Qytetet lokale nuk kane GDP, shtetet kane GDP. Dhe krahasimi nuk behet ne rang qyteti, behet ne rang shteti. Dhe mireqenia e nje shoqerie nuk matet thjeshte me numrat e GDP, matet me te ardhurat per fryme. Sipas CIA, Shqiperia ka te ardhura zyrtare per fryme ne 2012 $8000/fryme. Po te llogaritesh edhe ekonomine e zeze ne Shqiperi qe mendohet te jete deri ne 50% e GDP zyrtare, i bie qe shqiptaret sot te kene te ardhura per fryme $12,000/fryme. Krahasoje ate me $100/fryme qe ishte ne 1991 me renien e komunizmit. Mireqenia e shqiptareve eshte rritur 120 fish ne 20 vitet e fundit. Ashtu si e rendesishme per nje ekonomi nuk eshte vetem GDP por edhe potenciali i saj ekonomie per rritje ekonomike. Ekomomia e fqinjeve tane italiane apo greke, prej me shume se 2 dekadash eshte ose ne stanacion ose ne tkurrje, kurse ekonomia shqiptare ka patur rritje te larte ekonomike, edhe pse keta dy vende fqinje jane mbase partneret kryesore ekonomike e tregtare te vendit. Dhe kjo eshte nje merite e padiskutueshme e qeverise e njerezve qe drejtojne financat e atij vendi.
Ashtu sic duhet te kuptosh qe une po krahasoja stabilitetin politik e jo ate ekonomik mes Shqiperise e fqinjeve. Rrezimi i shpeshte i qeverive te nje vendi, deshmon destabilitetin e madh politik qe mbreteron si ne Itali edhe ne Greqi. Kurse Shqiperia eshte nje vend qe ka arritur te mbylli me sukses edhe ne menyre te plote 2 mandatet e fundit. Pra teksa fqinjet tane kane patur destabilitet te theksuar politik, Shqiperia ka patur stabilitet te dukshem politik, edhe pse rezultati i zgjedhjeve ka qene i ngushte dhe koalicioni qeverises shumengjyresh. Kjo eshte arritja me e madhe politike e kryeministrit Berisha ne kater vitet e fundit. Pasi pa kete stabilitet politik, asnje investitor i huaj nuk vjen ne Shqiperi dhe asnje mareveshje nuk nenshkruhet me Brukselin.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-05-2013 mė 18:00
Patjeter kane dhe behen...
Sa per krahasim:Shembull:
Ulm schlägt Stuttgart beim Bruttoinlandsprodukt
2009...
Mit einem BIP von 53 535 Euro pro Kopf lag die Donau-Stadt knapp vor Stuttgart (53 480)
...
Ulm mposhte Stuttgartin ne GDP (apo Produktin e brendshem brutto)
Me nje GDP per koke banori prej 53 535 Euro qyteti i Danubit ishte vetem pak para Stuttgartit (53 480 Euro)
Shembull tjeter:
Kalifornien ist die weltweit fünftgrößte Wirtschaftsmacht
Kalifornia eshte ekonomia e peste me e madhe ne bote
...
Shqiperia e vitit 2012 kishte nje GDP per koke banori prej afer 3000 Euro. Ose e filtruar sipas fuqise blerese perafersisht 6000 Euro.
Nese do ti mirrnim parasyesh GDP aktuale te qyteteve te lartepermendura, atehere i bie se keto kane nje GDP 15-20 here me te larte ose edhe me shume se Shqiperia. Sepse duhet ta kemi parasyesh se statistikat ne Shqiperi dhe ne vende si Gjermania nuk jane te kualitetit te njejte.
Ulm perndryshe ka 120.00-180.000 banore, varesisht nga menyra e llogaritjes.
Mate si te duash...Dhe mireqenia e nje shoqerie nuk matet thjeshte me numrat e GDP, matet me te ardhurat per fryme.
Uni ti postova edhe shembujt me te ardhurat per fryme.
Te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane afer 4.000 Dollar (3.913)...Sipas CIA, Shqiperia ka te ardhura zyrtare per fryme ne 2012 $8000/fryme.
Te ardhurat per fryme sipas fuqise blerese lloagriten diku rrethe 8.000 Dollar (8.052)
Sido qe ta llogaritesh, vetem Ukraina(7.374) qe eshte minimalisht me poshte se Shqiperia dhe Bosnja(8.216) qe eshte pak me larte jane nder vendet e Europes te krahasueshme me Shqiperine. Perjashtur Moldavine(3.415), e cila ne GDP sipas fuqise blerese eshte shume poshte edhe pse ne GDP per koke eshte me afer Shqiperise.
Pra, sido qe te krahasosh Shqiperia del si vendi me i prapambetur ne Ballkan dhe ndoshta edhe ne Europe nese llogaritim edhe faktore tjere relevant.
Ekonomi te zeze ka edhe ne vendet me te zhvilluara te botes...Po te llogaritesh edhe ekonomine e zeze ne Shqiperi qe mendohet te jete deri ne 50% e GDP zyrtare, i bie qe shqiptaret sot te kene te ardhura per fryme $12,000/fryme.
Supozimet fiktive nuk jane baze e duhur per krahasime te vlefshme.
Shumat e ekonomise se zeze ne vende dhe rajone te zhvilluara jane perseri shumfishe me te larta se ne Shqiperi.
Kjo eshte edhe ceshtje e vleresimit (ose nenvleresimit dhe mbivleresimit)...Krahasoje ate me $100/fryme qe ishte ne 1991 me renien e komunizmit. Mireqenia e shqiptareve eshte rritur 120 fish ne 20 vitet e fundit.
Gjithashtu eshte edhe ceshtje e kendveshtrimit dhe krahasimit te duhur.
Dy sisteme krejtesisht te ndryshme, me vlera dhe nevoja themelore relativisht te ndryshme, nuk mund te krahasohen me njeri tjetrin.
Pa hy ne detaje tjera, jo vetem Shqiperia por pothuajse cdo shtet ish komunist ka perparuar mbi parimet e krahasimeve tua. Madje shumica ne shume aspekte kane perparuar me shume se Shqiperia.
Ose ndryshe: ne nje ambient "te pershtatshem" te tregut te lire, levizjes se lire te mallerave dhe njerezve dhe globalizimit ne pergjithesi, per Shqiperine ka qene pothuajse e pamundur te mos arrije se paku kete standard qe ka aktualisht. Nese llogarisim edhe emigrancionin e dy dekadave te fundit, i cili ka qene nder me te lartet ne Europe, dhe i cili ishte dhe eshte shtylla kryesore e mkebjes ekonomike te Shqiperise dhe burimi kryesor i konsumit te pergjithshem ne Shqiperi, se bashku me diasporen shqipetare, atehere te arrituar e Shqiperise relativizohen edhe me teper.
Bilanci tregtar i Shqiperise me vendet e lartepermendura dhe me pothuajse cdo vend eshte tejet negativ...Ashtu si e rendesishme per nje ekonomi nuk eshte vetem GDP por edhe potenciali i saj ekonomie per rritje ekonomike. Ekomomia e fqinjeve tane italiane apo greke, prej me shume se 2 dekadash eshte ose ne stanacion ose ne tkurrje, kurse ekonomia shqiptare ka patur rritje te larte ekonomike, edhe pse keta dy vende fqinje jane mbase partneret kryesore ekonomike e tregtare te vendit. Dhe kjo eshte nje merite e padiskutueshme e qeverise e njerezve qe drejtojne financat e atij vendi.
(shumica absolute e te hollave te emigranteve, diaspores, turisteve te Kosoves dhe privatizimeve shkojne ne vende tjera resp. rrisin ne radhe te pare ekonomite e vendeve tjera)
Shembull:
Ne vitin 2012 Shqiperia ka eksportuar ne Gjermani perafersisht 47 milon Euro mallra. Por ne te njejten periudhe ka importuar 229 milion mallra nga Gjermania.
Ngjashem eshte situata edhe me Greqine dhe shtete tjera.
Ekonomite e medha dhe shume me te zhvilluara se Shqiperia normalisht qe nuk kane dinamiken e njejte si ekonomite e pazhvillura apo plotesisht te pazhvilluara, si kjo e Shqiperise.
Potenciali ekonomik i Shqiperise varet ne radhe te pare nga emigrantet, shqipetaret e rajonit, diaspora shqipetare ne pergjithesi dhe bashkimi ekonomimk dhe pjeserisht politik i Shqiperise dhe Kosoves ne te ardhmen. Ne te kunderten, askush nuk do te investonte gje te madhe ne Shqiperi. Apo ke degjuar ti per firma te njohura boterore qe per cdo dite, muaj apo vite po investojne dicka te madhe apo domethenese ne Shqiperi apo troje shqipetare?!
Shqiperia natyrisht se ka kapacitete zhvillimore ne disa sektore te caktuat, sidomos ne energji dhe turizem, por edhe kjo varet kryesisht nga zhvillimet (politik dhe ekonomike) afatmesme dhe afatgjata te rajonit resp. te trojeve shqipetare.
Italia gjate gjithe historise se pasluftes ka pase destabilitet politik te theksuar dhe te pashebull ne europen perendimore, por megjithate ka arritur te jete dhe te mbetet nder vendet dhe ekonomite me te medha dhe me te zhvilluara te botes. Zhvillime te ngjashme ka pase edhe ne Greqi.Ashtu sic duhet te kuptosh qe une po krahasoja stabilitetin politik e jo ate ekonomik mes Shqiperise e fqinjeve. Rrezimi i shpeshte i qeverive te nje vendi, deshmon destabilitetin e madh politik qe mbreteron si ne Itali edhe ne Greqi.
Kurse Shqiperia eshte nje vend qe ka arritur te mbylli me sukses edhe ne menyre te plote 2 mandatet e fundit. Pra teksa fqinjet tane kane patur destabilitet te theksuar politik, Shqiperia ka patur stabilitet te dukshem politik, edhe pse rezultati i zgjedhjeve ka qene i ngushte dhe koalicioni qeverises shumengjyresh. Kjo eshte arritja me e madhe politike e kryeministrit Berisha ne kater vitet e fundit. Pasi pa kete stabilitet politik, asnje investitor i huaj nuk vjen ne Shqiperi dhe asnje mareveshje nuk nenshkruhet me Brukselin.
Rrethanat ne Shqiperi nuk jane te krahasueshme me asnje shtet, me se paku me shtete te medha si Italia apo edhe me Greqine. Shqiperia mund te krahasohet vetem me vende te vogla ballkanike.
Stabiliteti relativ politik ka qene rezultat i pashmangshem i luftes se Kosoves, nderhyrjes dhe vendosjes se NATOs dhe BE-se ne rajon, ne vecanti ne trojet shqipetare te Ballkanit. Ne kete stabilitet politik me se paku kane kontribuar dhe kontribojne "elitat" politike te Shqiperise apo udheheqesit partiak. Ne te kunderten, ata, pa perjashtim, pavareisht se faji i ndonjerit eshte me i madh se i tjetrit, kane qene dhe kane mbetur armiku dhe rreziku kryesor i cfardo stabiliteti dhe zhvillimi te mirfillte politik dhe ekonomik ne Shqiperi. Kryesisht fale nderhyrjeve pothuajse te perditshme te faktorit te fuqishem nderkombetar (atyre qe i quajme miqe) eshte penguar dhe pengohet destabiliteti permanet, anarkia dhe lufta qytetare. Natyrisht se edhe pasurimi i disa pjesetareve te elitave ka kontribuar deri ne njefar mase ne stabilizimin e situates se pergjithshme. Sepse asnjeri nga ta nuk eshte i interesuar te rrezikoje privilegjet e arrituar (me djerse apo permes veprimtarise se pandershme, hajnise dhe korrupsionit)...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 29-05-2013 mė 01:57
Krijoni Kontakt