Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shega, Superfruta befasuese

    Superfruta befasuese

    19 Mars 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip



    12


    Hulumtimet tregojnė se farat e shegės mund tė ngadalėsojnė plakjen, tė ndalojnė pėrhapjen e kancerit, tė pėrmirėsojnė shėndetin e zemrės dhe kanė efektin e viagrės mbi burrat

    Shega




    Shega ėshtė kultivuar qė nga lashtėsia, por njė kėrkim i ri ka zbuluar fakte surprizuese rreth tė mirave tė kėsaj frute. Ajo mund tė ndalojė pėrhapjen e kancerit, pėrmirėson shėndetin e zemrės dhe ka efektin e viagrės te meshkujt. Pėr mė tepėr, fruta ka pak kalori dhe nuk ėshtė e ngarkuar me lėndė ushqyese. Shega ka nivel tė lartė tė vitaminės C, kaliumit dhe ėshtė i pasur me antioksidantė. Nėse e konsumoni shegėn mė tepėr si frut sesa si lėng, atėherė dietės suaj i keni shtuar edhe fibra. Sipas mitologjisė, kėsaj frute rubin tė kuq, ėshtė e vėshtirė t’i rezistosh. Disa studiues tė Biblės besojnė se ėshtė shega, jo molla fruta e ndaluar e kopshtit tė Edenit. Nė mitologjinė greke Persefoni, e bija e Zeusit qė u martua me Hadin, u dėnua tė kalonte gjashtė muaj nė Mbretėrinė e Botės sė Hijeve, vetėm sepse u zu duke ngrėnė shegė. Ja disa kėshilla sesi mund tė ndikojė pozitivisht shega nė shėndetin tuaj.

    1. Ngadalėson plakjen. Shegėt kanė polifenol, njė lloj antioksidanti qė besohet tė ngadalėsojė plakjen. Njė studim i Universitetit tė Kansasit mbi ushqimet e pasura me polifenol, duke pėrfshirė edhe shegėn, tregon se polifenoli ndihmon nė tė vėrtetė pėr tė zgjatur jetėn.

    2. Rrit sasinė e testosteroneve. Kėrkuesit analizuan 60 vullnetarė dhe pėrfundimet ishin tė qarta: tė pirit e lėngut tė shegės rrit nivelin e testosteroneve nė pėshtymė. Testosteroni ka shumė efekte pozitive qė pėrfshijnė rritjen e muskujve, reduktimin e yndyrės, ripėrtėritjen e energjive, humor tė mirė dhe natyrisht pėrmirėsim tė aktit seksual. Studimi zbuloi njė rritje tė nivelit tė testosteronit edhe te femrat, edhe te meshkujt, ndonėse nė sasi tė ndryshme. Njė tjetėr kėrkim i publikuar nė Revistėn e Kėrkimeve mbi Impotencėn, kėshillon se lėngu i shegės mund tė quhet pa frikė “viagra natyrore”. Shkencėtarėt raportuan se 47 pėr qind e meshkujve vėrejtėn pėrmirėsime pasi kishin pirė lėng shege, nė krahasim me njė numėr prej 37 pėr qind tė atyre qė kishin pirė lėng molle. Jo pa qėllim shega ka qenė pėrgjatė historisė simbol i pjellorisė dhe fuqisė sė pashtershme.

    3. Ul nivelin e kolesterolit. Lėngu i shegės pakėson sasinė e kolesterolit tek ata qė rrezikohen nga sėmundje tė lidhura me zemrėn. Kjo pasojė pozitive e lėngut tė shegės vjen falė polifenolit dhe antioksidantėve tė tjerė, tė cilėt ndikojnė duke reduktuar kolesterolin e “keq”.

    4. Shkatėrron inflamacionin. Shega shkatėrron inflamacionin dhe ndalon prishjen e kėrcit. Kjo ndihmesė e shegės vjen veēanėrisht pėr personat qė vuajnė nga artriti, pasi parandalon fillimin dhe zhvillimin e tij tė ashpėr. Shega e bėn kėtė duke ndaluar mbiprodhimin e citokineve, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr inflamacionin dhe shkatėrrimin e indeve, kur prodhohen me tepri.

    5. Mund tė kontrollojė presionin e gjakut. Studimi arriti nė tė dhėna premtuese, pasi rezultoi se ata qė pinin lėng shege patėn njė pėrmirėsim tė presionit tė gjakut nė javėn e parė tė fillimit tė trajtimit, nė dallim nga ata qė pinin thjesht ujė. Pirja e superfrutės pėrmirėson edhe hormonet e stresit, si kortizoli dhe kortizoni. Njė studim i vitit 2012 qė zgjati dy javė, vėrtetoi se shega ndikon pėr mirė nė presionin e gjakut dhe nė reduktimin e forcimit tė mureve arteriale.

    6. Lufton kancerin. Disa pėrbėrės tė lėngut tė shegės ndalojnė ndarjen dhe pėrhapjen e qelizave kancerogjene, sipas kėrkuesve tė Universitetit tė Kalifornisė. Studimi u pėrqendrua nė qelizat e kancerit tė prostatės, tė cilat kishin mė shumė gjasa tė pėrhapeshin, por qelizat e personave tė trajtuar me lėng shege kishin mė pak mundėsi tė realizonin ndarjen.

    7. Parandalon sėmundjen e Alzheimerit. Studimet e kryera deri mė tani te minjtė, provojnė se mund tė pėrmirėsohet mėnyra e sjelljes sė personave tė diagnostikuar me Alzheimer. Minjtė qė u ushqyen me lėng shege mėsonin dhe notonin mė shpejt sesa minjtė qė morėn ujė me sheqer. Nėse dėshironi qė kjo frutė e mahnitshme tė japė efektet e saj pozitive mbi ju, atėherė duhet tė siguroheni qė ta pini tė papėrzier me sheqer apo lėngje tė tjera frutash. Nėse shega ėshtė njė element i ri, qė pėrfshihet nė dietėn tuaj, bėni mirė qė tė konsultoheni mė parė me doktorin. Lėngu i shegės mund tė japė efekte anėsore tė papėlqyeshme nėse kombinohet me disa lloje ilaēesh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Shega, Superfruta befasuese

    A e zvogėlon rrezikun e diabetit lėngu i shegės?

    Pacienti: A e zvogėlon rrezikun e diabetit lėngu i shegės?

    Mjeku: Lėngu i shegės, i kuq si njė rubin, ofron njė sėrė vlerash tė rėndėsishme pėr organizmin e njeriut. Ai ofron njė mariadė tė mirash pėr shėndetin e zemrės, veēanėrisht pėr diabetikėt.

    Studimet thonė se diabetikėt qė pijnė lėng shege pėr tre muaj janė ndjeshėm mė pak tė rrezikuar nga ateroskleroza. Pėr mė tepėr, studimet tregojnė se lėngu i shegės ka aftėsinė tė ngadalėsojė pėrthithjen e kolesterolit tė keq nga qelizat e trupit. Ekspertėt thonė se diabetikėt janė ndjeshėm mė tė rrezikuar nga ateroskleroza.

    Antioksidantėt pėr shėndetin e diabetikėve

    Atersokleroza i hap rrugėn sėmundjeve koronare, atakut nė zemėr, ishemisė dhe problemeve tė tjera me qarkullimin e gjakut. Kėto probleme mund tė parandalohen nėse njeriu sigurohet qė tė marrė mė shumė antioksidantė nga frutat dhe perimet. Antioksidantėt qė ndodhen me shumicė tek shega janė tė rėndėsishėm nė uljen e rrezikut pėr sėmundjet e zemrės. Ndryshe nga frutat e tjera, sheqernat natyralė tek shega janė tė lidhur me antioksidantė unikė, gjė qė pengon rolin e tyre tek shfaqja e aterosklerozės. Organizmi i njerėzve qė vuajnė nga diabeti nuk mundet tė pėrpunojė normalisht sheqernat nė trup. Pėr kėtė arsye, diabetikėt kėshillohen tė tregojnė kujdes me ushqimet qė pėrmbajnė sasi tė mėdha sheqernash, sado natyralė tė jenė ato.

    Lėngu i shegės zvogelon rezikun e diabetit tė tipit 2?

    Studimet thonė se lėngu i shegės ul rrezikun e diabetit tė tipit 2. Pirja ēdo ditė e kėtij lėngu, jo vetėm qė ul nivelin e kolesterolit tė keq por nuk pėrkeqėson treguesit e nivelit tė sheqerit nė gjak tek diabetikėt. Si masė ditore rekomandohet konsumi i lėngut tė njė kokėrr shege mesatare.

    Sa gota me lėng shege mund tė pini ēdo ditė?

    Deri mė tani, ekspertėt tregojnė se nuk nevojitet njė dozė standarde ditore tė lėngut tė shegės. Me pėrafėrsi, njė sasi prej 250 ml deri nė 350 ml lėng shege nė ditė, ėshtė jo vetėm e shėndetshme por edhe e sigurt. Megjithatė, ėshtė shumė e rėndėsishme tė siguroheni qė lėngu qė po pini ėshtė 100% shegė e pastėr dhe jo e gatshme me sheqerna tė shtuara.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/10/a-e-zvogel...engu-i-sheges/

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Shega, Superfruta befasuese

    Shega eshte frut shume i rralle ne treg.
    Mund ta shohesh mesatarisht 1-2 here ne vit.
    Niveli i tregetimit eshte shume i ulet
    dhe efekti i sheges ne shendet eshte pothuaj minimal
    i paperfillshem sepse nje konsumator mund te haje
    shege mesatarisht 2 kokrra shege ne vit.
    E cfare efekti kane dy kokra shege ne vit ne shendet?Pothuaj zero.
    Shume dyqane nuk fusin shege fare per tregetim sepse nuk ka
    ferma rrotull qe kultivojne shege.
    Shega vjen me probleme te tjera si
    Eshte e sikletshme per konsumatorin,ta konsumoje.
    Frutat jane shume te vogla dhe me berthame brenda qe s'hahet.
    Fruti vet vjen me shume shtresa materiali qe nuk hahet,qerimi i sheges
    kerkon kohe,te lodh dhe merzit.
    Nqs do ta mbash shendetin ka fruta te tjera qe jane me te lehta per tu konsumuar.
    Pjepri,shalqini,molla ,banania jane shume te lehta per tu hapur dhe ngrene.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2022
    Postime
    3

    Pėr: Shega, Superfruta befasuese

    Keni tė drejtė, por Donmily Hair ėshtė prodhuesi i civilizuar i parukeve tė flokėve tė njeriut nė botė

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Shega, Superfruta befasuese

    Shega e Egėr e Shqipėrisė - Fruti Plot Shėndet

    Shega ose siē njihet ndryshe “molla me fara”, ėshtė njė frut simbol i legjendave dhe traditave mbarė shekullore.

    Ky frut mban kurorėn e frutave dhe ėshtė simbol i pjellorisė, ambicies, begatisė, fatit tė mirė dhe bollėkut.

    Shega e egėr, ka njė lėkurė nė ngjyrė jeshile tė ēelėt e deri nė tė kuqe me fara rozė nė tė bardhė, qė janė tė tharta.

    Ajo pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar tretjen. Nė mbarė botėn, shega e egėr pėrdoret pėr t’i dhėnė shije salcave, supave, pėr tė marinuar, pėr tė zbukuar sallatat, perimet apo edhe pėr t’u bėrė reēel.

    Shega e egėr gjendet shumė e pėrhapur nė veriun e Shqipėrisė nė vende ku ato rriten nė mėnyrė natyrale. Banorėt e kėtyre zonave nxjerrin prej tyre njė lėng tė shijshėm dhe tė mrekullueshėm, njė nga lėngjet mė unikė dhe mė tė shėndetshėm qė mund tė pini ndonjėherė.

    Kėto lėngje gjenden kryesisht nė restorantet me produkte organike tė mirėnjohura pranė Lezhės dhe Shkodrės.

    Lėngu i Shegės sė Egėr

    Lėngu i shegės sė egėr ėshtė i pasur me polifenolė, antioksidantė, vitamina B5, B6, C dhe kalium. Ai lufton mikrobet dhe bakteret.

    Nėse jeni tė interesuar tė pėrftoni vetėm lėngun, atėherė prijeni frutin nė dy pjesė dhe shtrydheni si nė rastin e portokallit.

    Njė tjetėr metodė ėshtė ta shtypni frutin e rrumbullaktė nė njė sipėrfaqe tė fortė, dhe mė pas ta shponi pjesėn fundore dhe ta shtrydhni nė njė gotė. Farat kanė ngjyra qė variojnė nga e kuqja, roza e ndezur dhe roza e ēelėt.

    64 pėrqind e frutit tė plotė ėshtė e ngrėnshme.

    Vlerat mjekėsore

    Lėngu i gjetheve tė freskėta dhe kokrrave tė kėsaj bime tė egėr rekomandohen pėr ata qė vuajnė nga problemet me stomakun.

    Lėkura bėhet pluhur dhe pėrdoret pėr problemet me mėlēinė. Lulet dhe kokrrat e pabėra forcojnė mishrat e dhėmbėve.

    Shegėt e pjekura pasurojnė gjakun, shėrojnė lėndimet e fytit, syrit dhe problemet me kraharorin.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/shega-e-...-plot-shendet/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •