Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,062
    Faleminderit
    1
    128 falenderime nė 116 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Ndrysho titullin ne "Isa Mustafa me kater pagesa"...!

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga



    Vini Re Vini Re
    Shitet Audia Q7 e Isa Mustafes, aj qe ka interess net lajmrohet ne recepcion te Komunes

  3. #23
    Moderator Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,294
    Faleminderit
    33
    92 falenderime nė 79 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Ja me ne fund Isa me nje page me pak

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    Boy_XL (07-12-2013)

  6. #25
    Moderator Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,294
    Faleminderit
    33
    92 falenderime nė 79 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Nuk te kap syri pak si photoshop ??

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Faleminderit
    63
    56 falenderime nė 49 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Nuk te kap syri pak si photoshop ??
    Ky nuk sheh e as...ky vetemse nuhate...eshte zagari me besnik i Taēit...


    ...jo pse po me dhimbset Isa M...

    Sikur te kishte sy do ta hetonte se emri e mbiemri eshte i shkruar me kompjuter (ku ka pasur PC ne vitin 1972)...kurse data e anetaresimit me makine shkrimi.


    *
    klipp&klar

  8. #27
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Lista e zezė e Lidhjes Komuniste tė Kosovės 1981-1990




  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    Boy_XL (07-12-2013)

  10. #28
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga






    Fakte tronditėse, funksionet politike tė Isa Mustafės gjatė okupimit serb


    Publikuar: E premte 29 Nėntore 2013, 10:03

    Kush ishte Isa Mustafa gjatė viteve 1981-1990?


    Isa Mustafa pėr katėr vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė kryeqytetit tė Kosovės - Prishtinės (ku pėrfshiheshin edhe komunat: Fushė-Kosovė, Obiliq dhe Novobėrdė) dhe njėkohėsisht tė qenit “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės” ka qenė njeriu mė i pushtetshėm i regjimi komunist

    Pas demonstratave tė 11 e 26 marsit dhe tė 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatė verės sė atij viti ndėrmori njė sėrė masash ideo-politike, tė cilat kulmuan me „Platformėn politike tė KQ tė LKJ-sė pėr Kosovėn“, tė miratuar mė 17 nėntor 1981 nė mbledhjen e XXII-tė tė KQ tė LKJ-sė nė Beograd. Nė zbatim tė kėsaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqėsore nė Kosovė, nė bashkėpunim edhe me UDB-nė, nisėn njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorėve tė demonstratave si dhe nė tė njėjtėn kohė intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhėve tė pushtetit, nėpėr organizata punuese dhe nė tė gjitha institucionet tjera publike e me theks tė veēantė nė institucionet shkencore-akademike tė Kosovės, siē ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisė dhe mbi tė gjitha Universiteti i Prishtinės, i cili u cilėsua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Pėr t’i realizuar masat, qė dolėn nga “Platforma…” e KQ tė LKJ-sė, regjimi gjatė viteve 1981-1990 nė vendet udhėheqėse i emėroi ato kuadro politike, qė ishin dėshmuar nė ēdo situatė tė zellshėm dhe besnik nė luftimin dhe ērrėnjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njėri nga ata besnikėt e kėtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshėm, Isa Mustafa (tani kryetar i komunės sė Prishtinės dhe i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.)

    Nė biografinė e shkurtėr tė Isa Mustafės, tė botuar nė portalin e Komunės sė Prishtinės, thuhet se Isa Mustafa ”ekspertizėn profesionale e filloi nga viti 1974, si pedagog nė Universitetin e Prishtinės, ndėrkohė ka qenė edhe kryetar i Qeverisė Komunale tė Prishtinės (1984-1988) dhe “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės”…

    Por, si duket, shoku Isa Mustafa e paska harruar se ka qenė edhe “sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor-Teknik me botėn”, nė Kėshillin Ekzekutiv tė KSA tė Kosovės me kryetar Jusuf Zejnullahun, qė u formua mė 4 dhjetor 1989, nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės.

    Shkėputur nga gazeta Rilindja, datė 5 dhjetor 1989

    Isa Mustafa pėr katėr vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė kryeqytetit tė Kosovės - Prishtinės (ku pėrfshiheshin edhe komunat: Fushė-Kosovė, Obiliq dhe Novobėrdė) dhe njėkohėsisht tė qenit “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės”, ka qenė njeriu mė i pushtetshėm i regjimi komunist, ashtu sikurse ishin:

    Ali Shukria - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1981-1982),

    Nebih Gashi - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1982-1983),

    Shefqet Jashari - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1983-1984),

    Ymer Pula - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1982-1986),

    Kolė Shiroka - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1984-1985), dhe Kryetar i KK tė KSA tė Kosovės nė periudhėn (1985-1986),

    Nazmi Mustafa - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės (1986-1989),

    Jusuf Zejnullahu - kryetar i KE tė KSA tė Kosovės ( 1989-1990),

    Bajram Selani - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1986-1987),

    Remzi Kolgeci - kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės (1987-1988),

    Azem Vllasi - kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1986-1988) dhe

    Rrahman Morina - kryetar i KK tė KSA tė Kosovės (1988-1990).

    Kontributi i Isa Mustafės gjatė ndryshimeve kushtetuese pėr “Serbinė unike”!

    Procesin pėr ndryshimet kushtetuese e kanė pėrcjellė njė sėrė mbledhjesh e vendimesh tė niveleve tė ndryshme tė regjimit. Fillimisht po sjellė njė kronologji tė kėtyre ngjarjeve, ku nė kėtė kuadėr do tė pėrvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafės.

    Gjatė viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv nė ēdo sferė tė jetės nė Prishtinė, Kosova pėrballej me shumė sfida dhe ndėr sfidat mė tė rėnda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutės nė interes tė Serbisė dhe heqja e Autonomisė sė Kosovės.

    Intensifikimi pėr “Serbinė e bashkuar” pėrmes ndryshimeve kushtetuese, nisi me ngritjen e Sllobodan Millosheviqit, nga pozita e kryetarit tė Komitetit tė LK-sė pėr Beogradin nė postin drejtues tė KQ tė LK tė Serbisė, nė maj tė vitit 1986. Platforma ideologjike e Millosheviqit bazohej nė Memorandumin e Akademisė sė Shkencave tė Serbisė, i hartuar nė shtator tė vitit 1986. Sipas hartuesve tė memorandumit “e keqja mė e madhe pėr kombin serb u sendėrtua nė tekstin e Kushtetutės sė vitit 1974, e cila jo vetėm e ndau Serbinė nė 3 pjesė, por krijoi edhe mjedisin e pėrshtatshėm pėr fillimin e gjenocidit ndaj serbėve tė Kosovės.” ( V. Meier: Fundi i Jugosllavisė - goditja nė Kosovė, Lubjanė - Liria 2007, fq. 82).

    Nga ana formale memorandumi shprehte vetėm kėrkesėn pėr rishikimin e kushtetutės dhe krijimin e njė shteti tė pėrbashkėt “federativ”, por kėrkesa pėr “tė drejta tė barabarta” pėr serbėt dhe “bashkim kulturor dhe shpirtėror tė popullit serb” nuk ishte gjė tjetėr veēse njė rikthim tek ideja e vjetėr e hegjemonisė serbe. Ky memorandum ndėrkohė u shndėrrua nė njė armė tė fortė pėr Millosheviqin, pėr tė mobilizuar popullin serb nė realizimin e synimeve hegjemoniste, dhe forca kryesore e Millosheviqit nė kėtė rrugėtim, ishte Lėvizja serbe me seli nė Fushė-Kosovė, tė cilėn e legjitimoj mė 24 prill 1987 kur mori pjesė nė mbledhjen protestuese tė organizuar nė Fushė-Kosovė, nga drejtuesit e kėsaj lėvizjeje, Miqo Shparavallo, Mirosllav Sholeviqi etj.

    Mė 21 janar 1987 Kryesia Federale kishte propozuar fillimin e ndryshimeve nė Kushtetutėn Federale, duke pėrfshirė 29 amendamente (nga 9 - 37). Nė kėtė kuadėr mė 28 korrik 1987 edhe Kuvendi i Serbisė vendosi t’i hyjė ndryshimeve nė Kushtetutėn e Serbisė. Mė 14 shtator 1987 Kuvendi i Serbisė ua dėrgoi propozimin pėr ndryshimet nė Kushtetutėn e Serbisė, Kuvendit tė Kosovės dhe atij tė Vojvodinės “pėr tė dhėnė pėlqimin” pėr ato ndryshime qė do t’u pėrkisnin ēėshtjeve “me interes pėr Serbinė (unike) si tėrėsi”.

    Nė mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės tė mbajtur mė 6 nėntor 1987 dhe 2 shkurt 1988 u miratua propozimi i Kryesisė sė Kosovės pėr t’u hyrė ndryshimeve tė Kushtetutės sė Kosovės, sipas direktivave tė Serbisė. Gjatė verės sė vitit 1988 (pikėrisht nė kohėn kur Millosheviqi intensifikoi veprimet politike pėrmes “mitingjeve antiburokratike” tė organizuar nga shovinistėt serbe tė Kosovės me seli nė Fushė-Kosovė) u bėnė pėrgatitjet organizative - politike, pėr formimin e kėshillave koordinues nė organet e Lidhjes Socialiste, tė aktiveve politike etj., qė do tė jenė bartėse tė procesit pėr ndryshimet substanciale nė Kushtetutėn e Kosovės. Kuvendi i Kosovės mė 22 shtator 1988 miratoi Projektin e ndryshimeve kushtetuese nė Kushtetutėn e Kosovės, dhe ky projekt pėrfshinte ndryshimin e 142 dispozitave tė Kushtetutės sė Kosovės nė amendamentet 18 - 51. Diskutimi publik u zhvillua deri mė 31 tetor 1988, nė 1597 shoqata e 350 konferenca lokale dhe nė 2.427 organizata themelore punuese qeverisėse. (N. Gjeloshi -Kosova nė udhėkryq ’89, Velar 1997, f. 43).

    Kėto zhvillime, tė cilat po e shkatėrronin edhe atė copė autonomie qė kishte Kosova, shkaktuan njė valė protestash nė Kosovė. Nga 17-21 nėntor 1988 nė Prishtinė e nė qytete tjera tė Kosovės u organizuan protesta gjithėpopullore dhe kjo valė protestash nisi nė mėngjesin e 17 nėntorit me marshimin e minatorėve tė Trepēės nga miniera e Stan - Tėrgut pėr nė Prishtinė. Me minatorėt u solidarizuan studentėt e UP-sė dhe i gjithė populli, por jo edhe strukturat politike shqiptare tė kėtij regjimi, tė cilat kėto protesta i cilėsuan si armiqėsore e kundėrrevolucionare. Mė 22 shkurt 1989 ndryshimet nė kushtetutėn serbe u miratuan njėzėri nga komisioni kushtetues i Serbisė, ndėrkaq dy ditė mė vonė pasoi miratimi unanim i Kushtetutės nė seancėn plenare tė parlamentit serb dhe pėr ēudi delegatėt e Kosovės nuk dhanė asnjė vėrejtje nė kėtė drejtim. Kryetari i komisionit kushtetues nė parlamentin serb Borisav Joviq, me paturpėsi deklaron se “reforma kushtetuese serbe nuk e kėrcėnon aspak autonominė e krahinave” dhe se vetėm tani Serbia “gjendet nė rrugėn drejt barazisė me republikat e tjera”! (V. Meier: Fundi i Jugosllavisė - goditja nė Kosovė, Lubjanė - Liria 2007, fq. 133).

    Nga 20 - 28 shkurti 1989 sėrish ishin minatorėt ata qė kundėrshtuan ndryshimet kushtetuese nė dėm tė Kosovės, me grevė tė pėrgjithshme, duke u ngujuar nė galeritė e tyre tė punės. Kėtė herė artikuluan 10 kėrkesa dhe njėra prej tyre ishte: “Tė jepnin dorėheqje tė parevokueshme: Rrahman Morina, kryetar i Kryesisė sė Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės; Husamedin Azemi, kryetar i Kryesisė sė Komitetit Komunal tė LK tė Prishtinės dhe Ali Shukria, anėtar i Komitetit Qendror tė LK tė Jugosllavisė.” Njė ditė pas fillimit tė grevės sė minatorėve, (mė 21 shkurt) 215 intelektualė shqiptarė i drejtuan njė Apel opinionit tė gjerė publik dhe strukturave pushtetore tė Jugosllavisė, Serbisė dhe tė Kosovės, ku u apelua “nė Kuvendin e Serbisė qė tė aprovojė vetėm pjesėn e amendamenteve qė nuk kanė tė bėjnė me ndryshimin e raporteve ndėrmjet RS tė Serbisė dhe krahinave socialiste autonome…” sepse “Ngushtimi eventual i pozitės kushtetuese tė Kosovės do tė shkaktonte te shqiptarėt ndjenjėn objektive se po u merret jo diēka qė u ėshtė dhuruar, por ajo qė u takon burimisht…” (N. Gjeloshi - fq. 86 - 88 -89)

    Mė 22 shkurt, Kryesia e KQ tė LKJ-sė mbajti mbledhjen e jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar zhvillimin e ngjarjeve mė tė reja nė Kosovė, ndėrsa njė ditė mė vonė (23 shkurt) pėr tė njėjtėn ēėshtje u mblodh edhe Kryesia e Federatės jugosllav dhe kėto organe nxorėn pėrfundimin, se: “Ndėrrimet e propozuara tė Kushtetutės sė Serbisė duhet tė miratohen nė mėnyrė tė pashtyshme”. (!!!)

    Mė 24 shkurt me kėrkesėn ultimative tė minatorėve, Stipe Shuvar, kryetar i KQ tė LKJ-sė dhe Sllobodan Millosheviq vizituan Kosovėn dhe derisa i pari u takua me minatorėt grevistė i dyti, i shoqėruar nga Rrahman Morina, Husamedin Azemi e tė tjerė, mbajti njė mbledhje me udhėheqės tė Elektroekonomisė sė Kosovės!

    Duke qenė se minatorėt nuk kishin ndėrmend tė dilnin nga greva, nė datat 25 e 26 shkurt Millosheviqi pėrdori tė gjitha mjetet qė kishte nė dispozicion, duke arritur tė shpallte gjendjen e jashtėzakonshme dhe tė dėrgonte trupa speciale nė Kosovė edhe me miratimin e Kryesisė sė Federatės Jugosllave nė krye me boshnjakun Raif Dizdareviē. Kjo ndodhi nė mbledhjen e kryesisė sė RSFJ-sė (mė 26 - 27 shkurt).Nė mbrėmjen e 27 shkurtit, kryesia e shtetit miratoi “marrjen e masave tė veēanta pėr Kosovėn”. Dhe kėto “masa tė veēanta” nuk ishin gjė tjetėr veēse gjendje e jashtėzakonshme. (V. Meier, fq. 137)

    Mė 28 shkurt, (pasi Rr. Morina, H. Azemi dhe A. Shukria kishin ofruar dorėheqjet e kėrkuara nga minatorėt), minatorėt dolėn nga greva, por ky trinom millosheviqian realisht nuk u largua nga funksionet e tyre!

    Mė 9 mars 1989 Kuvendi i Kosovės nxori dy konkluzione:

    “1. Tė pėrkrahen masat e posaēme (lexo: Gjendja e jashtėzakonshme) tė Kryesisė sė RSFJ-sė pėr Kosovėn; 2. Miratimi i amendamenteve nė Kushtetutėn e Serbisė ėshtė me rėndėsi tė posaēme, jo vetėm pėr Krahinėn dhe RS tė Serbisė, por edhe pėr mbarė stabilizimin e Jugosllavisė dhe se kėto amendamente duhet tė miratore me kohė”. Nė kėtė mbledhje Nazmi Mustafa - kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė KSA tė Kosovės, duke folur pėr protestat e nėntorit 1988 dhe ato tė shkurtit 1989 tha se ato kanė krijuar “njė bazė tė pėrshtatshme pėr shfaqjen e nacionalizmit e tė separatizmit shqiptar…” dhe se sipas tij “zbatimi i masave tė posaēme u dėshmua i arsyeshėm…”.

    Bazuar nė fjalimin e kryetarit N. Mustafės, KE i KSA tė Kosovės nxori vendimin pėr kufizimin ose ndalimin e grumbullimit tė njerėzve nė vende publike.

    Mė 14 mars 1989, dy kryesitė e Kosovės (ajo e Komitetit Krahinor dhe e Kryesisė sė Kosovės) pėrmes njė kumtese tė pėrbashkėt, theksojnė, se: “Dy kryesitė pėrkrahin plotėsisht amendamentet pėr Kushtetutėn e RS tė Serbisė, me tė cilat mundėsohet qė RS e Serbisė tė ushtrojė funksionet dhe kompetencat e veta tė domosdoshme nė tėrė territorin e Republikės…” dhe se me “kėto ndėrrime nuk ndryshohen parimet themlore tė Kushtetutės sė RSFJ-sė tė vitit 1974 dhe pikėnisje ėshtė realizimi i konsekuent i barazisė sė plotė kombėtare tė tė gjitha kombeve e kombėsive nė RS tė Serbisė dhe nė KSA tė Kosovės”. (Rilindja, 15 mars 1989)

    Edhe Kryesia e Konferencės Krahinore tė Lidhjes Socialiste mė 16 mars 1989 u dha pėrkrahje tė plotė amendamenteve tė Kushtetutės sė Serbisė dhe insistonte qė Kuvendi i Kosovės tė pėrkrahte kėto amendamente! Mė 17 mars u mblodhėn delegatėt e Kėshillit tė Dhomės Shoqėrore - Politike tė Kuvendit tė Kosovės, ku pėrkrahėn njėzėri amendamentet e Kushtetutės sė Serbisė, - kėshtu shkruante ‘Rilindja’ e datės 18 mars 1989.

    Isa Mustafa, zėdhėnės i ndryshimeve kushtetuese!

    Nė vazhdėn e fushatės intensive pėr ndryshimet kushtetuese qė zhvillohej nė rrethana tė gjendjes sė jashtėzakonshme, u pėrzgjodhėn edhe figurat politike tė regjimit qė do t’i bėnin jehonė nė mėnyrė afirmative kėtij procesi, me qėllim qė t’ua mbushnin mendjen shqiptarėve se me kėto ndryshime nuk do tė cenohet aspak Autonomia e Kosovės! Nė mesin e shumė komunistėve shqiptarė tė kohės qė u treguan tė gatshėm pėr t’ua mbushur mendjen shqiptarėve se nuk humbim asgjė nga kėto ndryshime kushtetuese ishte edhe Isa Mustafa. Po tė lexosh shtypin e kohės: Rilindjen, Jedinstvon, Borbėn, Politikėn etj., do tė shohėsh qartė aktivitetin e Isa Mustafės me shokė nė kėtė proces tė ndryshimeve kushtetuese. Isa madje ka marrė pjesė aktive edhe nė debatet qė i ka organizuar Radio Televizioni i Prishtinės - RTP, nė mbėshtetje tė ndryshimeve kushtetuese.

    Ta zėmė, ato ditė marsi nė njė nga debatet e organizuara nė RTP, panelin e debutuesve pėr ndryshimet kushtetuese e pėrbėnin:

    1. Luba Popoviqin (anėtar i Kryesisė sė KK tė LK tė Kosovės),

    2. Rade Zvicerin (kryetar i Komisionit Legjislativ Juridik tė Kuvendit tė Kosovės) ,

    3. Hazėr Susuri (nėnkryetar i KE tė Kosovės),

    4. Nikė Lumezi (anėtar i KE),

    5. Shefqet Musatafa (anėtar i Kryesisė sė Kosovės dhe anėtar i komisionit Kushtetues tė Kosovės),

    6. Vesel Latifi (sekretar Krahinor i Judikaturės),

    7. Pjetėr Kola ( kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės),

    9. Isa Mustafa (drejtor i Entit Krahinor tė Planifikimit Shoqėror),

    10. Ahmet Omeragiqi, zėvendės-sekretar Krahinor i Mbrojtjes Popullore. (Z. Cana - Apeli 215 i intelektualėve shqiptarė, Prishtinė 2001, fq. 174 -175).

    Ndryshimi i Kushtetutės pėr “Serbinė unike”!

    Mė 21 mars, Kėshilli Ekzekutiv i Kosovės i propozoi Kuvendit tė Kosovės qė nė mbledhjen e caktuar pėr datėn 23 mars tė jepte pėlqimin pėr amendamentet nė Kushtetutėn e Serbisė. Mė 23 mars 1989 (ditė e enjte) nė Prishtinė nė orėn 10 paradite u mblodhėn delegatėt e tė tri dhomave tė Kuvendit tė Kosovės:

    1. Dhoma e Punės sė Bashkuar, me kryetar Raif Vėrbnica,

    2. Dhoma e Komunave, me kryetar Radoica Zhizhiq

    3. Dhoma Shoqėrore - Politike, me kryetar Shefqet Mustafa.

    Nė sallėn e Kuvendit tė Kosovės kishte mbi 500 njerėz, funksionarė, punėtorė tė sigurimit, mysafirė nga tė gjitha komunat e Kosovės dhe nga Serbia, ndėrsa ishin 190 delegatė tė zgjedhur, qysh nė nėntor tė vitit 1988 nga komisionet kandiduese tė tė gjitha organizatave shoqėrore - politike. Nė kėtė mbledhje tė pėrgatitur nga Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Vukashin Jokanoviq, diskutuan 27 delegatė, 20 shqiptarė dhe 7 serbė, (N. Gjeloshi - fq. 98) dhe nė fund u aprovuan me aklamacion (ngritje tė dorės) amendamentet e Kushtetutės sė Serbisė. Ishin 11 vota kundėr dhe dy abstenime, (po aty) por nuk dihej numri i votave “pėr” sepse nuk u numėruan nga kryetari i Kuvendit. Nga pamjet nė ekranin e RTP dhe fotografitė qė u publikuan nė shtypin e pėrditshėm, duket qartazi, se pjesa dėrmuese e atyre qė kishin ngritur dorėn nuk ishin delegatė! Pasditen e 23 marsit, (pasi u aprovuan ndryshimet kushtetuese nė Kushtetutėn e Serbisė nga Kuvendi i Kosovės) shpėrthyen protesta tė fuqishme e tė pandalshme nė gjithė Kosovėn deri mė 28 mars kur nė Beograd u finalizua miratimi i Kushtetutės sė RS tė Serbisė. Ndėrsa nė Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” tė saj, rrugėt e Kosovės ishin pėrgjakur nga njėsitė speciale tė Serbisė. Nga 23 – 28 mars u vranė 22 shqiptarė dhe u plagosėn rėndė rreth 300 tė tjerė. (N. Gjeloshi, fq. 107).

    Diferencimi ideo-politik dhe avancimi i Isa Mustafės

    Pas Kuvendit tė Kosovės, mė 1 prill, Lidhja Komuniste e Kosovės mbajti njė plenum, ku vlerėsoi situatėn e krijuar pas miratimit tė Kushtetutės sė Serbisė. Ky plenum si qėndrim esencial nxori “diferencimin ideo-politik nė tėrė Kosovėn” dhe si kriter themelor pėr diferencim u pėrcaktua qėndrimi i organeve, i funksionarėve, i delegatėve dhe i punėtorėve tė shėrbimeve tjera tė regjimit “ndaj tubimeve dhe demonstratave tė shqiptarėve nė nėntor 1988, ndaj grevave dhe ndėrprerjeve tė punės nė shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave tė nacionalistėve e separatistėve shqiptarė nė mars 1989” (N. Gjeloshi, fq. 108).

    Nė kėtė kuadėr, Kryesia e Kuvendit tė KSA tė Kosovės nė mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo-politik dhe tė punės nė nivel tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė Kėshillit Ekzekutiv dhe nė organet dhe organizatat krahinore tė administratės dhe i obligoi ato institucione e organe qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė bėjnė diferencimin ideo - politik dhe tė punės. Ndėrkaq, nga baza deleguese kėrkoi “ndėrmarrjen e masave ndaj delegatėve nė Kuvendin e Kosovės, tė cilėt nuk i kishin respektuar qėndrimet e bazės lidhur me grevėn e minatorėve nė Stani-Tėrg, Kishnicė e Novobėrdė, duke u pėrpjekur pėr miratimin e kėrkesave tė grevistėve nė kundėrshtim me qėndrimet e organeve mė tė larta partiake e tė organeve e organizatave tė Kosovės pėr dhėnien e pėlqimit tė amendamenteve nė Kushtetutėn e Serbisė”. (N. Gjeloshi, fq. 109).

    Dhe nė kėto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan nė tė gjitha organet dhe institucionet nė Kosovė. Nga ky diferencim e pėsuan tė gjithė ata komunistė (shqiptarė) qė nė njė mėnyrė a tjetėr u solidarizuan me kėrkesat e minatorėve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese nė favor tė “Serbisė unike”, ndėrkohė qė komunistėt tjerė qė i mbetėn edhe mė tutje besnik politikės antishqiptare tė Millosheviqit, u avancuan nė pozita mė tė larta tė pushtetit! Nė mesin e atyre qė u avancuan nė kėtė drejtim ishte edhe kryetari aktual i LDK-sė, ISA MUSTAFA! Nė Lidhjen Socialiste tė Kosovės qė prej organizatave lokale, konferencave komunale e deri te konferenca e LS tė Kosovės diferencimi politik ose i punės pėrfshiu afro 700 kuadro, ndėrkaq kryetari krahinor i Lidhjes Socialiste, Daut Jashanica, u avancua nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė.

    Mr. Isa Mustafa, “sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor -teknik me botėn nė Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės (dhjetor 1989).

    Gjatė nėntorit tė vitit 1989 strukturat politike serbe tė drejtuara nga Sllobodan Millosheviqi punuan intensivisht nė pėrzgjedhjen e kuadrove pėr funksionet politike nė Kosovė, tė cilėt tashmė (tetė vjet e gjysmė pas demonstratave tė pranverės 1981) ishin dėshmuar si „luftėtarė tė denjė pėr realizimin e politikės sė LK tė Kosovės, tė LK tė Serbisė dhe tė LKJ“ qė do tė thotė „pėr luftimin e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarė“ si dhe „pėr ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova“ …

    “Nė mbledhjen e pėrbashkėt tė tri dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė mbajtur me datė 4 dhjetor 1989 (E hėne) u bė konstituimi i pėrbėrjes sė re tė Kuvendit tė Kosovės dhe zgjedhja e kandidatėve pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi - tė kryetarit tė Kryesisė dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė kryetarit tė Kuvendit, tė nėnkryetarėve tė Kuvendit dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe tė delegacionit tė KSA tė Kosovės nė Dhomėn e Republikave dhe tė Krahinave tė Kuvendit tė RSFJ-sė” - kėshtu shkruante gazeta „Rilindja“ e ditės sė martė - datė 5 dhjetor 1989.

    Daut Jashanica, kryetar i Konferencės Krahinore tė LSPP (dhe i avancuar nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė), nė mbledhjen e 4 dhjetorit, tha: „Duke u pėrcaktuar struktura nacionale, nė bazė tė propozimit inicial tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės dhe Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe nė bazė tė qėndrimeve tė Kėshillit Koordinues pėr politikėn e kuadrove tė Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės, Kryesia e Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės si bartėse e konsultimeve, ka iniciuar procedurėn e propozimit dhe tė evidencimit tė kuadrove tė mundshme pėr zgjedhjen e kryetarit dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė kryetarit tė dy nėnkryetarėve dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės. (‘Rilindja’, 5 dhjetor 1989)

    Me rastin e propozimit tė kandidatėve tė mundshėm pėr funksionet e pėrmendura dhe me rastin e zgjedhjes sė tyre, LSPP e Kosovės si dhe subjektet e tjera shoqėrore nė Krahinė kanė bėrė pėrpjekje qė nė tė gjitha fazat tė propozohen mė shumė kandidatė pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi qė pėr to tė propozohen kuadrot, tė cilat nė periudhėn e deritashme janė dėshmuar luftėtarė tė denjė pėr realizimin e politikės sė LK tė Kosovės, tė LK tė Serbisė dhe tė LKJ, kuadrot qė gėzojnė besimin e pjesėtarėve tė tė gjitha kombeve dhe kombėsive, individėt qė nė aktivitetet e deritashme kanė luftuar me vendosmėri kundėr tė gjitha dukurive tė nacionalizmit, e nė radhė tė parė kundėr nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, pėr ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova dhe ardhjen e tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė e tė punojnė nė Kosovė, kuadrot tė cilat me cilėsitė e veta personale garantojnė se do tė jenė tė suksesshme nė kryerjen e funksioneve qė u besohen.“ Shkruan ‘Rilindja. E martė 05 dhjetor 1989.

    Nė mbledhjen e Kuvendit tė KSA tė Kosovės kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės u zgjodh Isen Kajdomēaj, kryetar i Kuvendit tė KSA tė Kosovės Gjorgje Bozhoviq, ndėrsa kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punėve tė Brendshme u emėrua pėrsėri Jusuf Karakushi, mr. Rifat Zulfiu u emėrua sekretar krahinor i Judikaturės, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor pėr Ekonomi Lekė Berisha sekretar krahinor pėr Bujqėsi dhe Pylltari, Selajdin Skeja sekretar krahinor pėr Komunikacion dhe lidhje, dr. Muhamet Bicaj u emėrua sekretar krahinor pėr Arsim dhe Kulturė, Lekė Vuksani sekretar krahinor pėr Punė, Shėndetėsi dhe Politikė Sociale, dhe pėr ēėshtjet e luftėtarėve e tė invalidėve, Radovan Vujoviqi sekretar krahinor pėr Urbanizėm dhe Ēėshtje Komunale-Banesore dhe mr. Isa Mustafa sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor - teknik me botėn.

    http://almakos.com/lajme/kosove/3634...omunizmit.html

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    Boy_XL (07-12-2013)

  12. #29
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga


  13. #30
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga


    Isa Mustafa: Rinia gjithherė ka qenė me Titon dhe pėr Titon (Foto)

    Isa Mustafa: Rinia gjithherė ka qenė me Titon dhe pėr Titon

    Tė nderuar lexues.

    Ri-publikimi i radhės i shkrimeve nga Arkiva tė “Zėrit tė Rinisė”, ka tė bėjė me njė figurė tė njohur dhe shumė aktive ende nė politikėn kosovare. Nė fakt deri para pak ditėsh ai ishte ende kryetar i Prishtinės.

    Bėhet fjalė pėr kryetarin e LDK-sė, Isa Mustafa i cili para 34 viteve i kishte dhėnė njė intervistė “Zėrit tė Rinisė”.

    Pėr mė shumė lexojeni intervistėn e plotė e realizuar nė vitin 1980.

    - Shoku kryetarė, fati tragjik deshi qė sivjet 25 majin ta kremtojmė nė kushte dhe nė mėnyrė specifike. Shoku Tito u nda, por vetėm fizikisht prej ndesh. Cilat janė detyrat mė tė rėndėsishme pėr rininė e Krahinės nė momentin e tanishėm ?

    - Mustafa: 25 Majin po e kremtojmė kėtė vit pa prezencėn e shokut Tito, ashtu si do tė kremtojmė edhe nė tė ardhmen.

    Tito mė nuk do tė jetė fizikisht para nesh, por ai mbeti nė qenien tonė.

    Dita e Rinisė dhe ditėlindja e shokut Tito gjithnjė do tė jenė impulse tė veēanta nė mobilizimin e tė rinjve nė tė gjitha lėmit e jetės dhe tė punės.

    Detyrat tona, tė cilat nuk i pėrkasin njė kohe dhe njė momenti, por pėrcaktimit strategjik tė zhvillimit tonė, janė tė pėrmbajtura nė pa-luhatshmėrinė pėr realizimin e porosive tė shokut Tito dhe tė veprės sė tij kolosale revolucionare.

    Veēmas kėtu duhet tė theksojmė nevojėn pėr punė mė tė suksesshme, ruajtjen dhe themelimin e barazisė dhe tė unitetit, zhvillimin e mėtutjeshėm tė marrėdhėnieve vetėqeverisėse socialiste dhe tė politikės sonė tė pavarur dhe tė pa-inkuadruar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

    - Intervistėn e fundit dhėnė “Mladostit” shoku Tito pėrfundon me fjalėt: Rinia mua gjithmonė mė pėrkrah”. Kjo edhe mė fuqishėm u dėshmua edhe nė momentet mė tė vėshtira gjatė varrimit dhe tash?

    - Mustafa: Rinia gjithherė ka qenė me Titon dhe pėr Titon. Ajo nė tė gjitha etapat e zhvillimit tonė revolucionar pėrkrahu Titon, sepse nė veprėn e tij e pa ardhmėrinė e saj tė sigurt.

    Dhembja dhe pikėllimi pėr Titon nuk mund tė matet dhe tė shprehet as me lotėt e miliona qytetarėve, punėtorėve, studentėve, nxėnėsve e fshatarėve, as me dinjitetin e pashoq tė tyre e as shumė tejkalimin e normave nė punė nė shumė OPB.

    Ajo ėshtė shumė mė e madhe se sa qė mund tė shpresohet. Madhėsia e saj pozitivisht na orienton pėrpara nė ardhmėri tė trasuar nga gjenialiteti dhe largpamėsia e kolosit tonė Tito.

    - Ndėr porositė e fundit tė Titos, fjalė tė cilat edhe i ka theksuar vazhdimisht janė edhe ato qė tė angazhohemi nė detyrat qė kanė tė bėjnė me zhvillimin mė tė shpejtuar, veēmas nė kursim. Ēka parashtrohet para rinisė sė Kosovės nė kėtė drejtim?

    - Mustafa: Parashtrohet obligimi pėr konkretizimin e detyrave dhe aktivitetit. Lufta pėr zhvillim mė tė shpejtuar nėnkupton ndryshimin pozitiv tė qėndrimit tė ēdo individi ndaj punės, rrjeteve tė punės dhe tė mėsimit.

    Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me sjelljet tona tė pėrditshme. Sė bashku me pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e ecurive prodhuese e materiale duhet tė shtohen edhe rezultatet konkrete nė thellimin e marrėdhėnieve vetėqeverisėse dhe pa angazhimin e tė gjithė subjekteve shoqėrore.

    Lidhja e Rinisė Socialiste aktivitet e veta po i konkretizon me aksionet qė stimulojnė nė punė, nė mėsim dhe nė studim. Me aksionin “Tė mbledhim lėndėt e para sekondare” dukshėm do tė kontribuojmė nė racionalizimin e shpenzimeve.

    Ėshtė me rėndėsi qė tė shtohet pėrgjegjėsia e ēdo tė riu pėr kursim dhe tė ashpėrsohet lufta kundėr mentaliteti konsumues, nga i cili nuk janė imunė as tė rinjtė.

    - Jeni kryetar i parė me mandat njėvjeēar nė rininė e Kosovės. Kanė kaluar disa muaj nga koha kur edhe rininė e Kosovės u fillua me udhėheqjen dhe pėrgjegjėsinė kolektive. Na thoni, cilat janė pėrvojat e para dhe sa rinia ėshtė e pėrgatitur qė tė punoj, tė udhėheq dhe tė ndajė pėrgjegjėsinė kolektivisht?

    - Mustafa: Po shtohet pėrgjegjėsia kolektive dhe individuale nė punė dhe nė udhėheqje. Mė tepėr po vijnė nė shprehje iniciativat bazės dhe vetiniciativat e aktivistėve.

    Aktiviteti ėshtė decentralizuar nė trupe punuese, kėshtu qė shqyrtimin forumin tė problemeve po e zėvendėson angazhimi nė zgjidhjen dhe trajtimin e tyre sipas lėmenjve tė caktuar.

    Mendoj se ėshtė e nevojshme tė theksoj se realiteti pėr punėn dhe udhėheqjen kolektive duhet tė zgjoj vetėdijen tė ēdo individ mbi pėrgjegjėsinė kolektive pėr sukseset dhe mossukseset tona.
    - Ēfarė risish janė aplikuar nė metodologjinė e punės sė organizatės rinore?

    - Mustafa: Koha prej mė pak se dy muaj e gjysmė ėshtė relativisht e shkurtėr pėr tu fol pėr risitė nė metodologjinė e punės e veēmas pėr rezultatet konkrete qė i kanė dhėnė kėto risi.

    Iniciativa e shokut Tito nuk mund tė realizohet vetėm me ndryshimin e dokumenteve e pa ndryshimin esencial tė marrėdhėnieve dhe sjelljeve nė organizatė.

    Nė kėtė drejtim po bėhen pėrpjekje nė hapjen mė tė madhe tė forumeve dhe tė organeve tė LRS ndaj bazės deleguese.

    Po vjen nė shprehje mė tepėr puna e komisioneve . Kryesia ka marrė rolin e organit politko-ekzekutiv nė tė cilėn nė mėnyrė aktive po inkuadrohen tė gjithė anėtarėt pa marrė parasysh a janė nė punė profesionale apo jo.

    Hapa kualitativė veēmas po bėhen nė mobilizimin mė tė madh tė masės rinore nė organizatat themelore tė LRS.

    - Tė rinjtė pėrherė kanė dėshmuar se janė (kur krijohen mundėsitė) edhe vetėqeverisės tė mirė. Si po realizohet kjo nė jetė , nė realitet cili ėshtė roli i tyre, nė sistemin politik tė vetėqeverisjes socialiste?

    - Mustafa: Ende nuk jemi plotėsisht tė kėnaqur me inkuadrimin e tė rinjve nė organet vetėqeverisėse nė organizatat e punės sė bashkuar nė krahasim me mundėsitė qė shtrohen.

    Tė rinjtė duhet tė jenė mė tė pėrgatitur, mė aktiv dhe tė guximshėm nė realizimin e rolit tė delegatit nė organizatat shoqėrore-politike, kuvendet e bashkėsive shoqėrore-politike dhe nė bashkėsitė vetėqeverisėse tė interesit.

    Nė Krahinė janė bėrė hapa tė rėndėsishėm nė pėrfshirjen e tė rinjve nė sistemin e delegimit. Mė nuk paraqitet problem pėrfaqėsimi numerik, por pjesėmarrja aktive nė sistemin politik tė vetėqeverisjes socialiste.

    Organizata e LRS duhet shumė mė tepėr tė punojė me delegatė dhe delegacione. Posaēėrisht duhet punuar nė informimin koherentė tė tyre.

    Pėr kėtė vit me programin tonė i kemi parashtrua veti detyrė qė nė mėnyrė komplekse tė analizojmė dhe tė orientojmė aktivitetin e delegacioneve tė LRS. Pėrndryshe nuk ekziston mėnyrė adekuate e realizimit tė interesave tė brezit tė ri jashtė sistemit tė delegimit.

    - Kryesia e Konferencės Krahinore tė LRS tė Kosovės kohėve tė fundit ka vėnė nė rend tė ditės shumė tema tė rėndėsishme nga jeta jo vetėm rinore. Po diskutohet mjaftė edhe pėr reformimin e arsimit tė mesėm, i cili po ballafaqohet edhe me vėshtirėsi. Cilat janė qėndrimet e rinisė nė kėtė plan?

    - Mustafa: Tani do tė kemi edhe seancėn e Konferencės Krahinore tė LRS lidhur me transformimin e arsimimit tė orientuar.

    Angazhohemi pėr punė konkrete nė realizimin kualitativ tė arsimimit dhe tė edukimit, nė zhvillimin vetėqeverisės tė tij, pėr harmonizimin e domosdoshėm tė arsimit dhe tė edukimit me nevojat e punės sė bashkuar dhe pėr orientimin profesional dhe pėr orientimin profesional nė kėto suaza.

    Do tė angazhohemi qė edhe si pjesė e frontit tė forcave tė organizuara socialiste ta realizojmė funksionin tonė.

    - A mund tė flitet pėr reformė tė arsimit pėrderisa arsimi i lartė nuk transformohet nė hap me arsimin e mesėm?

    - Mustafa: Ekuilibrin e vet arsimi i mesėm i orientuar dhe arsimi i lartė, si edhe pikėn e gėrshetimit tė tyre e kanė punėn e bashkuar tė prodhimtarisė materiale.

    Nė atė rast, kur arsimi i mesėm dhe i lartė do tė zhvilloheshin sipas nevojave tė punės sė bashkuar, mendoj se do tė eliminoheshin edhe mos-harmonizimet nė mes tyre.

    Tani pėr tani arsimi i lartė, sa i pėrket nomenklaturės sė profesioneve, ka mbetur jashtė proceseve tė reformimit tė arsimit tė mesėm tė orientuar.

    - Ndėr format e kontributit tė tė rinjve nė stabilizimin e ekonomisė janė edhe aksionet punuese vullnetare, si edhe ato tradicionale. Jemi tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė ndaj kėrkesave tė shumta tė tė rinjve. Ēka mund tė pritet sivjet nė kėtė sferė, apo kur mund tė presim ndonjė?

    - Mustafa: Rinia e Kosovės po jep kontribut tė madh me aksionet e veta tradicionale “Punėtori i ri vetėqeverisės”,“Mėsim, mėsim dhe vetėm mėsim”, “Kėrkojmė fshatin mė aktiv” etj.

    Kėto rezultate p shprehen nė inkuadrimin e frymės sė garave nė prodhim, mėsim, studim, e prodhimtari bujqėsore dhe nė stimulimin material e moral tė rinjve.

    Pėrveē kėsaj, qe tri vjet me radhė po e organizojmė aksionin federativ tė rinisė “Ibėr-Lepencė”. Pėrpos rezultateve konkrete nė ndėrtimin e hidrosistemit, nė kėtė aksion u farkua vėllazėrimi e bashkimi i mijėra tė rinjve nga mbarė vendi ynė. Nė kėtė vit nė kėtė aksion do tė marrin pjesė rreth 1200 tė rinj nga mbarė vendi.

    AFPR, nga Krahina do tė marrin pjesė rreth 2500 tė rinj e tė reja. Do tė zhvillohen edhe shumė aksione lokale.

    - Ēka duhet ndėrruar nė aksionet tradicionale?

    - Mustafa: Duhet pėrparuar mėnyrėn e udhėheqjes sė tyre. Ato duhet tė zhvillohen nė mėnyrėn kontinuele, e jo prej rastit nė rast, respektivisht kur duhet tė shpallen rezultatet.

    Aksionet duhet tė masivizohen dhe nė realizmin e tyre tė inkuadrohen tė gjitha strukturat – nė OTHPB, veēmas Lidhja e sindikatave, nė shkollė dhe nė fakultet trupi arsimor, nė bashkėsi lokale organizata e LSPP.

    - Sivjet filloi nga puna edhe cikli i dytė i shkollės politike tė LRS tė Kosovės. Sa ėshtė arritur nė ngritjen e cilėsisė dhe nė pėrmbajtjen e punės sė shkollave politike tė rinisė ?

    - Mustafa: Rezultat e ciklit tė parė tė shkollės politike po shprehen shumė pozitivisht nė aktivitetin e organizatave tė Lidhjes sė Rinisė Socialiste nė organizatat punuese tė arsimit tė mesėm.

    Tani ėshtė nė pėrfundimi cikli i dytė me rininė punėtore. Vijuesit janė tė kėnaqur me pėrmbajtjen programore. Kemi njė pėrkrahje shumė tė mirė tė punės nė realizmin cilėsorė tė programit tė shkollės politike.

    Po ashtu po realizohet me sukses edhe programi lidhur me temat nga fushė-veprimtaria e organizatės sė LRS. Na mungon literatura nė masė tė nevojshme dhe mjetet e konkretizimit.

    - Ndėr parakushtet e rėndėsishme pėr punė tė suksesshme tė vet organizatės ėshtė krijimi i kuadrove tė afta. A ėshtė kjo e vetmja mėnyrė e aftėsimit tė tyre dhe ēka nė kėtė drejtim po bėhet nėpėr konferencat komunale tė LRS?

    - Mustafa: Po organizohen shkolla politike me karakter instruktiv me kuadrat e LRS. Po zbatohen edhe seminaret e ndryshme dhe ligjėratat me aktivistėt e LRS. Me rėndėsi ėshtė qė tė rinjtė t’i pėrgatisim qė tė punojnė me masėn e gjerė rinore e jo nė forume.

    - Nganjėherė dėgjojmė thėniet: Mbledhjet po zgjasin shumė, nuk po kanė efektin e duhur, janė bėrė tė mėrzitshme. Shpesh edhe ėshtė kėshtu. Tė rinjtė mė shumė duanė punė, efekte tė aksioneve. Ēka duhet tė ndėrrohet nė metodologjinė e punės, nė mėnyrėn e organizimit tė mbledhjeve, pėr tė qenė mė tėrheqėse organizata e rinisė?

    - Mustafa: Ky problem sidomos duhet tė zgjidhet nė kushtet e punės kolektive. Ende nuk jemi liruar nga formalizmat dhe nga vlerėsimi i aktivitetit, varėsisht nga numri i mbledhjeve dhe koha e zgjatjes sė diskutimeve.

    Organizata LRS ėshtė organizatė e aksionit tė gjerė tė tė rinjve.

    Mbledhjet tona nuk guxojnė tė jenė debate nė tė cilat detyrat u caktohen subjekteve abstraktė, por marrėveshje punuese pėr aksione.

    Gjatėsia e tyre nė rend tė parė varet nga qartėsia e koncepcionit tonė lidhur me konvokimin e saj. Kur pėrgatitjet bėhen me kohė dhe me sukses, kur informimi ėshtė nė nivel, me propozimin e mjeteve dhe tė rrugėve konkrete mbledhja ėshtė shumė mė shkurtėr dhe mė efikase pėr aksione konkrete.

    - “Zėri” sivjet kremton 35 vjetorin. Ēka na porositni nė kėtė moment?

    - Mustafa: Ju dėshiroj qė edhe nė tė ardhmen t’i kryeni detyrat me sukses.

    Duhet tė bėjmė pėrpjekje tė pėrbashkėta, qė revista, pėrmes trajtimit tė problemeve tė tė gjitha pjesėve tė rinisė, tė jetė vėrtet revistė e tė gjithė tė rinjve.

    Pėrmes veprimtarisė botuese, tė cilėn e filluam nė kėtė vit, duhet tė kontribuojmė nė afirmimin e tė rinjve nė lėmin e shkencės, tė artit, tė kulturės, si edhe nė rritjen e interesimit tė tė rinjve pėr publicistikė.



  14. #31
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga

    Pėr me ja pėrkujtu OPOZITES se kush ėshtė partia e SKANDALEVE, RRAHJEVE, VJEDHJEVE, KEQPERDORIMEVE... qe njė lajm pėr komunėn e Obiliqit e udhėhequr qė nga pas lufta nga LDKja, pas humbjes sė zgjedhjeve Policia i arrestojė disa zyrtarė komunal, kurse tani fillojnė edhe hetime tjera pėr VJEDHJE.

    Rasti i dytė: Shitja e vizave amerikane nga 25.000 euro (qė e ka aktivizu edhe FBI-n, sepse ka tė bėjė me sigurinė kombėtare tė SHBA-ve) nga kryetari i LDK-sė nė Malishevė, si ish zv/Minister, i cili ėshtė nė burg.

    Rasti i tretė: Skandali nė ministrinė e Kulturės qė tani po gjykohen 2 ish ministra tė LDK-sė...

    MOS TE FLAS EDHE PER DEPARTAMENTIN E VIZAVE NE REZIDENCEN E ISH LIDERIT TE LDK-sė qė e ka aktivizu krejt BE-nė.

    Me ba me hy policia pėr krime financiare nė zyrėn e prokurimit nė Komunėn e Podujevės, mbesin aty me muaj tė tėrė, se aty asgjė mirė nuk ka

  15. #32
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    214 falenderime nė 207 postime

    Pėr: Isa Mustafa me pesė paga



    Njė zyrtar i lartė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, shumė shpejt do tė pėrfundojė nė pranga.
    Burimet e Indeksonline brenda organeve tė ndjekjes kanė thėnė se, zyrtari i lartė i LDK-sė do tė arrestohet pėr keqpėrdorim lidhur me Agjencinė Kosovare tė Privatizimit (AKP).
    Hetimet nė lidhje me kėtė rast kanė nisur kohė mė parė dhe sipas burimeve tė Indeksonline, ato do tė konkretizohen brenda pak ditėve.
    Indeksonline posedon identitetin e tė dyshuarit, por pėr shkaqe tė hetimeve nuk do tė publikohet.
    Nė kėtė rast sipas burimeve do tė ketė edhe konfiskim tė pasurisė. Pėr kėtė tė fundit Kosova ėshtė kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian./Indeksonline/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •