7 prilli ishte Dita Botėrore e Shėndetit. Tema e kėtij viti ėshtė hipertensioni, njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj nė botė. I njohur gjithashtu edhe si tensioni i lartė i gjakut, hipertensioni shton rrezikun pėr atak kardiak, sulmet nė tru dhe probleme me veshkat. Hipertensioni i dalė jashtė kontrollit mund tė ēojė deri nė verbėrim, ērregullim tė rrahjeve tė zemrės e deri nė sėmundje mė tė ndėrlikuara kardiovaskulare.
Megjithatė, tensioni i lartė i gjakut mund tė parandalohet dhe tė trajtohet. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė bėn tė ditur nė faqen e saj zyrtare se mė shumė se njė nė tre tė rritur nė mbarė botėn vuajnė nga hipertensioni, duke shtuar se kjo sėmundje vret mė shumė se sa Sida.
Hipertensioni dhe sėmundjet kardiovaskulare
Sėmundjet e zemrės janė tė lidhura ngushtė me tensionin e lartė tė gjakut. Tensioni i lartė ėshtė njė sėmundje qė nė tė shumtėn e rasteve shkaktohet nga njė tjetėr problem, sidomos nga problemet nė veshka. Sipas mjekėve, hipertensioni dhe diabeti po kthehen nė dy epidemi tė mėdha. Shpesh hipertensioni vjen pėr shkak tė sėmundjeve tė tjera, ndėrsa nė raste tė tjera ėshtė i trashėgueshėm.
Shkaqet
Disa nga shkaqet kryesore qė shkakton kėtė sėmundje janė problemet me veshkat, ngushtimi i aortės etj. Nė kėto raste hipertensioni quhet dytėsor, sepse vjen si pasojė e njė sėmundjeje tjetėr. Ndodh qė, kur sėmundja tjetėr qė shkakton hipertensionin zhduket, edhe hipertensioni zakonisht largohet bashkė me tė. Tipi tjetėr i hipertensionit quhet primar. Ky lloj hipertensioni prek pjesėn mė tė madhe tė tė sėmurėve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk njihet. Por besohet se ėshtė rezultat i shumė faktorėve si: trashėgimia, mbipesha, mėnyra e tė ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik etj.
Pėr shkak tė natyrės se si vepron sėmundja, hipertensioni quhet ndryshe edhe "vrasės i heshtur". Sipas mjekėve ka persona tė cilėt nuk e kuptojnė se vuajnė nga hipertensioni. Sėmundja pėrkeqėsohet me kalimin e kohės dhe kjo ndodh gjatė njė periudhe tė gjatė kohore dhe jo brenda pak ditėsh. Pikėrisht pėr kėtė ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet nga vetė personi qė nė fillim. Megjithatė, ka disa simptoma tė hershme qė mund t'i kujtohen ēdo personi me hipertension. Kėto simptoma janė: dhimbje koke, sidomos nė mėngjes, zhurmė veshėsh, marrje mendsh, depresion pa e ditur shkakun, personi nxehet pothuajse pa arsye, i skuqet fytyra dhe shpesh ka gjendje tė fikti.
http://albanian.cri.cn/541/2013/04/12/182s122088.htm
Krijoni Kontakt