Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Kuvendarët e prizrenit në ekskursion me para të qytetarëve

    Edhe nje skandal per turp i "qeveritarve te Republikes se Kosoves" perkatesisht i komunave kosovare.

    Turpi i mbulft!!!!

    Ne Gjermani, meqe ketu jetoj, kohe pas kohe ndegjoj lajme te ndryshme, per skandale te tilla te ministrave te ndryshme gjerman, dhe keta minista ndeshkohen dhe gjobohen, ndersa ne Kosove kush do te marr masa ndeshkimi? Kush????

    Lexo:






    KUVENDARËT E PRIZRENIT NË EKSKURSION ME PARA TË QYTETARËVE




    Nga Express | 03 Maj 2013 15:35





    “Duhet përmendur faktin se anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e dhjetorit të vitit të kaluar, kishin marrë vendim që për vetën e tyre dhe të gjithë shërbyesit civil të marrin dhurata për festat e fundvitit. Vendimi i tillë i kushtojë qytetarëve të Prizrenit hiç më pakë se 46 mijë euro duke mos hyre në procedurat tenderuese, procedura këto të cilat ishin në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit public” thuhet në reagim.

    “Duke u bazuar në nenin 38 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale i cili thotë “anëtari i kuvendit të komunës apo anëtari i komitetit nuk mund të jetë pjesëmarrës në marrjen e vendimeve dhe në procedurat administrative që kanë të bëjnë me cilëndo çështje në të cilën ai ose ajo, apo ndonjë anëtar i afërt i familjes së tij apo saj, ka interes personal apo material. Çdo anëtar duhet t’i shfaqë të gjitha konfliktet e interesit që lindin në çdonjërën prej mbledhjeve në të cilën është prezent. Çdo këshilltar mund të ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër”. Vazhdon reagimi.

    Sipas KDI’së, vendimet e tilla të Kuvendit të Komunës së Prizrenit bien ndesh me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ku të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë konflikt interesi, meqë vendimi i tillë për shkuarjen në ekskursion është vendim i dëfrimit dhe qejfit të tyre pa u ndërlidhë me interesin qytetarë.

    KDI ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të tregohen parimorë dhe të shfuqizojnë vendimin për shkuarjen në ekskursion dhe të reflektojnë më shumë interesin e përgjithshëm qytetarë. Në të kundërtën shkuarja e anëtarëve të Kuvendit të komunës së Prizrenit në ekskursione për dëfrim dhe qejf të tyre tejkalon përgjegjësinë e votës që kanë marrë këta zyrtarë dhe janë mandatuar që të japin kontribut në të mirën e përgjithshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 04-05-2013 më 04:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •