Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Në gazetën Telegraf të dt.22 maj 2013 në shkrimin me titull:``Hirësi Janullatos, Zoti flet dhe shqip…``, kryetari i shoqatës `Myseqeja` z.Nan Kule, me një pamaturi të cuditëshme, vjell një vrer i cili mesa shihet duhet ta ketë mbajtur aq gjatë sa që duket sikur nuk është vreri tij por vreri i dikujt tjetër.
    Le të lemë vrerin dhe të shohim se cfarë në thotë `bashkëbesimtari` ynë kundër `Hirësisë së tij Janulltos`.
    Shkaku i shpërthimit të z.Naun Kule është kjo frazë e cila jep edhe esencën e shkrimit të aspak dinjitoz: ` …Ju qe drejtoni përreth 20 vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos?....`
    Frazat e tjera të shkrimit janë ato për të cilat mesa duket është udhëzuar.
    Mund të thoni ju, a është udhëzuar një besimtar ortodoks të flasë kundër Kryepeshkopit të tij? Po! mundet dhe në dy raste tipike: ose në raste klienteliste dhe nën presion, ose kur nuk është besimtari devotshëm por një ateist i rregjur.
    Përse e them këtë dhe e them me keq-ardhje.
    A nuk është ky z. Naun Kule i cili ka shkruar mbi 20 libra ndryshëm prër historinë e vëndit, për arkeologjinë, për miqtë dhe armiqtë e shqipëtarëve?
    A nuk është z. Naun Kule autori i librit `Dita nuk është larg` për militantin komunist Naun Doko (Prifti)?
    A nuk ësht z. Naun Kule, autori i librit `Rrëfimet e Ardenicës` monografi, botuar me financimin e Kishës `së dashur të tij` Auto-Qefale Orodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me iSBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh me pathos edhe falenderimet e tij?
    Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar `Myzeqeja`, që ishte ai që lepihej në korridoret e K.O.A.SH.-it, për të botuar librin, dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, dhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z.Naun duhej të ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar.
    Kjo gjithashtu, sa për të kujtuar se njeriu nuk duket ashtu si flet por ashtu si vepron, dhe me kujton gjthashtu një thënie të mëncur të Prof. Mentor Petrelës, para disa vitesh në një rast mërzitjeje: `Duhet të kesh kujdes nga dy tipa njerëzish: nga armiku, por të cilit i ruhesh dhe të ruan, dhe tipi tjetër është- borxhliu, të cilit duhet t`i ruhesh, sepse ai mezi pret që të mos paguajë borxhin, dhe gjithmonë lutet që borxhliut t`i ndodhë ndonjë gjë e keqe vetëm e vetëm të mos paguajë`.
    Kjo është njëra anë e medaljes.
    Ana tjetër e medaljes, ajo e errta për z.Naun është se ai mesa duket, ëshë një kripto-ateist i dukshëm, dhe afrimi i përkohshëm me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më tepër një hipokrizi e pastër që e ka ndihmuar atë në marëdhëniet me komunitetin ortodoks të Lushnjës. Megjithatë, mendoj se krahas kritikave ndaj këtij përsoni që lajthit papritur dhe për më tepër kur nuk ka patur asnjëherë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndonjë kritikë ndaj tij dhe kolegëve të tij, unë do t`i përmënd z. Naun Kule frazën e famshme të Jezu Krishtit,, kur Shën Pjetri e pyet se si duhet të sillemi me bashkë-besimtarin kur ai bën faj, sa herë duhet ta falim, vetëm 7 herë? Jezu Krishti i u përgjegj- 7 x 77 herë. Pra nëse me vepra z. Naun Kule është një ortodoks i mirë, le t`i japim dorën e ti tregojmë se:
    - Së pari, Fortumturia e tij Janullatos, në cdo meshë në Tiranë flet dhe predikon shqip,
    - Së dyti, Fortumturia e tij Janullatos, është e vërtetë që mban përkthyes, por për të saktësuar frazat nga Ungjilli të cilat nuk mund të tjetërsohen, si dhe për shkak të moshës së shtyrë,
    - Së treti, se është prania e Kryepeshkopit Janullatos (që sikur na e dërgoi vetë Zoti), që rindërtoi dhe rimëkëmbi Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë me të gjitha atributet të cilat duhet të ketë një Kishë Autoqefale, dhe të cilat i keni parë edhe ju zotëri, sepse kishat, shkollat, universiteti Logos, cerdhet, kopshtet, fondet për njerëz të vecantë (si puna juaj), ndihma të pakursyera për kosovarët, etj. etj, janë bërë këtu brënda në Shqipëri apo jo?
    - Së katërti, porosia që dha i madhi Fan Noli, për të predikuar në shqip, dhe me libra liturgjikë të përkthyer në shqip, është realizuar z. Naun Kule, sepse në të gjitha Kishat e Shqipërisë flitet shqip, madje dhe Fortlumturia e Tij , nëse e ke vënë re, -flet shqip. Apo jo?
    A do të mund ta bënte një prift shqiptar, apo minoritar qoftë, në kohën kur e mori Fortlumturia e tij u bë Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
    Të jeni i sigurtë zotëri që ata, ashtu të varfër sic ishin (dhe ishim me të vërtetë), ashtu nën ndikimin e moralit komunist -do të vepronin njëlloj si një pjesë e mirë e drejtuesve shqiptarë në kohën e demokracisë të cilët e kanë lënë ende Shqipërinë në tranzicion, jashtë Europës dhe me plot probleme financiaro-ekonomike dhe sociale.
    Prandaj, përpara se të shani Fortlumturinë e tij, meqënëse nga emri duhet të jeni ortodoks (sepse me vepra nuk jeni i tillë), duhet t`i kërkoni falje Fort-lumturisë së tij Janullatos i cili megjithse i shtruar ne spital, `u arratis` nga spitali (fraza që tha vetë ai në festën e Pashkëve), dhe ashtu i moshuar, rrezikoi jetën vetëm për të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë së bashku me komunitetin ortodoks në Pashkët e Mëdha; foli shqip por dhe u përkthye nga përkthyesi `i djersitur` sic vutë në dukje e plot cinizëm ju, Kryetari i Shoqatës Myzeqeja.
    Turp , i nderuar z. Naun, jo vetëm si intelektual ashtu sic hiqeni, por turp për ju që bëni shkrime të tilla në emër të shoqatës Myzeqeja.
    Në statutin e shoqatave nuk ka nene pro racizmit, nuk ka nene për të ndaluar të flitet një gjuhe tjetër, apo jo?
    Sepse Shoqata dhe kryesia e saj duhet të sillet si institucion i miratuar nga gjykata shqiptare dhe si e tillë duhet të respektojë institucionet e tjera si Kisha Autoqefale e Shqipërisë me gjithë `shqipfolësit e saj` sic vëreni me cinizmin tuaj ateist, z.Naun Kule.
    Së fundmi, krahasimi i Fortlumturisë së tij me Shën Kozmain nuk do të ishte i keq nëse, do ta kuptonit mirë mesazhin që u dha Shën Kozmai shqiptarëve - për të mos braktisur fenë e të parëve të tyre; por ju nuk mund të kuptoni dicka që e tradhëtoni, sepse ateizmi që ju futi në gjak komunizmi, dëmtoi më rëndë nga të gjitha komunitetet, komunitetin ortodoks; qoftë me prishjen e kishave, qoftë me futjen e moralit komunist dhe formimin e njeriut të ri si puna juaj, njeri i cili mendon e punon vetëm duke nxitur dyshime e përcarje.
    Le të merret Shoqata si institucioni që të zgjodhi,- me ty, për të parë se cila ishte arësyea që bëtë atë shkrim të shëmtuar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982

    Për: Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

    Ndiej shum neveri edhe keqardhej njëkohësishtë, për njrëz shpirtvegjël si ky artikull-shkruaesi me pseudonim pirro10, nuk e njoh nga afër, as këtë dhe as atë për të cilin shkruan dhe lëshon vrer ky, (dihet se kush lëshon vrer!) dhe do të kujtoja këtu se; që të jesh kundër një uzurpuesi të fesë ortodokse, siç është cilësuar Janullatosi, nuk do të thotë se je njeri i keq dhe e kundërta, të jesh servil e sahan lëpirës i tij nuk do të thotë se je njeri i mirë! E njëjta gjë vlen edhe për Fetë e tjera të cilat asnjëra nuk komunikon me besimtarët krejt shqip! Por këto mangësira nuk i shikojnë të gjithë, i shikojnë e i kritikojnë ata që kanë kulturë dhe mënçuri.
    Nuk dua të zgjatem dhe nuk pres të lexoj paavure të tilla, sepse bien erë kalbësirë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

    o Pirro,

    se je burre i vjeter.

    ktu s'esthe shkrimi i ZNaum.

    repliken beje tek gazeta ku ka shkruar Z.Naum,

    edhe pse se ve edhe mbiemrin prifti si ne gazeta.

    p.s

    a je komunist apo sje?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

    Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Naun KULE*

    Të dëgjuam Hirësi. Pashkët e sivjetme risollën momentin t’ju shihnim sërish përballë grigjës tuaj ortodokse (shqiptare).

    Nga poltroni i shenjtë i mbuluar me purpurimën rrezëllitëse të veshjes, mbërthyem sy e vesh t’ju dëgjonim urimet, përgëzimet, meshimet dhe gjithë porositë për këtë dhe atë botë, dhënë nga i pari i kishës tonë gjoja autoqefale. Dhe tek dëgjuam se ç’deshe të na thuash, na u skuqën faqet dhe po na digjnin veshët…! Themi ç’deshe të na thuash se në të vërtetë as Ju vet nuk e dini se ç’na kini thënë. Më saktë e di “terxhumani” Juaj, i cili u djersit që t’ju përkthente për tek grigja shqipfolëse…Domethënë, Ju që drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos…!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë, Ju vazhdoni me fudullëkun e njeriut që s’pyet për shtet dhe ligj.

    Atëherë nuk di për çfarë shenjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një klerik i lartë si Ju që nuk plotësoni detyrimet ligjore, kur ne presim të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtëror janë aq të shenjtë sa nuk shkelin mbi një mizë e jo mbi ligj…!?

    Por duket se për Ju Hirësi, kjo s’ka shumë rëndësi, pasi Ju nuk e kini për gjë të shkelni edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare ( siç e do ajo greke…), mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore të të parëve tanë, mbi etërit kombëtarë shqiptarë të kishës tonë, të cilën përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të cilëve, as guxoni t’i zini me gojë sepse, “…Papa Kriston na e vranë/ Ca të ligj grekomanë/ Dhe për të s’ra një kambanë…” vajton populli ynë.

    E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurtë se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

    Dihet se modeli dhe shëmbëlltyra Juaj është misionari grek i shekullit tetëmbëdhjetë, Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar me ortodoksinë shqiptare. “Mos iu lutuni Zotit në shqip- u thoshte greku Kozma gjyshërve tanë. Shqipja është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit…Më premtoni se në familje do flisni jo shqip, por greqisht dhe unë do t’ju falë gjithë mëkatet tuaja…”

    Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, (stërgjyshi Juaj shpirtëror, i mbiquajtur shën Kozma), këtu e treqind vjet më parë, u end këtyre anëve (sa la këtu edhe kokën), për atë të shkretë grekëri e Megaliidhe…Dhe ai, iu fliste besimtarëve me përkthyes, ja kështu, toidho si Ju, Hirësi Janullatos…!

    Prandaj, duke u parë e dëgjuar darkën e Pashkëve tona krah përkthyesit që djersitej të përcillte përdëllimin tuaj grek ndaj besimtarëve shqipfolës, sepse m’u kujtuan rrëfimet e gjyshërve të mi për misionarin grek Kozma, i vrarë për motive të dyshimta këtu, mes Myzeqesë, në gushtin e largët të vitit 1779.

    Aty u binda se edhe Ju, si greku i dikurshëm Kozma, e kini për turp dhe gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t’ua thoni shqiptarëve sot se, “shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t’i lutesh në shqip. Ortodoksia flet vetëm greqisht siç fliste Krishti. Ja, pse Ju Hirësi, nuk doni të meshoni e të predikoni në shqip. Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës…!?

    Nuk duam ta besojmë këtë për Ju Hirësi, që mbani aq shumë grada shkencore e fetare të marra në disa gjuhë të huaja, me të cilat, Ju mburrin gjithë grekomanët rreth Teje, të cilët i mban peng me ndonjë shkollim grek të fëmijëve, me rroga e pensione të majme për shërbime të posaçme. Më kot mundoheni Hirësi…!

    Shqiptarët dhe ortodoksit e këtij vendi, e kanë ditur dajmas dhe e dinë edhe sot, se Zoti flet edhe shqip…! Ndaj edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t’Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i dilni nga besa shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi. Shën Kozmai ka vdekur, paçka se grekomanët e Megaliidhes, edhe me ndihmën, financimin dhe përkushtimin Tuaj, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin në mes të Myzeqesë, që ta kini si “gozhda e Nastradinit” për kufijtë e Vorioepirit Tuaj, i cili shkuaka gjer në Shkumbin…!?

    *Kryetar i shoqatës “Myzeqeja”

    Telegraf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-05-2013 më 16:16

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

    po cilet jane keta qe flasin ne emer te gjithe othodhokseve? "një uzurpuesi të fesë ortodokse, siç është cilësuar Janullatosi"- thote ai me lart sikur i ka mare kafshaten e bukes nga goja.... Na lini rehat! dhe injoranta ne kulm dhe bishtin perpjete.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Pirro10.

    Jo cdo shkrim ne gazete meriton nje pergjigje. Lereni Naunin ne erresiren e tij shpirterore, ai ka zgjedhur te shkoje ne varr si nje ateist i vertete. Dhe kur te vije ajo dite qe ti mbylli syte e te shkoje ne ate boten tjeter, le ta pyesi Zotin, nese ai flet shqip apo greqisht. Naunit i mesoi shoku Enver qe Zoti flet vetem shqip dhe bota eshte e madhe sa Shqiperia! Kaq di Nauni.

    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja qe te dali Nauni. Xhelatet me te medhenj te komunizmit, Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi ishin nga Myzeqeja. Dhe te njejtit stan i perket edhe Nauni.

    Albo

  7. #7
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    neve kvej po na zjen koka per fushaten e zgjedhjeve politike kurse kta merren me naunin ...ppp na lini rehet nor mos na shperqendroni se e kena menjen te tre kokat ma t mdhoja te ketij shteti..ppp

    ps,, albo te mendoja inteligjent dhe me menyre komunikimi evropjane.. por me shprehjen ,,
    E ku ka dal ndonje burre nyzeqar i zgjuar !! sinqerisht ndihem i zhgenjyer !! kisha pershtypje te tjera ....
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pirro10.

    Jo cdo shkrim ne gazete meriton nje pergjigje. Lereni Naunin ne erresiren e tij shpirterore, ai ka zgjedhur te shkoje ne varr si nje ateist i vertete. Dhe kur te vije ajo dite qe ti mbylli syte e te shkoje ne ate boten tjeter, le ta pyesi Zotin, nese ai flet shqip apo greqisht. Naunit i mesoi shoku Enver qe Zoti flet vetem shqip dhe bota eshte e madhe sa Shqiperia! Kaq di Nauni.

    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja qe te dali Nauni. Xhelatet me te medhenj te komunizmit, Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi ishin nga Myzeqeja. Dhe te njejtit stan i perket edhe Nauni.

    Albo
    E para eshte e turpshme qe ju fyeni nje krahine te tere duke shkelur "rregullat" qe vete i keni formuar per kete forum TURP
    E dyta Zoti flet edhe shqip DHE PER JU QE NUK MUNDENI TA GELLTISNI SEPSE JU KA MBETUR NE FYT MALLKIMI I GREQISHTES S NUK GULCITENI DOT...TURP
    E disata qe per nje numer te caktuar qe me gjith respektin, i lepihen Janullatosit ky njeri "i pa zgjuar" Nauni qe eshte bashkebesues me ju, vetem sepse tha mendimin e tij, dhe ja behet ju dhe "dhuleria" qe keni ne gjak nuk ju la pa ju rrenqethur qimet e vesheve e pa e marre neper goje...HEJ JEMI NJE VEND DEMOKRATIK....TURP
    E fundit PO TA KISHTE MESUAR XHAXHI SE NE C'GJUHE FLET ZOTI E SA E MADHE ESHTE SHQIPERIA....sot nuk do te kishim nje gjarper ne krye te KOASH it por do te kishim nje Shqipetar qe leciste e lutej ne gjuhen qe e kuptojme te tere dhe jo GREKOLEPIRESIT ......gjuhen e perendive......TURP E FAQIA E ZEZE SI PER TY DHE TABELEN E MADHE TE DYQANIT POR ME TEPER PER ATO QE SHPREH............tani turruni e mallkoni me 7 breza sic beni zakonisht dhe sic ju mesoi pederosumci Kozmai qe jo dhe pa qellim shetiti dhe ushtroi zanatin e ngarkuar ne zonen e Mizeqese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 22-05-2013 më 17:41
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pirro10.

    Jo cdo shkrim ne gazete meriton nje pergjigje. Lereni Naunin ne erresiren e tij shpirterore, ai ka zgjedhur te shkoje ne varr si nje ateist i vertete. Dhe kur te vije ajo dite qe ti mbylli syte e te shkoje ne ate boten tjeter, le ta pyesi Zotin, nese ai flet shqip apo greqisht. Naunit i mesoi shoku Enver qe Zoti flet vetem shqip dhe bota eshte e madhe sa Shqiperia! Kaq di Nauni.

    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja qe te dali Nauni. Xhelatet me te medhenj te komunizmit, Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi ishin nga Myzeqeja. Dhe te njejtit stan i perket edhe Nauni.

    Albo
    ndersa permeti ose premeti per ty...............ka lindur ''shpirta shqiptari''!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!....si puna jote..........te ishin te gjithe ''shpirta shqiptari'' si puna jote.....tani do thonin te gjithe kalispera.........te na mungojne keta ''shpirta shqiptaresh'' qe ne fakt jane shpirta te zi ultranacionalistesh grek....
    -he mo ''shpirt shqiptari'' qe na hape sonte dhe 100 tema per ps dhe problemet. e saj...per pd per salic berishasikis qe do beje shqiperine amerike..do heqe vizat me ameriken dhe idiotlleqe te tjera te te njejtit motiv nuk gjete per te hapur.....beni propagand beni..hajt se dhe pak dite ju ngelen....pastaj sala do behet fermer..se keshu tha ..pos mos isha mjek tha do behesha fermer...,por si shkallisur qe eshte harron qe kudo qe vete thot dhe nga nje idiotllek te tille..shkon ne vlore thote do isha bera peshkatare..para pak koheve tha se endrra e tij ishte te behej shkrimtar...po sa endrrat i paska pase ky..besoj se ka kohe tani qe do dale ne pension..te bej realitet keta endrrat qe ka pasur...

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Hirësi Janullatos, Zoti flet edhe Shqip…!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pirro10.

    Jo cdo shkrim ne gazete meriton nje pergjigje. Lereni Naunin ne erresiren e tij shpirterore, ai ka zgjedhur te shkoje ne varr si nje ateist i vertete. Dhe kur te vije ajo dite qe ti mbylli syte e te shkoje ne ate boten tjeter, le ta pyesi Zotin, nese ai flet shqip apo greqisht. Naunit i mesoi shoku Enver qe Zoti flet vetem shqip dhe bota eshte e madhe sa Shqiperia! Kaq di Nauni.

    E nuk ka dale ndonje burre i zgjuar nga Myzeqeja qe te dali Nauni. Xhelatet me te medhenj te komunizmit, Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi ishin nga Myzeqeja. Dhe te njejtit stan i perket edhe Nauni.

    Albo
    .......

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •