Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    mo e dhiskuto.. ka deshtuar berisha..

    katundaret i kan villat 3-4 kate.. kan lope e drita dit e nate..
    kan mercedesa e vollsfagena.. e pa viza hypin oropllanit e fiu me pamporra e trena..

    keto jan tragjedira shok..

    shkaktar eshte diktatori me i eger i te gjitha kohrave..

    sali ram vicidoli..
    Shkaktar eshte emigrimi...
    Shqiperia s'ka asnje shans mbijetese pa emigrantet dhe bashkekombasit tjere ne Ballkan dhe diaspore.
    Shqiperia nuk ka perspektive zhvillimore afatgjate pa emigrantet, diasporen shqipetare dhe bashkekombasit ne Ballkan. As standardin moderat, edhe pse nder me te ultet ne Europe, nuk do ta kishte pa faktoret qe permenda.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.

    - Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.

    - Arritja tjeter e madhe politike e Berishes, qe ne vetvete tregon edhe maturine e tij politike, eshte krijimi e konsolidimi i koalicioneve fluide sic ishte ai me LSI per 4 vjet. Nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje parti te spektrit te kundert, por ky ishte verdikti i votes se shqiptareve ne 2009 dhe Berisha beri te mundur qe ta mbante kete koalicion ne kembe. Te shumte ishin zerat e analisteve ne 2009 qe koalcioni PD-LSI nuk do ta kete te gjate dhe zgjedhjet e parakohshme jane afer, por ja qe koha i provoi si te paverteta. Berisha nuk ben me politike ne fushen e tij, por ne fushen e kundershtarit. Rekrutimi dhe afrimi rreth PD i gjithe krereve te larguar nga PS, duke i shtuar ata edhe ne lista, deshmon aftesite e tij politike dhe respektin qe ai gezon edhe tek kundershtaret e tij politike. Ilir Meta ka me shume besim tek fjala qe del nga goja e Sali Berishes se sa nga fjala e Edi Rames!

    - Arritja me e madhe e qeverise shqiptare ne keto 8 vjet eshte perballimi me sukses i krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka mberthyer boten, BE dhe dy vendet tona fqinje: Italine e Greqine. Per nje vend te vogel si Shqiperia, kriza e vendeve fqinje do te kish patur pasoja te jashtezakonshme per vendin. Politikat ekonomike, fiskale dhe nismat per thithjen e investimeve te huaja, paten nje sukses te madh qe bene te mundur qe Shqiperia jo vetem ti beje balle krizes, por te kete edhe nje rritje ekonomike.

    - Arritja tjeter e madhe e qeverise ne keto 8 vjet ishte reforma fiskale me futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin. Nje nisme e guximshme qe ishte katalizatori kryesor i zhvillimit te biznesit te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja. Kjo ka bere qe biznesi te kete nje besim te plote tek qeveria dhe taksa e sheshte e te mbeshteti hapur e fort Berishen ne zgjedhje, pasi alternativa e socialisteve eshte taksa progresive qe eshte regresive per biznesin privat.

    - Nje tjeter arritje e madhe e qeverise ne keto 8 vjet eshte vendosja e shtetit ligjor. Jane me dhjetra bandat famekeqe qe jane shpartalluar ne vend, me mijera tonelatat e droges se sekuestruara nga policia, qindra kriminele jane sot ne burg pasi jane kapur nga policia per krimet e bera. Shqiptaret harrojne shtetin narkotik e skafist qe socialistet krijuan ne 8 vjetet e tyre ne pushtet dhe qe Berisha trashegoi ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Kuptohet qe ngelet ende shume pune per te bere, por kjo nuk duhet te nenvleftesoje arritjet aktuale. Tek shqiptaret eshte rikthyer frika e ligjit dhe forces se shtetit dhe Shqiperia nuk eshte me Kolumbia e Evropes.

    - Fale atyre arritjeve me lart, qeveria shqiptare arriti te realizoje edhe dy objektiva historike: a) anetaresimin ne NATO b) liberalizimin e vizave me BE. Shqiptaret levizin sot lirshem ne Evrope pa viza. Gjithe sistemi i korrupsionit te vizave prane ambasadave u shkaterrua. Dhe qeveria ne keto 8 vjet e ka deshmuar me vepra e me pune perkushtimin e saj per ta pare Shqiperine si vend anetar me te drejta te plota ne BE.

    - Nje tjeter arritje e madhe eshte reforma ne administraten publike. Korrupsioni rreth tenderave publike mori fund pasi tenderat nuk mbahen me sirtare ministrash por publikohen ne faqe interneti per gjithe bizneset private te vendit apo te huaja te interesuara. Shkurtimet ne numrin e ministrave ne qeveri, shkurtimet ne numrin e te punesuarve ne administraten publike, kane bere qe qeveria shqiptare te jete me efikase ne punen e saj. Qeveria ka investuar e po investon edhe per trajnimin e administrates publike per te futur frymen e profesionalizmit ne rradhet e buxhetoreve publike.

    - Nje tjeter arritje e madhe edhe pse jo plotesisht e suksesshme eshte politika e privatizimeve te gjitha ndermarjeve te medha publike. Privatizimet e ndermarrjeve publike jane arma me e mire kunder korrupsionit ne vend dhe sigurojne te ardhura te mjaftueshme qe investohen ne vepra publike qe ndikojne ne mireqenien e qytetareve shqiptare.

    - Investimet ne infrastrukturen shqiptare jane nje tjeter arritje e madhe e qeverise Berisha ne keto 8 vjet. Keto kane patur nje ndikim te jashtezakonshem jo vetem ne transport por edhe ne integrimin dhe zhvillimin ekonomik te zonave te thella te vendit. Me perfundimin e ketyre projekteve, koha qe do t'iu duhet njerezve dhe mallrave per te levizur nga cepat me veriore e jugore te vendit ne Tirane e Durres do te pergjysmohet si kohe.

    - Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.

    - Nismat dhe politikat e qeverise per te promovuar turizmin e te gjitha llojeve ne Shqiperi kane qene teper te suksesshme. Shqiperia sot rendit si nje nga destinacionet me te mira ne bote per turizmit nga kompani prestigjoze te turizmit.

    etj....

    Persa u perket deshtimeve:

    - Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se prones private.

    - Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se legalizimeve te ndertimeve pa leje.

    - Deshtimi i tenderit publik per privatizimin e Albpetrolit, edhe pse nuk ishte faji direkt i qeverise.

    - Sistemi publik i mjekesise ne vend vazhdon te jete ne gjendje te mjerueshme me zona te tera te vendit pa ndihmen minimale mjekesore.

    - Reforma ne arsimin privat rezultoi ne nje fiasko te madhe duke prodhuar kuadro me diploma te blera.

    - Qendrimi ndaj CEZ ishte nje precedent i keq i qeverise shqiptare ndaj biznesit. Qeveria vuri perpara ligjit dhe drejtesise interesat e veta politike kur CEZ u preu energjine elektrike atyre qe nuk paguanin faturat. Vete shteti dhe ndermarrjet shteterore nuk paguanin faturat e energjise.

    - Deshtimi me i madh politik i Berishes ne keto 8 vjet ishte emerimi i Bamir Topit si president i vendit. Jo vetem qe Bamir Topi nuk beri te mundur reformen e sistemit te drejtesise ne vend, por ai u be pjese e atij sistemit te korruptuar ne te gjitha emerimet e tij, duke filluar nga kryeprokuroria e deri tek Spahiu i KLD. Edhe sot e kesaj dite, 8 vjet me pas, sistemi i drejtesise ne Shqiperise eshte po aq i korruptuar sa ne vitin 2005. Ky eshte problemi numer nje i Shqiperise sot pasi ky sistem i korruptuar pengon vendosjen e plote te shtetit ligjor ne vend dhe e mban Shqiperine larg anetaresimit ne BE.

    - Censusi ishte nje inisiative e mire por rezultoi ne nje deshtim te plote per nga menyra se si u organizua dhe nga numrat e prodhoi te cilat askush nuk i beson.

    - Menyra se si qeveria festoi 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe fryma nacionaliste e Berishes qe i humbi atij shume pike si brenda edhe jashte vendit, pasi ishte nje nacionalizem me prapavije politike.

    ...

  3. #23
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    - Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.
    shume mire i ke renditur shume arritje te qeverise berisha..e keqja eshte se shqiptaret nuk duan ti shohin keto arritje..mos e dhente zoti e tju erren syte kur te votojne me 23 qershor dhe te na vije ne krye drogaxhiu dhe pederasti i gjate..

    sa per kete qe te nenvizova mund te them qe eshte deshtim albo..nje pjese dermuese e koncesioneve ne energjitike u jane dhene njerezve te afert me pushtetin dhe pa asnje lidhje me energjitiken..thjeshte jane krujuar kompani fantazma sa per te plotesuar dokumentat..pjesa dermuese per te mos thene te gjithe as nuk kan filluar te bejne projektet e as qe e kan ndermend te fillojne..loja eshte qe tjua japin te treteve ..pra tju shesin liqencen dhe te nxjerrin fitimin e tyre..e them kete gje pasi kam nje rast konkret..kam nje mik qe e ka takatin e berjes se nje hidrocentrali te vogel diku ne shkoder por qe ne vendin ku eshte percaktuar per tu bere hidrocentrali e ka liqencen nje qeveritar ..per te bere hidrocentralin miku im duhet te dale i treti ne rradhe dhe i duhet te paguaje nje shume te majme per blerjen e liqences..kjo eshte praktike ne shume fusha ne shqiperi albo..bile ka raste qe liqenca kalon ne 3-4 duar..per mendimin tim kjo eshte nje nga deshtimet me te renda te qeverise..

    edhe dicka tjeter albo..asgjekundi nuk eshte pare forca e shtetit ne mbrojtjen e mjedisit kur i ka dhene liqencen nje kompanie per ndertimin e nje autostrade apo nje hidrocentrali..une e kam pare me syte e mi autostraden durres kukes..po te shkosh andej qo shoshesh qindra e mijera m2 te shpateve apo rrugeve dytesore qe e kan zhveshur totalisht ambjentin nga bimesia..sigurisht qe vete natyra do ta rigjeneroje veten por do te duhet shume shume kohe e ne disa vende nuk do te behet kurre po nuk vuri dore njeriu..edhe te hidrocentralet e njejta gje..hidrocentralet e vegjel behen me kanal e jo me diga..ata qe hapin kanalet le qe krijojne skrapata mjaft te medha por te gjithe materialin e hedhin poshte anes kanalit..une e kam pare me syte e mi kanalin e hidrocentralit te Lapajt dhe eshte vertete per te ardhur keq..dikujt mund ti duket absurde por une mendoj qe qeveria ne kontrate duhej te vente si kusht te domosdoshem ripyllezimin e vendeve te zhveshura si pasoje e nje ndertimi..

    - Menyra se si qeveria festoi 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe fryma nacionaliste e Berishes qe i humbi atij shume pike si brenda edhe jashte vendit, pasi ishte nje nacionalizem me prapavije politike
    edhe kjo qe thua si deshtim mendoj se nuk qendron..nese nuk e ke kuptuar po te them se nese ka dhelper ne politike ai eshte sali berisha..une jam i bindur qe pas festimeve madheshtore te 100 vjetorit te pavaresise dhe deklaratave jo vetem te berishes qendron dikush tjeter..ne nje dokumentar kam degjuar qe CIA punon me plane 50 vjeqare..kushedi cfare plani 50 vjeqar ky dikush tjetri ka menduar per shqiptaret..kurre nuk besoj se berisha e beri ne koke te vet..aspak
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #24
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nese ka dhelper ne politike ai eshte sali berisha..une jam i bindur qe pas festimeve madheshtore te 100 vjetorit te pavaresise dhe deklaratave jo vetem te berishes qendron dikush tjeter..ne nje dokumentar kam degjuar qe CIA punon me plane 50 vjeqare..kushedi cfare plani 50 vjeqar ky dikush tjetri ka menduar per shqiptaret..kurre nuk besoj se berisha e beri ne koke te vet..aspak
    Ne fjalorin Kuksian i thokan dhelper kur dikush nuk benka gje me koke te vet? Une e di se i thone buf ose llosh ne raste te tilla.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #25
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Ne fjalorin Kuksian i thokan dhelper kur dikush nuk benka gje me koke te vet? Une e di se i thone buf ose llosh ne raste te tilla.
    mos hyn si pyka ne dru o jaran..nuk merr vesh nga keto gjera..ik andej nga mjekercjeperit pasi edhe mund te dish ndonje gje...nuk e di nese e di ti ate kuriozitetin per dhelpren por siq duket sja ke idene fare..prandaj hyn si pyka ne dru..

    qe ta marresh vesh pikerisht pse eshte dhelper nuk vepron me koken e tij..e di ai ku eshte i holle akulli dhe nuk shkel aty..bufi ose lloshi futen drejt e drejt dhe te thone '' ik andej se ju nuk dini gje , i di une me mire ''..dhelpra e nuhat mire e mire rrezikun dhe pastaj vepron..nje here u tregua buf ne 97-ten dhe ja thyen turinjt..nuk besoj se ka mbete akoma buf..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.

    - Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.
    ...
    Nuk krahasohet Shqiperia me Italine, nje nder fuqite ekonomike te Europes dhe botes. Madje as me Greqine...
    Shqiperia eshte nje province ballkanike me rendesi margjinale rajonale dhe me rendesi jodomethenese per Europen dhe me gjere.
    Vetem nje shembull sa per ilustrim:
    Stuttgarti, nje qytet gjerman me 600.000 banore ka GDP 3-5 here me te larte se Shqiperia.
    Edhe qytete tjera shume me te vogla, ndoshta me vetem 200.000 banore kane GDP me te larte se Shqiperia.
    Ne fakt, shume qytete me 50.000-100.000 banore kane GDP te perafert me Shqiperine.

    Fakti qe ne Shqiperi nuk ka lufte qytetare nuk mund te perkthehet si stabilitet politik.
    Megjithate, disa gjera jane permiresuar, kryesisht fale emigranteve dhe turisteve shqiptare.
    Ajo cka eshte arritur ne Shqiperi, ne rrethanat qe ndodhej dhe ndodhet, praktikisht s'ka pase mundesi te ndalohet nga askush.
    Sigurisht se ndonje investim i caktuar nuk do te ishte bere, nese nuk do te ishte Berisha ne pushtet.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    kurse une besoi qe berisha ka arritur shume dhe arritja me e madhe e tij eshte paralizimi i socialistve,por me deshir kisha pas qe kesaj radhe te vij edvin kristaq rama dhe do bindeni se sa injorant ne politik eshte,dhe te gjith ata qe shajn sot berishen do ta kerkoin prap.
    Mos harroni edhe nje fakt qe ramen e urrejn shumica dermuese e shqiptarve ne rajon dhe kjo eshte fakt

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    kurse une besoi qe berisha ka arritur shume dhe arritja me e madhe e tij eshte paralizimi i socialistve,por me deshir kisha pas qe kesaj radhe te vij edvin kristaq rama dhe do bindeni se sa injorant ne politik eshte,dhe te gjith ata qe shajn sot berishen do ta kerkoin prap.
    Mos harroni edhe nje fakt qe ramen e urrejn shumica dermuese e shqiptarve ne rajon dhe kjo eshte fakt









    Ramen nuk e urren njeri, thjesht nuk ka afrimitet shpirteror me shqiptaret e Kosoves nga perkatesia e tij Vllehe dhe Himariote, kjo eshte nje plus per komunitetin nderkombetar dhe ndoshta ketu qendron edhe mbeshtetja e tyre e hapur apo e fshehur

    Berisha i frikesoi nderkombetaret me deklaratat e tij per pashaportizimin, unifikimin e arsimit, lidhjet tregtare dhe kulturore,,,,,,,,,,ne nje kohe qe ATA perpiqen per asimilim dhe integrim

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2013
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    ne bisede po bejme ketu nuk po ndryshojme gje. Por Berisha duhet thene se ishte po ai dordolec faktor per te trembur frikerat e fiseve ekonomike ket here te taulanteve etj... dhe kjo ndodh sa here grinden me njeri tjetrin.

  10. #30

    Pėr: Arritjet dhe deshtimet e qeverisjes Berisha.

    Arritjet dhe deshtimet jane te kota, ashtu sic eshte edhe fushata e dy partive. Gjithcka varet nga komisionet e votimit neper pikat e votimit dhe komisionin qendror. Prandaj zihen aq shume per ato se dihet qe kush ka komisionet apo vendos me te fortet neper pikat e votimit fiton.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •