Kjo qe thua eshte e vertete,
edhe une e dija se e kam nje gjo ne mendje si teori, por nuk e dija se sa do jete e suksesshme, nevojiten muaj per vertetim. Kam biseduar me drejtorin kur i kam paraqitur skicat e para te projektit, i kam treguar per pozicionin tim dhe i kam thene se me duhet nje pozicion me i karte me fuqi te fjales, ai me eshte drejtuar: "Mi jep 3 dite dhe une do ti rregulloj te gjitha si te nevojiten ty", pastaj kane filluar grindjet neper komitete ku une kam qene i perqendruar vetem me projekt, duke i anashkaluar gjonat tjera dhe duke u marrur vetem me projektin. Nga premtimet e tij nuk ndodhi asgje, ndoshta eshte influencuar nga tjeret se une do akceptoj cdo zgjidhje, nuk e di.
Dhe tani eshte si eshte dhe me duhet, te caj nerva dhe derrasa.
*Harrova te tefalenderoj, te deshiroj shendet dhe suksese gjithashtu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hot_prinz : 30-03-2013 mė 17:32
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Fole,
po mundohem te kem kujdes, por gjonat kane vajte prane eskalacioneve.
Eshte shume e nderlikuar ti lidhesh gjitha keto e ti shprehesh ne favorin tend, ne nje gjuhe qe nuk eshte gjha jote ametare.
Po mundohem ta shfrytezoj maksimumin ne paraqitje dhe le te behet cfare te behet, vetem mos te them ndonjehere pse nuk e provove ashtu apo keshtu.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
I nderuari Hot prinz pse permenda planet dhe afarizmin ne qdo projekt ose shpkje perpilohet plani afarist nese se din se qka eshte afarizmi ather konsultohi me nje ekonomist se qka nenkuptohet ne afarrizem .Eshte thjesht veprimtaria e ndermarjes profilit te ndermarjes suaj aty ku punoni .Keshtu aty eshte edhe esenca e ksaj kur te besh profillizimin e afarizmt dedikimin mundesin e avansimeve ather edhe behet afarizmi dedikacioni e tj .Mos te ceki tash mu profili mundesia e juaj ne baz te kontrates se punes nese ke kontrat me pershkrim te punes aty eshte edhe krejt kjo pun e drejta e juaja per te ber pun ne ate firm .Keshtu qe firma si personi juridik ose sherbyes komercila ose si avansuese ne dalje te tregun e vendit percaktoin normat e punes pershkrimin e punes ket e ke ne kontrat .keshtu qe nuk eshte fare leht edhe nese del nga puna ju nuk keni te drejt nje projekt te nisur ne nje firm te plasoni si te juajaen do pesoni shum keq me keq se qe mendon .Andaj eshte e ruges qe se pari te sqarini ket pun te kontrates ose te kerkoni rishqyrtimin e kontrates qe eshte nje rug qe mund te kerkoni ne firm si inovatore .Pra rishqyrtimi do te merej parasysh mu per nga randesia e kti projekti tuaj andaj te dhash kshill te beni nje plan strategjik per firmen me riformulimin e kontrates suaj keshtu perfitoni ju por edhe firme do perfitoi nga ju .Kjo eshte kjo .Pra firma ka advokatet e vet te cilet meren me problemet pronsore ,te firmes me problemet biznesore kontestet e aranzhmeve jasht firmes por edhe ne kontestet e firmes brenda perbrenda fimes me ankesat e paarshtresat ishalla nuk shko dei ktu kjo qeshtje .Por porpozimin e projektit duhet mbajtur per vete de gjithesesi kerkoni rishqyrtim te kontrates .Nese keni para ju kshilloj te behi aksionar i ati projekti ose kerkoni qe firma te ju mundesoi te merni nje huaj zhvilimiore ose ndoi grant nga banka qe te mundesh te behesh pjes e asaj firme me te gjitha benifitet si partner i saj .Pra ju dhash nje propozim biznesi mes firmes suaj dhe mundesis te behi aksionar i asaj fime dhe ne baz aksioneve te juja investive tregoni randesin e kti projekti kjo eshte nje rrugezgjidhje e cila ju je te drejt qe ne rinegocim e kontarets te kerkoni shkeputje kontrate nese firma nuk repekton marveshjet qe behen ne baz te pershkrimit te punes ,
Pershendetje i nderuari bluey dhe te falenderoj shume per mundin,
ke te drejten per afarizem, une nuk jam ekspert per kete dhe duhet tema te kaloje tek eksperti i afarizmit.
Ne kontraten time te punes, nuk eshte e cekur se duhet te zhvilloj projekte te tilla, as ti fus ne perdorim dhe as qe paguhem per nje projekt me keto permasa.
E gjitha ka ndodhur rastesisht, une kam pasur nje ide, e kam bere jashte kompetencave te mija.
Tani nuk e di si qendron puna, por si e shof une nese vie deri te eskalacioni, une mund te them cfare, shiqojeni kontraten cfare shkruan aty, une as nuk jam pergjegjes e as qe paguhem per kete projekt.
Apo si qendron puna, kur njeriu shpik nje ide qe nuk perputhet ne kontraten qe ka me firmen, e as qe eshte eshte e definuar puna e bere ne kontraten e punes?
Atehere ka fjetur firma qe nuk me ka ndrruar kontraten. Eshte kjo ne favorin tim apo ne ate te firmes?
Ndoshta ka qene ideja e personave te caktuar, qe une te mos futem me nje kontrate te tille, por i gjithe projekti te shperblehet me i shperblim? Kush e di.
Une do e dergoj vetem edhe nje leter, qe te mos thone kreret e firmes pse kam hyne aksion pa i informuar.
Pastaj nese kreret nuk reagojne, ne eskalacionin e pare do e angazhoj nje ose dy avokate per keto ceshtje dhe do i them, une te furnizoj me informacione qe i di, e bitisini si dini ju.
Edhe nje gjo tjeter, une e kam nje sigurim qe e paguaj nje grupacion avokatesh, cdo muaj per keso konfliktesh ne gjitha rastet si psh: komunikacion, pune, e probleme tjera. Dhe nese nje konflikt ne fjale hyp vleren ne me shume se 300€ skam nevoje as ti paguaj, bah. Nese shko deri aty, e hoqa qafe e le te kacafyten avokatat ndermjet veti, llom u bofshin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hot_prinz : 30-03-2013 mė 20:10
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Meqenese idete e projektit jane te tuat dhe je i bindur qe kompania do kete perfitime atehere
kerko te besh marreveshjen me drejtorin e pergjithshem se cfare kerkon ti nga kompania te te plotesoje.
Shkruaji qarte dhe me hollesi cfare kerkon ti nga kompania per projektin dhe cfare
detyrimesh ke ti si person qe duhet tja japesh kompanise.
Pasi materiali do lexohet nga drejtori,nqs ai eshte dakort te firmoset prej tij dhe prej teje.
Dokumenti I marreveshjes nenshkruar prej teje dhe drejtorit ju vendos te dy juve ne
nje lidhje marreveshje ku ka kushte qe duhet ti plotesoni si ti ashtu edhe drejtori(kompania).
nqs drejtori si perfaqsues I kompanise thyen pika te marreveshjes,nuk I ploteson pikat e marreveshjes
atehere marreveshja eshte prishur dhe ti ke te drejte ta zgjidhesh kontraten ose nepermjet nje pale
te trete si arbitrazh,ose nepermjet gjykates,dmth padit kompanine ne gjyq pasi ka thyer marreveshjen
e firmosur.Keto gjera behen me te shkruar se fjalet I merr era.Mos kerko dakortizim me llafe ,
pasi drejtori te thote dakort sot dhe pas nje muaji ta mohon qe te ka thene dikur dakord.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
I nderuari Hot prinz siq duket ju gjeta zgjedhjen pra mu pershkrimi i punes suaj ju jep pak a shum pepraprsi po te niheshi keshtu do ju ndihmoja pasi jam ekonomist dhe njoh fare mir se si funskionon ne menyr ligjore ekonomike kto pun Pra keni nje kontrat valide me pershkrim te punes .Nese ke marveshje gojore mes personit qe juu ka referuar te pergjegjesisi eshte mir te flasish ne menyr drejteperdrejt per rifolmulimin e Kontrates dhe te behet nje revidmim ose nje rishqyrtim i kontrates .me se miri eshte kur te kash para ose siguroi parat per ate projekt ose ghjej naj perso ne menyr diskrete qe do behet pjes e kti projekti nje person qe ka para dhe ju mbeshtet ne projekt ose ne firm ose jasht fire dhe aeher shkon me propozim konkret tek udheheqesi .gjithesesi negocimin duhet te besh ne prezenc te personave qe ju beson .
Un per vete kam shum ide por skam para .me kan ndodhur qer ne bank ma ka vjedhur iden per kursimet dhe dhenjen e kredinave .Pra edhe pse nuk kan pasur detaje ata e kan zbatuar iden pjeserisht .Me kan vjedhur shum her ide .Psh tash kam nje ide bravuroze si te delite nga kriz ekonomike qe ka Europa.kam bewr biseda profesionale me njerezit e BB dhe jam momentalisht ne shqyrtim por ende se me kan informu se qka matutje .Kur nuk ke para ateher behesh vegel e mehanicioneve .Kehtu kujdes me iden .Ruje me gjelozi dhe mos lesho pe deri sa te ju plotesiohen kushtet .Lypni gjerat maximale per te fituar ato minimale .me randei eshte revatilizimi i kti projekti rentabiliteti i tij dhe ju dehiroi suskes .ju keshilloj mos i ngutni me qendrime .
kshtu qe kene gjdo her nje deriqk hapur qe tre mundesh te perfitosh .reziku eshte qe personat te jen lakmitare ne ket dhe te ju detyroin te beni nje projekt tjeter ose te ju bejn naj angazhim konform kontrates se punes .kehtu qe sa me shpejt qe eshte mundur beje propozimi per rishqyrtimin e kontrates aty e ke zhgjedhjen .
te deshiroi sukses .
Zoteri benseven dhe zoteri Bluey,
ju falenderoi per mundin dhe per mendimet tuaja.
Pas kesaj bisede me ju te nderuar, me jane bere ca detaje me te qarta. Me duheshin ca opinione tjera per te perforcuar mendimet e mia, sepse nganjehere si njeri qe jemi mund te ndodhe qe ngurtsohemi ne nje detaj te caktuar dhe i leme pas ca detaje tjera.
Si duket une kam bere aktivitete me anen e besimit dhe reciprocitetit te ndersjelle, dhe ky besim eshte thyer nga disa persona te caktuar, mund te kete ndikuar influencimi nga tjeret.
Per vertetetuar kete kam eshe ca doreshkrime, sepse disa tjere nga xhelozia ishin aq te marre sa qe jane shprehur pa rezerva ndaj meje, pasi qe une kam qendruar gjakftohte sepse e kam ditur se eshte nga xhelozia, ajo me ndihmon shume per te vertetesuar dyshimin tim.
Me kete lokacioni ku gjindem une, qe insiston dhe mundohet te me detyroje per dokumentimin e idese, me keto aksione ndaj meje humb kredibilitetin te negocioje si partner i denje per bashkepunim dhe nga ana ime.
Kjo sa i perket lokacionit ku punoj une, por si e ceka edhe me larte une kam njehere mbeshtetjen e shefit te pergjithshem, qe ka pozicionin mbi te gjitha lokacionet globale, e i cili ma ka siguruar besimin e tij.
Tani une jam i detyruar edhe moralisht ta ve ne prove besimin e tij, per te mos me thene me vone pse nuk me ke besuar mua.
Tani, pasi qe une nuk ua kam dokumentuar idete, ato te gjitha jane ne koken time. E shof si nje avantazh per mua ne negociata te metutjeshme, per te arritur tek caqet e mija, jo se dua te ndeshkoj dike dhe as qe dua te marr ndonje pozicion te dikujt tjeter, por vetem dua te marr ate qe me takon me ane te punes sime, per te cilen deri me tani nuk jam paguar, sepse nuk ka pasur negociata fillestare por e gjitha eshte bazuar me fjale dhe me besimin e ndersjelle.
Me fjale tjera, mua me duhet edhe njehere me ane te nje prezentimi te inkurajoj shefin e pergjithshem se puna ime eshte tejet e vlefshme dhe e patjetersueshme, duhet ti spjegoj besueshem situaten ne lokacion si dhe rrjedhat e deritanishme. Duhet ti spjegoj se puna ime qe kam investuar nuk eshte mbajtur nen kontrate dhe per ate pune nuk jam paguar, e per te cilen ne te njejten kohe shefi i lokacionit me ben presion ta dokumentoj. Si rrjedhe nga kjo me duhet t'i ve ne dije se para se ti dokumentoj idete duhet firma te kaloje ne negociata, por duke pase kujdes, qe une nga viktima e presionit te mos kaloj ne ushtruesin e presionit ndaj shefit te pergjithshem, qe te mos kete frike edhe ai.
Tani, me duhet ta ndegjoj edhe njehere Harlem Shake.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Z.hot prinz ishte knaqesi te debatoja me ju dhe te jep sado pak ndoj sugjerim nese i shihni te arsyeshme te zbatoni.Ju falenderoi edhe juve qe patete durimin te lexoni shkresat e mia qe jan me plot gabime gjuhesore .Por besoi se esencen e keni kuptuar ju kerkoi ndjes per ket .
Megjithat ju deshiroi sukese .Nje keshill e fundit mos i beo askujt pra as ati qe po deshironi te tregoni besnikri .Etika karakteri siq thekson nje filozof i madhe Kinez Konfucio eshte tek, citim i Konfucios ''Ndershmeria besnikria e nje zotrie karaketerizohet me durimin ndaj personit qe i beson dhe mbeshtet ate me devoteshmeri dhe cilesi njerezore pra te nje zotriu "mbarim citimi .
ju uroi sukses
Te falenderoj Bluey,
ishte edhe kenaqesia ime te bisedoja me ju, nuk mund te pershkruhet se cfare rendesie ka nje bisede me dike qe mundohet te te ndihmoje.
Pastaj nuk kane rendesi shkronjat apo gabimet gjuhesore, esenca eshte se ajo cfare eshte shkruar, te buroje nga zemra dhe te jete dashamirese.
E ke permendur, ne prezantimin tend se perpara ke qene i anetaresuar ne nje forum tjeter me nofken Bluei,
nuk e di se a te kujtohet por edhe une kam qene i regjistruar me kete nofke, edhepse une si zakonisht kohen me te madhe shkruaj me shume budallelliqe sesa integrohem ne tema serioze,
jam i sigurte se kemi biseduar me heret, diku para 13 viteve edhe atehere ke shkruar keshtu dhe e kam verejte se je nje neri me zemer te mire dhe dashamires.
Falemnderit per urimin ndaj suksesit, nuk e dij se cfare do te ndodhe por nje e dij se une jam ne anen e padrejtesive dhe dua qe te arrihet drejtesia, se ne te kunderten ndihmoi qe te perhapet me shume padrejtesia ne kushte te padrejta,
keshtu financiarisht jam mire, normalisht se njeriu si krijese e unte do sa ma shume dhe deshiron edhe gjera luksoze dhe nese del ndonje gje s'jam kunder, por ne anen tjeter njoh shume tjere qe kane shume nevoje per ndihme e qe une momentalisht me mundesite e mia nuk mund tu ndihmoj, te jene atje ku une deshiroj ti shof.
Tjetra eshte se ndoshta me nje lidhje te besueshme e te ndersjellte, me aftesine dhe prezantimin tim, ndoshta do te mund te ndikoja tek persona me ndikim te madh, te mundohen te hapin ndonje lokacion apo fabrike ne Kosove apo Shqiperi.
Kurse e fundit eshte, se nese secila prej ketyre deshton, prapeseprape nese me aftesite e mia e kam krijuar nje sistem te tille me vlere qe interesohet nje koncern me permasa globale, une jam ne gjendje te krijoj nje sistem qe ia kalon shumfishin e ketij te projktit te tanishem.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Ēeshtja po behet edhe me e komplikuar se sa e paramendoja,
Kur tentova te marr hapin te negocioj me firmen, rreth nje marrveshje me nje demshperblim, pasi qe ata deshirojne t'ua dokumentoj shpikjen. Ata me akuzuan mua per zhvatje, me argumentin se une jam i lidhur me kontrate me firmen dhe nuk kam te drejte te kerkoj kushte qe dalin jashte kontrates. Ne nje mbledhje me drejtorin e departamentit, shefin e kontabilitetit, perfaqesuesit sindikal, etj., me dhane nje verejtje me shkrim.
Bah., una e mora ate verejtje e bona top letre e hudha ne shporte dhe ua perplasa deren prapa.
Pastaj, vajta ke nje avokat i vjeter me titullin doktor per patentimin e shpikjeve dhe me pervoje per te drejten e punes, ai pasi qe i shqyrtoi te gjitha dokumentet qe ia ofrova, ne fund erdhi ne konkluzionin se nuk e kuptonte firmen dhe nuk mundej te me kshillonte saktesisht se si te veproj, dhe u dorezua.
Pastaj e angazhova kohen e fundit, nje avokat tjeter te doktoruar me energjik. Ne takimin e pare kishte marre me vete nga kancelaria edhe nje avokate qe e njef ligjin e punes mire. Dhe aty fillova une ti shpaloj dokumentat, ajo avokatja e punes me shtronte pyetje dhe mbante pozicionin e ligjit te punes kurse avokati i patentimeve me bente pyetje rreth projektit. Pasi qe, te gjitha pyetjet e avokates se ligjit te punes iu pergjigja duke e lene ate te heshtur, avokati i patentimeve pasi e kuptoi se firma mundohet qe, duke i perdorur dhe keqperdorur ligjet e punes, mundohet per te me detyruar t'ua dokumentoj dhe t'ua dorzoj te gjitha informacionet rreth shpikjes, ne te njejten kohe duke mos me lejuar mua, te marr pelqimin dhe nenshkrimin e tyre per ta dorezuar si shpikje ne entin intern te patenteve.
Ne pyetjen time avokatit te patenteve, se cfare ndodh nese une nderpres bashkepunimin me firmen dhe e regjistroj shpikjen ne emrin tim apo ia ofroj ndonje firme tjeter. Ai tha se, ne kete rast firma ime mund te me gjuaj mua me "balte", duke genjyer se ishte shpikje e firmes dhe une au kam vjedhuar atyre. Pastaj erdhi ne perfundim se une me duhet ta paraqes shpikjen direkt ne entin e patentimeve edhe pa pelqeimin e hierarkise udheheqese dhe per verejtjen me shkrim, do e akuzojme firmen ne gjykate.
Pas ca jave pasi e perpilova ne pika te shkurta dhe ca prezentime dhe e paraqita shpikjen ne entin e patentimeve, papelqimin e asnje hierarkie udheheqese. Pas ca pyetjeve me email, qe me duhej t'u pergjigjem atyre te entit te patentimeve, me erdhi nje konfirmim nga enti i patentimeve se shpija ime eshte regjistruar me nje numer, ne emrin tim dhe nevojiten kater muaj per shqyrtim.
Pasi e mora kete konfirmim, i telefonova avokatit dhe i tregova per konfirmimin. Pastaj, e pyeta se cfare t'bej tashme, te vazhdoj dokumentimin e shpikjeve pas rreth njeqind faqeve qe i kam dokumentuar deri me tani, e qe ne fund mund te behen afro 1000 faqe, apo cer t'boj?
Ai ma ktheu se, nese una vazhdoj te dokumentoj atehere ia dorezoj dale ngadale detaje te shpikjes do ia dorezoj firmes projektin. Me tha dergoma konfirmacionin m email dhe do e caj koken ne fundjave si t'vazhdojme me tutje.
Nashi, po soditem neper firme si kauboj, te gjithe ma kane friken e asnje s'guxo me m'thon noj gjo.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hot_prinz : 22-08-2013 mė 04:56
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Pershendetje hot_prinz,
Me vjen mire qe keni ecur me karriere dhe qe keni keto ide brilante. Sinqerisht si Shqiptar me behet jashtezakonisht qejfi per kete gje.
Per mendimin tim keni bere shume mire qe e keni patentuar. Nuk jam shume ne dijeni te ligjeve aty por nqs kompania do hapte nje gjyq ne lidhje me shpikjen po mendoja keto gjera:
1. E verteton dot kompania qe shpikjen e ka bere ajo si kompani? (perderisa vetem ju jeni ne dijeni te ketij projekti nuk besoj)
2. Nqs kompania nxjerr pretendimin qe ju keni qene pjese e kompanise kur keni bere shpikjen, a keni qene apo jo ne pozicionin pergjegjes per te drejtuar kete projekt (pasi sipas kontrates se punes nuk keni qene)? Dhe nese skeni qene ju pergjegjes per kete projekt qe eshte iniciuar nga ju, a ka pasur ndonje strukture apo person qe ka pasur si pergjegjesi per te krijuar projekte te tilla?
Besoj se me nje ballafaqim ne gjykate, edhe nqs kompania zgjedh rrugen e gjykates, do dilnit fitues duke qene se askush ne kompani nuk mund te jape pergjigje te plota rreth projektit te bere prej jush.
Kjo gjithmone nese ju nuk e keni pasur ne job description pjesen e krijimit te projekteve apo te ketij projekti ne vecanti.
Ta zeme psh qe ti mund te ishe punesuar si roje ne ate kompani dhe e bere nje shpikje qe ska lidhje me punen e rojes. Cdo te thote kjo, qe shpikja qenka e kompanise?!
Nejse shpresoj qe te zgjidhet sa me mire per ju dhe ju uroj suksese te metejshme me kete projekt dhe te tjere ne te ardhmen.
When pleasure remains, does it remain a pleasure?
Gesti_7 falemnderit,
ideja ende nuk eshte ende patentuar ne emrin tim, sepse hierarkia udheheqese nuk e lejonte deritani dhe nuk e jipte pelqimin qe kjo ide e imja te futet per shqyrtim ne entin e patenteve intern te firmes. Ata mundohenin te genjenin me preteksin, se zbulimi ishte nje urdher pune nga firma edhe shefi i departamentit lokal, ne kushtin tim: "qe para se ta dokumentoj idene, dua qe ideja te regjistrohet ne entin e patentimeve", ai me eshte drejtuar me fjalet: "Ideja jote ishte urdher pune nga firma, dhe ti deshiron qe me regjistrimin e patentimeve, te behesh i pasur! Bla.. bla.. bla", pastaj ia perplasa deren e zyres se mbledhjes.
Tani, puna qendron keshtu se: keta nuk kane ndonje deshmi qe puna ime ishte urdher i punes nga ndonje udheheqes, e as qe nje ide e tille mund te dirigjohej ne pozicionin tim. Ne kete pozite, firma eshte munduar te me detyroje mua, t'ua dokumetoj te gjithe shpikjen dhe me shpikjen e dokumentuar, pastaj firma do te mund te trillonte se i gjithe ai dokumentim nuk eshte i imi.
Te kthehem edhe njehere tek ceshtjet e patenteve. Nese nje punetor i nje kompanie ben nje shpikje, ai duhet menjehere ta lajmeroje ne qendren e inteligjences se firmesapo entit te patentimeve intern te firmes, ku shqyrtohet nese kjo ide eshte relevante dhe e dobishme per firmen. Pas shqyrtimit, nese firma vendose te mbaje kete zbulim per vete, sipas ligjit duhet qe kjo shpikje te patentohet ne emrin e punetorit dhe te shperblehet per te gjitha, kursimet dhe perfitimete firmes nga ky zbulim dhe duhet te shperbleje punetorin ne ate menyre, qe te mirret parasysh se nese ky punetor do te patentonte kete zbulim dhe permes nje firme te re do ta fuste ne treg, te llogariten te gjitha perfitimet qe do vinin nga ai zbulim.
Tani, une si e ceka edhe me larte, me instrukcionet e avokatit dhe pa pelqeimin e udheheqesise, e kam dorezuar idene time direkt ne qendren e inteligjences se firmes, ata duhet te shqyrtojne per 4 muaj, nese duan ta vene ne dispozicion idene time dhe ta patentojne ate ne emrin tim, atehere ata duhet ti permbahen ligjit dhe ate te patentojne ne emrin tim dhe une te shperblehem per te, sepse ceshtja kalon jashte kompetencave udheheqesore lokale.
Nese firma, brenda kater muajve nuk shpreh vullnetin, ta mbaje apo ta merr ne konsiderate shpikjen time, atehere une jam i lire qe kete shpikje ta patentoj ne emrin tim, apo t'ia shes ndonje firme tjeter konkurruese.
Tani puna qendron keshtu, mua me duhet te pres kater muaj per shqyrtimin intern te entit te inteligjences se firmes per shpikjen dhe ne te njejten kohe, te mos ia dokumentoj firmes shpikjen.
Tani tu pergjigjem pyetjeve, nese puna vie deri tek gjykata,Nuk jam shume ne dijeni te ligjeve aty por nqs kompania do hapte nje gjyq ne lidhje me shpikjen po mendoja keto gjera:
1. E verteton dot kompania qe shpikjen e ka bere ajo si kompani? (perderisa vetem ju jeni ne dijeni te ketij projekti nuk besoj)
Firma nuk mund ta vertetoj se e ka bere shpikjen, perderisa ekzistojne shkresa qe firma me detyron mua ta dokumentoj ate shpikje. Nese firma do e kishte bere shpikjen, nuk ka arsye te me detyroje mua me cdo kusht, te bej dokumentimin e shpikjes.
2. Nqs kompania nxjerr pretendimin qe ju keni qene pjese e kompanise kur keni bere shpikjen, a keni qene apo jo ne pozicionin pergjegjes per te drejtuar kete projekt (pasi sipas kontrates se punes nuk keni qene)? Dhe nese skeni qene ju pergjegjes per kete projekt qe eshte iniciuar nga ju, a ka pasur ndonje strukture apo person qe ka pasur si pergjegjesi per te krijuar projekte te tilla?Nese une jam pjese e kompanise dhe bej nje shpikje jashte pergjegjsive apo kontratis sime, une kam pergjegjesi qe kete shpikje ta lajmeroj firmen nese eshte e interesuar per kete shpikje, nese ata nuk tregojne interesa per te atehere, une si puntor kam te drejten ligjore qe kete shpikje ta patentoj ne emrin tim.Ta zeme psh qe ti mund te ishe punesuar si roje ne ate kompani dhe e bere nje shpikje qe ska lidhje me punen e rojes. Cdo te thote kjo, qe shpikja qenka e kompanise?!
...
Te gjitha keto duke iu referuar ligjeve, por nese vie puna deri ne gjykate. Atehere, duhet te kemi parasysh, siq me tha edhe avokati i pare qe e refuzoi ceshtjen, se nje firme e madhe ka avokate te mdhenj dhe nuk i dihet puna se si do te jete imponimi i gjyqtarit, per te anuar ne vendim.
Une personalisht, momentalisht anoj nga ajo me e lehta, shpresoj qe firma te pranoje shpikjen intern, ta patentoje ne emrin tim dhe te shperblehem thjesht per punen time, se ngadale e gjithe situata po me rendon. Por, e kam parasysh edhe rrugen nese vie deri ke gjykata, duhet te perballem edhe me ate rruge.
Pasi kam hyre deri ketu, e kam bo menjen nje dhe do e coj deri n'fund, le t'behet cfare te behet.
Te pershendes.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Me duket rende, se me duhet t'i revidoj shume gjona cer kam thone deri me tani.
Sapo me erdhi me poste nje "Power Of Attorney" nga avokati, nga llogaritjet paushalle, del se per nje angazhim te plote dy mujor,
mund te kape shifren 100.000 , pa e llogaritur se i gjithe procesi mund te zgjate eshe me shume.
Kjo do me thon se: "leku e udheheq boten dhe mos u grind me dike qe ka leke, edhe nese ta ben te padrejten."
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Me ne fund e more vesht! Rendesi ka qe ste kane fire akoma.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
hot_prinz une po ju jap sygjerime ne Privatesi me dergim te nje mesazhi te uroj suksese dhe mos u lesho pe pa tu plotsua kerkesat e tua ,mos e lesho te humbasi merita juaj ne as njemenyr.
Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.
mundsisht te gjesh avokat jo vendore kta gj...e kane ni fanatizem ne brendsi qe te le pa fjale sido qe te jete aje projekte qe ke ber natyrisht ka nje vler teper te madhe po dyshoje qe i vetem do te munde teja dalesh mbane,do ishte mire qe te gjith ata shqiptare qe kan njohuri ne kto lami apo judikatur te ndihmojn aje qe iken nga fronti eshte hubese. gjithsesi suksese
Pinkeh honney, let'me bojn fire, but i don't care.
Ne kete vit ashtu e keshtu, kam pasur me shume se 1 muaj pushim dhe pothuaj afer 3 muaj rehabilitime, me mundesine per rehabilitime te nevojshme te metutjeshme. Ne fund te fundit keta ndoshta edhe mund me bojn fire, por prej atij momenti e humbin ate cfare duan. Sepse une u kam injicuar atyre mendjen, se pa mua ata do kthefen ca kohe prapa dhe mbesin pa asnje vision.
I nderuari Mitjuk te falenderoj per inkurajimin,
prape se prape eshte nje pozite e palakmueshme. Firma thote se do i shpaguaj meritat e mia atehere kur une ua dokumentoj punen time, duke u honoruar me nje premi ne baze te permbajtjes dhe sasise se dukumentimit. Por une nuk u besoj ketyre se do te behet nje honorim i merituar, per ate edhe u pata kerkuar qe para se te dokumentoj te me jipet mundesia qe me pelqimin e udheheqesise te me jipet mundesia e paraqitjes se shqyrtimit ne entin e patentimeve per nje shqyrtim te merituar neutral dhe qe te deklarohet dhe te prononcohet ne cdo vend, se kjo ide ishte zbulim i imi.
Tani, pasi qe e paraqita projektin ne menyre te drejteperdrejte pa pelqimin e firmes, me duhet te pres kater muaj per shqyrtimin e tij. Deri atehere me duhet te shtyj kohen, sepse te futem ne aksion e te luftoj direkt me firmen eshte shume e pamenduar me kosto kolaterale.
Njehere pata biseduar me shefin e lokacionit ne kohen e paqes me te, ishte fjala per disa kursime te mundshme gjate zhvillimit te projektit, fjala ishte per te perdorur nje sistem alternativ per te ruajtur informaionet dhe i cili mund te kursente 1 milion € ne permasa globale, ai mu drejtua me fjalet: 1 milion € per firmen tone jane "peanuts", nuk ia vlen as qe te diskutohet.
Momentalisht e shof te arsyeshme te bisedoj me avokatin dhe ta shtyej hyerjen ne kontrate me te, perderisa ceshtja nuk ka perfunduar te shqyrtohet, me preteksin se nuk mund te perballoj koston dhe luften te drejteperdrejte me firmen. Ai do te mund te hape ceshtje ndaj firmes, vetem te kundershtoje verejtjen me shkrim dhe vetem nese mund te bie dakord me nje sigurim qe e pata abonuar per delikte te punes, qe kostoja e procedures ligjore te bartet nga ata.
Sepse sigurimi per delikte te punes nuk perfshin deliktet e patentimeve, keto duhet te barten komplet nga pala qe e lajmeron nje patent per mbrojtje me ligjet nderkombetare.
I nderuar Skifter,
fatkeqesisht nuk njoh ndonje avokat per ceshtjen e patentimeve me prejardhje shqiptare, kerkova edhe ne google por pa ndonje rezultat. Me duhet te tentoj te kerkoj aliance me ndonje investor apo grup investoresh, qe kane interesa te bashkepunojne dhe te bartin ne % kostot eventuale.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Dikujt aq shume i pengon puna ime, sa qe sot ne mengjez kur fillova punen, e gjeta kompjuterin qe eshte i perforcuar nen tavolinen e punes, te shkelmuar dhe te gjuajtur per toke.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Krijoni Kontakt