PRISHTINE- Albin Kurtit i refuzohet viza pėr tė shkuar nė Amerikė. Ai kishte planifikuar tė vizitonte Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, bashkė me Visar Ymerin, i cili tashmė ndodhet nė Washington. Zyrtarėt e VV-sė kanė thėnė se ende skanė marrė pėrgjigje pėr refuzimin e vizės, ndėrsa Ambasada Amerikane nė Prishtinė ka thėnė se nuk komenton pėr rastet individuale.
Liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurtit i ėshtė refuzuar pėrsėri viza pėr tė shkuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Kurti bashkė me Shefin e Grupit Parlamentar tė Vetėvendosjes kishte planifikuar tė shkojė nė Amerikė nė fund tė kėtij muaji pėr tu takuar me shqiptarėt nė Washington.
Ambasada Amerikanė nė Kosovė nuk ka komentuar rastin e Kurtit me arsyetimin se e kanė tė ndaluar tė flasin pėr rastet individuale.
Ambasada nuk komenton lidhur me rastet individuale tė vizave, ka qenė pėrgjigja e Ambasadės dhėnė pėr mediat kosovare.
Sidoqoftė, zyrtarėt e Vetėvendosjes kanė thėnė se ende skanė marrė pėrgjigje zyrtare prej Ambasadės Amerikane nė Shkup se Albin Kurtit i ėshtė refuzuar viza pėr nė SHBA. Por, Ambasada e SHBA-sė nė Maqedoni nuk iu ka dhėnė shpresė se do tiu kthejė pėrgjigje pozitive.
Pėrgjigja e Ambasadės pas aplikimit ka qenė qė aplikacioni i Albinit do tė kalojė nėpėr procedurat e nevojshme administrative shtesė, aplikacioni do tė mbetet nė pritje deri sa tė kemi pėrgjigjen pėrfundimtare. Ata gjithashtu kanė thėnė qė do tė pėrpiqemi tė procedojnė me aplikacionin sa mė parė qė dorėzohet, por nuk mund tė themi sigurt qė do tė miratohet dhe nėse miratohet, nuk mund tė themi se kur ėshtė gati, thuhet nė pėrgjigjen e Lėvizjes Vetėvendosje.
Albin Kurtit nuk i ėshtė lejuar tė vizitojė Amerikėn edhe nė dhjetor tė vitit 2011 pasi nuk ia patėn dhėnė vizėn.
Lėvizja e Albin Kurtit ka pasur disa herė konfrontime me zyrtarėt amerikanė qė kanė shėrbyer nė Kosovė. Madje, Ambasadorja e re amerikane nė Prishtinė, Tracey Ann Jacobson pati denoncuar Liderin e Vetėvendosjes se ka parė njė letėr tjetėr kėrcėnuese tė Albin Kurtit ndaj ish-Sekretares Albright.
E kam parė edhe letrėn qė ai (Albin Kurti) ia kishte dėrguar znj. Madeleine Allbright, shefes sime tė mėhershme, ku ai kėrcėnonte se bashkė me miq e familjarė do tė ballafaqohej me tė nė rrugė, nėse ajo do tė vinte nė Kosovė, kishte thėnė Ambasadorja Jacobson, mė 11 dhjetor tė vitit 2012./BalkanWeb
Krijoni Kontakt