Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Leonard Seiti.

    Mahnitem pas poezise se poetit Leonard Seiti e mendova te sjell disa nga poezite e tij te larmishme.

    Mik’i vjetėr, tė solla ndėr mend,
    K’tė natė vjeshta mbi supe mė rri.
    Vajtim’i erės lugjeve mė tremb,
    I ngjaj zogut tė humbur nėn shi.

    Mė kish mbetur thellė nė zemėr,
    Nga kohė e shkuar qė s’kthehet mė,
    Njė nga ato kėngėt tona, pa emėr,
    Por s’mund ta kėndoj, nuk kam zė.

    Mė kish mbetur dhe pak klorofilė
    Thellė nė shpirt, si gjeth’ i parėnė.
    Ndaj mora penė e ndeza kandilė
    Tė shkruaj gjithēka s’tė kam thėnė...

    Poshtė mermerit, ku ti fle i qetė,
    Erė e vjeshtės dot gjumin s’ta prish.
    Streha ime ėshtė njė varkė nė det
    Deti vet’ ėshtė njė lodėr stuhish.

    Kohė tė tjera janė k’to, miku im!
    Dallėndyshe mė strehėve nuk ka,
    Dhe njė pendė q’e ruaja kujtim
    Bashkė me gjethet e vjeshtės mė la.

    E kam lėnė atje larg Shqipėrinė
    Si njė livadh tė gjelbėr nė hėnė.
    E braktisa dhe unė strehėn, ēatinė,
    S’di as vetė nė ē’ėndėrr kam rėnė.

    S’di nė do zgjohem mėngjesin tjetėr!
    Kohė tė kėqija janė kėto, vėlla.
    Nė u zgjofsha do tė kėndoj, patjetėr,
    Paēka se dhe zėri mė la!

    Sa shumė gjėra kam pėr tė thėnė...
    Nė mundsh, ti qesh edhe pėr mua!
    Ka kohė, buzėqeshja mė ka lėnė,
    Tani njė tjetėr kam marrė pėr grua.

    Kėshtu e paska, o mik, kjo jetė!
    Thonė se jam bėrė hija e fatit;
    Sot mė ka hedhur diku nė det,
    Dje i brodha pas gjatė Eufratit!

    Nuk di ku nesėr do mė zėr’ dielli...
    Nė pastė diell, duhet shpresuar!
    Lajme tė kėqija po vijnė nga qielli,
    Dikush -tė Madhin*- ka zemėruar.

    Mė ndje, nuk dua tė tė shqetėsoj!
    Ndaj ti mėrzitje hiē mos ndje,
    Deri sa zemra gjak t’mė pompoj
    Njė strehė shpirtit do mund t’i gjej.

    Le tė tėrbohet Plakushi* lart,
    Njėmijė rrebeshe tė hedhė mbi mua.
    Unė do mbyll sytė, dhe diell’i artė
    Do m’jetė varur mbi degė si ftua.

    Mė duket mik, kam humb dhe ferr’.
    Mė ka mbetur veē kjo pallto e vjetėr,
    Qė mė mbron sadopak kur nata ējerr
    Me thonj tė mprehtė, si asgjė tjetėr.

    Tė mėrzita mik, nė njė natė si kjo!
    Ndoshta s’ia vlen tė lexosh Askushin.
    Pėrgjatė rrugės sime unė, domosdo,
    Do vazhdoj tė tallem me Plakushin*.

    Kėshtu, o mik, nė patsh dhe kohė
    E mund t’mė ndjekėsh gjer nė fund,
    Do tė flas pėr veten se, domosdo,
    Pėr tė tjerėt unė tė flas, nuk mund.

    Do tė flas pėr udhėn qė mė dha fati
    Dhe pėr k’tė xhaketėn time t’vjetėr.
    Po t’isha lindur pasanik, k’tij shtati
    Do t’i kisha veshur njė kostum tjetėr!

    Sa herė kam rėnė pėr tokė, jam vrarė,
    Po aq herė jam ngritur i stėrmunduar.
    Ēdo herė mė i fortė, mė i ri se mė parė,
    Me zemrėn-shkėmb, shpirt-rrebeluar.

    Por s’i jam qarė kujt, mik, as Zotit;
    Gjithēka kam mundur e kam bėrė vetė.
    Ē’t’i qahesh vallė kujt qė qysh motit
    S’ėshtė bėrė i gjallė, ka dymijė vjet!?

    Nė mes tė territ, mik, kur nata ējerr
    Dhe heshtja vdekjes mė shumė i ngjan,
    Unė hedh njė dorė nė shpirt dhe nxjerr
    Njė zjarr mjekėrosh-zjarr babaxhan.

    Njė zjarr qė tė ngroh jo veten time,
    Jo pėr t’arritur i gjallė mėngjesin tjetėr,
    Por njė zjarr ku tė djeg gjith’ jetėn time
    N’u dashtė pėr t’ngrohur k’tė botė t’vjetėr!

    Madje dhe shpirtin, mik, kurrė s’e kursej
    E prej dhimbjeve nuk e ruaj aspak,
    Me ca fat dhe unė njė ditė do tė gjej
    Pėr gjithēka njė ilaē, tė hidhur, farmak!

    Tė shkrova sot, mik, se ndjeva mall.
    Pėr kohėn tėnde, mė nis njė letėr,
    Mė thuaj, Tanjusha* ėshtė ende gjallė,
    Se ende po pret tek shtegu i vjetėr.

    Nė pritje tė letrės tėnde,
    Desha t’i them pak fjalė palltos sime,
    Qė mė mbron nga i ftohti pėrēdo mbrėmje
    Kur shndėrrohet nė akull kjo rruga ime.

    Pak fjalė me zemrėn desha t’i shkoqit
    Dhe me shpirtin, ku zjarrin e jetės ruaj,
    Por fytyrė e Zotit, si pėr ēudi, m’u fanit
    E me njėmijė heshtje mė dėnoi tė vuaj!

    Kjo isht’e gjitha i dashur miku im
    Po e mbyll mė nė fund, po hesht
    Dua ėngjėt tė dėgjojnė kur tė vijnė
    Pėshpėritjen e gjetheve nė vjeshtė

    Unė ėndrrat i humba pėrgjithmonė
    Dhe jeta s’mė josh mė si mė parė
    Zemra ime ka marrė ngjyrė limon
    Ndėrsa shpirti ka kohė m’ėsht‘ vrarė

    Hėna mė vėshtron me plot ndjenjė
    Por unė akull i ftohtė jam, acar
    S'ėsht' i ngrohtė mė gjaku ndėr dej
    Brėnda meje tė rindez tjetėr zjarr

    S'ka mbetur gjė tjetėr tė shkruaj,
    Nga jeta e njė poeti skandaloz
    Tashmė vdekja s'mė duket e huaj,
    Por dritare prostitutash ngjyrė rozė!

    Mbas xhamit ajo qėndron e mė pret,
    Buzėt akull t’mi puth gjer nė gjak,
    Ndoshta s’duhet tė mėrzitem vėrtetė,
    Njė tė puthur tė gjithė e kanė hak!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    U kėput gjeth’i vjeshtės, n’erė!
    Sa u deshėm nė tė vėrtetė, s’e di!
    Putheshim ashtu kot, ndonjėherė
    Krejt kot nodhte, tė mbanim mėri!

    Ah! Po. Ndonjėherė e doja, nė zjarr.
    Nė mes flakėsh mė donte dhe Ajo!
    Ndodhte shpesh qė tė vishej, nė Ar,
    Unė zhvishesha, nė shpirt, domosdo!

    Ndonjėherė, flakėronte nė muzg!
    Herė tė tjera e humbisja, pa shkak!
    Shpesh, kur ecnim bashkė, nė rrugė
    Kish dėshirė t’mė pėrzihej nė gjak!

    Mė ndodhte, dhe mua, rrallė,
    Ashtu kot, tė pėrlyhesha, me dritė
    At’herė mė puthte veē nė sy, e nė ballė;
    Kėshtu, thoshte, dinė tė puthin Perėnditė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Sa dua sonte tė tė takoj o mik i vjetėr
    Pak fjalė tė rrugės t’i shkėmbeja me ty
    Nė mungesė, mendova t’nisė k’tė letėr
    Me copėza nga rruga ku shkelėm tė dy

    Emri, s ’mė kujtohet mė s’i ma thonė
    Vetė koha e ka fshirė nga rregjistr’i vjetėr
    Dhe rrugėve, t’gjith kalimtarėt mė njonė
    Si udhėtarin-endacak, me pallton e vjetėr

    Udhėve t’askundit, me duart nė xhepa
    Endem lartė e poshtė, me erėn fėrshėllej
    Njė udhė-qorrsokak m’isht’e gjithė jeta
    Ndaj, veten shpesh me ėndrra e gėnjej

    Por, n’ėndrra veē, aty jam krejt ndryshe
    Ēdo mbret i kohrave do t’mė kishte zili
    Udha ime aty m’ėshtė krah dallėndyshe
    Mjafton ta pėrplas, e nė ēast jam tek ti

    Gjithēka qė pata mik, mė nuk e kamė
    Veē palltoja e vjetėr n’sup mė ka mbetur
    Dje, emrin e kėrkova tek varret m’at’anė
    Mė kot, se gjeta! Ndoshta s’kam vdekur !

    Do mė njohėsh mik, do t’kujtohem patjetėr
    Sėbashku kemi drekuar nėn hije rrushi
    Pėr kohėn qė shkoi, tė shkrova k’tė letėr

    Nisur prej askundit, firmosur nga Askushi !

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gentian_gr pėr postimin:

    Foleja_ (11-04-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.


    Qėndron heshtur, fjalė mėrguar
    Si breg i zhveshur nga det e valė
    Asnjė kėmbė ere nuk pati shkuar
    Shkova veē unė, ndaj dhe s’mė fal!

    Unė vdiqa dje, pardje, dhe sot
    Ndodhtė nesėr, s’prish punė aspak
    Veē heshtjen tėnde, s’ma tret dot
    Acid’i dhimbjes qė kam nė gjak

    Qėndronė heshtur, si pllakė guri
    Nė heshtjen tėnde varrosur unė
    Vetėm njė herė vjen nė jetė burri
    Vdes dy-tri herė, a dhe mė shumė…

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Tungjatjeta i dashur gjysh, nga larg
    Me postė po tė nis sot kėtė letėr
    Njė ditė, do tė vij, do tė piqemi prapė
    Diku poshtė shtėpive, tek udha e vjetėr

    E di, do t’mė presėsh aty ku u ndamė
    Aty ku mė urove udhėn e mbarė
    Tė kujtohet gjysh, sa kokėshkretė, sharlatan
    Fėmij ēamarrok kam qėnė mė parė ?

    E pra, sot, po tė them diēka ndryshe
    Nuk jam mė, ai vogėlushi ēapkėn
    Dhe pse e di, do ta vėsh nė mėdyshje
    Se koha kostum tė ri mė ka dhėnė !

    Tashmė o gjysh, jam plot tridhjetė vjeē
    Ndėrsa ti mė je njė botė mė larg
    Nė atė botė, ku mosha s’matet veē,
    Se me dritėn e yjeve qė vezullojnė pėrqark

    U ndamė i dashur gjysh at’ mėngjes
    Duke thėnė: Mirupafshim, nė ėndrra blu.
    Hingėlliti kali i hekurt dhe, nė njė kthesė
    Humba nga vėshtrimet e syve tė tu.

    Ėshtė bėr koh qysh at’here, i dashur gjysh
    Aq sa, ėshtė thinjur dhe koha vetė
    Mė ndje o gjysh nėse gjat mė prite
    Tek udha e vjetėr, ku u ndamė pėr jetė.

    Pa lexo, ē’tė shkruaj gjysh i dashur
    Ndėrsa plakem me kohėn dhe unė dalngadal,
    Shpirt e zemėr mė janė ėnjtur, janė trashur
    Jam goxha i pasur , kam njė mal me mall.

    Madje, ē’do ditė pasuria mė shtohet
    Sė shpejti mund tė jem njė i pasur me famė
    Pa frikė se shpirti njė ditė do dorzohet
    Dhe zemra do pėlcas, ngaqė mė nuk mban.

    Lexo gjysh i dashur ē’tė shkruaj, lexo
    Thonė lart e poshtė se jam bėrė poet !
    Si ēamarrok Prilli qė jam, domosdo
    Dhe vesėn e mėngjesit se lashė tė qetė.

    Ti do t’mė buzėqeshėsh ėmbėl , e di
    Pastaj do mė pyesėsh pėr ē’thash mė lart !
    Ironikisht, do t’mė flasėsh pėr kostumin e ri
    Qė koha dhe mosha ma bėnė dhurat.

    Oh, i dashur gjysh, e di, ke tė drejtė
    Para teje unė mbetem gjithmon fėmij
    I njėjti, si at’here kur erdha nė jetė
    Si at’here kur luaja me zogjtė nė avllij

    Dhe ja, si fėmij po tė shkruaj k’tė letėr
    Nga kjo botė ku njerėzit ndahen prej sė gjalli
    E ndoshta aty, n’atė botėn tėnde, tjetėr
    S’ekzistojnė ndarja, largėsia dhe malli

    Tė pėrshėndes, i dashur gjysh, nga lrag
    Mė fal, do tė vonoj, ndoshta dhe pėr pak
    E do tė vij kur perėndim i kuq tė lulėzoj
    Me petale ėngjėjsh tė ēelur pėrqark

    E di, do t’mė presėsh krahapur sakaq
    Do ē’mallemi te dy, nė pėrqafime blu
    E pastaj si fėmij ēamarrok do tė dal
    Lėndinės sė qiellit do tė bredh kuturu

    Do kalėroj ylbere, si dikur shilarėsin
    Hėnės, si fluturave nga pas do ti bredh
    Yje lėndinės sė kaltėr do kėpus
    Dhe ēantės sė shpirtit ngadal do tia hedh

    Deri at’herė, gjysh i dashur, gjith tė mirat
    Tė pėrqafoj dhe njė herė para se ta mbyll
    Posta e kėtushme s’u shėrben hapsirave
    Ndaj k’tė letėr po ta dėrgoj me njė Yll.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Kurrė mė parė ,nuk kisha menduar
    Me vjeshtėn tė puthesha ėmbėl nė park
    Mbi stola tė drunjtė me gjethe mbuluar
    Nėn vėshtrimet e hėnės qė sillej pėrqark

    Oh, ē’femėr ! Me ē’zjarr nė buzė !
    U zhvesh lakuriq ngadal, si njė pemė
    Mė tha : I dashur, ndjehem plot muzė
    A bėjmė mė mirė dashuri nė poemė !?

    Ja putha sytė me ngjyrė aurore
    Atė mbrėmje tė qetė tetori nė park
    Pastaj njė lidhėse na kapi pėr dore
    Dhe u shkrimė tė dy kėtu nėpėr varg

    E bėmė dashuri pa ndalur, pa reshtur
    Ndėrkoh qė nata frymėmarrjen kish ndal
    Nė mėngjes tek mė puthte, mė tha buzėqeshur
    Unė jam veē njė folje, je ti kryefjalė....

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Vajza e vogėl e qiellit
    Fustanin lagur nė det
    Shihte zogjtė t’i iknin nė lindje
    Perėndimit t’i kthehen i pret.

    Me sytė e ēiltėr prej fėmije
    E kancerin q’e bluante nė gjak
    Gjeti forcė, si bekim perėndie,
    Fluturoi, por isht’ pak, shumė pak!

    Nė dhimbje e zuri gjumi
    I thellė, si vdekja vet
    U zgjua! Diku, njė buzė lumi,
    Njė dritė, njė shpresė, njė jetė.

    Lagu ballin, freskoi mendimet
    Shkroi emrin e sajė nė furtunė
    T’hidhura i kishte kujtimet
    Por gjumin edhe mė shumė!

    Fėmija e lindur nėnė
    Humbi njė sy, njė gjoks, njė krah
    Si molla, gjysėm e ngrėnė
    Por rrėnja kurrė nuk u thah!

    E martuan pa dėshirė me njė plak
    Por lidhja nuk shkoi gjatė
    S’mjaftuan plagėt nė shtat
    Por e zu’ dhe njė dimėr i acartė!

    E shkundi borėn prej supeve
    Kishte ardhur koha tė ēel…
    Ende gjysma e mollės sė kuqe
    Nė dhėmbėt e gjarprit kisht’ ngel’!

    Vogėlushja e lindur nė yje
    Lagur fustanin nė det
    Pret zogjtė tė kthehen nė pyje
    Fluturimin tė nis ajo vetė…

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Ē’mė thua kukuvajkė me at’ zė tė grisur
    Pėr dashuri e poetė tė zbardhur si bora
    Nata ime harenė si perde ka qendisur
    Buzėqeshje pranvere i rrjedhin nga dora

    Ti shpirtin s’ma njeh, as rrahjet e zemrės
    Vėrtet nuk jam mė i ri si mė parė
    Por, kėnga ime i ngjan gjoksit tė hėnės
    Rrėmben ē’do vėshtrim t’ėmbėl, djaloshar

    Mos mė kujto mė kot trishtimin, kukuvajkė
    Me tė unė kam ngritur dolli disa herė
    Ja njoh mirė zemrėn e shpirtin nė flakė
    Si vjeshtė flokėkuqe qė krihet nė erė

    I kam dhėnė lamtumirėn trishtimit, ka kohė
    Vdekjes nuk i trembem aspak nėse vjen
    Me jetėn si dashnorė tek puthem ngado
    Nėpėr rrugėt e qytetit mes njerėzve mė gjen

    Mė mbush me jetė ē’do buzėqeshje fėmije
    Ē’do shtrėngim duarsh me miq e mikesha
    Qenėve rrugaē i’u fal pėrkėdhelje dashurie
    Ndėrsa tallem e qesh me priftėrinj e murgesha

    Nuk mbaj kėpucė me llustėr e kravatė
    As kėmishė tė shtrenjtė me butona rubini
    Brėnda saj do ndjehesha si njė dru i thatė
    Si njė kufomė pajetė, me veshje qefini

    Pasuria s’mė josh, por dhe i varfėr s’jam
    M’ėshtė e shtrenjtė lodhja e orėve t’vona
    Nuk i vyejn diamantet njė shpirti sharlatan
    Mė shumė se plehu qė rrit sythet e njoma

    Dashuria ! Ē’po mė vjen pėr tė qeshur
    Ē’ma kujton prap’ atė qė shkoi e mė s’vjen
    Prej lules sė sajė nė shpirt mė kanė mbetur
    Ca kujtime tė zverdhura si gjethet qė bien

    Mė ndodh tė puth ndonjė ēupkė nė bar
    Po me at’ vrull t’dikurshėm q’e ruaj nė gji
    E qė shpirti sėrish t’mos ndez ndonjė zjarr
    Brėnda gotės e hedh bashkė me verėn, e pi

    S’di t’i kėndoj dashurisė, nuk jam as poet
    Kur kujtoj vegjėlinė mė mbėshtillet njė mall
    Mė kanė rėnė ca flokėt, kjo ėsht’ e vėrtetė
    Prap shpirti im i pėrverstė, vdekjes frikėn i kall.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Ti s'je mė muza ime...

    Ti s’je mė muza ime
    Ndaj penėn e mbyta nė det
    Ē’rėndėsi ka nė ēelin agime
    Nė s’ēelin, ē’rėndėsi ka vėrtetė!?

    Ti s’je mė muza ime
    Fletėt i’a lashė vjeshtės t’i zverdh
    Le tė vij pastaj dimri gjakftohtė
    Nė varrin e akullt t’i hedh

    Ti s’je mė muza ime
    Kėnga m’u copėtua si qelq
    Mė ka mbetur nė gjoks qyteti
    Dhe kolla e thatė qė mė heq

    Ti s’je mė muza ime
    Rrugėt prej kėmbėve mė ikėn
    Lumenjtė mbetėn pa brigje
    Yjet dhanė shpirt e u fikėn…

    Ti s’je mė muza ime
    Ndaj shpirti paqe s’mė gjenė
    Gjithēka fle jashtė lėkurės sime
    Brėnda sajė gjith trupi mė zienė

    Ti s’je mė muza ime
    Vdekja s’po mundet t’mė mbyt
    Ndaj ngriu nga varri o e vdekur
    Mbi gjoksin tėnd tė mbyll sytė…

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Pėrtej puthjeve lakuriqe nė vjeshtė
    Muzgjeve qė rrinė varur nė qerpikė
    Pėrtej rrugės shpinėlodhur qė hesht
    Pėrtej mėngjesit qė vjen yjet t’i fikė

    Unė ty tė dua…

    Mė shumė se zjarrin n’mes t’acarit
    Mė shumė se burimin nė shkretėtirė
    Mė shumė se pllakėn e ftohtė tė varrit
    Qė puth e s’ankohet pėr buzėn e ngrirė!

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Kėputi po deshe dhe lulet
    Lulet nė kopėshtin e Edenit!
    Mua mė pėlqejnė gėnjeshtrat
    Ato qė thonė tė vėrteta tė mėdha
    Ato qė mbijnė mbi varre, mbi eshtrat
    Ku njė e vėrtetė e gėnjeshtėrt u tha!

    -Sa kohė ėshtė bėrė, sa kohė!?
    Kam frikė se njė jetė s’mė mjafton!
    Kėput’ma dhe zemrėn po deshe
    K’tė kafshė qė mbaj lidhur nė litarė
    Mbi ēarēafė tė zhubrosur ka fjetur
    Nė shtrate tė ngrohur mė parė…

    -Ku je zgjuar sot, dje, ku je zgjuar!?
    S’mbaj mend! Ēdo ditė njė rrugė tjetėr!
    Stomaku i natės treti gjurmėt e mia…
    Nga cicėrima ėndrrash shpirti mė zien
    Mjegulla diku larg mėrgoi nga uria
    Ndėrtesat pėrkulen e pijnė ujė nė liqen

    Mė ndje, kam njė plagė nė kraharor,
    Njė prej atyre gjėrave qė la mbas qyteti!
    Ja, ai atje ėshtė zėri im…
    Ja njoh mirė sytė kureshtar prej fėmije!
    Thonė, se lulet e shkurtit kur mbijnė
    Lėshojnė lotė me aromė pavdekėsie…

    Ndaj, vazhdo mė tej, s’kam ē’tė shes
    Janė pavlerė pėrgjigjet e mia lakuriqe…
    Nė rrugėn tjetėr tregėtojnė gjithēka
    Nė rrugėn tjetėr dhe shpirti kushton pak
    Nė gjet’sh dhe tėndin aty, s’ėsht’ hata!
    Shpirtin tim dje e bleu njė plakė!

    -Pse gėnjen, mė thuaj, pse gėnjen!?
    Mė pėlqejnė gėnjeshtrat qė thonė tė vėrteta!
    Nė derė, dimri me dorė tė hekurt troket.
    S’ka xhama tė thyer, asnjė damar i prerė…
    Pėrtej liqenit qė ha yje, bejroza po pret
    Zogun e blertė qė krahėt i’u thyhen nė erė…

    Asgjė e ēuditėshme, mė beso, asgjė.
    Njė gur u frikėsua kur e thirra nė emėr!
    Njė mik i vjetėr po numėronte hapat e hėnės
    Ndėrsa kėndonte nėn zė njė kėngė nga vegjėlia
    Njė nga ato ninullat e ngrohta, t’ėmbla, tė nėnės
    Njė nga ato pak rreshta ku ripėrtėrihet gjithėsia…

    Qyteti nė kockė mė ka ngulur hijen…
    Oh! Hija! Asgjė nuk dhemb mė shumė se ajo!
    Sytė e mi pėrtypin dhembė kujtimesh
    Sa herė dielli shkon tė flerė nė bark tė liqenit
    Pėr t’mė kėputur nė mėngjes lule ėndėrrimesh
    Porsi Eva gjethet nė kopėshtin e Edenit.

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Leonard Seiti.

    Ah, ta ndienim pak mė shumė
    K’tė dashuri qė moshė nuk ka…
    Sa pak nga ty, sa pak nga unė
    Mori kjo botė, kjo botė na dha…

    Sa pak i dhamė, e s’u ankua
    Njė jetė na dha, e s’na mjaftoi
    T’i thoshim qoft njėherė; Tė dua
    Si i’a thotė shelgu ndanė pėrroi…

    Ndoshta, fjalėt s’i gjetėm dot…
    Ndoshta s’gjetėm dot vetėveten!
    Lundrojmė ėndrrave, por mė kot,
    Vjen njė ditė dhe ėndrrat treten!

    Ndodh, e gjendemi tė thinjėruar
    Si nė fundvjeshtė, kur thinjet bari
    S’mjaftoi njė jetė pėr ta dashuruar,
    Pse duhet vallė tė mjaftoj varri!?

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gentian_gr pėr postimin:

    Foleja_ (11-04-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •