-
Bedri Hamza, Guvernatori i ri i Bankës Qëndrore të Kosovës
Bedri Hamza, Guvernator i ri i BQK-së
PRISHTINE - Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza, është zgjedhur Guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës. Nga 67 deputetë sa kanë qenë në sallë, 58 nga ta kanë votuar për zotin Hamza.
Në kohën kur ka filluar përzgjedhja e Guvernatorit, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes “ Vetëvendosje”, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, me emërimin e Hamzës si Guvernator, politizohet Banka Qendrore e Kosovës, apo siç është thënë, më emërimin e Bedri Hamzës, Banka qendrore e Kosovës mund të quhet si Banka e Partisë Demokratike.
Bedri Hamza, ka qenë ministër i Financave, ku nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje në janar të këtij viti. Ende nuk është zgjedhur ministri i ri i Financave.
(er.nu/rel/BalkanWeb)
-
-
Për: Bedri Hamza, Guvernatori i ri i Bankës Qëndrore të Kosovës
Kjo nuk eshte as hera e pare as e fundit, por metode e bandave qe vetequhen Qeveri ose institucione tjera te shtetit...
Rasti tjeter i njohur eshte ai i rektorit aktual te Universitetit te Prishtines, Ibrahim Gashi.
Edhe ky dha doreheqje nga posti i Zevendesministrit, pak para se te zgjedhej Rektor. Madje dha doreheqje me pretendime te hapura per tu zgjedhur Rektor.
Dhe jo vetem rastesisht, te dy, Hamza dhe Gashi jane edhe nga Drenica.
Blerim Rexha, gjithashtu nje ish Zevendesminister, dha doreheqje per tu zgjedhur me vone si Kryetar i AKP-se (Agjencioni Kosovar per Privatizim)...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 14-03-2013 më 13:59
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt