Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Lodhja e Shpirtit

    LODHJA E SHPIRTIT

    Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotė: Nga njerėzit ka asi lloj qė vjen dhe thotė: Ndjehem tepėr i lodhur.

    Kur e pyet se pse, ku qėndron problemi?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di, mė ėshtė ngushtuar shpirti.

    E pyet se cila ėshtė arsyeja?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di, prekem shumė shpejt. Shpirti mė ėshtė ngushtuar dhe mė duket se ngulfatem.

    E pyet: A ke nevojė pėr tė holla?!

    Pėrgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se pėr ēka bėhet fjalė, nuk janė nė pyetje tė hollat!

    E pyet: Mos ke ndonjė problem me gruan tėnde?!

    Pėrgjigjet: Jo, pėrkundrazi. Ndjehemi shumė tė lumtur mes veti.

    E pyet: Mos tė janė sprovuar fėmijėt me diēka?!

    Pėrgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janė shėndoshė e mirė.

    E pyet: Mos ke ndonjė problem nė punė?!

    Pėrgjigjet: Jo, ēdo gjė ėshtė nė rregull.

    E pyet: Mirė, atėherė kjo e tėra nga vjen?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumė i lodhur!!

    - Kjo lodhje, ėshtė lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk ėshtė trupi i tij, po ajo ėshtė shpirti i tij. Pėr kėtė arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mėkatarėt nė vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza nė zemėr, e me atė u shtohet edhe pikėllimi, e nga pikėllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrėngimi.

    Shpirti nga brenda i bėrtet, ėshtė i uritur dhe i etur, mirėpo nuk di se ēka tė bėn. Pėr kėtė arsye ai hulumton dhe jepet pas gjėrave materiale, nė ushqim dhe nė pije, nė veshje dhe nė qeshje, mirėpo tė qeshurit e tij del vetėm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

    Shpirti ka nevojė pėr ilaē i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: " ... ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim ...".

    Allahu i Madhėruar thotė: "Do tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: "Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim ...". Isra 85

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Citim Postuar mė parė nga [Elita] Lexo Postimin
    LODHJA E SHPIRTIT

    Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotė: Nga njerėzit ka asi lloj qė vjen dhe thotė: Ndjehem tepėr i lodhur.

    Kur e pyet se pse, ku qėndron problemi?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di, mė ėshtė ngushtuar shpirti.

    E pyet se cila ėshtė arsyeja?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di, prekem shumė shpejt. Shpirti mė ėshtė ngushtuar dhe mė duket se ngulfatem.

    E pyet: A ke nevojė pėr tė holla?!

    Pėrgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se pėr ēka bėhet fjalė, nuk janė nė pyetje tė hollat!

    E pyet: Mos ke ndonjė problem me gruan tėnde?!

    Pėrgjigjet: Jo, pėrkundrazi. Ndjehemi shumė tė lumtur mes veti.

    E pyet: Mos tė janė sprovuar fėmijėt me diēka?!

    Pėrgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janė shėndoshė e mirė.

    E pyet: Mos ke ndonjė problem nė punė?!

    Pėrgjigjet: Jo, ēdo gjė ėshtė nė rregull.

    E pyet: Mirė, atėherė kjo e tėra nga vjen?!

    Pėrgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumė i lodhur!!

    - Kjo lodhje, ėshtė lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk ėshtė trupi i tij, po ajo ėshtė shpirti i tij. Pėr kėtė arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mėkatarėt nė vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza nė zemėr, e me atė u shtohet edhe pikėllimi, e nga pikėllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrėngimi.

    Shpirti nga brenda i bėrtet, ėshtė i uritur dhe i etur, mirėpo nuk di se ēka tė bėn. Pėr kėtė arsye ai hulumton dhe jepet pas gjėrave materiale, nė ushqim dhe nė pije, nė veshje dhe nė qeshje, mirėpo tė qeshurit e tij del vetėm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

    Shpirti ka nevojė pėr ilaē i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: " ... ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim ...".

    Allahu i Madhėruar thotė: "Do tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: "Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim ...". Isra 85

    Rehatia e shpirtit gjindet vetem kur je ne paqe me veten per obligimet ndaj krijuesit te gjithesise. Sa here qe ne jeten time prej pertacise nuk i kam kryer atehere kur duhet obligimet si besimtar nuk kam gjetur paqe dhe rehati ne vetvete edhe pse gjithcka ne jete e kam pasur vaj.

    Kjo eshte miresia dhe bekimi qe Allahu xh.sh i ka dhene besimtareve Muslimane , qetesia dhe rehatia qe ndjen kur kupton qe po arrin kenaqesine e Allahut xh.sh . Vetem atehere e gjen rehatine e shpirtit edhe nese ne jeten e perditshme mund te kesh 100-dra probleme ato behen te paperfillshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 15-04-2013 mė 06:32
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Udhėto mes lotėsh e buzėqeshjesh dhe kurrė mos ndalo rrugėtimin
    E ardhmja ka brengat, e kaluara pikėllimin
    Jeto me tė tashmen se jeta ėshtė si mysafirėt qė gjithmonė na gėzojnė,
    nėse jo kur vijnė, na gėzojnė kur shkojnė.
    Ti qaj e qesh edhe nėse i ngjanė njė fėmije qė ende ėshtė i huaj nė botė
    Nėse s’ta duan buzėqeshjen, pėrshėndeti me njė pikė lot
    Nėse s’ti duan lotėt, dhurojua buzėqeshjen
    Askush s’jeton dot pa njėrėn ose tjetrėn.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    QAJ E QESH!

    Ēdo vdekje dėshmon pėr njė jetė e ēdo ilaē pėr njė sėmundje
    Ēdo qenie nė botė lėviz drejt asaj qė do
    se zemra s’ka fuqi t’i thotė dashurisė: jo!
    Bletėt takohen me lule pėr hir tė nektarit
    E fluturat pėr hir tė dritės digjen nė flakėn e zjarrit
    Pėrmallimi i shpirtrave tė dashuruar ėshtė mė i madh se bota
    Prandaj bota gjallėron nga mallėngjimi i tė dashuruarve
    Tė gjitha lėvizjet nė botė nuk janė tjetėr veēse gjurmė tė dashurisė
    Njeriu nga dashuria vjen nė botė duke qarė pėr t’i buzqeshur jetės
    Se ai ėshtė i vetmi qė dėshmon pėr ekzistencėn e vetvetes.

    Sa tė vetmuar janė ata sy qė iu mungon loti kur bota ndien dhimbje!
    Sa tė trishta janė ato buzė qė nuk qeshin kur bota ndien gėzim!
    Cili sy njerėzor erdhi nė botė pėr tė mos qarė?
    Cila buzė njeriu erdhi nė botė pėr tė mos qeshur?
    Ti qaj e qesh dhe me gazin e lotėt tu mbushe jetėn
    Kur tė tjerėt tė lavdėrjonė mė shumė se sa je, kuptoje tė vėrtetėn,
    Ata qė i japin peshkut ushqim nėpėrmjet grepit, nuk e ushqejnė peshkun por veten.

    Ai qė nuk pranon se ėshtė i sėmurė nuk mund tė shėrohet kurrė
    Nėse ilaēet janė tė hidhura, shėrimi ėshtė i ėmbėl
    Pavarėsisht nėse mjeku vret sėmundjen apo tė sėmurin
    Ti duhet ta paguash, n’daē falja edhe kusurin
    Nėse ke kaq mend mjekun pėr shėrim ta paguash
    Pėrse nuk ke aq mend tė mos sėmuresh e tė mos vuash?!
    Tė qeshet, ė? Nėse e qeshura s’do t’i shkonte buzėve tė njeriut
    pėrse nė mesin e gjallesave vetėm njeriu buzėqesh?
    Ke parė ti fytyrė tė buzėqeshur qė s’ėshtė dukur e bukur?
    Buzqesh se e tėra u bė pėr njeriun por njeriu nuk ėshtė e tėra
    Buzėqeshja ėshtė njė vijė e shtrembėr qė mund t’i drejtojė shumė gjėra.

    Nė botė ka zemra qė as tėrheqin e as dėbojnė
    Ato s’ka rėndėsi nėse janė tė pranishme ose mungojnė
    Ka zemra qė vetėm dėbojnė nga vetja tė gjithė pa pėrjashtim
    Ka edhe tė atilla qė tė gjithė i tėrheqin, pa dallim
    Por nė botė ka zemra qė edhe tėrheqin edhe dėbojnė
    Disa i afrojnė pranė vetes e disa tė tjerė largojnė
    Se zemra gjithmonė e do atė qė ėshtė si vetja
    Ti qaj e loto e mos lejo zemrėn tė ta mund urrejtja
    Nėse nga loti yt dikush do largohet pėr tė mos u afruar
    Dije se dhimbjen tėnde kurrė s’e ka pėrjetuar.

    Fatmir Muja

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Lexo nė librin e jetės se ėmbėlsia e mėkatit shpejt mbaron,
    Dhe mbetet veē idhtėsia e tij qė gjithė jetėn tė hidhėron,
    Mėkatet janė si era e pakėndshme nė njė vend qė nė fillim s’tė vjen e mirė
    Po qendrove aty mė gjatė, mėsohesh dhe s’e ke vėshtirė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Te bukura keto
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    -Njerzit nje mije here me teper mundohen ne perfitimin e te mirave materiale sesa te atyre shpirterore,edhepse eshte me se e qarte se ne lumturine tone ndikon ajo cka jemi e jo ajo cka kemi !
    -Nuk mvaret prej teje se a do jesh i pasur,por prej teje mvaret a do jesh i lumtur.
    -Parajsa nuk eshte diku larte, ajo qendron ne zemren e njeriut.
    -Njohurite mund te transmetohen ,por jo zgjuarsia.
    -Zoti na ka dhene dy sy dhe dy veshe ndersa nje goje,ne menyre te kemi mundesi me teper per te pare dhe degjuar,e me pak per te folur.
    -Ai qe i njeh te tjeret eshte i mencur,ndersa ai qe e njeh veteveten eshte i shenjteruar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Pasuria e shpirtit

    El – Hamis 17 Sefer 1433 / 12 01 2012

    Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, ka transmetuar se i Dėrguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuria nė shtimin e kėnaqėsive tė kėsaj dunjaje, por pasuria ėshtė nė pasurin e shpirtit."

    Bukur e ka recituar Osman b. Sa'dani vargjet ne kėtė kuptim:

    "Bėhu i kėnaqur me atė qė tė mjafton, pėrdore kėnaqėsinė

    sepse ti, me tė vėrtetė, nuk e din a do tė agosh apo a do tė zė mbrėmja.

    Nuk ėshtė pasuria nė shumėllojshmėri tė pronėsisė, me te vėrtet, pasuria dhe varfėria janė vetėm nė shpirt. "

    Kėto vargje i ka marrė edhe El-Halil b. Ahmedi duke i pėrmendur ato nė pėrgjigje tė Sulejman b. Habib el-Mihlebit:

    "A i ka arrit lajmi Sulejmanit se unė pėr dallim nga ai

    jam nė gjerėsi dhe nė pasuri, edhe pse unė nuk kamė pronė (pasuri)...

    Dhe varfėria ėshtė nė shpirt, e jo nė pasuri, dije ketė!

    Ashtu ėshtė edhe pasuria nė shpirt, e jo nė pronėsi. "

    Abdullah b. Muhammed b. Jusufi i recitonte vargjet:

    "Bėhu i kėnaqur me atė qė tė ka kaluar dhe mos u brengos pėr tė kaluarėn dhe mos u mashtro me dunjan, a nuk tė kujtohen tė vdekurit e tu!"

    Bekr b. Ebi Uzejni tha:

    "Sa njeh tė varfėr tė cilėt janė tė pasur nė shpirt dhe sa ka tė pasur qė janė tė varfėr nė zemrėn e tė varfėritė! "

    Ebu Omeri ka thėnė: Fudajl b. 'Ijjadi ka thėnė: "Me tė vėrtet edhe varfėria edhe pasuria janė vetėm pas marrjes nė llogari para Allahut subhanehu ve te'ala ", d.m.th. atėherė do tė jetė varfėri e vėrtetė.

    Mahmud el-Verraki ka thėnė:

    "Varfėria ėshtė nė shpirt e gjithashtu edhe pasuria, ndėrsa pasuria e shpirtit ėshtė pasuria mė e madhe..."

    Mahmud el-Verraki gjithashtu ka thėnė:

    "Pasuria e shpirtit do tė pasuroj nėse bėhesh i kėnaqur, derisa nuk do tė pasuroj shtimi i pasurisė me pėrpjekje tė mėdha."

    Ebu Firas el-Hamdani ka thėnė:

    "Pasuria e shpirtit pėr tė menēurin ėshtė mė e mirė se pasuria e pronės.

    Njerėzit vlerėsohen sipas shpirtrave dhe nuk vlerėsohen sipas gjendjeve (pasurisė) sė tyre. "

    Bota Islame

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Vargje nga bariu i vetmuar

    Digju o qiri deri nė agun e mėngjesit tė ri
    Digju derisa lapsin me shkop ta ndėrroj sėrish i vetmuari bari

    Edhe nėse lapsi nė vend tė bojės ėshtė mbushur me gjakun e trupit tim
    Vargjet qė shkruaj me tė, njė ditė botės do t’i sjellin gėzim
    Mos keni frikė nga shkopi me tė cilin ditėt e ēobanisė i kam jetuar
    Nga stanet e mora pėr t’u mbrojtur e jo pėr tė sulmuar
    Ėshtė vonė tė hapėsh pus nė kullosat e fushave kur etja trupin ta djeg
    Prandaj u ngjita nė majat e maleve ku burimet s’shterojnė pėrjetė
    Pėr ta kuptuar se ē’ndodh nė fushė duhet tė vėshtrosh nga lartėsitė
    Por as majat maleve nuk janė tė thepisura ashtu siē na gėnjejnė sytė
    Vetminė e ndjeva nė zemėr kur njerėzit nuk i takova
    Por atė qė ma mėsoi vetmia nga njerėzit kurrė nuk e mėsova
    Kam duruar nė zemrėn time dhembjen mė tė rėndė se bjeshka
    Unė bariu i vetmuar qė vetminė kurrė nuk e desha

    Po ia ofrove qenit delen e therur ai e ha pa ngurrim
    Po ia ngacmove delen e gjallė nga dhėmbėt e tij s’ke shpėtim
    Besnikėria matet me mundėsinė pėr tė bėrė diēka qė uni e kėrkon
    Por kur tjetri dėmtohet e lėndohet, ti veten nga kėnaqėsia e privon
    Nė mungesė tė gjahut edhe gjahtari ka mėshirė
    Nė shtėpinė e boshatisur edhe hajduti ėshtė i mirė
    Edhe pse qeni me ujkun farė e fis mund tė jenė
    I pari e sulmon tė dytin kur i dyti rrotull tufės i vjen
    Qeni s’e tradhton bariun qė ia jep ujin e bukėn
    Por kur barinjtė bėhen ujqėr, kush mund ta ruaj tufėn?

    U sėmura dhe rėnkova, ilaēin kėrkova e kur u shėrova, mjekun s’e harrova
    Pėrkohėsisht hoqa dorė nga mishi pėr tė jetuar ditė mė tė mira
    Se shtazėt barngrėnėse janė tė buta e mishngrėnėset – egėrsira
    Ushqimet e ndryshme tokėsore shkaktojnė sjellje tė ndryshme njerėzore
    Trupin e tėrheq dheu e shpirtin Fryma Qiellore
    Kur shpirti njėherė tė ngrihet mbi baltėn e botės
    Bariu s’e lakmon asnjė mbret tė tokės

    Ah medet pėr atė mbret qė u robėrua nga mbretėria e vet!
    Mjekun e rremė e mbajti afėr dhe burgosi mjekun e vėrtetė
    Pastaj nga tė gjithė kėrkoi ilaēin, pėrveē nga mjeku i burgosur
    Derisa sėmundja i tha: “Zotni, ti s’mund tė jesh mė mbret se ditėt tė janė sosur”
    Atėherė nga shtrati i vdekjes urdhėroi: “Nxirreni mjekun nga qelia!”
    Aman mor’ doktor mė fal qė vuajte pėr shkak tė gabimeve tė mia
    Mė fal qė s’ta putha dorėn me tė cilėn mjekohej mbretėria
    “Jo zotni“– i tha mjeku – “falje kėrkoi vetes qė pa ilaē tė ikėn ditėt e jetės!”
    Dijetarėt s’jetojnė nė botė qė njerėzit t’ua puthin dorėn
    Zemra mund ta durojė vuajtjen mė shumė se sa duron mbreti kurorėn
    Por si mund tė kėndojė bilbili i mbyllur nė tė njėjtin kafaz me sorrėn?!

    Jo duke mbledhur, por duke zbritur arrihet te E Vėrteta
    Po s’i hoqėm gjėrat e huaja prej vetes, a mund tė jemi vetvetja?
    Njė zero mbas njėshit vlen mė shumė se pafundėsisht zero para tij
    “Para” dhe “mbas” nga fjalori i zemrės fare do t’i heq e do t’i fshij
    Atje ku frutat kanė formė tė njėjtė e shije tė ndryshme, atje do tė arrij!
    Atje ku mjalti i amshueshėm ėmbėlson krejt qenėsinė, bėhen njė paqja e zemra
    Atje edhe tė paditurit e kuptojnė se qenėsia pėrbėhet nga Nėntėdhjetė e Nėntė Emra
    Atje ku qumėshti i pėrjetėsisė pihet veē E Vėrteta shihet
    E kėtu kur qiriu na falė dritė, tretet e shkrihet.

    Ore, ēfarė tė bėj qė dituria po mė shtohet por budallallėku s’po mė pakėsohet?!
    Boja e lapsit po mė shterohet, qiriu prej dylli po harxhohet e agu i mėngjesit po afrohet
    Mė duhet ta marr sėrish shkopin se kambanat e deleve po mė ftojnė
    Ju merrni vargjet e mia se ndoshta njė ditė nė botė u gėzojnė
    Kėtu unė jam veē njė bari o njerėzit e mi
    Kėtu edhe po t’i kem tė gjitha pa juve prapė ndiej vetmi
    Kėtu u bashkofshim, atje mos u ndafshim,
    Mirupafshim!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit.

    Kujdes

    Bėhu i devotshėm ndaj Zotit, nė qoftė se je hutuar!
    Tė mirat t'i sjell nga diēka e pamenduar.
    Pse vallė ke frikė varferinė? Zoti furnizon,
    ka ushqyer zogun dhe peshkun kur noton.
    Dhe kush kujton, se te mirat vijnė me egėrsi,
    s’do kish ngrėnė gjė pėllumbi, me skifterin nė liri!
    Zemėrmirė nė kėtė botė bėhu, se ti nuk e di,
    a jeton nga mbrėmja deri sa tė dalė dielli.
    Sa tė shėndoshė kanė shkuar, pa bėrė "uf“ e "i"
    dhe sa tė sėmurė jetuan ditėt nė vemti?
    Sa tė rinj kanė fjetur, duke qeshur janė zgjuar
    pa e ditur, se pas qeshjes, Zoti vdekjen u ka dėrguar...
    Mos harro, se nė kėtė botė s’je veēse udhėtar
    dhe nesėr do tė kthehesh te gjyshėrit me baballarė!

    I dashuruari i bindet atij qe dashuron

    S'i bindesh All-llahut dhe pretendon dashurinė e Tij,
    Kjo ėshtė e pamundur, me logjikė e refuzuar.
    Nėse dashuria jote do tė ishte e sinqertė, do i bindeshe Atij,
    I dashuruari i bindet atij qė dashuron


    Shpirti i lirė

    Vullneti im- ėshtė vullnet mbretėrish,
    shpirt i lirė- ėshtė shpirti im.
    Pėrulja pėr tė ėshtė mosbesim


    Kėshtu e ka jeta

    Nėpėr pyje, nga uria, vdesin luanėt,
    kur mishin e bagėtive e kanė qenėt.
    Dhe skllavi, ndoshta mbi mėndafsh fle.
    ndėrsa tė pasurit i mbulon njė dhe...

    Imam Shafiu

    (Nga Divani i tij)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    -Si ruhet nje zemer prej tjetersimit, kete mesoje nga bleta.
    Ajo merr nektar nga gjithe lulet dhe prape mbetet vetvetja!

    Fatmir Muja

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    Vetmia do zbrese ne zemren tende,erresira do zbrese ne syte e tu!
    Do jesh i braktusur nga njerzit edhepse njerzit do jene ketu.
    Dikush do ta fal zemren e vet por zemren tende ka per ta vrare!
    Nga ndarjet e kesaj bote s'ka mbetur shpirt pa qare,
    edhe ti do te qajsh si femija qe me vaj deshiron t'i permbush deshirat.
    Deri sa te kuptosh qe bota s'eshte Zot qe mund te t'i jape gjithe te mirat.

    Nese trupi i plogeshtuar nga uria gjallerohet me marrjen e ushqimit, cfare ndodh me mendjen tone kur merr informacionet nga jashte? E dime qe uria eshte e pranishme mbrenda trupit tone, nderkaq ushqimet jashte tij, ashtu sic e dime se Jo cdo ushqim eshte i dobishem per trupin, pavaresisht faktit se mund te ngopemi me te. Jo me pak eshte i rendesishem realiteti ne fushen e mendimit : me cfar mendimesh ushqehemi?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    Shume teme e bukur. Na kenaqe me keto postime Elita .

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    Citim Postuar mė parė nga [Elita] Lexo Postimin
    Vetmia do zbrese ne zemren tende,erresira do zbrese ne syte e tu!
    Do jesh i braktusur nga njerzit edhepse njerzit do jene ketu.
    Dikush do ta fal zemren e vet por zemren tende ka per ta vrare!
    Nga ndarjet e kesaj bote s'ka mbetur shpirt pa qare,
    edhe ti do te qajsh si femija qe me vaj deshiron t'i permbush deshirat.
    Deri sa te kuptosh qe bota s'eshte Zot qe mund te t'i jape gjithe te mirat.


    Nese trupi i plogeshtuar nga uria gjallerohet me marrjen e ushqimit, cfare ndodh me mendjen tone kur merr informacionet nga jashte? E dime qe uria eshte e pranishme mbrenda trupit tone, nderkaq ushqimet jashte tij, ashtu sic e dime se Jo cdo ushqim eshte i dobishem per trupin, pavaresisht faktit se mund te ngopemi me te. Jo me pak eshte i rendesishem realiteti ne fushen e mendimit : me cfar mendimesh ushqehemi?

    Shume e bukur,
    jane vargjet e tua?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Shume e bukur,
    jane vargjet e tua?
    Autori eshte Fatmir Muja

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Lodhja e Shpirtit

    Citim Postuar mė parė nga elijsa Lexo Postimin
    Shume teme e bukur. Na kenaqe me keto postime Elita .
    Faleminderit . Gezohem qe ju kan pelqyer!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •