Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Isa Mustafa me pesė paga

    Isa Mustafa me pesė paga !!!!

    Kryetar i Prishtinės, Isa Mustafa del tė jetė njė nga ata nuk ia di fundin tė hyrave vjetore, pasi qė merr pesė paga, konkretisht 36.181 euro.
    Tek deklarimi i pasurisė ėshtė thėnė se janė gjashtė zyrtarė tė lartė publik nė vend qė mbajnė nga pesė vende pune dhe marrin paga, i tillė del tė jetė i pari i Prishtinės dhe LDK-sė.
    Ai gjatė deklarimit tė pasurisė ka shkruar se ka pagėn vjetore si kryetar i Komunės prej 12 mijė e 681 euro, pastaj honorar nga Universitetit tė Prishtinės merr 9 mijė e 500 euro, honorar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės merr 4 mijė e 500 euro, honorar nga Libri Shkollor merr 1 mijė e 500 euro, ndėrsa divident nė Riinvest merr 8 mijė euro.
    Pas deklarimit qė pati bėrė kreu i Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni se gjashtė zyrtare tė lartė nė Kosovė kanė nga 5 funksione, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i pati quajtur ata supermen.
    “Ēfarė supermenash janė ata zyrtarė qė kanė deri nė pesė vende tė punės? A mund t’i kryejnė tė gjitha detyrat siē i kėrkojnė ligjet nė Kosovė? Ėshtė e pamundshme, prandaj ata njerėz qė mbajnė poste zyrtare, ata pėr ēdo ditė e shkelin ligjin. Pėrditė bėjnė veprime tė paligjshme dhe askush s’ua prish tymin e duhanit”, pati thėnė Krasniqi.

    http://gazetashqip.eu/kosova/isa-mus....nvK0DNym.dpbs

    P.S. thuhet dhe flitet se Albin kurtoviqi e ka daj isa mustafen !!!
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  2. #2

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Citim Postuar mė parė nga Boy_XL Lexo Postimin
    Isa Mustafa me pesė paga !!!!

    Kryetar i Prishtinės, Isa Mustafa del tė jetė njė nga ata nuk ia di fundin tė hyrave vjetore, pasi qė merr pesė paga, konkretisht 36.181 euro.
    Tek deklarimi i pasurisė ėshtė thėnė se janė gjashtė zyrtarė tė lartė publik nė vend qė mbajnė nga pesė vende pune dhe marrin paga, i tillė del tė jetė i pari i Prishtinės dhe LDK-sė.
    Ai gjatė deklarimit tė pasurisė ka shkruar se ka pagėn vjetore si kryetar i Komunės prej 12 mijė e 681 euro, pastaj honorar nga Universitetit tė Prishtinės merr 9 mijė e 500 euro, honorar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės merr 4 mijė e 500 euro, honorar nga Libri Shkollor merr 1 mijė e 500 euro, ndėrsa divident nė Riinvest merr 8 mijė euro.
    Pas deklarimit qė pati bėrė kreu i Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni se gjashtė zyrtare tė lartė nė Kosovė kanė nga 5 funksione, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i pati quajtur ata supermen.
    “Ēfarė supermenash janė ata zyrtarė qė kanė deri nė pesė vende tė punės? A mund t’i kryejnė tė gjitha detyrat siē i kėrkojnė ligjet nė Kosovė? Ėshtė e pamundshme, prandaj ata njerėz qė mbajnė poste zyrtare, ata pėr ēdo ditė e shkelin ligjin. Pėrditė bėjnė veprime tė paligjshme dhe askush s’ua prish tymin e duhanit”, pati thėnė Krasniqi.

    http://gazetashqip.eu/kosova/isa-mus....nvK0DNym.dpbs

    P.S. thuhet dhe flitet se Albin kurtoviqi e ka daj isa mustafen !!!
    Ju Bashke Puntor te Ivica Dacicit ende nuk u ngopet me propaganda qe i keni mesuar nga baba i juaj Millosheviqi. Vetem vazhdoni me propaganda se nuk e keni shum larg te shkoni ne BURG te Dubraves!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ju Bashke Puntor te Ivica Dacicit ende nuk u ngopet me propaganda qe i keni mesuar nga baba i juaj Millosheviqi. Vetem vazhdoni me propaganda se nuk e keni shum larg te shkoni ne BURG te Dubraves!!!
    per bashkpuntor te Millosheviqit jeni ju , ja edhe faktet:- te vetmit ju vetfundosja edhe njerzt e millosheviqit dhe millosheviqi i quante shefat dhe ushtartet e UĒk-s kriminela ,hajna , terrorista , sot ju i vetfundosja gjak millosheviqi qe keni ju i quani ish ushtaret e UĒk , hajna , kriminela, terrorista...etj etj...por e keni te kot se ne jemi te fort sa qe koka juaj nuk mund tja mendoj !!!
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga





    ISA MUSTAFA GJATĖ REGJIMIT KOMUNIST!

    Publikuar mė 17 dhjetor, 2010 nė orėn 17:23 ( )
    Sheradin Berisha

    Funksionet politike tė Isa Mustafės gjatė komunizmit


    Pas demonstratave tė 11 e 26 marsit dhe tė 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatė verės sė atij viti ndėrmori njė sėrė masash ideo - politike tė cilat kulmuan me „Platformėn politike tė KQ tė LKJ’sė pėr Kosovėn“, tė miratuar mė 17 nėntor 1981 nė Mbledhjen e XXII’tė tė KQ tė LKJ’sė nė Beograd. Nė zbatim tė kėsaj PLATFORME, strukturat pushtetore’partiake dhe ato gjyqėsore nė Kosovė, nė bashkėpunim edhe me UDB’ėn nisėn njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorėve tė demonstratave si dhe nė tė njejtėn kohė intensifikuan diferencimin ideo - politik brenda radhėve tė pushtetit, nėpėr organizata punuese dhe nė tė gjitha institucionet tjera publike e me theks tė veēantė nė institucionet shkencore - akademike tė Kosovės, siē ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisė dhe mbi tė gjitha Universiteti i Prishtinės, i cili u cilėsua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarė”. Pėr t’i realizuar masat, qė dolėn nga “Platforma…” e KQ tė LKJ’sė, regjimi gjatė viteve 1981 - 1990 nė vendet udhėheqėse i emėroi ato kuadra politike, qė ishin dėshmuar nė ēdo situatė tė zellshėm dhe besnik nė luftimin dhe ērrėnjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarė”! Dhe, njėri nga ata besnikėt e kėtij regjimi ishte padyshim komunisti i devotshėm Isa Mustafa, (tani kryetar i komunės sė Prishtinės dhe i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.)

    Nė biografinė e shkurtėr tė Isa Mustafės, tė botuar nė portalin e Komunės sė Prishtinės, thuhet se: Isa Mustafa ”Ekspertizėn profesionale e filloi nga viti 1974 si pedagog nė Universitetin e Prishtinės, ndėrkohė ka qenė edhe kryetar i Qeverisė Komunale tė Prishtinės (1984-1988),” dhe “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės”…
    Por, si duket shoku Isa Mustafa e paska harruar se ka qenė edhe “sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor-teknik me botėn.”, nė Kėshillin Ekzekutiv tė KSA tė Kosovės me kryetar Jusuf Zejnullahun, qė u formua mė 4 dhjetor 1989, nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės.


    Shkėputur nga gazeta Rilindja, datė 5 dhjetor 1989




    Isa Mustafa pėr katėr vjet rresht (1984-1988) si Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė kryeqytetit tė Kosovės - Prishtinės (ku pėrfshiheshin edhe komunat: Fushė Kosovė, Obiliq dhe Novobėrdė) dhe njėkohėsisht tė qenit “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės”, ka qenė njeriu mė i pushtetshėm i regjimi komunist, ashtu sikurse ishin:
    Ali Shukria - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1981-1982),
    Nebih Gashi - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1982-1983),
    Shefqet Jashari - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1983-1984),
    Ymer Pula - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1982-1986),
    Kolė Shiroka - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1984-1985), dhe Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės nė periudhėn (1985-1986),
    Nazmi Mustafa - Kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1986-1989),
    Jusuf Zejnullahu - Kryetar i KE tė KSA tė Kosovės ( 1989-1990),
    Bajram Selani - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1986-1987),
    Remzi Kolgeci - Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1987-1988),
    Azem Vllasi - Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1986-1988) dhe
    Rrahman Morina - Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1988-1990).

    Kontributi i Isa Mustafės gjatė ndryshimeve kushtetuese pėr “Serbinė unike”!

    Procesin pėr ndryshimet kushtetuese e kanė pėrcjellur njė sėrė mbledhjesh e vendimesh tė niveleve tė ndryshme tė regjimit. Fillimisht po sjellė njė koronologji tė kėtyre ngjarjeve, ku nė kėtė kuadėr do tė pėrvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafės.
    Gjatė viteve 1984 - 1990 kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv nė ēdo sferė tė jetės nė Prishtinė, Kosova pėrballej me shumė sfida dhe ndėr sfidat mė tė rėnda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutės nė interes tė Serbisė dhe heqja e Autonomisė sė Kosovės.
    Intensifikimi pėr “Serbinė e bashkur” pėrmes ndryshimeve kushtetuese, nisi me ngritjen e Sllobodan Millosheviēit, nga pozita e kryetarit tė Komitetit tė LK’sė pėr Beogradin nė postin drejtues tė KQ tė LK tė Serbisė, nė maj tė vitit 1986. Platforma ideologjike e Millosheviēit bazohej nė Memorandumin e Akademisė sė Shkencave tė Serbisė, i hartuar nė shtator tė vitit 1986. Sipas hartuesve tė memorandumit “e keqja mė e madhe pėr kombin serb u sendėrtua nė tekstin e Kushtetutės sė vitit 1974, e cila jo vetėm e ndau Serbinė nė 3 pjesė, por krijoi edhe mjedisin e pėrshtatshėm pėr fillimin e gjenocidit ndaj serbėve tė Kosovės.” ( V.Meier: Fundi i Jugosllavisė - goditja nė Kosovė, Lubjanė - Liria 2007, fq.82)

    Nga ana formale memorandumi shprehte vetėm kėrkesėn pėr rishikimin e kushtetutės dhe krijimin e njė shteti tė pėrbashkėt “federativ”, por kėrkesa pėr “tė drejta tė barabarta” pėr serbėt dhe “bashkim kulturor dhe shpirtėror tė popullit serb” nuk ishte gjė tjetėr veēse njė rikthim tek ideja e vjetėr e hegjemonisė serbe. Ky memorandum ndėrkohė u shndėrrua nė njė armė tė fortė pėr Millosheviēin, pėr tė mobilizuar popullin serb nė realizimin e synimeve hegjemoniste, dhe forca kryesore e Millosheviēit nė kėtė rrugėtim, ishte Levizja serbe me seli nė Fushė Kosovė, tė cilėn e legjitimoj mė 24 prill 1987 kur mori pjesė nė mbledhjen protestuese tė organizuar nė Fushė Kosovė, nga drejtuesit e kėsaj levizjeje Miqo Shparavallo, Mirosllav Sholeviqi etj.

    Mė 21 janar 1987 Kryesia Federale, kishte propozuar fillimin e ndryshimeve nė Kushtetutėn Federale, duke pėrfshirė 29 amandamente (nga 9 - 37). Nė kėtė kuadėr mė 28 korrik 1987 edhe Kuvendi i Serbisė vendosi t’i hyjė ndryshimeve nė Kushtetutėn e Serbisė. Mė 14 shtator 1987 Kuvendi i Serbisė ua dėrgoi Propozimin pėr ndryshimet nė Kushtetutėn e Serbisė, Kuvendit tė Kosovės dhe atij tė Vojvodinės “pėr tė dhėnė pėlqimin” pėr ato ndryshime qė do t’u pėrkisnin ēėshtjeve “me interes pėr Serbinė (unike) si tėrėsi”.

    Nė mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės tė mbajtur mė 6 nėntor 1987 dhe 2 shkurt 1988 u miratua propozimi i Kryesisė sė Kosovės pėr t’u hyrė ndryshimeve tė Kushtetutės sė Kosovės, sipas direktivave tė Serbisė. Gjatė verės sė vitit 1988 (pikėrisht nė kohėn kur Millosheviēi intensifikoi veprimet politike pėrmes “metingjeve antiburokratike” tė organizuar nga shovinistėt serbe tė Kosovės me seli nė Fushė Kosovė) u bėnė pėrgatitjet organizative - politike, pėr formimin e kėshillave koordinues nė organet e Lidhjes Socialiste, tė aktivave politike etj., qė do tė jenė bartėse tė procesit pėr ndryshimet substanciale nė Kushtetutėn e Kosovės. Kuvendi i Kosovės mė 22 shtator 1988 miratoi Projektin e ndryshimeve kushtetuese nė Kushtetutėn e Kosovės, dhe ky projekt pėrfshinte ndryshimin e 142 dispozitave tė Kushtetutės sė Kosovės nė amandamentet 18 - 51. Diskutimi publik u zhvillua deri mė 31 tetor 1988, nė 1597 shoqata e 350 konferenca lokale dhe nė 2.427 organizata themelore punuse qeverisėse. (N.Gjeloshi -Kosova nė udhėkryq ’89, Velar 1997, f.43)

    Kėto zhvillime, tė cilat po e shkatėrronin edhe atė copė autonomie qė kishte Kosova, shkaktuan njė valė protestash nė Kosovė. Nga 17 - 21 nėntor 1988 nė Prishtinė e nė qytete tjera tė Kosovės u organizuan protesta gjithėpopullore, dhe kjo valė protestash nisi nė mėngjesin e 17 nėntorit me marshimin e minatorėve tė Trepēės nga miniera e Stan - Tėrgut pėr nė Prishtinė. Me minatorėt u solidarizuan studentėt e UP’sė dhe i gjithė populli, por jo edhe strukturat politike shqiptare tė kėtij regjimi, tė cilat kėto protesta i cilėsuan si armiqėsore e kundė - revolucionare. Mė 22 shkurt 1989 ndryshimet nė kushtetutėn serbe u miratuan njėzėri nga komisioni kushtetues i Serbisė, ndėrkaq dy ditė mė vonė pasoi miratimi unanim i kushtetutės nė seancėn plenare tė parlamentit serb dhe pėr ēudi delegatėt e Kosovės nuk dhanė asnjė vėrejtje nė kėtė drejtim. Kryetari i komisionit kushtetues nė parlamentin serb Borisav Joviē, me paturpėsi deklaron se “reforma kushtetuese serbe nuk e kėrcėnon aspak autonominė e krahinave” dhe se vetėm tani Serbia “gjendet nė rrugėn drejt barazisė me republikat e tjera”! (V.Meier: Fundi i Jugosllavisė - goditja nė Kosovė, Lubjanė - Liria 2007, fq.133)

    Minatorėt nė grevė urie - Shkurt 1989

    Nga 20 - 28 shkurti 1989 sėrish ishin minatorėt ata qė kundėrshtuan ndryshimet kushtetuese nė dėmė tė Kosovės, me grevė tė pėrgjithshme, duke u ngujuar nė galeritė e tyre tė punės. Kėtė herė artikuluan 10 kėrkesa dhe njėra prej tyre ishte: “Tė jepnin dorėheqje tė parevokueshme: Rrahman Morina, kryetar i Kryesisė sė Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės; Husamedin Azemi, kryetar i Kryesisė sė Komitetit Komunal tė LK tė Prishtinės dhe Ali Shukria, anėtar i Komitetit Qėndror tė LK tė Jugosllavisė.” Njė ditė pas fillimit tė grevės sė minatorėve, (mė 21 shkurt) 215 intelektualė shqiptarė i drejtuan njė Apel opinionit tė gjerė publik dhe strukturave pushtetore tė Jugosllavisė, Serbisė dhe tė Kosovės, ku u apelua “nė Kuvendin e Serbisė qė tė aprovojė vetėm pjesėn e amandamenteve qė nuk kanė tė bėjnė me ndryshimin e raporteve ndėrmjet RS tė Serbisė dhe krahinave socialiste autonome…” sepse “Ngushtimi eventual i pozitės kushtetuese tė Kosovės do tė shkaktonte te shqiptarėt ndjenjėn objektive se po u merret jo diēka qė u ėshtė dhuruar, por ajo qė u takon burimisht…” (N.Gjeloshi - fq.86 - 88 -89)

    Mė 22 shkurt, Kryesia e KQ tė LKJ’sė mbajti mbledhjen e jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar zhvillimin e ngjarjeve mė tė reja nė Kosovė, ndėrsa njė ditė mė vonė (23 shkurt) pėr tė njejtėn ēėshtje u mblodhė edhe Kryesia e Federatės jugosllave, dhe kėto organe nxorėn pėrfundimin, se: “Ndėrrimet e propozuara tė Kushtetutės sė Serbisė duhet tė miratohen nė mėnyrė tė pashtyshme”. (!!!)
    Mė 24 shkurt me kėrkesėn ultimative tė minatorėve, Stipe Shuvar kryetar i KQ tė LKJ’sė dhe Sllobodan Millosheviē vizituan Kosovėn, dhe derisa i pari u takua me minatorėt gervistė i dyti, i shoqėruar nga Rrahman Morina, Husamedin Azemi e tė tjerė, mbajti njė mbledhje me udhėheqės tė Elektroekonomisė sė Kosovės!

    Duke qenė se minatorėt nuk kishin ndėrmend tė dilnin nga greva, nė datat 25 e 26 shkurt Millosheviēi pėrdori tė gjitha mjetet qė kishte nė dispozicion, duke arritur tė shpallte gjendjen e jashtėzakonshme dhe tė dėrgonte trupa speciale nė Kosovė edhe me miratimin e Kryesisė sė Federatės Jugosllave nė krye me boshnjakun Raif Dizdareviē. Kjo ndodhi nė mbledhjen e kryesisė sė RSFJ’sė (mė 26 - 27 shkurt). Nė mbrėmjen e 27 shkurtit, kryesia e shtetit miratoi “marrjen e masave tė veēanta pėr Kosovėn”. Dhe kėto “masa tė veēanta” nuk ishin gjė tjetėr veēse gjendje e jashtėzakonshme. (V.Meier, fq.137)

    Mė 28 shkurt, (pasi Rr.Morina, H.Azemi dhe A.Shukria kishin ofruar dorėheqjet e kėrkuara nga minatorėt), minatorėt dolėn nga greva, por ky trinom millosheviqjan realisht nuk u largua nga fuksionet e tyre!

    Mė 9 mars 1989 Kuvendi i Kosovės nxori dy konkluzione:

    “1. Tė pėrkrahen masat e posaēme (lexo: Gjendja e jashtėzakonshme) tė Kryesisė sė RSFJ’sė pėr Kosovėn; 2. Miratimi i amandamenteve nė Kushtetutėn e Serbisė ėshtė me rėndėsi tė posaēme, jo vetėm pėr Krahinėn dhe RS tė Serbisė, por edhe pėr mbarė stabilizimin e Jugosllavisė dhe se kėto amandamente duhet tė miratore me kohė”. Nė kėtė mbledhje Nazmi Mustafa - kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė KSA tė Kosovės, duke folur pėr protestat e nėntorit 1988 dhe ato tė shkurtit 1989 tha se ato kanė krijuar “njė bazė tė pėrshtatshme pėr shfaqjen e nacionalizmit e tė separatizmit shqiptar…” dhe se sipas tij “zbatimi i masave tė posaēme u dėshmua i arsyeshėm…”.
    Bazuar nė fjalimin e kryetarit N.Mustafės, KE i KSA tė Kosovės nxori vendimin pėr kufizimin ose ndalimin e grumbullimit tė njerėzve nė vende publike.

    Mė 14 mars 1989, dy kryesitė e Kosovės (ajo e Komitetit Krahinor dhe e Kryesisė sė Kosovės) pėrmes njė kumtese tė pėrbashkėt, theksojnė, se: “Dy kryesitė pėrkrahin plotėsisht amandamentet pėr Kushtetutėn e RS tė Serbisė, me tė cilat mundėsohet qė RS e Serbisė tė ushtrojė funksionet dhe kompetencat e veta tė domosdoshme nė tėrė teritorin e Republikės…” dhe se me “kėto ndėrrime nuk ndryshohen parimet themlore tė Kushtetutės sė RSFJ’sė tė vitit 1974 dhe pikėnisje ėshtė realizimi i konsekuent i barazisė sė plotė kombėtare tė tė gjitha kombeve e kombėsive nė RS tė serbisė dhe nė KSA tė Kosovės”. (Rilindja, 15 mars 1989)
    Edhe Kryesia e Konferencės Krahinore tė Lidhjes Socialiste mė 16 mars 1989 u dha pėrkrahje tė plotė amandamenteve tė Kushtetutės sė Serbisė dhe insistonte qė Kuvendi i Kosovės tė pėrkrahte kėto amandamente! Mė 17 mars u mblodhėn delegatėt e Kėshillit tė Dhomės Shoqėrore - Politike tė Kuvendit tė Kosovės, ku pėrkrahėn njėzėri amandamentet e Kushtetutės sė Serbisė, - kėshtu shkruante Rilindja e datės 18 mars 1989.

    Isa Mustafa zėdhėnės i ndryshimeve kushtetuese!


    Nė vazhdėn e fushatės intensive pėr ndryshimet kushtetuese qė zhvillohej nė rrethana tė gjendjes sė jashtėzakonshme, u pėrzgjodhėn edhe figurat politike tė regjimit qė do t’i bėnin jehonė nė mėnyrė afirmative kėtij procesi, me qėllim qė t’ua mbushnin mendjen shqiptarėve se me kėto ndryshime nuk do tė cėnohet aspak Autonomia e Kosovės! Nė mesin e shumė komunistėve shqiptarė tė kohės qė u treguan tė gatshėm pėr t’ua mbushur mendjen shqiptarėve se nuk humbim asgjė nga kėto ndryshime kushtetuese ishte edhe Isa Mustafa. Po tė lexosh shtypin e kohės: Rilindjen, Jedinstvon, Borbėn, Politikėn etj., do tė shohėsh qartė aktivitetin e Isa Mustafės me shokė nė kėtė proces tė ndryshimeve kushtetuese. Isa madje ka marrė pjesė aktive edhe nė debatet qė i ka organizuar Radio Televizioni i Prishtinės - RTP, nė mbeshtetje tė ndryshimeve kushtetuese.

    Ta zėmė, ato ditė marsi nė njė nga debatet e organizuara nė RTP, panelin e debatuesve pėr ndryshimet kushtetuese e pėrbėnin:
    1. Luba Popoviqin (anėtar i Kryesisė sė KK tė LK tė Kosovės)
    2. Rade Zvicerin (kryetar i Komisionit Legjislativ Juridik tė Kuvendit tė Kosovės)
    3. Hazėr Susuri (nėnkryetar i KE tė Kosovės);
    4. Nikė Lumezi (anėtar i KE),
    5. Shefqet Musatafa (anėtar i Kryesisė sė Kosovės dhe anėtar i komisionit Kushtetues tė Kosovės);
    6. Vesel Latifi (sekretar Krahinor i Judikaturės)
    7. Pjetėr Kola ( kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės),
    9. Isa Mustafa (drejtor i Entit Krahinor tė Planifikimit Shoqėror) dhe
    10. Ahmet Omeragiqi, zėvendės sekretar Krahinor i Mbrojtjes Popullore. (Z.Cana - Apeli 215 i intelektualėve shqiptarė, Prishtinė 2001, fq.174 -175)

    Ndryshimi i Kushtetutės pėr “Serbinė unike”!

    Mė 21 mars, Kėshilli Ekzekutiv i Kosovės i propozoi Kuvendit tė Kosovės qė nė Mbledhjen e caktuar pėr datėn 23 mars tė jepte pėlqimin pėr amandamentet nė Kushtetutėn e Serbisė. Mė 23 mars 1989 (ditė e enjte) nė Prishtinė nė orėn 10 paradite u mblodhėn delegatėt e tė tri dhomave tė Kuvendit tė Kosovės:
    1. Dhoma e Punės sė Bashkuar me kryetar Raif Vėrbnica;
    2. Dhoma e komunave me kryetar Radoica Zhizhiq dhe
    3. Dhoma Shoqėrore - Politike me kryetar Shefqet Mustafa.

    Nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės kishte mbi 500 njerėz, funksionar, punėtorė tė sigurimit, mysafirė nga tė gjitha komunat e Kosovės dhe nga Serbia, ndėrsa ishin 190 delegatė tė zgjedhur, qysh nė nėntor tė vitit 1988 nga komisionet kandiduese tė tė gjitha organizatave shoqėrore - politike. Nė kėtė mbledhje tė pėrgatitur nga Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Vukashin Jokanoviq, diskutuan 27 delegatė, 20 shqiptarė dhe 7 serbė, (N.Gjeloshi - fq.98) dhe nė fund u aprovuan me aklamacion (ngritje tė dorės) amandamentet e Kushtetutės sė Serbisė. Ishin 11 vota kundėr dhe dy abstenime, (po aty) por nuk dihej numri i votave “pėr” sepse nuk u numruan nga kryetari i Kuvendit. Nga pamjet nė ekranin e RTP dhe fotografitė qė u publikuan nė shtypin e pėrditshėm, duket qartazi, se pjesa dėrmuese e atyre qė kishin ngritur dorėn nuk ishin delegatė! Pasditen e 23 marsit, (pasi u aprovuan ndryshimet kushtetuese nė Kushtetutėn e Serbisė nga Kuvendi i Kosovės) shpėrthyen protesta tė fuqyshme e tė pandalshme nė gjithė Kosovėn deri mė 28 mars kur nė Beograd u finalizua miratimi i Kushtetutės sė RS tė Serbisė. Ndėrsa nė Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” tė saj, rrugėt e Kosovės ishin pėrgjakur nga njėsitė speciale tė Serbisė. Nga 23 – 28 mars u vranė 22 shqiptarė dhe u plagosėn rėndė rreth 300 tė tjerė. (N.Gjeloshi, fq.107)

    Diferencimi ideo-politik dhe avansimi i Isa Mustafės

    Pas Kuvendit tė Kosovės, mė 1 prill Lidhja Komuniste e Kosovės mbajti njė plenum, ku vlerėsoi situatėn e krijuar pas miratimit tė Kushtetutės sė Serbisė. Ky plenum, si qėndrim esencial nxori “diferencimin ideo-politik nė tėrė Kosovėn” dhe si kriter themelor pėr diferencim u pėrcaktua qėndrimi i organeve, i funksionarėve, i delegatėve dhe i punėtorėve tė shėrbimeve tjera tė regjimit “ndaj tubimeve dhe demonstratave tė shqiptarėve nė nėntor 1988, ndaj grevave dhe ndėrprerjeve tė punės ėn shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave tė nacionalistėve e separatistėve shqiptarė nė mars 1989” (N.Gjeloshi, fq.108)
    Nė kėtė kuadėr, Kryesia e Kuvendit tė KSA tė Kosovės nė mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo - politik dhe tė punės nė nivel tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė Kėshillit Ekzekutiv dhe nė organet dhe organizatat krahinore tė administratės dhe i obligoi ato institucione e organe qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė bėjnė diferencimin ideo - politik dhe tė punės. Ndėrkaq nga baza deleguese kėrkoi “ndėrmarrjen e masave ndaj delegatėve nė Kuvendin e Kosovės, tė cilėt nuk i kishin respektuar qėndrimet e bazės lidhur me grevėn e minatorėve nė Stari - Tėrg, Kishnicė e Novobėrdė, duke u pėrpjekur pėr miratimin e kėrkesave tė grevistėve nė kundėrshtim me qėndrimet e organeve mė tė larta partiake e tė organeve e organizatave tė Kosovės pėr dhėnien e pėlqimit tė amandamenteve nė Kushtetutėn e Serbisė”. (N.Gjeloshi, fq.109)

    Dhe nė kėto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan nė tė gjitha organet dhe institucionet nė Kosovė. Nga ky diferencim e pėsuan tė gjithė ata komunistė (shqiptarė) qė nė njė mėnyrė a tjetėr u solidarizuan me kėrkesat e minatorėve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese nė favor tė “Serbisė unike”, ndėrkohė qė komunistėt tjerė qė i mbetėn edhe mėtutje besnik politikės antishqiptare tė Millosheviēit, u avansuan nė pozita mė tė larta tė pushtetit! Nė mesin e atyre qė u avansua nė kėtė drejtim ishte edhe kryetari aktual i LDK’sė, ISA MUSTAFA! Nė Lidhjen Socialiste tė Kosovės qė prej organizatave lokale, konferencave komunale e deri te konferenca e LS tė Kosovės diferencimi politik ose i punės pėrfshiu afro 700 kuadro, ndėrkaq kryetari krahinor i Lidhjes Socialiste Daut Jashanica, u avansua nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė.

    Mr.Isa Mustafa, “sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor’teknik me botėn” nė Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės (dhjetor 1989)

    Gjatė nėntorit tė vitit 1989 strukturat politike serbe tė drejtuar nga Sllobodan Millosheviēi punuan intenzivisht nė pėrzgjedhjen e kuadrove pėr funksionet politike nė Kosovė tė cilėt tashmė (tetė vjet e gjysmė pas demonstratave tė pranverės 1981) ishin dėshmuar si „luftėtarė tė denjė pėr realizimin e politikės sė LK tė Kosovės, tė LK tė Serbisė dhe tė LKJ“ qė do tė thotė „pėr luftimin e nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarė“ si dhe „pėr ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova“ …

    “Nė mbledhjen e pėrbashkėt tė tri dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė mbajtur me datė 4 dhjetor 1989 (E hėne) u bė konstituimi i pėrbėrjes sė re tė Kuvendit tė Kosovės dhe zgjedhja e kandidatėve pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi - tė kryetarit tė Kryesisė dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė Kryetarit tė Kuvendit, tė nėnkryetarėve tė Kuvendit dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe tė delegacionit tė KSA tė Kosovės nė Dhomėn e Republikave dhe tė Krahinave tė Kuvendit tė RSFJ’sė” - kėshtu shkruante gazeta „Rilindja“ e ditės sė martė - datė 5 dhjetor 1989
    Daut Jashanica, Kryetar i Konfrencės Krahinore tė LSPP (dhe i avansuar nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė), nė mbledhjen e 4 dhjetorit, tha: „duke u pėrcaktuar struktura nacionale, nė bazė tė propozimit inicial tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės dhe Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe nė bazė tė qėndrimeve tė Kėshillit Koordinues pėr politikėn e kuadrove tė Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės, Kryesia e Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės si bartėse e konsultimeve, ka inicuar procedurėn e propozimit dhe tė evidencimit tė kuadrove tė mundshme pėr zgjedhjen e kryetarit dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė kryetarit tė dy nėnkryetarėve dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės.“ (Rilindja, 5 dhjetor 1989)

    Me rastin e propozimit tė kandidatėve tė mundshėm pėr funksionet e pėrmendura dhe me rastin e zgjedhjes sė tyre, LSPP e Kosovės si dhe subjektet e tjera shoqėrore nė Krahinė, kanė bėrė pėrpjekje qė nė tė gjitha fazat tė propozohen mė shumė kandidatė pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi qė pėr to tė propozohen kuadrot, tė cilat nė periudhėn e deritashme janė dėshmuar luftėtarė tė denjė pėr realizimin e politikės sė LK tė Kosovės, tė LK tė Serbisė dhe tė LKJ, kuadrot qė gėzojnė besimin e pjesėtarėve tė tė gjitha kombeve dhe kombėsive, individėt qė nė aktivitetet e deritashme kanė luftuar me vendosmėri kundėr tė gjitha dukurive tė nacionalizmit, e nė radhė tė parė kundėr nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, pėr ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova dhe ardhjen e tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė e tė punojnė nė Kosovė, kuadrot tė cilat me cilėsitė e veta personale garantojnė se do tė jenė tė suksesshme nė kryerjen e funksioneve qė u besohen.“ Shkruan Rilindja. E martė 05 dhjetor 1989)

    Nė mbledhjen e Kuvendit tė KSA tė Kosovės, Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės u zgjodh Isen Kajdomēaj, Kryetar i Kuvendit tė KSA tė Kosovės, Gjorgje Bozhoviq, ndėrsa Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punėve tė Brendshme u emrua pėrsėri Jusuf Karakushi, mr.Rifat Zulfiu u emrua sekretar krahinor i Judikaturės, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor pėr Ekonomi, Lekė Berisha sekretar krahinor pėr Bujqėsi dhe Pylltari, Selajdin Skeja, sekretar krahinor pėr Komunikacion dhe lidhje, dr.Muhamet Bicaj u emrua sekretar krahinor pėr Arsim dhe Kulurė, Lekė Vuksani sekretar krahinor pėr Punė, Shėndetėsi dhe Politikė Sociale, dhe pėr ēėshtjet e luftėtarėve e tė invalidėve, Radovan Vujoviqi, sekretar krahinor pėr Urbanizėm dhe Ēėshtje Komunale-Banesore dhe mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor - teknik me botėn.

    Mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor - teknik me botėn, nė Kėshillin Ekzekutiv tė Kosovės! (Dhjetor 1989)

    Ky ishte shkurtazi Isa Mustafa i viteve tė 80’ta, ndėrsa pėr Isa Mustafėn e viteve 1991-1999, si Ministėr i Ekonomisė dhe Financave nė qeverinė e Bujar Bukoshit, i cili njėkohėsisht ishte edhe njėri nga ideatorėt dhe themeluesit e “Sistemit tė Financimit tė Republikės sė Kosovės”, dhe kryetar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės “Dardania” nė Tiranė, por, edhe pėr Isa Mustafėn e pasluftės 2000-2010, do tė bėjmė fjalė njė herė tjetėr.

    pashtriku.org

    ( Dhjetor 2010 )

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    LDK-sė i ikin edhe dy tė rinj, kalojnė nė AKR

    12:09 / E shtunė, 21 Shtator 2013


    AKR-sė nė Prishtinė, pas Korab Sejdiut i bashkohen edhe dy anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.

    Donik Sallova dhe Besim Berisha janė dy tė rinjtė anėtarė tė deritashėm tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė partisė sė Isa Mustafs qė kanė ndjekur shembullin e avokatit Korab Sejdiu, i cili ėshtė kandidat i AKR-sė pėr kryetarė tė Prishtinės.

    Sallova dhe Berisha kanė thėnė se nuk janė tė rinjtė e vetėm qė do tė ndjekin shembullin e Sejdiut, pasi qė sipas tyre ,LDK ka mbetur peng i kuadrove tė vjetra dhe nuk krijon hapėsirė pėr tė rinjtė. Donik Sallova ėshtė profesor nė Universitetin AAB , ka magjistruar nė Tiranė, transmeton indeksonline.

    Besim Berisha ėshtė gjithashtu kuadėr nga Universiteti i Tiranės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Nxėnėsit ia lėshojnė sallėn Mustafės (Video)

    Kishte organizuar njė takim pėr Ditėn e Rinisė me nxėnės tė shkollave tė mesme tė Prishtinės, por kryetari i Prishtinės nuk u prit mirė nga njė pjesė e tyre.

    Nė kohėn kur kryetarit Mustafa iu kishte dhėnė fjala, njėra nga nxėnėset e quajtur Erza nga “Xhevdet Doda” e kishte marrė fjalėn duke i thėnė se ai po bėn fushatė me nxėnės pasi qė koha kur po mbahet ky takim ėshtė shumė afėr zgjedhjeve lokale.

    “Ky takim po mbahet njė javė para se tė filloj fushata, ndėrsa problemet tona janė tė kahmotshme”, ka thėnė ndėr tė tjera Erza.

    Duke iu kundėrvėnė nxėnėses, Mustafa i kishte thėnė se “kush tė ka dėrguar kėtu”, derisa i kishte urdhėruar nxėnėsit se “kush do le tė qėndroj e kush do le tė dalė jashtė”.

    Mė pas njė pjesė e nxėnėsve e kishin lėshuar sallėn.

    Videoja po qarkullon nė Youtube ndėrsa ėshtė shpėrndarė nga tė ashtuquajturit “Nxėsėit aktivė”. /Zėri/



    Vv - Palaēo+LISBA :D

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Metropoli i Isa Mustafės (foto/video)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,122181
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga



    Tahiri: Komuna e Prishtinės punoi keq dhe dobėt

    © KosovaPress

    Prishtinė E hėnė, 30 Shtator 2013 17:23
    KosovaPress

    Kandidati pėr Prishtinėn, nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thėnė sot se shembja e dheut nė rrugėn e re, ende tė painauguruar nė lagjen e re–Arbėria (ish-Dragodan) tregon mė sė miri pėr punėn e keqe dhe tė dobėt qė ka bėrė Komuna e Prishtinės nė investimet e saj.

    Pas vizitės qė i ka bėrė kėtij vendi, ai ka thėnė se do bėnte ēmos t’i dilte nė ndihmė Isa Mustafės nė rast se kjo shembje do tė ndodhte nga ndonjė tėrmet apo pas dy javėsh tė reshura.

    “Sikur tė kishte ra shi pėr dy javė rresht apo sikur tė kishte pas tėrmet, unė do tė isha kėtu afėr kryetarit tė komunės pėr t’i ndihmuar me ekipin tim pėr me sanu gjendjen, pėr pas shtatė orė shi me pas kėtė gjendje, kėtė situatė tė tillė ėshtė njė alarmim tepėr i madh dhe njėherit tregim jashtėzakonisht shumė pėr punėn e keqe qė ėshtė duke u bėrė nė investimet qė po bėhen nė Prishtinė”, ka thėnė ai. /Kosovapress/



    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    [
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Te gjithe kandidatet per kryetar te komunes se Prishtines ishin prezent ne debatin e djeshem ne RTK, pos kryetarit aktual (Isa Mustafes - Putinit), i cili si duket nuk pati as guximin, e as kurajon qe te ballafaqohej me kunder-kandidatet tjere. Kjo tregon se Isa Mustafa fare nuk i interson Prishtina, por ai (Isa) ka qellime tjera per interes te tije personal dhe militanteve rreth tije. Mos ballafaqimi i Isa Mustafes me kandidatet tjere eshte nje tregues i kjarte se Ises fare nuk intereson as Prishtina, e as qytetaret e saj, por Isa per qellim ka te behet Kryeminister. Mirepo Isa duhet te kuptoj se kjo loje e tije nuk do i shkoj ashtu siq e mendon ai!


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 04-10-2013 mė 03:20
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ARIANI_TB pėr postimin:

    fegi II (04-10-2013)

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga


    Me shkollė tė mesme konstruktojnė ndėrtesa 10-katėshe


    Publikuar: 06.10.2013 - 10:39

    Prishtinė, 6 tetor - Disa nga ndėrtesat e reja shumėkatėshe nė Prishtinė janė tė konstruktuara dhe ndėrtuara nga persona qė nuk kanė pėrgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet nė cilėsinė e objekteve tė banimit, ka thėnė inxhinieri i ndėrtimtarisė i specializuar nė studimet gjeomekanike, Qani Kadiri.

    Duke marrė shembullin e lagjes “Arbėria” (ish Dragodanit) nė Prishtinė, ku sė fundi janė regjistruar shembjet e dheut, ai thotė se pėrgjegjėsit komunalė duhet tė reagojnė.

    Ndėrtimet e larta nė Arbėri, sipas Kadirit kanė nisur mbrapshtė. Ai insiston qė tė respektohen tė gjitha kriteret profesionale para se tė nisė njė objekt dhe qė analizat tė kalojnė nėpėr tė gjitha filtrat institucionalė.

    “Kemi raste kur elaboratet gjeometrike i bėjnė njerėz qė e kanė tė pėrfunduar shkollėn e mesme. Nuk mundet njė person me shkollė tė mesme, apo nivel bachelor tė konstruktojė njė ndėrtesė me 10 kate. Nuk mundet tė konstruktohet e t’i bėhet arkitektura vetėm pse dikush ka kompjuter, sepse nevojitet tė ketė studime master, por edhe tė ketė provojė qė tė merret kompetenca pėr ndėrtime tė larta”, ka vlerėsuar ai nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”.

    Kadiri vlerėson se, pėrveē cilėsisė sė ndėrtimit, problematike mbeten edhe zonat specifike ku ndėrtohen objektet kolektive tė banimit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #13
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin

    Me shkollė tė mesme konstruktojnė ndėrtesa 10-katėshe


    Publikuar: 06.10.2013 - 10:39

    Prishtinė, 6 tetor - Disa nga ndėrtesat e reja shumėkatėshe nė Prishtinė janė tė konstruktuara dhe ndėrtuara nga persona qė nuk kanė pėrgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet nė cilėsinė e objekteve tė banimit, ka thėnė inxhinieri i ndėrtimtarisė i specializuar nė studimet gjeomekanike, Qani Kadiri.

    Duke marrė shembullin e lagjes “Arbėria” (ish Dragodanit) nė Prishtinė, ku sė fundi janė regjistruar shembjet e dheut, ai thotė se pėrgjegjėsit komunalė duhet tė reagojnė.

    Ndėrtimet e larta nė Arbėri, sipas Kadirit kanė nisur mbrapshtė. Ai insiston qė tė respektohen tė gjitha kriteret profesionale para se tė nisė njė objekt dhe qė analizat tė kalojnė nėpėr tė gjitha filtrat institucionalė.

    “Kemi raste kur elaboratet gjeometrike i bėjnė njerėz qė e kanė tė pėrfunduar shkollėn e mesme. Nuk mundet njė person me shkollė tė mesme, apo nivel bachelor tė konstruktojė njė ndėrtesė me 10 kate. Nuk mundet tė konstruktohet e t’i bėhet arkitektura vetėm pse dikush ka kompjuter, sepse nevojitet tė ketė studime master, por edhe tė ketė provojė qė tė merret kompetenca pėr ndėrtime tė larta”, ka vlerėsuar ai nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”.

    Kadiri vlerėson se, pėrveē cilėsisė sė ndėrtimit, problematike mbeten edhe zonat specifike ku ndėrtohen objektet kolektive tė banimit.
    ----------------------------------
    Pajtohem me ket shkres .Ne nje debat me qytetaret ne KKP qe u mbajt per planin regullativ ky u shqyrtu ndertimi i nje 48 kateshe ne pejton dhe lagjes szi tersi .Lagjes Arberia un shpreha kundershtimin dhe parashtrova kjerkes me shkrim qe KKP te gjej proces verbalin e viteve 1987 ku figuron expertiza e expertit te Frances te atyre viteve .Experti ather eshte ardhur me kerkes te qytetareve te interesuar per ndertim ne lagjen Pejton dhe Arberi .Experti ne fjal ka bar analiza te fizibilitetit te toes aty .ne pejton sipas ksaj analize fizmibiliteti i tokes mundeson ndertimi deri ne 7 kate ndertimi edhe ate ne hapsir prej 100 metra katroresh .Sipas kti experti lagjeja arberia ku jan ndertuar tash shum banesa kolektive NUK LEJOHET NDERTIMI PER SHKAK SE TOKA ATY ESHTE E PAQENDRUESHME DHE SE NE VITET 1968 KA NDODH NJE RESHQITJE MASIVE E ASAJ PJESE KY SIU PASOI E SHEMBJES SE TOKES KAN RESHQITUR NGA AJO PJES DY HAMAME DHE DY SHTALLA KUAJSH .gJAT RESHQITJES SE DHEUT ATEHER ESHTE MBLUAR FUSHA E STADIONIT KU TASH GJENDET OAKATI I SHTYPIUT RILINDJA DH NJE PJES E VELLUSHES E CILA ATHER KA QEN SHUM E PASTER DHE KA PAS VEGJETACION DHE KA PEMBAJTUR PESHK.PJESA E ARBERIS KA QEN ATHER E BER NJE STAZ PER MOTOKROS E CILA MA PASTAJ ME PLANIN E PR KA PSU NDERTIEM ME LEJE NE PJESEN KU GJENDET TASH MINISTRA E SHENDETESIS .PJESA KU GJENDET KFORI DHE MINI MAKSI KA QEN E PLANIFIKUAR NE BAZ TE KSAJ EXOERTISZE NDERTIMI I OBJEKTEVE BANIMI NE HAPSIR PREJ 100 METRA KATROR DERI NE TRE KATE .BDERSA PJESA KU GJENDET TASH RETHEROTULLIMI KA QEN E LEJUSHME TE BEHET NJE UNAZ E BER NE TOK DHE URA TE SHEMBET DHE TE BEHET NJE KRYQEZIM TOKSORE ME NENKALIM TE UDHES DREJT FK .
    ATY TASH ESHTE DHEN PER SHKAK SE NJE PJES E TOKES KU JAN TASH BANESAT I TAKON FAMILJES SE IS MUSTAFES DHE KY I FUNDIT I KA DHEN URDHER ARKITEKTIT NIXHA TE JEP GANRANCA PER ATO NDERTIME DHE KA ANAGAZHUAR MEDIAT TE PLASOIJN NJE GENJESHTER KINSE NE ATE PJES SERBET E KAN LEN PER VOREZA TE SERBEVE .PERNDRYSHE PER ATA QE E DIN PR E VJETER NJE PJES E KSAJ KJA QEN ME VARE TE JAUHUDINJEVE TASH TE RETHEKUAR E TE RENOVUAR .KET SHQETESIM DHE KET QE E DI ME SIGUI SE EGZTON KO EXPERTIZ THRAS QE EDHE NJEHER TE SHQYRTOHET TE THIREN EXPERT GJEODETET DHE EXPETRTE TE FIZIBILITETIT TE TOKAVE TE BEJN EDHE NJEHER EXPERTIZEN DHE NESE KONSTATOHET SE REZIKU ESHTE AI QE ESHTE DHEN NGA EXPERTI I FRANCES ATHER KJO PJES DUHET MEDOEMOS TE RENOHET .KET SHQETSIM DHE KET KUNDERSHTIM E KAM BER NE NJE GAZET E CILA SKA PAS GUXIMIN TE BEJ PUBLIKE REAGIMIN TIM .NE ATE TAKIM Z MUSTAFA KA LESHU MBLEDHJEN SPSE KAM QEN KEMBMBENGULES QE TE FORMOHET KOMISIONI VERIFIKUES ME KET PROCESVERBAL DHE TE BEHET KERKES QE EXPOERTIZA TE BEHET MEDOEMOS .POR Z.ISA E PAT LESHUE MBLEDHJEN DHE NJE FRAGMET TE RAGIMIT TIM E PAT TRANSMETUAR NJE MEDIA E KOSOVES NE TV PO ME PASTAJ NUK U PERSERIT KJO .ARBERIA ESHTE E REZIKESHME PER JET NJEREZISH DHE NUK E DI KUSH DO JEP LOGARI KUR TE NDODH ME E KEQJA E TE SHEMBEN ATO OBJKETE TE CILAT DIT PER DIT ASHTU ENDE TE PABANUARA JAN DUKE U QAR E DUKE RESHQIT QDO DIT E ME SHUM DREJT HEKURUDHES SE PR .

  16. #15

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Ahmeti: Isė, lėri komunikatat sulmuese, dil pėrballemi nė debate!


    Kandidati pėr kryetar tė Prishtinės, i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Shpend Ahmeti, i ka bėrė thirrje kryetarit tė tanishėm tė Prishtinės, Isa Mustafa, qė t’i lėrė komunikatat sulmuese dhe cinike ndaj kandidatėve tė partive tjera, por tė paraqitet nė debate dhe tė debatojė si profesionist, pasi qė ka pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve.
    Ahmeti nė njė konferencė pėr media, tė cilėn e ka mbajtur nė oborrin e Komunės sė Prishtinės, si kundėrpėrgjigje ndaj sulmeve qė atij po i bėhet pėrmes komunikatave nga kjo komunė, ka thėnė se me qeverisjen e tyre komuna e Prishtinės, do tė jetė komunė e hapur dhe e qytetarėve, raporton KP.

    “Me qeverisjen tonė, Komuna do tė jetė e hapur. Komuna do tė jetė e qytetarėve, sepse i takon qytetarėve dhe i takon publikut. Dhe nė fund po i them shtabit tė kandidatit Mustafa, se pėr tre ditė i kanė lėshuar tre komunikata tė cilat kanė tė bėjnė me programin tonė. Mirė qė po e lexojnė, mirė qė po e analizojnė por nuk ėshtė mirė qė po e keqinterpretojnė dhe do tė ishte mirė qė nivelin nė tė cilin e kemi ngritur debatin ne, i cili ėshtė programatik, po mundohemi qė nė nivel profesional tė diskutojmė mbi problemet dhe hallet e qytetarėve. Po kėrkojmė edhe nga shtabi i kandidatit Mustafa, qė ta mbajė atė nivel, profesional, akademik tė debateve. E kisha ftuar qė mė mirė ėshtė qė kandidati Mustafa, tė paraqitet nė debate dhe ta debatojmė kėtė si profesionist, si njerėz qė duam ta ndryshojmė qytetin, sepse kemi pėrgjegjėsi ndaj qytetarėve, e t’i lėnė komunikatat me cinizėm dhe komunikatat sulmuese ndaj kandidatėve tė tjerė”, ka thėnė ai.

    Ahmeti mė tej, ka thėnė se Komuna e Prishtinės nuk duhet tė reagojnė ndaj kandidatėve tė tjerė, por duhet tė merren me problemet e qytetarėve sepse nė fund tė fundit, pėr atė paguhen. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/ahmet...types=og.likes
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  17. #16

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Publikohet fotoja e Isa Mustafes ne Qeverinė e Rahman Morinės

    Ish deputeti Gani Geci publikoi ne faqen e tij ne fcb, njė faqe gazete tė ‘Rilindjes’ ku shihet Isa Mustafa ne qeverinė e kohes se Rrahman Morinės.
    “Te nderuar miq juve keni kėrkuar te ju sjell foto dhe shkrimet ku Isa Mustafa ka qene i emėruar si ministėr i qeveris se Rrahman Morines dhe Sllobodan Millosheviqit ne vitet 1988/89 dhe ne organet e masave te dhunshme ne Universitetin e Prishtinės.



    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga



    PDK: Vjedhja e votave nė Prishtinė duhet tė hetohet

    16:50 / E enjte, 14 Nėntor 2013


    Partia Demokratike e Kosovės ka shprehur shqetėsimin lidhur me vjedhjen e votave, siē kanė thėnė zyrtarė tė saj, nga shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

    Zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci, duke i quajtur manipulues dhe mashtrues tė votės militantėt e LDK-sė me nė krye Isa Mustafėn, ka thėnė se ky ėshtė njė rast flagrant, i cili duhet tė hetohet nga organet e drejtėsisė.

    Sipas Stavilecit, vjedhja e votave nga kjo parti tashmė ėshtė e bazuar edhe me fakte, derisa ka bėrė thirrje qė kėsi lloj mashtrimesh tė hetohen edhe nė komunat e tjera dhe jo vetėm nė kryeqytet.

    Stavileci ka thėnė se pėr kėto mashtrime e ka marrė vetė pėrgjegjėsinė Isa Mustafa , i cili me kėtė bėri skandal para balotazhit
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga



    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •