse (shqiptare).

    Nga poltroni i shenjtë i mbuluar me purpurimën rrezëllitëse të veshjes, mbërthyem sy e vesh t’ju dëgjonim urimet, përgëzimet, meshimet dhe gjithë porositë për këtë dhe atë botë, dhënë nga i pari i kishës tonë gjoja autoqefale. Dhe tek dëgjuam se ç’deshe të na thuash, na u skuqën faqet dhe po na digjnin veshët…! Themi ç’deshe të na thuash se në të vërtetë as Ju vet nuk e dini se ç’na kini thënë. Më saktë e di “terxhumani” Juaj, i cili u djersit që t’ju përkthente për tek grigja shqipfolëse…Domethënë, Ju që drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë, Ju vazhdoni me fudullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj.

    Atëherë nuk di për çfarë shenjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik i lartë si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtëror janë aq të shenjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?

    Por duket se për Ju Hirësi, kjo s’ka shumë rëndësi, pasi Ju nuk e kini për gjë të shkelni edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare ( siç e do ajo greke…), mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë, të cilën përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë sepse, “…Papa Kriston na e vranë/ Ca të ligj grekomanë/ Dhe për të s’ra një kambanë…” vajton populli ynë.

    E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurtë se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

    Dihet se modeli dhe shëmbëlltyra Juaj është misionari grek i shekullit tetëmbëdhjetë, Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar me ortodoksinë shqiptare. “Mos iu lutuni Zotit në shqip- u thoshte greku Kozma gjyshërve tanë. Shqipja është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip, por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…”

    Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, (stërgjyshi Juaj shpirtëror, i mbiquajtur shën Kozma), këtu e treqind vjet më parë, u end këtyre anëve (sa la këtu edhe kokën), për atë të shkretë grekëri e Megaliidhe…Dhe ai, iu fliste besimtarëve me përkthyes, ja kështu, toidho si Ju, Hirësi Janullatos…!

    Prandaj, duke u parë e dëgjuar darkën e Pashkëve tona krah përkthyesit që djersitej të përcillte përdëllimin tuaj grek ndaj besimtarëve shqipfolës, sepse m’u kujtuan rrëfimet e gjyshërve të mi për misionarin grek Kozma, i vrarë për motive të dyshimta këtu, mes Myzeqesë, në gushtin e largët të vitit 1779.

    Aty u binda se edhe Ju, si greku i dikurshëm Kozma, e kini për turp dhe gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t’ua thoni shqiptarëve sot se, “shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t’i lutesh në shqip. Ortodoksia flet vetëm greqisht siç fliste Krishti. Ja, pse Ju Hirësi, nuk doni të meshoni e të predikoni në shqip. Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës…!?

    Nuk duam ta besojmë këtë për Ju Hirësi, që mbani aq shumë grada shkencore e fetare të marra në disa gjuhë të huaja, me të cilat, Ju mburrin gjithë grekomanët rreth Teje, të cilët i mban peng me ndonjë shkollim grek të fëmijëve, me rroga e pensione të majme për shërbime të posaçme. Më kot mundoheni Hirësi…!

    Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e kanë ditur dajmas dhe e dinë edhe sot, se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i dilni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi. Shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhes, edhe me ndihmën, financimin dhe përkushtimin Tuaj, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit Tuaj, i cili shkuaka gjer në Shkumbin…!?

    *Kryetar i shoqatës “Myzeqeja”

    Telegraf
    Argumenta te konsumuara teresisht dhe te dala boje keto qe permend z. Kule, kunder Kryepiskopit. Nuk eshte e thene qe Kryepiskopi t`a zoteroje shqipen perfekt, pasi Anastasi eshte i pari dhe ka patur e ka detyra me shume rendesi, ne ngritjen e infrastruktures kishtare e shpirterore orthodhokse, ne Shqiperi. Te gjithe te flasin e meshojne shqip "perfekt". Meshimi shqip "prefekt" eshte veper e Kryepiskopit, nw kwto 22 vjet.
    Per ato qe thote per Shen Kozmain, hera e pare qe degjoj dhe me duket sikur flet ish sekretari i PPSH Lushnje,..se na i paska thene gjyshi per Shenjtin, si agjent grek, qe eshte vrare nga Kurt pashai i Beratit, me 1779, kur megaloidheja u shpik pa vitit 1825, revolucionit grek.
    Shen Kozmait j`u pre koka nga kurt pasha i Beratit, me padine e ebrejve te zones, sepse Shen Kozmai predikonte mosfunksionimin e tregjeve te dielave, diten e Zotit, dhe kjo u ulte fitimet ebrejve. Kjo eshte "rrethana e dyshimte" e gjyshit te Kules.
    Ne ata kohe shqipja e shkruar nuk ekzistonte, keshtu qe mire te mesonin ne shkolla greqisht se sa te mbeteshin injorante shqiptaret, kete kishte parasysh Shen Kozmai,..cdo gje duhet pare ne kohen e vet,...

    Më premtoni se në familje do flisni jo shqip, por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…”
    Le te nxjerre burimin se ku e ka gjetur kete gjyshi i Kules,...kur ne kemi predikimet e Shen Kozmait, qe flasin per nje misionar te Zotit dhe jo te "gjuhes greke" ose "megaloidhese"..

    Aty u binda se edhe Ju, si greku i dikurshëm Kozma, e kini për turp dhe gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t’ua thoni shqiptarëve sot se, “shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t’i lutesh në shqip. Ortodoksia flet vetëm greqisht siç fliste Krishti. Ja, pse Ju Hirësi, nuk doni të meshoni e të predikoni në shqip. Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës…!?
    Sic e thashe me lart vepra e Kryepiskopit eshte meshimi shqip "perfekt", Kisha jone eshte Autoqefale prej vitit 1937, Zoti pra eshte i kenaqur ne shqipen, edhe ne po ashtu,...Do te enderroje z. Kule, etj., le te vazhdojne enderrimet me sy hapur,..

    Kryepiskopit tone Anastas, TE SHUMTA I QOFSHIN VJETET
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 23-05-2013 më 05:04
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e kanë ditur dajmas dhe e dinë edhe sot, se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i dilni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi. Shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhes, edhe me ndihmën, financimin dhe përkushtimin Tuaj, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit Tuaj, i cili shkuaka gjer në Shkumbin…!?
    Tani nese eshte orthodhoks, pra i pagezuar Nauni, si i tille do t`i drejtohesha se qendrimi i tij nuk eshte ai i nje orthodhoksi. Mund te kritikosh, mund te kundershtosh, te mos jesh dakord per probleme te ndryshme dhe per keto duhet te kerkosh zgjidhje brenda Kishes Orthodhokse dhe jo te ngrihesh ne rrebelim te plote kunder Kryepiskopit dhe sidomos Shenjtoreve te Kishes sone. Kjo eshte te jesh gjithcka mund te imagjinohet ne kete bote por jo orthodhoks. Sido qe te jete mendimi i tij, ai duhej te respektonte Kryepiskopin si i zgjedhur kanonikisht dhe emeruar nga Patriarkana Ekumenike.
    Askush nuk ka fuqi para Perendise i vetem, sic kerkon ky dhe marku,.., le t`i lutemi Zotit per pendim dhe kthim te atyre qe kane rreshqitur...
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Dhe me ne fund, do t`i beja nje sugjerim administratoreve,..a eshte ky nenforum vetem per orthodhokset,...nese jo (sic ka filluar prej ca kohe) , pse nuk ndryshohet edhe percaktimi ne hyrje te nenforumit.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pirro10.

    Jo cdo shkrim ne gazete meriton nje pergjigje. Lereni Naunin ne erresiren e tij shpirterore, ai ka zgjedhur te shkoje ne varr si nje ateist i vertete. Dhe kur te vije ajo dite qe ti mbylli syte e te shkoje ne ate boten tjeter, le ta pyesi Zotin, nese ai flet shqip apo greqisht. Naunit i mesoi shoku Enver qe Zoti flet vetem shqip dhe bota eshte e madhe sa Shqiperia! Kaq di Nauni.

    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja qe te dali Nauni. Xhelatet me te medhenj te komunizmit, Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi ishin nga Myzeqeja. Dhe te njejtit stan i perket edhe Nauni.

    Albo
    Albo,

    jane nga Mallakastra, jo myzeqeja mehmeti me bilbilin,

    myqeqeja eshte mbushur me lale, si soll lili, ose Naum Panxhi, me nji fjale vllehe.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Albo,

    jane nga Mallakastra, jo myzeqeja mehmeti me bilbilin,

    myqeqeja eshte mbushur me lale, si soll lili, ose Naum Panxhi, me nji fjale vllehe.
    harrove edhe çemërit e pdiu-se se fierit qe solli greku
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    harrove edhe çemërit e pdiu-se se fierit qe solli greku
    cemerit, dhe kososvaret i hajne te gjalle te gjithe ju qe s'dine c'ere ka gjaku

    kaq, per sot.

    e kishim llafin per muzeqaret,

    qe parakalonin ne vlore kur kishte parada, sic ka thene labi.

    pastaj c'banojne ne fier, lushnje, eshte tjeter gje.

    parakalojne
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •