Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Marash Hajati

    Ndahet nga jeta nė moshėn 80-vjeēare, gazetari Marash Hajati: Flasin Namik Dokle, Engjėll Ndocaj, Osman Mula, Guro Zeneli dhe Tonin Tėrshana

    Lamtumirė nderi i gazetarisė shqiptare!

    Albert ZHOLI

    Parddje u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit, gazetari dhe shkrimtari i njohur Marash Haajti. Trupi i tij u vendos nga ora 12:00 -14:00, nė hollin e RTSH-sė, institucioni, ku ai punoi me vetėmohim dhe pėrkushtim pėr shumė vjet. Para trupit tė tij bėnė homazh me qindra gazetarė, shkrimtarė, politikanė, intelektualė, poetė, miq, shok dhe tė afėrm.

    Marash Hajati ėshtė lindur nė Shkodėr nė vitin 1934. Shkollėn e mesme e kreu mė vitin 1952 nė qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri nė vitin 1957 ndoqi studimet e larta e nė Universitetin e Petėrburgut, nė Fakultetin e Filologjisė, dega Gazetari. Diplomohet si publicist. Punoi si redaktor nė gazetėn "Puna" e mė pas, sekretar kolegjiumi i saj dhe instruktor pėr shtypin. Nga viti 1974 deri nė vitin 1988 ka qenė fillimisht Drejtor i Televizionit e qė nga fillimet e viteve ‘80-tė, Drejtor i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit. Nė vitet 1988-’90, Kryeredaktor i gazetės "Zėri i Popullit". Pėr afro 14 vjet ka qenė Kryetar i Bashkimit tė Gazetarėve tė Shqipėrisė. Si skenarist ka realizuar mjaft dokumentarė, mes tyre "Tėrmeti tundi malet, por jo zemrat tona" dhe "Fitimtarė mbi tėrmetin" nderuar me Ēmim Republike. Nė vitin 1982 botoi pėrmbledhjen e parė me krijime publicistike "Bijtė e tokės sime". Nė librin e dytė "Dera e prapme shtypit", 1998 pėrshkruan ngjarje e kujtime tė njė pune rreth 40-vjeēare nė shtyp e media. Nė vitin 1999 boton librin "Shqipėria nė kapėrcimin e shekullit", qė pėrmban analiza e komente pėr atė ē'ka ngjarė nė fund shekullin sipas kėndvėshtrimit tė njė gazetari.

    Engjėll Ndocaj, nėndrejtor i TVSH-sė

    Marash Hajati ėshtė padyshim njė nga drejtuesit e RTSH-sė, qė punonjėsit e kėtij institucioni e mbajnė mend si mishėrim i njeriut nė radhė tė parė. Njeri kurajoz, optimist, i cili me guxim luftoi qė ky institucion, i vetmi nė Shqipėri, gjatė viteve qė ai e drejtoi u pėrpoq qė ta ēonte pėrpara. Nė njė periudhė, kur ky institucion ishte nėn tutelėn e partisė –shtet, ku ai si drejtues kishte njė ēekan sipėr kokės, Marash Hajati, bėri atė qė po ta thuash tani, pėr kohėn ishte njė ēudi. Unė e quaj reformator, pasi me iniciativėn e tij u ndėrtuan sa e sa programe tė rinj, qė nisėn tė bėhen pėr herė tė parė. P.sh filluan spektaklet, njė gjini qė deri atėherė nuk njihej. Ai filloi tė ndėrrojė faqen e Festivaleve tė fundvitit nė RTSH duke e vėnė veten nga Drejtor i Pėrgjithshėm deri nė skenarist. Reformator, sepse ėshtė njeriu qė tek arti tė fuste tė gjithė artistėt e TVSH-sė, duke filluar nga operatorėt, regjisorėt dhe gazetarėt frymėn e kėrkimit, qė nė TVSH tė hynin programe tė reja qė deri atėherė nuk ekzistonin. Ai tė gjitha idetė i realizoi me sukses pasi futi dhe realizoi spektaklin e parė televiziv. P.sh njė spektakėl ėshtė i realizuar nė natyrė me regji tė Vera Grabockės, qė kishte tė bėnte me veprimtarinė skenike tė Parashqevi Simakut. Kujtoj atėherė se e veēanta ishte se Parashqevia u xhirua dhe me helikopter, gjė e cila as qė mendohej dhe jo mė tė zbatohej. Ishte viti 1983. Ishte njeri qė e pati derėn e hapur pėr tė gjithė krijuesit. Njeriu qė e hapi kėtė derė edhe pėr punonjėsit mė tė thjeshtė edhe kur kishin ndonjė hall. Kur Marashi hynte nė derėn e televizionit, ishte ai qė e pėrshėndesnin tė gjithė dhe i pėrshėndeste tė gjithė. Do tė kujtoj edhe diēka tjetėr, duke qenė iniciator, kurajoz, duke qenė mes nesh i kuptonte tė gjitha shtresat, duke filluar nga njerėzit e thjeshtė e deri tek politikanėt ai tregonte kurajė, qė ka realizuar edhe ėndrra tė publikut shqiptar. P.sh, fjalėn e kam pėr njė ndeshje shumė tė rėndėsishme tė asaj kohe, nė njė finale tė Kampionatit Europian, e cila mezi pritej nga publiku. Po atėherė televizioni ishte i mbyllur dhe nuk transmetonte ndeshje tė tilla. Pėr kėtė ne penalizoheshim pasi ne nuk luanim me Izraelin, BS, Spanjėn etj.. Pėr kėtė ndeshje disa intelektualė, por dhe kuadro tė TVSH-sė i kėrkuan tė ndėrhynte qė tė jepej kjo ndeshje. Pas dy orėsh ai erdhi dhe na tha, ndeshja tė jepet sot. Tė gjithė u befasuam.


    Namik Dokle, gazetar, deputet i PS-sė
    Unė e kam njohur Marash Hajatin, qė herėt qė nė momentet e para qė kam filluar gazetar nė gazetėn “Puna”. Ai sapo ishte larguar nga ky organ. Dėgjova nga kolegėt e kėsaj gazete fjalėt mė tė mira pėr tė si njė gazetar, i shkėlqyer i palodhur, qė kontaktonte vazhdimisht me njerėzit, dhe pastaj kontributi i tij, si drejtues i shtypit dhe i RTSH-sė, ka qenė i jashtėzakonshėm. Por unė do veēoja punė e tij nė Televizion, qė i solli prestigj dhe dinjitet kėtij institucioni, ku ai spikati pėr organizimin dhe krijimtari. Njėkohėsisht dua tė them se, pas RTSH-sė, Marashi ka drejtuar gazetėn “Zėri i Popullit”, dhe nė kohėn qė ai ishte drejtues i kėsaj gazete mė tė madhe nė vend, filluan tė botoheshin disa artikuj qė pėr kohėn duhej guxim, pasi bėnė shumė jehonė. Kėtu dua tė veēoj njė artikull tė Prof. Popės, me titull “Pėr tė fituar kohėn e humbur” qė ishte njė dritare, e mendimit publicistik shqiptar. Botime ėt tilla nė atė kohė mund t’i botonte njė njeri si Marashi pasi kishin guxim qytetar, tė cilin Marashi e kishte nė brendėsi dhe qė e shfaqi nė momente tė caktuara.


    Osman Mula, regjisor nė TVSH
    Nė kujtesėn time, Marashi mbetet njė ndėr personalitetet mė tė mėdha tė medias shqiptare. Njė drejtues i shkėlqyer me atributet mė tė mira qė i duhen sot njė drejtuesi qė tė menaxhojė njė institucion si RTSH., aq mė tepėr qė ai e ka drejtuar nė njė moment shumė tė vėshtirė, nėn tutelėn e partisė-shtet, Marashi diti tė fusė gjėrat mė tė mira nė transmetim, diti tė hapė nė programacion shumė shtigje tė reja dhe aktivitete, qė e shihnin pėr herė tė parė dritėn e transmetimit. RTSH-nė, e mori kur ai transmetonte vetėm 2 orė nė ditė. Pra, ishte vetėm njė televizion informativ. Ai e ndryshoi sepse dinte tė ndryshonte. Sė dyti, e mori shumė seriozisht, vuri gjithė shpirtin, kishte marrėdhėnie tė shkėlqyera me krijuesit e RTSH dhe i vlerėsonte shumė ata. Brezi im e kuptoi shumė mirė ata, pasi na tha, shtrydhni fantazinė, thyeni oraret dhe filloni tė hapim koncerte, filma, rubrika, aty ku ju e gjeni veten mė mirė. Mbi tė gjitha ai dha orientimet e para pėr gazetarinė investigative. Kjo mėnyrė pune i vuri nė sedėr regjisorėt, redaktorėt, operatorėt dhe filloi pėr herė tė parė filmi televiziv. Kėtu mund tė pėrmend filmin “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet? “Plumba Perandorit” e me radhė. Ai ndėrtoi njė redaksi pėr filmin dhe formoi njė redaksi tė kulturės ku futi varietenė, festivalet, interpretuesit, kėngėt e stinės “Kur vjen Pranvera”. Pra, shiko ku e ēoi televizioni. Tė mos harrojmė se ku dhe kur vepronte. Njė gabim tė kushtonte. Por ai i dha njė ngjyrė artistike tė gjithė televizionit. Pruri njė armatė tė gjithė artistėsh qė dhe sot kujtohen me ėndje. Mori Vladimir Priftin, Mevlan Shanajn, Vera Grabockėn, Stefan Gajom, Pali Kuken, personalitet qė u rritėn me televizionin. Mori shumė gazetarė me horizont, tė cilėt sollėn dokumentarin nė televizion, dokumentarin historik, e portreteve tė artistėve dhe televizioni shkonte nė ēdo qytet ku kishte variete.


    Guro Zeneli-gazetar, shkrimtar
    S’mundem dot t’i pėrmbledh nė disa rreshta se kush ishte Marash Hajati. Ndoshta ėshtė ndėr tė vetmit gazetarė qė punoi dhe drejtoi televizionin, radion, por dhe gazetat mė nė zė shqiptare tė asaj kohe. Ai ishte me shumė ambicie, por dhe me shumė horizont. Kurrė nuk merrte inat, por vepronte me shumė intuitė. Risitė e tij nė televizion diskutohen edhe sot nė kėtė institucion kaq tė rėndėsishėm tė medias vizive shqiptare tė asaj kohe. Unė them edhe diēka, qė pėr nivelin e tij si gazetar, publicist dhe shkrimtar ai kishte pėrkrahjen pa rezerva tė Ramiz Alisė. Ai futej pa trokitur nė zyrėn e tij, pasi Ramizi e dėgjonte dhe e vlerėsonte si intelektual. Unė kam qėndruar gjatė me tė dhe kam mėsuar prej tij. Vizionar, optimist, i dashur, kėrkues, por dhe shpėrthyes. Ai jepte shembull, por dhe dėgjonte. Gazetarė tė tillė janė shumė tė pakėt sot.


    Tonin Tėrshana-kėngėtar
    Unė e kam njohur Marashin kur ai ishte Drejtor i televizionit. Mė thoshte shpesh ē’kemi patriot. Sa herė takoheshim mė pyeste me hollėsi. Mė jepte kurajo, por di tė them qė mė orientonte edhe nė punėn time. S’mund ta besonte, por mė thoshte kjo apo ajo kėngė ėshtė pėr zėrin tėnd pasi ai vinte dhe na dėgjonte. Ishte njė profesionist i rrallė, por dhe njė njeri me zemėr tė madhe aq mė tepėr, kur flitet pėr kohėn kur ai ka punuar dhe krijuar.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Marash Hajati

    Mos! Shume lajm i hidhur! U prehte ne paqe dhe ngushellime familjes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Marash Hajati

    ngushllime familjes ..

    njerzit e kan levduar marash hajatin si drejtues inteligjent e bile dhe guximtar ne perpjekje per te emancipuar RTSH-ne..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •