Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    Autori: TARTAR BAZAJ



    SHKOZA DHE BABA ARSHI BAZAJ




    MILOSAO 2012

    Autori: Tartar BAZAJ

    Titulli: Shkoza dhe Baba Arshi BAZAJ

    Redaktor: Minella GJONI

    Korrektor letrar: Irena GJONI

    Konsulent: Prof. Shyqyri HYSI

    Punoi nė kompjuter: Ilir PAPA

    Kopertina: Agim MATO


    © Tė gjitha tė drejtat tė autorit


    ISBN 978-99956-15-43-7

    Shtypur nė shtypshkronjėn MILOSAO, SARANDĖ, 2012
    Rruga “Skanderbeg”Tel & Fax: 0852 2964 Mobile: 0692071360
    E mail: agimmato@yahoo.it

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    DY FJALĖ ZEMRE

    Vjen njė moshė dhe njeriu papritur fillon dhe ndien nostalgji e ėmbėlsi pėr vendin, ku i “ka rėnė koka, ku ka njohur mėmė e atė, ku e njeh dhe guri i thatė...
    Vitet vargėzojnė njėri-tjetrin, por, tė lidhur si gjerdanė, ndjesinė e bėjnė mė tė fortė. Atėherė bėhet mė i qetė, mė i urtė dhe ndien dhembshuri pėr tė shkuarėn e tė sotmen e tij. E kėshtu kėrkon tė vendosė edhe ai njė gur nė kalanė e madhe “histori”.
    Kjo ndjesi e ka prekur dhe birin e Shkozės, plot lavdi dhe vizion, avokatin e nderuar Tartar Tasim Bazaj.
    Tartari ėshtė tepėr i lidhur me vendlindjen dhe ėshtė krenar, qė ėshtė bir i atij vendi tė begatė nė lavdi e nė pasuri. Sa hapet fjala pėr Shkozėn dhe Kudhės-Gėrhotin, ai ndjen njė kėnaqėsi tė veēantė dhe tė rrėfen bėmat, trimėritė, rrėfenjat, kėngėt apo zakonet e vendit tė vet. Tė duket sikur Tartari ėndėrron vetėm pėr Shkozėn e tij tė dashur, ku kaloi fėmijėrinė e rininė plot ėndrra, disa prej tė cilave mundi t’i bėnte realitet vonė, shumė vonė.
    Kjo e nxiti qė t’i shkruajė mendimet e dėshirat e tij e t’i sistemojė nė librin me peshė shumė tė madhe dhe domethėnėse: “Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj”. Ky libėr zemre, thellėsisht i sinqertė, i thjeshtė e pa zbukurime, na fut nė vorbullėn e historisė shkoziote. Na panoramon ngjarje e rrėfime, ashtu siē i dinė vetė shkoziotėt dhe krahina e Kudhės-Gėrhotit.
    Shkoziotėt vetė kanė njė shprehje: “Historia e Kombit tim nis nga vendlindja ime, Shkoza”.
    Kjo ėshtė njė shprehje shumė kuptimplote. Dhe pėr Tartar Bazajn nuk mund tė kuptohet historia kombėtare, pa pėrshkruar nė rradhė tė parė kalldrėmet e fshatit, ku shpesh gjakoste kėmbėt e zbathura, pa pėrmendur ujin e ftohtė tė ēezmės sė Aligjone, pa harruar kredhjet foshnjarake nė ujėrat e rrėmbyeshme tė Vjosės, pa harruar atė misėrniken e lyer me pak gjalpė, ato sandalet mė tepėr tė grisura, ato rroba qė nėna ia lante e ia arnonte me kujdes.
    Dhe kur e lexon kėtė libėr, themi se kėtė punė e ka bėrė mirė. Ka dhėnė njė kontribut qė ēdo njeri qė e do Shkozėn, do ta komplimentonte avokatin e nderuar. Aty ēdo shkoziot, do tė gjejė copėza tė jetės sė vet, tė fisit tė vet e tė fshatit tė vet, thjesht dhe qartė, ashtu siē ia ka ndier zemra dhe shpirti. E nėse erėrat e kanė ēuar ēdokėnd prej bijve tė kėtij fshati fisnik diku larg nėpėr Shqipėri, a nė Evropė, do t’ua tregojė me krenari kėtė libėr bijve tė tij e do t’u thotė: “Ja nga vij unė, ja kush ėshtė Shkoza ime”.
    Ky libėr ėshtė njė kronikė e shkurtėr, pėrmes kujtesės sė vetė autorit, duke kujtuar ata qė e kanė pėrkėdhelur, kur ishte i vogėl e qė kanė gėzuar, kur u rrit e nisi me nder rrugėn e jetės.
    Vlerat dhe virtytet janė njė lumė i tėrė, qė shkojnė nga brezi nė brez. Ato rrinė pranė ēdo shkozioti tė mirė e natyrisht, ata janė krenarė pėr to.
    Shumė kuptimplote tingėllojnė vargjet e Astrit Pajės nga Shkoza:
    “Ngado shkojmė e kudo vemi,
    Origjinėn nė Shkozė e kemi,
    Brez pas brezi tė trashėguar
    Krenarė jemi tė nderuar”.
    Shkozioti i nderuar Fiqiri Aliaj, shpreh fjalė qė aq bukur i pėrshtaten vėllimit tė Tartar Bazajt:
    “Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj”:
    “Shkoza ėshtė fillimi i tokės amtare, ajo ėshtė fillimrruga qė nisim, qė kur ngrihemi nė kėmbė e vrasim gjunjėt dhe kur marrim vrapin pėr tė pėrshkruar Shqipėrinė. Ajo ėshtė porta, nga ku hyjmė e dalim. Shkoza ėshtė zėri qė rrjedh nėpėr damarė, qė thėrret e qė kėrkon, qė buēet e jep urdhėr, kur radari shėnon rrezikun qė kanoset dhe hapet fronti i mbrojtjes pėr ēdo pėllėmbė tokė, pėr ēdo gur sinori, pėr ēdo kryq e fije bari. Shkoza ėshtė edhe zėri i qetė, i urtė, i shtruar, i menēur, i pjekur, arsyeja e fuqishme qė drejton punėn dhe krijimin, bashkėjetesėn dhe harmoninė e qė vė nė lėvizje motorrin e madh tė jetės”.
    Vetė avokat Tartar Bazaj shprehet: ”Sado modest tė jetė vendosja e njė guri nga dora ime nė themelet e kalasė sė historisė, natyrshėm lehtėson dhe rrit sedrėn dhe krenarinė time, qė origjina e gjithkujt prej nesh ėshtė dhe mbetet kjo pjesė e Labėrisė. Si ēdo njeri, qė e ka pėr nder origjinėn e tij, dhe pėr mua ėshtė njė nder i madh qė jam djalė i kėtij fshati, ku era e malit nė harmoni me lumin Vjosė, flladi i luleve, familja sė cilės i pėrkas, familjet e mrekullueshme shkoziote dhe njerėzit bujarė e fisnikė, qė ka ky fshat, me historinė e tij mė kanė bėrė dhe mė bėjnė tė shprehem me plot gojėn: “Jam krenar qė jam nga Shkoza e Kudhės-Gėrhotit”.
    Libri “Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj”, ėshtė njė libėr me vlerė. Ai i bėn nder autorit, por dhe fshatit Shkozė, aq mė tepėr qė kėtė libėr e shkruan biri i vet fshatit Shkozė. Ky libėr ėshtė nė vazhdėn e shkrimeve tė vazhdueshme, qė kanė bėrė e bėjnė shkoziotėt, pėr historinė e tyre nė gazetėn “Shkoza”e mė gjėrė.
    Dhe unė si njė mik e shok i njė njeriu tė mirė e patriot tė vendit tė vet, shpirtėrisht Tartarin e pėrgėzoj pėr kėtė nismė dhe me sinqeritet i them, se rrugėn qė nisi, ta vazhdojė me dinjitet, jo vetėm nė lėmin e historisė, por edhe tė folkloristikės, tė traditės, tė miteve e riteve shkoziote, deri edhe tek vallja, kėnga, kostumografia etj, tė cilat nuk duhet t’i mbulojė pluhuri i harresės. Ka plot ngjarje e bėma shkoziote, qė Tartari me shokė intelektualė tė Shkozės nuk duhet t’i lėnė pa i grumbulluar e shkruar.
    Urime, miku im Tartar!


    MINELLA GJONI
    Mėsues i merituar,
    studiues i historisė, i
    gjuhėsisė dhe i folkloristikės

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    PJESA E PARĖ


    HYRJE

    Historia lė gjurmė kudo: nė vite, nė shekuj, mijėvjeēarė. Ajo shkruan kronika e kujtime nė tokė, dhe lė shenja e tregues tė pėrjetshėm, lumenjtė, luginat, fshatrat, trojet e ngrehinat, ledhet, kodrat e brigjet, dėshmitė e njė jete qė ecėn, prehistorinė, rrėnojat e ndėrtimet, copėzat e pėrjetimeve nė troje e ngulime, vendbanime e fortesa apo kulte fetare dhe kala, qė origjinėn e kanė nga tė parėt tanė. Ēdo popull, dhe ēdo fis e grup njerėzor ka fillesat e veta, dhe historia i ka caktuar fatin e tij. Rrėnjėt e lashta, prehistoria e vjetėr pagane, qė nė thellėsi tė mugėtirės sė lashtė rrjedhin e rrjedhin duke sjellė me vete njė emėr, njė toponim, duke shėnuar diku nė territor tė fiseve ilire, njė fshat, njė fis, njė grumbull ngrehinash apo shtėpi, njė vendbanim nė Jug tė Shqipėrisė (Ilirisė) apo mė parė (Pellazgjisė) dhe pjesė e fiseve tė qytetit tė Amantias sė lashtė, kėsaj kalaje tė vjetėr dhe tė madhe ilire, me rrėnjė nė legjenda, qė flasin e thonė biografinė dhe tė vėrtetėn e kėtij populli dhe fisit, tė cilit po i referohemi mė poshtė. Ėshtė njė popull, qė jeton e dėshmon vazhdimėsinė me lugina, kroje, shtėpi, varreza, kulte besimi e gjuhė, ku ėshtė folur e folur shqip, me emra njerėzish, fisesh, llagapesh, me njė kompleks natyror dhe njerėzor.
    Ėshtė njė territor interesant nė kufij tė kohės, kujtimeve e gojėdhėnave pėr formimin e fshatit Shkozė, i cili qėndron nė rrėzė tė njė kodre, me njė histori qė shikon nga e shkuara, e sotmja dhe ecėn nė tė ardhmen. Ka njė fushė tė bukur e pjellore. Ka pėrpara saj njė lumė tė madh dhe tė rrėmbyeshėm fushor, dhe mbi kėtė fushė mban kodrat dhe njė mal hijerėndė me copėza arash dhe fushėzash interesante.
    Ka kreshtėn shkėmbore tė shpatit tė malit Tartar, faqen diellore tė Shullėrit, kodrėn e bukur tė Goricės, lumin Vjosė ujėshumė, bregun e lartė tė Aligjone, qė ka nxjerrė shenjtorė, kapedanė, kadilerė, burra trima, bujarė dhe fisnikė.
    Ka tėrpilat e bukura, nga maja e sė cilės vėzhgon qė nga Kurora e Malit Tartar (Vendin e shenjtė, ku prehet shenjtori i madh Baba Hamzai), dhe zbret tek kalaja e vjetėr e kudhėsiotėve, e ngritur veēmas pėr tė pėrballuar sulmin dhe pushtimin e Ali Pashė Tepelenės, njė pjesė tė Mallakastrės dhe pėrfundon nė Dorėz Tepelenė.
    Ėshtė krenari pėr mua, tė shkruaj pėr kėtė fshat me tradita, i cili ka nxjerrė njerėz me peshė nė mbarė kombin shqiptar dhe jashtė saj, deri nė Amerikė. Nga ky fshat kanė dalė shenjtori i Madh, Baba Arshi Bazaj, aktualisht Baba Teqeje nė Detroit Michigan USA, kanė dalė burra, gra, djem dhe vajza, nipėr, stėrnipėr, mbesa dhe stėrmbesa, kapedanė trima, kadilerė, gjeneralė, Dr. shkencash, ushtarakė, arsimtarė, inxhinierė, burra shteti dhe tė besės, deri tek Kryeministra tė vendit

    AUTORI





    SHKOZA JONĖ


    Fshati Shkozė, nė lindje tė rrethit tė Vlorės, nė Krahinėn e Kudhės-Gėrhotit, nė kufi me Tepelenėn e Mallakastrėn, ėshtė porta hyrėse e Krahinės, si nga Tepelena edhe nga Mallakastra, duke vazhduar luginėn e Vjosės drejt Vlorės.
    Fshati Shkozė ėshtė i ndėrtuar rrėzė njė kodre tė bukur, qė ėshtė vazhdim i rrėzės sė malit tė Kudhėsit “Tartar” ose “Mali i Bardhė”, me majėn e tij mė tė lartė, 1978 m. Fshati ėshtė i ndėrtuar nė kėmbė mali e karshi fushės, e qėndron mbi kodrėn e quajtur “Shullėri”.
    Emėr interesant ”Tartar”. Nė etimologjinė e fjalės shpjegohet: “Tartar quhen kalorėsit, qė kryenin shėrbimin postar nė kohėn e pushtimit Osman. E cilėsonin “Tartar i Sanxhakbeut”.
    Nė histori, ky emėr njihet edhe me shpjegimin “pjesėtar i fiseve turke, qė formonin shtetin ”Hordhia e Artė”, nė shekullin XIII-XV. E kėtė fjalė, populli i Krahinės sė Kudhės-Gėrhotit e ka futur nė shprehjen frazeologjike: ”Tartari e merr vesh se ē’bėhet”. Pra, rrėmujėn e madhe qė bėhet, askush s’e shpjegon dot veē majės sė malit ”Tartar”, qė qėndron si kurorė mbi Kudhės -Gėrhot. Nė ēdo rast qė ta marrėsh pėr lartėsinė e saj, kėtė majė e pėr fshehtėsinė e saj, ėshtė pėrdorur pėr tė gjetur strehė korrierėt, udhėtarėt e pambrojtur, nevojtarėt, e pse jo edhe tė ligjtė. Burimi i kėsaj fjale ėshtė nga turqishtja, gjė qė na bėn tė mendojmė, se si toponim ėshtė pėrdorur nga fillimet e pushtimit turk, duke marrė mė pas tė drejtėn e pėrdorimit gati si autoktone, nga banorėt vendas.

    Nė majėn “Tartar” , Dishepujt Ėngjėllorė tė Bektashi-zmit, ngritėn aty njė objekt kulti: “Kurorėn”.
    Kurora nė majėn” Tartar” , ėshtė njė vend i shenjtė, ku prehet BABA HAMZAI, i ardhur nga lufta e Qerbelasė, ku pelegrinėt kėtė vend tė shenjtė, e quajnė objekt besimi e me efekte shėrimi psikologjik.
    Ky vend ėshtė i njohur si vend i shenjtė, dhe vijnė pelegrinė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe mė tej.
    Sipas tė dhėnave rretheqark “Kurorės sė malit”, nė Luftėn e Parė Botėrore i janė hapur transhe nga Italia, e cila vendosi edhe topat gjuajtės kundėr trupave austriake, tė cilėt kishin pushtuar krahun e kundėrt tė Vjosės, rrethin e Tepelenės. Thonė se kur topēinjtė italianė provuan topat pėr tė gjuajtur, kėta tė fundit nuk shkrepnin. Ky fakt, sipas tė dhėnave, tregon mė sė miri qė vendi i shenjtė, “Kurora e malit”, nuk tė lejon tė bėsh keq kundėr qėnieve njerėzore, madje shkon edhe mė tej, kur tregohet, se njė pjesė e ushtarėve, pas gjumit tė bėrė, disa prej tyre janė gjetur tė vdekur tė nesėrmen.
    Po emri “Shkozė”?:
    Emri Shkozė ėshtė njė emėr i bukur, rrjedha e tė cilit ėshtė nga bima e shkozės, e pėrhapur nė masė tė gjerė nė kėtė zonė. Shkoza ėshtė njė dru pylli ose shkurre, me degė tė holla e me gjethe vezake, qė shpesh pėrdoret pėr dru zjarri e ushqim bagėtish. Shpesh pėrdoren fjalėt “Shkozebardhė” a “Shkozezezė”.
    Shkozebardha ėshtė tashmė jo njė bimė shkurrore, por bimė me trung tė trashė, me gjethe vezake tė dhėmbėzuara, me lemure ngjyrė hiri, tė hollė e tė lėmuar, qė rritet si dru pylli. Ndėrsa shkozėzeza, ėshtė bima me degė tė holla, tė mbushura me push, me gjethe vezake tė vogla e tė dhėmbėzuara, qė rritet deri nė 8 m. lartėsi, e qė pėrdoret pėr ushqim pėr dhitė.
    Ngulimi fillestar i kėtij fshati, mendohet tė ketė qenė mes shkozishtes, qė dalėngadalė u zhduk si bimė dhe mbeti vetėm rreth e rreth fshatit. E pse tė mos t’i besojmė edhe mendimit-legjendė tė banorėve vendas, se aty nė mes tė fshatit, aty ku sot janė shtėpitė e “Karafilajve”, ka qenė dikur njė pemė shkozė e madhe, nėn hijen e sė cilės thuhej se mėrzenin 1000 krerė dhėnė.
    Fshati, ndonėse nė luginėn e Vjosės, ėshtė i mbrojtur nga erėrat, sepse krijuesit fillestarė tė fshatit, i mbėshtetėn shtėpitė e para me shpatulla drejt malit tė Kudhėsit, nė kodrėn gjysmėrrethore qė shullohet drejt diellit tė lindjes nė mėngjes e tė perėndimit nė mbrėmje. Fshati, ndonėse larg nga buza e detit, rrihet nga erėrat detare tė Adriatikut. Lartėsia e fshatit Shkozė, nuk ėshtė mė shumė se 90 m. mbi nivelin e detit.
    Fshati Shkozė kufizohet: Nė Veri: me lumin Vjosė, nė Jugperėndim: me fshatin Mazhar, nė Lindje: me lumin Vjosė dhe fshatin Dorzė, Komuna Lopės ( Sinanaj) dhe nga Perėndimi: me fushėn e Golimbasit dhe fshatin Dushkarak, fshatrat e Kudhės-Gėrhotit ose Sevasterit.
    Vija qė kufizon fshatin ėshtė kjo: Nė Veri: Me lumin Vjosė dhe kufi me fshatin Dushkarak. Nė Perėndim: Pėrroi i Frashėrit, Gjyzel, Bregu pėrreth kodrave, Fiku i egėr (nė pėrrua), Burimi i Bajram Zogės, fundi i Rrapit tė Gastarit. Nė Jug: Goricė e Dede (Veshi i Shullėrit), Gropa e mbretit, Koria e Xhemalit, Shuri dhe Qepallat, Kroi i Hundės sė Pusit, Buza e Kuqe, Kroi i Sinos, mesi i Ledhėzave, Tartari. Nga Lindja: Ura e Iliazit, Pėrroi i Pikės, Pika, Qafa e Kisė, Mesi i Liqenit, Qafa e Shelegarit e deri tek Shtėrpazi.
    Nė fund tė fshatit, e ndarė nga rruga automobilistike, qė vjen nga Sevasteri, shtrihet nė mėnyrė simetrike fusha e tij, tė cilės zor se i gjendet shoqja nė fshatrat e Labėrisė nga gjerėsia dhe bukuria e saj. Edhe fusha komunikon me rrugė, sikur tė kishte dorė arkitekti nė projektimin e tyre. Njė bukuri tė rrallė i jep fshatit, gjarpėrimi i lumit Vjosė, i cili pėr pozicionin qė ka, kurrė nuk i ka sjellė probleme. Ai lumė pėr ne ka qėnė begati, bukuri, prodhim, jetė, etj. Sado i sertė nė dimėr, Shkozės s’i ka prekur asnjė pėllėmbė tokė, me pėrjashtim tė njė sasie tė vogėl nė Kaptė, ose mė saktė pjesėn e poshtme tė Fushės sė Cake. Njė bukuri e rrallė i jepet fshatit Shkozė, nga kodra si piramidė nė fund tė fshatit buzė lumit Vjosė, e gjelbėruar me vreshta e pemė frutore nga tė gjitha anėt e qė emrin s’e ka dhe fort tė bukur ”Goricė”. Gorica, gjysmė e tharė e djeshme, sodit sot si me zili bukuritė e vendlindjes sonė, Shkozės dhe pjesėn dėrrmuese tė fshatrave tė Kudhės-Gėrhotit, si dhe disa fshatra, tė cilėt pėrfshihen nė dy rrethe tė ndryshme, Kalivaēin dhe Dorėzėn, qė i pėrkasin njėsisė administrative Tepelenė, dhe Ēorrushin dhe Kutėn, qė kanė varėsinė administrative nga Mallakastra. Ky topomim “Goricė”, pėrfund fshatit e ka marrė emrin nga pema “gorricė”, pėr shkak tė rritjes sė saj nė kėtė vend me gjithė prerjet e saj dhe zėvendėsimin me ullinj dhe vreshtari, pasi ėshtė njė nga pemėt, qė i ka bėrė ballė erėrave tė forta, qė vijnė nga gryka e lumit Vjosė, apo ndoshta edhe nga shprehja popullore “Mė doli gorricė” (s’mė vajti puna mbarė). Le t’i qėndrojmė sė parės. Ajo duhet tė ketė ngacmuar imagjnatėn popullore, qė ta pagėzojė atė kodėr aq tė bukur me njė emėr jo fort tė bukur. Sikur ajo kodėr tė ishte nė Nju Jork apo nė Brazil , kushedi me sa ton flori do tė ishte veshur, nga ku vizitorėt do tė kundronin luginėn e bukur tė Vjosės ujėshumė. Aty nė ballin e kodrės “Gorricė”, nė pikėn mė tė dukshme tė fshatit, kanė ndėrtuar varrezat fisi Bazaj, dhe njė degė e fisit Aliaj, ku kėta tė fundit janė nipėr tek tė parėt.
    Nė ballė tė Goricės, nė pozicionin mė tė bukur tė saj, ėshtė ngritur njė Kube dhe rreth e qark janė varrezat e fisit Bazaj, ku nė kėtė Kube prehet njėri prej pinjollėve tė dėgjuar tė fisit Bazaj , Cane Dervish Bazaj. Nė vitin 1942, kjo Kube u godit nga italianėt me gjyle topi. U shpua tejpėrtej, por fatmirėsisht nuk ra. Nė ballin e Goricės prehen edhe bijat e fisit Bazaj, edhe pse kanė qenė tė martuara nė fise tė tjera nė Shkozė. Tė tilla kanė qenė Arzijana Bazaj, e bija e Cane Dervish Bazajt, e ėma e patriotit tė njohur Gani Aliko, vėllezėri me fisin Zykaj. Arizjana Bazaj ėshtė nėna e Sulltanės, sė ėmės sė Mehmet Shehut. Aty prehen: Fatime Bazaj, e ėma e Namik Ramajt, e gjyshja e Gjeneral Bujar Ramajt, Inxhi Bazaj, nėna e Islam Aliajt tė parė, bija tjetėr Shegė Breshanaj (Bazaj). Nė vitin 1967, pasi ishin prishur shtėpitė e mėdha dhe portat harkore antike tė fisit Bazaj, aty, pėr tė ndėrtuar ēerdhen dhe kopshtin e fshatit, nga pėrfaqėsues tė partisė nė fshat, u urdhėrua edhe prishja e Kubesė dhe shkulja e varrezave tė fisit Bazaj. Duke qėnė pėrpara njė situate tė tillė, kryefamiljarėt e kėtij fisi, sė bashku me Emine Alikon, bashkėshorte e patriotit Gani Aliko, nip i Bazajve, i drejtuan njė letėr ish -Kryeministrit Mehmet Shehu, qė tė ndėrhynte dhe tė ndalonte prishjen e Kubesė dhe shkuljen e varreve tė fisit Bazaj. Pėrpilimin e letrės e bėri djali i fisit, arsimtari Azem Ēelo Bazaj, sot Begaj. Menjėherė erdhi pėrgjigja, bashkė me urdhrin e ish Kryeministrit Mehmet Shehu, qė tė mos luhej me eshtrat e gjyshes sė tij, Arizjanės dhe varrezat e fisit Bazaj.
    Nė fund tė saj shtrihen varret e fshatit Shkozė. Kėto varreza, tė ndodhura nė vendin mė tė dukshėm, nė udhėkryqin e rrugėve tė fushės, duket se nuk janė piketuar pa qėllim nga tė parėt tanė. Ato janė ndėrtuar, pėr t’i kujtuar dhe respektuar ata tė gjithė, aty ku qėndrojnė tė grumbulluar nė tokėn e shenjtė tė Shkozės.
    Fshati ynė, Shkoza, ėshtė nga mė tė rrallėt nga pozicioni gjeografik si vendosje, jo vetėm nė zonėn e Vlorės, por dhe mė gjerė. Ėshtė njė fshat, qė Zoti i ka dhėnė dhe mal, dhe kodėr, dhe fushė, dhe pyll, dhe lumė, njė harmoni qė do ta kishte zili kushdo. Jo vetėm kaq, por ai ėshtė udhėkryqi dhe kufiri midis dy krahinave me zė nė Shqipėri, mes Mallakastrės dhe Tepelenės. Ėshtė nė zemėr tė Shqipėrisė sė Jugut, prandaj dhe ēdo shkoziot, pėr mpleksjet qė ka me kėto krahina dhe si pasojė e krushqive tė shumta, ndihet vlonjat, tepelenas dhe mallakastriot.
    Aty kalon rruga mbi 3000- vjeēare, ku tė parėt tanė, ilirėt, pėrshkruanin rrugėn nga qyteti Amantia, kjo qendėr e banuar mijėravjeēare, nė Gurė tė Lunecit dhe dilnin nė Dorėz tė Lopėsit, Tepelenė e prej andej pėrshkruanin rrugėn pėr nė Antigone, Luginėn e Drinos, Gjirokastėr, Janinė dhe pėrfundonin nė thellėsi tė territorit grek, deri nė Ambraki.
    Por ajo qė tė parėt tanė tė Shkozės kanė bėrė me mė shumė mend, ėshtė vendosja e fshatit nė kėmbėt e malit, nė rrėzėn e kodrės, me pamje nga fusha e gjerė dhe lumi Vjosė, duke bėrė njė harmonizim tė pėrsosur tė jetės baritore me atė tė bujkut. Njė shkoziot nga ballkoni i shtėpisė, kontrollon ēdo gjė tė kodrės dhe tė malit. Si duket tė parėt tanė, kur mjetet e komunikimit nuk ekzistonin, me njė tė thirrur me zė tė lartė, bėnin tė gjitha punėt nė distancė, drejtonin bujqėsinė e blegtorinė, lajmėronin pėr gėzimet dhe hidhėrimet, ose pėr rreziqet qė u kanoseshin. Kėto komunikime bėheshin edhe me fshatrat matanė lumit Vjosė, si me Kalivaēin e Tepelenės, Ēorrushin apo Kutėn e Mallakastrės.
    Menēuria e tė parėve tanė vazhdon dhe mė tej. Fshati ėshtė ndarė nė lagje, tė cilat janė vazhdimėsi e njėra – tjetrės. Zakoni ynė para sundimit turk, e donte qė shtėpitė tė ishin pranė e pranė njėra-tjetrės, qė banorėt, fillimisht tė paktė, tė komunikonin nė rast rreziku lehtėsisht, por edhe t’i vinin shpesh nė ndihmė njėri-tjetrit.
    Rrugėt e fshatit janė shtruar me kalldrėm, gjė qė tregon pėr njė mjedis qytetar e tė kulturuar qysh herėt. Brenda fshatit janė dy kroje me ujė tė ftohtė. Mė i madh ėshtė ai i Rrapit tė Aligjone. Shkoza nė pėrgjithėsi shtėpitė i ka dykatėshe, me gurė, tė mbuluara me qeramidhe, por edhe me dėrrasa guri.
    Dhomat i kanė me kubatura tė mėdha, tė ajrosura e me dritare me madhėsi mesatare. Nė pėrgjithėsi kanė qenė me tavan e dysheme dėrrase. Shtėpitė tradicionalisht janė mbajtur pastėr, brenda e jashtė tė lyera me gėlqere. Oborret pėrreth shtėpisė janė tė sistemuara e tė shtruara me pllaka. Pėr pjekjen e bukės pėrdoreshin furra tė punuara me mjeshtėri nga amvisat nė oborret e shtėpive tė veta. Ēdo shtėpi kishte furrėn e saj me kube gati 2 m2, tė shtruara me baltė, trazuar me copėza qeramidhesh. Ato pėrdoreshin dhe pėr pjekjen e mishit.
    Sipas kujtimeve tė bashkėfshatarit tonė Baftjar Ramaj, por edhe pėr njė pjesė tė realitetit qė ne vetė kemi pėrjetuar “Shkoza para vitit 1944 kishte 80 shtėpi. Prona ishte private: shtėpitė, tokat, kullotat, pyjet, bagėtitė. Njė pjesė e madhe e kullotave si nė mal dhe nė kodėr dhe disa pyje kanė qėnė pronė e fshatit dhe kishin tė drejtė tė gjithė tė kullosnin bagėtitė, sipas rregullave tė caktuara nga kanunet dhe rregullat e brendshme tė fshatit”.
    Zotėronin blegtori e kullota familjet e mėposhtme: Bazajt ose Jaupajt (vėllezėri), Aliajt, Vėllezėrit Alikaj: Ganiu, Idrizi dhe Mevlani, Ramo Rustemi e Xheladin Rustemi, Ymer Xhezairi, Haredin Sinani, Nexhip Ismaili, Sulo Ismaili, Ilmi Jaho, Duro Bega, Brahim Hyseni, Brahim Aliaj, Kanan Maze, Hamit Paja, Hamdi Ēekrezi, Kamber Zoto, Pasho Rrapi, Ferik Rrapi, Shemshedin Rrapi, Banush Rrapi, etj. Mane Aliaj kishte tokė e kullotė mė shumė se tė tjerėt dhe njė ēiflig nė Ondriē tė Koculit. Gjeneral Selim Zenjel Selimaj ka pasur ēiflik nė Bunavi tė Vlorės. Nė fshat ka patur njė mulli tė parė, pronė e Jaup Imer Bazaj ose “Mulliri Jaupe”, nė krye tė Fushės sė Cake ose nė fund tė Bregut tė Kovaēit. Vėllezėrit Alikaj ishin njė familje tjetėr me prona, por pjesa dėrrmuese e kėsaj pasurie, ishte e trashėguar nga Arzijana Bazaj, vajza e vetme e Cane Dervish Bazaj. Nė fshat, vėllezėrit Alikaj nė tokėn e tyre kishin ndėrtuar dhe njė fabrikė mielli, nė tė cilėn bluante misėr jo vetėm Shkoza, por dhe fshatrat pėrreth si Kuta, Ēorrushi, Kalivaēi, Gorrishti, Lezhani, Mazhari, Dushkaraku etj. Kjo fabrikė e vogėl bluante 4-5 kv. drithė nė orė. Aty grumbulloheshin 30 deri nė 50 burra me kafshėt e tyre. Alikajt aty kishin ndėrtuar njė dyqan me tė gjitha llojet e asortimenteve tė nevojshme, qė i sillnin nga Vlora me kafshė. Aty kishin hapur njė pus tė thellė, i cili kishte ujė tė ftohtė e tė mirė, ku pinte i gjithė fshati qė punonte nė fushė, si dhe ata qė bluanin drithin. Alikajt kishin ēiflig nė Ēermė tė Lushnjės, ku mbanin e shumėzonin pata, rosa etj. Familja Alikaj bėnte njė jetė qytetare. Ka pasur traditė dhe marrjen e grave nga qyteti. Kjo edukatė qytetare rrezatohej dhe nė familje tė tjera. Kjo familje ka pasur shtėpi tė mira dhe kulturė nė veshje e nė ngrėnie. Banush Rrapaj ka pasur kapitale dhe nė Gjiroven tė Beratit, si dhe nė qytetin e Beratit dyqan e toka. Shkoziotėt, pothuajse tė gjithė, kanė jetuar me kapitalet e tyre. Nga tė dy familjet Aliaj dhe Alikaj dolėn mė vonė dhe dy nipėr me emėr nė historinė e viteve 1940-1980, si Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, i pari Kryministėr i Shqipėrisė dhe i dyti Ministėr i Brendshėm pėr gati 40 vjet.
    Fshati Shkozė ėshtė i ndarė nė dy lagje tė mėdha: “Aligjoni” dhe “Sinaj”.
    Lagjia “Aligjon” pėrbėhet nga 45 familje, banorėt e tė cilit, veē Hyskajve, kanė lidhje gjaku. Nė kėtė lagje banojnė: fisi Bazaj, nga tė cilėt rreth viteve 1970-75, njė pjesė e tyre janė nėndarė nė Begaj, Rrokaj dhe Jaupaj njė vėllezėri. Gjithashtu janė edhe fiset e tjera si Hyskaj, Selimaj, Hodajt njė vėllezėri, Kapaj, Hasanaj, dhe Brahimaj, Ismailaj, Beqiraj e Pashaj.
    Katėr fiset e para tė lagjes Aligjon janė: Bazaj qė janė sot, ose Cani qė ka qėnė nė tė kaluarėn, Brahimaj qė janė sot, me nėndarjet e saj mė tė vonshme: Selimaj dhe Kapaj ( nėnkupto familjen e Muhamet Avdiut) dhe Kapaj qė janė sot.
    Lagjia “Sinaj” pėrbėhet nga 80 familje si: Telharaj, Zykaj, Bonaj, Aliaj, Murataj, Zenelaj, Karafilaj, Kapaj, Breshanaj, Demaj, Pajaj, Ramaj, Mazaj, Qyraj, Mukaj , Taraj, Zhupaj, Mukaj pėrsėri, Kaēupaj, Kasaj.
    Nė fshat ka njė grupim nė fise: Fisi i Zefraj dhe Fisi i Bregasit tė ardhur mė vonė.
    Nė fisin e Zefraj bėjnė pjesė: Bazaj dhe nėndegėt e tij: Begaj, Rrokaj, dje Jaupaj. Mė tej janė Brahimaj, Beqiraj, Ismailaj, Pashaj, Hodaj, Selimaj, Kapaj, Hasanaj,.
    Nė fisin Bregas bėjnė pjesė: Nanaj, Ramaj, Murataj, Pajaj, Demaj, Aliaj, Rrapaj, Alibalaj, Kapaj, Zenelaj, Sinanaj, Bonaj, Kasaj, Lazaj, Breshanaj, Mukaj, Zykaj, Murataj, Hysenaj, Karafilaj, Ēaushaj.
    Tė ardhur mė vonė: Mukaj, Taraj, Kaēupaj, Zhupaj, Qyraj dhe Sefaj.
    Sot fshati ka 125 familje dhe dhjetra tė tjera nė shumė qytete tė Shqipėrisė dhe jashtė atdheut nė emigracion.
    Pėr Shkozėn, biri i fshatit Fiqiri Aliaj, ka bėrė njė pėrcaktim tė saktė, kur shprehet :
    “Pėr ne shkoziotėt, Atdheu fillon nga Shkoza jonė. Shkoza ėshtė pikėfillimi i tokės amtare, ajo ėshtė fillimi, rruga qė nisim qė kur ngrihemi nė kėmbė e vrapim pėr tė pėrshkruar Shqipėrinė. Shkoza ėshtė zėri qė rrjedh nėpėr damarė, qė thėrret e kėrkon, qė buēet e jep urdhėr, kur radari shėnon rrezikun qė i kanoset dhe hapet fronti i mbrojtjes pėr ēdo pėllėmbė tokė, pėr ēdo gur sinori, pėr ēdo kryq e fije bari.
    Shkoza ėshtė zėri i qetė, i urtė , i shtruar, i menēur, i pjekur, arsyeja e fuqishme, qė drejton nė njė masė tė madhe punėn dhe krijimin, bashkėjetesėn dhe harmoninė. Shkoza ėshtė njė nga pjesėt e motorrit, qė vė nė lėvizje motivin e madh tė jetės.
    Kudo qė tė jesh, ēfarėdo qė tė jesh, i vetėdijshėm apo jo pėr kėto tė vėrteta, ato pėrbėjnė themelin e qėnies, janė lėkura dhe nėnlėkura, mėnyra si qarkullon gjaku, mėnyra si punon zemra, mėnyra si tė ritmon, se si bėhet nervoz ose si gėzohet, si qesh dhe si qan. Ėshtė njė mėnyrė se si njeriu e thotė fjalėn dhe si e bėn syrin tė shkrepė dritė, nis e shpėrthen vallen.
    Tė gjitha janė nė brumin, me tė cilin ėshtė gatuar njė shkoziot. Nė kėtė brum ėshtė babai dhe nėna, ėshtė pragu i derės, ėshtė Vjosa dhe bukuria e fushės, janė Krojet e fshatit dhe Mali ynė, Tartari, janė e djeshmja dhe e sotmja. Dhe kudo ku tė kesh lindur, Shkoza ėshtė pasaporta biologjike qė s’tė ndahet. Ose ėshtė geni i pasaportės shqiptare, sepse Atdheu fillon nga Shkoza pėr shkoziotėt”. (F.Aliaj gazeta “Shkoza” Nr.2. 2010)
    Pėr shkoziotėt, ėshtė shumė kuptimplote njė thėnie proverbiale e Abdyl Frashėrit: ”Qamil Beu, njė mik i afėrt i Abdyl Frasherit i tha atij, kur e futėn nė burg: “Ja ēfarė fitove Abdyl bej me punėn qė bėre pėr Shqipėrinė, burgun…” Po Abdyli iu pėrgjigj: “Qamil bej, bujkut qė lėron arėn dhe hedh farėn, nuk mund t’i thuash pse lėron arėn dhe pse hedh farėn nė tė, sepse bujku e di qė fara, kur tė vijė koha, do tė mbijė dhe do tė shpėrthejė… Edhe puna ime kėshtu ėshtė. Ēėshtja shqiptare do tė mbijė si fara qė hedh bujku nė arė”.
    Kjo thėnie e kėtij personaliteti tė Kombit Shqiptar, Abdyl Frashėri, mė bėn tė ritheksoj se sa e dashur ėshtė vendlindja jonė. Kėto radhė ia kushtoj pikėrisht fshatit tim tė mrekullueshėm, duke menduar dhe shpresuar se do tė shėrbejė si katalizator, pėr tė hedhur dritėn e vėrtetė pa ndikimin e askujt mbi historinė e kėtij fshati nga tė gjithė vėllezėrit e mi shkoziotė. Gjithashtu kam thurrur edhe njė poezi, me vargje tė dala nga thellėsia e shpirtit tim dhe ia dedikoj “Kurorės” sė malit Tartar, kėtij vendi tė shenjtė, ku dhjetra e mijėra pelegrinė nga tė gjitha trojet shqiptare, por edhe tė huaj pėrshkruajnė rrugėn tepėr tė vėshtirė dhe tė thepisur, pėr tė arritur aty, ku prehet i Madhi BABA HAMZA, i ardhur i plagosur nga lufta e Qerbelasė. Vendi ku prehet ky shenjtorė, qėndron mbi Kudhės-Gėrhot, si vrojtues i po asaj toke tė shtrenjtė dhe atyre trojeve tė tė parėve tanė, me tė cilat ne krenohemi, si me bėmat ashtu edhe historitė e tyre.
    Kėto shkrime modeste qė po hedh mbi letėr, besoj se do tė jenė si ajo fara e sipėrcituar, qė do ta bėjė tė vetėn gjatė viteve nė vijim:
    “ Kurora mbi Sevaster,
    Mbi ato gure mermer,
    Tek mekami me qemer,
    Kur flet vet me Pejkamber.

    Kur ngjitesh pėr nė Kurorė,
    Mali Tartarit pėrpjetė,
    Fluturon si zog mbi borė,
    Atje kėmbėt tė shpien vetė.


    Atje bora le tė bjerė,
    Edhe dimri bėn pranverė,
    Vet i shenjti Pejkamber,
    Lėshon dritė dhe bėnė diell.

    Syri i saj sheh anembanė,
    Mazhar, Dorėz e Dermihan,
    Baba Tomorr dhe Turan,
    Nė Vlorė sheh mbi Kuzbabanė.

    Tetė fshatrat e Kudhėsit,
    Tė gjithė janė krenarė,
    Fillojnė qė nga Shkoza,
    Amonicė nė anė.

    Dhe kur falesh tek Mekami,
    Shėrohet shpirti dhe xhani,
    Falė tė qofshim, moj Kurorė,
    Ku preket hėna me dorė”.

    Toponimet e fshatit Shkozė janė tė shumta, qė studiuesit e toponimologjisė njė ditė do t’i grumbullojnė e studiojnė. Po bashkėfshatari ynė Muhamet Lazaj i ka mbėrthyer ato aq bukur, si gjerdan nė vargje:
    “ Pse i thonė Kamina,
    Apo sheshi i Mecos,
    Po udhė e Karvanit,
    Apo Rrapi i Ēelos?

    I thonė Bregu i Kolės,
    Varr me pllaka guri,
    Po Maja e Gjyzelit,
    Vallė kush ia vuri?

    Bregu Ali Gjonit,
    A lėndinė e Zyke,
    Apo Bregu i Dashit,
    Pse ka formė pyke?

    Ledhi Mezhdės, Meterizi,
    Tėrpilat e qafė e Hanit,
    Qafė e Ramos a Murrizi,
    Tė jenė emrat e Vatanit?

    Balli i Gorricės, Kubeja,
    Ish xhamia e teqeja,
    Tok me moshatarėt veja,
    Po gėnjej mė zėntė “beja”.

    Uji i ftohtė qė humbi fare,
    Ē’u bėnė rrepet shekullorė,
    Fusha e Cake, arė e Cane,
    Manushaqet nėn dėborė.

    Kishim dhe mullin e Maēe,
    Dhe kamina pėr gėlqere,
    Shtėpitė i ndėrtonim fshatēe,
    Thoshin pleqtė:“hua per dere”.



    Pamje e lagjes Aligjon tė fshatit Shkozė
    Pamje e rrugės dhe njė pjesė e fshatit Shkozė dhe e malit Tartar mbi krye me vendin e shenjtė, i cili nuk duket nga largėsia

    Pamje nga njė pjesė e fushės, djathtas varrezat dhe mė djathtas balli Goricės me varrezat dhe Kubenė e Bazajve tė fshatit Shkozė

    Pamja e lagjes Aligjon dhe lumi Vjosė dhe mali Tartar




    Kėngėtarja Poni, bija e Shkozės, duke kėnduar nė festėn
    e parė nė fshat 22 Gusht 2010.

    Grupi polifonik, i krijuar enkas me bij tė Shkozės
    mė 22 Gusht 2010

    Kryeplaku i fshatit Shkozė, Manxhar Shaqo Bazaj
    mė 22 Gusht 2010, duke hapur festėn e fshatit.

    Njė pjesė e qėndrės sė fshatit
    Ksamil, ditėn e formimit tė degės sė Shoqatės sė Shkozės nė Sarandė.Majtas ,Daver Lazaj,Tasim Bazaj,Dervish Mukaj,Tartar Bazaj,Fiqiri Aliaj,Adriatik Ramaj,para Cuman Bazaj,pas Njazi Kacupaj,Hajdin Kacupaj dhe djathtas Bilal Kacupaj.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    SHKOZA NĖ KUDHĖS-GĖRHOT

    Shkoza ėshtė fshat qė bėn pjesė nė Krahinėn e Kudhės-Gėrhotit, me njė gjatėsi rreth 30 km. dhe njė gjerėsi rreth 10 km. Fshatrat rradhiten buzė Vjosės dhe faqes sė malit Tartar ose Malit tė Bardhė. Ato vargėzohen: Shkozė, Golimbas, Sevaster, Dushkarak, Mazhar, Ploēė, Vajzė, Amonicė, Lezhan.
    Shumė etimologė kėrkojnė tė gjejnė rrėnjėt e kėtij emėrtimi interesant, si dhe hershmėrinė e pėrdorimit tė tij. Emėrtimi ”Kudhės”, sipas gjuhėtarėve, bazuar nė etimologjinė popullore leksikore, mund tė ketė disa variante prejardhjeje:
    a) Kulė a Kullė ėshtė toponim i emrit, ku mendohet se nė lashtėsi apo mė vonė, sipas rrėnojave arkeologjike, ka ekzistuar njė kullė pėr vrojtim dhe pėr mbrojtje tė krahinės nga pirateritė dhe grabitjet e jashtme. Tė tillė kullė vrojtimi e mbrojtjeje historia njeh qytetin dhe kalanė Ilire tė Amantias. Kulla ėshtė pjesė e dalė dhe e fortifikuar, pėr mbrojtje e vrojtim nė muret e qyteteve e tė kėshtjellave ose ndėrtim mbrojtės i veēuar, i ngritur gjatė rrugėve, nė manastire, nė vendqėndrime garnizonesh e feudalėsh. Nė fshatrat e krahinės dallon mirė praninė e banesave te fortifikuara, ose siē quhen ndryshe, banesa me kullė. Pas rrjedhjes sė kohės, fjala ka pėsuar disa ndyshime Kullė - Kulė- Kudės- Kudhės.
    b) Sė dyti ka mendime analoge a krahasuese. Kudhės nė nėndialektin lab, i thonė dhe njė vendi tė hyrė, tė thelluar, qė i ngjan njė kusie apo njė kudheje.
    c) Ndoshta rrjedhėn e ka dhe nga vendi i pėrshtatshėm pėr kullotė. Vetė Krahina ėshtė e pasur me kullota. Fjala qė i ėshtė shtuar pas “Gėrhot”, ėshtė fjalė sllave e qė do tė thotė vend me zallishte tė varur faqe mali. Emėrtime tė tilla vendesh ”Gėrhot” , ka nė Gjirokastėr, nė Lukovė tė Sarandės apo nė Grazhdan tė Peshkopisė. Shtesa pėrkon me dyndjet sllave tė shek VI-VII pas Krishtit. Kjo shtesė mund tė jetė bėrė nga zallishtja e lumit Asos (Vjosė) e pse jo, pėr ta dalluar nga fshati Kudhės i Bregdetit tė Himarės dhe pėr tė vėrtetuar mė sė miri, qė jemi njė rrėnjė me kėtė fshat, por ēdo toponim duhet tė ketė edhe dallimin nga njėri-tjetri.
    d) Bėhet shpesh pyetja: Pse dy vende njėri fshat e tjetri Krahinė me tė njėjtin emėr? A kanė gjė lidhje tė dy kėto toponime me njėri-tjetrin? Qė nė fillim, themi se kjo krahinė dhe ky fshat kanė shumė tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin, ndonėse nuk ėshtė njohur ndonjė lėvizje demografike masive nga Kudhės-Perivoli nė Kudhės-Gėrhot, siē flitet nga tė dy anėt. Nėse do tė kishte ndonjė lėvizje tė popullsisė bregdetare drejt Kudhės-Gėrhotit, atėherė do tė pranojmė se ajo popullsi shkeli nė tokė tė pabanuar, gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, se qyteti Ilir i Amantias ėshtė i dokumentuar qysh ne shek V para Krishtit. Nė Bregdet ka njė mendim se nė fshatin Kudhės, ka rėnė njė tėrmet i fuqishėm nė shek. XII, sa ka rrafshuar gjithė fshatin e se banorėt e tij u shpėrngulėn nė Kudhės-Gėrhot. Nėse kjo lėvizje demografike masive do tė kishte ndodhur, atėhere vetė Kudhėsi i Bregdetit nuk do tė ekzistonte, veē relikeve arkeologjike. Fakti qė ky fshat sot ekziston e rrėzon mendimin e lėvizjes masive drejt Kudhės-Gėrhotit. S’pėrjashtohen lėvizje spontane, por s’mund tė ndikonte nė emėrtimin toponimik tė tė gjithė krahinės. Pėfundimisht themi se Kudhės-Gėrhoti ėshtė njė krahinė autoktone, e banuar shumė shekuj para lindjes se Krishtit dhe mendohet se Kudhės-Perivoli ėshtė larguar nga kjo krahinė.
    e) Sipas disa thėnieve rezulton, se me Kudhėsin e Himarės jo vetėm qė kemi qenė krahinarė, por kur ėshtė bėrė ndėrrimi i fesė nga kristian nė bektashian (sekt mysliman), pėr t’i shpėtuar raprezalieve dhe syrgjynosjeve turke, njė pjesė e familjeve tė Kudhės-Gėrhotit kanė shkuar nė Kudhės-Perivol, pėr tė ruajtur fenė kristiane, si gjėnė mė tė shenjtė tė tyre.
    f) Jo vetėm kaq, por sipas gojėdhanave tė trashėguara brez pas brezi e informacioneve tė marra nga pleq tė kohės, thuhej se paria Kudhėsiote e kohės, pėrpara lėvizjes sė njė pjese tė bashkėfshatarėve tė tyre nga Kudhės-Gėrhoti nė Kudhės-Perivol, kanė blerė toka dhe kullota nga Qeparoi dhe janė ngulur aty me shtėpi dhe bagėti. Pas rreth njė shekulli, duke qėnė se kudhėsiotėt e vajtur u bėnė shumė tė zotė dhe fshati po lindte djem kapedanė dhe me kapital, vendasit u bėnė xhelozė dhe filluan t’i ngacmonin, duke u goditur bagėtitė, por edhe ēobanėt qė i ruanin ato. Meqėnėse nuk i jepnin dot zgjidhje kėsaj situate, pėr vetė faktin se ishin shumė tė paktė nė numėr, iu drejtuan vėllezėrve tė tyre nė Kudhės-Gėrhot pėr ndihmė. Njė pėrfaqėsi e parisė sė Kudhės- Gėrhotit, u nisėn dhe bėnė takim nė Himarė me parinė e Qeparoit dhe parinė e Kudhės-Perivolit. Kapedani i zonės sė Kudhės-Gėrhotit, pasi hasi nė mosmarrėveshje me parinė e Qeparoit, i thotė drejtuesit tė kėsaj parie: “Ne sot kemi ardhur qė t’ju komunikojmė se kėtė tokė, qė kanė vėllezėrit tanė e kemi blerė sipas dėshirės suaj dhe me ēmimin qė deshėt ju, prandaj tė mos na ngacmoni vėllezėrit. Nė rast tė kundėrt, ne do t’u dalim nė krah atyre”. Qė nga ajo kohė nuk pati asnjė problem midis tyre.
    Qė ka qenė krahinė e hershme e me tradita, kėtė e tregon edhe thėnia e sevasteriotėve dhe e pleqve tė hershėm tė kėsaj krahine: “Kudhės-Gėrhoti ka pasur vetėm njė rival: Kaninėn” (Pelivan Haxhiaj, Gazeta “Labėria”, Nėntor 2010, fq.7). Njė kėngė e kėnduar nga grupi i Sevasterit thotė :
    “Vijnė nga Vlora dhe Kanina
    Pėr tė bėrė miqėsinė”
    Kjo ka njė kuptim tė qartė, sepse Kudhės-Gėrhoti bėnte miqėsi me familjet e mėdha. Kėtė e tregon edhe fakti, se kjo zonė ka patur historikisht fise dhe burra me peshė nė Krahinė, nė Vlorė, por edhe nė Shqipėri e jashtė saj. Gjetjen e kėtij krahasimi, na e japin historitė qė bartin mbi supe kėto treva, si Kanina dhe Kudhės-Gėrhoti, me kalanė e ngritur nė njė nga gjymtyrėt e vet, aty nė Qafėn e Luadhit nė Plloēė, qė janė dy nyje tė historisė sė kombit tonė nė shekuj.
    Kudhės-Gėrhoti si Krahinė paraqitet me kėta kufij: Kutė, Ēorrush, Kalivaē, Lumi Vjosė, Dorėz, mali Tartar, Kurora e malit mbi majėn Tartar (ku ndahemi me Smokthinėn), me pėrjerjen e ujit, Beun, Amantia e Plloēės, Hadėraj, Gėrneci, Mallkeqi .
    Fakti tjetėr ėshtė, se tė dy Kudhėset kanė tė njėjtat tradita, si nė pritjen apo pėrcjelljen e miqve, bujarinė, besėn, trimėrinė, mbiemrat e tė tjera tė ngjajshme nė krahasim me zonat pėrreth tyre.
    Pse i qėndroj bindjes se jemi me origjinė tė pėrbashkėt me Kudhės-Perivolin?
    -Nė rast se do t’i referohemi mbiemrave e toponimeve tė Kudhės-Perivolit dhe mbiemrave e toponimeve qė ekzistojnė nė Kudhės- Gėrhot, tė ruajtur nė shekuj, unė kam bindjen absolute se jemi me njė trung tė pėrbashkėt, sa shekuj e breza, kėtė nuk mund ta them. Konkretisht: Fakti qė Kudhės-Gėrhoti dhe e tėrė Labėria dhe mė gjerė ka qėnė i krishterė, kėtė askush nuk e mohon, pasi ekzistojnė vendet e kishave, toponimet kristiane edhe sot e kėsaj dite. Gjithashtu ekzistojnė shumė mbiemra tė pėrbashkėt, tė ruajtura akoma. Kėtė fakt e filloj qė nga fisi Bazaj, tė cilit i pėrkas, ku paraardhėsi i mbiemrit ka qėnė Cani. Dhe ara ose vendi, ku kanė qenė tė parėt tanė, ka kėtė emėr toponimik: Ara e Canit. I njėjti mbiemėr ėshtė edhe nė Kudhės-Perivol. Dede nė Kapte Shkozė mė pas janė tjetėrsuar nė mbiemra tė tjerė. I njėjti mbiemėr Dedi ekziston sot nė Kudhės-Perivol. Ekziston nė Shkozė dhe Kudhės toponimi Goricė e Dede, Bregu i Dhimos, Fisi Gjoni, Markaj, Ara e Goles e tė tjerė qė duhen evidentuar e studiuar. Tė tillė toponime ka dhe nė Kudhės tė Bregdetit. Pothuaj janė shumė gjėra tė pėrbashkėta midis Kudhės-Gėrhotit dhe Kudhės-Perivolit.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    SHKOZA SI PJESĖ E LABĖRISĖ

    Shkoza ėshtė pjesė e Labėrisė. Edhe gjithė fshatrat e Kudhės-Gėrhotit bėjnė pjesė nė zonėn e Labėrisė. Labėria ėshtė njė krahinė e madhe etnografike nė Shqipėrinė Jugperėndimore. Emėrtimi i saj lidhet me sa duket me emrin e hershėm etnik tė shqiptarėve “arbėr”a “l’arbėr”, qė do tė thotė “bij tė arbrit”, gjė qė rrėzon mendimin dashakeq se” Labėri do tė thotė ”la besėn”. Sipas traditės popullore e sipas studimit tė historianėve, Labėria shtrihet brenda tri urave: Urės sė Drashovicės, Urės sė Tepelenės dhe Urės sė Kalasės. Duke patur parasysh nė njė anė tė drejtėn zakonore tė krahasuar tė Labėrisė, bashkė me nėndialektin gjuhėsor, kulturėn materiale e shpirtėrore, doket dhe zakonet, gurrėn popullore, veshjet e deri nė fizionominė e banorėve tė Labėrisė, dhe nė anėn tjetėr studimet e bėra nga shumė autorė tė shquar vendas e tė huaj, por dhe tė dokumentave tė pakta arkivore, arrihet nė pėrfundimin se kufiri historik i Labėrisė ka qenė kėshtu:
    Nė Veri, merret si pikė referimi Kalaja e Kaninės. Kufiri vazhdon nė fshatin Qishbardhė dhe kalon nė lumin Shushicė, nė fshatin Peshkėpi, pėr tė mbėrritur drejt lumit Vjosė 2-3 km. nė Perėndim tė fshatrave Shkozė e Ēorrush. Prej kėtej, kalon nė Qafėn e Fratarit, duke pėrfshirė gjithė Mallakastrėn e Egėr. Pastaj Labėria pėrmbledh lumin e Vlorės, Bregdetin , Kurveleshin , Tepelenėn , Gjirokastrėn e deri tej nė Lunxhėri, duke pėrfshirė dhe Rrėzomėn e Delvinės. Kuptohet qė kjo shtrirje gjeografike e ky kufi/ nuk duhet marrė fiks e i pandryshuar, sepse ka dhe shumė “hyrje” e “dalje” brenda ose jashtė kėtij kufiri, qė nuk i pėrkasin pikėrisht kėsaj vije tė pėrafėrt.
    Labėria ėshtė pjesė e trevės sė Kaonėve tė periudhės Ilire, ndėrsa nė Mesjetė, e fiseve arbėreshe tė Grisejve, Kirilisejve, Plesejve (Plesati i sotėm), Korvesejve (Kurveleshi i sotėm) etj.
    Baza ekonomike e kėsaj popullsie, ishte blegtoria dhe bujqėsia. Kullotat verore i kishin tė pėrbashkėta dhe i shfytėzonin fshatēe, ndėrsa dimrit i shtegėtonin nė fushat e Myzeqesė e tė Delvinės.
    Nga ana e tė folmes e, bazė ėshtė toskėrishtja. Banesat e vjetra ishin me njė kullė nė qendėr dhe anekse tė ulėta pėrreth. Enėt e orenditė e shtėpisė punoheshin brenda ekonomisė shtėpiake. Janė tė pėrmendur qilimat dhe veēanėrisht sixhadet e leshta, tė punuara me mjeshtėri artistike prej grave labe nė avlimend.
    Veshja e burrit ishin poturet e leshta (poture ėshtė fjalė e vjetėr turke), qė zėvendėsuan fustanellėn me mėngore sipėr dhe qylaf tė bardhė, me majuce nė krye. Nė kohė dimri, pėrdornin bėrrucėn e zezė.
    Nė veshjen e grave, me gjithė ndikimin oriental, u ruajt jeleku dhe sharku tradicional.
    Nga veglat muzikore mė tė pėrhapura ishin fyelli, cula dyjare, kurse nė kėngė mbizotėronte kėnga polifonike. Thotė kėnga:
    “Lavdi paē zot i vėrtetė,
    Qė gostite Labėrinė,
    Labėrinė s’e le tė shkretė,
    Se i fale trimėrinė”.

    Ēajupi i Madh nė poezinė “Pėr Kuēin”, shprehet kėshtu pėr Labėrinė:

    “Labėri sa i dua,
    Pyjet e kodrat e tua,
    Ato gryka , ato male,
    Ku dhe zogu shkon ngadalė,
    Shkėmbinj dhe shpella si thikė,
    Qė t’i shikosh tė vjen frikė,

    Anės lumit, ndėnė hije,
    Ē’faqetė njė rrugė dhie,
    Rrugė e ngushtė nėpėr gjėmba,
    Mjerė kujt t’i shkasė kėmba!”
    (Ēajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).

    Labėrinė, ku bėn pjesė dhe Shkoza jonė e Kudhės-Gėrhotit, e kanė vlerėsuar nė mėnyra tė ndryshme, herė sipas bindjeve tė tyre, herė me tendenciozitet e herė me objektivitet. Veēse, shpirtin luftarak e tė papėrkulur, asnjėherė nuk kanė mundur t’ia mohojnė.
    Ahmet Ervezon beu e ish- sanxhakbej i Shqipėrisė nė shekullin XVIII, nė kohėn qė Sulltani e pat urdhėruar: “Lani duart me zonat rebele tė Labėrisė”, kur u fut nė ato male tė rrezikshme, i tha kronistit tė tij: “Duhet tė dalim sa mė shpejt nga kjo krahinė, pėrpara se kėta kokėfortė natyrėkėqinj tė tokės shqiptare, tė na mbyllin rrugėn”.
    Ky kronist po aty vazhdon tė shėnojė: “Tė pafetė qėndronin me heshta nė dorė, tė gatshėm qė s’linin as zogun, as egėrsirat tė kalonin gjallė nėpėr ato gryka”.
    Njė kronist i Sulltan Bajazitit tė dytė, (Ali quhej), shkruan kėshtu me tendeciozitet tė papėrmbajtur:
    “Me qėnė se tė pafetė shqiptarė, janė njė model i popujve tė Andit, me natyrė tė keqe dhe qė kanė pėr zakon kokėfortėsinė, qėndrojnė tė strehuar nėpėr male tė pakalueshėm, qė midis turqve njihen si vende, ku zogu nuk fluturon, ku klloēka nuk ecėn, ku djalli ēapitet me shkop, shejtani gris atje opingat, sorrat nuk fluturojnė dhe pulat, pa vėnė patkonj, nuk mund tė ecin. Ata nuk iu nėnshtruan urdhėrit tė Perandorit, dhe goditėn e vranė komandantėt, qė vanė atje me ataulle e flamurė, shumė prej tė cilėve i zunė rob dhe ia shitėn njeri-tjetrit”.
    Po ka dhe vlerėsime shume pozitive, ose mė saktė objektive. Ja disa prej tyre:
    “Nė majat e kėtyre maleve burrėria dhe vendosmėria pėr tė pranuar ēdo sakrificė, pėrbėn njė unitet, pėrpara tė cilit thyheshin tė gjitha sulmet e tėrbuara” (Historia Generals des tures V.I f 303).
    “Njerėzit nė atė vend, janė zotėr tė vendit tė tyre dhe s’duan t’i nėnshtrohen kurrkujt. Veten e quajnė shqiptarė. Janė njė numėr fshatrash qė rrisin bagėtitė, prodhojnė drithėra e vezė. Kam marrė vesh, se nuk hyn kush nė krahinėn e tyre, veē shpesh nėpėrmjet shkėmbinjve. Pikėrisht po kėta njerėz dhe banorė tė kėsaj krahine, janė pengesa mė e madhe pėr Sulltanin e Turqisė dhe vasalėt e tij. Nė kėtė vend, gjejnė strehim tė gjithė ata qė ndiqen prej turqve. Dhe sa pėr punė feje shqiptari nuk ėshtė fetar, por beson si tė thuash nė atė qė i do e bardha zemėr”. Dh.Pilika”Almanak”Revista “Vlora” Nr.4 v.1962 f.72, Pėrshtypje udhėtimi nga hollandezi Roterdam viti 1492).
    Nė pėrshkrimet e ndryshme tė Strabonit pėr molosėt, tė Homerit pėr kaonėt e deri vonė tek kronisti Osman E. Ēelepia pėr polifoninė labe, por edhe tek etnomuzikologu gjerman Stracman, Lord Bajroni, Edit Durham, J.Godar, Eduart Lik, piktori Eduar Lir e shumė tė tjerė, kanė theksuar ato tipare tė pėrbashkėta tė Labėrisė, qė i bėn ata me vlera tė veēanta. Ata kanė theksuar:
    “Trashėgimia e lashtė e Labėrisė, ka sjellė nėpėr shekuj genin e autoktonisė dhe tė trimėrisė”.
    Pėr traditėn e kėngėn labe, Sami Frashėri ėshtė shprehur: ”Lebėrit janė improvizatorė tė rrallė”. Tė vjen ndėr mend thėnia e mbretit Otton (gjerman), qė mbretėroi nė Greqi pas Revolucionit: ”Ē’gjė tė madhe kam humbur qė nuk mėsova shqipen!” Dhe Noli ynė i Madh shprehet: ”Kur tė vdes, pėrcillmėni me njė kėngė labe”. Dhe Bajroni i madh lėēiste kėngė labēe, nė anė tė njė liqeni nė Zvicėr. Vetė kėnga tregon:
    Pa kėto zėra, pa kėto fjalė,
    Historia do t’ishte ēalė.
    E hedhim vallen tė rėndė,
    Tundet toka nėnė kėmbė”.
    Labėria, ku bėn pjesė dhe Shkoza jonė dhe tėrė krahina e Kudhės-Gėrhotit, pėrbėn njė tė folur tepėr tė konservuar e tepėr origjinale tė tė folurit tė shqipes, me pak ndikime tė huaja leksikore, kjo pėr vetė natyrėn e mbyllur tė tė jetuarit nė zona, ku kėmba e pushtuesit ka qėnė e vėshtirė tė shkelte.
    Vallja Pirike, fustanella arvanitiko nuk janė gjė tjetėr, veēse motivet autoktone labe.
    Studjuesi Naxhi Zhupa nė librin “Fterra nė shekuj ” shprehet:
    “Labėria dallohet mbi tė gjitha, nga origjinaliteti folklorik nė veshje e nė tė folur. Qylafi i bardhė me majė, tirqet e bardha, opingat me xhufka, fustanella me pala, llabania, sharku e guna e punuar me duar tė arta, melodia baritore e culės dyjare, fyelli, trupilastar, shkathtėsia, guximi, trimėria, besa, mikpritja, krenaria, ballėlartė e mal nė kėmbė, diva me shikim tė thellė e tė ashpėr si shqiponja, zgjuarsia natyrale e admirueshme etj., e bėjnė Labėrinė njė krahinė me peshė tė veēantė, nė historinė tonė kombėtare. Kontributi i Labėrisė ėshtė historik nė fatet e kombit. (Naxhi Zhupa “Fterra ne Shekuj” bot v.2006 f.40).
    Shkoza dhe i gjithė Kudhės- Gėrhoti ynė, si pjesė e Labėrisė, i meriton plotėsisht vlerėsimet, qė jepen pėr tėrė Labėrinė. Ajo ka dhėnė kontributin e saj me vlerė, nė historinė e gjithė Shqipėrisė, dhe ka qenė edhe vendimtare nė pėrcaktimin e fateve kombėtare, nė momente shumė tė vėshtira.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    RRĖNJĖT E SHKOZĖS

    Ēdo banorė i njė vendi bėn pyetjen: “Ne qė jemi kėtu, kush jemi, cilat janė rrėnjėt tona? Nėse jemi autoktonė, sa ėshtė hershmėria jonė? Ē’histori kemi? Kush na e vėrteton kėtė?
    Pėr ne shkoziotėt kėto pyetje kanė kėrkuar pėrgjigje. E kėto pėrgjigje na i japin historianėt, arkeologėt, etnografėt, gjuhėtarėt, muzikologėt, mitologėt e tė tjerė kompetentė nė fushat e tyre.
    Ka njė shprehje shumė kuptimplote nė Buz tė Tepelenės. Kur duan tė tė mallkojnė tė thonė: “ Tė pafsha pa gur varri, tė pafsha pa histori”. Dhe vėrtetė ėshtė njė mallkim i rėndė, kur njeriun zoti e ka dėnuar tė mbetet pa gurė varri. Po mė keq akoma, kur zoti e ka dėnuar ta lerė pa gjurmė nė histori.
    Por ne shkoziotėt jemi krenarė, se e dimė dhe gurin e varrit dhe historinė ku e kemi. Ajo ka ngelur e shkruar dhe e pashkruar nė kujtesėn e njerėzve me kėngė. Pėr tė, ėshtė shkruar e vazhdon tė shkruhet nga vetė shkoziotėt, por dhe nga historiografia shqiptare.
    Shkoza ka njė datė tė krijimit tė saj. Mendohet se ėshtė krijuar kėtu ku ėshtė sot mė 844 pas kr, me dy familje si pjesė pėrbėrėse e Kudhėsit me 16 familje. Ky ėshtė njė supozim se dokumenta tė shkruara nuk ka. Gjurmėt e krijimit e tė jetesės nė fshatin Shkozė, duhet t’i kėrkojmė mė herėt. Derisa arkeologėt, por dhe vetė fshatarėt kanė gjetur copėza qeramike, vazo tė vogla e tė mėdha pa ornamente e me figura njerėzish e kafshėsh me mbishkrime greke e latine, gėrmadha tė shembura e tė skalitura nga dora e njeriut, varreza me mbeturina qeramike etj. tregojnė se ky fshat ėshtė i njėkohshėm me sundimin romak.Po tė pranonim se krijimi i tij pėrkon me sundimin romak, koha e krijimit tė tij mė 844 bie. Perandoria romake nė atė periudhė kishte degraduar, dhe vendin e kishte zėnė Perandoria bizantine, por copėzat arkeologjike janė tė periudhės romake. Vendbanime tė hershme arkeologjike nė fshatin Shkozė dhe nė periferi tė tij, mund tė pėrmendim: Balli i Goricės, Mjetėrzimi, Mezhda apo lėmi i Nikajve. Shkoza bėn pjesė nė fisin e lashtė ilir tė Amantėve. Amantėt kishin qytetin e tyre me emrin Amantia. Qyteti Ilir i Amantias ėshtė identifikuar nė rrėnojat e lashta tė fshatit Plloēė. Themeluar aty nga fundi i shek V para kr, pėrmendet pėr tė parėn herė nė burimet e shkruara nė shek.IV para kr. Amantia kishte tė fortifikuar vetėm Akropolin me perimetėr 2.200 m. Qyteti shtrihej nė faqet rreth e rrotull kodrės nė njė siperfaqe prej 15 ha. Nė shek. III para kr, Amantia ishte kryeqendra ekonomike, politike e kulturore e bashkėsisė sė koinonit tė Amantėve, ku hynin dhe qyteti Olympe dhe qytezat e fortifikuara tė Matohasajt, Ceries e Hadėrajt, kėto tė fundit me tepėr me funksione strategjike. Nga mbishkrimet e zbuluara nė rrėnojat e Plloēės, del se nė krye tė bashkėsisė ishte prytani. Pėrmendet dhe kėshilli (buleja), gramateu (sekretari i kėshillit), toksaraku (komandant i shigjetarėve) dhe agonoteti (nėpunės qė merrej me organizimin e lojėrave).
    Amantia bėnte pjesė nė Lidhjen Epiriote deri mė 230 para kr. Pas shkėputjes nga Lidhja filloi prerjen e monedhave me emrin e amantėve, tė cilat qarkullonin ne trevat e bashkėsisė dhe jashtė saj. Pas pushtimit romak, ruajti njė farė autonomie tė brendshme dhe ishte njė nyjė e rėndėsishme nė rrugėn qė nga Apolonia, e qė zbriste nė Jug tė Epirit, sidomos drejt Antigonesė dhe Ambrakisė.
    Veē mureve rrethuese tė Akropolit, mureve tė terracimit e portave, janė zbuluar dhe stadiumi i Amantias, tempulli i Afėrditės, gjurmėt e njė teatri, nekropoli dhe varret monumentale etj.
    Amantia ishte dhe njė nga nyjet kryesore tė rrugės qė lidhte Apoloninė me Bylisin dhe Andrianopolin (Sofratikėn) nė fillimet e mijėvjeēarit pas kr. Tė gjitha kėto rrugė kryqėzoheshin e kalonin nga territori i Shkozės si nyje kryesore.
    Amantia pėrmendet si qytet nė shek. VI pas kr., si qendėr peshkopale. Tė kėsaj kohe janė njė fragment muri i restauruar dhe nje bazilikė e pasur me plastikė dekorative arkitektonike (Skėnder Anamali “Monumentet” 2 /1974).
    Shumė interesant ishte stadiumi i Amantias. Ishte ndėrtuar nė shek. III para kr. Merrte rreth 3000 shikues dhe shėrbente pėr zhvillimin e garave tė vrapimit, tė pesėgarėshit, tė mundjes dhe tė grushtit. Stadiumi ndodhet nė lindje tė qytetit, jashtė mureve rrethuese, nė truall tė rrafshėt. Ka formė patkoi me shkallare dhe pistėn e garave nė mes. Njė krah i shkallares i mbėshtetet shpatit tė kodrės. Krahu tjetėr ngrihet mbi njė mbushje dheu. Tė dy krahėt bashkohen me njė segment tė lakuar (sfendona), (Apollon Baēe “Iliria dhe Ilirėt).
    Vendbanim i hershėm, i lidhur me Amantian, ka qėnė dhe Olympe. Olympe ishte qytet Ilir i pėrcaktuar nė rrėnojat antike tė kalasė sė Mavrovės. Nga burimet e shkruara e pėrmend vetėm Stefan Bizantini. Fillimet e jetės sė kėtij qyteti, i pėrkasin fundit tė epokės sė bronxit. Nė shek. IV para krishtit u zhvillua si qendėr protourbane qė u shndėrrua nė qytet nė shek IV-III para kr. U rrethua me mure tė fuqishme dhe u bė qendėr e rėndėsishme prodhimi pėr gjithė trevėn. Preu monedha bronxi, qė mbajnė emrin e bashkėsisė qytetare. Monedhat qė u zbuluan nė gėrmimet e vitit 1979 nė kala dhe bashkė me njė vulė balte me emrin “Olympus”, ndihmuan pėr tė pėrcaktuar qytetin. Pas pushtimit romak, nė shek. II para kr, qyteti filloi tė bjerė dhe mbeti njė qendėr pa rėndėsi.
    Po nė afėrsi tė fshatit Vajzė, janė zbuluar varreza Ilire (Brusnje), tė pasura me objekte tė ndryshme (armė, zbukurime, enė balte ), qė i pėrkasin fundit tė epokės sė bronxit- fillim i asaj tė hekurit.
    Si konkluzion : Si gėrmimet arkeologjike nė vetė fshatin Shkozė dhe nė periferi tė tij nė Plloēė, nė Amantia, nė Vajzė, nė Sevaster, nė Olympia e nė vende tė tjera mund tė vėrtetojmė plotėsisht se Shkoza ėshtė njė vendbanim i hershėm i para lindjes sė krishtit. Nga dokumentet mesjetare, sidomos nga “Historia e Skėnderbeut “e M. Barletit, nėnkuptohet se nė fushėn e Shkozės dhe nė gjithė luginėn e Kudhės-Gėrhotit ka shkuar Skenderbeu, i shoqėruar me krushqit e tij kur mori Donikėn nė Kaninė. Vargani i krushqve ka ndier dhe bukurinė natyrore tė luginės sė Kudhės-Gėrhotit, ku, sipas zakonit tė kohės, ėshtė mbushur me dhurata. Rrugėn prej andej e ka vazhduar drejt Ēorrushit tė Mallakastrės.

    LEGJENDĖ APO HISTORI SHKOZIOTE
    Si ēdo fshat dhe Shkoza ka legjendėn dhe historinė e krijimit te saj. Nga gojėdhanat qė kanė qarkulluar nga brezi nė brez, mendohet se pėr fillimet e kėtij ngulimi ka kėto tė dhėna:
    Nė vendbanimin e fshatit Shkozė sė pari u vendosėn dy familje: Zerfaj nė lagjen Aligjon dhe Bregasit nė lagjen Sinaj. Zerfajt, paraardhėsit e Axhem Iljazit kanė ardhur nga Molla e kuqe (Turqi), kurse Bregasit, paraardhės tė Dino Liēos e Telharajve tė sotėm e kanė origjinėn nga jeniēerėt turq. Banorėt e tjerė tė lagjes Aligjon u shtuan nė kohėn, kur Zerfajt bėnė krushqi me njė bari vllah i krishterė, i cili pranoi tė ndėrronte fenė nga ortodoks nė mysliman. Me anė tė kėsaj i biri i vllahut, Gjoni, mori pėr grua tė bijėn e Zerfajve dhe shpejt lindi njė djalė qė ia vuri emrin Ali. Prandaj lagjia u quajt Ali-Gjon. Njė trashėgimtar nga ky fis u vendos nė Mazhar. Dhe sot e kėsaj dite ruajnė traditėn e vjetėr tė rrjedhjes nga njė gjak e pėr pasojė akoma nuk bėjnė krushqi me njeri-tjetrin. I pari i familjes Bregas u martua me njė vejushe nga Zhapokika e Tepelenės, e cila solli me vete njė djalė qė quhej Sino. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa edhe sot nė Zhapokikė ruhet toponimi “Trojet e Sinos”. Sinua u rrit dhe kėrkoi tė bėhej vendas. Bregasi e lejoi, duke i dhėnė truall si shpėrblim pėr njė hakmarrje nė favor tė njerkut tė vet, kundėr njė farė Raē Gjini nga Golimbasi.
    Nga martesa e Sinos, lindėn katėr djem: Aliu (duke formuar fisin e Aliajve), Hyseni (duke formuar fisin e Alibejve), Kapua (duke formuar fisin e Kapajve) dhe Rapua (duke formuar fisin e Rapajve).
    Kėto katėr fise dhe sot e kėsaj dite i pėrmbahen traditės sė vjetėr tė rrjedhjes nga njė gjysh e njė gjak, prandaj ende nuk bėjnė krushqi me njėri-tjetrin. Sinua ka jetuar afėr kroit, te Prushet. Jo shumė vonė ka ardhur nga Penkova e Vlorės njė nip i Bregasve, i cili u vendos nė qėndėr tė fshatit dhe prej tij u formua lagjia e Nanojve, prej tė cilit rrjedhin Ramajt, Pajajt, Demajt. Edhe kjo lagje pėr tė njėjtat arsye, nuk bėn krushqi me Bregasit.
    Fiset e tjera tė fshatit kanė ardhur mė vonė nga vende tė ndryshme. Kėshtu Mukajt kanė ardhur nga Kamēishti i Tepelenės, Tarajt nga Smokthina, Kaēupajt nga Nivica e Tepelenės, Zhupajt nga Progonati, Qyrjat nga Sefajt (Dushkarak) dhe Binaj nga Ēepani i Skraparit. Koha e lėvizjes sė fiseve tė veēanta, ardhur nė kėtė fshat, nuk ėshtė fort e pėrcaktuar. E papėrcaktuar qartė mbetet dhe arsyeja e ardhjes sė kėtyre fiseve nė Shkozė. Mendohet se mund tė kenė ardhur pėr hasmėri ose pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė klimė mė tė butė, apo pėr arsye fetare.
    Nė ēdo rrethanė qoftė, njė gjė duhet pranuar: ata janė integruar tėrėsisht me jetėn e zakonet e Shkozės. Njohin historinė e kėtij vendi dhe thjesht pėr kulturė mund tė shprehin origjinėn e tyre tė largėt mbi 200-vjeēare. Ata sot e quajnė plotėsisht veten shkoziotė. Pra fshati sot ka 125 familje, nga tė cilat 45 jetojnė nė lagjen Aligjon dhe 80 familje nė lagjen Sinaj.
    Duhet theksuar se kėto ngulime kanė gjetur strehė nė njė popullsi paraardhėse qė fatkeqėsisht, pėr arsye tė myslimanizmit tė mėvonshėm, u duk sikur e humbėn origjinalitetin e tyre fillestar. Kėtė e ka dėmtuar dhe ndėrrimi i mbiemrave nga brezat , gjė qė e bėn tė vėshtirė identifikimin nė thellėsi tė shekujve tė rrjedhės sė fiseve.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    HISTORI E SHKRUAR E FSHATIT SHKOZĖ

    Fshati Shkozė dokumentohet pėr herė tė parė nė regjistrimin turk tė vitit 1431 me 16 hane, duke pėrcaktuar si datė tė krijimit vitin 844 pas kr.(Dosja A III 262, regjistrimet turke nė Shqipėri nė vitin 1431. Ndodhet pranė Institutit tė Historisė Tiranė). Nė historinė shumėshekullore tė Shkozės si dhe nė gjithė Kudhės-Gėrhotin janė paraqitur helenė, romakė, sllavė, nomadė, gotė, visigotė,ostrogotė, saraēinė, bizantinė, turq, venecianė, francezė, grekė, austriakė e nė kohėt e reja nazi-fashistėt italianė e gjermanė.
    Pėrpjekja pėr tė qėnė i lirė dhe pėrballja nė shekuj me kėto hordhi, ka pėrbėrė vetė historinė e Shkozės.
    Dhe pėr tė hedhur dritė mbi kėto ngjarje, po u referohemi momenteve mė tė rėndėsishme tė epokave. Kur i drejtohemi historisė, kėtė nuk e bėjmė as pėr erudicion dhe as pėr t’i bėrė qejfin vetes, por pėr tė treguar dhe konkretizuar se historia jonė kombėtare, dhe brenda saj dhe historia e Shkozės, nuk ka qėnė kujtesė nė sirtar apo thjesht njė ēėshtje e arkivuar, por e gjallė, dinamike, e mbushur me aktivitet luftarak, tė pandėrprerė nė tė gjitha kohėrat. Ēdo pėrpjekje luftarake ka qėnė e imponuar nga tė huajt.
    Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa qarkullon njė thėnie (s’di se nga ka ardhur): “Dhe sikur i mbushur me flori dhe i lyer me mjaltė tė kishin qėnė kėto troje malore tė Labėrisė, nuk do tė qenė lakmuar e sulmuar kaq shumė, kaq shpesh, kaq ashpėr, siē ka ndodhur me historinė shumėshekullore tė tyre”. Mendimi im mbi kėtė ēėshtje, ėshtė fakti se Shqipėria ėshtė buzė dy deteve dhe ka shėrbyer si rrugė kalimi nga lindja nė perėndim. Lakmia e shteteve tė tjera ka qenė, pėr ta mbajtur tė nėnshtruar kėtė vend pėr interesa tė tyre.
    Ndaj dhe shkoziotėt nė momente tė veēanta e vendimtare tė historisė u janė drejtuar armėve. Natyrisht, jo pėr t’u rėnė tė tjerėve nė qafė, por pėr tė mbrojtur trojet e pasurinė e tyre, mbi tė gjitha pėr tė mos pasė zgjedhė pushtuesi mbi kokė.
    Ajo qė e karakterizon jo vetėm Shkozėn dhe Kudhės-Gėrhotin, por gjithė Ilirinė ka qenė fakti, se asnjėherė nuk janė dėgjuar pėr lakmi dhe pushtime tė vendeve tė tjera, por pėrkundrazi janė tkurrur nga pushtime tė ndryshme barbare dhe tė pamėshirshme nė shekuj nga tė tjerėt .
    Pa kėto aktivitete luftarake nė mbrojtje tė trojeve tė tyre, pa kėtė drejtim tė detyruar tek armėt, Shkoza e tėrė Kudhės-Gėrhoti, nuk do tė kishin kėtė identitet dhe kėtė emėr qė kanė sot. Nuk ka ngjarje historike lokale a kombėtare, qė tė mos gjesh kontributin e gjakun e Shkozės e tė gjithė Kudhės-Gėrhotit.

    TURQIT NĖ JUG TĖ SHQIPĖRISĖ DHE NĖ SHKOZĖ

    Siē dihet nga historia, Niqifor Ėngjėlli nuk mundi t’i nėnshtronte feudalėt vendas dhe as tė eliminonte anarkinė feudale, prandaj bashkėpunoi me mercenarėt turq pėr tė arritur qėllimet e veta. Turqit mė 1388 u bėnė rrezik i drejtpėrdrejtė i Labėrisė. Nga Manastiri e Kosturi ata u nisėn e mbėrritėn nė Vlorė e nė zonėn pėrreth, deri nė Kudhės-Gėrhot. Turqit qė nga ai moment asnjėherė nuk hoqėn dorė nga pushtimi e nėnshtrimi i Krahinės e i fshatit tonė Shkozė. Dėm tė madh i solli krahinės momenti, kur feudalėt vendas e braktisėn vendin dhe shkuan nė Italinė e Jugut e nė Peloponez, duke mos i rezistuar dot hordhisė turke. Kapedanėt e princat feudalė me veprimin e tyre u lanė dorė tė lirė turqve tė vepronin mė tej pas kėtij largimi. Forcat vendase mbetėn pa drejtim. Nė tė njėjtėn kohė largimi i tyre nga Krahina nxiti dhe migrimin spontan tė shumė banorėve tė Labėrisė, tė Kudhės-Gėrhotit e Shkozės, tė cilėt dhe sot e kėsaj dite, aty ku kanė shkuar njihen si “arvanitas” ose “arbėreshė”. Kėshtu qė fshatrat tona u vunė nė njė darė rrethimi tė plotė, ndonėse nė fillim nuk guxuan tė hynin nė kėto gryka e lugina tė Vjosės. Kėtė mundėn ta realizonin pas 12 vjetėsh, duke pėrsėritur mė parė ekspedita ndėshkimore, tė cilat e kishin detyrė tė shkatėrronin ēdo gjė, duke vendosur dhe taksėn e tmerrshme tė gjakut , qė ishte marrje peng tė djemve 4-6 vjeē dhe rritjen e tyre nė Perandori si fėmijė pa nėnė e pa babė, pėr t’i bėrė pastaj jeniēerė e pėr t’i dėrguar kundėr vendit tė tyre. Jeniēerėt ishin ushtarė kėmbėsorė me pagesė nė ushtrinė osmane. Ata formonin njė korpus mė vete qė pėrbėnte pjesėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė zgjedhur tė gardės sė sulltanėve. Korpusi i jeniēerėve u krijua nga fundi i shek XIV. Radhėt e tij mbusheshin me djemtė e zėnė rob gjatė luftrave ose tė grumbulluar nė bazė tė “taksės sė gjakut”, sistemit tė Devshirmesė. Korpusi i jeniēerėve luajti njė rol tė rėndėsishėm si ushtri e organizuar mirė pėr zgjerimin e Perandorisė nė fushatat pushtuese nė vende tė ndryshme. Jeniēerėt dėrgoheshin nė shėrbim edhe pėr ruajtjen e kalave. Tė tillė kishte dhe nė Krahinėn tonė deri nė shek. XVI .Atyre u jepeshin nė zotėrim timare tė rėndėsishme. Mė vonė, me fillimin e tatėpjetės sė Perandorisė dhe shthurjen e disiplinės sė Korpusit, jeniēerėt u bėnė vegėl nė duart e grupeve feudale rivale nė luftėn pėr pushtet.
    Nga kjo kohė e kanė origjinėn sipas gojėdhėnave prej jeniēerėve turq dhe Bregasit e Shkozės. Nė shek. XIX me zbatimin e reformave centralizuese dhe nė ushtri, korpusi i jeniēerėve u shpėrnda me dhunė, duke pėrdorur nė vitin 1826 dhe masakra ndaj tyre. Kėta jeniēerė nuk u larguan mė dhe u integruan nė jetėn shqiptare, aty ku ndodheshin. Kėshtu ndodhi edhe nė Shkozė.
    Presioni turk e bėri Krahinėn e Shkozėn qė t’i pėrvishej organizimit shoqėror e ushtarak dhe tė rriste prodhimin bujqėsor (Histori et descaioton vep.I, F. 198).Shkoziotėt rishikuan dhe masat mbrojtėse, sidomos nė drejtimin bregdetar, por edhe atė tė Kalivaēit, si drejtim nga ku turqit mund tė depėrtonin lehtėsisht nė Shkozė e nė Kudhės-Gėrhot. Turqit caktuan korierė (lajmėtarė) tė rregullt pėr informim tė Kėshillit Ushtarak, rritėn numrin e karakollėve dhe organizuan rrjetin informativ, deri nė qendėr tė Perandorisė. Nė betejat e vitit 1432-1434, tė udhėhequra nga Gjergj Araniti, me origjinė nga Golemi i Kurveleshit e sundimtar i Kaninės, morėn pjesė dhe shkoziotėt dhe gjithė Kudhės-Gėrhoti, tė cilėt nė atė kohė vareshin prej tij. Thotė kėnga:
    “Borė e madhe e atij viti,
    Prin nė ballė Arianiti,
    N’ato male veshur shkėmb,
    Ushtria e turkut u shėmb”.

    Turqit, duke u siguruar pėr njė pushtim tė plotė tė tė gjithė Shqipėrisė Jugore, mė 1431 mundėn tė bėnin lehtėsisht e nė mėnyrė tė saktė regjistrimin e parė. Nė kėtė regjistrim ėshtė pėrfshirė dhe Shkoza jonė. Ky regjistrim pėr fshatin shkozė, ėshtė me shumė vlerė. Ėshtė dokumenti i parė i shkruar pėr fshatin tonė. Ai na sqaron sa popullsi ka pasė fshati, cilat janė trungjet familjare, tė pėrfaqėsuara me kryefamiljarėt e tyre. Na jep gjendjen ekonomike tė fshatit, tė pėrfaqėsuar nė mall e nė para. Ai regjistrim na sqaron plotėsisht, se Shkoza ka qėnė njė fshat i krishterė, i ritit katolik, por dhe me emra ortodoks (kjo e papėrcaktuar mirė). Na jep tė dhėna demografike e territoriale. Fatkeqėsisht, me myslimanizmin e fshatit kanė mbetur mbiemra shumė tė paktė origjinalė tė asaj kohe, por edhe tė huazuar. Emrat e mbiemrat u ndėrruan, por trungjet me emra tė rinj mbetėn.
    Ky regjistrim ėshtė pėrsėritur pastaj nė vitin 1582, ku pėrsėri Shkoza figuron e regjistruar. Lufta kundėr turqve asnjėherė nuk kishte ndalur. Pėr luftrat e lebėrve nė vitin 1537, njė kronikė e kohės tregon: “Banojnė nė male tė thepisura, nga tė cilėt disa herė dilnin kundėr barbarėve dhe pėrsėri bėnin kėrdinė, ktheheshin nė ēerdhet e tyre plot me plaēka e robėr. Arbėrit as mund tė kapeshin, sepse kishin atė shpejtėsi me kėmbėn vepruese, si vepron ujku nė tufė dhe prej sė cilės i ngopur kthehet nė strofkullėn e vet me hapa shumė tė shpejtė pėr turp tė barinjve, qė mė vonė i lėshuan qentė mbi shpinė, ashtu siē vepronin lebėrit”.(A.Marmara “Della historia di Corfu”).
    Divani perandorak nė Vlorė, ishte i tėri me sulltanin. Ai vendosi qė forcat kryesore t’i fuste nė luftim pėrgjatė Mesaplikut e Kudhės-Gėrhotit dhe atje tė zhvillonte betejėn vendimtare e tė mos linte gjė tė gjallė nė ato gėrxhe e pyje, pėrveē ujqėrve e shpendėve.
    Po edhe luftėtarėt e Kudhės-Gėrhotit, por dhe tė Mesaplikut nuk rrinin duarkryq. Ata me kohė ndiqnin ēdo lėvizje forcash armike e ēdo pėrqėndrim dhe turreshin,- siē thotė kronisti,-si ujku nė kope, zinin robėr turq, i tėrhiqnin nė guva tė thella dhe i detyronin tė jepnin tė dhėna tė rėndėsishme. Robėrit tregonin qartė dhe qėllimin kryesor tė armikut. Prandaj kryengritėsit, tė informuar, futeshin nėpėr shtigje, gryka, gėrxhe e pėrrenj tė pyllėzuar, ku turqit,po tė futeshin, s’ktheheshin mė dot prapa. I sulmonin turqit deri nė luftim tė afėrt dhe zhdukeshin pa humbje.
    Kėto luftime u zhvilluan nė grykėn e Mesaplikut dhe nga pikpamja ushtarake, nuk kishin ndonjė ndryshim nga ato qė zhvilluan Sulltanėt e tjerė nė kėto treva. Ato vazhduan dhe nė Shkozė. Falė forcave tė shumta, turqit dolėn fitues mbi forcat kryengritėse, qė mė nė fund pothuajse e zbehėn rezistencėn.
    Kronisti Marmara thotė: “Duke i nėnshtruar plotėsisht Mesaplikun e Kudhės-Gėrhotin turqit mbi themelet e ndėrtesave mbollėn kripė”. (Marmara vep f.292-293).
    Rezistenca nė zona tė veēanta tė Labėrisė, qe shumė e fortė. Kronika e kohės shton pa dhėnė emra vendesh: “Kryengritėsit e pritėn nė vende tė tilla qė, tė lehtė si flutura dhe tė shpejtė si petrita, herė nga krahėt, herė nga shpina, herė pėrballė, i goditėn turqit osmanė nė atė mėnyrė sa lufta e tyre dukej me kohė e humbur. Nė kėto kushte, Divani nė Vlorė vendosi qė, meqėnėse po vinte dimri, turqit tė tėrhiqeshin nga rajoni”.(Marmara vepra f.292-293). Thotė kėnga:
    “Erdh’ Jeziti nga Anadolli,
    Mbi gėrmadha kripė mbolli,
    Ky halldup osmanlli,
    Si kasolle dhe shtėpi,
    Tė gjithė i bėri shkrumb e hi,
    Kėtu fėmijė, gra e pleq,
    Jatak s’kanė veē meleq (ėngjėjt)
    Lart nė Kuē e poshtė nė Shelg”.

    Duke shfletuar “Arkivin Ali Pasha”(Botim i Institutit tė Studimeve Neohelenike, nė katėr vėllime me rreth 32000 faqe, Athinė 2007-2009) vihet re nė indeks se emri lebėr i referohet vetėm pesė herė nė 1469 dokumente, ndėrsa pėr Labėri (Liapurja) shprehet shih Arbanon. Aty gjendet njė letėr interesante, ku shprehen marrėdhėniet mes lebėrve dhe himariotėve mė 1810 e ku pėrmendet dhe emri i trimit shkoziot tė asaj kohe Imer Aliut. Ja teksi i plotė i letrės sė arvanovėve (arbėrve):
    ”Tė dashur fqinjė, parėsi e Himarės, Vunoit, Dhrimadhes dhe Palasės dhe tė tjerė, ju pėrshėndesim. Me pėrshėndetjen tonė tregojmė se morėm vesh se keni ndėrmend tė futni aty Ali Pashėn qė tė na ngatėrroni tė gjithė Arbanon (Arbėrinė). Ne nuk besojmė ta bėni kėtė gjė, por po qėlloi qė ta bėni kėtė kini havale (barrė) gjithė Arbanon. Ju ē’tė keqe kini dhe nuk na pyesni edhe ne qė tė vdesim gjithė bashkė? Ne jemi lidhur qė nga Gjirokastra dhe Kardhiqi dhe gjer nė Kudhės, nė Dukat e Palasė dhe gjithė Arbanoni (Arbėria), ku nuk kemi asnjė frikė jo nga Ali Pasha, as nga Prahim(Ibrahim) Pasha, vetėm doni ju e trembeni dhe doni tė bėni armiq tėrė fqinjėt. Dhe tė prishni fjalėn tuaj, sepse zotėrinjtė kanė hallin e luftės, dhe ju i futni nė shtėpitė tuaja dhe pėr kėtė ju japim lajmin se po, ta bėni kėtė, keni pėr t’u prishur prej nesh njė orė e mė parė. Unė Imer Aliu tė jap lajmin ty Koka qė mė ke mik: po ta bėsh kėtė, ta dish se je i rrėnuar(bitisur). Nėntor 8; Kuēiotė, Lopėsiotė, Gjirokastėr dhe Kardhiqi, Dukati, Tragjasi i tėrė tej e tej, ne smokthinjotėt, ju shkruajmė velēiotėt, vajziotėt, shkoziotėt dhe gjithė Kudhėsiotėt (Gėrhoti). Mė 1810 nėntor (Ndodhet me sqarimet pėrkatėselambro Ruci “Himara, zėra e Akrokeraunėve” bot. v. 2011).
    Periudha e Ali Pashė Tepelenės mbaroi. Ajo periudhė e Kudhės-Gėrhotit dhe e Shkozės, veē taksave tė larta, sherre tė brendshme deri nė vėllavrasje, kthim i shtirur e i sforcuar nė myslimanė nuk solli gjė tjetėr. Aq tė mosbesuar ishin pėr fenė e porsapėrvetėsuar sa me pėrēmim vazhdonin t’i quanin “kaurė tė derrit”, term qė aty- kėtu pėrdoret dhe sot. Mė 7 Nėntor 1828 pėfaqėsuesit e popullit u mblodhėn nė Berat. Aty u formua Lidhja Shqiptare, nėn kryesinė e Ismail Vlorės, Zyliftar Podės, Shahin Kolonjės etj. Porta e Lartė nė fillim, bėri sikur i pranoi kėrkesat e shqiptarėve dhe i ftoi pėr bashkėpunim nė Janinė. Nga ajo dredhi e pėsoi kryeopozitari Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit), tė cilin e vranė pabesisht mė 5 janar 1829. Thotė kėnga:
    ”Me pashain ballė pėrballė,
    Dy kobure pas ia dhanė”.
    Bashkė me beun e Vlorės u vra dhe trimi Halil Hyseni nga Brahimajt e Shkozės dhe 12 trima nga Lumi i Vlorės. Hakun ua mori Zenel Gjoleka, qė e vrau nė mes tė Janinės Pashain turk, urdhėruesin e vrasjes sė Ismail beut. Atėherė i dėrgoi lajm Tafil Buzit:
    “Tafil Buzit tė m’i thoi,
    Gjoleka s’e turpėroi,
    Kaftanazin ē’e martoi”.
    Familja Vlora i lidhi familjes sė Gjolekės njė rrogė tė majme pėr 50 vjet, ndėrsa familjes sė trimit nga Shkoza Halil Hysenit (Brahimaj) i dha shpėrblime tė ndryshme. Pabesinė mė tė madhe Turqia e tregoi mė 1830 nė Manastir. Pashai turk Mehmet Reshit Pasha vrau pabesisht 500 krerėt e Shqipėrisė sė Jugut. Nė kėtė masakėr u vranė dhe 4 djem nga Shkoza, qė fatkeqėsisht emrat nuk ua dimė. Kryengritėsit shqiptarė e mes tyre dhe Kudhės-Gėrhoti e shkoziotėt e vazhduan luftėn. Mahmud Hamdi pasha, edhe pse i pranoi kushtet e shqiptarėve, nuk i vuri nė jetė kėrkesat e tyre. Ai filloi ēarmatimin e pėrgjithshėm tė popullsisė dhe nė forma tė tėrthorta, u vu nė ndjekje pėr kapjen e udhėheqėsve tė kryengritėsve. Nė kėto rrethana Tafil Buzi, i ndihmuar dhe nga kudhėsiotėt u hodh nė Korfuz. Thotė kėnga:
    ”Kudhėsiotė mirė e prinė,
    Me treqind desh e gostistnė,
    Ngado tė shkojmė Tafilė?
    Mespėrmes Labėrinė,
    Nė Korfuz vanė e vėrvinė,
    Qė turqit tė mos e dinė...”.
    Nė muajin mars 1834 Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Mahmut Bajraktari nga Luarati i Margėllėēit dhe Nurēe Toska me shoqėruesit e tij u larguan nga Korfuzi dhe zbarkuan nė Dukat tė Vlorės (P. Arvantinoi ”Hronografia tis Ipiru”(1822-1852) bot. v.1856 Athinė). Sipas folklorit:
    ”Erdhi kartė nga Korfuzi,
    Thonė doli Tafil Buzi,
    Thonė se doli nė Vlorė,
    Me tre bajrakė nė dorė”.
    Kėta kapedanė nė rrethin e Vlorės, gjetėn kudo pėrkrahėsit e tyre. Fshatrat e Lumit tė Vlorės ishin ngritur nė kėmbė nėn udhėheqjen e Mete Jazos nga Dukati e Cane Myftarit nga Smokthina. Me kėto forca u bashkuan dhe luftėtarėt e Kudhės-Gėrhotit, me nė krye trimin nga Shkoza Imer Alinė. Shkoziotėt kanė marrė pjesė nė tė gjitha ngjarjet mė tė rėndėsishme nė Krahinė e mė gjėrė, siē ka qėnė Kuvendi i Taroninės afėr Zhulatit mė 1844, apo nė Kuvendin e Mesaplikut nė Lumin e Vlorės mė 1847.
    Kėto kuvende tė gjera e me pėrfaqėsues nga shumė krahina, kundėrshtonin Reformat e Tanzimatit. Thotė kėnga:
    “Xhelep e tymjake s’ka
    Jemi vėndė fukara”.
    Kėto kryengritje nė Shqipėrine e Jugut, i drejtonin Kapedanėt Zenel Gjoleka,Tafil Buzi, Rrapo Hekali, Ēelo Picari e shumė tė tjerė. Dhe Shkoza jonė u pėrfshi tėrėsisht nė kėtė rezistencė, e pėrfaqėsuar nga Imer Ali Shkoza, duke u bėrė komandant e drejtues i forcave popullore nė kryengritjen e Tanzimatit. Nė listėn e firmėtarėve tė letrės qė i dėrguan mbretit grek Oton, pėr t’i kėrkuar ndihmė nga Besėlidhja e Mesaplikut ishte dhe Imer Aliu nga Shkoza. Po kush ishte Imer Aliu? Imer Aliu ka pėrfaqėsuar krahinėn e Kudhės-Gėrhotit nė tė gjitha ngjarjet e viteve 1830-1850, jo vetėm nė kuvende, por dhe nė luftė. Ai ka qenė komandant i forcave tė zonės, nė ndihmė tė Rrapo Hekalit, kundėr reformave tė Tanzimatit. Mobilizoi forcat e Kudhėsit nė kryengritjet e vitit 1833-1834 nė Berat. Luftėtarėt e Kudhės-Gėrhotit me nė krye Imer Alinė, u caktuan pėr t’u rėnė nga ana e Mbrezhdanit focave turke e pėr t’i shpartalluar ato. Imer Aliu ishte burrė trim, i zgjuar, zotėronte urtėsi popullore nė gjykimin e ēėshtjeve madhore tė krahinės apo tė vendit. Fjala e tij zgjidhte probleme nė kuvende. Nė kuvendin e Greshicės, kujtohet dhe fjala e Imer Aliut qė tha: “Deri mė sot, o vėllezėr, ky popull nuk ka parė ndonjė tė mirė nga Vrionasit. Nė daē sillu mirė , nė daē sillu keq, ata po njėsoj, zullume dhe dėme bėjnė. Kėsaj dere tė mallkuar as ia kemi parė tė mirėn, as do t’ia shohim. Ja tashti, ky birēja qė na qėndron kokėulur si evlia, sikur u vuri kapakun tė gjitha zullumeve tė Vrionasve. Kanė ardhur edhe mė pėrpara nė fshatrat tona bejlerė zullumqarė, njėri mė i keq se tjetri dhe na kanė vrarė, na kanė djegur, na kanė plaēkitur, por atė qė bėri ky, nuk e ka bėrė as mė i keqi i tyre. Edhe turk anadollak tė ishte, nuk do ta bėnte, por Vrionasit janė turq e shkuar turqve dhe nuk u ka mbetur asnjė pikė gjak shqiptari nė damarėt e tyre. Me ato qė bėri nė Greshicė, ai nuk fyeu vetėm greshicarėt, por tė gjithė krahinėn tonė, me Mallakastrėn, me Tepelenėn, me Lumė tė Vlorės, tė gjithė Shqipėrinė! Prandaj pse e zgjasim kėtė punė!” Gjithė turma njėherazi thirri:”Tė lumtė goja, xha Imer!”
    Luftėtari Rrapo Hekali pėr tė kundėrshtuar shkuarjen e djemve nizam, mė 1847 shkoi nė Sinjė tė Mallakastrės dhe organizoi njė mbledhje tė shpejtė, me krerė tė thirrur nga krahina e Mallakastrės. Krahas udhėheqėsve kryesorė bėnte pjesė dhe udhėheqėsi popullor i Kudhės-Gėrhotit Imer Aliu. Thotė kėnga:
    ”Doli Rrapua nė Sinjė,
    Seē e mblodhi miqėsinė,
    Del, o Lumi i Vlorėso,
    Del se do tė dalimo,
    Tė mėdhenj tė vegjėlo,
    Tė pjekur nė Povėlo,
    Kemi hall me Vrjono,
    Na kėrkon nizamino,
    Nizam e xhelepeto”.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    FIGURA TĖ SHQUARA TĖ FSHATIT SHKOZĖ NĖ KOHĖN E PUSHTIMIT TURK

    Shkoza, Kudhės Gėrhoti dhe gjithė Shqipėria gjatė shekujve kanė nxjerrė burra me peshė e tė zotė, duke e kthyer veten nė figura historike, tė cilėt, pėr fat tė keq, pjesėrisht janė pėrmendur dhe pjesėrisht janė lėnė nė hije pėr arsye tė konjukturave tė kohėve, apo arsyeve politike tė pasardhėsve tė tyre nė kohė diktaturash.
    Doja nė mėnyrė tė pėrmbledhur t’u kushtoja vėmendje nė kėtė studim, kėtyre figurave historike sa kam gjetur nė kujtesėn e brezave. Ata kanė lėnė gjurmė gjatė periudhės sė sundimit osman, duke sakrifikuar pėr vete dhe familjet e tyre nė shėrbim tė Shkozės, tė gjithė Krahinės dhe pse jo pėr tėrė Shqipėrinė.
    Po ndėr ta cilėt janė:

    IMER ALI ALIAJ:

    Njė figurė e shquar e fshatit Shkozė rreth viteve 1800 ka qėnė edhe Imer Aliu. Ky ka qenė ushtarak i lartė i ushtrisė turke dhe personalitet i kohės, por nė tė njėjtėn kohė dhe kundėrshtar i saj. Ai sė bashku me Selim Zenjelin, Mustafa Begėn, Fegė Mahilin, Tozo Beqirin bėnin pjesė nė parinė e Kudhės-Gėrhotit. Kėta ishin paria nė kuptimin jo vetėm tė pasurisė, por sidomos ata qė ishin nė kundėrshtim me reformat shfrytėzuese turke. Ata sakrifikuan dijet dhe pasurinė e tyre pėr lirinė e krahinės. Shumė vite mė vonė, brezat e pėrkujtuan kėtė figurė tė ndritur tė historisė. Komuna e Sevasterit e ka shpallur “Nderi i Komunės e i Krahinės”.

    BANUSH RROKO BAZAJ:

    Ka qėnė Kryeplaku i Kudhės- Gėrhotit rreth vitit 1730.
    Pėr tė Isuf Nurdin Bazaj sot Rrokaj nė muajin gusht 2011 nė Orikum Vlorė tregon njė ngjarje tė paraardhėsit tė tij:
    Banush Rroko Bazaj nga lagja Aligjon e fshatit Shkozė ka qėnė Kryeplak i Kudhės-Gėrhotit rreth viteve 1730. Nė Shkozė e nė Krahinė, kishte pllakosur uria dhe njerėzit rrezikoheshin pėr tė vdekur nga kjo uri. Tė gjithė kėrkonin rrugėdaljen nga kjo situatė tepėr e rėndė.
    Nė atė kohė, rruga qė pėrshkruante nga Vlora nė drejtim tė Janinės, kalonte nga Shkoza e lugina e Vjosės. Paria Kudhėsiote vendosi, me urdhėr tė Banush Rrokos, qė tė gjithė burrat dhe djemtė mė tė zotė tė zonės t’i prisnin rrugėn karvanit turk, tė ngarkuar me misėr, duke bėrė ēdo sakrificė dhe pse jo deri edhe nė asgjėsimin fizik tė drejtuesve tė karvanit pėr realizimin e qėllimit tė tyre. Fillimisht kėtij karvani i doli pėrpara njė grua me emrin Pashako nga fshati Shkozė, (qė pėr fat tė keq nuk dihet kujt fisi i pėrket), e cila shquhej pėr guximin e tepruar. I zuri rrugėn pa iu trembur karvanit turk (qė thuhet se kanė qėnė disa qindra mushka, tė ngarkuara nga vaporėt turq nė Vlorė) dhe u kėrkoi shoqėruesve tė armatosur, tė shkarkonin bereqetin pėr popullin dhe shpėtimin e zonės nga uria. Si prapavijė ishin djemtė kudhėsiotė, qė mbėshtetnin kėtė grua guximtare. Kėshtu u bė. Karvanėt u shkarkuan, misri u mor, fshatarėt shpėtuan nga uria. Pėr kėtė, Banush Rroko Bazajn e arrestuan dhe e ēuan nė burgun e Beratit. Ai, pėr tė shpėtuar burrat e tjerė dhe gruan me emrin Pashako, u rezistoi torturave tė turqve deri nė vetėmohim, duke i mbajtur pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė, duke mos nxjerrė asnjė emėr. Kėtė e vėrteton kėnga:
    “O Banush Rrokua i shkret,
    Ē’e kishe fjalėn senet,
    U lidhe pėr dymbėdhjet,
    I jep shokėt a s’i jep,
    S’i jap sa tė varem vet”.
    Pas kėtij akti, i tėrė Kudhėsi u ngrit nė kėmbė. Caktoi pėrfaqėsuesit e tij, tė cilėt shkuan nė burgun e Beratit dhe kėrkuan lirimin e tij. Pas shumė pėrpjekjesh e realizuan. Pėr kėtė e thotė edhe kėnga:
    “Kudhėsi vėndi stėrrall,
    Mbledh burrat dhe vendim muarė,
    Nė Berat do tė shkojmė,
    Kryeplakun ta shpėtojmė”.


    SELIM ZENJEL SELIMAJ

    Njė figurė historike, e cila vlen tė pėrmendet si e tillė nė histori. Selim Zenjeli ėshtė nga lagjia “Aligjon” e fshatit Shkozė. Ai rrjedh nga fisi Selimaj. Familja Selimaj ėshtė njė familje fisnike, me kontribut tė madh patriotik dhe me kapital te madh deri nė Bunavi, me ēiflik dhe me kėngė, e pėr kėtė flet mė sė miri historia e kėtij burri trim dhe guximtar, jo vetėm pėr ēėshtjen e Kudhėsit, por pėr gjithė Shqipėrinė.
    Fati i kėtij burri fisnik, trim dhe patriot, jo vetėm qė humbi tragjikisht jetėn si kundėrshtar i Portės sė Lartė, por edhe mė pas, pėr shkak tė konjukturave politike, figura e tij u la nė pluhurin e harresės.
    Sė bashku me Jaup Imer Bazaj, shkuan mė 1847 nė Stamboll dhe zhvilluan takim me Sulltanin e Turqisė, ku i argumentuan, se pėrse ishin kundėr reformave tė Tanzimatit. Selim Zenjeli nė atė kohė, ndonėse ishte gjeneral nė formacionet ushtarake tė Turqisė, doli hapur kundėr kėtyre reformave dhe hapur u pėrball me luftėn e pushtuesit, pėr tė nėnshtruar Kudhėsin, mbarė Vlorėn dhe mė gjerė. Pėr kėto tė drejta, qė kėrkonte, me urdhėr tė komandės sė lartė turke, ai u mor peng dhe u helmua nė Stamboll.
    Tė dhėnat historike pėr tė, fatkeqėsisht janė tė pakta. Vėtėm nė kujtesėn e kėngės ka mbetur diēka. Ja ē’thotė njė kėngė pėr figurat e kohės, ku pėrmendet edhe emri i Selim Zenjelit:
    Haberet qė ven e vin
    Kudhės Grehoti oshtin
    Jaup Bazaj vetėtim
    Port mė port u jep kushtrim
    Mblodhi gjithė djalėrin
    Te rrapi e bėn tertimn
    Zgjodhėn komandantin trim
    Selim Zenjel pashallin
    Aligjon ka katimin
    C`pati e dha per lirin
    Cifliqet dhe pasurin
    Buajt edhe Bunavin
    Emrin e plakut me sqim
    E nderuan ne krahin
    Kudhėsiotėve c`u prin
    Pėrkrah me Hodo Alin
    Me Gjolek mandile zin
    Cane Myftari Smokthin
    Se i prźt Rrapua nė Sinj
    Tė shpėtojmė Shqipėrinė
    Tomorr Lelo
    Njė kėngė tjetėr thotė:

    “ Gjemitė nga deti vinė,
    Pėr tė parė parėsinė,
    Sėrasqer Baba Selimnė”.
    Po nė gazetėn “Shkoza” ėshtė botuar kohėt e fundit, njė kėngė pėr Selim Zejnelin:
    “Pėr Baba Selimin nga Shkoza,
    Dy fjalė nė kartė i hodha,
    Tetėqind e dyzet e shtata,
    Pruri gjithė ato tė prapa.
    Erdhi vapori nė Vlorė,
    Gjithė parėsinė e folė.
    Folė dhe Baba Selimnė,
    Dhe zotin Imer Alinė.
    Parinė e Kudhėsit e Labėrisė,
    Qė s’pranoi hyqmin e Turqisė,
    Dhe i mori nė vaporr,
    I shpuri nė Anadoll
    Por ata trima tė vyer,
    Besėn kurrė nuk e thyen,
    Shkozės sonė i dhanė nder”.

    (Novruz Kapaj. Gazeta “Shkoza” Nr.13 2011)


    JAUP IMER BAZAJ:

    Gjatė kohės sė pushtimit turk mbi popullsinė kudhėsiote u vunė taksa tė rėnda, ekonomikisht dhe absolutisht tė papėrballueshme pėr zonėn. Veē luftrave tė njėpasnjėshme tė kėsaj popullsie pėr kundėrshtimin e kėtyre taksave, ishte edhe domosdoshmėri takimi me Sulltanin e Turqisė nė mes shek. 19. Paria e Kudhėsit vendosi, qė kėtė takim ta bėnin dy djem shkoziotė Jaup Imer Bazaj dhe Selim Zenjel Selimaj , tė cilėt njiheshin pėr trimėri e zgjuarsi. Gjithashtu Jaup Imeri kishte dhe shumė kapitale, si dhe mullirin e parė nė Shkozė dhe ndoshta tė parin nė Kudhės-Gėrhot.
    Ata arritėn nė Stamboll dhe i parashtruan Sulltanit pamundėsinė pėr pėrballimin e taksave.
    Ja ē`thotė Nuri Sulo Hazizaj nga fshati Kut-Malla-kastėr, nip i fisit Bazaj, nė krijimin e tij:
    “Fisi Bazaj si gjithmonė,
    Ka lindur djem hazgan,
    Trima dhe burra tė besės,
    Brez pas brezi kapedanė.

    Kanė qėnė fis me kapital,
    Kanė patur kuaj me shalė,
    Shtėpitė ishin me tre porta,
    Edhe hodat me tavan.

    Shumė emėr i ka dhėnė fisit,
    Jaup Imeri me namė,
    Pjesė tė kapitalit prishi,
    Nė pėrballje me Sulltanė”.

    HYSEN LUZI:

    Nė vitin 1820-1830, Kudhėsi e ndiente veten tė fyer pėr vrasjen e dy vėllezėrve Xhakaj. Po ofeza mė e madhe ishte vrasja e Kapos nė Martalloz nga Ormėn Alliu. Pėr tė shpurė hakėn nė vend, u ngarkua Hysen Luzi nga Shkoza. Dhe ai e mori hakun e fisit Xhakaj dhe tė krahinės nė tėrėsi. Xhakajt kėrkuan shpagim pėr Hysenin, por ai u tha: ”Unė e vura nė vend nderin e Kudhėsit sipas Kanunit!”
    Hyseni ishte trim. Nė vitin 1805, nė Janinė vrau Kurt Mahmarin, komandantin e togės, ku Hyseni kryente shėrbimin. Qeveria turke e futi nė burgun e Janinės, por dhe aty Hyseni lidhi ēarēafėt dhe zbriti nga kati i tretė i burgut. U arratis. Rojet turke s’u besonin syve dhe thirrėn me nofkėn ”Hysen Maēi”. Qė atėherė i mbeti mbiemri ”Maēi” dhe iu thurėn vargjet:
    ”Nė fushė tė Kalivaēit,
    Lufton palla e Hysen Maēit,
    Vuri nė vendin e nderit,
    Kanunin e Sevasterit”.

    Hysen Maēi e vrau Ormėn Allinė:
    Ormėn Alli Kalivaēi,
    Borxhin Kudhėsit i pati,
    Se vrau Kapo Kananė,
    Burrė i madh pėr kazanė.

    O Kapo Kanani Xhake,
    I dėgjuar nė pallate,
    Besnik i Ali Pashait,
    I kishte ngjarė babait.
    Velo Hariz Labėria,
    Tė kishte zili Turqia,
    Tė shkėlqente trimėria,
    Tė nderonte dituria
    Tartar Imer Bazaj, vėllai i Jaupit, nip nė Liēaj tek beu i Bregasit (sot ndarė nė dy degė: Liēaj dhe Telharaj) ishte i shkolluar nė Romė pėr drejtėsi. Me emėrim nga Sulltani, ka ushtruar detyrėn e Kadiut (gjyqtarit) pėr shumė vjet nė Kudhės-Gėrhot. Ka qenė pėrkthyes i talentuar nga italishtja dhe turqishtja, nė shqip. U martua, por nuk la fėmijė. Vdiq nga gripi spanjoll nė moshė tė re. Vdekja e tij shkaktoi dhimbje nė fshat e nė krahinė. Ja si i kėndohet :

    “Gripi i madh bėri kėrdi,
    Vdiq dhe Tartar Imeri,
    Vdiq ky djalė bėri hata,
    Kudhėsin pa kadi e la”.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    FEJA NE FSHATIN SHKOZĖ

    Shkoza, qysh me daljen e fesė kristiane, ka qenė pėrkrahėse dhe idhtare e kristianizmit dhe me ndarjen e tij nė ritin ortodoks ose katolik. Emrat kanė qenė mė tė pėrafėrt me ritin katolik.
    Qė ka qenė fshat i krishterė, e tregojnė dhe regjistrimet turke tė vitit 1431 dhe 1582, ku tė gjithė kryefamiljarėt dalin tė krishterė. Kėtė fakt e konfirmojnė edhe rrėnojat dhe toponimet krishtere ne fshat si: Maja e Kishės, Fundi i Kishės, Ara e Gole, Gorricė e Dede, Bregu i Dhimos, Mostovuni, Arė e Canit, Arė e Sokaēe, Gjopjetrat, Qafė e Lugut, Pėrroi i Pirės, Thanishte, Tėrpilat, Bregu i Kovaēit ,Bregu Dhimos etj etj. Disa mbiemra deri vonė, kanė qenė tė krishterė si: Cani, Dede etj etj.
    Pushtimi turk ushtarak, ekonomik e politik, solli tendecėn e tij sistematike pėr ta myslimanizuar si fshat, si krahinė dhe si Labėri. Ndonėse njė fshat e njė krahinė kryeneēe, qė shpesh kundėrshtonte pagimin e taksave, erdhi njė ditė e iu nėnshtrua diktatit turk. Turqia pėrdori forma tatimpaguese tė larta e tė ashpra, pėr popullsinė e krishterė. Turqia pėr kthimin e popullatės nga tė krishterė nė myslimanė pėrdori kėrbaēin dhe kulaēin. Nė fillim kėrkoi ta bėnte kėtė kthim me dhunė, me raprezalje e burgosje dhe syrgjynosje. Po kjo formė nuk dha shumė rezultat. U ndesh me njė rezistencė popullore. Mė vonė u pėrdor dredhia dhe kolona e pestė, brenda radhėve tė vetė fshatarėve. Popullsia e krishterė u kthye nė ritin Bektashi, sekt mysliman, por mė i moderuar. Kjo ishte si rrugė e vetme e shpėtimit nga myslimanizmi fanatik, qė u instalua nė Shqipėrinė e Mesme. Ata qė do tė ktheheshin nė myslimanė, ose thėnė mė saktė, nė bektashi, do tė paguanin pak ose aspak taksa, nuk do tė shkonin nizam, do tė pėrfitonin tokat e tė krishterėve, tokat nė verė do t’i vaditnin nė mėngjes ose nė mbrėmje, ndėrsa tė krishterėt nė kulmin e vapės sė korrikut. Myslimanėve u lejohej tė mbanin armė, si dhe tė kishin njė supremaci morale mbi tė krishterėt.
    Fshatrat e Kudhės-Gėrhotit po binin njė nga njė nė prehrin e fesė myslimane, sekti bektashi. Kėshtu dhe Shkoza u myslimanizua plotėsisht. R. Aravantis nė librin historik “I kronografia tis ipiru” shkruan :
    “Mė 1732, 1733, 1734 tė krishterėt e Kaonisė u pakėsuan ndiesisht. Shumė fshatra, nga presioni e shtrėngimi turk dhe nevoja ekonomike, qė tė mos paguanin haraē, u myslimanizuan. Nė tė parėt qe Zhulati, Progonati, Golemi, Picari, Pandalejmoni e Navarica”.
    Mendohet se rreth vitit 1733 - 1740 ėshtė bėrė dhe myslimanizimi i Shkozės dhe i gjithė Kudhės-Gėrhotit. Nė ēdo fshat kaluan misionarė myslimanė, qė propagandonin ndėrrimin e fesė, tė linin Krishtin e tė pėrqafonin Muhametin. Kėtė e bėnin, duke argumentuar supremacinė e fesė myslimane mbi atė tė krishterė, por dhe me joshje ekonomike.
    Por Shkoza e Kudhės-Gėrhotit, pėrkrahu njė sekt tė veēantė tė myslimanizmit, qė ishte bektashizmi. Ky besim bektashian u shtri nė Shqipėri, paralelisht ose pak mė vonė se ai mysliman. Mė vonė libri i Naim Frashėrit “Qerbelaja” u bė libėr i dashur pėr shkoziotėt, po ashtu dhe “Fletorja e Bektashinjve”. Ata dinin pėrmendėsh vargje nga ”Qerbelaja”:
    “O moj fushė e Qerbelasė,
    Qė mė rri nė sy,
    Ē’ėshtė ai qė shkon kaluar?
    Ėshtė Abaz Ali,
    Me dy-tri foshnja nė duar,
    Ecėn si veri”.

    Nė Shkozė u ndėrtua teqeja e parė me Baba Brahim Luzin e mė vonė me Dervish Hazbiun e me radhė shumė tė tjerė. Predikimet kėta baballarė i bėnin shqip. Kėshtu kombinonin mė mirė predikimin fetar me atdhedashurinė shqiptare.
    Feja myslimane e pėrqasi Shkozėn e Kudhės-Gėrhotin me vetė kėrkesat e programit politik e ekonomik tė Perandorisė Osmane. Kėshtu qė rezistenca antiturke nė Shkozė, qė nga ajo kohė u pėrqėndrua nė aspektin ekonomik e rezistencėn pėr tė mos i paguar xhelepet e tymjaket, me tė cilat i ngarkonin taksavėnėsit e kohės.
    Turqit nuk lanė dhe pa e shpėrblyer kthimin e Shkozės nė bektashi. Pati privilegje tė brendshme vetė fshati.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    KOHA E GRIPIT TE MADH, SIĒ ĖSHTĖ QUAJTUR NĖ ATĖ KOHĖ

    Dy figura tė kohės morėn pėrsipėr ose tė shpėtonin zonėn, duke e detyruar pashain turk tė Vlorės tė firmoste dhėnien e ndihmave, si nė ilaēe dhe nė ushqim pėr mbarė Kudhėsin, ose nė tė kundėrt do tė vrisnin pashain nė zyrėn e tij. Kėta janė:
    Manxhar Jaup Bazaj dhe Kaso Luzi Hyskaj.
    Nė vitin 1870 nė Kudhės-Gėrhot pllakosi njė sėmundje e rėndė dhe njė fukarallėk i paparė. Sėmundjes ia vunė emrin”grip”, po i tillė nuk do tė qe. Tjetėr epidemi ishte e njerėzit nuk e shpjegonin dot. Sėmundjes iu shtua dhe varfėria. S’ishte parė ndonjėherė qė tė vdisnin njerėzit nga uria. Po atė kohė ndodhi. Dhe bagėtitė ngordhėn nga mungesa e ushqimit. Vdekjet pasonin njėra- tjetrėn, sa po tė vazhdonte dhe ca, fshati Shkozė e fshatrat e Kudhės-Gėrhotit, do tė zhdukeshin fare. Sėmundja u pėrhap nė mėnyrė tė rrufeshme, duke sjellė pasoja tė paimagjinueshme nė krahinėn e Kudhėsit, pėrfshi edhe Shkozėn. Sipas tė dhėnave e tė thėnave rezulton, se ka patur nga 2-6 vdekje pėr fis, por edhe pėr derė. Kjo ishte njė hata e madhe, sa komuniteti ishte drejt shuarjes.
    Duke u vėnė pėrpara kėsaj situate tė rėndė, paria Kudhėsiote u mblodh nė kuvėnd dhe vendosėn t’i drejtoheshin Pashait turk nė Vlorė pėr t’i kėrkuar ndihmė, pėr tė shpėtuar popullsinė e Kudhėsit nga vdekja dhe bagėtitė nga ngordhja. Sipas parisė Kudhėsiote, duheshin tė gjendeshin dy djem tė zotė, trima dhe tė zgjuar qė t’i komunikonin Pashait turk nė Vlorė situatėn, nė tė cilėn ndodhej zona dhe pėr t’i kėrkuar ndihmė urgjente, si dhe firmosjen sa mė parė tė dhėnies sė ilaēeve, sidomos pėr njerėzit dhe ushqim pėr bagėtitė. Nė kuvend u vendos qė takimin me Pashain ta bėnin dy djem pjesėtarė tė kėsaj parie, qė tė dy nga Shkoza e Kudhės-Gėrhotit dhe konkretisht u zgjodhėn kėta: Manxhar Jaup Bazaj, dhe Kaso Luzi Hyskaj, tė dy nga lagjia Aligjon e Shkozės. Tė dyve iu ngarkuan si detyrė tė takonin Pashain e Vlorės dhe tė zgjidhnin hallin me ēdo lloj ēmimi pėr jetėn e tyre. Takimi ishte i vėshtirė pėr faktin se ishte njė situatė tepėr e rėndė. Veē kėsaj Pashai ishte shumė i rreptė dhe mund tė urdhėronte ekzekutimin e tyre. Vajtja ishte shumė e vėshtirė dhe jo tė gjithė guxonin tė shkonin. Takimi mund tė pėrfundonte nė tragjedi pėr dy djemtė shkoziotė dhe me pasoja pėr gjithė njerėzit e mbetur gjallė dhe shpresat mbaronin. Ata, duke marrė rriskun e jetės pėrsipėr, sakrifikuan. Kjo sakrificė ishte pėr t’u vlerėsuar nga brezat e ardhshėm. Ata lanė rininė e tyre nė dorė tė fatit pėr tė shpėtuar Shkozėn dhe gjithė fshatrat e Kudhėsit. Tė armatosur me kobure, i shkuan Pashait nė zyrė dhe i komunikuan problemet, ku ndodhej jo vetėm Shkoza, por mbarė Kudhės-Gėrhoti. Nė takim i komunikuan Pashait vėshtirėsitė qė po hasnin gjithė fshatrat e Kudhėsit, sidomos nga sėmundja dhe ato ekonomike, si dhe rreziku qė i kanosej zonės nė tėrėsi, veēanėrisht tek fėmijėt. I bėnė tė qartė, se komuniteti do tė shuhej tėrėsisht, pėr faktin se sėmundja kishte marrė formėn e kolerės dhe ishte pėrhapur derė mė derė dhe nė tėrė krahinėn. Ajo priste pa mėshirė jetėt e njerėzve, sidomos tek fėmijėt dhe pleqtė, ku tregohej mė e pamėshirshme .
    Nė takim e sipėr Pashai u tha i nxehur dhe prerė: ”Dilni pėrjashta, se nuk kemi mundėsi t’u ndihmojmė, se kemi shumė vėshtirėsi tė tjera”. Djemtė u revoltuan. Kishte mė hall nga kaq? Nė kėtė moment e mori fjalėn Manxhar Jaupi e i tha: ”Turp pėr ty si Pasha i njė Perandorie shumė tė madhe, siē ėshtė Turqia, tė lesh njė popull tė tėrė tė vdesė nga sėmundja dhe pėr bukė. Janė 500 nėna me fėmijė nė djepe nė Qafė tė Koēiut, qė po presin”.
    Pashai, i prekur nė sedėr, por dhe i ofenduar, u drejtohet djemve: “Si guxoni dhe mė flisni mua me kėto fjalė? ”Atėherė ndėrhyri Kaso Hyskaj e i tha: “Turp tė kesh Pasha. Si merr pėrsipėr tė komandosh njė vend si Vlora dhe nuk i jep zgjidhje kėtij halli qė na ka zėnė?”.
    Pashai, duke parė vendosmėrinė e kėtyre djemve qė nuk kishin rrugė kthimi: ose tė shpėtonin jetėt e familjeve Kudhėsiote, ose ta vrisnin Pashain nė zyrėn e tij, i trembur dhe i turpėruar, por pa e dhėnė veten tėrėsisht nga frika u thotė: “Uluni more djema! Unė do t’ju ndihmoj”.
    Nga ana tjetėr firmosi dhe urdhėroi dhėnien e ndihmave pėr Kudhės-Gėrhotin me ushqime e ilaēe pėr njerėzit dhe ushqim pėr bagėtitė. Pėr kėtė thotė dhe kėnga e vjetėr nė Shkozė:
    Nė Kudhės u mblodh paria,
    Populli vdes nga uria,
    Nuk po na ndihmon Turqia,
    Duhet t`na shpėtojnė fėmija,
    Duhet tė vendosim vetė,
    Tė shpėtojmė kėto jetė,
    Kėrkojmė dy djem levendė,
    Qė tė dalim nga kjė gjėmė,
    Vėllezėr do ta bėjmė me forė,
    Tė dėrgojmė dy djem nė Vlorė,
    Pashait t’i tregojnė vėndė,
    T’i pėrgjigjen dhėmb pėr dhėmbė.
    Paria caktoi Manxhar,
    Bashkė me Kaso Luzi djalė,
    O Pasha nuk ke dermanė,
    Duhet tė shpėtojmė evlanė”.

    Menjėherė pas kėsaj, Manxhar Jaup Bazaj u largua pėr nė Amerikė, pėr t’i shpėtuar hakmarrjes sė Pashait tė Vlorės pėr kėrcėnimin qė i bėri. Nė Amerikė u shkollua, bėri plaēkė e pasuri e pas shumė vjetėsh, u kthye nė vendlindje. Aty u kthye nė gjykatės popullor. Me shark hedhur krahėve dilte nė lėmin e Aligjone sė bashku me Axhem Iliazin, njė nga bejlerėt mė tė vjetėr tė Shkozės. Mundohej tė eliminonte zėnkat e sherret, pėr t’i dhėnė fshatit mė shumė unitet. Ja si thotė kėnga:
    “Kur qėndron nė Aligjon,
    Gjen ca burra me zakon,
    Manxhar Jupi thonė,
    Ka lezet kur e dėgjon”.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •