Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 117
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam

    Që të jeshë besimtar i krishterë do të thotë të besosh në rradhë të parë librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Biblën.
    Që të jeshë besimtar islam do të thotë të besosh në rradhë të parë në librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Kuranin.
    Të krishterët e konsiderojnë biblën si libër të Zotit dhe i përkulen, kurse islamët e kosiderojnë kuranin si libër të Zotit dhe i përkulen, kjo dmth se këta libra sipas tyre janë libra të përkryer dhe gjithë çka është e shkruar në to janë të vërteta sepse ato janë fjalë të Zotit, gjithmonë sipas tyre.
    Duke u nisur nga kjo, për të vlerësuar një gjë si të vërtetë dhe për të besuar në vërtetësinë e saj (për njeriun e llogjikshëm, me mendje dhe arsye të shëndoshë) duhet që në të të paktën të mos ketë asnjë rrenë apo të pavërtetë, edhe pse për ta marrë një gjë si të vërtetë shkencërisht duhet edhe të jetë në gjendje të testohet dhe provohet një gjë e tillë, por ja që nuk do ta konsiderojmë një fakt të tillë sepse mund të ketë të vërteta edhe të patestuara dhe të paprovuara, por në asnjë mënyrë hiç fare nuk mund të ketë të vërteta rrena apo gënjeshtra.
    Pra, kjo do të thotë se nëse sipas të krishterëve Bibla dhe sipas islamëve Kurani janë libra Zoti, atëherë Zoti i madhërueshëm si i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm që është, në librat e tij (nëse janë të tij) nuk mund të ketë dërguar rrena apo gënjeshtra, apo edhe thjeshtë gjëra të pavërteta.
    Nëse vetëm një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë gjendet në Bibël, Kuran apo në cilindo libër që konsiderohet si i Zotit ai libër ose nuk mund të konsiderohet libër Zoti sepse ai si i tillë është i gjithëfuqishëm, gjithëdijshëm dhe nuk mund të dalin rrena,gënjeshtra apo të pavërteta nga Ay.
    Bibla por edhe Kurani thonë se Toka është e vjetër jo më shumë se 10 000 vjet, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë por është më larg se 5 miliardë e 999 milion e 990 mijë vjet së vërtetës 6 miliard vjet të vjetërsisë së Tokës së testuar dhe provuar shkencërisht. Ka edhe shumë gjëra tjera nga këto dy libra që shkencërisht janë testuar dhe provuar shkencërisht se nuk janë të vërteta, por kjo mu duk si më e rëndësishmja dhe siç e thashë edhe më lart vetëm një e pavërtetë mjafton në rast të tillë për të dëshmuar të pavërtetën e gjithë librit si i Zotit, sepse Zoti është i gjithëdijshëm dhe nuk mund të dërgoj gjëra të pavërteta.
    Një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë e tillë dëshmon se këto libra nuk janë të Zotit, sepse nëse ne besojmë ende se janë të tij atëherë na del që Zoti i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm na qenka gënjeshtar apo i paditur gjë që nuk korrespondon me besimin tonë në Zotin si i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe krijues i gjithçkafit.
    Nga kjo rrjedh pyetja ime për gjithë besimtarët e këtyre feve:
    Pse dhe si ende mund të besoni në këto fe?
    Nuk them në Zotin sepse këto libra mund të jenë vetëm propagandë filozofike e dy filozofëve më të mëdhenjë që ka njohur njerëzimi që kanë gënjyer me mijëra vjet me miliarda njerëz të kësaj bote.

    Falemniderit për mirëkuptim


    Përshëndetje dhe
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse shkrova në këtë forum për jobesimtarët e Zotit dhe të feve, nuk do të thotë se unë jam i tillë personalisht. Unë nuk besoj në fe, për arsyet e lartpërmendura, por besoj shumë në Zotin dhe ky besim i imi shumë i madh në Zotin nuk më lë të besoj në fe që servirin gënjeshtra në lidhje me Zotin.
    Faleminderit për mirëkuptim
    Përshëndetje edhe njëherë
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    me pelqen mendimet qe ke sepse jane te drejta.NQS nje liber ka rrena atehere nuk eshte liber i zotit , dhe une po te pyes ty " ku e gjete ate shifren qe thote kurani per krijimin e tokes para
    10000 vjeteve????

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk kam kuran sikur që nuk kam as bibël unë por edhe kurani e shpjegon krijimin e tokës njëlloj sikur bibla, pra që të dyja kanë rrena. Kushdo që ta ketë mund ta sjellë këtë këtu.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    eeeeeeejjjjjjjj avash me jep argumentat dhe jo te flasesh nga cke degjuar apo te kane thene

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mund të lexosh në shpjegimin e krijimit të Tokës që Kurani bën dhe ai është argumenti.Unë nuk mund ta sjell asnjërën edhe pse i kam lexuar tre-katër herë që të dyja sepse nuk i mbaj në shtëpinë time asnjërën.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Harrova në përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Dodon.
    Pyeti pak po njeriun kur e krijoi .
    Ne Bibel thuhet ne 4004 P K .
    Gj t m .

  9. #9
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    dodon pershendetje

    quote from dodon:
    "Mund të lexosh në shpjegimin e krijimit të Tokës që Kurani bën dhe ai është argumenti.Unë nuk mund ta sjell asnjërën edhe pse i kam lexuar tre-katër herë që të dyja sepse nuk i mbaj në shtëpinë time asnjërën."

    pjesa me e cuditshme qe kisha lexuar ndonjehere
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    O DODON NA I JEP PRA ARGUMENTAT SE DO TE BESOJME TE GJITHE !!!!!!!!!!!
    NA THUAJ NE CIL SURE E KE LEXUAR TE PAKTEN !!!!!!!

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë argumentat jau dhashë kurse faqet e suret nuk mund ti jap sepse nuk kam Kuran, por nëse do të bindesh duke lexuar vet merre Kuranin dhe lexo suren mbi krijimin e Tokës.
    Gladiator ashtu është të gjitha janë shumë të qarta për të gjithë ata që kanë mendje dhe arsye të shëndoshë.
    Gjithë të mirat dhe përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    ATO ARGUMENTA QE NA DHE TI JANE VETEM FJALE TE TUAT DHE ASGJE TJETER. NQS TI I QUAN ARGUMENTA ESHTE PUNA JOTE.
    NE KURAN NUK KA NJE GJE TE TILLE MBI KRIJIMIN E TOKES
    NQS PASKA SIPAS TEJE NA I JEP PRA TE BINDEMI EDHE NE.
    EJ MOS E KE LEXUAR NGA BIBLA DHE TE ESHTE DUKUR SIKUR E KE LEXUAR NGA KURANI?????

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    NE KURAN NUK KA SURE TE VECANTE PER KRIJIMIN E TOKES DHE NQS DO NDIHME HAP KURANIN NE INTERNET NE KETO FAQE www.albislam.com ose www.kurani.net
    per moderatoret : keto te siperme nuk jane per qellime reklamash

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    6:73.
    E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: "Bëhu"! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet "Surit" (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkretën, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    7:54.
    Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    10:3.
    Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm poqese lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?

  17. #17
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga dodoni
    Mund të lexosh në shpjegimin e krijimit të Tokës që Kurani bën dhe ai është argumenti.Unë nuk mund ta sjell asnjërën edhe pse i kam lexuar tre-katër herë që të dyja sepse nuk i mbaj në shtëpinë time asnjërën.

    Përshëndetje
    Dodon, nuk dua te polemizoj, vec deshiroj ta shpreh mendimin tim pa dashur te kete keqkuptime.

    Ne foton qe kam bashkangjitur gjindet mesazhi qe shkencetaret e kane formuluar dhe eshte transmetuar ne gjithesi ne vitin 1974. Eshte mesazh i civilizimit te Tokes drejtuar civilizimeve te tjera (eventuale) ne gjithesi. Por, sic mund te veresh nuk eshte shkruar ne gjuhen angleze as edhe ne ndonje gjuhe te tjeter. Eshte e bazuar ne disa figura qe duhet t'i spjegojne disa fakte lidhur me civilizimin e Tokes, si psh: sistemi diellor, DNA, figura e njeriut dhe ca te dhena mbi biokimin e jetes se hershme. E gjithe kjo e derguar ne forme te radioimpulseve te fuqishme me informata te koduara ne sistemin numerik binar.

    - A nuk kane ditur shkencetaret te perpilojne dic me komplete, per shembull t'i shenojne disa te dhena mbi Token (dimensionet, klima, topografia, kontinentet dhe oqeanet, qeniet e gjalla, etj...)?

    Kane ditur, por nuk i kane perdorur. Athua pse? Sepse mesazhi do te ishte i pakuptueshem. Gjuha qe perdorim ne do te ishte e pakuptueshme per ndonje civilizim tjeter. Per te thene dic por edhe per te qene deri diku te sigurte se ata "ne anen tjeter" do te kuptojne, informata e derguar eshte simplifikuar deri ne ate mase qe te jete gjithsesi e kuptueshme. Megjithate, nuk ka kurrfare garancioni se "pala tjeter" do ta deshifroje mesazhin, qofte edhe kaq i thjeshte sa eshte.

    Desha te them se nuk duhet te presesh qe Bibla apo Kurani te jene enciklopedi shkencore me te dhena numerike, grafikone e fotografi. Ato permbajne nje mesazh universal drejtuar njerezimit, jane shpallur ne gjuhe te kuptueshme per njerezit dhe permbajne shume me teper informata se mesazhi i cekur me larte. Ato mesazhe jane "emituar" me qellim qe te jene te qarta njerezve dhe njekohesisht mos te "devalvohen" me kalimin e kohes. Nuk eshte fjala per paaftesine e Zotit te te furnizoje me te dhena shkencore ekciklopedike, por per paaftesine e miliarda njerezve qe kane lindur dhe vdekur qe prej kohes se Shpalljes e qe nuk kane qene te gjithe ne mundesi te ngriten intelektualisht dhe besimin e vet ta bazojne ekskluzivisht ne te dhena shkencore.

    Eshte mesazh universal edhe ne kuptimin hapesinor edhe ne ate kohor, mesazh qe i drejtohet edhe mbreterve edhe fukarenjve. Megjithate, mesazhi ne ta eshte i qarte per ata qe kuptojne, e i paqarte per ata qe nuk kuptojne apo nuk deshirojne te kuptojne. Thashe edhe me larte: ta dergosh nje mesazh te simplifikuar nuk garanton se pranuesi do te jete ne gjendje te kuptoje. Ne anen tjeter, po kaq e veshtire do te ishte per pranuesin ta kuptoje nje mesazh teper te komplikuar per mendjen e tij.

    Per kete arsye, njerezit besojne apo nuk besojne, varesisht se a kane kuptuar apo nuk e kane kuptuar Mesazhin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  18. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    53. Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë

    Flitet për dhiatën e vjetër, pra dhiata e vjetër është e shkruar po nga Zoti sipas Kuranit që dëshmon se edhe Kurani po sikur Bibla nuk kanë asgjë të bëjnë me Zotin.

    76. E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.

    Edhe këtu pranohet se dhiata e vjetër është e shkruar nga Zoti dhe edhe këtu dëshmohet që po sikurse bibla nuk ka asgjë të bëj me Zotin.

    121. Atyre, të cilëve u dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).

    Ata të cilët e lexojnë biblën drejtë e besojnë edhe Kuranin, pra edhe një fakt që dëshmon se edhe Kurani po sikur Bibla nuk kanë asgjë të bëjnë në lidhje me Zotin.

    176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.

    Flitet për 'ndryshimin' që kinse i paskan bërë dhiatës së vjetër në lidhje me ardhjen e të dërguarit të Zotit Muhamedin, të sqarohemi se këtu nuk flitet për krijimin e Tokës apo rrenat e tjera që janë në bibël.

    48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.

    Këtu pranohet gjithë bibla së bashku me kuranin si libra të Zotit, gjë që dëshmon rrenat e që të dyjave.

    64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"

    Këtu mundohuni që të bëni aleancë me ta, por nuk mund të ketë aleancë në lidhje me fenë sepse nuk mund të kenë të drejtë të dy parët (këtu duke neglizhuar faktin e rrenave që paraqiten në të dy librat) , e nëqoftëse ata nuk pranojnë atëherë ju mos iu nënshtroni por mbajeni këtë fenë tuaj.


    84. Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorzuar

    Dmth i besojme të gjithë të dërguarëve dhe librave të tyre (mes tyre edhe rrenave në bibël).

    47. O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.

    Dmth Kurani është vërtetues i rrenave të biblës.

    171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.

    Edhe këtu besohet në Jezu Krishtin si i dërguar i Zotit dhe rrjedhimisht edhe në bibël me gjithë rrenat e përfshira në të.

    66. Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.

    Edhe këtu besohet në bibël me gjithë rrenat në të.

    156. (E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.

    E zbritëm kuranin sepse jevrejtë kishin libër 'zoti' dhe edhe ne kishim qejf ta bënim një të tillë për këtë qëllim edhe Muhamedi i këshilloj disa nga miqtë e tuaj që shpejt e shpejt ta shkruajnë një libër përafërsisht të njejtë me biblën me të cilat gënjyen miliarda njerëz pa mendje e arsye të shëndoshë e pa llogjikë fare me mijëra vjet.

    1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.

    Kur të shkoni ta plaçkitni një komb tjetër, keni kujdes pastaj mos u përçani në ndarjen e plaçkës, hajnisë se Zoti ju do që atë ta ndani barabartë, pra kur të shkoni ta vidhni fqinjin ta ndani pastaj gjithë çka vidhni përgjysëm.
    Analizone mirë këtë dhe pastaj nëse me të vërtetë jeni besimtar te Zoti, a mund ta besoni se Zoti lejon vjedhjen, plaçkitjen e tjetrit. Ky libër jo vetëm që nuk është nga zoti por është libër kriminal sepse po arsyeton veprat kriminale.


    . Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo, që t'u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.

    Ende pa e mbaruar librin e kanë ditur që kjo nuk do të besohet, si mund të besohen rrena, por është me të vërtetë i hidhur fakti se si njerëzimi ka pasur gjithë ata njerëz dhe ende ka të tillë që besojnë në gënjeshtra dhe libra kriminal të tillë.

    7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).

    Ne Shqiptarët skemi asnjë udhëzues prandaj edhe ne si arabët duhet ta bëjmë një të dërguar nga Zoti, po qese me të vërtetë arsyetohet një gënjeshtër dhe vepër e tillë kriminale, dhe një fe shqiptare që ta besojmë të gjithë ne.

    Të besoj njeriu në fe pamvarësisht se cilës është marrëzia më madhe e tij, dhe është njëlloj sikur ti thotë ngjyrës së bardhë (që duket me mijëra km se është e bardhë) e zezë dhe në të njëjtën kohë nënçmim i madh i Zotit.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    o DODON KURANI FLET PER UNGJIJTE E VERTETE DHE JO PER ATA TE NDRYSHUAR NGA NJEREZIT . TI VETE E NXORRE ARGUMENTIN KU KURANI FLET PER TE KRSIHTERET :
    171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    TI PIKE SE PARI THE QE NE KURAN SHKRUHEJ PER KRIJIMIN E TOKES PARA 10 000 VJETEVE . KU ESHTE KY ARGUMENTI QE THE TI.?????

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •