INTERVISTA/ Flet arkitekti dhe piktori Adrian Puka:Duke parė filmin "Helena e Trojės", pikturoja anije me vela


Masakra e afeskeve tė Onufrit njė tragjedi
Arqitektura shqiptare pėr ēdo ditė po bėhet mė e larmishme dhe mė e konsoliduar



Albert ZHOLI

Kėto ditė tė fillim shkurtit arkitekti dhe piktori Ardian Puka, sjell ekspozitėn e tij tė radhės me tablo nė telajo me teknikė mikse, rėre, zhavorr, vaj, akrilik etj si dhe vizatime nė letėr.Nė kėtė ekspozitė personale punimet qė ofrohen nė Muzėun Historik Kombėtar janė tė punuara gjatė njė periudhe tė gjatė kohe, afėrsisht 7 vjet qysh nga ekspozita e tij e fundit personale nė vitin 2006. Nė ekspozitė ka tablo nė telajo tė pėrmasavė nga 80 x 100 deri 100 x 115, por edhe disa punė nė pėrmasat e mėdha (100 x 180. E veēanta e kėsaj ekspozite ėshtė se Puka, nė tabllotė dhe letėr ka pėrdorur gjithashtu nė masė tė madhe dhe spontane stuko, karbon, lapsa, pastela etj. Po tė shohėsh me vėmėndje kėtė ekspozitė vė re se temat mbizoteruese janė ato tė situatave tė trupave dhe tė njeriut, .

-Si e keni titulluar ekspozitėn e fundit?
E kisha tė vėshtirė te gjeja njė titull tė ekspozitės apo tė punėve, pėr njė ēast mendova t'a quaj "ky njeriu" por mund pak emocional dhe deklamativ. Pėrfundimisht e lashė nė dorė tė publikut tė vendosė ai vetė titujt e punėve, tė tablove.

-Kur keni filluar tė pikturoni?
Nė grupin e madh tė kopshtit qysh fėmijė vizatoja pak mė ndryshe nga fėmijėt e tjerė. Nė atė kohė shfaqej nė kinema filmi "Helena e Trojės" dhe unė isha magjepsur nga anijet me vela dhe me rrema. Vazhdimisht vizatoja tė njėjtėn gjė dhe edukatoret shfaqen dyshime te prindėrit e mi pėr gjendjen time.

-Cila ėshtė piktura juaj e parė?
Ne shkollėn fillore shkoja ne rrethet jashtėshkollore tek ne,rrethet e pionierit. Nė kohen e lirė, me fėmijėt e pallatit tonė shkonim buzė detit tė bukur tė Vlorės dhe zhyteshim nė bojrat dhe peizazhin krejt tė veēantė tė Detit Jon.


-Cila gjini e pikturės ėshtė mė e preferuara, portreti, peizashi apo abstraksionizmi?
Pėrjashtoj abstraksionizmin, sepse me duket spekulim apo si njė gjendje psikologjike jo e shėndetshme pėr njeriun. Ne jemi individe konkrete , jetojmė jete konkrete, nė peizazhe konkrete; abstargimi ėshtė i domosdoshėm dhe tejet i rėndėsishėm,( jo vetėm ne art por edhe ne shkence , ekonomi, filozofi), por ai nuk duhet tė bėhet qėllim dhe totalitar.

-Me ēfarė bojrash pikturon me vaj apo akuarel dhe pse?
Aktualisht pėrdor tė gjitha llojet e teknikave qė mund tė ofrohen nga tregu dhe jo vetėm. Nė tablot e mia ka pėrzjerje tė akrilikut, vajit, rėrės , zhavorrit, stuko, qymyr, pastel, lapsat etj.

-Sa ekspozita keni hapur dhe nė cilat vende?
Ėshtė ekspozita e pestė personale; njė ėshtė hapur nė Gjermani nė vitin 1999 me rastin e luftės sė Kosovės nė hollin e njė kishe. Ekspozitat e tjera janė nga Vlora dhe ne Tirane.

-Cila ka qenė ekspozita mė e mirėpritur nga kritika?
Do te desha te thosha se ndoshta kjo e fundit mund tė jetė me e pjekur se te mėparshmet; por edhe ato te punuar nė tekniken mikse mbi letėr (pastel) janė mirėpritur kryesisht nga publiku pėr faktin sepse qėndronin pak me shume "dekorative' dhe mė tė thjeshta pėr tu kuptuar.

- A mund tė jetohet sot vetėm me artin e pikturės?
Pėr njė artist te "ri" natyrisht qe nuk mund te jete e lehte; bile pothuaj e pamundur. Artisti ne moshe te pjekur dhe me te kaluar te gjate artistike, por mbi te gjitha ai qė paraqitet me njė nivel tė larte artistik, Po.

-A ėshtė shkolla shqiptare e pikturės nė ato me nivelin e vendeve tė tjera Europiane?
Kam respekt pėr shumė nga pedagogėt e Institutit tė arteve, Dikush nga ta ėshtė edhe si njė lloj ylli pėr punėn time. Mendoj se puna nuk ecėn mė tej me vet artistėt e rinj qė duan tė futen nė rugen e artit; na duhet tė pohojmė se ėshtė njė monopat i vėshtire dhe shume shpesh i 'rrezikshėm".

-Cili ėshtė piktori juaj i preferuar?
Mė pėlqejnė shume artistėt bashkėkohorė gjermanė (Kiefer, Bazelitz, Kippenbergar) artistėt spanjolle dhe i gjej tė veēantė edhe disa artistė shqiptarė.

-Sa kohė i kushton pikturės nė ditė?
Jam nė studio pothuaj ēdo dite; qofte 5 min. apo edhe deri ne 4 ore. Besoj se ne studio jam edhe kur eci rrugės kur nuk me zė gjumi natėn, ku pushoj, etj

-Kohėt e fundit u dėmtuan afresket murale tė Onufrit cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė veprim kaq tė shėmtuar?
Eshtė njė nga ato lajmet qė ngjan me vrasje apo vdekje tė qėnieve njerėzore. Ka pėrmasa tė njė trishtimi tė thellė qė tė lejnė gjurmė dhe tė pushton pothuaj njė moment depresioni.

- Veprat (pikturat) artistike tė realizmit socialist a kanė pasur nivel artistic dhe a ka pas vlera ajo periudhė?
Disa prej tyre nuk mund tė mohohet se shfaqin edhe nivele artistike. Tek- tuk vepra tė artistėve dalin mbi banalitetin dhe klishetė pėr tu ngjitur me shumė mundim deri nė art.

- Cilat janė problemet e pikturės sot?
Problemi me i madh mendoj se ėshtė niveli kulturor i shoqėrisė; shfaqet pak e kultivuar dhe pak e interersuar pėr artet dhe nė veēanti pėr artet pamore. Fatkeqėsisht sallat e ekspozitave dhe galerive janė te boshatisura, ndėrsa edukimi shkollor ėshtė i dobėt

Cili ėshtė mendimi juaj pėr politikėn shqiptare postkomuniste?
Ne mjekėsinė omeopatike thuhet se duhet tė kalojnė po aq vjet sa ka vuajtur i sėmuri pėr t'u shėruar plotėsisht.
Ndoshta mund tė na duhen akoma edhe periudha kohore pėr tė bėrė tė mundur qė edhe ne tė ngjasojmė me shume se sa tani me fqinjėt tanė.

-A e ka vleėrsuar politika shqiptare postkomuniste pikturėn?
Nuk mund tė them se jo. Ka fakte se politika afrohet nė sallat e ekspozitave, edhe pse jo ne shkallen dhe nė pėrmasat qė ofrohet si nga kolegėt evropianė. Nė zyrat e kancelarive dhe kryeministrave tė kontinentit tonė janė tė pranishme vepra origjinale tė autorėve bashkėkohorė. Megjithatė, vėmendja duhet tė ishte edhe mė e madhe, ndėrsa problemi mė i madh qėndron ndoshta te vetė artistėt dhe te vetėcensurimi qė ata shfaqin, tė vetėdijshėm apo jo.

Mendimi pėr arqitekturėn shqiptare?
Pėr ēdo ditė po bėhet mė e larmishme dhe mė e konsoliduar duke ruajtur traditėn