Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Deshirat e embla

    Nga Sadije Berisha

    Cokollata

    E pranoj se jam "maniake cokollatash! Thjesht kur mendoj per cokollaten me shkon goja leng…
    Nje nga pemet me magjike te botes eshte pema e kakaos. Ne vitin 1700 Karl Von Line e quajti "Theobroma kakao", qe do te thote ushqim i perendive.
    Jam e mendimit se cokollata e nje cilesie te mire duhet te permbaje vetem kakao, gjalpe kakao,pak sheqer, e ndoshta , vanilje, por asnje konservues. Dhe cokollata e nje cilesie te mire mund te ruhet deri ne dy vjet pa e humbur shijen!

    Por, si "admiruese e cokollates" qe jam, personalisht kam bindjen e thelle se ajo duhet shijuar sa me shpejt qe te jete e mundur.Pse duhet ta ruani? Shijoni momentin!

    Do t'ju jap disa arsye te mira pse e pelqej cokollaten:

    * Cokollata e mirefillte permban shume pak lengje dhe nuk ndihmon rritjen e bakterieve. Per kete arsye, cokollata eshte higjienike!

    * Thuhet se "nuk eshte provuar" qe cokollata e mirefillte te jete afrodiziake.

    * Cokollata e zeze permban antioksidante qe parandalojne plakjen e parakohshme, dhe zvogelon rrezikun e kancerit dhe semundjeve kardiovaskulare.

    * Cokollata e zeze ul presionin e gjakut dhe ka nje efekt te lehte antikoagulues.

    * Cokollata e zeze permban Theobrominutae, nje frenues i natyrshem i kolles.

    * Cokollata e zeze permban Penylethylaminutae (PEA), qe cliron lende natyrale kimike, te cilat "te japin nje ndjesi te mire" dhe quhen endorfinat e trurit. Eshte e njejta lende kimike qe clirohet kur biem ne dashuri.

    * Nje cope e vogel nga nje gje e mire nuk mund te jete kurre nje gje e keqe.


    "Nese do te varej nga ne, te gjithe do te hanim te pakten nje cokollate te vogel ne dite. Atehere , do te kishte me pak konflikte, pasi cokollata ul presionin e gjakut.
    Do te kishte me shume dashuri, pasi ajo rrit ndjesite e te qenit ne dashuri. Dhe, mbi te gjitha, ne do te beheshim njerez me te mire,pasi nje cokollate e mire kerkon qe te ndalemi, te bejme nje pushim dhe thjeshte…te shijojme momentin."
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Deshirat e embla

    Kek me cokollate qe ta heq mendjen

    (Kjo embelsire nuk piqet)

    Por duhet pergatitur te pakten 6 ore perpara se te sherbehet. Zakonisht, une e pergatis nje nate perpara se ta sherbej.Me pak konjak te mire, nuk mund te gaboni.
    Kjo embelsira, qe eshte enderra e admiruesve te cokollates, mund te behet ne nje sere menyrash. Kjo eshte nje nga menyrat se si e gatuaj une.

    Perberesit:

    400 g cokollate te zeze, qe ka ne perberje 70% kakao
    2 decilitra pane (ajke qumeshti)
    1/2 pako biskota te tretshme ose biskota te tjera me miell me krunde
    1 deciliter kajsi te thata
    1 deciliter fiq te thate
    1 deciliter pistake pa kripe
    1 deciliter fara pishe
    1 deciliter lajthi te prera
    1/2 deciliter fara susami
    1/2 deciliter fara kungulli
    1 deciliter rrush te thate
    2 luge gjelle konjak (sipas deshires)

    Pergatitja

    Priten fiqte e thate dhe kajsite.Cokollata ndahet ne copa -copa, te cilat vendosen ne tas.Cokollata lihet te shkrije ne banjomari duke e trazuar vazhdimisht. Shtohet pane dhe perzihet mire. (Shtohet konjak) dhe me pas shtohen biskotat, frutat e te gjithe te tjerat, por disa prej tyre ruhen per zbukurim.
    Merret nje tave e rrumbullaket dhe nga brenda vishet me leter gatimi. Hidhet perzierja dhe shtypet me pirun, ne menyre qe te hapet ne te gjithe taven.Siper hidhen lajthite, pistaket dhe farat e pishes. Masa mbeshtillet me celofan.Embelsira lihet ne frigorifer te pakten 6 ore ose gjithe naten. Nxirret nga frigoriferi 10 minuta para se te sherbehet.

    Shenim i imi: Nuk besoj se do donit te shihni edhe foton perkatese te kesaj embelsire.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Deshirat e embla

    Receta krejzi.
    Provo freshleys,cokollata me krem te bardhe,ose little Deby
    cokollata njelloj si freshley me krem te bardhe
    Shije fantastike.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Deshirat e embla

    TARTUFET

    Kjo eshte nje nga embelsirat qe me pelqen te gatuaj.Eshte shume e lehte per t'u gatuar dhe mjaft e shijshme.
    Me keto embelsira te mrekullueshme me cokollate mund te krijohen lloj-lloj perzierjesh dhe mund te eksperimentohet pafundesisht.Kjo eshte nje recete klasike qe mund te perdoret si recete baze. Kush ka shpirt aventure, mund te krijoje tartufin e vet te vecante. (paska qene aventurier i madh Zhan Baptist Pokeleni )..

    Duhet te dini se tartufet duhet te mbahen ne frigorifer, por mos harroni t'i nxirrni nga frigoriferi pak minuta perpara se t'i sherbeni.

    Perberesit:

    Afersisht 25 tartufe

    225 g cokollate te zeze qe ka ne perberje 70% kakao
    1 1/2 deciliter pane (ajke)
    25 g gjalpe ne temperaturen e mjedist
    1 luge gjelle konjak sopas deshires
    kakao

    Pergatitja:

    Cokollata ndahet ne pjese te vogle qe vendosen ne nje tas.Pana vlohet, hidhet mbi cokollate dhe lihet per pak minuta pa e trazuar.Shtohen copa te vogla gjalpi dhe perzihen me kujdes me luge derisa te formohet nje krem i kendshem uniform ( shtoni edhe pak konjak po te doni,por shija eshte njelloj e mire edhe pa konjak)
    Kremi lihet te ftohet ne temperaturen e mjedisit. Mbulohet me celofan dhe futet ne frigorifer.Nxirret nga frigoriferi cdo 15 minuta che perzihet me luge.Pas 40 minutash, masa do te trashet. Atehere, perzihet cdo 3 minuta derisa tartufi te trashet aq sa masa te ndahet ne topa te vegjel.
    Marrim nje cope dhe para se ta rrotullojme , i lyejme duart me kakao. pluhur qe te mos ngjise ne dore.Pastaj,tartufi i perfunduar lyhet me kakao,ose mund te zgjidhet perberes tjeter per zbukurim sipas preferences.

    Ja disa sugjerime per zbukurime: te gjitha lloijet e arrave pa kripe, sheqerka ose karamele,pasi keshtu permiresohet pamja dhe shija.

    P.S. Une per vete i kam qejf te pudrosura me kakao. Tani sapo hengra tre te tilla.. Ne anglisht i thone truffles.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Deshirat e embla

    Shume te mira Jane keto truffles.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Deshirat e embla

    spo e shoh te zonjen e ketyre trufleve..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Pėr: Deshirat e embla

    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    TARTUFET

    Kjo eshte nje nga embelsirat qe me pelqen te gatuaj.Eshte shume e lehte per t'u gatuar dhe mjaft e shijshme.
    Me keto embelsira te mrekullueshme me cokollate mund te krijohen lloj-lloj perzierjesh dhe mund te eksperimentohet pafundesisht.Kjo eshte nje recete klasike qe mund te perdoret si recete baze. Kush ka shpirt aventure, mund te krijoje tartufin e vet te vecante. (paska qene aventurier i madh Zhan Baptist Pokeleni )..

    Duhet te dini se tartufet duhet te mbahen ne frigorifer, por mos harroni t'i nxirrni nga frigoriferi pak minuta perpara se t'i sherbeni.

    Perberesit:

    Afersisht 25 tartufe

    225 g cokollate te zeze qe ka ne perberje 70% kakao
    1 1/2 deciliter pane (ajke)
    25 g gjalpe ne temperaturen e mjedist
    1 luge gjelle konjak sopas deshires
    kakao

    Pergatitja:

    Cokollata ndahet ne pjese te vogle qe vendosen ne nje tas.Pana vlohet, hidhet mbi cokollate dhe lihet per pak minuta pa e trazuar.Shtohen copa te vogla gjalpi dhe perzihen me kujdes me luge derisa te formohet nje krem i kendshem uniform ( shtoni edhe pak konjak po te doni,por shija eshte njelloj e mire edhe pa konjak)
    Kremi lihet te ftohet ne temperaturen e mjedisit. Mbulohet me celofan dhe futet ne frigorifer.Nxirret nga frigoriferi cdo 15 minuta che perzihet me luge.Pas 40 minutash, masa do te trashet. Atehere, perzihet cdo 3 minuta derisa tartufi te trashet aq sa masa te ndahet ne topa te vegjel.
    Marrim nje cope dhe para se ta rrotullojme , i lyejme duart me kakao. pluhur qe te mos ngjise ne dore.Pastaj,tartufi i perfunduar lyhet me kakao,ose mund te zgjidhet perberes tjeter per zbukurim sipas preferences.

    Ja disa sugjerime per zbukurime: te gjitha lloijet e arrave pa kripe, sheqerka ose karamele,pasi keshtu permiresohet pamja dhe shija.

    P.S. Une per vete i kam qejf te pudrosura me kakao. Tani sapo hengra tre te tilla.. Ne anglisht i thone truffles.
    Ka mundesi qe truffles te behen vetem me konjak?

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Deshirat e embla

    kush di ndonje recete embelsire me qumesht te kondensuar (apo qumesht panda, sic e quanim ne shqiperi)? akoma me mire nese personi qe pergjigjet e ka provuar edhe vete receten...

    (shpresoj e lexon Corazoni)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261

    Pėr: Deshirat e embla

    ahh cme vajti nje deshir per qumesht te kondensuar tani broken smile
    burri dje me beri "fried ice-cream" se kisha degjuar apo ngren ndonjehere dhe sme besohej se mund te besh fried ice-cream
    nejse ishte shume shume deliciozooo...me vjen inat se kisha filluar dhe djet te mire lol

    Receta

    1 quart vanilla ice cream
    3 cups crushed cornflakes cereal (burri perdorin bread crumbs)
    1 teaspoon ground cinnamon
    3 egg whites
    2 quarts oil for frying
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Deshirat e embla

    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    ahh cme vajti nje deshir per qumesht te kondensuar tani broken smile
    burri dje me beri "fried ice-cream" se kisha degjuar apo ngren ndonjehere dhe sme besohej se mund te besh fried ice-cream
    nejse ishte shume shume deliciozooo...me vjen inat se kisha filluar dhe djet te mire lol

    Receta

    1 quart vanilla ice cream
    3 cups crushed cornflakes cereal (burri perdorin bread crumbs)
    1 teaspoon ground cinnamon
    3 egg whites
    2 quarts oil for frying
    akullorja e skuqur eshte nje specialitet kinez. edhe mua me pelqen

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •