Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    Sondazhi “Demokracia para zgjedhjeve”, për 66% situata është keq dhe shumë keq

    Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot një studim mbi “Demokracinë shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme”, nga doli se vështirësitë ekonomike zënë vend kryesor në vëmendjen e qytetarëve, duke zbritur më poshtë tema që lidhen me politikën dhe rajonin.

    Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 për qind të qytetarëve, ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal.
    Edhe në këtë studim zbulohet përsëri një dëshirë e madhe për emigrim.
    Vetëm 5% e të anketuarve thonë se jetojnë shumë mirë, rreth 40 për qind se bëjnë një jetë mesatare, dhe 33 për qind jetojnë në kushte të këqija. Prandaj mbi 60% thonë se janë gati të largohen nga Shqipëria, nëse iu jepet një mundësi.

    Sistemi gjyqësor është ai që ka pikët më të këqija në këtë studim: rreth 73% e të anketuarve thonë se gjykatat nuk garantojnë drejtësi, 67% e tyre pohojnë se një gjyq mund ta fitosh dikë në gjykatë ose në politikë, ndërsa 75% e qytetarëve në gjykatë duhet të paguash që të fitosh.

    Me gjithë skepticizmin dhe perceptimin negativ për keqfunksionimin e institucioneve, shkollave dhe spitaleve, pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e lartë. Mbi 70% janë gati të votojnë për të ndryshuar diçka, edhe pse 40 % e tyre e dinë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të drejta. Vetëm 18% e qytetarëve do t’i bojkotojnë zgjedhjet, ndërsa më shumë se gjysma e gjithë të anketuarve mendojnë se pas zgjedhjeve situata ekonomike nuk do të ndryshojë, madje do të përkeqësohet.

    Sipas këtij sondazhi të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, për parlamentin dhe qeverinë e re qytetarët kërkojnë që të rregullojnë me përparësi funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, të luftojë varfërinë, të punësojnë sa më shumë të rinjtë, të rregullojnë gjykatat dhe pronat, sepse vetëm kështu mund të përshpejtohet ecja e vendit drejt Bashkimit Europian.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    Vetëm 5% e të anketuarve thonë se jetojnë shumë mirë, rreth 40 për qind se bëjnë një jetë mesatare, dhe 33 për qind jetojnë në kushte të këqija. Prandaj mbi 60% thonë se janë gati të largohen nga Shqipëria, nëse iu jepet një mundësi.
    Nese ky sondazh eshte i besueshem, ne Shqiperi eshte krijuar me te vertete nje shtrese e mesme ne shoqeri. 40% e shqiptareve shprehen se bejne nje jete mesatare, dhe kjo eshte dicka shume pozitive. Opozita do ta kete te veshtire te fitoje zgjedhjet, nese keto numra te ketij sondazhi jane prane realitetit. Dhe jo vetem kaq, po rezultati i zgjedhjeve nuk do te jete as i ngushte si ne 2009.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese ky sondazh eshte i besueshem, ne Shqiperi eshte krijuar me te vertete nje shtrese e mesme ne shoqeri. 40% e shqiptareve shprehen se bejne nje jete mesatare, dhe kjo eshte dicka shume pozitive. Opozita do ta kete te veshtire te fitoje zgjedhjet, nese keto numra te ketij sondazhi jane prane realitetit. Dhe jo vetem kaq, po rezultati i zgjedhjeve nuk do te jete as i ngushte si ne 2009.

    Albo
    paske filluar te citosh vete o filadelfia,40 perqin bejne jete mesatare +5 perqinf jete pashai baras 45 po 55 perqindshi tjeter qe vdes per buke do votoj opozite keshtu i bie te fitoj opozita,8 vjete kohe nuk mjafuan per korrrupsionin dhe gjykatat, tani paska vendos te bej kthese sala
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    po te pyesesh italianet 90% e tyre thone se kane deshire te kene green card dhe te punojne ne amerike. edhe shqiptaret nuk jane ndryshe, thjesht popull qe kane enderra.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    Vetem 60 %,,,,,,,,?!
    mateo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Sondazhi: Gjendja e vështirë ekonomike, 60% do të preferonin emigrimin nga vendi

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    Vetem 60 %,,,,,,,,?!
    10% jane ne pozita te larta dhe te mesme te administrates se shtetit.
    10% kane firma dhe biznese te ndryshme (edhe ilegale).
    5% jane te pasur.
    10% jane familjar te gruperve te lartepermendura.
    5% nuk jane te sigurte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •