Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,044
    Postimet nė Bllog
    3

    Balerina Enada Hoxha

    INTERVISTA/ Flet balerina Enada Hoxha: Sot baleti ka fituar shumė terren


    Tė jesh balerinė do tė thotė jo jetė nate, jo alkool dhe ushqim tė tepėrt

    Baleti Parizien ėshtė elegant, virtuoz

    Albert ZHoli

    Ajo se njeh duhanin, as pijet alkoolike. Madje, s’bėn kurrė jetė nate. Profesioni i tė qenit balerinė e ka privuar nga shumė gjėra. Madje, dhe ushqimin e pėrzgjedh. Sipas Enadės sot baleti po fiton shumė terren, madje kėrkesat e prindėrve pėr fėmijėt e tyre nė kėtė drejtim, pėr tė mėsuar balet janė jashtėzakonisht tė mėdha. Sot femra shqiptare, nė sajė tė punės, studimit, kėrkesave ndaj vetes, ndihet mė e respektuar dhe mė e pavarur. Asaj i pėlqen baleti parizien dhe pse pedagogėt e saj kanė nostalgji pėr shkollėn ruse tė baletit.

    Pėrse zgjodhėt “La Traviata” pėr tė sjellė nė skenė?

    Me Traviatėn kam njė marrėdhėnie paksa ndryshe. Jam e dashuruar me kėtė rol, me kėtė Opera, ndihem mjaft mirė dhe mund tė them se ėshtė njė nga pjesėt mė tė bukura dhe pėr publikun shqiptar, pa diskutuar pėr mua konkretisht. Unė kam pasur jashtė shtetit mjaft eksperienca me balete tė huaja dhe koreografė me tė cilėt kam punuar dhe kam parė se si ėshtė vėnė kjo vepėr nė skenė. Nė momentin e parė qė e kam parė kėtė shfaqje u dashurova me tė dhe madje kam shkuar tek koreografi duke i thėnė tė lutem pėrveē roleve tė tjerė qė mė ke besuar mund tė mė besosh dhe kėtė rolin e “Traviata”-ės sepse duke e parė jam ngazėlluar sė tepėrmi. Kėshtu qė nė momentin qė m’u dha mundėsia, apo u diskutua me koreografin italian pėr tė ardhur pėr ta vėnė kėtė vepėr, nė atė moment i thashė vetes, pėrse tė mos e vė vetė kėtė shfaqje? Atėherė fillova tė bisedoj me Maestro Zhani Cikon duke pasur parasysh se ky vit ėshtė dhe viti i Verdit, ku koincidoi dhe me 60- vjetorin e TOB-it, kėshtu qė me kėtė rast do t’ju bėhet njė homazh tė gjithė balerinėve qė e kanė luajtur Traviatėn. Pra ishte momenti i duhur dhe kėshtu Ciko ra dakort me dėshirėn time dhe tė Gertit dhe ja tani po bėhet realitet.

    Kjo ishte premierė pėr ju?

    Po. Kjo ishte premierė absolute pasi “La Traviata” tek ne nuk ėshtė luajtur balet pėrveēse opera. Dhe ajo qė mė bėn tė ndihem mirė sė bashku me bashkėshortin tim Gertin (balerin) ėshtė se tashmė vėnia nė skenė ėshtė njė vepėr krejt e jona, d.m.th, e krijuar nga ne.

    Kush ishte vėshtirėsia mė e madhe e kėsaj vepre?

    Si ēdo balet tjetėr vėshtirėsia ėshtė nė zbėrthimin e personazheve, i historisė qė ka personazhi. Ėshtė njė rol kompleks i Violetės, pasi ajo ėshtė njė kurtizane, ku pėrveēse e adhurojnė dhe e dėshirojnė shumė tė rinj, ajo bie nė dashuri, e cila ėshtė dashuria e saj e parė me njė njeri qė e do shumė. Por ajo ka disa gjendje emocionale, pasi ėshtė e sėmurė dhe dashuria e parė nė jetėn e saj ja vėshtirėson kėtė dashuri. Pra, njė rol kompleks pasi duhet njė pjekuri artistike dhe nė moshė nė balet qė ta nxjerrėsh nė pah dashurinė, por dhe problemet e tjera. Vėshtirėsia vjen kur t’i e krijon tė tėrėn vetė, pasi ta bėsh nė kompleksitet ėshtė vėshtirėsi dhe pėrgjegjėsi, por edhe nga ana regjisoriale, pasi nė kėtė rast ne jemi dhe regjisor. Regjia bėhet duke ju pėrshtatur libretit dhe pjekurisė sė personazhit dhe historisė. Vėshtirėsia tjetėr ėshtė se nė kėtė rast ti nuk punon vetėm pėr veten tėnde, pėr rolin tėnd, por punon edhe pėr njė trup baleti.

    A po fiton terren baleti nė Shqipėri?

    Baleti ka qenė prezent gjithmonė nė publikun e Tiranės pavarėsisht se nė kalendarin e TOB ka mė shumė vepra operistike se sa baleti, por kjo vjen pėr disa arsye tė tjera. Pra, baleti ėshtė mė pak prezent pasi ėshtė shumė i kushtueshėm, baleti do njė mori skenografish, kostumesh, pra ka disa vėshtirėsi specifike. Por gjithsesi, baleti nė TOB ka vendin e tij, ka simpatizantėt e tij qė vijnė duke u rritur dhe prezenca e tij vjen duke u shtuar. Unė mendoj se aktualisht pėrveēse ėshtė prezent nė publik, ai ka njė peshė tė rėndėsishme. Publiku vjen me dėshirė tė madhe pėr tė parė, baletin sepse baleti pėrveēse tė ofron njė vepėr shumė tė bukur, skenografi shumė tė bukur, kostumografi shumė tė bukur, por i dhuron spektatorit njė mori lėvizjesh tė ndryshme qė e tėrheq shumė publikun. Kėto lėvizje janė shumė elastike, shumė profesionale, shumė tė veēanta. Me ide qė tė befasojnė. Tė gjitha kėto elementė sjellin afrimin e publikut. Ky fakt duket qartė se salla po mbushet ēdo ditė dhe mė tepėr, por nga ana tjetėr janė rritur shumė kėrkesat e prindėrve pėr tė aktivizuar fėmijėt.

    Nė sa vepra baleti keni realizuar sė bashku me Gertin?

    Veprimtaria jonė ėshtė e mjaftueshme pėr kohėn qė po flasim. Kemi njė pjesė tė numrave solistikė, nė koncerte tė ndryshme qė janė krijimtari tonat, ndėrsa balet i mirėfilltė janė “Dhimbje dhe dashuri”, jeta e Shopenit, “La Traviata” Opera e Dhora Lekės “Vjeshtė dhe stuhi”
    Krijimtarinė e baletit nė operėn “Aida”, pra kėto janė mė tė rėndėsishmet. Krijimtaria jonė, ka qenė e pėrhershme dhe vazhdon tė jetė e tillė?

    Nė sa skena tė huaja keni luajtur dhe ku jeni ndjerė mė mirė?
    Unė kam luajtur nė skenat mė tė rėndėsishme tė Italisė, sepse lidhja ime kryesore ėshtė me koreografėt nė Itali, ku baleti gjallon. Mė ka rėnė rasti jo me balet klasik, tė kėrcej, nė shumė vende tė tjera europiane.


    Ėshtė e vėshtirė tė jesh sot balerinė?

    Jo. Sot klima ka ndryshuar. Baleti po pėlqehet ēdo ditė dhe mė shumė. Sot shoqėria shqiptare ėshtė e emancipuar dhe konservatorizmi nuk ka vendin nė pjesėn dėrrmuese tė shoqėrisė. Kush di ta kuptojė dhe tė marrė kulturė pėr baletin, nuk humbet asgjė, por vetėm ka pėr tė fituar. Ėshtė art shumė i bukur, arti i perfeksionit dhe harmonisė. Ku ka gjė mė tė bukur se kaq?

    Mendoni se ky art ėshtė mė i volitshėm pėr femra se sa pėr meshkujt?

    Ja dhe ju nė pyetje jeni paragjykues (qesh). Jo absolutisht jo. S’e di si aludojnė, mendojnė, perceptojnė njerėzit, por mendoj se ėshtė njė art i tė dy gjinive, pasi dhe ky art ėshtė gjithmonė nė duet apo mė shumė. Por femra ka mė prezencė, sepse ka sharm, vishet mė bukur, ka mė sharm dhe paraqitje. Kur kėrcen ndėrron fustane, bėn mė shumė makijazh.

    Ku qėndron vėshtirėsia e tė qenit balerinė?

    Qėndron nė shumė gjėra, pasi nė radhė tė parė duhesh tė kesh njė disiplinė tė fortė tė hekurt, tė punosh orė, e pa orė, tė kesh kujdes qė nga menaxhimi, ushqimi dhe deri tek vizitat, apo dėfrimet nė orėt e vona. Ka njė regjim punė-shtėpi dhe anasjelltas qė jo ēdo njeri mund ta pėrballojė.

    Mendoj se regjimi mė i fortė ėshtė ai i ushqimit?

    Besoj pėr pjesėn mė tė madhe, pasi ka dhe balerina me metabolizėm shumė tė mirė qė mund tė hanė ēdo gjė dhe tė mos shėndoshen, ashtu sikundėr ka me metabolizėm qė duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm.

    Dita mė e vėshtirė nė skenė?

    Unė ēdo gjė e bėj tė vėshtirė, s’e bėj asnjėherė tė lehtė asgjė. Tė vėshtira janė momentet kur rrėzohesh nė njė shfaqje, kur njė skenė pėr disa kohė nuk realizohet si duhet etj...ose kur tė ndodh njė incident tė griset njė fustan etj...

    Mendoni se femra shqiptare ndihet e vlerėsuar?

    Sigurisht qė sot femra shqiptare nuk ėshtė e shumė viteve mė para, sa vjen pėr ēdo ditė shihet njė evoluim. Femra bėhet mė e guximshme mė e arsimuar, mė kėrkuese....Pra femra me punė dhe dinjitet po fiton disa tė drejta tė mohuara

    Cilat janė trupat mė tė mira tė baletit nė botė?

    Unė pėr vete kam si shembull trupėn e Parisit, Amerikėn (kjo ka shumė trupa), ndėrsa shumė koleg tė mi dhe pedagogė janė tė dhėnė pas baletit rus, pasi dhe aty janė shkolluar, janė nostalgjik. Nė trupėn e Parisit, shikon art, elegancė.

    Marrėdhėniet me librin?

    Ah, kam studiuar shumė, po shumė. Sot puna mė ka larguar disi. Por di tė them qė sado pak kohė qė tė kem rrėmbej librat e baletit dhe mbyllem nė qetėsinė time. Lexoj ēdo gjė qė ka me baletin, tė koreografėve tė shquar. Nga ana tjetėr merrem me djalin tim, tė cilin e edukoj shumė nė marrėdhėniet e mira qė duhet tė ketė me librin.


    Kemi kėnaqėsinė t'ju njoftojmė
    se Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit

    nė kuadėr tė vitit ndėrkombėtar Verdian


    “ZONJA ME KAMELIET”
    (La Traviata)
    Libreti:: Enada Hoxha
    Sipas Alexandre Dumas
    Muzika: Giuseppe Verdi
    Pėrshtatur nga Ylli Ramzoti


    NJĖ BALET NGA
    ENADA HOXHA dhe GERD VASO


    Skenografia: Erald BAKALLI
    Kostumet: Ardi ASLLANI

    Koncertmaestėr: Enina Llozi


    Dirigjent: ENO KOĒO


    Nė rolet kryesore:

    Violeta: Enada Hoxha, Odeta Dishnica; Alfredo: Gerd Vaso, Ervis Nallbani; Germond: Dion Gjinika; Flora: Odeta Dishnica, Ledia Sula, Jonida Onuzi; Barone: Sokol Zhugri; Cigania: Rovena Shqevi; Spanjollja: Greta Hushi; Spanjolli: Mario Thanasi

    Interpretojnė:
    Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike T.K.O.B
    __________________________________________________
    Nė DATAT 7-8-9-10 Mars 2013, Ora 19:00
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,392

    Pėr: Balerina Enada Hoxha



    ENADA & GERD VASO - Tirana Among Capitals (5 performances)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •