Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland
(Maryland Assembly votes to give illegal immigrants driver’s licenses)
Artikulli i mëposhtëm mund të duket i çuditshëm për shumë emigrantë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara që ka shumë vite që presin tu lëshohet një patentë shoferi. Madje për shumë familje, mungesa a patentës së shoferit përbën një pengesë serioze në lëvizjen e tyre dhe gjetjen e një pune më të mirë.
Lajmi i mirë është se Dhoma e Delegatëve të Shtetit të Maryland ka miratuar një projektligj që tashmë është nënshkruar nga Governatorit të Maryland, z. Martin O’Malley. Ligji në fjalë quhet Akti për Sigurinë në Rrugët e Shtetit të Maryland te vitit 2013. Për personat që janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë gjuhën angleze më poshtë po bashkëngjisim edhe një kopje të artikullit në anglisht të botuar në Washington Post.
http://articles.washingtonpost.com/2...ure-applicants
Propozuesit e projektligjit e konsiderojne votimin ne favor të tij nga Dhoma e Delegatëve një sukses sepse sipas tyre kjo do ti jepte mundësinë Departamentit të Lëshimit të Patentave në Maryland (Maryland Motorvehicle Administration) të administrojë të njëjtat proçedura të provimit me shkrim dhe testit të makinës për emigrantët e paligjshëm ashtu siç administrohen edhe për personat që kanë status të ligjshëm qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Kjo sipas propozuesve të projektligjit do të ndihmonte në krijimin e mundësive të barabarta për emigrantët e paligjshëm si dhe eliminin e rreziqeve nga aksidentet qe mund të shkaktojnë emigrantët e paligjshëm në drejtimin e automjetit.
Ligji në fjalë, i firmosur tashmë nga Governatori O’Malley, mundëson që Shtetit i Maryland të krijojë një patent shoferi të nivelit të dytë, të cilën emigrantët e paligjshëm do të mund ta përfitonin pa patur nevojë të paraqesin numrin e punës (Social Security Number) si dhe pa patur nevojë që te vertetojnë nëse janë të ligjshëm apo jo në Shtetet e Bashkuara.
Emigrantevë të paligjshëm që kërkojnë të aplikojnë për një patent shoferi në Maryland do tu kërkohet që të paraqesin dokumente që vertetojnë identitetin e tyre (emër, mbiemër), nëpërmjet pasaportës ose çertifikatës së lindjes. Po ashtu, për të vërtetuar faktin që emigranti i paligjshëm aplikues jeton në shtetin e Maryland, kërkuesve do t’u kërkohet që të paraqesin kopje të taksave të fundvitit që kërkuesit kanë depozituar pranë Zyrës së Taksave të shtetit të Maryland për dy vite.
Patenta e shoferit të një emigranti të paligjshëm do ti ofrojë mbajtësit të njëjtat të drejta që patenta e shoferit i ofron një personi tjetër që ka status të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Patenta e lëshuar një emigranti të paligjshëm do të ketë të njëjtën ngjyrë si patenta e zakonshme por në të do të ketë mbishkrimin “dokumenti nuk është i vlefshëm për qëllime federale.” Pra, zotëruesi i kësaj patente nuk do të ketë mundësi që të hyjë në zyrat federale ose ta përdorë patentën për udhëtime me avion.
Ky artikull nuk ka qëllim që të japë këshilla ligjore ose të shërbejë si mjet për te shkelur ligjet në fuqi. Në qoftë se e shihni të nevojshmë këshillimin ligjor, do t’ju nevojitet që të konsultoheni më një avokat të specializuar në këtë fushë. Për çdo pyejte dhe sqarim ju lutemi të na shkruani tek adresa elektronike: dmvtestprep@gmail.com
Përgatiti
Akil Tirana, Esq.
MVA Interpreter in Albanian & Italian languages
Krijoni Kontakt