Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit


    Senad Maku



    “Ai ta zbriti ty (Muhamed) librin me argument, që është vër*tetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin”.
    (Kuran: Ali Imran, 3)



    Librat e shenjtë të Hebraizmit janë të përmbledhur bashkë me librat e shenjtë të Krishterimit dhe së bashku përbëjnë një për*mb*ledhje të quajtur Bibël. Ky emër vjen nga greqishtja “He bi*blos” (apo biblion), që do të thotë “Libri”, kurse në trajtën diminutive “ta biblia” (apo bibla), d.m.th. libërthat, përmbledhje librash.[1] Përbëhet nga dy pjesë kryesore: Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re. Dhiata e vjetër, libri i shenjtë i hebrenjve dhe Dhiata e re, libri i shenjtë i të krishterëve.

    Ndërsa libri i shenjtë i fundit, i zbritur prej Zotit të Madhë*ru*ar, është Kurani, i shpallur për tërë njerëzimin. Kuran do të thotë “i lexueshëm”, që në kuptimin etimologjik rrjedh nga fjala Ka*re’e, që domethënë me lexue, lexim.

    Kur’an është Fjalë pa konkurrencë e Allahut xh. sh.. Ai, në*përmjet të besueshmit Xhibril, i është shpallur vulës së pejga*mbe*rëve Muhamedit (s.a.v.s.), është shkruar në Mus-hafe dhe është transmetuar në mënyrën më të besueshme (tevaturen) deri tek ne; leximi i tij është ibadet, fillon me suren “El-Fatiha” dhe përfu*nd*on me suren “En-Nas”.[2]

    Bibla nuk është një libër po një përmbledhje librash. Bibla – sipas versionit protestant, përmban 66 libra, kurse Bibla - sipas versionit romano-katolik, përmban 73 libra.[3]

    Bibla është një përzierje e thënieve hyjnore dhe e komenteve njerëzore të atyre që erdhën më pastaj, duke falsifikuar e ndry*shuar shkrimin e shenjtë dhe duke vendosur mendimet dhe fjalët e veta. (Shih p.sh., Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve, 7:25) Ori*gjinalet e këtyre librave, si të Dhiatës së vjetër ashtu dhe të Un*gjijve, kanë humbur. Kurani nuk përmban komente dhe ndër*hyrje njerëzore siç ka ndodhur me vetë Biblën, madje as fjalët e Muhamedit a.s. nuk janë pjesë të Kuranit, ato quhen Hadithe.

    Në Bibël gjenden disa libra që janë shkruar shumë vjet pasi pejgamberët përkatës kishin vdekur dhe jo në gjuhën e atyre pej*gamberëve, duke krijuar kështu një numër vështirësish në analizi*min e tyre, duke hasur në të gabime, kontradikta, mospërputhje faktesh etj., sa kohë që i tërë Kurani u shkrua gjatë jetës së pejga*mberit Muhamed s.a.v.s. dhe u mësua përmendsh nga qindra njerëz në gjuhën origjinale.

    Të katër Ungjijtë kanonikë nuk ishin ungjijtë e vetëm. Vendi*mi, se çfarë duhet të jetë në Bibël dhe çfarë jo, u mor sipas gjyki*mit të njerëzve. Në Islam nuk u mbajt asnjë konferencë, në të cilën do të përcaktohej se cila sure duhet të jetë e cila të mos jetë në Kuran. Në Dhiatën e re, të katër Ungjijtë japin jetën dhe misi*o*nin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kurani nuk është një biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. Ky është një dallim shumë i madh ndërmjet Biblës dhe Kuranit.

    Po t’i analizojmë disa dallime esenciale në të dy librat, do të vërejmë ekzistencën e dallimeve themelore në besim, që i gjejmë në të dy tekstet. Këto dallime janë: Në konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si një Zot që lodhet (Ekzodi, 31:17- Zanafilla 2:2); një Zot që harron (Psalmi, 13:1- Vajtimet, 5:20); i pafuqishëm (Zanafilla, 32:28); një Zot që fle (Psalmi, 44:23- 78:65); i pamë*shirshëm (Psalmi, 77:7-9); dituria e mangët e Zotit (Zanafilla, 3:8); Zoti përshkruhet në formën e njeriut (Zanafilla, 1:26- 9:6); një Zot që ka familje (Ekzodi, 4:22- Ligji i përtërirë, 32:19- Eze*kieli, 16:3-32- Hebrenjve, 5:5- Psalm,i 2:7); një Zot që ka nevojë për udhëheqjen e njeriut (Ekzodi, 12:13); padrejtësia e Zotit (Jo*bi, 19:6-7); një Zot që prish premtimin (Levetiku, 26:44); një Zot që pendohet për atë që bën (Zanaflilla, 6:6-7), dhe shumë “ar*gu*mente” të tjera, që janë në kundërshtim me Qenien e Zotit xh.sh., kurse Kurani i hedh poshtë këto trillime. Shih ajetet që u kundër*vihen këtyre citateve biblike: Kaf, 38, Ta-Ha 52, Haxh 74, Beka*re 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara 11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, Furkan 6, En-Am 59, Junus 44, Nisa 40, Ibrahim 42, Rrum 6, e shumë ajete të tjera.

    Cilësitë e Allahut xh.sh., që tregohen në Kuranin Famëlartë, janë absolutisht të përkryera, të përhershme. Fjalët që flasin për vetitë e Allahut të Madhëruar, tërësisht dallohen nga kuptimi i fjalëve që i përdorim për ndonjë veti të qenieve të gjalla. Ndër*kaq, në Bibël në disa citate, gjejmë të kundërtat e kësaj, ato cilësi janë mbërthyer nga teprimet, tejkalimet, përdhosja e deri tek de*gje*nerimet e asaj që është thelbi i tyre, d.m.th. fjalët i janë shma*ngur thelbësores dhe kuptimit të së vërtetës. Vetitë e Zotit në Bibël në të vërtetë janë pasqyrim i ëndjeve, cilësive dhe dëshi*rave të pikëpamjeve e qëndrimeve njerëzore; Zoti cilësohet për të gji*tha vetitë që cilësohen dhe njerëzit. Pra, koncepti biblik i Zotit është krejt i ndryshëm nga ai i Kuranit. E Allahu i Madhëruar, në Kuranin Famëlartë, thotë: “I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që i përshkruajnë”. (Saffat, 180)

    Po ashtu edhe në konceptimin e pejgamberëve ka dallime. Bi*bla i quan profetët mëkatarë, gënjeshtarë, tradhtarë dhe u jep shumë epitete të tjera, kryerje të veprave të shëmtuara e të ndyra, etj.. Është për ta tërhequr vëmendjen qëndrimi i Biblës ndaj Pej*ga*mberëve, ngase, kur flet për ta, pothuajse të gjithë Pejgamberët dalin si mëkatarët më të dalluar. I quan si gënjeshtarë, tradhtarë, të padijshëm, autorë (bërës) gabimesh e mëkatesh, dhe me epitete të tjera që u mvishen Pejgamberëve. Në Bibël hasim tregime tri*sh*tuese në lidhje me Pejgamberët, sepse këta paraqiten si per*sonazhe kryesore në kryerjen e veprave më të shëmtuara dhe të ndyra. Këto veti nuk përkasin me njeriun e rëndomtë e jo më t’i ketë Pejgamberi, njeriu i zgjedhur nga Allahu xh.sh..

    P.sh. Luti a.s. bëri zina me dy të bijat e veta (Zanafilla, 19:30-38); Haruni a.s. si njeriu që konstruktoi viçin për ta adhuruar izra*elitët (Ekzodi, 32:1-20); Sulejmani u martua me 700 gra dhe 300 konkubina e u bë idhujtar (1 Mbretërve, 11:3-7); Zoti e urdhëron profetin Osea që të martohet me prostitutë, e të ketë fëmijë të kur*vërisë (Osea, 1:2); Jakobin e quan si dinak dhe mjeshtër intri*gash të shumta (Zanafilla, 27:16, 19-36/32:24-30); Juda bëri zina me nu*sen e të birit Tamarën, dhe ajo mbeti shtatzënë me të e lindi dy binjakë, Faresin dhe Zaran, ku prej Faresit, e, si rezultat i kësaj zinaje, nderohen si stërgjyshërit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. (Zanafilla, 38:12-30, Mateu, 1:3-16) etj..

    Kurse Kurani Pejgamberët i ngre në shkallën më të lartë dhe i bën shëmbëlltyrë për ne. Zoti xh.sh. i nderoi Pejgamberët e Tij të zgjedhur, që të ishin ndërmjetësues ndërmjet Allahut xh.sh. dhe robërve të Tij. I veçoi për ta bartur amanetin e Zotit xh.sh. (ama*netin e Shpalljes) për thirrje të vazhdueshme për të besuar në një Zot. Zgjodhi njerëz të pajisur me moral të lartë, njerëz fisnikë dhe që rrjedhin nga familjet me prejardhje të pastër, njerëz bes*nikë dhe të kujdesshëm në punën e tyre. Kur e lexojmë Kuranin, sho*him se Zoti xh.sh. i pajisi ata me disa cilësi që duhet t’i ketë Pej*gamberi. Ata janë: I drejtë, I vërtetë; Besnik, I sinqertë; Transme*tues i shpalljes së Zotit; I zgjuar, I mençur; I mbrojtur nga gabimet; Pa të meta fizike etj..

    Domosdoshmëria që çdo Pejgamber t’i posedojë këto veçori a cilësi dalluese, është çështje që përputhet me logjikën e shë*ndo*shë, ngase nuk ka mundësi që një Pejgamber të posedojë cilësi negative, të cilat zbehin moralin e tij si pejgamber. Morali i tyre është shumë më i lartë se i njerëzve të tjerë. Po ata, në të njëjtën kohë, nuk arrijnë gradën e hyjnisë, ngase mekanizmat kuranore ndalojnë një gjë të tillë, sepse shkalla më e lartë është “robëria më e lartë” ndaj Allahut xh.sh.. Përshkrimet, shpifjet e tilla ndaj Pej*ga*mberëve jo vetëm që nuk gjenden në Kuran, por konsiderohen mëkatarë ata që u mveshin këso epitetesh të dërguarve të Zotit xh.sh.. Po të kemi parasysh Fjalët e Allahut xh.sh. të Madhëruar, Që në Kuranin famëlartë thotë: “Pasha Allahun, patjetër do të merreni në përgjegjësi për atë që trillonit”. (En-Nahl, 56) “pa dyshim ai që shpif, ka dështuar keq”. (Ta Ha, 61) “Po a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?” (Ankebut, 68)

    Gjithashtu dallime thelbësore gjejmë edhe për sa i përket besimit në jetën e tanishme dhe të përtejme në konceptin e shpëti*mit dhe drejtimit në jetë. Po ashtu dallime kemi edhe në histori - ku Kurani dhe Bibla nuk përputhen: p.sh. tek Ademi dhe Havaja, tek Ibrahimi a.s., Ismaili, Ishaku, Luti, Musai, Isai a.s. etj..

    Duke e parë devijimin e popujve nga rruga e vërtetë dhe ndryshimin e librave të shpallur prej të Madhit Zot, Allahu xh. sh. para 14 shekujsh dërgoi Pejgamberin e Tij, të dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s., me Fjalën e Tij finale, dërguar njerë*zimit. Librat e mëhershëm nuk u ruajtën ashtu siç u shpallën. Bib*la e sotme është një përzierje e gjurmëve të mbetura të Fjalëve të Zotit, me fjalët e profetëve, të historianëve, të autorëve dhe të njerëzve të tjerë, kështu që as autorët e librave nuk dihen saktë*sisht.

    Këtë e vërteton studiuesi dhe eksperti i Krishterimit të her*sh*ëm, Bart D. Ehrman[4], i cili thotë: “Skribët profesionistë janë shfa*qur në Krishterim në një periudhë shumë të vonshme, aty nga shekulli i katërt. Për këtë arsye, është e natyrshme që në kopjet e hershme të jenë bërë gabime të shumta gjatë kopjimit. Mirëpo, më me rëndësi është fakti se këta skribë kanë qenë të përfshirë personalisht në debatet teologjike, që kanë marrë plot jetë njerë*zore në Krishterimin e hershëm.... Duke pasur parasysh polemi*kat, konfliktet e ndryshme, mosmarrëveshjet teologjike, dhe ve*ça*nërisht debatet mbi kriptologjinë[5], skribët e krishterë u nxitën t’i ndryshonin fjalët e shkrimit të shenjtë, në mënyrë që t’i bënin ato më të dobishme për debatin. Skribët e ndryshuan tekstin në dorëshkrimet e tyre, për t’i bërë tekstet më qartësisht “ortodokse” dhe më pak të “keqpërdorshme” nga kundërshtarët e tyre.[6] Kjo ka ndodhur sa herë që skribët përgjegjës, për kopjimin e tekstit, ki*shin dashur të siguroheshin që teksti të thoshte pikërisht atë që ata dëshironin që të thoshte.[7]

    Feja islame, Kurani është ai që ringjalli dhe e përtëriu fenë e të gjithë të dërguarve të tjerë. Çështje/vlera kryesore me të cilën Islami, Kurani ka ardhur, është sqarimi i konceptit të Zotit, që është edhe esenca e vërtetë e fesë. Koncepti i Zotit në Krishterim ka arritur deri në atë shkallë sa Zoti të krahasohet me vetitë dhe cilësitë e njeriut, duke i bërë shok Zotit, duke i bërë ortak, duke e adhuruar dikë tjetër në vend të Tij etj..

    Kurani është një udhëzues që ndan dritën nga errësirat dhe na tregon në mënyrë perfekte se ç’ mund të besohet e ç’nuk mund të besohet nga Bibla.[8]

    Po ashtu nuk duhet harruar se Kurani flet për shumë ngjarje që përmenden edhe në Bibël. Pra, pikësëpari, ngjashmëria nuk do të thotë medoemos kopjim i një libri prej një tjetri, siç mendojnë disa - se Kurani na qenka kopje e Biblës. Allahu e bën të qartë në Kuran se mesazhi që Ai po shpallte nëpërmjet Muhamedit a.s., nuk ishte diçka e re, veçse ishte një vazhdim i zinxhirit të mëher*shëm të porosive dhënë nga Zoti, nëpërmjet Pejgamberëve.

    “Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; patëm frymëzuar Ibrahi*m*in, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isa*in, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin”. (Nisa, 163)

    “E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?! (Zuhruf, 6)

    “Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dër*guari i tyre, bëhej gjykimi i drejtë në mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi”. (Junus, 47)

    Është e natyrshme që mesazhi i atyre Pejgamberëve ishte i njëjtë, duke qenë se ata vinin nga Zoti i njëjtë dhe tash, meqë në Bibël kanë mbetur gjurmë të mesazhit të vërtetë të përcjellë nga Pejgamberët, nuk është aspak e çuditshme nëse edhe në Kuran gjejmë paralelizma me ngjarje të caktuara. Nëse mendojmë se Kur*ani është kopje e burimeve hebraiko-krishtere (e Biblës) ve*tëm sepse të dy librat flasin për disa ngjarje të njëjta, ky është një mendim shumë naiv.

    Ndërsa për ndryshimin dhe falsifikimin e Biblës, Zoti u drej*tohet njerëzve nëpërmjet Kuranit famëlartë: "Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!" (Bekare, 79)

    Por njëkohësisht, meqë Kurani na tregon për shtrembërimin e Biblës dhe falsifikimin e saj, shtrohet pyetja a thua na tregon edhe vetë Bibla për ndryshimin e saj. Këtë më së mirë na e tre*gojnë disa nga citatet e Biblës, si p.sh.:

    a) Tek Jeremia 8:8, thuhet: "Si mund të thoni: "Ne (Hebre*njtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet".

    b) “Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besë*lidh*jes të Zotit, duke thënë: "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë suaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tënde rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! (Ligji i Përtërirë, 31:24-27)

    Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyr*tarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thë*rras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe Tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e Tij me veprën e duarve tuaja". (Ligji i Përtërirë, 31:28-29)

    Nga kjo vërehet se Moisiu/Musai a.s. paralajmëroi dhe e dinte se Tevrati (pesëlibërshi i tij) do të shtrembërohej dhe do ta ndry*shonin mbas vdekjes së tij, dhe ashtu ndodhi.

    c) Po ta analizojmë mirë edhe Dhjatën e Re, do të vërejmë se edhe aty kemi të bëjmë jo me Fjalën e Perëndisë, po me shkrime të njerëzve të ndryshëm dhe pa inspirimin e Perëndisë, si p.sh.:

    Tek Ungjilli sipas Lukës, shkruan: “Mbasi shumë vetë ndër*morën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.” (Luka, 1:1-4).

    Nga vargu i lartshënuar tregohet qartë se:

    - Së pari, Ungjilli sipas Lukës ishte vetëm një ndër shumë narracionet e shkruara në dekadat e para pas Jezusit nga njerëz të ndryshëm (Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë);

    - Së dyti, ky shkrim i drejtohej Teofilit personalisht nga Luka dhe jo njerëzimit nga Perëndia (fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar); dhe

    - Së treti, më e rëndësishmja është se ky Ungjill nuk ishte shkruar nën frymëzimin e Zotit, por ishte shkruar pasi Luka kishte konsultuar burime të ndryshme (pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi); qoftë të shkruara, qoftë gojore, origjinën e të cilave as nuk e dimë e as që mund ta verifikojmë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë nga shkrimet e tjera të Dhiatës së re e edhe të së vje*trës.

    d) Një rast tjetër ka të bëjë me Palin, me Letrat e tij, të cilat në fakt përbëjnë pjesën më të madhe të Dhiatës së re, ku shihet mjaft qartë se nuk ka kurrfarë dëshmie se ai ishte i frymëzuar nga Zoti përderisa i shkruante ato letra. Në një mori rastesh ai e bën të qartë se në letra po e shprehte mendimin e tij dhe jo të Perëndisë:

    “... s’kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri ...” ( 1 Korintasve, 7:25)

    “…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve, 7:40)

    “…dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë….” (1 Korintasve, 7:40)

    “…Ja, unë, Pali, po ju them …” (Letra e Palit Galatasve, 5:2)

    Si shihet, tek 1 Korintasve 7:40 vihet në dyshim edhe frymë*zimi i mësimeve të Palit në tërësi. Aty tregohet se ai nuk ishte i sigurt as nëse e kishte Frymën e Perëndisë apo jo. Përse duhet të besohen për fjalë të Zotit letrat e Palit, nëse ai vetë e bën të njo*hur aty se pohimi që ai e kishte frymën e Zotit, ishte mendim i tij personal dhe nuk ishte i konfirmuar nga Perëndia.

    Duke pasur parasysh se në një artikull nuk mund të elaboro*het gjithçka për sa u përket dallimeve në mes dy librave - Biblës dhe Kuranit, jam përpjekur të shtjelloj disa nga gjërat më eleme*ntare për të dëshmuar dallimet dhe vërtetësinë e tyre në lidhje me të dy tekstet.

    Dua ta përfundoj këtë artikull me Fjalët e Allahut Fuqiplotë, Që në librin e Tij të fundit, në Kuranin famëlartë, thotë:

    “Ky Kuran nuk është i tillë që të mund të bëhej prej dikujt tjetër përveçse prej Allahut. Përkundrazi, ai është vërtetues i shpalljeve të mëparshme dhe shpjegues i Ligjit (për njerëzit) dhe, pa dyshim, është zbritur nga Zoti i botëve!”. (Junus, 37)

    “Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevra*tin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furka*nin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S’ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e Allahut, i pret ndëshkimi i rreptë. Allahu është ngadhënjyes, shpagimtar”. (Ali Imran, 3-4)

    Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të për*bashkët në mes nesh dhe jush: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’I shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” (Ali Imran, 64)

    “Nuk ka detyrim në fe, rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta” (Bekare, 256).


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Bibla, përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994, fq. 11; dhe Ekrem Murtezai, “Fjalori i feve”, fq. 62.

    [2] “Kur’ani- Përkthim dhe komentim” nga H. Sherif Ahmeti, fq. 10.

    [3] Duhet theksuar se dallimi kryesor në mes Biblës katolike dhe Biblës protes*ta*n*te ka të bëjë me çështjen e librave që gjenden në të. Në Biblën katolike (Bibla – Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994) dhe në atë prote*stante (Bibla- Diodati i ri, përkthim 1991-94) dallimi qëndron në faktin se Bi*bla katolike ka 7 libra më tepër se Bibla protestante, kurse të dyja sektet lib*rin e tyre e quajnë të shenjtë. Atëherë, shtrohet pyetja - pse ky dallim ndërmjet biblave? Cila është, në të vërtetë, Fjalë e Perëndisë?

    [4] Bart Ehrman është një studiues i njohur i Dhiatës së re si dhe një ekspert i Kri*shterimit të hershëm. Masterin dhe doktoratën i ka kryer në Seminarin Teo*lo*gjik të Princentonit. Aktualisht është shef i departamentit të studimeve fetare në Universitetin “Chaper Hill” të Karolinës së Veriut. (Biografi nga libri i tij: “Të keqcitosh Jezusin....”, në fund të librit.)

    [5] Kriptologji-a: shkenca që merret me shifrimin dhe me deshifrimin e shkrimeve të fshehta. (Mikel Ndrecaj, “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Prishtinë, 2000, fq. 415.)

    [6] Bart D. Ehrman, “Të keqcitosh Jezusin-Si dhe përse u ndryshua Bibla”, fq. 10.

    [7] Po aty, fq. 78. Gjatë shekujve II dhe III, po ashtu gjatë kohës së Konstantinit, Bart Ehrman tregon se “këta dy shekuj kanë qenë veçanërisht të pasur në ndryshime teologjike ndërmjet të krishterëve të hershëm. Në të vërtetë, dalli*met teologjike ishin kaq shumë të shtrira, saqë grupe që e quanin veten e tyre të krishtera ndiqnin besime dhe praktika që shumë të krishterë sot do të këm*bëngulnin se nuk kanë të bëjnë aspak me krishterizmin”. (Po aty, fq. 78) Po ashtu Bart D. Ehrman thotë: “Ç’dobi ka të thuash se tekstet origjinale të Bi*b*lës janë të frymëzuara? Ne nuk i zotërojmë tekstet origjinale, por kemi vetëm një kopje të mbushura me gabime dhe shumica e këtyre dorëshkrimeve janë prodhuar shekuj më vonë se origjinalët”. (Po aty, fq. 27.) “Ishte e qartë se ki*shte një problem në pohimin se Bibla ishte verbalisht e frymëzuar në çdo fjalë të saj. Siç mësuam në një nga kurset e para të ndjekura në institut, ne nuk i zo*tërojmë dorëshkrimet origjinale të Dhiatës së Re. Ajo që ne kemi përbëhet nga kopje të këtyre shkrimeve, të bëra vite më vonë. Mbi të gjitha, asnjëra prej këtyre kopjeve nuk është krejtësisht e saktë, duke qenë se skribët që i ka*në prodhuar ato, pa dashje ose qëllimisht, i kanë ndryshuar në vende të ndry*sh*me. Të gjithë skribët e kanë bërë këtë. Kështu, në vend që të kemi fjalët e frymëzuara të autorëve (d.m.th. origjinalet) të Biblës, ajo çka kemi janë vetëm kopje të shkruara në gabime të shumëfishimeve”.( Po aty, fq. 23.)

    [8] Dallimi ndërmjet Kuranit dhe Biblës qëndron në faktin se Kurani vazhdimisht pohon burimin e tij hyjnor nga Zoti i botës. (Shih këto ajete: Ali Imran, 164; Ni*sa, 82; Nisa, 105; Junus, 57; Nahl, 64; Fussilet, 53; Ali Imran, 3; Ibrahim, 1) Feja islame është një fe që është e argumentuar me Kuran, ashtu siç u argu*mentua që Kurani është burim hyjnor, nga Zoti i Plotfuqishëm, sa kohë që në Bibël nuk gjejmë ndonjë citat që të argumentojë Krishterimin. Askund në Bi*bël nuk keni për të gjetur se Zoti i drejtohet popullit të Musait, ose pasar*dhë*s*ve të këtij populli, duke u thënë se feja e tyre quhet judaizëm, ose - se u shpall pasuesve të Krishtit që feja e tyre quhet krishterim. Me fjalë të tjera, emrat judaizëm dhe krishterim nuk kanë pasur origjinë dhe miratim hyjnor. Vetëm shumë kohë pas largimit të Jezusit nga kjo botë, fesë së tij iu vu emri Krish*te*rim. E, sa për Islamin, Kurani thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, ata vetëm nga zilia në mes tyre, kundërshtuan. E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t'ia japë llogarinë”. (Ali Imran, 19) “E, kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit”. (Ali Imran, 85)

    Me rastin e Haxhit lamtumirës, në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. mbajti fjalimin e fundit, dhe mbasi e mbajti fjalimin e tij para masës, po atë ditë, Zoti xh.sh. shpalli ajetin e Kuranit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe”. (El Maide, 3) Këto citate të lartpërmendura tregojnë se Kurani përmban pohimin për vulën e autorësisë së Allahut xh.sh., dhe se feja islame është feja së cilës duhet t’i bashkohemi. Po ashtu, Zoti jo vetëm që e shpalli Kuranin, po edhe, duke qenë se ai duhej të mbetej si mesazh për njerëzimin deri në fundin e botës, duhej të ruhej ashtu siç është shpallur, edhe premtimi i Zotit për ruajtjen e Kuranit është i mre*kullueshëm, për se thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (El Hixhr, 9)
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    Krahasimi i Biblës dhe Kuranit

    (Si duhet bërë me saktësi)





    Bibla dhe Kurani shpesh krahasohen njëra me tjetrën kur të krishterët dhe myslimanët i diskutojnë çështjet mes tyre. Ato në mënyrë tipike krahasohen në mënyrat e cekura më poshtë:

    Ruajtja e tekstit
    Formimi i kanunit
    Mësimet rreth Jezusit, grave, luftimeve, etj.
    Saktësia shkencore
    Kontradiktat

    Ky është një lloj i krahasimit që edhe unë vetë e kam bërë në të kaluarën. Sidoqoftë, kjo në fakt është e pasaktë dhe çorientuese për të krahasuar Biblën me Kuranin. Ekzistojnë dy arsye për këtë.

    Arsyeja 1. Konteksti i Biblës dhe Kuranit

    Kurani rrotullohet e zhvillohet rreth jetës së Muhamedit. Muhamedi i recitoi fjalët e Kuranit si përgjigje ndaj situatave të ndryshme në jetën e tij, por farë ishin këto situata nuk përshkruhen në Kuran. Kjo nënkupton që Kurani nuk e ofron kontekstin e saj dhe kronologjinë. Njohja e kontekstit të saktë dhe kronologjisë është esenciale për të kuptuar Kuranin. Por për ta njohur këtë kontekst dhe kronologji ju duhet të kërkoni jashtë Kuranit tek traditat islamike – librat sikurse Hadithi apo Sira. Këto libra sigurojnë kontekstin e Kuranit. Shkollari islamik Habib Ur Rrahman Azami e thekson qartë varësinë e Kuranit ndaj Hadithit dhe Sirës.

    (I) Është pothuajse e pamundur për ta kuptuar apo sqaruar kuptimin e një numri të madh të vargjeve kuranike nëse mohohen traditat si të pavlera apo jo autentike. (Habib Ur Rrahman Azami, The Sunnah in Islam, fq. 29-31.)

    Bibla, sidoqoftë është mjaft e ndryshme. E ofron tërë kontekstin e saj dhe kronologjinë. Zbulesa e saj fillon me krijimin dhe e tregon ngjarjen pikërisht deri te krijimi i ri, pra periudha e ringjalljes. Kur Bibla jep urdhërime të ndryshme apo e shpall ungjillin, e bën këtë brenda kontekstit që vetë e ka zbuluar. Si rrjedhojë, për të kuptuar Biblën ju duhet vetëm Bibla. Bibla është e vetë-mjaftueshme, sikurse edhe fjala e Perëndisë do të duhej të ishte. Prandaj të krahasohet Bibla me Kuranin vetëm është çorientuese dhe e gabuar.

    Arsyeja 2. Praktikat dhe besimet

    Kurani nuk i përmban shumicën e praktikave themelore apo shumë nga besimet e Islamit. Syneti (shembulli i Muhamedit) është komplement vendimtar i Kuranit; aq sa, ka raste të caktuara ku, në fakt, Syneti duket të mbizotëroj mbi Kuranin, për shembull, kur Kurani i referohet tre lutjeve ditore (24:58 dhe 11:116) kurse Syneti i cakton pesë. Në anën tjetër, ka raste nga ditët më të hershme të Islamit të praktikave të gjithëmbarshme të cilat arrijnë të jenë në kontradiktë me Synetin. Për më tepër, Kurani nuk i bën të hollësishme të gjitha urdhërimet e tij; as ato që konsideron të jenë fondamentale. Kështu e urdhëron faljen, por nuk udhëzon se si duhet të realizohet: forma e faljes kanonike (salah) bazohet kryekëput në Synet. (Cyril Glassé, "Syneti", The Concise Encyclopedia of Islam, fq. 381-382.)

    Urdhëri i detyrueshëm për të kryer faljen (adhurim formal, i rregullt) është zbuluar në Kuran siç ishin edhe disa nga elementet e Salah-ut (si Ruku, Sexhde). Por mënyra e duhur e kryerjes së Salah-ut dhe mënyra se si veprimet kryesore të saj duheshin të zbatoheshin, nuk janë përshkruar në Kuran. … Njëjtë Haxhi (pelegrinazhi në Mekë) ishte përshkruar si detyrë religjioze në Kuran por metodat dhe formalitetet e saj nuk ishin të definuara. Profeti vetë e dëshmoi mënyrën e duhur të kryerjes së Haxhit. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 10-11.)

    Sheriati Islamik është i plotë me mbështetje në Kuran dhe Synet. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 5.)

    Si, kur dhe çfarë të lutesh, çfarë duhet të bësh në Haxh, rrethprerja, në fakt shumica e praktikave kryesore islamike dhe besimet vijnë nga syneti (praktikat) e Muhamedit. Syneti është esencial në Islam porse nuk vjen nga Kurani por nga Hadithi dhe Sira. Sërish, kështu nuk qëndron çështja me Biblën. Bibla përmban gjithçka një i krishterë ka nevojë. Bibla plotësisht deklaron çfarë Perëndia ka bërë për të na shpëtuar dhe për t’i sjellë lavdi vetvetes dhe në anën tjetër si duhet ne të jetojmë. Është bazamenti për urtësinë tonë dhe që e definon lirinë tonë. Prandaj të krahasohet Bibla vetëm me Kuranin është çorientuese dhe e gabuar.

    Një krahasim më i saktë

    Do të duhej të ishte e qartë deri më tani që të krahasohet Bibla me Kuranin është jo relevante sepse përderisa Bibla është themeli i krishterimit, Kurani nuk është themeli i Islamit, por më saktë Kurani është themeluar mbi Kuranin, Hadithin dhe Siran. Nëse doni një krahasim më të ndershëm dhe të saktë në mes të librave të krishterimit dhe islamit atëherë duhet t’i krahasoni librat kryesore të të dy religjioneve.

    Disa fakte rreth Hadithit. Fjala “hadith” nënkupton një ngjarje apo lajm rreth diçkaje. Hadithi mund të dallojë në gjatësi nga një fjali deri në një faqe të plotë. Në islam tema kryesore e Hadithit është ajo që Muhamedi bëri dhe tha, që është, Hadithi e përfshin Synetin. Ekzistojnë shumë koleksione të mëdha të hadithit. Prof. Masud-ul-Hasan sqaron cilat janë koleksionet kryesore:

    Koleksionet e njohura të Hadithit sipas"Musannaf"[1] janë koleksionet e:

    1. Al-Buhariut (v.870 p.K) Al-Bukhari [Një koleksion prej 7658 haditheve (ahadithe).]

    2. Muslimi (v. 875 p.K) [Koleksion prej 7748 haditheve.]

    3. Abu Daud (v. 875 p.K) [Koleksiom prej 5276 haditheve.]

    4. Al-Tirmidhiu (v. 892 p.K) [Koleksion prej 4415 haditheve.]

    5. Al-Nasai (v. 915 p.K) [Koleksion pre 5776 haditheves.]

    6. Ibn Maja (v. 886 p.K) [Koleksion prej 4485 haditheve.]

    Emri:  al-buhariu.JPG

Shikime: 1068

Madhësia:  9.5 KB Emri:  muslimi.JPG

Shikime: 1009

Madhësia:  8.9 KB

    Al-Buhariu Muslimi

    ... Koleksionet e Al-Buhariut dhe Muslimit radhiten lartë dhe janë të njohura si “Al-Sahihain” që nënkupton autentike dhe autoritative.

    Koleksioni më i njohur sipas "Musnad"[2] është koleksioni i Ahmed Ibn Hanbal (v.855 p.K).

    Punimet e Shiitëve rreth “Hadithit” nuk ju referohen vetëm çfarë profeti i shenjtë tha apo bëri, ata gjithashtu i referohen atyre çfarë imamët shiitë thanë apo bënë. Punimet e shiitëve rreth Hadithit janë koleksionet e:

    1. Muhamed ibn Jakub Al-Kulluni (v. 939 p.K)

    2. Muhamed Al-Hummi (v. 991 p.K)

    3. Tahir Al-Sharif Al-Murteza (v. 1004 p.K)

    4. Muhamedd Al-Tusi (d. 1067 C.E.) (Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, vol. 1, fq. 613.)

    Ekziston gjithashtu koleksioni i rëndësishëm i Muvata nga Maliku.

    Disa fakte rreth Sirës. Sira është biografia e jetës së Muhamedit. Këto ofrojnë kontekstin dhe kronologjinë e jetës së tij, në këtë mënyrë edhe kontekstin dhe kronologjinë e Kuranit. Dy Sirat më të vjetra janë:

    Muhamed ibn Ishak (v. 773 p.K) nëpërmjet recensionit të Ibn Hisham (v. 840 p.K), Sirat Rasul Allah. (përkthimi anglisht 798 faqe[3].)
    Muhamed ibn Sa'd (v. 852 p.K), Kitab al-Tabaqat al-Kabir, (përkthimi anglisht, 1097 faqe[4].)

    Siç mund të lexoni dhe vëreni, ekzistojnë edhe shumë libra të tjerë të rëndësishëm në Islam përveç Kuranit, dhe të gjitha ato janë mjaft më të mëdha se Kurani. Që të dy, Buhariu dhe Muslimi përmbajnë më tepër hadithe se sa 6236 vargjet e Kuranit. Më patë thënë një dijetar ish mysliman islamik që Islami është 10% Kuran dhe 90% tradita (Hadith dhe Sira). Kurani është si korniza e një fotografie. I përcakton disa kufij, por detajet e fotografisë ofrohen nga traditat.
    Emri:  ibn ishak.JPG

Shikime: 1071

Madhësia:  4.3 KB

    Ibn Ishak Ibn Sa'd

    Disa zbatime

    1. Shkollarët islamikë që e krahasojnë Biblën me Kuranin duhet të jenë të ndershëm dhe të ndalojnë mashtrimin e njerëzve. Ata duhet të thonë që Kurani vetvetiu është i pamjaftueshëm. Në vend që ta krahasojnë Kuranin me Biblën ata duhet t’i krahasojnë të gjitha librat kryesorë islamikë me Biblën. Nëse e shihni një udhëheqës islamik i cili është i pandershëm në këtë mënyrë atëherë kini guximin të nxirrni në pah gabimin e tyre.

    2. Të krishterët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos u mashtruar se krahasimi i Biblës me Kuranin është legjitim. Nuk është. Krishterimi është themeluar nga Bibla por Islami nuk është themeluar nga Kurani por nga Kurani dhe traditat. Nëse një mysliman ju kërkon t’i krahasoni librat atëherë insistoni në një krahasim të ndershëm që përfshin edhe Hadithin dhe Sirën.

    3. Nëse ju nuk jeni të krishterë apo mysliman atëherë kuptoni që Kurani dhe Bibla nuk janë në themel të njëjtë. Kurani nuk manifeston ndonjë kontekst për atë që e thotë apo t’i ketë praktikat themelore të islamit. Këto vijnë nga libra të tjerë. Bibla, në anën tjetër i përmban të gjitha për një besim dhe praktikë të krishterë.

    4. Kur ne ju ftojmë të bëheni të krishterë ne në fakt ju kërkojmë ta pranoni vetëm Biblën.

    5. Është e mundur për një të krishter të lexoj dhe të njihet me tërë Biblën, por është shume e vështirë për një mysliman të lexoj dhe të njihet me të gjitha librat kryesorë islamikë sepse janë shumë dhe jo të gjitha janë të përkthyera. Në fakt, shumica e myslimanëve kurrë nuk e kanë lexuar Sirat Resul Allah, të Ibn Ishakut, që është ngjarja më e hershme e jetës së Muhamedit.



    Shënime

    [1] Kur hadithet janë të renditura sipas temës.
    [2] Kur hadithet janë të renditura sipas tregimtarit
    [3] Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah, përkthyer si, The Life of Muhammad, (tr. A. Guillaume), Karachi: Oxford University Press, 1998.
    [4] Ibn Sa'ad, Kitab Al-Tabaqat Al-Kabir, (tr. S Moinul Haq) Neë Delhi: Kitab Bhavan, 2 volumes, pa datë.



    Referenca

    Habib Ur Rahman Azami, The Sunnah in Islam, U.K.: UK Islamic Academy, 1995.
    Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, Delhi: Adam Publishers & Distributors, 2002.
    Cyril Glassé, The Concise Encyclopedia of Islam, San Francisco: Harper & Row, 1989.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    ZOTI: Cilësitë e Tij kontradiktore ne Bibel:

    (a)Zoti si një qënie e mbifuqishme:
    “Por Jezusi tha…GJITHÇKA është e mundur për Perëndinë.”MARKU 10:27
    Shiko gjithashtu MATEU 19:26

    Kundërshtohet nga:
    “Kështu Zoti mbajti anën e Judës,që dëboi banorët e krahinës malore,NUK MUNDI të dëbojë banorët e fushës,sepse kishin QERRE TË HEKURTA.”GJYQTARËT 1:19

    .................................................. ..........................................
    (b)Zemërimi I Zotit zgjat një minutë:
    “Sepse zemërimi im (I Zotit) mbanë vetëm një cast…”PSALMEVE 30:5

    Kundërshtohet nga:
    “Kështu zemërimi I Zotit u ndez kundër Izraelit;dhe ai bëri të enden DYZET VJETË në shkrëtëtirë…”NUMRAT 32:13

    .................................................. ...........................................
    (c)Zoti nuk shfaq ndonjë vetë-qortim:
    “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë,as edhe bir njeriu që mund të PENDOHET.”NUMRAT 23:19

    Kundërshtohet nga:
    “…dhe Zoti U PENDUA që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.”1SAMUELIT 15:35
    Gjithashtu:”Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’I bënte popullit të tij(Izraelit).”EKSODI 32:14

    .................................................. ...........................................
    (d)Mëshira e Zotit zgjat përgjithmonë:
    “Sepse Zoti është I mirë;mirësia e tij është e PËRJETSHME…”PSALMEVE 100:5

    Kundërshtohet nga:
    “Kështu thotë Zoti I ushtrivenë do ta dënoj Amelekun për atë që I bëri Izraelit (para 400 vetëve)…Tani shko,godit Amelekun dhe cakto SHFAROSJEN E TË GJITHA GJËRAVE që ai ka pa pasur fare mëshirë për të,por vrit burra dhe gra,fëmijë dhe foshnja gjiri,lopë e dhen,deve dhe gomarë.”1SAMUELIT 15:2,3

    .................................................. ..............................................
    (e)Zoti jeton në dritë:
    “Ai (Zoti) që I vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në DRITË të paafrueshme,të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë…”1TIMOTEUT 6:16

    Kundërshtohet nga:
    “atëherë Solomoni tha:Zoti ka thënë se do të banojë në një RE TË DENDUR.”1MBRETËRVE 8:12

    .................................................. ..............................................
    (f)Zoti nuk e joshë njeriun:
    “Askush kur tundohet të mos thotë:”Jam TUNDUAR nga Perëndia”,sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja,DHE AI VETË NUK TUNDON asnjeri.”JAKOB 1:13

    Kundërshtohet nga:
    “Mbes këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë(e tundoi) Abrahamin…”ZANAFILLA 22:1

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    1


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    2


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    3


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    4


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    5


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    Per te gjithe musli-arabt qe lodhen me sjell video te prodhuar nga ata vete po sjell nje material ku mjafton ta lexojn se kane pytjet e tyre qe edhe pse ju jepet pergjigje prap pysin pamarimisht...

    1. Bibla juaj është e korruptuar



    Është e padobishme ta ndash ungjillin me myslimanët të cilët mendojnë se Bibla është e korruptuar, edhe nëse ai është bindur që ta refuzojë Kuranin, ai kurrë nuk do ta pranojë nënkuptimin e Biblës përderisa ai të sigurohet se ajo ështe e vërtetë. Mbaje në mend se myslimanët besojnë se çdo fjalë në Kuran ishte shkruar nga Perëndia dhe i është dhënë Muhamedit nga engjëlli Xhebril; nuk është për t’u habitur që ata e shohin në atë mënyrë Biblën, të shkruar nga 40 njerëz duke përfshirë edhe kryeministrin (Daniel), peshkatarin (Pjetër), mjekun (Lukën) dhe të burgosurit (Jeremia, Pali) para 2000 viteve si njerëzor dhe të gabueshëm në krahasim. Ta krahasosh Biblën me Kuranin është pasojë që të mos krahasohet ajo me atë. Mirëpo, sikurse ne të gjithë e shohim, është logjikisht e pamundur që Bibla të jetë e korruptuar.

    Ne fillojmë me atë që Kurani thotë për Biblën; shumë vargje e konfirmojnë se është Fjala e Perëndisë dhe se nuk është ndryshuar. Ja disa prej tyre p.sh.: sura 5:43 ‘Si kanë ardhur te ju për gjykim kur ata e kanë Torën, ku aty përfshihen urdhërimet e Perëndisë?’, sura 5:44 ‘Ne (Perëndia) e zbuluam Torën, ku është udhërëfyes dhe dritë ....’, sura 5:46 ‘Ne e dërguam Jezusin....duke konfirmuar se çka ishte zbuluar para tij në Torë, dhe Ne ia dhamë atij ungjillin ku është udhërrëfyes dhe dritë....’, sura 5:68 ‘(Judejt dhe të krishterët) nuk kanë udhëheqës përderisa ju i dhatë Torën dhe Ingjillin [Ungjillin]’; sura 4:136 ‘Besimi në Perëndinë dhe lajmëtarin e Tij [Muhamedin], dhe Shkrimin të cilin Ai ia zbuloi lajmëtarit të Tij [Kuranin] dhe Shkrimin që Ai e kishte zbuluar dikur [Biblën]’; sura 10:91 ‘Nëse ju [Muhamed] jeni të dyshimtë në lidhje me atë se çka u është zbuluar juve, atëherë pyetini ata të cilët e lexojnë Shkrimin (që ishte) para jush’; sura 15:9 ‘Ne i kemi zbuluar Kujtesën dhe Kujdesin! Ne me të vërtetë jemi Rrojet e tij [p.sh. Bibla është e rruajtur prej kurruptimit nga Perëndia]’; sura 6:34 ‘Nuk ka asnjë që t’i ndryshojë Fjalët e Allahut’; sura 10:64 ‘Nuk ka ndryshime në Fjalët e Allahut.’

    Nëse Bibla është korruptuar, a ishte kjo para apo pas Muhamedit? Nëse përpara, pse Perëndia i thotë Muhamedit t’i drejtohet Shkrimit të korruptuar për udhëheqje, dhe pse ai thotë për Torën dhe Ungjillin ‘është udhëheqëse dhe dritë’ apo më saktë ‘ajo duhet të ketë qenë para se të ishte korruptuar’? Nëse pas, pse muslimanët nuk e pranojnë Biblën, pasi që përkthimet e tashme janë të bazuara mbi dorëshkrimet që Muhamedi i shfrytëzoi?

    Nëse ishte korruptuar, a ishte nga judenjt apo të krishterët? Që nga ajo kohë asnjëri nuk flisnin me njëri - tjetrin (sura 2:113 ‘Judejt thonin për të krishterët se nuk ndjekin asgjë (të vërtetë) dhe të krishterët thonin për Judenjt se nuk ndjekin asgjë (të vërtetë), edhe pse që të dy janë lexues të Shkrimit’, gjithashtu shih surën 5:28), si kanë mundur të pajtohen për ndryshimin e secilës Bibël në mënyrë identike? Pse nuk kishte asnjë raport për këto ndodhi, dhe pse askush nuk është munduar që ta ndalojë apo të fsheh origjinalin e Biblës? Librat e Dhiatës së Re janë shpërndarë gjërësisht sapo janë shkruar – ‘Dorëshkrimet në Papirus të Jezusit’ te Mateu 26, të gjetura në Kolegjin Magdalena dhe së fundi të datuara në vitin 68 pas Krishtit të gjetura në Egjipt. Me sa duket Mateu ishte ende i gjallë kur këto ishin shkruar – kështu që pse ai nuk u mundua që t’i korigjojë ato nëse kanë qenë të ngatërruara? Pse të krishterët nuk i kanë larguar ndodhitë poshtëruese sikurse mohimi i Krishtit nga Pjetri (Mateu 26:69-75) ose grindjen e Palit dhe Barnabës (Veprat 15:39)?

    Çfarë është dëshmia e Biblës pë vetveten? ‘I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia ....’ (2Tim. 3:16); Pjetri i sqaron shkrimet e Palit si Shkrime prej se disa njerëz keqdashës e shtrembëruan mësimin e tij ‘siç bënë edhe me shkrimin tjetër’ (2 Pjetrit 3:16). ‘Ligji u është dhënë nëpërmes Mojsiut’ (Gjoni 1:17) dhe Jezusi tha ‘Shkrimi nuk mund të thyhet’ (Gjoni 10:35). Fjalët e tij janë ‘frymë dhe jetë’ (Gjoni 6:63) dhe Ai i ka fjalët e jetës së përjetshme (Gjoni 6:68). Si mundet dikush që t’i shtojë apo ta heq ndonjë pjesë të Shkrimit kur ballafaqohet me paralajmërimin te Zbulesa 22:18-19 ‘Nëse dikush i shton diçka atij, Perëndia do t’ia shtojë plagët që përshkruhen në këtë libër. Dhe nëse dikush heq ndonjë fjalë nga ky libër profetik Perëndia do t’i heq pjesën e tij nga pema e jetës dhe nga qyteti i shenjtë ....’

    Komentatorët e hershëm myslimanë (p.sh. Bukhari, al-Razi) të gjithë ishin pajtuar se Bibla nuk mund të ndryshohet pasi që është Fjala e Perëndisë dhe kanë kaluar disa shekuj para se myslimanët të kenë deklaruar që Bibla është ndryshuar, kur ata i lexuan me kujdes ndodhitë në Kuran dhe e panë që ata ishin ndryshe prej atyre që janë në Bibël. Vargjet janë përdorur për ta mbështetur korruptimin e Biblës të cilat krejtësisht janë keqpërdorur nga myslimanët. Për shembull sura 2:42 ‘E vërteta e ngatërruar me pavërtetësi, apo me dashje e fshehin të vërtetën’ ishte thënë që të vinin te Muhamedi pasi që dy judenj ishin dërguar te ai për gjykim, pasi kishin bërë tradhti bashkëshortore. Judenjt tjerë donin ta testonin atë për të parë nëse ai, si profet i Perëndisë, a e njihte Torën. Kështu që ai e kërkoi Torën dhe i tha një djali që ta lexonte dënimin për mosbindje. Kur djali arriti te Lev.20:10 (‘nëse një njeri bënë kurorëshkelje me një grua tjetër .... që të dy do të dënohen me vdekje’) Judeu i akuzuar për kurorëshkelje e përplasi dorën e tij mbi këtë varg që djaloshi të mos mund ta lexonte (burimet: Abu Dawood 4449 (arabisht) apo 4432 (anglisht)).

    Një i largët bërtiti për korruptimin e textit në Bibël. Vargjet e tjera thonë që një grup i judenjve e kanë dëgjuar shkrimin dhe e kanë ndryshuar – por; 1. Ishte vetëm një grup, jo të gjithë njerëzit judenj nëpër mbarë botën ishin të vetëm në Mekë; 2. Ata me siguri kanë pasur një kopje të origjinalit të vërtetë se sa të jenë akuzuar për ndryshimin e tij; dhe 3. Ata nuk e kanë ndryshuar textin e shkruar, ata vetëm i thanë Muhamedit gjëra që nuk ishin të aty, në vend që të çorientojnë atë.



    2. ‘Çka rreth profecive të Muhamedit në Bibël?’

    Kjo është një pyetje e çuditshme për ata që besojnë se Bibla është e ngatërruar. Thuhet se aty duhet të jenë shumë profeci rreth ardhjes së Muhamedit në Bibël por pasi erdh ai judenjt dhe të krishterët i kishin fshirë aq shumë sa kishin mundur. Por pasi që përkthimet tona janë të bazuara në kopjet e dorëshkrimeve shumë shekuj para Muhamedit kjo nuk mund të jetë e vërtetë por miti insiston. Çka rreth ‘profecive’ të cilat nuk janë fshirë?

    a. Sura 61:6 thotë ‘Jezusi biri i Marisë tha, “Unë me të vërtetë jam lajmëtari i Perëndisë për ju, duke e konfirmuar Torën që është para meje dhe duke dhënë lajme të mira për lajmëtarin i cili do të vijë pas meje, emri i të cilit do të jetë Ahmed” . Para se të përgjigjesh, ‘askund në Bibël Jezusi nuk flet për një person të till!’ ty do të të thonë të shikosh te Gjoni 14:16 ‘Unë do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju jap një Ngushëllues tjetër që do të qëndroj me ju....’ Fjala greke për Ngushllimtar është parakletos (fjalë për fjalë, njëri i cili tërhiqet pranë, si një avokat mbrojtës në gjykatën e ligjit). Myslimanët deklarojnë që Gjoni në origjinal shkruajti Periklytos i cili me sa duket është greqisht është ‘I lavdëruari’. Asnjë dorëshkrim i vetëm i Gjonit 14:16 apo 14:26 (ku parakletos është përdorur përsëri) nuk ka periklytos mirëpo një habi se si një gënjeshtër e çiltër nuk u zbulua. Në kontekstin e Gjonit 14 Parakletos duhet të jetë me dishepujt përgjithmonë (v. 16); Ai është Fryma e së Vërtetës (v. 17) i cili as nuk është parë e as nuk është njohur nga bota, por i cili jeton mbrenda besimtarëve; dhe Ai është Shpirti i Shenjtë e cila ua kujton të krishterëve gjithë atë që Jezusi ua kishte mësuar atyre (v. 26). A mund këto gjëra t’i tregojë një qenie njerëzore, Muhamedi?
    b. Zoti erdhi nga Sinai dhe agoi para tyre prej Seirit; Ai shkëlqeu përpara prej Piedestalit Paran me mijëra tenda të të shenjtëve’ (Ligji i Përt. 33:2) dhe ‘Perëndia erdhi prej Temanit, i Shenjti prej Piedestalit Peran’ (Habakuku 3:3). Myslimanët deklarojnë se Mojsiu erdhi nga Sinai, Jezusi nga Seiri dhe Muhamedi nga piedestali Peran, dhe dhjetra prej mijëra i referohen njërës prej betejave të tij ku luftoi me dhjetë mijë ushtarë! Jo vetëm që konteksti është i qartë për Perëndinë dhe askënd tjetër, por interpretimi është i bazuar mbi gjeografin e shekullit të XIX i cili me sa duket Peranin e identifikon me Mekën dhe Temanin me Medinën. Aktualisht Perani është 1000 km larg Mekës ku mund të shihet prej kronikave të shëtitësve izraelitasë, p.sh. Ligji i Përt. 1:1, po ashtu shih te Num. 13 – ku dymbëdhjet spiunët mund ta braktisin Peranin (v. 3), shkuan drejt në Kanan dhe e zbuluan tërë vendin (v. 21-22), prenë pak rrush (v. 23) dhe i sollën në Peran të freskëta (v. 27) përafërsisht për 40 ditë nëse ata kanë udhëtuar 2000 km.?
    c. ‘(Judejt) e pyetën (Gjonin), ‘A je ti Profet?’ Ai u përgjegj, ‘Jo’. Edhe pse myslimanët e refuzojnë dëshminë e Gjonit se Jezusi ishte hyjnor (v. 1, 2, 14, 18, 34, 49) ata qëndrojnë në atë që Profeti që referohet është Muhamedi. Origjina e këtij Profeti kthehet te Ligji i Përt. 18:15 (‘Zoti Perëndia yt do të ngritë një Profet për ju sikurse unë nga mesi i vëllezërve tuaj’) i cili identifikohet qartë për Jezusin te Veprat 3:22. Ndryshimet në mes Moisiut dhe Muhamedit, jo vetëm që Muhamedi nuk ishte Jude dhe u tha se Profeti do të jetë nga vëllazëria juaj (kjo përjashton prejardhjen prej Ismaelit, gjysëm vëllau i Isakut, Zbulesa 16:12 përballë 17:19). Moisiu më shumë krahasohet me Jezusin se sa me Muhamedin: që të dy lindën në varfëri dhe kishte komplote për vrasjen e tyre në fëmijëri (Eksodi 1:15-16,22 v. Mat. 2:13); po ashtu që të dy ishin të shpëtuar (Eksodi 2:2-10 v. Mat.2:13). Që të dy ishin të përgatitur për një periudhë prej dyzet vjet të kohës (dyzet do të thotë kohë biblike për përgatitje): Eksodi 7:7 v. Mat. 4:1); që të dy e çliruan popullin e tyre nga skllavëria (Eksodi v. Gjoni 8:32-36); uji ishte subjekt për të dytë (Deti i Kuq Eksodi 14:21 v. Deti i Galilesë Mat. 8:26); që të dy folën me Perëndinë fytyrë për fytyrë (Eksodi 33:11 v. Mat. 17:3), që të dyve iu shëndriti fytyra (Eksodi 34:29 v. Mat. 17:2); që të dy vdiqën për shkak të mëkatit (Num. 20:12, Isaia 53, Gjoni 1:29, 10:15).



    3. ‘Të krishterët i adhurojnë tre perëndi’ – dhe ‘Perëndia nuk ka bir’

    Triniteti është gjithmonë pengesa më e madhe e pandryshueshme e myslimanëve ndaj Ungjillit dhe devijimi i shumë bisedimeve prej shumë çështjeve produktive. Që në fillim duhet të thuhet që është vetëm një qenie i cili plotësisht mund të kuptojë natyrën e Perëndisë, dhe ky është Vetëvetja. Mirëpo në Bibël janë shumë informata për karakterin e tij tresh. Kurani ka gabuar në portretizimin e Trinitetit si Maria dhe Jezusi si dy perëndi të ndarë përveç Allahut: O Jezus, biri i Marisë! Prej teje u është thënë njerëzimit: Më respektoni mua dhe nënën time si dy perëndi përveç Allahut?’ (sura 5:116); ‘Si mundet Ai ‘[Perëndia] të ketë fëmijë, kur për Atë nuk kishte grua?’ (sura 6:101); ‘Në të vërtetë ata kishin dyshime i cili tha: Allahu është Mesia, biri i Marisë’ (sura 5:17); ’Më tej u dashtë të largohet prej madhështisë së jashtëzakonshme të Tij që Ai të ketë bir’ (sura 4:17). Ky portretizim i krishterëve duke besuar se Perëndia e mori Marinë si gruan e tij dhe ajo dhe foshnja e tyre, Jezusi, u bënë dy perëndi të ndara është si një ofenzivë për të krishterët ashtu edhe për myslimanët, edhe pse është evidenca që sektet heretike të dëbuara në Arabi ishin mësuar në kohën e Muhamedit (e njohur si Mariamia apo Kolorodian). Fatkeqësisht kur themi ‘Jezusi është Biri i Perëndisë’, edhe pse ne nënkuptojmë se ‘Ai është Fjala e pakrijuar e përjetshme e Perëndisë, i barabart në çdo respekt dhe plotësisht hyjnor’, myslimanët në mendjen e tyre e dëgjojnë ‘Perëndia kishte marrdhënie seksuale me Marinë dhe ajo e lindi Jezusin’. Është vitale të mos u thuash që Jezusi është Biri i Perëndisë myslimanëve – kjo nuk e rrezikon ungjillin, pasi që janë shumë mënyra të tjera të afirmimit të hyjnisë së tij pa e përdorur përshtatjen por keqkuptimin e plotë të frazës ‘Bir i Perëndisë’, siç do ta shohim më poshtë.

    Shenjat ndihmuese duke përfshirë surën 2:177 i cili në arabisht ibni-sabili e ka kuptimin ‘biri i rrugëve’ por është i përkthyer si ‘udhëtar’- ashtu si Jezusi i cili nuk kuptohet si një bir fizik i Perëndisë, kështu që një udhëtar nuk kuptohet si i atësuar nga rruga, sura 85:22 është mbajtur nga shumica e myslimanëve (suni) që nënkuptohet se Kurani është i pakrijuar, ekziston me Perëndinë që nga fillimi. Nëse fjala e Perëndisë Kurani është i përjetshëm dhe i pakrijuar, pse atëherë është problem që Jezusi, Fjala e Perëndisë të jetë i përjetshëm dhe i pakrijuar? Në të vërtetë nuk mund të jetë që Fjala e Perëndisë të mos ketë ekzistuar kurrë pasi që në brendësi është një pjesë e Perëndisë. Interesant, sura 4:171 thotë që Jezusi është një Fjalë prej Perëndisë dhe Shpirti i tij, edhe më tutje Shpirti (në arabisht Ruhim Minh) është identifikuar si thelbi i Vetë Perëndisë (sura 2:253 ‘Ne e mbështetëm [Jezusin] me Shpirtin e shenjtë’, 12:87, 58:22).

    Në Kuran Jezusi ka atribute të cilat asnjë qenie njerëzore nuk mund t’i ketë: Ai u lindë nga një virgjëreshë (sura 21:91 – kush ishte babai i Jezusit duke u bazuar në Kuran?) dhe ishte i pamëkat (sura 19:19). Si fëmijë ai i bëri zogjët nga balta dhe u fryu jetë atyre, pra dhuntia e jetës është diçka që vetëm Perëndia mund të jep (sura 3:49 – kjo ndodhi në fillim u shfaq në ungjillin heretik të Tomës në shekullin e dytë pas vdekjes). Ai i shëronte njerëzit që ishin të lindur të verbër, i kuronte leprozët dhe i ngriste të vdekurit; Ai kishte njohuri se çka kishte të fshehur në shtëpitë e njerëzve (sura 3:49). Ai kishte fuqi të ndërhynte (sura 3:45 – ‘njërin prej tyre e solli afër Allahut’) pra vetëm Perëndia mund të ndërhyjë (sura 39:44); Ai mund t’i falte mëkatet (sura 61:12), dhe vetëm ai i dinte orët e Gjykimit (sura 43:61)!

    Një mysliman mund të përmend se në Bibël Jezusi asnjëherë saktësishtë nuk ka thënë që Ai është Perëndi dhe nuk ka bërë si Perëndi. Mirëpo, të dhënat janë prezantuar dhe ai i lejonte njerëzit ta formojnë mendimin e tyre. Bibla kategorikisht e mohon se ka më shumë se një Perëndi (Ligji i Përt. 6:4 ‘ZOTI Perëndia yt është Një’ – ky varg është theksuar nga Jezusi te Marku 12:29; shih po ashtu Jak. 2:19). Fjala hebreje nënkuptohet si në shumës, p.sh. është përdorur te Zbulesa 2:24 (‘dy do të bëhen një mish i vetëm’) . Perëndia flet në shumës p.sh. ‘Le ta krijojmë njeriun sipas imazhit tonë’ (Zbulesa 1:26) dhe nuk ka ‘ne mbretërojmë’ në hebraisht. Te Zbulesa 1:2-3 ne i shohim të tre Personat e Trinitetit në veprim, Perëndinë, Fjalën dhe Shpirtin, dhe te Mateu 28:19 emrin e Jezusit në të tre Personat.

    Jezusi kishte fuqi jo vetëm për të shëruar por edhe për t’i falur mëkatet, dhe ne ende mëkatojmë kundër Perëndisë, i cili ka autoritet për t’i falur mëkatet përveç Perëndisë (Marku 2:7)? Kush tjetër përveç Perëndisë mund të kërkojë që dashuria e jonë për atë duhet të jetë e jashtëzakonshme që të gjitha marrëdhëniet tona të tjera të duket si urrejtje në krahasim (Luka 14:26)? Pasi që Perëndia e bëri Sabatin, vetëm Perëndia mund të jetë Zot i Sabatit, po ashtu Jezusi e përdori këtë emër për vetveten (Marku 2:28). Jezusi e kaloi gjykimin për fatin tonë të përjetshëm (Mat. 25:32, Gjoni 5:22) dhe është me ne përgjithmonë (Mat. 28:20). Ai tha se ai ishte bari i mirë (Gjoni 10:11) po ashtu Perëndia është bariu ynë (Ps. 23:1). Ai është drita e botës (Gjoni 8:12) po ashtu Perëndia është drita dhe shpëtimi ynë (Ps. 27:1) Ai e zbatoi emrin e shenjtë ‘Unë Jam’ të Perëndisë (Eksodi 3:14) për Vetveten (Gjoni 8:58) dhe u gjuajt me gurë për blasfemi. Në gjykimin e tij, kur u pyet nga prifti i lartë nëse ai ishte Biri i Perëndisë (një titull mesianik, por jo titull që vetvetiu proklamonte hyjni, sikurse Jezusi e vë në pah te Gjoni 10:34-36), Jezusi u përgjegj, ‘Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit.’ (Marku 14:62). Kjo ishte një referencë e drejtëpërdrej te Danieli 7:13-14, Birit të Perëndisë të cilit iu dha i tërë autoriteti dhe të gjithë njerëzit e adhurofshin atë. Kjo ishte një deklaratë e qartë e hyjnisë që ishte e mjaftueshme për dënimin e Jezusit me vdekje. Edhe pse për myslimanët është problem të pranojnë që Jezusi me të vërtetë ka vdekur (shih Pyetjet Vdekjeprurëse 5) aty nuk mund ta mohojnë që Jezusi ishte dënuar përfundimisht me vdekje.

    Kur një mysliman thotë nuk mund të ketë Trinitet ai e kufizon Perëndinë, pasi që Perëndia mund të bëjë gjithçka (sura 5:17,19). Në të vërtetë te sura 27:8 ne lexojmë që Perëndia iu shfaq Moisiut në një shkurre duke u djegur (Eksodi 3:2). Nëse Perëndia e ul veten deri në shfaqjen sikurse zjarr, sigurisht se ai mund ta përul veten që të shfaqet si një njeri (Fil. 2:7) – pas të gjithave, një qenie njerëzore është shumë ma shumë se sa zjarri. Pastaj pyetja bëhet jo: Si mundet Perëndia të bëhet njeri, por pse u bë Ai?



    4. ‘Pse shlyerje? – Perëndia më falë nëse i rrëfej gabimet e mia’

    Në islamizëm mëkate janë gabimet të cilat i bëjmë, dhe duke i kërkuar falje Perëndisë ai do të na i falë. Në përcaktimet tona veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija (sura 11:114) – por nëse një burrë e dhunon një grua e pastaj e ndërton një xhami si pendim, si mund t’ia kthejë nderin e gruas? Është vetëm një iniciativë e vogël për të bërë mirë. Nëse jam dënuar për shpejtësi në vozitje, unë nuk mund t’i ikë dënimit sepse s’kam pasur kurrë tiket parkuese. Mëkati e turpëroi Mbretin mbi mbretër dhe pasi që ne jemi skllevërit e Perëndisë (sura 19:30) ne duhet ta respektojmë atë dhe ta pranojmë dënimin për turpërimin që ia bëmë atij. Pa marë parasysh a kemi rrëfyer shumë apo pak mëkate – një gur i vogël zhytet njëjtë në det sikurse një gur i madh sepse që të dy e kanë natyrën e gurit. Në një teatër operativ nuk është me rëndësi se a është ndotur një bisturi nga një apo miliona mikrobe, ai nuk është më steril. Dënimi për mëkatin është vdekja (Ezek. 18:4, Rom. 6:23) dhe Perëndia nuk gënjen (Num. 23:19, Rom. 3:4). Çdo gjë në tokë duhet të zhduket, dhe as mishi e as gjaku nuk mund ta trashëgojë Mbretërinë e Perëndisë (1Kor. 15:50); vetëm Perëndia zgjatë përjetë (sura 55:26-27). Prandaj shlyerja është e nevojshme sepse ne nuk jemi mjaft të mirë që ta fitojmë vendin në qiell me anë të meritave tona.

    Perëndia ka urdhëruar që jeta e një kafshe është në gjakun e tij (Lev.17:10) dhe zakoni i sakrificës së kafshëve është një ndihmë vizuele për ta kuptuar shlyerjen – pa derdhjen e gjakut nuk ka falje të mëkatit (Heb. 9:22). Parashtrohet pyetja, si mundet gjaku i qengjit të prishur ta pastrojë një qenie njerëzore, i cili poashtu është i prishur (Heb. 9:9, 10:1, 10:3) – prishja nuk mund ta trashëgojë pavdekshmërinë. I vetmi gjak i cili me të vërtetë ka fuqi që t’i marrë mëkatet është gjaku i pavdekshëm, dhe nëse Perëndia shfaqet në mish njerëzor ai duhet të ketë gjak të pavdekshëm, i cili i vetëm është i mjaftueshëm për t’i marrë mëkatet e botës (Gjoni 1:29).

    Në Kuran janë dy të dhëna të rëndësishme për këtë. Te sura 5:27 ne mësojmë që sakrifica e Abelit (me gjak, Zb. 4:4) ishte e pranuar nga Perëndia ndërsa sakrifica e Kainit (perime, Zan. 4:3) nuk ishte e mjaftueshme. Në rradhë të dytë te 37:107 lexojmë që biri i Abrahamit ishte ‘shpërblyer nga një sakrificë momentale’, duke e referuar zëvendësimin nga Perëndia një dash në vend të djaloshit te Zan. 22:13-14. Pse ishte e nevojshme për Perëndinë që të sigurojë një zëvendësim për ta shpëtuar jetën e djaloshit? Edhe më me rëndësi, pse dashi përshkruhet si momental (në arabisht al-Azim – ky është emri i 99 i Perëndisë në Kuran). Si mundet një dash të jetë më i madh se sa një qenie njerëzore, vetëm nëse kjo ishte një përfaqësim i një tërësie sakrificash të mëdha që po vinte, atë të Jezus Krishtit? (Shënim: Kurani e thekson se ishte Ismaili, jo Isaku i cili duhej të sakrifikohej. Kur e diskutojmë këtë me një mysliman mos devijo shumë në çështje se cili nga djemtë e Abrahamit ishte i përfshirë pasi që kjo është një harengë e kuqe. Më me rëndësi është të pyesim pse sakrifica ishte e nevojshme, dhe pse një dash është përshkruar nga një fjalë e cila është titulli i vetë Perëndisë.)



    5. ‘Jezusi nuk ishte kryqëzuar kurrë’

    Në mohimin e kryqëzimit islamizmi e mohon edhe arsyen që Krishti erdhi në tokë! Ky besim krejtësisht varet nga një varg i turpshëm, sura 4:157; [Judejt thanë] “Ne e vramë Jezus Mesinë birin e Marisë, ‘lajmëtarin e Allahut’ – ata nuk e vranë, as e kryqëzuan, por atyre iu duk ashtu; dhe i hapën sytë! Ata të cilët nuk pajtohen rreth kësaj janë në dyshim prej saj; ata nuk kishin njohuri për ta ndaluar ndjekjen e një supozimi; ata e vranë atë jo për ndonjë qëllim’. Edhe pse, kërkon pyetje të ndryshme vendimtare, e jo më pak është se si Muhamedi mund të deklaronte një ndodhi historike e cila nuk kishte ndodhur pas gjashtë shekujsh që ishte dokumentuar nga shumë dëshmitarë. Se Jezusi vdiq në kryq dhe u ngrit nga të vdekurit është pyetje tej ungjilli (‘Kur ata e kryqëzuan atë’ (Mat.27:35); ‘Me një britmë të madhe, Jezusi dha frymën e tij të fundit’ (Marku 15:37); ’Kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë’ (Gjoni 19:33); ‘Engjëlli iu drejtua grave, ‘Mos kini frikë, se unë e di që ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. Ai nuk është këtu .... Ai u ringjall’ (Mateu 28:5-7). Sidomos pasazhi i fundit është i rëndësishëm për myslimanët, të cilët i japin vëmendje të posaçme gjërave që engjëjt iu thonë njerëzve.

    Të dhënat shtesë biblike për realitetin e kryqëzimit duke përfshirë edhe shkrimtarët pagan Tacitus (‘Krishti e vuajti dënimin ekstrem gjatë mbretërimit të Tiberit’) dhe Lucian Greku (‘Të krishterët e adhuruan të urtin e kryqëzuar’) , apologjetja e krishterë Justin Martyr i referohet ‘Veprave të Ponc Pilatit’ (tash i humbur, por shumica e kanë bërë kronikë vdekjen e Jezusit të cilit i është referuar) dhe shkrimtarët hebrenj Josephus (‘Pilati e dënoi atë që të kryqëzohet dhe të vdesë....’) dhe Babilonasi Talmud (‘Ai u kryqëzua në natën e Pashkëve’) . Të krishterët e parë e përdorën Darkën e Zotit dhe Kryqin si simbole të sakrificës së Zotit të tyre (1Kor.11:23) dhe kurrë nuk dyshuan rreth realitetit të kryqëzimit.

    Myslimanët tradicional e kanë mbrojtur atë që një njeri e kishte zëvendësuar në kryqëzim por kjo e hap një kovë me krimba. Zakonisht thuhet se ishte Juda Iskarioti (e pamundur pasi që ai bëri vetëvrasje, Mat. 27:5; Veprat 1:18) apo Simoni nga Kirena (Marku 15:21; e pamundur pasi që ai vinte nga Libia dhe dukej shumë ndryshe nga Jezusi). Pse ishte e nevojshme që të përfshihet një zëvendësues i pafajshëm? Pse njeriu që u kryqëzua nuk bërtiti për gabimin që ishte bërë? Pse Maria e njohu birin e saj (Gjoni 19:26)? Pse Perëndia i mashtroi dishepujt, i cili, Kurani na tregon se ishte i frymëzuar nga Perëndia dhe besoi në Jezusin (sura 5:111), duke menduar në atë që Jezusi kishte vdekur dhe ishte ringjallur përsëri, pasi që kjo i bëri ta kuptojnë që Jezusi ishte me të vërtetë hyjnor (‘i deklaruar me fuqi që të jetë Biri i Perëndisë nga ringjallja e tij nga të vdekurit, Jezus Krishti Zoti ynë’ (Rom. 1:4-5)). Nëse Jezusi nuk ishte Perëndi, ky mashtrim do t’iu kishte shkaktuar dishepujve që ta adhuronin një Perëndi tjetër, i cili është mëkati (dredhia) më e madhe e njohur në islam. Si mundet Perëndia t’i mashtrojë njerëzit e perëndishëm duke i bindur në mëkatin më të kobshëm që mund të imagjinohet – Ai nuk është mashtrues! Problemi tjetër është që nëse një njeri vetëm shfaqet sikurse Jezusi, atëherë ndoshta Kurani nuk i është dhënë Muhamedit por një njeriu i cili dukej si ai. Përfundimisht, nëse teoria e zëvendësimit ishte e saktë, nëse bëj tradhëti bashkëshortore unë mund t’i iki gjykimit duke deklaruar që unë isha duke fjetur me gruan time, por ajo thjesht u duk sikurse një grua e një tjetri, dhe u paraqit në Kuran për një përparësi hyjnore.

    Gjëja kryesore rreth këtyre kritikave dhe të tjerave është që ato janë bërë nga myslimanët – në veçanti shkollaret e mesjetes Al-Razi, i cili shkroi komentin ‘përfundimtar’ të Kuranit dhe për islamizmin me siguri është i njëjtë si Luteri apo Akuini për krishterimin. Pasi që edhe myslimani më i vjetër ka probleme me surën 4:157, çka mund të themi ne? Kurani flet për vdekjen e Jezusit në disa vende të tjera si një ngjarje historike, p.sh. sura 3:55 ‘Allahu tha, ‘O Jezus! Unë po të flas ty dhe po të akuzoj ty që të lartësohesh në Mua’, dhe sura 5:117 ‘Unë [Jezusi] isha dëshmitar i atyre për derisa isha në mesin e tyre, dhe kur ti më morre mua Ti u kujdese për mua’. Fjala arabe për ta ‘marr’ (ta-waffa) në këto vargje kuptohet si ‘vdekje’ si dhe në çdo vend tjetër në Kuran ku paraqitet, p.sh. duke iu referuar vdekjes së Muhamedit te sura 10:46 (‘.... apo nëse Ne shkaktuam që ti të vdesësh ....’) . Te sura 19:15 Perëndia i tha Gjon Pagëzuesit ‘Paqja qoftë mbi të në ditën që u lind dhe në ditën që do vdesë, dhe në ditën që do të ringjallet’ dhe te sura 19:33 Jezusi tha, ‘Paqja me mua në ditën që linda, në ditën që do vdes dhe në ditën që do të ringjallem’. Pasi që ne e dimë se Gjon Pagëzuesi kishte vdekur (Marku 6:14-29), me siguri Jezusi duhej të fliste në atë mënyrë.

    Sura 3:169 thotë ‘Mos mendoni për ata të cilët janë vrasës në rrugën e Allahut si të vdekurit. E as për ata që janë gjallë’, që nënkuptohet se efekti i të menduarit për ata që i vrasin njerëzit në mënyrën e Perëndisë nuk ishte realizuar, si martirët që ishin kujtuar më shumë për shkak të vdekjes së tyre se sa për jetën e tyre. Sura 8:17 thotë që ‘nuk ishit ju muslimanët të cilët i kthyet ata, por Allahu e bëri’ duke iu referuar betejës që myslimanët luftuan dhe duke e kujtuar atë që Perëndia ishte në kontroll suprem të fitores. Përfundimisht edhe vetë Kurani pohon që është e pamundur për Krishtin të vdiste – ‘I cili mund të bënte çdo gjë kundër Allahut, nëse Ai do të donte ta shkatërronte Mesinë birin e Marisë?’ (sura 5:17). Shpjegimi më i qëndrueshëm i surës 4:157 në dritën e të gjitha vargjeve të tjera është që judenjtë ishin të paaftë që të mburren për atë që e kishin vrarë Jezusin sepse Perëndia ishte në kontroll suprem në lejimin që Biri i tij të vdiste në kryq!



    6. ‘Kurani përmban deklarata shkencore të cilat vërtetojnë që ishte i frymëzuar nga Perëndia’

    Është pohuar që aty ka procese të ndryshme shkencore të sqaruara në Kuran të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e Muhamedit dhe prezenca e tyre sqaron që Kurani ishte hyjnisht i frymëzuar. Vargjet janë marrë nga konteksti dhe përkthimi i ndrydhur u mundua të që t’i sqarojë këto pika. Në tekstet e shkruara nga shkencëtarë perëndimorë që janë ribotuar në Arabinë Saudite me pasazhe nga Kurani të futura në tekst në pika të ndryshme që të jep impresion që Kurani me saktësi është duke përshkruar diçka që nuk është zbuluar deri tash. Rezultati është që shumica e njerëzve e marrin këtë deklaratë si fakt të vlefshëm, pasi që ata nuk e njohin aq shumë kuptimin e vërtetë të arabishtes apo për burime të mundshme të fakteve shkencore në ditën e Muhamedit.

    Shembujt e këtyre deklaratave i përfshinë vargjet të cilat flasin rreth rrënjes së shiut, dhe të tjerat të cilat thonë që uji është nën tokë – konkluzioni – Kurani është duke e përshkruar rrotullimin e ujërave. Një krahasim i këtyre vargjeve në Bibël tregojnë që e njëjta ide ishte shumë kohë para Muhamedit. Një varg tjetër deklaron që malet janë sikurse tenda dhe e parandalojnë tokën prej lëvizjeve. Gjeologët kanë cituar se malet kanë ‘rrënjë’ nëntoke që e mbajnë tokën në paqe, kur është larg realitet parandalimi i tërmeteve, në të vërtetë malet janë ndërtuar si rezultat i aktivitetit të tërmeteve.

    Ndoshta shuma më e madhe e shkrimeve nga myslimanët për këtë lami interesohet për shumimin e embrionit njerëzor. Shumë vargje e përshkruajnë se si ne u krijuam nga një pikë fare e cila shpërthen përpara (sura 53:46) prej ‘mesit të palcës kurrizore dhe brinjëve’ (sura 86:7). Myslimanët deklarojnë që është ide krejtësisht e rrejshme që sperma është prodhuar nga vendi i palcës kurrizore që e përcjellë në pjesën e zhvillimit embrionologjik e cila analizohet të jetë afër veshkëve – megjithatë nuk ka asnjë mundësi tjetër të interpretimit të këtij konteksti. Në të vërtetë fizicienti grek Hipokrati mësoi 1000 vjet para Muhamedit që sperma ka kaluar përmes pjesës së veshkëve dhe palcës kurrizore. Disa vargje të tjera thonë që ne jemi zhvilluar në katër faza – një pikë e spermës, një pikë gjaku, një pjesë e mishit dhe një fazë në të cilën eshtrat janë të mbuluar më mish (sura 22:5; 23:13). Duke u munduar që t’i identifikojmë saktësisht këto pika të zhvillimit njerëzor që këto faza janë të lidhura me, shkencëtarët myslimanë e kanë mbishikuar faktin që Galeni, i shkruar në Pergam të Turqisë (Zb. 2:12) në vitin 150 pas Krishtit deklarojnë se qeniet njerëzore kalojnë nëpër këto katër faza të zhvillimit. Shembuj të tjerë mund të jipen nga Kurani dhe Hadithet (thëniet e Muhamedit) të cilat janë ndrydhur për t’i treguar gjërat të cilat janë zbuluar tash shpejt. Në secilin rast të veçantë përfundimisht është demonstruar që këto gjëra në origjinal janë mësuar nga grekët antikë, por në të vërtetë ata ishin njerëz të njohur në Arabi në kohën e Muhamedit. Para vërtetimit që Kurani është frymëzim hyjnor, ata siguruan evidenca tjera që kanë origjinë njerëzore.



    7. ‘Shikoni në të gjitha shthurjet në shoqërinë e krishterë – Islamizmi është i pastër’

    Në fakt shthurja është në saje të numrit të madh të njerëzve që e refuzojnë Krishtin, por shumë myslimanë mendojnë që të gjithë perëndimorët janë të krishterë, ashtu siç ne tundohemi të themi që të gjithë arabët janë myslimanë kur ka shumë që janë vetëm në mënyrë kulturore myslimanë.

    Por pse të ndalemi te shoqëria perëndimore? Ndonjë mund të argumentojë (ndjeshmërisht) që aq sa ka probleme në shoqërinë islame aq ka edhe në shoqërinë krishtere, për veç se ato shpesh kalohen ose fshihen. Për shembull vendet ku kanë luftë apo shqetësime civile gati të gjitha janë muslimane. Korrupcioni në vendet islamike është i përhapur. Pozita e gruas është shumë më e kufizuar sesa në Britani. Nën ligjin islamik nëse një grua është dhunuar ajo duhet të sjellë katër dëshmitarë për të dëshmuar krimin në vend që ta sjellë çështjen. Nëse ajo deklaron që ishte dhunuar por nuk mund të sjellë katër dëshmitar që e kanë parë jo vetëm që çështja hidhet, por ajo mund të fshikullohet apo ta gjuajnë me gurë për vdekje për të pasur efekt në publik në qoftë se bëjnë tradhëti bashkëshortore.

    Kur i bëjmë statistikat e krimeve dhunuese në perëndimi dhe i krahasojmë ato me vendet muslimane e shohim se janë shumë më të mëdha në perëndim, kjo ndodh për arsye se ata nuk përsëriten në vendet muslimane apo që ata nuk mund të paraqesin dëshmitarët e nevojshëm? Ndonjë mund të argumentojë që poligamia kurrë nuk ka qenë pjesë e planit sovran të Perëndisë dhe është e pamundur që të kujdesesh më shumë sesa për një grua (Zan. 1:27; 2:24; Ligji i përt. 17:17; 1Kor.7:2; 1Tim. 3:2). Kurani lejon deri në katër gra (sura 4:3) dhe jo vetëm që Muhamedi kishtë së paku nëntë gra, po ai duhej të flinte me të gjitha në një natë të vetme (Bukhari vëll. 7, hadith 142). Të krishterët janë të urdhëruar që t’i duan gratë e tyre sikurse Krishti e deshi Kishën dhe e dha jetën e tij për të (Efes. 5:25, 33) kurse Kurani i urdhëron meshkujt që t’i rrahin gratë e tyre nëse ato nuk iu binden atyre (sura 4:34 – fjala në literaturën arabe do të thotë fshikullojë apo rrahje e fortë). Njëra nga gratë e Muhamedit, Ajshja ishte vetëm 7 vjeçe kur ai u martua me të, dhe tjetra Zejnepja ishte gruaja e djalit të tij të adoptuar por ishte e detyruar që të martohet me Muhamedin kur ai ra në dashuri me të.

    Shumë shembuj mund të jepen por këto mund të kenë efekt për të ndërtuar pengesa në vend të urave. Është më e dobishme për të treguar mësimet e Jezusit, e t’i leni para shokëve të juaj myslimanë dhe t’i pyesni se çka do të ndodhte me shoqërinë poqëse çdo njeri i ndjek prioritetet e tij. Kur iu përgjegjen ndonjërës prej këtyre pyetjeve mundohu që të distancohesh nga çështjet më me pak rëndësi dhe vazhdo të shikosh drejt Jezusit, mbi të cilin mvaret shpëtimi ynë. Një mysliman i sinqertë do të bënte pyetje të shumta por shumica e tyre do të janë për harengë dhe do ta pengojë atë për të dëgjuar për lajmin e mirë të shpëtimit nëpërmjet Jezusit sakrificës që bënë shlyerjen.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Disa dallime ndërmjet Biblës dhe Kuranit

    Citim Postuar më parë nga marlend Lexo Postimin
    Krahasimi i Biblës dhe Kuranit



    Bibla dhe Kurani shpesh krahasohen njëra me tjetrën kur të krishterët dhe myslimanët i diskutojnë çështjet mes tyre. Ato në mënyrë tipike krahasohen në mënyrat e cekura më poshtë:

    Ruajtja e tekstit
    Formimi i kanunit
    Mësimet rreth Jezusit, grave, luftimeve, etj.
    Saktësia shkencore
    Kontradiktat

    Ky është një lloj i krahasimit që edhe unë vetë e kam bërë në të kaluarën. Sidoqoftë, kjo në fakt është e pasaktë dhe çorientuese për të krahasuar Biblën me Kuranin. Ekzistojnë dy arsye për këtë.

    Arsyeja 1. Konteksti i Biblës dhe Kuranit

    Kurani rrotullohet e zhvillohet rreth jetës së Muhamedit. Muhamedi i recitoi fjalët e Kuranit si përgjigje ndaj situatave të ndryshme në jetën e tij, por farë ishin këto situata nuk përshkruhen në Kuran. Kjo nënkupton që Kurani nuk e ofron kontekstin e saj dhe kronologjinë. Njohja e kontekstit të saktë dhe kronologjisë është esenciale për të kuptuar Kuranin. Por për ta njohur këtë kontekst dhe kronologji ju duhet të kërkoni jashtë Kuranit tek traditat islamike – librat sikurse Hadithi apo Sira. Këto libra sigurojnë kontekstin e Kuranit. Shkollari islamik Habib Ur Rrahman Azami e thekson qartë varësinë e Kuranit ndaj Hadithit dhe Sirës.

    (I) Është pothuajse e pamundur për ta kuptuar apo sqaruar kuptimin e një numri të madh të vargjeve kuranike nëse mohohen traditat si të pavlera apo jo autentike. (Habib Ur Rrahman Azami, The Sunnah in Islam, fq. 29-31.)

    Bibla, sidoqoftë është mjaft e ndryshme. E ofron tërë kontekstin e saj dhe kronologjinë. Zbulesa e saj fillon me krijimin dhe e tregon ngjarjen pikërisht deri te krijimi i ri, pra periudha e ringjalljes. Kur Bibla jep urdhërime të ndryshme apo e shpall ungjillin, e bën këtë brenda kontekstit që vetë e ka zbuluar. Si rrjedhojë, për të kuptuar Biblën ju duhet vetëm Bibla. Bibla është e vetë-mjaftueshme, sikurse edhe fjala e Perëndisë do të duhej të ishte. Prandaj të krahasohet Bibla me Kuranin vetëm është çorientuese dhe e gabuar.

    Arsyeja 2. Praktikat dhe besimet

    Kurani nuk i përmban shumicën e praktikave themelore apo shumë nga besimet e Islamit. Syneti (shembulli i Muhamedit) është komplement vendimtar i Kuranit; aq sa, ka raste të caktuara ku, në fakt, Syneti duket të mbizotëroj mbi Kuranin, për shembull, kur Kurani i referohet tre lutjeve ditore (24:58 dhe 11:116) kurse Syneti i cakton pesë. Në anën tjetër, ka raste nga ditët më të hershme të Islamit të praktikave të gjithëmbarshme të cilat arrijnë të jenë në kontradiktë me Synetin. Për më tepër, Kurani nuk i bën të hollësishme të gjitha urdhërimet e tij; as ato që konsideron të jenë fondamentale. Kështu e urdhëron faljen, por nuk udhëzon se si duhet të realizohet: forma e faljes kanonike (salah) bazohet kryekëput në Synet. (Cyril Glassé, "Syneti", The Concise Encyclopedia of Islam, fq. 381-382.)

    Urdhëri i detyrueshëm për të kryer faljen (adhurim formal, i rregullt) është zbuluar në Kuran siç ishin edhe disa nga elementet e Salah-ut (si Ruku, Sexhde). Por mënyra e duhur e kryerjes së Salah-ut dhe mënyra se si veprimet kryesore të saj duheshin të zbatoheshin, nuk janë përshkruar në Kuran. … Njëjtë Haxhi (pelegrinazhi në Mekë) ishte përshkruar si detyrë religjioze në Kuran por metodat dhe formalitetet e saj nuk ishin të definuara. Profeti vetë e dëshmoi mënyrën e duhur të kryerjes së Haxhit. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 10-11.)

    Sheriati Islamik është i plotë me mbështetje në Kuran dhe Synet. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 5.)

    Si, kur dhe çfarë të lutesh, çfarë duhet të bësh në Haxh, rrethprerja, në fakt shumica e praktikave kryesore islamike dhe besimet vijnë nga syneti (praktikat) e Muhamedit. Syneti është esencial në Islam porse nuk vjen nga Kurani por nga Hadithi dhe Sira. Sërish, kështu nuk qëndron çështja me Biblën. Bibla përmban gjithçka një i krishterë ka nevojë. Bibla plotësisht deklaron çfarë Perëndia ka bërë për të na shpëtuar dhe për t’i sjellë lavdi vetvetes dhe në anën tjetër si duhet ne të jetojmë. Është bazamenti për urtësinë tonë dhe që e definon lirinë tonë. Prandaj të krahasohet Bibla vetëm me Kuranin është çorientuese dhe e gabuar.

    Disa fakte rreth Hadithit. Fjala “hadith” nënkupton një ngjarje apo lajm rreth diçkaje. Hadithi mund të dallojë në gjatësi nga një fjali deri në një faqe të plotë. Në islam tema kryesore e Hadithit është ajo që Muhamedi bëri dhe tha, që është, Hadithi e përfshin Synetin. Ekzistojnë shumë koleksione të mëdha të hadithit. Prof. Masud-ul-Hasan sqaron cilat janë koleksionet kryesore:

    Emri:  al-buhariu.JPG

Shikime: 1068

Madhësia:  9.5 KB Emri:  muslimi.JPG

Shikime: 1009

Madhësia:  8.9 KB

    Al-Buhariu Muslimi

    ... Koleksionet e Al-Buhariut dhe Muslimit radhiten lartë dhe janë të njohura si “Al-Sahihain” që nënkupton autentike dhe autoritative.

    Koleksioni më i njohur sipas "Musnad"[2] është koleksioni i Ahmed Ibn Hanbal (v.855 p.K).

    Punimet e Shiitëve rreth “Hadithit” nuk ju referohen vetëm çfarë profeti i shenjtë tha apo bëri, ata gjithashtu i referohen atyre çfarë imamët shiitë thanë apo bënë. Punimet e shiitëve rreth Hadithit janë koleksionet e:

    1. Muhamed ibn Jakub Al-Kulluni (v. 939 p.K)

    2. Muhamed Al-Hummi (v. 991 p.K)

    3. Tahir Al-Sharif Al-Murteza (v. 1004 p.K)

    4. Muhamedd Al-Tusi (d. 1067 C.E.) (Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, vol. 1, fq. 613.)

    Ekziston gjithashtu koleksioni i rëndësishëm i Muvata nga Maliku.

    Disa fakte rreth Sirës. Sira është biografia e jetës së Muhamedit. Këto ofrojnë kontekstin dhe kronologjinë e jetës së tij, në këtë mënyrë edhe kontekstin dhe kronologjinë e Kuranit. Dy Sirat më të vjetra janë:

    Muhamed ibn Ishak (v. 773 p.K) nëpërmjet recensionit të Ibn Hisham (v. 840 p.K), Sirat Rasul Allah. (përkthimi anglisht 798 faqe[3].)
    Muhamed ibn Sa'd (v. 852 p.K), Kitab al-Tabaqat al-Kabir, (përkthimi anglisht, 1097 faqe[4].)

    Siç mund të lexoni dhe vëreni, ekzistojnë edhe shumë libra të tjerë të rëndësishëm në Islam përveç Kuranit, dhe të gjitha ato janë mjaft më të mëdha se Kurani. Që të dy, Buhariu dhe Muslimi përmbajnë më tepër hadithe se sa 6236 vargjet e Kuranit. Më patë thënë një dijetar ish mysliman islamik që Islami është 10% Kuran dhe 90% tradita (Hadith dhe Sira). Kurani është si korniza e një fotografie. I përcakton disa kufij, por detajet e fotografisë ofrohen nga traditat.
    Emri:  ibn ishak.JPG

Shikime: 1071

Madhësia:  4.3 KB

    Ibn Ishak Ibn Sa'd

    Disa zbatime

    1. Shkollarët islamikë që e krahasojnë Biblën me Kuranin duhet të jenë të ndershëm dhe të ndalojnë mashtrimin e njerëzve. Ata duhet të thonë që Kurani vetvetiu është i pamjaftueshëm. Në vend që ta krahasojnë Kuranin me Biblën ata duhet t’i krahasojnë të gjitha librat kryesorë islamikë me Biblën. Nëse e shihni një udhëheqës islamik i cili është i pandershëm në këtë mënyrë atëherë kini guximin të nxirrni në pah gabimin e tyre.

    2. Të krishterët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos u mashtruar se krahasimi i Biblës me Kuranin është legjitim. Nuk është. Krishterimi është themeluar nga Bibla por Islami nuk është themeluar nga Kurani por nga Kurani dhe traditat. Nëse një mysliman ju kërkon t’i krahasoni librat atëherë insistoni në një krahasim të ndershëm që përfshin edhe Hadithin dhe Sirën.

    3. Nëse ju nuk jeni të krishterë apo mysliman atëherë kuptoni që Kurani dhe Bibla nuk janë në themel të njëjtë. Kurani nuk manifeston ndonjë kontekst për atë që e thotë apo t’i ketë praktikat themelore të islamit. Këto vijnë nga libra të tjerë. Bibla, në anën tjetër i përmban të gjitha për një besim dhe praktikë të krishterë.

    4. Kur ne ju ftojmë të bëheni të krishterë ne në fakt ju kërkojmë ta pranoni vetëm Biblën.

    5. Është e mundur për një të krishter të lexoj dhe të njihet me tërë Biblën, por është shume e vështirë për një mysliman të lexoj dhe të njihet me të gjitha librat kryesorë islamikë sepse janë shumë dhe jo të gjitha janë të përkthyera. Në fakt, shumica e myslimanëve kurrë nuk e kanë lexuar Sirat Resul Allah, të Ibn Ishakut, që është ngjarja më e hershme e jetës së Muhamedit.



    Shënime

    [1] Kur hadithet janë të renditura sipas temës.
    [2] Kur hadithet janë të renditura sipas tregimtarit
    [3] Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah, përkthyer si, The Life of Muhammad, (tr. A. Guillaume), Karachi: Oxford University Press, 1998.
    [4] Ibn Sa'ad, Kitab Al-Tabaqat Al-Kabir, (tr. S Moinul Haq) Neë Delhi: Kitab Bhavan, 2 volumes, pa datë.



    Referenca

    Habib Ur Rahman Azami, The Sunnah in Islam, U.K.: UK Islamic Academy, 1995.
    Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, Delhi: Adam Publishers & Distributors, 2002.
    Cyril Glassé, The Concise Encyclopedia of Islam, San Francisco: Harper & Row, 1989.
    KUSHTET E ISLAMIT
    Ne KUR'AN DHE BIBeL




    Ne cdo etape te formesimit te fese se vertet, e cila nis me Ademin a.s. (Adamin) si njeriu dhe pejgamberi i pare dhe vazhdon me tej, permbajtja eshte e njejte. Ndryshime duken vetem ne konkluzionet shoqerore ne perputhje me zhvillimet e jetes njerezore.
    Sipas kesaj, permbajtja e insititucionit si produkt i njoftimit hyjnore nga Ademi a.s. e gjere te pejgamberi i kohes se fundit dhe e quajtur “fe” eshte gjithmon po ajo dhe emri i kesaj permbajtje eshte “Islam”.
    Keshtu Muhamedi a.s. ka hene:
    “Te gjithe profetet jane mes tyre vellezer prej te njejtit baba dhe feja e tyre eshte nje!”. (Buhariu)
    Nisur nga kjo, islami nuk i perket posacerisht dhe vetem permbajtjes se Kur'anit ashtu sic pandehet pergjithesisht. Te gjitha fet qiellore, me formen e tyre para korrigjimeve njerezore, jane e njejta gje, domethene, Islam. Kur'ani e pershkruan kete te vertete:
    “Feja e pranueshme te All-llahu eshte Islami”. (Ali Imran 19)
    Po te thellohemi pak dhe te studiojme do te verejme se; si ne Kur'an poashtu edhe ne Bibel, do te gjejme kushtet qe permban feja Islame, te cilat jane: Deshmia(shehadeti); Falja e Namazit, Dhenia e Zeqatit, Agjerimi i Ramazanit dhe Vizita e shtepise se shenjte-Qabes.
    Le te shohim ne vijim rreth ketyre pese kushteve te Islamit:


    1. Deshmia (Shehadeti)
    Shehadeti do te thote te deshmosh, te pohosh ekzistimin e Allahut Nje dhe te vertetuarit se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Tij. Kjo deshmi eshte keshtu:
    “Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut Nje dhe se me te vertet Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Tij”.
    Zoti ne Kur'an thote:
    “Thuaj: Ai, All-llahu eshte Nje!” (Ihlas 1)
    “O ithtare te librit (Tevrat e Inxhil), ejani (te bashkohemi) te nje fjale qe eshte e njejte (e drejte) mes nesh dhe mes jush: te mos adhurojme, pos All-llahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos konsiderojme njeri - tjetrin zoter pos All-llahut!” (Ali Imran 64)
    “eshte e vertete se All-llahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej te vertetes)”. (Nisa 116)


    Nje ngjajshmeri me shehadetin eshte paraqitur ne Bibel, ku tregohet per besimin e paster ne nje Zot, citoj: “Degjo, Izrael, Zoti, Perendia yne, eshte nje i vetem”. (Ligji i Perterire 6:4) “Dhe Jezusi u pergjigj: ''Urdherimi i pare i te gjitheve eshte: "Degjo, o Izrael: Zoti, Perendia yne, eshte i vetmi Zot". (Marku 12:29) “Dhe kjo eshte jeta e perjetshme, te te njohin ty, te vetmin Perendi te vertete, dhe Jezu Krishtin qe ti ke derguar”. (Gjoni 17:3)
    Ketu tregohet qarte Njeshmeria ne Allahun xh.sh., dhe Jezusi eshte i derguar prej Tij, ashtu sic eshte derguar edhe Muhamedi pas Jezusit, ashtu edhe bibla tregon qarte shenjat e ardhjes se Muhamedit, ku ne te cilen do te flasim njeher tjeter rreth Muhamedit ne Bibel.


    2. Namazi
    Namazi eshte edukim shpirterore, lutje e krijeses ndaj Krijuesit, falenderim ndaj allahut xh.sh. duke i kryer obligimet ndaj Tij. Pastrim nga mekatet, eshte rruga e ngadhnjimit dhe shpetimit, pastrim shpirterore nga anomalit e ndyta. Namazi eshte sherim zemerore dhe ilac shpirterore, keto i verteton Allahu ne Kur'anin Famelarte ku thote:
    “eshte e sigurte se kane shpetuar besimtaret: ata te cilet jane te perulur dhe jane te kujdesshem gjate faljes se namazit”. (Muminun 1-2)
    “Dhe fale namazin ne dy skajet e dites, e edhe ne oret e aferta (me diten) te nates. S'ka dyshim se vepra e mira i shlyejne ato te keqiat. Kjo eshte nje keshille per ata qe pranojne keshillat”.
    (Hud 114)

    Menyren e te falurit e hasim edhe ne disa vende ne bibel, duke pasur parasysh sepse kete lutje e kan praktikuar edhe profetet tjere. Le te bejm nje krahasim ne mes dy teksteve Bibles dhe Kur'anit.

    a) Abdesi:
    Abdes do te thote larja e disa pjeseve te trupit te caktuara me qellim te falurit namaz ose te lexuarit kur'an, etj.. Allahu ne Kur'an thote:
    “O ju qe besuat! Kur doni te ngriteni per te falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri ne berryla; ferkoni kokat tuaja, e kembet lani deri ne dy zogjt. Nese jeni xhunube, atehere pastrohuni (lahuni)!” (EL-Maide 6)

    Edhe ne Bibel tregohet se para se te hynin ne tempull, alltar, vend adhurimi, njerezit i pastronin disa pjese te trupit, apo u pastronin ne teresi. Edhe pse te krishteret modern nuk e praktikojne kete, keto kan qene obligim edhe tek profetet e tjere. Pali edhe pse ka ba ndryshime ne predikimin e Jezusit, por prap se prap e ka praktiku abdesin me besim dhe rrespekt. Citoj nga bibla ku thote per keto gjera: “Pastaj vuri legenin midis cadres se mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me uje per t'u lare. Dhe me kete uje, Moisiu, Aaroni dhe bijte e tij lane duart dhe kembet; kur hynin ne cadren e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdheruar Zoti Moisiun”. (Exodi 40:30-32) “Atehere Pali i mori me vete ata burra dhe, te nesermen, pasi u pastrua bashke me ta, hyri ne tempull dhe deklaroi plotesimin e diteve te pastrimit, dhe kur do te paraqitej oferta per secilin nga ata”. (Veprat 21:26)

    b) Thirrja per lutje:
    Kur'ani thote: “O ju qe besuat, kur behet thirrja per namaz, diten e zhumase, ecni shpejt per aty ku permendet All-llahu (degjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo eshte me e dobishme per ju nese jeni qe e dini”. (Xhuma 9)
    Bibla thote: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thene "Bej dy bori prej argjendi; do t'i besh me argjend te rrahur; do t'i perdoresh per te thirrur asamblene dhe per te levizur fushimet”. (Numrat 10:1-2)

    c) Per te hyre ne vend adhurim duhet te zbathemi
    Nje nder kushtet qe duhet te bejme para se te falemi, ne vendin e adhurimit apo ne xhami, se pari duhet te zbathemi sepse eshte nje urdher hyjnore te cilet e praktikojne besimtaret, sepse kemi urdher nga i Madhi Zot, qe te zbathemi, sepse per kete eshte urdheruar edhe Musaja a.s. sic tregohet ne Kur'an poashtu edhe ne Bibel.
    Kur'ani thote: “E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirre: O Musa! Vertet Une jam Zoti yt, hiq ate qe ke mbathur (opingat e nallet), se je ne luginen e shenjte Tuva”. (Ta Ha 11-12)
    Bibla thote: “Perendia tha: "Mos u afro ketu: hiq sandalet nga kembet, sepse vendi ne te cilin ndodhesh eshte vend i shenjte". (Exodi 3:5) “Atehere Perendia i tha: "Hiqi sandalet nga kembet e tua, sepse vendi ku ti po qendron eshte toke e shenjte”. (Veprat 7:33)

    Poashtu tregohet, eshte deshmi edhe ne bibel, pervec veprimeve te namazit tek muslimanet meshkuj, por edhe per femra tregohet menyra e adhurimit, sidomos duke mbuluar koken: “Edhe cdo grua, qe lutet ose profetizon kokezbuluar, turperon kryet e saj, sepse eshte njelloj sikur te ishte e rruar. Sepse ne qofte se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin floket; por ne qofte se per gruan eshte turp te qethet a te rruhet, le te mbuloje kryet”. “Gjykoni nder veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perendise pa u mbuluar?”. (1 Korintasve 11:5,6,13)

    d) Kibla:
    Vendi kah i cili kthehemi me rastin e hyrjes ne namaz eshte kibla. Perpara njerezit kur fillonin te luteshin drejtoheshin nga Jerusalemi, por ne kohen e Muhamedit a.s. Allahu xh.sh. urdheron qe te kthehemi nga shtepia e shenjte Qabja e cila gjindet ne Meke. Allahu xh.sh. ne Kur'an thote: “Ne shume here po shohim kthimin e fytyres tende kah qielli, e Ne gjithqysh do te drejtojme ty ne drejtim te nje kibleje (Qabja) qe ti e do ate. Pra kthehu anes se xhamise se shenjte (Qabes), dhe kudo qe te jeni (o besimtare) kthehuni kah ajo ane. E atyre qe u eshte dhuruar libri, ata e dine sigurisht se kjo (kthese) eshte e vertete nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo qe veprojne ata”. (Bekare 144)
    Bibla thote: “Kur Danieli..., hyri ne shtepine e vet. Pastaj ne dhomen e tij te siperme, me dritaret e saj te hapura ne drejtim te Jeruzalemit, tri here ne dite gjunjezohej, lutej dhe falenderonte Perendine e tij, sic e bente zakonisht me pare”. (Danieli 6:10)

    e) Adhurimi:
    Si Kur'ani ashtu edhe Bibla tregojne se duhet ta adhurojme vetem Allahun, ti mos i bejme shok Atij. Te mos adhurojme dikend tjeter ne vend te Tij. Kur'ani thote: “eshte e vertete se All-llahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej te vertetes)”. (Nisa 116)
    Bibla thote: “Une jam Zoti, Perendia yt, qe te nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtepia e skllaverise. Nuk do te kesh perendi te tjere para meje. Nuk do te besh skulpture ose shembelltyre te asnje gjeje qe ndodhet aty ne qiejt ose ketu poshte ne toke ose ne ujerat nen toke. Nuk do te perkulesh para tyre dhe as do t'i sherbesh, sepse une, Zoti, Perendia yt, jam nje Perendi xheloz qe denon padrejtesine...”. (Exodi 20:2-5)

    f) Besimi i vertete:
    Kur'ani thote: “Bene kufr (mohuan te verteten) ata qe thane: “All-llah eshte ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vete Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes. Gjithashtu bene kufr (mosbesim) ata qe thane: “ All-llahu eshte i treti i treve”. S'ka ne gjithesi tjeter pos nje All-llahu, e nese nuk pushojne nga ajo qe thane (tre zotera), do t'i kape denim i dhembshem, ata qe nuk besuan prej tyre”. (Maide 72-73)
    Bibla thote: “Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ''Mesues i mire, cfare te mire duhet te bej qe te kem jete te perjetshme?''. Dhe ai tha: ''Pse me quan te mire? Askush nuk eshte i mire, pervec nje te vetmi: Perendia. Tani ne qofte se ti don te hysh ne jete, zbato urdherimet''. (Mateu 19:16-17)
    g) Perkulja (rukuja) dhe renia ne sexhde:
    Kur'ani thote: “O ju qe besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetem Zotin tuaj adhuronie. Beni pune te mira (te dobishme), se do te gjeni shpetim”. (Haxhxh 77) “...ti i sheh kah perulen (ne rukue), duke rene me fytyre ne toke (ne sexhde), e kerkojne pre All-llahut qe te kete meshir dhe kenaqesine e Tij ndaj tyre. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmes se sexhdes. Pershkrimi i cilesive te tyre eshte ne Tevrat dhe po ky pershkrim eshte edhe ne Inxhil”. (Fet'h 29) “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tend, ben sexhde dhe falu per Zotin bashke me ata qe falen!” (Ali Imran 43)

    Nder pjeset perberese te namazit eshte edhe perkulja (rukuja) dhe venia e fetyres ne toke (sexhdeja) ashtu sic permendet ne Kur'an permendet edhe ne Bibel ku gjithe profetet e kan kryer kete adhurim, me poshte po i permendim disa nga profetet:
    Bibla tregon: 1) Abrahami: “Atehere Abrami peruli fytyren ne toke dhe Perendia i foli...”. (Zanafilla 17:3) “Kur sherbetori i Abrahamit degjoi fjalet e tyre u perul per toke perpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)
    2) Moisiu dhe Aaroni: “Atehere Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja per te vajtur ne hyrje te cadres se mbledhjes dhe rane permbys me fytyren per toke; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atehere Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thene: "Ndahuni nga kjo asamble dhe une do t'i zhduk ne nje cast". Por ata rane permbys me fytyren per toke dhe thane: "O Perendi, Perendia i frymeve te cdo mishi! Sepse nje njeri i vetem ka mekatuar, a duhet te zemerohesh ti me te gjithe asamblene?". (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi te perkulet deri ne toke, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)
    3) Elija: “...por Elia u ngjit ne maje te Karmelt, u perkul deri ne toke dhe vuri fytyren midis gjunjeve...” (1 Mbreterve 18:42)

    4) Jozeu: “...Atehere Jozueu ra permbys para tij” (Jozeu 5:14)
    5) Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perendine i madh, dhe tere populli u pergjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u perkulen dhe rane permbys me fytyre per toke perpara Zotit”. (Nehemia 8:6)
    6) Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi se drejtuari Zotit tere kete lutje dhe kerkese, ai u ngrit para altarit te Zotit ku ishte gjunjezuar me duart e shtrira ne drejtim te qiellit”. (1 Mbreterve 8:54)
    7) Davidi: “Ejani, te adhurojme dhe te perkulemi; te gjunjezohemi perpara Zotit qe na ka bere”. (Psalmet 95:6)
    8) Jezusi: “Por ai terhiqej ne vende te vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej ne vetmi”, “dhe ra ne gjunj dhe lutej”, “shkoi ne mal per t'u lutur, dhe e kaloi naten duke iu lutur Perendise” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak perpara, ra me fytyre per toke dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak perpara, ra permbys pertoke dhe lutej”. (Marku 14:35)


    3. Dhenia e Zeqatit (Lemosha)
    Kushti i trete i Islamit eshte Zekati. Me dhenien e Zekatit obligohet personi i cili posedon pasuri, qe eshte pronare i asaj pasurie, si ne te holla, te mbjellura, bageti etj., dhe qe obligohet tua shperndaj te varferve dhe te nevojshmeve, nje pjese nga pasuria e tij.
    Allahu xh.sh. thote ne Kur'anin Famelarte:
    “All-llahu caktoi obligim qe lemosha (zeqati etj. ) t'ju takojne vetem: te varfere (nevojtareve), te ngrateve (qe s'kane fare, punonjesve qe e tubojne), atyre qe duhet perfituar zemrat (te dobetve ne besim), e duhet dhene edhe per lirim nga roberia, te mbyturve ne borgje, (luftetareve) ne rrugen e All-llahut dhe atij qe ka ka mbetur ne rruge. All-llahu e di gjendjen e roberve, punon sipas urtesise se vet”. (Teube 60) “Falni namazin dhe jepni zeqatin.” (Bekare 43)
    “Ai (All-llahu) eshte qe krijoi kopshtie (bimet e te cilave) te ngritura lart (ne shtylla) dhe te rrafshta (te shtrira ne toke), edhe hurmet dhe dritherat me frute (shije) te ndryshme; (krijoi) ullinjte dhe sheget e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur te piqen dhe diten e korrjes (te vjeljes) se frutave jepne ate pjese qe eshte obligim (te varferve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkaperderdhesit”. (En Am 141)
    “O ju qe besuat, jepni nga me e mira e asaj qe e fituat dhe nga ajo qe ju dhame prej tokes, e mos nxitoni ta jepni ate me te pavlefshmen nga ajo, e qe ju nuk do ta pranonit per vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevoje per ju, ngase eshte i Madheruar”. (Bekare 267)

    Kete sinjalizim e hasim edhe ne bibel ne shume vende; p.sh.: “Madje kur jep lemoshe, e majta jote te mos dije c'ben e djathta, qe lemosha jote te jepet fshehurazi; dhe Ati yt, qe shikon ne fshehtesi, do te ta shperbleje haptas”. (Mateu 6:3-4) Pagesa e kesaj lemoshe ka qene e percaktuar nga Allahu si per Jehudit dhe te Krishteret. Edhe tek Ligji i Perterire dhe Levetiku tregohet; citoj: “Do te zotohesh te japesh te dhjeten e asaj qe mbjell dhe qe te prodhon ara cdo vit. Do te hash perpara Zotit, Perendise tend, ne vendin qe ai ka zgjedhur si vendbanim per emrin e tij, te dhjeten e grurit tend, te mushtit tend, te vajit tend, dhe pjelljen e pare te tufave te bagetive te trasha dhe te imta, ne menyre qe ti te mesosh te kesh gjithnje frike nga Zoti, Perendia yt”. (Ligji i perterire 14:22-23) “cdo e dhjete e tokes, qofte nga prodhimet e tokes, qofte nga pemet e drureve, i takon Zotit; eshte nje gje e shenjteruar Zotit. Ne se dikush do te shpengoje nje pjese te se dhjetes se vet, do t'i shtoje nje te pesten. Dhe per te dhjeten e bagetive te trasha dhe te imta, koka e dhjete e te gjitha kafsheve qe kalojne nen shufren do t'i shenjterohet Zotit. Nuk do te beje dallim midis se mires dhe te keqes, as do te beje kembime; dhe po te kembeje njeren me tjetren, te dyja do te jene gje e shenjte; nuk do te mund te shpengohen. Keto jane urdherimet qe Zoti i dha Moisiut per bijte e Izraelit ne malin Sinai”. (Levetiku 27:30-34)

    4. Agjerimi i Ramazanit
    Kushti tjeter me radhe eshte Agjerimi. Ne lidhje me agjerimin Allahu xh.sh. thote:
    “O ju qe besuat, agjerimi (saum ) u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem”. (Bekare 183)

    Gjithashtu agjerimi ka qene i obliguar per Jehudit dhe te Krishteret, ku vete Jezusi i ka urdheruar, qe tregohet ne bibel: “Dhe kur te agjeroni, mos u tregoni te pikelluar si hipokritet; sepse ata shfytyrohen per t'u treguar njerezve se agjerojne; ne te vertete ju them se ata tashme e kane marre shperblimin e tyre. Kurse ti, kur te agjerosh, vajose koken dhe laje fytyren, me qellim qe te mos u tregosh njerezve se ti agjeron, por Atit tend ne fshehtesi; dhe Ati yt, i cili shikon ne fshehtesi, do ta jape shperblimin publikisht”. (Mateu 6:16-18)
    Poashtu edhe profetet e tjere kan agjeruar si: Moisiu, Davidi, Jezusi etj., e cila bibla vet e tregon ku thote: “Keshtu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet dite dhe dyzet net; nuk hengri buke as piu uje. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalet e beselidhjes, dhjete urdherimet”. (Exodi 34:28) “Atehere Davidi iu lut Perendise per femijen dhe agjeroi...”. (2 Samueli 12:16) “Atehere Fryma e coi Jezusin ne shkretetire, qe djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjeroi dyzet dite e dyzet net, ne fund e mori uria”. (Mateu 4:1-2)
    Ne citatet tjera tregohet se:
    “Atehere ata i thane: ''Perse dishepujt e Gjonit si dhe ata te farisenjve agjerojne shpesh dhe luten, kurse te tute hane dhe pine?''. Ai u pergjigj atyre: ''A mund t'i beni dasmoret te agjerojne, derisa dhendri eshte me ta? Por do te vijne ditet kur do t'ua heqin dhendrin dhe atehere, ne ato dite, ata do te agjerojne''. (Luka 5:33-35) “Prandaj tani", thote Zoti, "kthehuni tek une me gjithe zemren tuaj, me agjerime, me lot dhe me vajtime". I bini borise ne Sion, shpallni nje agjerim, therrisni nje kuvend solemn”. (Joeli 2:12-15) “Por ky lloji demoni nuk del vecse me ane te lutjes dhe te agjerimit''. (Mateu 17:21) “Ky lloj frymerash nuk mund te debohet ndryshe, pervec, se me lutje dhe agjerim''. (Marku 9:29)


    5. Haxhi
    Kushti i peste dhe i fundit eshet Haxhi. Haxh do te thote te vizitosh shtepine e shenjte-Qaben ne Mekke ne dite te caktuar, ku Allahu xh.sh. thote:
    “Dhe thirr nder njerez per haxhin, se te vijne ty kembesore e edhe kalores me deve te rraskapitura qe vijne prej rrugeve te largeta. (vijne) Per te qene te pranishem ne dobite e tyre dhe qe ta permendin All-llahun ne ato dite te caktuara (ne shenje falenderimi) dhe per qe i ka furnizuar me kafshe. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni te ngushtuarin e te varferin”. (Haxhxh 27-28)
    Aty ka shenja te qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn ne te, ai i sigurt, Per hire te All-llahut, vizita eshtepise (Qabes) esht obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk eshte i nevojshem per (ibadetin qe e bejne) njerezit”. (Ali Imran 97)
    Emri tjeter i Mekes eshte edhe Beka (Bacca), ku edhe ne Kur'an permendet:
    “Shtepia (xhamia) e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo ne Beke (Meke), e dobishme udherrefyese per mbare njerezimin”. (Ali Imran 96)

    Ndjekesit e profetit Ibrahim, duke perfshire edhe shume profet te tjere, kajn bere shume vjet para Muhamedit a.s. ritualin e Haxhit gje qe kjo eshte e paraqitur te profeti David ne Psalmin 84:4-6: “Lum ata qe banojne ne shtepine tende dhe te levdojne vazhdimisht. (Sela) Lum ata qe e vene forcen e tyre te ti dhe kane ne zemer rruget e tua! Kur kalojne luginen e Bakas, e shnderrojne ate ne nje vend burimesh, dhe shiu i pare e mbulon me bekime”. Ketu fjala burim e ka kuptimin e ujit ZemZem i cili vershon shpejt qysh ne kohen e bebes Ismail djalit te Ibrahimit, paraardhesit te Muhamedit a.s..
    Poashtu lexo edhe tek zanafilla 28:18 dhe 28:22, ku bibla e pershkrun qaben si Shtepi e Zotit; citoj: “Keshtu Jakobi u ngrit heret ne mengjes, mori gurin qe kishte vene nen krye te vet, e ngriti si nje permendore dhe derdhi vaj mbi majen e saj”. “..dhe ky gur qe kam ngritur si permendore, do te jete shtepia e Perendise; dhe nga te gjitha ato qe do te me japesh, une do te jape te dhjeten”.


    Cdo njeri me arsye e kupton lehte se gjithesia nuk eshte krijuar pa qellim dhe se jeta nuke shte lene ne nje rrjedhe te vetvetishme e te pakuptimte. Prandaj njerezimit i jane derguar vazhdimisht njoftime hyjnore nga ana e Zotit me ane te Profeteve:
    “O njerez! Ja cila eshte rruga e drejte ku duhet te ecni!”.
    Keto njoftime hyjnore te emertuara si “feja e shquar dhe e sqaruar, feja qe dallon dhe e ndan te miren nga e keqja” ose te emertuara me fjalen qe e perdorim shpesh “ISLAM”, jane pa dyshim, nje favor qe, ne rrugen per te merituar orientimin e perhershem, meshiren dhe bujarine hyjnore, i zgjon te gjithe njerezit nga indiferentizmi, i shpie nga vdekshmeria ne pavdekshmeri dhe i ben te arrijne lumturine e perjetshme. Islami eshte me e madhja nder dhuntit e Zotit per njeriun.
    Per fund po e perfundoj me fjalet e allahut xh.sh. ku thote:
    “Feja e pranueshme te All-llahu eshte Islami”. (Ali Imran 19)
    “O ithtare te librit (Tevrat e Inxhil), ejani (te bashkohemi) te nje fjale qe eshte e njejte (e drejte) mes nesh dhe mes jush: te mos adhurojme, pos All-llahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos konsiderojme njeri - tjetrin zoter pos All-llahut!” E ne qofte se ata refuzojne, ju thoni: “Deshmoni pra, se ne jemi muslimane (besuam nje Zot)!” , “O ithtare te librit, perse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur te verteten?”, “O ithtaret e librit, perse, duke qene se ju e dini te verteten e ngaterroni me genjeshten dhe fshihni realitetin?”. (Ali Imran 64,70,71)
    Një krahasim më i saktë

    Do të duhej të ishte e qartë deri më tani që të krahasohet Bibla me Kuranin është jo relevante sepse përderisa Bibla është themeli i krishterimit, Kurani nuk është themeli i Islamit, por më saktë Kurani është themeluar mbi Kuranin, Hadithin dhe Siran. Nëse doni një krahasim më të ndershëm dhe të saktë në mes të librave të krishterimit dhe islamit atëherë duhet t’i krahasoni librat kryesore të të dy religjioneve.
    E ke fjalen per te krishteret protestant sepse per katoliket dhe ortodoksit nuk mjafton vetem bibla.
    Katoliket dhe ortodoksit i permbahen kishes me shume.

    Shpresoj qe ta lexosh shtyllat e islamit qe ti paraqita dhe i gjen jo-vetem ne kuran por edhe ne bibel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga klajdi wolf : 25-03-2013 më 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •