SHBA- Instituti Heleno-Amerikan deklaratë për minoritetin grek në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj deklarate bëhet thirrje për mbrojtjen e këtij minoriteti, ndërsa akuzohet qeveria shqiptare se nuk respekton të drejtat e tyre.
“Nën vellon e zhvillimit ekonomik, qeveria shqiptare e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, toleron shkeljen e ligjit, të drejtat themelore të njeriut, të pakicave etnike dhe të drejtat pronësore, përfshirë konfiskimet e paligjshme të pronës”, thuhet që në nisje të kësaj deklarate.
IHA ndër të tjera ndalet tek regjistrimi i popullsisë, ndërsa thekson se qeveria shqiptare e ka refuzuar regjistrimin e plotë të minoriteteve. Sipas IHA minoriteti grek është regjistruar më i vogël se sa është në të vërtetë, që sipas tyre përbën 10% të popuillsisë.
“Numri i grekëve që jetojnë në Shqipëri sipas regjistrimit të popullsisë doli 24.360, ose 0,54 për qind e popullsisë së Shqipërisë prej 2.8 milion”, një përqindje kjo që sipas IHA u kundërshtua nga OMONIA e Kisha Ortodokse e Shqipërisë.
“Në 2004 qeveria i dha 70 hektar tokë në Himarë një firme private, pronësinë e të cilës e pretendonin 120 grekë dhe Kisha Ortodokse. Në 2008 Kom.për Kthimin e Pronave refuzoi aplikimet e 120 grekëve që pretendonin pronësinë e kësaj toke. Po në 2008 siaps IHA, pati përplasje mes banorëve dhe firmës së ndërtimit, që coin ë ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e banorëvë. Si pasojë e kërcënimeve shumë familje u larguan nga banesat e tyre”, thekson më tej IHA.
Në këtë shkrim përmendet edhe deklarata e kryeministerit Berisha për të ashtuquajturën Shqipëri të madhe, që sipas IHA fliste për kufijtë e Shqipërisë deri në Prevezë. Kjo sipas tyre, detyroi ministrin e jashtëm grek Dimitris Avramopulos të anulonte një vizitë në Shqipëri.
IHA ndër të tjera i bën thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë dialog diplomatik me qeverinë shqiptare, për të siguruar sipas tyre sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronës.
“Respektimi i këtyre vlerave themelore priten nga një komb që aspiron të anëtarësohet në BE”.
Ndër të tjera IHA i bën thirrje Shqipërisë që të kryejë një regjistrim të mirëfilltë, të besueshëm, dhe të përgjegjshëm për të matur saktë popullsinë e pakicave etnike dhe fetare të Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt