Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja



    Kinematografia shqiptare humbi të mërkurën një prej personazheve të saj më të mirënjohur, aktorin Demir Hyskja, i ndarë nga jeta pas një sëmundje të gjatë.

    76-vjeçari, i nderuar me titujt “Artisti i Merituar” dhe “Artisti i Popullit”, do të kujtohet përgjithmonë për rolet e tij të shumta, midis 24 filmave dhe mbi 50 shfaqjeve të vëna në skenat e teatrit, në të cilat ishte pjesëmarrës gjatë karrierës 40-vjeçare.

    Një ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe gjithashtu mbajtës i titullit “Naim Frashëri i klasit të parë”, Hyskja do të mbahet mend për rolet protagoniste në disa prej filmave më të arrirë të “Kinostudios”, si “Dhe vjen një ditë”, “Hije që mbeten pas”, “Nëntori i Dytë”, “Një ndodhi në port”, “Dollia e Dasmës sime”, “Fije që priten”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Kur zbardh një ditë”, “Mëngjese Lufte” dhe shumë të tjerë.

    Aktori i mirënjohur, ndahet nga jeta pak kohë pasi u nderua nga Bashkia e Elbasanit me titullin “Nderi i Qytetit”.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ndahet nga jeta “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja

    Ngushellime familjes ...patriot!

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Ndahet nga jeta “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja

    Ngushellime familjes!

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Ndahet nga jeta “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja

    Pëson vdekje klinike Artisti i Popullit, Demir Hyskja

    Aktori i mirënjohur shqiptar Demir Hyskja ka tronditur sot jo vetëm familjarët, por edhe opinioni publik pasi u raportua se humbi jetën, por në të vërtetë ai kaloi një vdekje klinike. Në fillim u raportua nga klinika e Elbasanit, ku ai po kurohet, se aktori ndërroi jetë. Por fatmirësisht, në orën 21:30 të mbrëmjes, ai është përmendur sërish. Aktori vuan nga sëmundje si tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Gjendja e tij është ende e rëndë në spital, ndërsa pritet që ta kalojë rrezikun për jetën.

    Shekulli

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndahet nga jeta “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja

    Bisedë me “Artistin e Popullit”, Demir Hyskja

    “Nuk do të doja të vdisja pa luajtur një rol ashtu siç dua unë”

    Nga Besim Dybeli

    Elbasan - Shumëkush në qytetin e Elbasanit, ka kohë që nuk sheh një person publik dhe mjaft të respektuar. Dikur dilte ngadalë nga shtëpia e tij private dhe përgjatë rrugës që të çon në teatrin “Skampa”, do të bënte me dhjetëra ndalesa për të takuar miqtë dhe shumë nga të njohurit e tij. Jo pak prej tyre, pyesin, ku është Demir Hyskja?! Portën e shtëpisë do të na e haptë një vajzë e vogël. Është mbesa. E pyesim nëse Demiri është në shtëpi. Vajza, mes bahçes me shumë pemë, na e bën me dorë. “Eja, gjyshi të mirëpret”! Qëndron gjysmë i shtrirë dhe flet ngadalë. Demiri shtrin dorën butë-butë për të na takuar dhe bën “vërejtjen” e parë . “I thonë një fjale, miq të rinj zen, po t’vjetrit mos i harro, apo e kam gabim?”. Biseda nis natyrshëm … Sa flet për çfarë e pyesim, aq hedh sytë nga bahçja më pemë nga më të shumtat, që duket nga dritarja me gjysmë perdesh hapur. Mbetet pasionant i kopshtit dhe nostalgjik i teatrit dhe filmit. E shoqja na sjell gotat me limonadë të freskët. Demiri e pi shqeto. Nuk i lejohet nga sëmundja e diabetit as dhe pak sheqer.

    “Do bajmë një pakt bashkë, vetëm për politikë nuk do flasim, se të tjerët më kanë ngrënënë besë. Para ca vitesh, kur isha jo kështu si sot, më ofruan të dyja partitë e mëdha. E unë u thashë, përderisa më ka vdek’ nana, nuk kam qejf më nejt me njerkën, apo jo”, - nis bisedën artisti i madh… Profil i tij më duket sikur më shfaqet në dhjetëra role të tij në teatër e kinematografi. Që nga viti 1992, “Artisti i Popullit” ka dalë në pension. Merr edhe pension suplementar si artist.“Dua të flas realen, sepse i përkas kohës së realizmit. Ajo kohë më bani artist, por kjo kohë më vlerësoi financiarisht si artist. Ndaj, me to nuk dua të ndahem, edhe me të vjetrën për gjanat e mira që ka pasur, edhe me të renë për gjanat e mira që na ka sjellë”, - pohon ai.

    Ka vite që qëndron “i mbyllur” në shtëpi. Më tepër për shkak të shëndetit. Një inat e ka ende me gazetarët. Ka ca muaj që Demirin e “vdiqën” për së gjalli, “me zor”. Dolën ca titra në mesnatë dhe në mëngjes u hoqën. Askush nuk i kërkoi falje. Pastaj, nëpër televizione e motivuan, se ishte “vdekje” si nëpër filmat që ka luajtur vetë! Festën e ditëlindjes së para ca viteve, e ka të fiksuar në një album të madh. Shumica e fotove janë një retrospektivë e jetës artistike në teatër e në film. Sot, në të shtatëdhjetë e pestat, artisti elbasanas, por me emër në të gjithë Shqipërinë e përtej kufijve, bën një jetë disi pasive. “Artisti e kërkon me ngulm rolin, por vjen një kohë që roli e kërkon artistin. Eh, tani nuk më kërkon askush …!

    Kësisoj, artisti elbasanas mbetet me “arrest” shtëpiak, por mes dashurisë dhe krenarisë së roleve, që ka luajtur për 40 vjet.

    Keni mall për tetarin apo për filmin?

    Për të dyja, sepse është i njëjti art, por njëri dramatik dhe tjetri kinematografik. Secili zhanër ka vlerën e vet, por teatri mbetet i pazëvendësueshëm. Në film xhirohesh dhe të shohin të tjerët, në teatër je përballë të tjerëve më drejtpërdrejt dhe emocionohesh, kur spektatori të duartroket e nuk ikën nga salla pa të përqafuar.

    Me që jemi tek teatri, si e gjykoni rrymën e teatrit absurd apo atë alternative, që “Skampa” organizon prej vitesh në festivale teatrore ndërkombëtare?

    Absurden dhe alternativen e kemi sharë gjithë jetën pa e parë e dëgjuar. Të them të drejtën, kur nuk e kuptoj dhe aq unë, ndoshta dhe të tjerët e shohin më tepër për “modë”, sesa kënaqen me vlerat që përcjell ajo, aq më keq që interpretohet në gjuhë të huaj. Teatri klasik nuk vdes, sikurse edhe epoka realiste që bëri art. Ai ishte më tepër në funksion të shoqërisë, sesa të politikës së atij sistemi, që pak ka lënë gjurmë.

    Roli juaj i parë në kinematografi?

    Eh! Ishte një rol si për lëmoshë. Pas ca provash për filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” që është xhiruar në Gjirokastër, më lajmëruan me telegram që të shkoja se nisin xhirimet. Vuajta të zitë e ullirit gjersa mbërrita. Sapo i zbrita autobusit, para turizmit, të parin që takova, ishte artisti i madh, Naim Frashëri. Më tha: “Po ku je o mendjemadhi i Elbasanit”. “Po ti ku je o mendjemadhi i Republikës”, - i thashë Naimit dhe e përqafova fort. E nisëm punën po atë ditë.

    Sa role shënoni në të dyja gjinitë?

    Kush i mban mend. Cing për cing jo, por mund të them se janë rreth 100 role në teatër dhe nja 30 në filma.

    Kur jeni dekoruar?

    Fillimisht më 1969 “Artist i Merituar” dhe më 1979 “Artist i Popullit”.

    Keni ndonjë dobësi?

    Për mua dy mbeten. E para dobësia për teatrin dhe e dyta për skuadrën e “Milanit”

    Po peng?

    Nuk do të doja të vdisja pa luajtur një rol ashtu siç dua unë. Po, ehe, vapa iku me gushtin...

    DISA NGA ROLET MË TË NJOHURA NË KINEMAGOGRAFI

    “Dhe vjen një ditë”, (1986)

    “Kronikë e atyre netëve” (1986)

    “Hije që mbeten pas” (1985)

    “Fushë e blertë fushë e kuqe” (1984)

    “Kohë e largët” (1983)

    “Një emër midis njerëzve” (1983)

    “Nëntori i Dytë” (1982)

    “Shokët” (1982)

    “Dëshmorët e monumenteve” (1980)

    “Një ndodhi në port” (1980)

    “Me hapin e shokëve” (1979)

    “Një natë nëntori” (1979)

    “Përtej mureve të gurta” (1979)

    “Gjyshi partizan” (1978)

    “Dollia e dasmës sime” (1978)

    “Një udhëtim i vështirë” (1977)

    “Fije që priten” (1976)

    “Pylli i lirisë” (1976)

    “Në fillim të verës” (1975)

    “Rrugicat që kërkonin diell” (1975)

    “Shpërthimi” (1974)

    “Kur zbardhi një ditë” (1971)

    “Mëngjese lufte” (1971)

    “Ngadhënjim mbi vdekjen”(1967)

    Koja Jone

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •