Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pushimet e veres

    Mgjs tema eshte pushimet e veres...une ketu dua te marr nje cik info per pushimet malore ne verė.

    Me tim shoq kemi fixuar zonen...diku ne rrethinat e Salzburg....por do e konsideroja sh mendimin apo eksperiencat tuaja...duke treguar rreth vendeve me te preferuara per kete lloj turizmi.Diku qe te kete edhe liqen afer per ndonje banje dielli.
    Plazhin do ta konsumojme vetem fundjavave dhe po ndrojme njehere stil per pushimet e gjata.Se di pse po e kam marre sh per zemer kete zgjedhje.

    Mirepres mendimet dhe infot tuaja.
    flm

    p.s nderkohe temen mund ta perdorni per te pershkruar edhe planet tuaja per kete verė qe vjen.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Pushimet e veres

    Ishalla sivjet me del kohe te shkoj ne bregdetin shqipetar,dhe te shofe se a ofron knaqsi ky bregdet sikur ne fletushkat propagandistike,nuk po shkoj atje veq mi la duarte ,por do te vizitoj edhe shum zona shqipetare,sidomos jugune ,ndoshta kame fate te ndegjoj muzik sipas deshires sime JULI CENKON ose IRIN QIRIAKON e cila kame ndegjuare "i ngjall te vdekurit" me zerin e saje te bukur,pershendetje.
    VENI,VIDI,VICI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Pėr: Pushimet e veres

    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    Mgjs tema eshte pushimet e veres...une ketu dua te marr nje cik info per pushimet malore ne verė.

    Me tim shoq kemi fixuar zonen...diku ne rrethinat e Salzburg....por do e konsideroja sh mendimin apo eksperiencat tuaja...duke treguar rreth vendeve me te preferuara per kete lloj turizmi.Diku qe te kete edhe liqen afer per ndonje banje dielli.
    Plazhin do ta konsumojme vetem fundjavave dhe po ndrojme njehere stil per pushimet e gjata.Se di pse po e kam marre sh per zemer kete zgjedhje.

    Mirepres mendimet dhe infot tuaja.
    flm

    p.s nderkohe temen mund ta perdorni per te pershkruar edhe planet tuaja per kete verė qe vjen.
    ke degjuar per lago di garda ne veri te italise ,ndodhet midis verones dhe brescias , mos e ler pa shkuar se ke dhe plazh dhe mal bashke aty

    edhe kur te besh dashuri me burrin aty do jete ndryshe - nje here ta provosh gjithe jeten do ta kerkosh

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Pushimet e veres

    :d

    ........
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624

    Pėr: Pushimet e veres

    dhe une ket vit medova ti kalonim ketu pushimet verore por shume koh perpara i kishte blere burri biletat te na bente neve surprize.....bejme si bejme dhe ket vit me valixhe ne krah
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Pushimet e veres

    Lisaa ku ktu?
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Pushimet e veres

    ndersa une nuk i nderroj plazhet e jugut te Shqiperise me asgje.

    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2021
    Postime
    24

    Pėr: Pushimet e veres

    Pushimet e veres kete Vit dua ti kaloj larg Shqiperise, sepse eshte bere nje pasiguri shume e madhe.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    Ja pse pushimet verore mund t’ju shpėtojnė jetėn

    Nė pėrgjithėsi, pushimet i bėnin njerėzit tė ndiheshin mė pak tė lodhur dhe mė energjikė, e pėrmirėsonin disponimin e tyre dhe i linin ata mė tė kėnaqur me ditėt e tyre. Mungesa e kėrkesave tė punės e largon stresin, por psikologėt mendojnė se mund tė ketė disa mėnyra tė tjera ku pushimet e pėrmirėsojnė “mirėqenien” e njeriut.

    Pushimet verore janė mė shumė se sa zhytjet nė pishinė, det,apo dremitje tė gjata nė shezllon (edhe pse kėto janė tė kėndshme). Studime tė shumta tregojnė se koha e kaluar larg punės sė pėrditshme me tė dashurit tuaj,i bėn shumė mirė shėndetin tonė fizik dhe mendor, shkruan Bota.al.

    Sigurisht, studiuesit nuk mund tė shpjegojnė se si ēdo detaj i pushimeve, mund ta ndryshojė mėnyrėn se si ndihen njerėzit kur rikthehen nė punė, thotė Bruks Gamp, studiues i shėndetit publik nė Universitetin e Sirakuzės, SHBA, transmeton lajmi.net.

    “Cilėsia e pushimeve, kohėzgjatja e tyre, vendi ku shkojnė dhe me kė shkojnė njerėzit, marrėdhėnia qė kanė me ta, qė tė gjitha ato janė tė ndryshueshme”- thotė ai. Gjithsesi pėrfitimet nga pushimet janė tė qarta, ashtu siē janė disa cilėsi nė vendin e punės qė ka tė ngjarė ta zbehin atė qė njerėzit pėrfitojnė nga koha e tyre larg tij.

    Kur studiuesit gjejnė dėshmi se pushimet e pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės sė njerėzve, ata shqyrtojnė shpesh “mirėqenien”, ose emocionet dhe nivelet e energjisė sė njerėzve. Pėr shembull, nė njė studim qė vlerėsoi sesi njė pushim dimėror 1-javor e ndryshonte jetėn e njerėzve, studiuesit i pyetėn pjesėmarrėsit se sa mirė kishin fjetur njė natė mė parė, sa energjikė apo tė lodhur ndiheshin, sa tė emocionuar apo tėtė tensionuar, dhe se sa tė kėnaqur ishin se si kaloi dita.

    Nė pėrgjithėsi, pushimet i bėnin njerėzit tė ndiheshin mė pak tė lodhur dhe mė energjikė, e pėrmirėsonin disponimin e tyre dhe i linin ata mė tė kėnaqur me ditėt e tyre. Mungesa e kėrkesave tė punės e largon stresin, por psikologėt mendojnė se mund tė ketė disa mėnyra tė tjera ku pushimet e pėrmirėsojnė “mirėqenien” e njeriut.

    Angazhimi nė gjėra qė na pėlqejnė, si sporti ose leximi i librave, nėnkupton se vėmendja jonė ėshtė diku tjetėr. Koha e kaluar larg tryezės sė punės ndryshon gjithashtu edhe rutinat tona, dhe mund t’i ndihmojė njerėzit tė heqin dorė nga zakonet e kėqija, apo tė kenė kthjelltėsi mendore pėr aspektet e tjera tė jetės sė tyre.

    “Prandaj njė pushim mund tė ndihmojė nė ndėrtimin e burimeve personale tė qėndrueshme, tė cilat mund tė funksionojnė si mbrojtėse ndaj kėrcėnimeve tė ardhshme”- shkruan Xhesika De Blum, njė psikologe nė Universitetin e Groningen dhe Universitetin e Tamperes, dhe kolegėt e saj nė studimin e tyre mbi pushimet dimėrore.

    Po ashtu hulumtimet sugjerojnė se pėrfitimet e kohės sė kaluar larg zyrės sė punės,shtrihen edhe tek shėndeti fizik. Nė njė sondazh ku u pyetėn rreth 2.500 burra me rrezik tė lartė pėr sėmundjet e zemrės mbi ngjarjet e fundit tė jetės sė tyre, njė nga pyetjet e bėra ishte nėse ata kishin marrė pushime vitin e fundit.

    Pjesėmarrėsit iu nėnshtruar kėtij pyetėsori pėr 5 vite rresht, dhe mė pas studiuesit kontrolluan gjendjen e tyre 9 vjet mė vonė. Ata qė bėnin pushime mė tė shpeshta vjetore kishin mė pak gjasa tė kishin vdekur (ose tė kishin vdekur nga sėmundjet e zemrės) sesa ata qė nuk kishin marrė pushime tė tilla.

    Ēėshtja sesi pushimet mund ta zgjasin jetėn tuaj, ėshtė ende njė gjetje mjaft e hershme qė kėrkon mė shumė hulumtime, thotė Gamp, qė e kreu studimin me bashkautoren Karen Metjus. Dhe qė njė pushim tė ndryshojė shėndetin e zemrės sė dikujt, pėrfitimet e kohės sė lirė duhet tė zgjasin mė shumė sesa vetėm ditėt zyrtare jashtė zyrės sė punės.

    “Ēfarėdo qė tė ndodhė gjatė pushimeve duhet qė nė thelb t’i kushtoni periodikisht vėmendje fizikut tuaj. Pra vetėm vrapimi pėr 2 javė nėpėr qytet nuk do tė ndryshojė nė mėnyrė domethėnėse presionin e gjakut tė dikujt”- thekson ai.

    Nė studimet e mėvonshme, ai dhe kolegėt e tij gjetėn dėshmi tė mundshme se si pushimet mund tė kenė njė efekt tė qėndrueshėm nė mirėqenien e njeriut. Ndėrsa gjurmonte shėndetin e punonjėsve para dhe pas pushimit, ekipi zbuloi se sa mė i stresuar tė ishte dikush, aq mė shumė rriteshin rrahjet e zemrės sė tij kur koha e pushimit ishte shumė e largėt nė tė ardhmen.

    Fuqia qė njė vend pune kishte mbi pulsin e dikujt zbehej kur pushimet afroheshin. Nėse njerėzit mund tė pėrgatiten mendėrisht pėr ndodhjen e njė gjėje tė keqe dhe tė ndiejnė njė stres parashikues, atėherė ndoshta ne gjithashtu mund tė pėrjetojmė relaksim parashikues, thotė Gamp.

    Dhe megjithėse mund tė pushojmė, mėnyra se si ndėrveprojmė dhe si ndihemi pėr vendet tona tė punės na ndjek gjatė gjithė udhėtimit. Nė studimin mbi mėsuesit para, gjatė dhe pas njė jave pushimi, studiuesit zbuluan se koha e lirė i bėnte edukatorėt mė pak tė dėshpėruar, mė pak tė shqetėsuar dhe mė pak tė rėnduar emocionalisht.

    Se sa tė shpėrblyer ndihen njerėzit pėr punėn qė bėjnė, ndryshon edhe pėrvojėn e tyre tė kohės sė lirė. Nė javėt para dhe pas pushimeve, Gamp dhe kolegėt e tij pyetėn pjesėmarrėsit e studimit se sa tė lumtur, tė qetė ose energjikė ndiheshin, si dhe sa tė dėshpėruar, tė shqetėsuar apo tė zemėruar ishin.

    Njerėzit qė ndiheshin sikur ishin kompensuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme – jo financiarisht, por sa siguri ndjenin nė punė, apo sasinė e shqetėsimit apo kohės qė kėrkonin detyrat – pėrfitonin mė pak nga pushimet qė merrnin.

    Ndėrsa ata qė ndienin mė pak stres nė punė pėrjetuan reduktim tė ndjenjave tė tyre negative si ankthi dhe zemėrimi, ata qė pėrballeshin me mė shumė shqetėsime pune ndjenin emocione kryesisht tė njėjta para dhe pas pushimit. /Lajmi.net/


    https://lajmi.net/ja-pse-pushimet-ve...petojne-jeten/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    Deti i shkėlqyer pėr trupin dhe mendjen: ja pėrfitimet e tij

    Merr frymė lirisht!

    Pėrfitimi i parė dhe mė i dukshėm qė na jep deti qėndron nė ajrin qė thithim. Aroma e kripės na godet nė momentin e parė me njė ndjesi lehtėsie. Kjo pėr shkak tė pranisė nė ajėr tė joneve tė ngarkuar negativisht dhe substancave tė ndryshme, duke pėrfshirė natriumin, jodin, kaliumin dhe magnezin, tė ēliruar nga valėt qė. Pėr kėtė mund tė jetė shumė e dobishme tė ecėsh nė breg, veēanėrisht nėse deti ėshtė i trazuar dhe tė marrėsh frymė thellė.

    Nė fakt, jodi i detit ka efekte tė rėndėsishme pastruese nė traktin respirator, duke filluar nga ato tė fėmijėve dhe ėshtė shumė i dobishėm nė trajtimin dhe parandalimin e sėmundjeve tė ndryshme, duke pėrfshirė bronkitin, ftohjet e pėrsėritura, sinusitin.

    Pėr lėkurėn

    Njė zhytje freskuese nė det ėshtė e mirė pėr lėkurėn. Uji i kripur, nė fakt, ndihmon pėr tė ribalancuar epidermėn dhe pėr t'i dhėnė asaj njė pamje mė tė butė dhe mė tė ndritshme. Ajo ka njė efekt tė dobishėm nė disa patologji si psoriasis dhe shumė forma tė ekzemės.

    Pėr mė tepėr, uji i detit, falė pranisė sė kripės, pėrbėn njė piling tė vėrtetė natyror, falė tė cilit mund tė shpėtojmė nga qelizat e vdekura tė pranishme nė gjendjet mė sipėrfaqėsore tė lėkurės, duke e lėnė lėkurėn tė lėmuar dhe tė tonifikuar. Mė pas duke alternuar momentet nė diell dhe zhytje tė shpeshta freskuese, do tė tonifikojmė indet dhe do tė favorizojmė riaktivizimin e mikroqarkullimit.

    Muskujt

    Tė luash nė det, tė notosh, tė zhytesh, ose thjesht tė qėndrosh nė ujė duke e lėnė veten tė freskoheni nga dallgėt janė aktivitete qė kanė njė efekt tė rėndėsishėm tonifikues nė muskuj. Nėse pėrfshihemi nė aktivitete lėvizjeje do tė marrim tė njėjtat efekte si njė seancė fitnesi; nėse thjesht e lėmė veten tė lahemi nga dallgėt vogla nė breg, do tė shijojmė njė masazh tė mrekullueshėm nė trup, nė njė hidromasazh natyral fantastik.

    Njė aktivitet tjetėr jashtėzakonisht i dobishėm ėshtė ecja nė vijėn bregdetare, mundėsisht me ujin nė lartėsinė e kycit. Nė kėtė rast do tė kemi njė masazh limfatik perfekt, shumė i dobishėm pėr riaktivizimin e qarkullimit tė kėmbėve, pėrmirėsimin e tonit tė indeve dhe muskujve tė gjymtyrėve tė poshtme dhe luftimin e celulitit, pasi "lėkura e urryer e portokallit" varet shumė nga keqfunksionimi i mikroqarkullimit lokal.

    Sistemi imunitar

    Duke qenė se jeni me rroba banje ose nė ēdo rast me rroba shumė tė vogla nė breg tė detit, jemi nė kushtet mė tė mira pėr tė ekspozuar lėkurėn nė rrezet e diellit, me njė avantazh tė madh pėr sintezėn e vitaminės D. Sic dihet kjo molekulė nuk mund tė pėrthithet veēse nė njė masė tė vogėl nėpėrmjet ushqimit; mėnyra e vetme pėr tė pasur mjaftueshėm ėshtė ekspozimi ndaj dritės sė diellit.

    Pėr kėtė arsye, pas masave tė domosdoshme nė ditėt e para tė pushimeve pėr tė shmangur djegiet e dhimbshme, kėshillohet qė tė ulim paksa faktorin mbrojtės tė kremit tonė: kremrat kundėr diellit, nė fakt, parandalojnė qė rrezet UV tė arrijnė tek ne, por nė kėtė mėnyrė ato gjithashtu ndėrhyjnė nė sintezėn e vitaminės tė sjellė nga dielli, thelbėsore pėr shėndetin e kockave tona dhe pėr funksionimin e duhur tė sistemit imunitar.

    Mendja

    Tė qenit buzė detit ka edhe efekte tė rėndėsishme nė humor, me pėrfitime pothuajse tė menjėhershme. Fakti i thjeshtė i uljes dhe shikimit tė valėve ka njė efekt qetėsues qė lehtėson ankthin dhe nxit qetėsinė mendore. Fakti i tė qenit i zhytur nė ngjyrėn blu, e cila pėr kromoterapinė sjell qetėsinė dhe paqen e brendshme, tingulli ritmik i valėve dhe ndjenja e tė qenit sėrish njė fėmijė i vogėl, kanė fuqinė tė lehtėsojnė gjendjet e ankthit dhe tė nxisin humorin pozitiv.

    Tė ndalosh pėr tė medituar buzė detit ose tė bėsh joga nė plazh, ndoshta nė perėndimin e diellit ose nė lindjen e diellit, pėr tė shijuar njė atmosferė edhe mė emocionuese dhe tėrheqėse, mund tė jetė e dobishme pėr zbutjen e niveleve tė stresit.

    Efektet anėsore

    Janė tė rralla rastet kur ajri i detit ka njė efekt negativ, por ka disa sėmundje pėr tė cilat qėndrimi nė det mund tė jetė i dėmshėm.

    Pėr shembull, ata qė vuajnė nga probleme tė rėnda kardiologjike, ose nga hipertensioni i rėndė, apo edhe nga problemet vaskulare nė kėmbė, do tė bėnin mė mirė tė shmangnin qėndrimet nė det, tė paktėn nė zonat oqeanike ose shkėmbore.

    Thuhet shpesh se ata qė vuajnė nga hipertiroidizmi duhet tė shmangin pushimet nė plazh, sepse jodi i pranishėm nė ajėr mund tė jetė i dėmshėm: nė fakt ėshtė mbi tė gjitha nxehtėsia qė krijon disa vėshtirėsi, ndėrsa jodi ėshtė i pranishėm nė ajėr dhe nė ujė nuk ka efekt nė tiroide.


    https://www.oranews.tv/lifestyle/det...e-tij-i1048111

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    Shtatori mė i lirė, Ksamili i mbushur me turistė tė huaj: Plazhi si nė Maldive

    Turistė tė ndryshėm kanė zgjedhur tė shijojnė qetėsinė dhe freskinė e Shtatorit pranė detit dhe natyrės sė bukur qė jugu i Shqipėrisė ofron.

    Pushuesit e huaj, tė ardhur nga Zvicra dhe Italia thonė se e kanė zgjedhur Ksamilin pasi kanė konsideruar pėrshtypjet e marra nė internet apo nga miqtė e tyre qė kane vizituar mė herėt.

    “Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditėsh. Deti ėshtė shumė i bukur, uji i freskėt Ishim nė Durrės edhe Tiranė. Na thanė qė Ksamili dhe Saranda janė vende mahnitėse, Maldivet e Shqipėrisė, dhe erdhėm ti shohim. Nė kėtė periudhe te vitit koha ėshtė mė e freskėt dhe ēmimet mė tė ulėta. Do tė rrimė kėtu 14 ditė.”

    “Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirė e njerėzve, kėtu hahet shumė mirė, prisja plazhe me te mėdha, por shumė mirė ėshtė edhe kėshtu gjithēka ėshtė perfekt.”

    Rritjen e numrit tė turistėve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e ēmimeve.

    Pritshmėritė pėr Shtatorin sipas Sulės janė pozitive pasi ėshtė rritur numri i prenotimeve.


    /Abcnews.al/ Tema

    https://www.gazetatema.net/sociale/s...ne-mal-i355057

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    Disa nga ushqimet qė nuk duhet t’i konsumoni nė plazh

    Para sė gjithash ėshtė e rėndėsishme tė dini se nė plazh nuk duhet tė konsumoni shumė ushqim, nė mėnyrė qė tė qėndroni tė lehtė dhe jo tė rėnduar.

    Pėr tė konsumuar njė drekė mjaftojnė pjata tė lehta si njė sallatė mikse me pak bukė dhe njė akullore me madhėsi normale.

    Nė plazh nuk duhet t’u mungojnė frutat, ushqimi i shėndetshėm e qė pėrmban shumė ujė.

    Cilat janė ushqimet qė nuk duhen konsumuar nė plazh?

    Nuk kėshillohen nė plazh: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiēet e tė gjitha llojeve, ushqimet me bazė produktet e qumėshtit, brioshi, biskotat me krem, majonezė dhe tė gjitha ushqimet e pėrpunuara.

    Shefat e kuzhinės kėshillojnė qė tė konsumoni njė drekė tė thjeshtė dhe tė shėndetshme, me pėrbėrės natyralė pėr tė mos provokuar aciditetin dhe djegiet nė stomak.

    Pra edhe nė plazh dreka mund tė jetė e shijshme dhe e shėndetshme, mjafton tė zgjidhni njė sallatė tė freskėt mikse, ose thjesht njė akullore.

    Sidomos pėr fėmijėt ėshtė e kėshillueshme tė mos u jepni pėr tė ngrėnė ushqime tė skuqura dhe biskota, por ndonjė tas me drithėra.

    Ndėrkohė, nėse keni ndėrmend tė freskoheni gjatė vapės nė restorantet afėr detit duke pirė pijet klasike tė gazuara, mos e bėni mė! Ēfarėdolloj pije, qė nga klasikja Cola e deri tek uji i gazuar, janė produkte tėrėsisht tė ndaluara pėrpara se tė shkoni nė det, ose gjatė kohės qė jeni nė plazh. Me shmangien e tyre, do tė mund tė shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.

    Po kėshtu, as ēamēakėzi nuk ėshtė i kėshillueshėm pasi mund tė duket nė fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja qė edhe ai ka njė ndikim negativ. Gjatė kohės qė ju e pėrtypni atė, merrni edhe ajėr tė konsiderueshėm duke shkaktuar nė organizėm njė fryrje tė bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.


    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/shendeti/disa-...-plazh-i526788

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    https://gazetasi.al/dilemat-e-prinde...n-nga-mesimet/

    Dilemat e prindėrve nė Shqipėri - Zgjedhje mes kampeve te shtrenjtė verore dhe gjyshėrve !

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Pushimet e veres

    Preferoni mė shumė detin apo malin? Zgjedhja e destinacionit mund tė thotė shumė pėr personalitetin tuaj

    Gjatė muajve tė verės, ne duket se ndahemi nė dy lloje njerėzish: nė ata qė mezi presin tė shtrihen nė plazh dhe aventurat e detit, dhe nė ata qė preferojnė tė kėrkojnė kėnaqėsi apo qetėsi nė mal

    Ajo qė ju pėlqen tė bėni tregon shumė pėr personalitetin tuaj.

    Kontrolloni se ēfarė do tė thotė nėse preferoni detin dhe ēfarė ka rėndėsi pėr ju nėse preferoni malet, transmeton Telegrafi.

    Dashamirėt e detit…

    Ata janė socialė: Njerėzit qė preferojnė plazhin priren tė kenė njė grup tė madh miqsh. U pėlqen tė jenė nė kontakt me njerėz tė ndryshėm, u pėlqejnė bisedat dhe njohjet e reja nė ēdo hap.

    Atyre u pėlqen muzika: Rezulton se edhe adhuruesit e detit dhe adhuruesit e plazhit e pėlqejnė shumė muzikėn. Ndoshta lozin nė ndonjė instrument apo kanė dėshirė ta mėsojnė.

    Ata jetojnė momentin dhe e shfrytėzojnė ditėn nė maksimum: Dashamirėsit e detit jetojnė sipas parimit “kape ditėn”. Ata e kuptojnė se jeta ėshtė e ēmuar, ndaj duan tė pėrfitojnė nga ēdo moment. Tė shijosh tė tashmen do tė thotė pėr ta mė shumė sesa tė planifikosh pėr tė ardhmen.


    Dashamirėt e malit…

    Janė introvertė: Pėr ata qė preferojnė kodrat thuhet se janė pak mė introvertė. Ata preferojnė njė grup tė vogėl njerėzish dhe nuk janė mė tė mirėt nė ngjarje tė mėdha shoqėrore. Ata pėlqejnė tė jenė vetėm, madje shkojnė edhe nė kėmbė pa problem kur janė vetėm.

    Janė kreativė: Shkrimi, piktura, kėndimi, fotografia… Tė gjitha kėto mund tė jenė hobi tė njė tė dashuruari tė maleve. Kėto tė fundit duket se janė mjaft kreative. Ndoshta kanė interesa krijuese ose nė kohėn e lirė kėrkojnė mėnyra pėr t’u shprehur nė mėnyrė krijuese.

    Ata kėrkojnė thellėsi: Bisedat sipėrfaqėsore i ēmendin. Njerėz tė tillė preferojnė biseda mė tė thella, pėrmes tė cilave zbulojnė pjesė tė reja tė vetes, zgjerojnė horizontet e tyre dhe fitojnė njė kėndvėshtrim tė ri.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/preferoni-shum...alitetin-tuaj/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •