Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 117
  1. #91
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga Astrit77
    Pershendetje Dodon!
    Postuar me pare nga Dodoni!


    Teoria e bingbangut (shperthimit te madh) per oringjinin e universit pranohet ne menyre te zakonshme nga shume evolucioniste si nje fakt i vertete.



    Dodoni
    Marrja e kësaj nga shumë shkencëtar evolucionist nuk do të thotë se teoria mbi evolucionin bazohet në teorinë e bingbangut.
    Dhe përderisa teoria e evolucionit është e mbështetur me mijëra fakte shkencore dhe mësohet në çdo shkollë bote, teoria e bingbangut jo, pandaj nuk duhet ngatërruar këto dy gjëra.
    Teoria e evolucionit edhe njëherë nuk shpjegon krijimin e universit por krijimin e jetës dhe evoluimin e gjallesave.



    Astrit
    Por nje gje eshte e sigurte, cfaredo lloj teorie qe te sjelle shkenca per origjinen ajo gjithmone do te deshtoje ne se perjashton Autorin e universit.



    Dodoni
    Nuk është e thënë ashtu, neve na duhet e vërteta më shumë se besimi në një të pavërtetë nëse është e tillë, dhe nëse e vërteta në të ardhmen del se nuk është Zoti krijues atëherë edhe duhet të pajtohemi të gjithë përfshirë edhe mua.





    Astrit
    Ti Dodon pranon nga njera ane Perendine dhe se gjithshka eshte krijuar prej Tij, por nga ana tjeter pranon se shkenca ja ka dala mbane te shpjegoje se nga vijme ne dhe se Fjala e Perendise nuk na thote gjithe te verteten.Nese pranon ekzistencen e Perendise, duhet me deomos te pranosh edhe Fjalen e Tij si te pagabueshme. .




    Unë pranoj përëndinë dhe do të kisha pranuar edhe fjalitë e tija por jo fjalët e disa filozofëve që pretendojnë se janë Zoti vet dhe fjalët e tyre janë fjalë të Zotit, prandaj nuk ju besoj feve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #92
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga rapsod
    ti dodon qe dukesh si shkencetar
    a s'me thua nga qyteti je apo fshatar?
    e nese kjo s'ka rendesi
    mos iu fut gjerave me budallaki.
    e nese ne USA gjendesh ti
    per te medhenjte po flet si fmi,
    s'ta ka fajin as Bibla e as Kur'ani
    ta ka fajin koke-tabani.
    Ato qe ti i quan fakte
    jane gjynahe jane mekate,
    ato qe ti i argumenton
    duhet te dish se po gabon.
    Filozofe dhe shkencetar,
    nuk kane shpifur nuk kane share
    njerez te tille te shenjte tek Zoti,
    qe ti flet kot se koti.
    Nejse une jam lodhe me njerez si ty
    jam lodh per at Zot e per kta dy sy
    jane fjale zemre jane fjale "blod-i"
    ju pershendet tgjithve rapsodi!!!

    Juve rapsodi unë nuk jam shkenctar, dhe jam nga qyteti edhe pse nuk e dalloj veten time nga fshatarët fare, dhe poashtu nuk po ju futem gjërave me marrina, por po mundohem që tju sjell pak dritë edhe juve që të shihni të vërtetën, nuk e di se kush ma ka fajin për këtë, sa për gjynahe më gjynah është të besosh rrena që e nënçmojnë edhe vet Zotin.
    Filozofë dhe shkenctarë edhe sot nuk janë shajnë vetëmse na kanë sjell të vërtetën në lidhje me rrenat e feve të ndryshme që nuk është sharje hiç fare.
    Kurse unë nuk e di se si ju kam lodhur juve, se mos ju kam futur me zor në këtë temë që të ju lodhi, po sju pëlqej tema mos u futni këtu hiç fare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #93
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kurse sa për juve i krishteri nuk kam se çfarë tju përgjigjem, sepse edhe nuk keni pyetur asgjë, dhe poashtu ato çfarë keni shkruar nuk kanë asgjë të bëjnë me temën që kam hapur unë këtu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #94
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    Mire atehere po te qartesoj pak kujtesen. tema a nuk eshte se ti hedh poshte Biblen(per kurann nuk me duhet gje) duke e quajtur te reme sepse keshtu ta thote mendja pa sjell ndonje fakt por vetem mendimet e tua. me sill nje rresht nga Bibla ku te duket e reme dhe ta shikojme bashke se eshte e rreme apo eshte vetem nje fiksacion qe ke ne mendje(apo mund ta kesh dhe me te degjuar qe eshte e rreme dhe ngule kembe si mushka, ku i dihet).

    Te lutem dhe nje here kur te flasesh per Biblen fol me baze dhe jo sepse keshtu mendon ti sepse ne kete menyre do te ta heq fare vizen, ok?

    ku eshte shkruar ne Bibel diçka qe eshte e rreme? kjo eshte pyetja, por dua pergjigje lidhur me shkencen dhe Biblen ok?

    me respekt i krishteri!!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  5. #95
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve qenkeni i verbër, apo jeni analfabet që nuk dini të lexoni, apo jeni kokëtrashë sepse ndryshe nuk mund të sqarohet dot moskuptimi i gjithë këtyre çfarë janë shkruar këtu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #96
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    po sjelle shkrimet e tua per te te treguar se kush eshte i trashe ok?

    1- Tek Postimi # 1 ti thua keshtu:
    Bibla por dhe kurani kane thene se toka eshte e vjeter jo me shume se 10.000 vjet, gje qe jo vetem nuk eshte e vertete po eshte me large se 5 miliarde e 999milione e 999mije vjet se vjetersise se 6miliarde vjete te testuar dhe provuar shkencerisht
    ah, ishe vet kur eshte provuar shkencerisht?nejse disa si puna jote besojne aq qorrazi ne shkence(pa hapur syte) ashtu siç ke thene vet:
    ..Besojne ne babadimrin..
    kjo eshte ajo qe ti beson ne ate te ashtequajtur shkence. nejse Une nuk po mohoj shkencen por ate qe do te marri emrin e shkences qe quhet ateizem. me shkence njeriu zbulon vetveten por nuk e mohon vetveten ose bihe ne kundershtim me vetveten. Ateismi eshte si ajo feja qe do te quhet e krishtere por qe nuk eshte e krishtere dhe hedh balte mbi krishterimin. eshtu eshte dhe ateizmi me shkencen e vertete. Ateistat duan ta mbajne veten per shkencetare por fundja fundit siç thuhet "E verteta eshte ajo qe ngelet dhe jo ajo qe humbet". keshtu dhe Ateizmi. doli Komunizmi(ateizmi qe mohonte Perendine) zgjati sa zgjati por e pam se ku perfundoj, por e njejta gje dhe me nazizmin gjerman dhe e dime se si perfundoe. Ju ateistat e ngelur jini si ato deget qe mbahen nen nje peme te kalbur(qe po i vjen fundi).

    Doja te te thoja me kete se ti fol sa te duash por e verteta do te ngelet gjithne. Perendia ka dhene fjalen e Tij(BIBLEN) dhe sado qe te vijne me pas gjera qe te hedhin poshte Biblen por do te shduken ne hiç dhe nuk do t'ju gjendet as nami e as nishani.

    Te lutem kur te flasesh shiko realitetin dhe jo perrallat e ateizmit siç the ti me "Babadimrin". Sepse ateizmi ka perralla te tilla qe nuk ve gje ne vije, ndersa besimi ka gjera qe te shpeton jo vetem koken e shkrete por dhe shpirtin e shkrete qe po vuan per arsye te Egos tende.

    prandaj shiko me mire dhe mos ec me "paraocchi" si kuajt, ok? ose mos shiko vetem nga nje dritare dhe thua se une kam pare gjithçka, por shiko nga te tera dritaret dhe pastaj jep nje konkluzion, ok? sepse kane qene me te zgjuar se ty, qe jane profesora me disa universitete dhe nuk kane thene kurre qe Bibla eshte rreme por kane thene te verteten dhe kane pare jo vetem nga lindja por nga te gjitha anet Linde-Perendim, veri-juge.

    me respekt i krishteri!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga i krishteri : 16-04-2003 më 22:27
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  7. #97
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në shkencën beson edhe ti edhe gjithë njerëzimi gjithë kohën, këtë nuk mund ta mohoj askush.
    E dëshmoni edhe njëherë me këtë ateizmin, në asnjë shkrim timin këtu nuk thuhet se unë jam ateist, në pothuajse çdo shkrim timin në këtë temë jam shprehur se unë besoj në Zot, por jo në fetë e rrejshme. Pyetjet e tuaja që mund të keni të ardhmen mund të neglizhohen nga ana ime, pra mos pritni përgjigje ndaj pyetjeve dhe shkrimeve siç keni bërë deri tani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 19-04-2003 më 16:33
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #98
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    me duket se nuk jam une ai qe them se je ateist por shkrimet e tua:

    a e di ti seç do te thote besim?
    po te shpjegoje diçka lidhur me besimin per te te zhvilluar pak nga mendja sepse po tregohesh vertet...!

    Te besosh ne Perendine nuk do te thote te besosh ne ekzistencen e tij. Ajo qe thua ti, "BESOJ" nuk eshte veçse pohim. Besimi nga pohimi ka nje ndryshim shume te madhe. Ashtu siç ateizmi me shkencen keshtu dhe pohimi me besimin. Ashtu si ateizmi ka diçka te shkences por nuk eshte shkenca keshtu dhe pohimi ka diçka te besimit por nuk eshte besimi.
    po e them me fjale me te thjeshta qe ta kuptojne dhe ata mund ta quajne te pleksur.

    Te besosh ne nje person nuk do te thote qe te besosh ekzistencen e tij por do te thote te besosh fjalen e tij. te pohosh ekzistencen e nje personi nuk do te thote ta besosh por vetem sa je dakord me ekzistencen e tij por nuk do te ish ate qe thote Ai person.

    keshtu i dashur mik ajo qe ke thene deri tani ka treguar qe ti je ateist. Ateist nuk do te thote te mohosh ekzistencen e Perendise sepse dhe po ta duash ti nuk e mohon dot sepse duket haptas ose siç tha njeri "duket sheshit"! Ateizmi po do ta dishe, mohon Fjalen e Perendise duke kerkuar teori qe te hedhi poshte ato qe thuhen ne Fjalen e TIJ(BIBLEN)!

    prandaj i dashur mik qarteso dhe idet e tua se ç'fare je dhe pastaj hajde dhe fol per besimin, ok?

    me respekt i krishteri!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga i krishteri : 16-04-2003 më 22:59
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #99
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ateizmi është mosbesim në Zot, kurse besimi në Zot nuk është ateizëm, më afër me ateizmin jeni ju që besoni në njerëz propagandues të rrejshëm se janë të dërguar nga Zoti që e nënçmojnë edhe vet Zotin se ata sikur unë që nuk i besojnë rrenave të tilla, dhe rrjedhimisht edhe respekti për Zotin është shumë më i madh dhe ashtu siç e meriton ai.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #100
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    nejse

    Te dije ti se ç'eshte besimi do te ishe i krishtere naxoje pak Hebrenjte 11:1 dhe gjykoji me zemer dhe jo me mendje ok?
    Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen
    Nuk dua ta zgjas sepse eshte e kote.

    me respekt i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •