Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro

    Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro. Izraeliti Bazalel SH. e ka blerë atë për 120 mijë euro. Kjo tregti u bë në Klinikën Medicus. Dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm i transplantimit. Ministri i Shëndetësisë ende nuk tha
    asgjë për këtë skandal. Kryeministri Thaçi kërkon sqarime nga AlushGashi.....


    Kjo eshte nje pjese e tekstit te gazetes express te dates s esodit. Nga kjo shihet qarte se me çka merren disa nga klinikat ne Kosove. Tashti si do te ndikoje kjo pas akuzave qe serbet bejne per shqiptaret qe gjoja se kan bere pazarlleqe me organe te sebeve gjat dhe pas luftes?
    www.gazetaexpress.com
    http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf
    faqe 8-9
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kjo eshte puna e qeveris son.

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kjo pune nuk eshte nis kur erdhi ne pushtet kjo qeveri,mos ja mveshni krejt te keqijat ketyre,tek e fundit ministri i shendetesis eshte ai qe duhet pergjegj per kete,por jo vetem ne kete vit.Ktu jan rrenjet pak me thell!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ketu ka gisht pikrisht kjo qeveri
    Nuk eshte e rastit qe edhe kshilli i evropes e renditi qeverin si me te korruptuaren ne rajon.
    Ajo qe me brengos mua eshte burgosja dhe lirimi ne te njejten koh,pra eshte duke u ber vetem spektakel sepse mua nuk ma ka ren te ndegjoj qe ndokush u denua me burg per shkak te hajnis.
    Te gjith po na dalin te pa fajshem,ateher qeveria duhet te denohet perse po i burgos njerzit pa faj apo nuk eshte keshtu.
    Se kemi qeveri amatere ne politik kjo nuk ka dyshim por disa pune jan duke shkuar ne ate drejtim qfar armiku deshiron.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Po te kem mundesine do ju sjell se shpejti nje artikull shume interesant te nje gazetari shqiptar nga Tetova mbi nje hulumtim te zhvilluar pikerisht mbi tregetine me organe njerezore.

    Do lexoni tmerr. Bashkepunimi i organeve te shtetit me kontrabanduesit.

    Me pare do me duhet te marr leje nga gazetari per ta publikuar ketu.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Post

    Qe ne fillim dua te falenderoj personalisht gazetarin Xhelal NEZIRI qe me lejoi kete hulumtim ta ndajme se bashku.

    Gjurmëve të tregëtisë ilegale me organe njerëzore në Maqedoni

    Tregu fatal i organeve

    Hulumtimi i SCOOP-it ka treguar se numri më i madh i viktimave të tregëtisë me organe janë romët, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike pajtohen që për një shumë të caktuar të parave të shesin organin e tyre. Si organ që më shpesh kërkohet është veshka. Organi shitet nëpërmjet ndërmjetësuesëve kurse blerës janë shtetas të huaj nga vendet e zhvilluara


    Xhelal NEZIRI

    Në një natë të qershorit të vitit 2006, kur 17-vjeçari Trajan Beqirov nga një lagje rome të Shkupit ishte rregulluar për të dalë në një aheng bashkë me shokët e tij, asnjëri anëtar i familjes së tij nuk kishte menduar se ai nuk do të kthehet më.
    Trajani i kishte thënë babait të tij Ezerxhan se do të dalë në një shëtitje nëpër qytet bashkë me shokun e tij të ngushtë Orhan Iseni. Babai dhe nëna e tij e kishin ditur se ai ka të dashur andaj daljet e tija për çdo uikend nuk u ishin dukur për t’u habitur. Në shtëpi zakonisht ishte kthyer kah mesnata, kur edhe ka kapur autobusin e fundit urban. Por, atë natë një thirrje telefonika nga policia i ka tmerruar anëtarët e familjës. Në ora 2.30 minuta, një punonjës policie, ka marrë në telefon familjen Beqirov për t’i njoftuar që të vijnë ta marrin djalin e tyre, duke mos u dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me të. Vetëm se ua kanë bërë me dije që të marrin tesha të thata pasi kishte qenë i lagur.
    “Kur vajtëm në stacionin e policisë djali im nuk ishte aty. Më thanë që u ka ikur gjatë legjitimimit. Më dhanë arsyetimin se policët kanë dyshuar në Trajanin dhe Orhanin se janë vjedhës të veturave andaj edhe i kanë legjitimuar”, rrëfen Ezerxhani, duke mbajtur në dorën që i dridhej fotografitë e të birrit.
    Nga kjo natë familja Trajanov në vazhdimësi ka marrë arsyetime se djali i tyre llogaritet si i zhdukur.
    Pas shtatëmbëdhjetë ditëve ankth kjo familje e përmbytur me probleme ekzistenciale merr lajmin për fundin fatal të Trajanit.
    Një banor i fshatit Trubarevo, disa kilometra larg qytetit të Shkupit, kishte gjetur trupin e pajetë të djalit në ujërat e lumit Vardar.
    “Që nga dita e parë më gënjyen se fëmijën e kam të gjallë…”, tha babai i Trajanit, duke e ulur kokën poshtë. Në fytyrën e tij plot përnjëherë fillojnë të rrjedhin lotët, të cilat ia ndërpresin rrëfimin.
    “Shtatëmbëdhjetë ditë nga stacioni policor më thonin se fëmija im është i gjallë. Dhe, më në fund më thanë që ka vdekur. Në fillim më dhanë shpjegimin se fëmijët vetë kanë filluar të ikin vërdallë. Por, shoku i tij Orhani me tha se pas tyre kanë vrapuar pjesëtarët e njësitit policor ‘Alfa’. Ata as që janë legjitimuar se kush janë. Orhanit i kanë rënë me shuplakë derisa e kanë rahur edhe Trajanin”, u shpreh Ezerxhani duke hedhur shikimin kah dritarja e hapur e shtëpisë, prej nga dëgjoheshin zëra fëmijësh që loznin aty pranë.
    Ai ende nuk ka marrë përgjigje për shumë pyetje që i ka parashtruar te organet kompetente.
    Si për shembull, ai tregon se në Mjekësinë Ligjore i kanë thënë se Trajani nuk ka patur të veshur bluzë derisa njeriu që e ka gjetur të vdekur në lumin Vardar ka thënë se e ka gjetur me bluzë të veshur. Më pastaj, nuk ka përgjigje pse i është qepur këmba e djathtë në gjatësi prej 40-50 centimetra dhe në kafkë, para se të dërgohet në Mjekësinë Ligjore.
    “Kjo është një vdekje shumë e mistershme”, thotë babai duke paralajmëruar se nëse deri në pranverën e vitit të ardhshëm nuk merr përgjigje të saktë, të drejtën e tij do ta kërkojë në Gjykatën e Strazburit.
    Ai thotë se edhe Orhani në stacionin policor është sjellur çuditshëm. Kur është lëshuar në shtëpi kanë ngrirë edhe kontaktet me familjen Trajanov.
    Disa ditë më vonë, nëna e Orhanit i ka thënë Ezerxhanit se djali i saj në ëndërr kërkon Trajanin dhe në vazhdimësi ka përshpëritur se e kanë kapur “Alfat”.
    Saherë që e kanë pyetur Orhanin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në natën fatale për Trajanin, ai ka rrudhur krahët dhe ka heshtur.
    Gjurgjemani, vëllai më i vjetër i Trajanit, hedh edhe më tepër dyshime mbi arsyetimet zyrtare.
    “Vëllai im ishte notues i mrekullueshëm. Si i atillë nuk ka mundur të mbytet në ujë”, thotë ai.

    Organet “e vjedhura”

    Konkretisht, ajo që ka habitur anëtarët e familjes Beqirov është rezultati që kanë marrë nga obduksioni shtetëror i Maqedonisë. Nga obduksioni i parë, i bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, rezulton se Trajani ka vdekur nga mbytja në ujë.
    Ky obduksion është bërë menjërë ditën që është gjetur trupi i tij. Nga zyra e Institutit janë lajmëruar te shtëpia e Ezerxhanit duke kërkuar që menjëherë të vijnë e ta marrin trupin e pajetë të Trajanit, edhe pse ka qenë mesnatë.
    Por, ai ka dyshuar në tentimin e Institutit që sa më parë të mbyllet rasti dhe ka kërkuar ndihmë te Komiteti i Helsinkit në Shkup. Ezerxhani është interesuar nëse Komiteti mund t’i mundësojë atij që të kryej një obduksion të dytë, por me ekspertë të huaj.
    Komiteti ka aprovuar kërkesën e tij dhe ka gjetur ekspertin bullgar Georgi Hristov Bankov që ta kryej obduksionin e dytë.
    Rezultatet e Bankovit, të cilat i ka parë gazetari, tregojnë se Trajani kafkën e ka bosh. Në vend të trurit, kafka i është mbushur me gazeta të shtypura në Maqedoni. Përveç trurit, ka munguar zemra dhe veshka e majtë.
    Eksperti bullgar në raportin e tij shkruan se ka gjetur shenja gjaku në brendësinë e kafkës me ç’rast konkludon se ka pasur gjakderdhje në tru si pasojë e rahjes. Trajani, sipas Bankovit, ka qenë i rahur me mjet të fortë gjë që ka sjellur gjakderdhjen e brendshme.
    Rezultatet tregojne se tre ditë trupi i Trajanovit ka ndenjur në të thatë kurse 14 ditë në ujë.
    “Nuk e di kush i ka marrë organet e djalit tim. Nuk e di nëse i janë shitur dikujt dhe kush i ka blerë ato. Më kanë thënë se ato organe i kanë dërguar në Kolumbi, ku njerëz nga vendet e zhvilluara i blejnë për t’i transpalntuar”, thotë Ezerxhani.
    Ai dyshon tërë operacioni i nxjerrjes së organeve nga Trajani është bërë në Spitalin Ushtarak në Shkup, ku edhe është dërguar pasi është kapur nga policia. Pas nxjerrjes së organeve, Ezerxhan dyshon se trupi i djalit të tij është hedhur në lumin Vardar.
    “Pasi policia nuk na tregoi se ku është djali im, neve në besim na treguan se e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak. Atje shkoi ta kërkojë dhëndri im bashkë me familjarët. Por, në hyrje të spitalit ato kanë qenë të ndaluar nga roja, i cili ka pasur urdhër të mos lejojë hyrjen e familjarëve të Trajanit. Por, familjarët e mi kanë insistuar të futen Brenda dhe roja nuk ka mundur t’i ndalojë. Doktorët u kanë thënë se person me emër dhe mbiemër të tillë nuk gjendet aty, por nuk kanë lejuar të verifikojnë një gjë të tillë.
    Organizata joqeveritare “Hëna” dyshon se në këtë rast kemi të bëjmë me shpërfaqjen e tregëtisë ilegale me organe njerëzore, me ç’rast viktima më të shpeshta janë romët.
    Edhe kjo organizatë, bashkë me Komitetin e Helsinkit dhe Asociacionin për zhvillimin demokratik të romëve “Dielli” nga Tetova, ka ndihmuar familjen Beqirov që ta paguajnë obduksionin te eksperti Bankov.
    “Obduksioni tregoi disa momente të reja. Këto momentë serizisht të shtyjnë të dyshosh se trupi i Trajanit nuk ka qenë në ujë për 17-të ditë por se më pas është hedhur në Vardar. Pastaj, pse mungon truri i tij dhe pse kafka i është mbushur me gazeta. Ku janë dërguar pjesa më e madhe e organeve, si veshka, zemra dhe shpënetka”, thotë Muhamed Toçi, i cili udhëheq sektorin për të drejtat e njeriut në këtë organizatë.
    “Hëna” dyshon se organet e Trajanit kanë përfunduar në institute të ndryshme jashta Maqedonisë, ku u janë tranplantuar njerëzve që kanë pasur nevojë për një shumë të caktuar të të hollave.
    “Prindërit e Trajan Beqirovit as që janë konsultuar nëse do të jepnin leje për marrjen e organeve. Sipas ekpertit Bullgar, për një analizë të mirëfilltë nuk nevojitet marrja e një organi të tërë por vetëm një ekzemplar prej 2-3 centimatrash. Pse atehërë mungojnë organe të tëra? Me siguri se tjetërkush e ka përgjigjen”, thotë Toçi.

    Romët në shënjestër të “tregëtarëve”

    Hulumtimi i SCOOP-it ka treguar se numri më i madh i viktimave të tregëtisë me organe janë romët, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike pajtohen që për një shumë të caktuar të parave të shesin organin e tyre. Si organ që më shpesh kërkohet është veshka. Organi shitet nëpërmjet ndërmjetësuesëve kurse blerës janë shtetas të huaj nga vendet e zhvilluara.
    Edhe pse formalisht bëhet fjalë për “donim” me vetë dëshirë të organit, prapë se prapë bëhet fjalë për vepër kriminele për shkak se tërë procesi nuk shkon nëpërmjet institucioneve kompetente dhe nuk respektohen rregullat e caktuara me ligj për transpllantin e organeve. Sipas ligjeve në fuqi, në Maqedoni si donator organi mund të paraqitet vetëm anëtar i familjes së pacientit.
    Përveç se janë në gjendje të vështirë ekonomike, romët janë “të përshtatshëm” për tregëtarët e organeve pasi një pjesë e konsiderushme e tyre jetojnë në lagje të paurbanizuara, nuk janë të rregjistruar dhe nuk evidentohen në numrin e përgjitshëm të policisë.
    Një lagje e tillë që moti është ngritur në një pjesë të periferisë së qytetit të Tetovës, aty ku funksionon zona industriale. Të rrethuar me fabrika dhe mbeturina të hedhura, në shtëpitë e tyre të improvizuara jetojnë afër 1 mijë romë. Rrallë kush nga to është i rregjistruar dhe posedon dokumente identifikimi. Familjet e tyre i mbajnë gjallë duke grumbulluar letra të përdorura, të cilat ua shesin fabrikave recikluese. Jo pak nga ato e nxjerrin bukën duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit.
    Kur pyetëm nëse dikush ka shitur veshkë në kompenzim për para ata menjëherë tundën kokën në shenjë pohimi dhe nuk ishte fare i largët ky fenomen për to.
    “Unë nuk pajtohem, por ka shumë që kanë shitur. Vijnë njerëz që ofrojnë para për një veshkë. Ka që japin edhe 15 euro. Unë kurrë nuk do ta bëja”, thotë Ilmiu, i cili u prezantua si kryeplak i lagjes.
    Ai thotë se është munduar t’i bindë bashkëkombasit e tij që mos të shesin organet, por më kot.
    “Pasi ia bënin analizat, atë e merrnin dhe e dërgonin ilegalisht në Shqipëri. Më pas e kthenin në këtë vend me para në duar. Pasi që bënin para e lërnin këtë vend dhe shkonin për të jetuar në Shkup, në ndonjë shtëpi me tulla”, rrëfen Ilmiu.
    Sipas tij, në një rast kanë sjellur një “donator” të vdekur.
    “E morën për t’i marrë vetëm veshkën por e sollën të vdekur. Na e lanë këtu dhe ikën. Nuk e di nëse i kanë marrë të gjitha organet”, thotë Ilmiu.
    Ai pohon se edhe vetë është viktimë e tregëtisë me organe, por pa dëshirën e tij.
    “Shoqja ime ka problem me veshkët. Shpesh duhet të shkojë në spital. Para dy viteve e dërgova në Shkup për ta kontrolluar dhe shëndoshur. Më thanë se nuk i punojnë mirë veshkët dhe më propozuan që njërën veshkë t’ja jepja unë. U pajtova dhe shkuam në sallën e operacionit ku menduam se është bë transplanti. Mirëpo, gruaja ime prapë vazhdoi me probleme të veshkëve. Kur shkova te një specialist në Tetovë më tha se veshka ime as që është transploatuar te gruaja ime. Këtu doktorët jo vetëm paratë por edhe organeti t’i vjedhin”, thotë Ilmiu.

    Policia s’ka të dhëna

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni thotë se s’ka të dhëna se në këtë vend po lulëzon tregëtia me organe njërëzore.
    “Ne si Ministri nuk kemi rregjistruar ndonjë akt kriminel të kësaj natyre. Në momentin kur do të hetojmë një vepritari të tillë ilegale ne gjithsesi se do të veprojmë në mënyrën më energjike”, tha zëdhënësi i i MPB-së, Ivo Kotevski.
    Ai nuk dëshiroi të komentojë rastin e Beqirovit dhe rastet tjera të romëve viktima të tregëtisë ilegale me organe njerëzore.
    “Në Ministrinë e Shëndetësisë është formuar një Trup koordinues për këtë problematic. Ata kanë bërë inspekcione dhe i kanë detajet”, shtoi ai.
    Në Trupin kooridnues thanë se inspekcionet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë rregjistruar asnjë rast të transpllantimit illegal të organeve.
    Ky trup u formua pas raportit të fundit të Organizatës Shëndetësore Amerikane, ku Maqedonia përmendej në grupin e shteteve ku është prezente tregëtia ilegale me organe. Sipas kësaj organizate, Maqedonia është vend ku të pasurit bëjnë të ashtuquajturin “turizëm të transplantimit”, ku ofrohen veshkë, mushkëri të zeza, membranë e zemrës dhe lëkurë.
    Edhe Bashkësia Evropiane për transpllantimin e organeve, në raportin e saj, ka vënë Maqedoninë në listën e vendeve donator të organeve.

    Rrjeti i tregëtarëve

    Nga ana tjetër, burime në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se në Maqedoni operon një rrjet i tregëtarëve të organeve, i cili përbëhet nja mjekë-kirurgë dhe kontrabandistë, të cilët kanë për detyrë të gjejnë dhe përgatisin “dhurues” të organeve dhe t’i dërgojnë në Shqipëri ose Greqi, ku janë të vendosura klinikat për tranplantim të organeve.
    “Tërë rrjeti në Ballkan dhe më gjerë në Evropë kontrollohet nga ekspertë Izraelitë, të cilët edhe kanë hapur klinikat në Shqipëri dhe Greqi. Ata, në mënyra të ndryshme, imponohen te pacientët e vendeve të zhvilluara si shpëtim për ta apo për të afërmit e tyre. Këto njerëz u oforjnë donator organesh nga India e Pakistani por edhe nga vendet e Ballkanit”, thonë burimet.
    Sipas tyre, në vitin 2001 dhe 2002 nga biznesmenë dhe kirurgë izraelitë ka pasur iniciativë për ndërtimin e një klinike për transplantim të organeve, me qëllim që donatorët nga Maqedonia të mos kalohen ilegalisht në klinikat në Shqipëri dhe Greqi.
    “Ata ishin thelësisht të interesuar të investojnë në këtë klinikë për bartjen ilegale të organeve. Dy të parat i kishin hapur në vitin 1994 në dy vende fqinje. Ishin të interesuar të ndërtojnë klinikë supermoderne edhe këtu, por nuk e di pse s’u kthyen më”, theksojnë burimet.
    Sipas tyre, përveç transplantimit të organeve ky rrjet bën edhe kontrabandimin e fëmijëve romë dhe bonjakë nga Maqedonia drejt Italisë dhe Greqisë. Atje, në të shumtën e rasteve, shfrytëzohen si dhurues organesh, me ç’rast përveç veshkëve ka raste kur u merret edhe gjaku apo zemra.
    “Një fëmijë të gjinisë mashkullore e shesin për afër 50 mijë euro derisa vetëm mushkërinë e zezë të fëmijës për 30 mijë euro. Për veshkë më tepër kërkojnë nga 20 deri më 30 mijë euro”, thonë burimet.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    Ja kanë marrë e nuk ia kanë paguar veshkën

    B. Kalaja | 06-10-2011 01:11 CET

    A. K., dëshmitar i mbrojtur në rastin “Medicus”, të mërkurën në dëshminë e tij ka treguar se si atij i është marrë veshka dhe se për të nuk i është dhënë një pjesë e parave. Këtë dëshmi A. K. e ka dhënë pa praninë e publikut, por njëri nga avokatët në këtë rast, Fazli Balaj, ka thënë se dëshmitari është nga Bjellorusia dhe në Kosovë ka arritur përmes Stambollit.

    Ai nuk ka treguar detaje të kësaj dëshmie, por ka shtuar se dëshmitari ka përmendur disa emra, jo të Kosovës por disa rusë. Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe sot.

    Në këtë proces gjyqësor, që ka filluar të martën, akuzohen Lutfi Dervishi me të birin Arbanin, Ilir Rrecaj, turku Driton Zhillta, Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

    zeri info

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Keta me plot kuptimin e fjales jane pure animals .
    Njerez te tille duhen kalb ne burg sepse ska asnje gje humane left tek keta .

    Barbarizem .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro. Izraeliti Bazalel SH. e ka blerë atë për 120 mijë euro. Kjo tregti u bë në Klinikën Medicus. Dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm i transplantimit. Ministri i Shëndetësisë ende nuk tha
    asgjë për këtë skandal. Kryeministri Thaçi kërkon sqarime nga AlushGashi.....


    Kjo eshte nje pjese e tekstit te gazetes express te dates s esodit. Nga kjo shihet qarte se me çka merren disa nga klinikat ne Kosove. Tashti si do te ndikoje kjo pas akuzave qe serbet bejne per shqiptaret qe gjoja se kan bere pazarlleqe me organe te sebeve gjat dhe pas luftes?
    www.gazetaexpress.com
    http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf
    faqe 8-9
    dmth cenkan 100 fituese,eh tani duhet dite ne sa pjese eshte ndar kjo shum,se keto operacione jane bere ne diten me diell,gjith kosova ka dite per egzistencen e asaj klinike

  10. #10

    Angry Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!

    Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!


    Pas shplljes së vendimit të Gjykatës së Qarkut për rastin “Medikus”, prokuroria e EULEX-it ka lëshuar nëj informacionn se edhe tetë të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në rastin “Medicus” për siç thuhet në kumtesë, “…trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.” Sipas kumtesës së EULEX-it , “një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve. Tetë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprat penale siç janë krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.
    Ky hetim i ri është i bazuar në hetimet e kryera në rastin Medicus, si dhe në gjetjet tjera gjatë fazës së gjykimit. Të dyja rastet zbuluan dyshimet e bazuara se të dyshuarit e lartcekur kanë vepruar në bashkëkryerje apo kanë ndihmuar në mënyrë të direkte apo indirekte pjesëtarët e grupit të krimit të organizuar në kryerjen e veprave të rënda, siç është trafikimi me qenie njerëzore me qëllim të heqjes së organeve.
    Por, megjithëse në kumtesën e EULEX-it nuk jepen emra dhe detaje të tjera për hetimet në këtë rast, duket se tetë personat që janë duke u hetuar tashmë e dijnë se kush janë ata sepse paraprakisht, gjatë gjykimit gati 5 vjeçar të rastit “Medicus” këta tetë persona janë hetuar apo janë marrë në pyetje nga Prokuroria special e EULEX-it sit ë dyshuar në veprimtarinë kriminale “…trafikim me qenie njerëzore…”. Në këtë kuadër emri I deputetit të PDK-së Shaip Muja është përmendur disa here si I përfolur në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit me qenie njerëzore.
    Shaip Muja ka qenë një kohë të gjatë këshilltar për shëndetësi I kryeministrit Hashim Thaçi dhe ai është marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it edhe gjatë hetimeve në procesin gjyqësor “Medicus”. Muja megjithëse nuk u gjet në bankën e të akuzuarve në rastin Medicus ai besohet se është I përfshirë në momente të caktuara që ndërlidhen me trafikimin e organeve njerëzore, të veshkave, veprimtari kjo e gjykuar dhe e ndaluar së fundi nga një trup gjykues I Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të kryesuar nga një gjyqtar I EULEX-it. Siç dihet në këtë proces gjyqësor u gjykuan pesë persona dhe u dënua me 21 vjet e gjysmë burg, shkruan sot gazeta “Bota sot"./Indeksonline/



    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=56784



    Emri:  foto.php.jpg

Shikime: 981

Madhësia:  20.0 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!


    Pas shplljes së vendimit të Gjykatës së Qarkut për rastin “Medikus”, prokuroria e EULEX-it ka lëshuar nëj informacionn se edhe tetë të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në rastin “Medicus” për siç thuhet në kumtesë, “…trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.” Sipas kumtesës së EULEX-it , “një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve. Tetë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprat penale siç janë krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.
    Ky hetim i ri është i bazuar në hetimet e kryera në rastin Medicus, si dhe në gjetjet tjera gjatë fazës së gjykimit. Të dyja rastet zbuluan dyshimet e bazuara se të dyshuarit e lartcekur kanë vepruar në bashkëkryerje apo kanë ndihmuar në mënyrë të direkte apo indirekte pjesëtarët e grupit të krimit të organizuar në kryerjen e veprave të rënda, siç është trafikimi me qenie njerëzore me qëllim të heqjes së organeve.
    Por, megjithëse në kumtesën e EULEX-it nuk jepen emra dhe detaje të tjera për hetimet në këtë rast, duket se tetë personat që janë duke u hetuar tashmë e dijnë se kush janë ata sepse paraprakisht, gjatë gjykimit gati 5 vjeçar të rastit “Medicus” këta tetë persona janë hetuar apo janë marrë në pyetje nga Prokuroria special e EULEX-it sit ë dyshuar në veprimtarinë kriminale “…trafikim me qenie njerëzore…”. Në këtë kuadër emri I deputetit të PDK-së Shaip Muja është përmendur disa here si I përfolur në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit me qenie njerëzore.
    Shaip Muja ka qenë një kohë të gjatë këshilltar për shëndetësi I kryeministrit Hashim Thaçi dhe ai është marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it edhe gjatë hetimeve në procesin gjyqësor “Medicus”. Muja megjithëse nuk u gjet në bankën e të akuzuarve në rastin Medicus ai besohet se është I përfshirë në momente të caktuara që ndërlidhen me trafikimin e organeve njerëzore, të veshkave, veprimtari kjo e gjykuar dhe e ndaluar së fundi nga një trup gjykues I Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të kryesuar nga një gjyqtar I EULEX-it. Siç dihet në këtë proces gjyqësor u gjykuan pesë persona dhe u dënua me 21 vjet e gjysmë burg, shkruan sot gazeta “Bota sot"./Indeksonline/



    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=56784



    Emri:  foto.php.jpg

Shikime: 981

Madhësia:  20.0 KB
    - dy komt e dy dur keni mi thy edhe hunt ato keni me i thy ju Vetfundosja edhe LDK-ja kurr nuk do te mundeni ta njolloseni Luften e Paster te Ushtris Çlirimtare te Kosoves.
    - kot e keni o Gjak Shkinie.....kot...
    Vv - Palaço+LISBA :D

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve, nën hetim qeveritarë në Kosovë

    Independent: Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve

    SHBA – “Prokurorët e BE-së do të hetojnë figura kyçe qeveritare në Kosovë për përfshirjen e mundshme në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve, që joshi donatorët e varfër, duke iu marrë atyre veshkat dhe duke ia shitur pastaj ato përfituesve të pasur për shuma të majme”- shkruan gazeta britanike Independent, duke iu referuar burimeve të afërta me rastin.

    Pesë persona janë gjetur fajtorë në javën e kaluar për trafikimin e qenieve njerëzore dhe transplantet e paligjshme të organeve në fazën e parë të gjykimit, duke përfshirë urologun Lutfi Dervishi, drejtor i Klinikës, dhe djalin e tij, Arbanin, të cilët u dënuan me tetë dhe shtatë vjet respektivisht.
    "Ky mendohet të jetë rasti i parë në botë, ku mjekët gjenden bashkëfajtorë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar", shkruan britanikja.

    Misioni për sundimin e ligjit i BE-së, EULEX, thotë se ende nuk mund të konfirmojë identitetin e atyre që po i heton në fazën e dytë. Por, në aktakuzën e ndryshuar ka përfundimi i gjykimit të parë, thuhej se mjekët e Medicusit kanë “mbajtur konsultime të vazhdueshme dhe kanë pasur takime me zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës”, duke përfshirë Mujën dhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Alush Gashin.

    Jonathan Ratel, prokurori kryesor i rastit, i tha revistës Independent se “hetimi i ri është nxjerrë direkt nga dëshmitë e dhëna në gjykimin e parë, duke përfshirë edhe dëshmitarët, të identifikuar në aktakuzën e ndryshuar.”

    Muja dëshmoi gjatë gjykimit se ai i kishte takuar mjekët, të cilët kishin aplikuar për një licencë për të kryer transplante. Ai mohoi se ka pasur njohuri për rrjetin e trafikimit.

    Interpoli është duke kërkuar ende kirurgun turk Jusuf Sonmez, i quajtur nga mediat turke si “Dr Frankenstein”, për të cilin thuhet se ka kryer shumicën e operacioneve në klinikën Medicus.

    Ratel beson se ai po i vazhdon operacionet e tij në Afrikën e Jugut, pasi ka ikur nga arresti shtëpiak në Stamboll.

    Zgjerimi i hetimeve ku do të përfshiheshin figura qeveritare të afërta me Thaçin, sipas gazetës, e ka vë BE-në në një pozitë të vështirë. Burime të afërta me hetimin thonë se ka pasur një hezitim në mesin e zyrtarëve të lartë në Bruksel për ta çuar përpara procesin gjyqësor të trafikimit të organeve, për shkak se kjo do ta shqetësonte procesin e brishtë të tranzicionit në Kosovë.

    Ata pretendojnë se ka qenë përcaktimi individual i prokurorëve, ai që e ka mbajtur gjallë procesin.

    “Ka një perceptim se EULEX-i nuk dëshiron ta godasë barkën me gurë, duke ngritur shumë aktakuza të nivelit të lartë. Stabiliteti është prioriteti numër një për komunitetin ndërkombëtar”, citon Independent, një diplomat perëndimor që ka folur në kushte anonimiteti.

    "Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Dy javë më parë, Serbia ra dakord ta njohë sovranitetin e Kosovës për herë të parë, por zbatimi i marrëveshjes është plot me vështirësi për shkak të kundërshtimeve të minoritetit serb brenda Kosovës", shkruan Independent.

    (er.nu/tg/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •