Isha duke shkuar ne pune dhe ishte nje mengjes i ftohet kur e njoftofa kete djalosh grek.Ishte duke pritur autobusin per Prishtine se kishte arritur me tren nga Greqia.Ishte i veshur me rroba teper te lehta per muajin shtator ne Kosove dhe dridhej nga te ftohtit.Mu afrua kujdesshem dhe mu drejtua me nje srbo-maqedonishte te bastardhuar qe mezi e kuptova se c'thoshte.Ne dore mbante ca drahma greke dhe me tha se ishte student dhe kishte ardhur te studijoj pedagogjine ketu ne Prishtine, pra me pyeti per ca para(dinare) ne kembim per drhmite se i duheshin per autobus.Ishte viti 1991-92, mu dhimbs ky gjalosh student se edhe vet i kisha kaluar vitet dhe peripecit studentore jo fort vite me pare.I thashe se se pari do te duhej te ngrohej me ndonje pije te nxehte se ishte merdhire krejt i gjori e per autobus do t'ia bejme lehte.E cova deri ne cajtoren me te afert ku pime ca caja dhe pasi u ngroh mire e dergova deri te fakulteti i filosofise dhe aty u ndame.Pas disa diteve erdhi te puna dhe me kerkonte te me shperblente per kujdesjen qe kisha treguar per te para ca diteve,kishte sjell nje box mallboro dhe nje wisky,butesisht e refuzova dhe pranova te mar vetem nje pako mallboro qe e ndava me shoket e punes.Me tha se kishte degjuar per bujarine dhe besen shqipetare dhe se tani e kishte vertetuar ne prakse por ajo qe me habiti teper ishte fakti se ai tha se edhe ne Greqi existonte BESA dhe se andej nga vinte ai(Edhesa) ishte mjafte e perhapur.Nuk i besova ne fillim por ai me kendoi nje kenge greke:
Besa ja besa ise pringipesa
Ise ke perpatise
Afto to spiti mesa
Megjithse edhe tani si kuptoj plotesisht fjalet pervec se Bese oj bese ti je princeshe....ai djalosh Kostantinos Bljankas me gjase kishte baben shqiptare(Plaku) dhe nuk mu nda deri sa i mbaroi studimet dhe sa here vinte ne Prishtine prej pushimit me sillte dhurata...e si i mbaroi studimet as vet nuk e dij(studijonte ne katedren e pedagogjise ne gjuhen serbe) se gjuhen nuk e mesoi fare i shkreti si themi ne Fetah erdhi Fetah shkoi por me diplome ama....
Krijoni Kontakt