Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Kundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri. Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt. Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta. Përveç që do të lehtësojë dhimbjen si tableta, vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm edhe si kompresë. Ngroheni pak dhe të vakët përdoreni për masazh në vendin që ju dhemb.

    Acidet e pangopura yndyrore nga vaji ekstra i virgjër ruajnë nga plakja edhe neuronet dhe forcojnë punën e trurit. Por edhe qelizat tjera plaken më ngadalë sepse vaji është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira. Përdoreni sa më shumë vajin e ullirit. Në vend të errët dhe të ftohët shishja e pahapur e vajit të ullirit mund të qëndrojë deri në dy vjet. Kur ta hapni shishen shpenzojeni vajin për disa muaj. Shija më e fortë nënkupton më shumë polifenole të dobishme. Secili vaj ulliri ka sasinë e njëjtë të yndyrave dhe kolesterinës dhe rreth 120 kalori për lugë. Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri lidhet me shkallën më të ulët të kancerit dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Për fërgim megjithatë ka fituar “vetëm” medaljen e argjendtë. – Kur nxehet sipër pikës së tymosjes, vajrat fillojnë të prodhojnë avuj helmues dhe radikale të lira të dëmshme. Pika e tymosjes së vajit të rrepës është 95 gradë, e vajit të misrit dhe vajit të virgjër të ullirit është 160 gradë, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit mund të durojë deri në 200 gradë celsius. Prandaj, për fërgim më i mirë është vaji i palmës. Me truk edhe ëmbëlsirat bëhen luftëtare kundër plakjes. – Në receta tre të katërtat e gjalpit ose vajin e rrepës zëvendësojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër. Me këtë truk të vogël, i cili vlen për të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe bukën, do të reduktoni sasinë e kalorive, yndyrave të ngopura dhe kolesterinës së keqe. Edhe për sallata përdorni vaj ulliri.

    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=47427
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    15,230

    Për: Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Vaji i Ullirit – Si Kurë Për Tensionin, Zemrën Dhe Diabetin

    Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit.

    Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

    Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë.

    Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

    Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit

    Studimet shkencore mbi këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

    Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve,

    Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët,

    Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër,

    Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

    Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme

    Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

    Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit

    Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme.

    Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit.

    Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

    Mikroushqyesit

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin.

    Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

    Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit

    Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij.

    Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore.

    Për rezultate më të mira ju duhet:

    Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.

    Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve.

    Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues.

    Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj.

    Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/vaji-i-u...-dhe-diabetin/

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    PINK (31-03-2023)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,123

    Për: Vaji i ullirit, “ari i lëngshëm” që rigjeneron qelizat

    Mire e ka artikulli po vaji ullirit duhet DOP i sapo dale nga punishtja perndryshe ato cilesi qe thote artikulli me lart nuk e gjen asgjekundi

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •