Pershendetje Dodon!
Ne te vertete, sot shkenca perdor me shume se 80 metoda te ndryshme per te percaktuar moshen e tokes. Ate metode qe une permenda me lart perdoret per datimin e materialit organik (te gjalle) ose materialit qe ne nje kohe ishte pjese e nje organizmi te gjalle. Megjithe problemet qe keto metoda kane ne vetvete, shumica e tyre japin nje moshe te re per token dhe jo miliarda vitet e propozuara.
Une besoj se ky univers, qielli, toka dhe gjithshka ne to jane krijuar nga Zoti, ne 6 dite, ashtu sic thuhet ne Fjalen e gjalle te Perendise, Biblen.Ti me lart thua: "se nuk perjashton mundesine qe universin ta kete krijuar Zoti", ndersa une them se kjo mundesi jo vetem qe s'duhet perjashtuar, por eshte edhe e vetmja mundesi qe universi ka ardhur ne ekzistence. Te besosh ne Zot do te thote te besosh se gjithshka eshte krijuar prej Tij dhe cdo gje perreth mban vulen e Krijuesit. Teoria qe perpiqet te tregoje se gjithshka erdhi ne ekzistence nga rastesia, apo nga nje shperthim i fuqishem, ose gjera te tjera si keto, eshte sa qesharake, aq edhe per te ardhur keq.N.q.s. ne do tia atribuonim ekzistencen tone evulimit, natyres, perzgjedhjes, rastesise, atehere ne perjashtojme direkt Autorin, Krijuesin e jetes.Keto teori jane teper te rrezikshme per njerezimin dhe pasojat e saj jane bere te qarta per njerezimin. Ne se njeriu ka ardhur rastesisht ne kete bote dhe pa ndonje qellim per jeten, atehere me siguri qe ai po shkon drejt humbjes se perjetshme, me vdekjen fizike merr fund gjithshka per njeriun, ai humbet perfundimisht; kete thote teoria e evolucionit, apo "shkenca", qe e ka shpikur kete teori, per te treguar prejardhjen tone.
Vezhgimet e shumta te bera me pare dhe qe vazhdojne te behen, vertetojne gjithnje e me shume vertetesine e Bibles, per krijimin dhe historine e tokes. Bibla i jep kuptim jetes, ajo na jep celesin per te kuptuar te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Une ta kam thene edhe me pare qe une nuk jam ne gjendje te te mbush mendjen ty, apo dikujt tjeter per vertetesine e Bibles, ajo qe une po them eshte nje deshmi, se Perendia ekziston dhe se Ai dhe vetem Ai mund te beje te mundur per cdonjerin qe te kuptoje te verteten, te shohe rrezikun qe i kanoset cdokujt, prej mekatit dhe se vetem Perendia mund te beje te mundur qe njeriu te shpetohet.
Persa i perket asaj se cfare kam shkruar ne fund te shkrimit tim te meparshem eshte nje pergjgje e asaj qe ti ke shkruar me pare, por pa keqkuptim. Bibla thote se te gjitha te keqijat e njeriut dalin nga zemra e tij dhe kjo eshte ajo qe e ben njeriun te ndotet dhe te behet fajtor perpara Perendise.Ne fakt Bibla e ka profetizuar se njerezit do te besojne me shume teorite e veta, se sa deshmine e Perendise se gjalle, ja se cfare thuhet tek Romaket 1:19-25 :
19 meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
21 Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
22 Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,
23 dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen
Dodon kalofsh nje fundjave te kendshme dhe kerkoje Zotin me gjithe zemer. Ai eshte gjithmone aty, eshte i pranishem kudo dhe pret qe ti te kekosh ndihmen e Tij.Zoti te bekofte!
Krijoni Kontakt