Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Gjykata e Tiranës nuk tregoi kurrfarë mëshire ditën e djeshme ndaj Nazime Vishës, të cilën e dënoi me 15 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës.

    Por, ndërsa avokatja e 18-vjeçares kërkonte mëshirë para dhënies së vendimit, duke parë historinë e dhimbshme të Nazimes dhe faktin se ajo është abuzuar kur ka qenë minorene, gjyqtari Petrit Çomo flinte.

    Më pas, i zgjuar si nëpër ëndërr, ai dha vendimin e dënimit të Nazime Vishës, e cila do të vuaje 10 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pamjet janë kapur nga “A1 Report”.

    TEMA



  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Dje kam degjuar nje gjyqtar te gjykates me te rendesishme te Shqiperise sic eshte ajo e Tiranes ti pergjgjet nje vajze,(qe po kerkonte meshire si viktime e nje perdhunuesi e trafikanti femrash) se leri keto fjale se jane shume te vjetra. Tani te pergjigjesh ne kete menyre ne vitin 2013 tregon se ne c'fare niveli eshte drejtesia shqiptare, thjesht e TURPSHME!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte


    Ka gjasa teorike qe ne revizion te perdoret si argument per vazhdim te procesit...
    Pavaresisht se raste te tilla zakonisht nuk jane te rregulluara me ligj, nje gjyqtare ne nje gjendje te tille nuk mund te llogaritet patjeter si i pranishem ne proces.
    Edhe pse mbyllja e vazhdueshme e syve, edhe per nje kohe me te gjate, eshte e lejueshme.
    Gjithesesi, nese do te vleresohej se veprimet e gjyqtarit ishin shenja karakteristike dhe tipike te nje njeriu qe po e merrte gjumi, atehere ankesa do te ishte veshtire te refuzohej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-05-2013 më 20:32

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Fjetja tregon qe avokatja e 18 vjecares ka qene shume boring
    ne fjalimin e saj plot me klishe dhe jo bindese ne mbrojtje.
    Fjalimi I saj I merzitshem e ka vene ne gjume gjykatesin.
    Denimi ka ardhur me shume per faj te avokates se sa aktit te te pandehures.
    Gjykatesi do rrinte zgjuar me sy kater I vemendshem nqs avokatja do argumentonte pse klientja e saj eshte e pafajshme
    dhe nuk meriton asnje dite burg perkundrazi kerkon demshperblim monetar per stresin psikologjik dhe abuzimet e atij Fiqiriut.
    Avokatja duhet te argumentonte qe vrasja e Fiqiriut ishte nje sherbim fisnik dhe nje favor
    qe i behet shoqerise duke pastruar nje plere te demshme per shoqerine dhe sigurine ne publik.
    Ajo duhet te deklaronte qe klientja e saj eshte e pafajshme dhe nje heroine qe mori ne
    duart e saj drejtesine dhe I beri nje favor shoqerise duke vrare djallin me fytyre njeriu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-05-2013 më 21:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Ka gjasa teorike qe ne revizion te perdoret si argument per vazhdim te procesit...
    Pavaresisht se raste te tilla zakonisht nuk jane te rregulluara me ligj, nje gjyqtare ne nje gjendje te tille nuk mund te llogaritet patjeter si i pranishem ne proces.
    Edhe pse mbyllja e vazhdueshme e syve, edhe per nje kohe me te gjate, eshte e lejueshme.
    Gjithesesi, nese do te vleresohej se veprimet e gjyqtarit ishin shenja karakteristike dhe tipike te nje njeriu qe po e merrte gjumi, atehere ankesa do te ishte veshtire te refuzohej.
    Kush flen ne orar te punes duhet pushohet nga puna.
    Fjetja ne orar te punes eshte akt gross dhe I patolerushem
    perfshire edhe gjykates dhe kushdo qofte
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush flen ne orar te punes duhet pushohet nga puna.
    Fjetja ne orar te punes eshte akt gross dhe I patolerushem
    perfshire edhe gjykates dhe kushdo qofte
    Kerkesa jote eshte ceshtje tjeter (administrative)...

    Mua do te me interesonte me teper se a mund te konsiderohet nje gjykim ne rrethana te tilla si plotesisht i ligjshem?
    Edhe ne shtetet me te zhvilluara nje situate e tille kurioze nuk do te ishte i lehte per tu gjykuar.
    Sipas shume gjasave shumica e gjyqtareve (edhe ne perendim) do te gjykonin ne favor te gjyqtarit, pasi qe askush nuk mund te thote me siguri te mjaftueshme se gjyqtari vertete ka fjetur dhe nuk ka mundur ta percjelle procesin me vemendjen e duhur. Gjithashtu, asnje gjykates nuk eshte i obliguar te koncentrohet maksimalisht dhe te mos i shpetoje asnje fjali dhe asnje gjest i pjesemarresve ne proces. Tek e fundit, cdo gje protokollohet.
    Megjithate, sipas mendimit tim, sjelljet e tilla te nje gjyqtari ne procese kaq te rendesishme eshte shume problematike.
    Per publikun mund te jete edhe nje shembull tjeter qe do te vertetonte mendimet dhe dyshimet e tyre negative per gjyqesorin ne Shqiperi...

  7. #7
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    po ç`skandal...!

    Me kete sistem te korruptuar e mjerane te gjyqesise, ja keshtu do garantohet shteti ligjore. Po çfare gjykatesi do te gjykoje aty, te tillet jane ne shqelma turinjeve e bythes ti nxjerresh zvarre deri te dera e gjykates!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    e ka fajin kokaina
    ajo te ve ne gjume

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Nazime Visha kërkonte mëshirë, por gjyqtari…flinte

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    e ka fajin kokaina
    ajo te ve ne gjume
    ca thua more Ziti ?????!!!!!!

    koka te le pa gjume

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •