Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2014
    Postime
    1

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Ese: Atdheu

    Atdheu ėshtė mbase para se gjithash vendi ku robėrohet shpirti.
    Atdheu nuk do dashuri tė cunguar. Ai qė nuk bėn gjithēka pėr tė, nuk bėn asgjė. Ai qė nuk i jap gjithēka Atij, ai i ka mohuar tė gjitha. Ai s’mund tė harrohet. Nuk ka sėmundje mė fisnike se sa malli pėr atdheun, e vendi i huaj nuk tė bėhet atdhe.
    Nė atdhe njeriu ka tė kaluar, por edhe tė ardhme. Nė vend tė huaj ka vetėm tė tashme. Patriotizmi i vėrtetė i dikujt nuk ėshtė ai qė kėrkohet dhe mburret nė ēastet solemne, por ai qė ēdo ditė e ēdo orė kujdeset pa u lodhur pėr tė mirėn e pėrgjithshme dhe nuk mburret me kėtė. Qė tė jesh nacionalist duhet sė pari tė kesh njė atdhe dhe ta duash atw mbi ēdo gjw tjetwr.
    Adheun e duam jo se ėshtė i madh apo i vogėl, por e duam sepse ėshtė i yni.
    Vetėm nė vend tė huaj e njeh bukurinė dhe wmbwlsinw e gjuhės amtare, vetėm atje e ndjen ē’ėshtė atdheu qė e ke braktisur.
    Vendlindja ėshtė vetėm njė, ashtu sikurse nėna. Kujt i takon virtyti i mirė, atij i takon edhe atdheu.
    Thuhet qė kush ka vdekur pėr atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Kush nuk e do atdheun nuk e do as njerėzimin.
    Njė dimėr nė atdhe ėshtė mė i ėmbėl se sa qindra pranvera nė dhe tė huaj. E ata qė dėshirojnė ta njohin e ta duan atdhenė e tyre le tė shkojnė nė dhe tė huaj qė ta ndjejnė mallin pėr tė. Atdheu ėshtė si familja. Vlerėn ja njohim vetėm atėherė kur jemi larg.
    Tė vdesėsh pėr atdhe, kjo ėshtė punė mbretėrish.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar joli1 pėr postimin:

    bili99 (09-02-2014)

  3. #22
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Mashallah sa i paska shkuar lista me tė mira atdheut tonė !! Prit prit sa ka pėr ti shkuar akoma, sa vjen e bėhet mė mirė kėtu.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  4. #23

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Atdheu im nuk eshte politika e politikanet qe jane ne te.

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    vendi me i bukur ne bote, por qe asnje nuk e sheh si te tille...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    pervec teje
    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    vendi me i bukur ne bote, por qe asnje nuk e sheh si te tille...
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  7. #26
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Qendrojne te gjitha gjykimet per atdheun tone dhe pikerisht kjo eshte bukuria e shumemendesise .Shtresa e vetedijshme e kombit duhet te drejtoje gishtin kah dukurite e prapambeturise ,tek njohja me te verteten fillon mbarimi i territ dhe fillimi i -Dites...Shtresa e vetedijshme e kombit duhet ti leshoje -diellin vyrtyteve dhe bukurive te vendit dhe shpirtit shqiptar..dhe joli 1 ka sjelle nje buqete te bukur per dashurine fisnike per atdheun.. Pergjithsisht ne mergimtaret e duam te jetojme ne nje vend si tek thenja qe e perfundon hapesi i temes ,ne nje vend tjeter dhe ai vend te jete Shqiperia( por qe ta bejme ate vend te gjithe duhet te japim kontributin tone)...Ne si mergimtar vazhdojme ta duam atdheun si Rilindasit "E dashura memedhe ,te dua edhe keshtu si je.Por kur te te shoh te lire,do te dua me mire"( te lire nga te gjitha veset e atdheut tone qe jane sjelle ne kete teme)....
    Une si i mbetur jashta kufinjve administrativ dhe ne token time ,mergova ketu jo nga deshira por ate kohe isha i detyruar....tash kane ndryshuar rrethanat per te mire dhe shpresojme ta bejme se bashku Atdheun edhe me mire dhe te bashkuar.
    ..............Po! Ashtu sic eshte sot e dua Atdheun tim dhe besoj me perpjekjen e te gjitheve do behet edhe me mire...Edhe pas 22 vitesh ne mergim me gjithe shpirt e dua Atdheun tim.Pershendetje per te gjithe shqiptaret e mire ne bote qe jo vetem duan por edhe punojne qe Atdheu yne te jete me i mire,me i zhvilluar,me i qytetruar dhe i bashkuar.

    ..................
    Me bastise,
    Endrrat mi grise
    Me pergjove
    Me arrestove
    Me mundove
    Me perjashtove
    Punen ma mohove
    ma hoqe prej dore.
    Buken nga goja ma more.
    Ne themelin tim te ri,
    ngrite njeqind shpi,
    per sojin faqezi.
    Familjen time fisnike,
    Ma quajte armike.
    Nga shpija me debove,
    me largove nga vendi im i vjeter.
    Ne nje vend tjeter.
    *
    Por ti s'e munde shpirtin tim,
    se ku ka lirija kuptim
    eshte Atdheu im!
    Dhe ja sot kam nje Atdhe tjeter,
    por zjarrin e shpirtit tim,
    e ndez Atdheu i vjeter!

    Xhabir Alili,Chicago
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 09-02-2014 mė 15:32
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku udhėheqėsin e duan mė shumė se udhėn!

    * * *
    Nuk behet fjale per dashuri te sinqerte ndaj udheheqesit, por per nje forme shprese per nje te ardhme me te mire, e cila, ne mungese te alternatives dhe per shkak te varferise, mungeses se perspektives dhe propagandes perkatese, shfaqet ne forme te tifozllekut shpesh militant ndaj udheheqesit.
    Edhe ndasite dhe dallimet e ndryshme provinciale, lokale, ideologjike, fetare... luajn rol te rendesishem.

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku njerėzit u kėndojnė kėngė dhe himne dashurie udhėheqėsve qė nė tė gjallė tė tyre dhe udhėheqėsit shkojnė mes rapsodėve me buzė nė gaz dhe tė veshur me antiplumb.

    * * *
    I vetmi vend demoktratik, ndoshta...!?
    Perndryshe, edhe kjo eshte ne radhe te pare pjese e propagandes politike te partive dhe udheheqesve, jo shprehje e admirimit te vertete ndaj usheheqesit.
    Njekohesisht nuk duhet harruar se shqipetaret jane popull relativisht i vogel dhe pothuaj cdonjeri ka lidhje familjare dhe miqesore me tjetrin, sidomos brenda teritorit te krahinave te ndryshme.

    ...

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku po tė bėsh njė sondazh tė sinqertė njerėzit do tė preferonin qė nga ajo kohė, mė mirė t’ u kish mbetur komunizmi se sa u mbetėn komunistėt!

    * * *
    Kjo nuk eshte e vecante e Shqiperise...
    Ne gati te gjitha vendet ish-komuniste ka reaksione te ngjashme. Sidomos ne ato me probleme me te medha ekonomike dhe politike.


    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku nė karrigen mė tė lartė tė parlamentit, gjen edukatėn mė tė ulėt!

    * * *
    Kjo eshte e pasakte dhe e pakuptueshme...!?


    Ėsht’ vendi ku po tė shkosh e tė zgjosh pa pritur kryetarėt e shtatėdhjetė e ca partive, duan kohė tė mbledhin mendjen qė tė tė pėrgjigjen nė cilin koalicon zgjedhor janė ato ditė!

    * * *
    Kjo ka lidhje direkte me mungesen e perspektives profesionale resp. me faktin qe shteti/pushteti perseri ka pothauj cdo gje te rendesishme ne dore...
    Prandaj, njerezit karrierista, shume prej tyre, jane te detyruar ose te veprojne ashtu ose te shperngulen nga shqiperia.
    Zhvillime te ngjashme ka edhe ne shtetet tjera me te prapambetura...

    Atdheu im ėshtė vendi ku vazhdojnė kėrkimet pėr njė medikament qė t’u injektohet tėrė banorėve, qė ata tė mos kujtojnė dot, se ēfarė kanė thėnė kryepolitikanėt pėr njėri tjetrin!

    * * *
    !???

    Atdheu im, ku gjenden tė gjitha barnat dhe medikamentet e botės me pėrjashtimin jo nė spitalet shtetėrorė… ku shėrbimi shėndetėsor i shtetit dėshmon pėrditė se sa i mrekullueshėm ėshtė ai i privatėve… Dhe ku ministrat e shėndetėsisė dhe kolegėt e tyre lenė tė dy kėta shėrbime dhe kurohen jashtė shtetit!

    * * *
    Sherbimet shendetesore ne cdo vend te botes jane sektori me i korruptuar dhe me problemet me te medha...
    Megjithate, ne disa shtete edhe ky sektor eshte nen kontroll te duhur dhe funksionon relativisht mire. Kuptohet, jo me cmime te Shqiperise, por disa here me te larta.


    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku tė rrėmbesh njė pronė, tė zaptosh njė truall e tė ngresh njė ndėrtesė pa lejė, nė vend qė tė tė dėnojnė tė pajisin me tapi!

    * * *
    Shteti ligjor eshte nje nder pikat me te dobeta te Shqiperise...


    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku nuk mund tė maten temperatura nėn hije, pasi tėrė pyjet janė prerė!

    * * *
    Ky duket se eshte vetem pohim paushall...


    Ėshtė vendi, ku shumė prindėr u urojnė fėmijėve jo qė tė bėhen shkencėtarė, por doganierė!

    * * *
    Kjo sigurisht se eshte e pavertete...
    Disa ose pak ndoshta, por ne asnje menyre shume.


    Ėshtė vendi, ku historia pėrdoret pėr nevoja politike dhe nė ēdo tetė vjet shkollat marrin tekste tė rinj tė historise, nė tė cilėt nazistėt largohen nga Shqipėria herė mė 28 dhe herė mė 29 nėntor.

    * * *…
    Per ka nje dite s'jemi shty kurre!


    Ėshtė vendi, ku numri i turistėve vizitorė, ėshtė propaganda mė banale dhe ky numėr fryhet e fryhet edhe me pilotėt e huaj dhe shoferėt e autobuzėve qė flenė atė natė nė Shqipėri. Tė kesh katėr valixhe matanė trarit tė kufirit dhe tė shkosh t’i sjellėsh njė nga njė, tė numėrojnė pėr katėr turistė!

    * * *
    Ne asnje vend nuk ka statistika te sakta per turistet...


    Ėshtė vendi, ku qėkurse shifrat e statistikaveve shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk ėshtė mė vendi mė i mirė nė botė. Pra, tani qė shifrat i shpall qeveria vetė, vendi mė i mirė nė botė ėshtė kėtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!

    * * *
    Edhe ne vendet me te zhvilluara dhe me demokratike te botes "manipulohen" resp. interpretohen statistikat ne menyre te ndryshme- sidomos ne prag te zgjedhjeve...
    Ne Shqiperi sigurisht edhe me teper. Por kurrsesi s'seshte e vecante e Shqiperise.


    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janė tė fundit nė kontinent, qė pėrmbysin komunizmin; tė fundit qė antarėsohen nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, dhe ku qeveria prźt urime tė pėrzemėrta qė edhe nė Shqipėri, pas vitit Dymijedymbėdhjetė, edhe tek ne erdhi Dymijetrembėdhjeta!

    * * *
    Ka edhe me keq...
    Ka p.sh. popuj qe nuk kane as shtet.

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku kriminelėt i kėrkon populli dhe i fsheh policia!

    * * *
    Perseri ceshtje e mosfunksionimit te shtetit ligjor...
    Por edhe ne kete aspekt Shqiperia s'eshte e vetme. Te gjitha shtetet ballkanike dhe ish-komuniste kane probleme te ngjashme. Dhe jo vetem keto.

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Ja sa bukur e ka thene Driteroi:
    Ne vendin tim dhe ne vendin tend e ēpojne lakren, i hedhin mend. Ne vendin tim dhe ne vendin tend
    Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb. Ne vendin tim dhe ne vendin tend
    Henen si petull e pjekin ne shkemb.
    Ne vendin tim dhe ne vendin tend
    Nje koke e cmendur, nje vend cmend!

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar JuliusB pėr postimin:

    Gentian_gr (17-02-2014)

  11. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Postime
    1

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Pershendetje!Me vjen me te vertet keq qe shoh keto komente dhe per me teper qe behen nga rinia shqiptare.Ne rregull nuk ju pelqen menyra se si ky vend eshte i organizuar apo se nuk eshte si vendet e tjera te kompletuara por fatin e ketij vendi e keni ju ne dore.Mos thoni qe na ka lene mbrapa,sepse jeni ju qe e keni lene ate mbrapa.Por shkoni njeher ne vende te huaja keni mirqenie plot po a e ke ate mikpritje? Edhe nje gje qe lakmoj te vendet e tjera eshte se nuk e hedhin posht atdheun.Klm

  12. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga keti1 Lexo Postimin
    Por shkoni njeher ne vende te huaja keni mirqenie plot po a e ke ate mikpritje?
    Unė tė "ashtu" mu nė mikpritje kur barku ėshtė bosh
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •