INTERVISTA/ Flet regjisori i dramės “Henri i VI” tė Shekspirit, pjesa e dytė , Adonis Filipi

Henri i VI ka shumė tragjedi, anarki, rebelim

Albert ZHOLI

Sipas dramės sė Shekspirit Henri VI ishte shumė i ri nė moshė dhe shumėkush nė oborr mundohej ta joshte pėr tė qenė sa mė pranė kurorės. Ndėr tė shumtit ishte Ėilliam de la Poli, Konti i Safolkut, i cili me ēdo kusht synonte tė ndikonte tek mbreti dhe pėr kėtė shfrytėzoi njohjen me mbretėreshėn e re. Fisnikėria angleze tashmė ndahet nė kampe dhe beteja e Shėn Albanit ėshtė ajo qė do tė vendosė pėr fatin e kurorės. Momenti tragjik. Vjen njė moment qė Duka i Somersit vritet nga Rikardi. Klifordi i Ri, babai i tė cilit ėshtė vrarė nga Duka i Jorkut. Pas kėtyre momenteve dramatike fillon dhe lufta 100 -vjeēare midis Trėndafilave tė Anglisė. Aktorėt qė do interpretojnė janė: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Fatos Sela, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Mehdi Malka, Sokol Angjeli, Arben Derhemi, Gjergj Mena. Kostumografia, nga Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, Shfaqja nė vitin 2012 udhėtoi nė drejt Londrės, ku foli shqip nė Festivalin Botėror tė Shekspirit.


Ēfarė pėrbėn pėr njė regjisor vėnia nė skenė e dramės sė Shekspirit Henri i VI-tė pjesa e dytė?

Unė do thosha qė sė pari qė tė marrėsh pėrsipėr tė vėsh njė vepėr artistike aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr Shekspirin, ėshtė njė pėrgjegjėsi e jashtėzakonshme kreative artistike, pėr ēdo krijues. Aq mė tepėr kur kjo vepėr ishte me porosi pėr tu vėnė nė skenėn nga organizatorėt e Festivalin Botėror tė Shekspirit tė zhvilluar nė Londėr, sigurisht ishte njė vepėr e orientuar dhe e afruar prej tyre, pėr premierė, pavarėsisht se kjo vepėr nuk ėshtė vėnė nga asnjė trup teatri qė nė krijimin e saj pėr mua pėrbėnte njė sfidė tė dyfishtė. Por e rėndėsishme qė ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe kreative, por njėkohėsisht ėshtė dhe njė privilegj tė punosh me dramaturgjinė e Shekspirit, pėr genin kreativ dhe provokativ qė ai tė ofron.

Ku ishte pjesa mė e vėshtirė pėr realizimin nga ana regjisoriale tė kėsaj vepre Shekspiriane?

Faktikisht, duke biseduar me kolegėt dhe me shekspirologė me tė cilėt kam biseduar (nė prag tė pėrgatitjeve pėr shkuarjen nė Londėr) qoftė ata serbė apo amerikanė, pėr kėtė pjesė ata pėrpiqeshin tė mė qanin hallin nė pikėpyetje tė gjetjes sė figurės qė pėrcillte nė kreativitet figura e Xhek Keidit, qė e shikonin si njė nga problemet mė tė mėdha kreative pėr vetė strukturėn e veprės, pasi kjo figurė kėrcet (si shumė figura tė tilla tė Shekspirit) pėr tė trajtuar njė figurė rebele si ajo e Xhek Keidit Unė mendoj qė pikėrisht qė kjo shkallė vėshtirėsie u parakalua, me sukses. Fakti qė figura e Xhek Keidit nė mėnyrė tė veēantė ėshtė pėrcjellė me shumė vlerėsime si brenda dhe jashtė vendit unė mendoj se kjo vėshtirėsi ėshtė tejkaluar dhe ėshtė tejkaluar me sukses.

Pse kėtė rol ja besuat Bujar Asqeriut?
Faktikisht kur ndėrtohet njė vepėr teatrore, artistike, pėrveē kėrkimeve ideore qė regjisori bluan nė mendje se si ta ndėrtoj veprėn e ardhshme, sigurisht ai do ta materializoj atė nėpėrmes aktorėve. Dhe kur flasim nėpėrmjet aktorėve, ai do tė shikoj ato pika qė duhet tė mbajnė peshėn dhe pikėn nevralgjike nė pikėpamjen regjisoriale qė duhet tė pėrcjellė rolin me emocion tek spektatori pra ata aktorė qė duhet tė jenė sa mė organik nė pėrcjelljen e karaktereve tė personazheve. Nė kėtė kontekst them se figura e Xhek Keidit kėrkonte njė figurė potenciale. Njė aktor kreativ, por edhe njė aktor me shumė eksperiencė. Padyshim zgjedhja ime shkoi nė njė ndėr aktorėt mė tė mira qė ka sot teatri qė ėshtė Bujar Asqeriu.

Ju jeni i kėnaqur me realizimin e roleve qė nga Bujar Asqeriu dhe mė tej?
Absolutisht jam i kėnaqur. Pėr mua ka qenė privilegj qė tė punoj me Bujar Asqeriun dhe me trupėn tjetėr, pasi me Bujarin kam pasur dhe njė eksperiencė tjetėr me “Elektrėn” dhe ajo ka qenė shumė pozitive. Ky lloj testimi arriti nė kėtė lloj kuote ku unė figurėn karizmatike qė pėrmban nė vetvete Xhek Keidi t’ja jap Bujarit ndėrsa Henri i VI dhe atė tė Mbretėreshės ua besova (atė tė Henrit dhe Mbretėreshės Margaret) dy aktorėve tė rinj Indrit Ēobani dhe Mira Hysaj.

Flitet pėr njė dramė tė shkruar para shumė shekujsh. Ēfarė roli ka luajtur kostumografia, muzika dhe skenografia nė kėtė dramė pėr t’ju pėrshtatur kohės qė ėshtė shkruar vepra?
Problemi ėshtė ky qė pėr ēdo krijues ka njė qėndrim pėr veprėn qė ai pėrzgjedh, sa e gjen veten tek ajo dhe kush janė shqetėsimet, shqetėsimet qė ai dėshiron qė t’i pėrcjellė. Nė kėtė kontekst ka mendime nga mė tė ndryshmet, por nga mėnyra se si e pashė unė Henrin e VI, ku mbizotėron konteksti historik, qė merret nga lufta e gjatė e “Trėndafilave” unė u pėrpoqa tė pėrcjell nė skenė brendinė qė ka vepra nėpėrmjet filtrit tim, asaj eksperience, atij realiteti qė tė gjejė qasje, ky kontekst historik me kontekstin tonė, me realitetin tonė. Vepra ka shumė degėzime, pasi ka shumė intriga, shumė, prapaskena, por mbi tė gjitha ajo duhet tė krijojė kountinacion. Kjo ėshtė mėnyra se si unė e kam parė veprėn. U pėrpoqa pėrmes filtrit tim pėr tė parė njė realitet ku njerėzit, politikanėt, hanė kokat me njeri tjetrin, krijojnė prapaskena, intriga deri nė prerje kokash, nė eliminime tė njeri tjetrit, dhe kur pushteti nė rastin konkret tė njė Mbreti tė dobėt, nė kuptimin e administrimit tė njė shteti, tė njė mbreti tė brishtė, tė paaftė pėr tė drejtuar Guverrnon, qeverinė e njė vendi, fillimisht ai lė tė lėvrojė mbretėria e kaosit, e anarkisė, qė tė ēon dashur pa dashur nė rebelim popullor. Tė mos harrojmė ne ēfarė kemi kaluar ne nė 1997. Pastaj ėshtė dhe kėndvėshtrimi im karshi tekstit. Kostumografia nga Anila Zajmi, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika ishin nė harmoni me idenė time. Duhet tė themi se regjisori pėr tė materializuar idenė e vetė pėr ta ēuar veprėn drejt figurės dhe performancės, ai duhet tė punojė dhe operojė me aksesorėt qė dashur pa dashur idetė e tyre tė jenė brenda idesė sė regjisorit, por duke marrė nė konsideratė dhe kreativitetin dhe individualitetin e tyre. Nė rastin konkret ideja ime me tė tyre u pėrputh qė nė fillim, pra si kostumografia, skenografia, muzika ishin brenda idesė sime, drejt kėrkesės regjisoriale. Bashkėpunimi ynė ka qenė i frytshėm. Kėtu rol ka luajtur Xhorxhia Madama pėr lėvizjet skenike. Eksperienca e saj ishte shumė elegante, fine dhe korrekte. Vetė vepra ka njė dimension tė jashtėzakonshėm, pasi ėshtė reduktuar, pasi gati gjysma e saj pėrcillet, pra ėshtė kompensuar, pėr tė pėrcjellė kėtė kėndvėshtrim qė sqarova mė sipėr, gėrryerjen e pushtetit, prapaskenat, ambiciet pėr pushtet dhe kur kjo luftė e brendshme pėr pushtet kalon caqet dhe kufijtė e saj i lė vend tė lirė kaosit, rebelimit.


Faik Ballanca (1945-1977)

Lindi dhe vdiq nė Tiranė nė njė familje intelektuale tė ardhur nga Dibra e Madhe. Pasi kreu gjimnazin dhe mbaroi Fakultetin Histori-Filologji (dega e gazetarisė), punoi gazetar e redaktor nė gazetėn “Zėri i Rinisė”dhe nė revistėn letrare “Nėntori” tė LSHASH-sė.

Qė nga viti 1962 nisi tė botonte tregimet e para dhe tė pėrkthente e tė botonte prozė nga gjermanishtja, italishtja e frėngjishtja. Edhe pse e ndėrpreu krijimtarinė letrare nė moshė tė re, F. Ballanca arriti tė krijonte individualitetin e veēantė si shkrimtar i vėrtetė i mirėnjohur, nė sajė tė kulturės sė gjerė, intuitės sė hollė artistike dhe skrupulozitetit krijues.

Vepra tė botuara tė Faik Ballancės


Rrėmbimi - tregime (1970)
Mbasdite tė lagura - tregime (1971)
Katėr orė larg shtėpisė - novelė (1972)
Shtigje me helm – novelė (1972)
I fundit – novelė (1972)
Letra anonime - tregime e novelė (1973
Pritėsit e rrufeve – tregime e novelė (1975)
Tregime tė zgjedhura (1976)
Perėndia e shtėpisė - tregime e novelė (1985)
Nomeja e largėt - roman (1989)
Kėnga e fundit e Marko Boēarit – novelė (2002)
Mbama pak pallton ēun – tregime tė zgjedhura (2003)
Kėnga e fundit e Marko Boēarit dhe tregime tė tjera – (2008)