Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,524
    Postimet nė Bllog
    3

    Regjisorja Driada Dervishi

    INTERVISTA/ Flet regjisorja durrsake Driada Dervishi: Po tė kisha rilindur disa herė tė tjera, sėrish do tė kisha zgjedhur regjinė

    Fillimet i kisha si flautiste, pėrfundova regjisore
    Ja pse e solla nė skenė “Ėndrra e njė nate vere”
    Nė 10 vjet si regjisore kam vėnė nė skenė 17 premiera


    Nuk mė ndodh shpesh qė tė afeksionohem me njė person kur ai sapo fillon tė flasė, sepse nė pėrgjithėsi kohėt e fundit njerėzit kanė harruar se sa e rėndėsishme ėshtė “fjala” dhe mėnyra se si pėrēohet ajo. Pėrballė meje ėshtė njė femėr trupvogėl me sy plot dritė qė i shkėlqejnė akoma mė shumė teksa flet me aq pasion pėr profesionin tė cilin ushtron. “Tė folurit bukur”, nuk konsiston nė fjalė tė mėdha, apo terma tė ēuditshme, por nė atė ēka thua, dashurinė dhe natyrshmėrinė me tė cilėn shprehesh, veshur kjo dhe nga njė intonacion i ėmbėl zėri. E rritur mes librave, instruktuar nė selektim nga dy prindėr tė lidhur pandashmėrisht me letėrsinė, me njė adoleshencė kaluar me muzikėn dhe veēanėrisht flautin dhe tė gjitha kėto jo rastėsisht, por pėrgatitja pėr tė nisur njė rrugė tė gjatė drejt ėndrrės sė saj, teatrit dhe regjisė. Ėndrra u bė realitet, por Driada Dervishi, regjisore pranė teatrit “Aleksandėr Moisiu”, Durrės, tashmė ka njė ėndėrr tė madhe...
    1. Jeni duke punuar “Ėndrra e njė nate vere” (Shakespeare), premiera e sė cilės shfaqet s’afėrmi. Njė hap i madh ky pėr njė regjisore 33 vjeēe...
    Kur mbusha 33 vjeēe (Janar), njė miku im mė shkruan: “33 vjeēe, njė vit i bukur pėr tė bėrė gjėra tė mėdha”. Thonė qė edhe Shekspiri kur ka krijuar kėtė veprėn ka qenė 33 vjeē! Nė fakt, “Ėndrra e njė nate vere” kishte dy vjet qė vėrtitej nė kokėn time... dhe kėto ėndrra kaq tė bukura duhen bėrė realitet, erdhi momenti i duhur. Po, ėshtė njė hap i madh, sfidė, por po punohet shumė. Shekspir ėshtė i famshėm pėr tragjeditė, por kjo komedi tė jep mjaft mundėsi pėr tė krijuar dhe pėrdorur imagjinatėn pafund.
    2. Mendoni se potencialet e aktorėve tė trupės sė teatrit “A.Moisiu” e pėrballojnė njė kryevepėr tė tillė?
    Absolutisht PO! Nuk do t’i kisha hyrė kėsaj ėndrre nėse nuk do tė besoja dhe vlerėsoja profesionalizmin dhe dėshirėn pėr teatėr tė mirė tė aktorėve, jo vetėm mjeshtrave qė kanė formėsuar figurėn e kėtij teatri, por sigurisht edhe aktorėt e rinj.
    3. Puna e aktorėve funksionon nė grup. Krijohet ndonjėherė mosmarrėveshje, meqė nė kėtė vepėr ka diku te 15 aktorė, breza tė ndryshėm?
    Pėrkundrazi. Mirėkuptimi, vlerėsimi dhe respekti, janė tiparet e trupės me tė cilėn unė punoj. Ka pėrplasje brezash, por shkėmbim eksperiencash. Tė rinjtė i njohin dhe e vlerėsojnė profesionalizmin e aktorėve me shumė vite eksperiencė, gjithashtu tė rinjtė vlerėsohen pėr dashurinė, seriozitetin dhe energjinė qė transmetojnė. Ndjehem e privilegjuar nė kėtė ambient kaq kurajues dhe nuk dua tė lė pa pėrmendur dhe mbėshtjetje qė mė jep dramaturgu i mirėnjohur Bashkim Hoxha, qė nė fillesė mė tha: “fillo punėn dhe mos e mendo dy herė”.
    4. Le tė kthehemi vite mė parė, kur ju ishit nxėnėse nė liceun “Jan Kukuzeli”, studionit pėr flaut, mė pas regji...
    Unė jam rritur mes librash, instruktuar nga mami dhe babi, tė dy profesorė letėrsie dhe autorė romanėsh e poezish. Lexoja shumė romane, drama, komedi dhe natyrshėm do mė ketė lindur dėshira pėr teatrin, sepse vite me pas kuptova qė ishte njė dėshirė e kahershme. Ndėrsa katėr vjet muzikė, flaut, studiova pėr t’u ndjerė mė e kompletuar. Muzika tė mbush dhe tė ndryshon, gjithsesi edhe po tė kisha rilindur disa herė tė tjera, sėrish do tė kisha zgjedhur regjinė.
    5. Ēfarė kujtoni nga Akademia e Arteve dhe a vazhdoni t’i ruani lidhjet?
    Kam qenė me fat, sepse ishim njė grup fantastik dhe shumė dashamirės ndaj njėri – tjetrit. Orė tė gjata duke punuar me njėri – tjetrin dhe pedagogėt, Met Xhelili, i ndjeri Agim Qirjaqi, Milto Kutali. Tė gjithė e donim fort degėn qė kishim zgjedhur. Lidhjet natyrisht qė vazhdoj t’i ruaj, ta imponon kėtė ruajtje edhe vetė profesioni.
    6. Gjatė viteve si studente, ju nisen pėr njė specializim nė Modena (Itali). Ndryshoi diēka ky specializim te ju?
    Shumė. Sė pari ndryshoi konceptin nė lidhje me regjinė, atje kuptova qė ka me qindra mundės dhe variante tė reja sesi perceptohet njė shfaqje teatrale, si mund tė pėrcillet te spektatori, njohja me dramaturgė tė mėdhenj, qė kėtu te ne pėr fat tė keq nuk njihen. Atje mė lindi dhe dashuria ime pėr dramaturgun e madh suedez Strindberg. Gjithsesi baza mbetet akademia nė Tiranė.
    7. Mė tej ju diplomoheni dhe punėsoheni nė teatrin “A. Moisiu”, nė Durrėsin tuaj. Si u prit ardhja juaj si regjisore?
    Puna ime si regjisore pranė kėtij teatri, ka filluar 10 vjet mė parė dhe me trishtim them qė nė atė periudhė ky teatėr ishte nė kufijtė e mbijetesės. Por pasioni im pėr teatrin u mbėshtet me shumė dashuri nga tre emra tė cilėt unė i falėnderoj publikisht: Hysen Bashhysa, Xhelal Tafaj, Sanije Hoti. Gjeta pėrkrahjen e padiskutueshme te kėta artistė dhe ata shihnin tek unė njė mundėsi pėr ta ringritur kėtė teatėr. Shfaqja ime e parė nė teatrin “A. Moisiu” ka qenė “Babai” i Strinberg, pėrkthimin e sė cilės e kam bėrė vetė. Pra atėherė filloi profesioni im.
    8. Pėrveē aktorėve tė trupės sė teatrit tė Durrėsit, janė edhe bashkėpunimet me aktorė tė tjerė si...?
    N. Xhepa, N. Kanxheri, Y. Mujo, M. Kabashi, G. Radoja, A. Stari, duke vazhduar me mė tė rinjtė si: N. Liēaj, R. Kostani, S. Braho, N. Xhelilaj, A. Tolka etj. Kėto bashkėpunime kanė qenė produktive dhe tepėr kurajuese dhe nė asnjė moment nuk ka munguar fryma optimiste.

    9. Megjithėse shpesh me projekte teatrale, ju ndėrkohė po pėrfundoni dhe doktoraturėn. Ēfarė do tė ndryshojė kjo nė karrierėn tuaj?
    Mendoj se ėshtė njė hap i madh pėrsa i pėrket ngritjes sime profesionale pėr t’i shkuar mė tej dijeve, zbulimeve, ambicieve tė mia. Nė 10 vjet si regjisore unė kam vėnė 17 premiera, por jam akoma nė hulumtim dhe studim, sepse teatri ėshtė njė eksplorim i rivazhdueshėm pafund, ky fakt e bėn teatrin qė tė mos mė mėrzitet kurrė.
    10. Si nis njė ditė pėr ju?
    Rreth orės 07:00 tė mėngjesit bėj zgjimin, merrem me djalin tim Tadeon, angazhimet familjare dhe mė pas rend pėr nė teatėr, njė kafe me kolegėt dhe punė, sidomos tani me vėnien nė skenė tė Shekspir, puna ėshtė e madhe, orė tė gjata nė skenė.
    11. Kur ju nuk keni njė projekt, si e zini kohėn?
    Ka shumė variante. Unė lexoj shumė, tashmė jam shkėputur nga biblioteka nėnė dhe kam bibliotekėn time personale. Mė pėlqen tė lexoj biografitė e piktorėve tė mėdhenj, pėrkthej nga italisht dhe anglisht dhe deri tani kam pėrkthyer 7 vepra. Pra, lexoj, pėrkthej dhe nėpėrmjet librave ngacmohem, akumuloj shkėndija qė mė pas kthehen nė flakė (qesh).
    12. Rikthehemi tek “Ėndrra e njė nate vere”. Si mendoni se do perceptohen nga publiku durrsak? Si e parashikoni reagimin?
    Ėshtė hera e parė qė publiku durrsak do tė shikojė njė kryevepėr tė Shekspir, sepse nė 60 vjet teatėr nė Durrės nuk ėshtė vendosur asnjėherė. Por besoj se Durrėsi ka shumė intelektualė, tė rinj dhe tė reja tė cilėt do ta mirėpresin kėtė iniciativė pėr tė parėn herė. Pastaj publikut durrsak i shtohet dhe ai tiranas qė herė pas here frekuentojnė premierat e radhės nė Durrės.
    13. Mesazhi juaj pėr tė gjithė lexuesit dhe artdashėsit durrsakė?
    Dashuri, buzėqeshje edhe kur nuk ndjehemi mirė, mendoni pozitivisht qė edhe dėshirat tuaja tė finalizohen bukur. Publikun durrsak e dua shumė, sepse di tė vlerėsojė artin e vėrtetė dhe i ftoj tė gjithė ta presin pranverėn me “Ėndrra e njė nate vere” nė teatrin “Aleksandėr Moisiu”. Njė stinė kaq e bukur si pranvera, e meriton tė pritet me njė kryevepėr tė tillė Shekspiriane...sė shpejti.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,982

    Pėr: Regisorja Driada Dervishi

    Nė 68 vjetorin e teatrit “Aleksandėr Moisiu” shfaqet komedia “Ėndrra e njė nate vere”

    Janar 2021


    Komedia “Ėndrra e njė nate vere” e Shekspirit ėshtė pjesė e programit artistik online qė do sjellė teatri “Aleksandėr Mosiu”, nė Durrės pėr publikun.

    Me regji nga Driada Dervishi dhe njė kast aktorėsh tė njohur u shfaq mė 11 janar online pėr shkak tė masave antiCovid.

    “Komedia e Shekspirit vjen me pjesėmarrjen e dy prej bashkėthemeluesve dhe figurave kryesore tė teatrit nė vite, “Mjeshtrin e Madh” Lutfi Hoxha dhe “Mjeshtren e Madhe” Aishe Stari. Edhe pse e shkruar rreth 400 vite mė parė dhe e rivėnė nė skenė me mijėra herė nė vende tė ndryshme tė botės, kjo shfaqje mbetet gjithmonė e veēantė.

    Shfaqja erdhi nėn interpretimin e aktorėve Roland Koēa, Hysen Bash’hysa, Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Gjergj Doēi, Marsel Rupi, Muharrem Asllani, etj.

    “Ėndrra e njė nate vere” shpreh nė mėnyrė jashtėzakonisht lirike disa prej temave mė tė shkėlqyera shekspiriane, ku mė tė dukshmet janė ato tė dashurisė, tė ėndrrave dhe tė imagjinatės krijuese.

    Pėrmbajtja e veprės pėrqendrohet nė tre ngjarje: pėrpjekjet dhe pėrvojat e dy ēifteve tė dashuruar nė njė pyll tė magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretėreshės sė zanave si dhe njė grupi zejtarėsh tė rėndomtė qė pėrpiqen tė vėnė nė skenė njė pjesė tė quajtur “Pirami dhe Tisba” pėr nder tė dasmės sė Dukės sė Athinės.

    Kjo shfaqje vjen nė kuadėr tė programit artistik nė pėrvjetorin e 68 tė Teatrit “Aleksandėr Moisiu”. /ata/ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/teatri/ne-6...nje-nate-vere/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,982

    Pėr: Regisorja Driada Dervishi



    “Me Bledin” - Driada Dervishi | Njė emision nga Bledi Strakosha

    Nėntor 2020

Tema tė Ngjashme

  1. Regjisorja, aktorja dhe poetja Eliona Thomaraj
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2015, 15:46
  2. Regjisorja Donika Muēi
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2014, 21:14
  3. Metila Dervishi
    Nga Albo nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2012, 20:50
  4. Regjisorja “love story” me shqiptarin qė birėsoi
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 09:18
  5. Qef o Qef Qe ben Dervishi.
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2002, 04:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •