Turi 2013 nė ShBA
14 MAJ 2013 - E Martė 09:14
Turi 2013 nė ShBA Njė delegacion nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė udhėtojė pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė 6 qytete kryesore, nga 24 maj deri nė 5 qershor, 2013. Qėllimi i kėtij turi ėshtė forcimi i lidhjeve me komunitetin shqiptaro-amerikan nė SHBA, krijimin e partneriteteve tė reja me pėrfaqėsues dhe organizata tė shtetit amerikan, si dhe sensibilizimi i publikut mbi situatėn aktuale ekonomiko-politike nė Kosovė pėrmes prezantimeve nėpėr media lokale dhe kombėtare amerikane.
Qytetet qė do tė vizitohen nė kėtė tur janė:
New York, NY - 24-26 maj dhe 3-4 qershor; Washington, DC - 27 maj dhe 3-4 qershor, 2013; Dallas, TX - 28 maj ; Chicago, IL - 29 maj; Detroit, MI - 30 maj; Boston, MA - 31 maj – 2 qershor,
Pjesė e kėtij delegacioni do tė jenė: Albin Kurtit, Kryetar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe kryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme nė Kuvendin e Kosovės, Shpend Ahmeti, Nėnkryetar i parė, Visar Ymeri, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar tė VETĖVENDOSJE!-s nė Kuvendin e Kosovės, Florin Krasniqi, deputet i VETĖVENDOSJE!-s dhe Boiken Abazi, koordinator i Sekretariateve nė Lėvizje.
Albin Kurti ėshtė i ftuar nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme tė Kuvendit tė Kosovės pėr t'i mbajtur disa ligjėrata nė disa organizata nė ShBA, dhe po ashtu nė kėtė cilėsi do tė zhvillojė edhe takime me kongresmenė e pėrfaqėsues tė tjerė tė shtetit amerikan.
Nė ditėt nė vijim do ju lajmėrojmė edhe pėr axhendėn ditore tė kėtij turi, nė mėnyrė qė ju dhe tė afėrmit tuaj qė jetoni pranė kėtyre qyteteve tė keni mundėsi tė merrni pjesė nė aktivitete e prezantime.
Pėr ēdo informacion tjetėr nė lidhje me kėtė tur ju lutem tė kontaktoni nė:info@vetevendosje.org, boiken.abazi@gmail.com
http://www.vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C6367&author=0
Krijoni Kontakt