Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 128
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Shumė duhanpirės shqetėsohen se po tė lenė duhanin ata shtojnė peshė. Pėr personat me diabet tė tipit 2, mbipesha pas lėnies sė duhanit mund keqėsojė sėmundjen dhe tė rrisė rrezikun e sėmundjeve tė tjera. Dihet se kontrolli i peshės ėshtė faktor kyē nė menaxhimin e diabetit dhe parandalimin e goditjeve nė zemėr dhe nė tru.
    Njė studim i ri morri nė shqyrtim personat qė kishin nderprere duhanin, pėr tė vlerėsuar nėse shtimi i disa kilogramėve nė peshėn trupore shoqėrohej me njė pakėsim tė pėrfitimeve kardiovaskulare qė sjell lėnia e duhanit.
    Studimi zgjati disa dekada dhe rezultatet u botuan sė fundmi nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, JAMA.
    Autorėt matėn qėndrimin e pjersmarrėsve ndaj duhanit dhe ndryshimin nė peshė trupore mes personave qė kurrė nuk kishin pirė duhan; mes atyre qė e kishin lėnė duhanin 4 vitet e fundit; dhe mes atyree qė kishin mė shumė se 4 vjet pa pirė duhan.
    Tė dhėnat e regjistruara, shkencėtarėt i krahasuan me njerėzit qė vazhdonin tė pinin duhan. Dhe rezultatet treguan se personat qė kishin lėnė duhanin, vazhdonin tė pėrfitonin nga mospirja edhe nėse kishin diabet, edhe nėse shtonin peshė.
    Pėr shembull, mes personave qė lanė duhanin, pavarėsisht nga shtimi i peshės, kėta kishin 50 pėr qind mė pak gjasa tė pėsonin njė goditje nė zemėr ose nė tru, apo tė vdisnin nga sėmundje tė tilla kardiovaksulare gjatė 6 vjetėve nė studim.
    Pjesmarrėsit qė lanė duhanin fituan njė peshė trupore prej rreth 5 kilogramėsh.
    Autorėt e studimit thonė gjithashtu se personat qė kurrė nuk kishin pirė duhan ishin 70 pėr qind mė pak nė rrezik nga ndonjė goditje nė zemėr ose nė tru, krahasuar me personat qė vazhdonin tė pinin duhan.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Aspirina ėshtė ilaēi i parė qė njeriu mendon kur ka dhimbje

    Por tani ka mė shumė prova se aspirina mund tė jetė e dobishme edhe kundėr njė sėmundjeje vdekjeprurėse, siē ėshtė kanceri i lėkurės.
    Ka kohė qė ky ilaē mjaft i pėrhapur ėshtė lidhur me uljen e rrezikut pėr;
    - Kancer nė stomak
    - Kancer nė zorrė
    - Kancer nė gji
    Tani, shkencėtarėt thonė se aspirina mund tė zvogėlojė edhe rrezikun e melanomės. Melanoma ėshtė lloji mė i rrezikshėm i kancerit tė lėkurės.
    Sipas tė dhėnave nga Shoqata Amerikane e Kancerit, kėtė vit nė SHBA, pritet tė ndodhin rreth 77 mijė raste tė reja kanceri melanoma dhe gati 9 mijė e 500 vdekje nga kjo sėmundje.
    Nė studimin e botuar nė revistėn “Cancer”, shkencėtarėt shqyrtuan rreth 60 mijė gra tė racės sė bardhė. Lėkura e bardhe ka mė shumė gjasa tė preket nga kanceri melanoma.
    Autorėt e studimit zbuluan se pėrdorimi i aspirinės u shoqėrua ndjeshėm me njė rrezik tė ulėt tė melanomės.
    Dhe efekti mbrojtės u rrit krahas kohės sė marrjes sė aspirinės – pėr shembull – rreziku i zhvillimit tė melanomės u zvogėlua 30 pėr qind tek gratė qė kishin marrė aspirina pesė vjet ose mė gjatė.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Njė studim botuar nė revistėn mjekėsore BMC tregon njė lidhje mes ngrėnies sė mishit tė pėrpunuar dhe sėmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.


    Njė nga vėshtirėsitė nė matjen e pasojės sė tė ngrėnit mish nė shėndet, ėshtė efekti i ngatėrruar i stilit tė jetesės. Shpesh vegjetarianėt kanė njė stil jetesė mė tė shėndetshėm nė krahasim me popullatėn e pėrgjithshme; ata janė mė pak tė prirur pėr tė pirė duhan, janė mė pak mbipeshė, dhe kanė mė shumė gjasa tė jenė fizikisht aktivė. Vetėm brenda njė studimi shumė tė gjėrė, mundet qė pasojat e ngrėnies sė mishit dhe mishit tė pėrpunuar tė ndahen nga zgjedhja e stilit tė jetesės.
    Nė studim u pėrfshinė rreth 500 mijė persona nga 10 vende tė Evropė. Rezultatet treguan se nė pėrgjithėsi njė dietė me shumė mish tė pėrpunuar shtonte mundėsitė pėr prekje nga shumė sėmundje. Burrat dhe gratė qė hanin mish tė pėrpunuar, zakonisht pėrdornin mė pak fruta e perime dhe kishin mė shumė gjasa pėr tė pirė duhan. Meshkujt tė cilėt hanin shumė mish ishin tė prirur pėr tė konsumuar shumė alkohol.
    Rreziku pėr vdekje tė parakohshme u rrit me sasinė e mishit tė pėrpunuara qė njė person konsumonte. Por njė sasi e vogėl mishi tė kuq duket tė jetė e dobishme pėr shkak se mishi ėshtė burim i rėndėsishėm vlerash ushqimore dhe vitaminave.
    Shkencėtarė nga Universiteti i Zyrihut, qė udhėhoqėn studimin thonė se rreziqet e vdekjes sė parakohėshme nga kanceri dhe sėmundjet kardiovaskulare rriten edhe me shtimin e sasisė sė ngrėnies sė mishit tė pėrpunuar. Studimi vlerėson se 3% e vdekjeve tė parakohshme ēdo vit mund tė parandalohen nėse njerėzit hanė mė pak se 20 gram mish tė pėrpunuar nė ditė.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Bakter i lashtė rezistues

    Katėr miliardė vjet mė parė, menjėherė pasi planeti u ftoh mjaftueshėm pėr tė filluar jeta, qelizat mund tė jenė pėrtėrirė dhe ndarė nėpėrmjet mekanizmit tė proteinave apo mureve qelizorė. Por njė studim i ri shqyrton saktėsisht se si kėto qeliza primitive mund tė kenė evoluar, pa patur nevojė pėr struktura tė tilla tė rėndėsishme siē janė muret qelizorė.

    Ndėrsa shumica e baktereve kanė mure qelizore, ka disa baktere qė mund tė bėjnė edhe pa mure tė tilla, dhe qė ndryshojnė duke marrė formėn L. Muri qelizor ėshtė mebranė qė rrethon qelizat dhe i mbron ato tė ruajnė formėn e tyre. Pikėrisht kjo membranė vihet nė shėnjestėr nga antibiotikėt qė sulmojnė bakteret pėrgjegjėse pėr shumė sėmundje infektive. Dhe bakteret reagojnė duke marrė formėn L pėr t’i rezistuar goditjes sė antibiotikėve.
    Studimi i botuar nė revistėn Cell thotė se qelizat nė formė L shumėfishohen ose riporodhohen pa patur nevojė pėr ndonjė proteinė bazė. Studimi hedh dritė mbi mėnyrėn se si qelizat shumė primitive mund tė jenė pėrhapur nė ditėt e hershme tė zhvillimit.
    Ndryshimi mė i spikatur lidhur me gjendjen L-formė ėshtė mėnyra se si bakteret shumėfishohen. Edhe pse mutacionet gjenetike qė lidhen me gjendjen L-formė janė identifikuar, pak dihet rreth mekanizmave molekulare themelore qė ripėrtėrijnė a i shumojnė ato.
    Studimi hap rrugėn pėr tė kuptuar se si bakteret nė formė L shkaktojnė sėmundje dhe u rezistojnė antibiotikėve. Autorėt thonė se studimi gjithashtu ofron njė sistem model pėr eksperimentet e ardhshme qė synojnė eksplorimin e mekanizmave tė mundshėm nė ripėrtėritjen e qelizave primitive tė cilat mund tė kenė ekzistuar pėrpara shpėrthimit tė jetės bakteriale nė planet, gati katėr miliard vite mė parė.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Mė shumė nė kėmbė, mė pak rrezik pėr diabet

    Njė studim britanik konstaton se udhėtimi i gjatė mund kryhet edhe me ecje tė shkurtra, kur ėshtė fjala pėr sėmundjen e diabetit, Miliona njerėz vuajnė nga diabeti i tipit 2.

    Studimet klinike kanė treguar se humbje peshe dhe aktivitet i moderuar fizik zvogėlojnė rrezikun e sėmundjes.
    Nė studimin e botuar nė “Diabetologia” online, shkencėtarėt britanikė thonė se luajtja nga vendi sjell mė shumė pėrftime sesa mendohej.
    Gjatė vėzhgimit tė rreth 900 personave, u zbulua se qėndrimi mė pak ulur e largon rrezikun e diabetit, madje mė shumė sesa ushtrimet e rregullta fizike.
    Autorėt thonė se personat nė rrezik pėr diabet mjafton tė qėndrojnė mė pak ulur dhe tė lėvizėn mė shumė, pavarėsisht nga intensiteti i kėtyre lėvizjeve, pėr tė ulur kėtė rrezik.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Pse njerėzit qajnė ?

    Tė gjithė gjitarėt mund tė prodhojnė lotė, por njerėzit janė tė vetmit qė qajnė. Nė librin “Why Humans Like to Cry” (Oxford University Press, 2012), neurologu Michael Trimble trajton mėnyrėn se si evolucioni dhe kultura i dhanė trurit tė njeriut formėn dhe funksionin pėr tė shprehur emocione nė njė nivel mė tė lartė sesa pjesa tjetėr e botės shtazore.

    Vajtimi mund tė ketė qenė njė nga format mė tė hershme tė komunikimit mes tė ngjashmėve tė njeriut tė sotėm – fillimisht si njė mėnyrė pėr tė mbajtur sytė tė lubrifikuar dhe mė pas si pėrgjigje ndaj dhimbjes. Autori Trimble argumenton se tė qarėt u bė njė metodė pėr tė shprehur ndjenja gėzimi, vuajtje dhe dhembshurie pėrpara se tė zhvillohej tė folurit dhe gjuha pėr komunikim.
    Emocionet e njeriut rrjedhin nga njė rrjet i ndėrlidhur i rajoneve tė trurit. Dr. Trimble diskuton rezultatet e studimit qė tregojnė se truri nxit emocionalisht sistemin limbik (pėrgjegjės pėr emocionet dhe kujtesėn) qė ndodhet i lidhur thellėsisht me zonat e tjera tė sistemit nervor, tė tilla si membrana ndijore (cortex), e cila e ndihmon njeriun tė konceptojė dhe tė njohė mjedisin rrethues,
    Si rezultat, ndjenjat janė tė integruara me mjedisin dhe pėrgjigjet trupore, ndryshe nga sa ndodh me speciet e tjera. Autori sugjeron se njė arsye e mundshme qė njeriu ndjehet mė mirė pasi ka qarė ėshtė se qarja stimulon nervat e kafkės, duke qetėsuar kėshtu amygdalėn ( pjesė e sistemit limbik nė tru).
    Nė librin e tij, Dr. Trimble gjithashtu pėrshkruan se si forma tė ndryshme tė artit, sidomos muzika, kanė fuqi pėr t’a bėrė njeriun tė qajė. Kjo dukuri mund tė shpjegohet, pjesėrisht, nga studimet rreth imazheve tė trurit gjatė skanimeve, qė tregojnė se muzika mund tė prekė lehtė sistemin limbik tė trurit. Njė melodi e thjeshtė mund tė nxisė kujtime, dhe reagime fizike, ndjenja gėzimi e trishtimi. Nė njė studim, shkencėtarėt gjetėn se duke dėgjuar muzikė, 90 pėr qind e pjesmarrėsve u prekėn dhe 85 pėr qind derdhėn lot. Ndėrsa njė tjetėr studim tregoi se kėngėt e njohura shkaktuan kujtime emocionuese tek dėgjuesit.
    Autori guximshėm thyen cipėn e sipėrfaqes sė njė procesi tė ndėrlikuar njerėzor, ndėrsa argumenton se tė qarit nuk tregon dobėsi, pėrkundrazi, thekson pėrparimin njerėzor.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Diabeti dhe humbja e shikimit

    Ndėrsa mbipesha bėhet problem shėndetėsor global, edhe njė prej pasojave tė saj – diabeti i tipit 2 – po merr pėrmasa pandemike. Kjo ngre shqetėsime tė reja rreth sėmundjeve qė lidhen me diabetin, pėrfshi tė parit qė nėse lihet pa trajtuar mund tė ēojė nė verbim.
    Organizata botėrore e shėndetėsisė thotė se 160 milionė njerėz nė botė me diabet gjithashtu janė tė prekur edhe nga njė shkallė e humbjes sė shikimit e quajtur ndryshe “retinopathy diabetike” - shkaktuar nga ndryshimi i enėve tė gjakut nė retinė, pjesė e syrit qė kthen imazhet e dritės nė impulse nervore duke lejuar njeriun tė shohė.
    Njė studim 10 vjeēar i kryer nga shkencėtarė pranė shkollės mjekėsore Johns Hopkins nė Baltimor, tregon se i vetmi faktor rreziku pėr humbjen e shikimit qė u rrit gjatė periudhės nė vėzhgim ishte diabeti. Studimi gjithashtu zbuloi se diabeti po pėrhapet edhe mes moshave tė reja. Shkencėtarėt vunė re se mes personave nė moshėn 20 deri 40 vjeēare, rastet e diabetit janė rritur 40 pėr qind.
    Ekspertė tė shėndetėsisė thonė se ēdo njeri me diabet ėshtė nė rrezik pėr tė humbur shikimin. Por i rėndėsishėm ėshtė fakti se ėshtė se retinopathia diabetike mund tė trajtohet dhe nėse zbulohet herėt, pacienti ka gjasa tė parandalojė humbjen e tė parit nė 90 pėr qind tė rasteve. Ndėrsa pa trajtim, sėmundja mund tė rezultojė nė humbje tė pjesėshme ose deri tė plotė tė shikimit. Studimi u botua nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė (JAMA).

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Udhėzime tė reja pėr trajtimin e infeksioneve tė veshit tek fėmijėt

    Infeksionet e veshit janė ndėr sėmundjet mė tė shpeshta tė fėmijėve. Pothuajse gjysma e recetave tė pėrshkruara pėr fėmijėt janė pėr infeksionet e veshit.
    Akademia Amerikane e Pediatrisė kėshillon qė numri i recetave tė tilla tė pakėsohet – ajo sapo ka publikuar udhėzime tė reja tė rrepta pėr diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve tė veshit.
    Akademia e Pediatrisė thotė se antibiotikėt duhet tė jepen:
    - Pėr infeksione tė rėnda tė veshit pėr fėmijėt 6 muaj e sipėr
    - Kur dhimbjet nė vesh janė tė moderuara ose tė rėnda
    - Kur kėto dhimbje zgjasin tė paktėn 48 orė (ose)
    - Kur dhimbjet e veshit shoqėrohen nga njė temperaturė 39 gradė Celsius = 102,2 gradė Fahreneit ose mė e lartė. (Konvertim i temperaturave, klik kėtu)
    - Pritje e kujdesėshme kėshillohet pėr rastet mė pak tė rėnda
    Nėse gjendja e fėmijės me dhimbje nė vesh nuk pėrmirėsohet ose pėrkeqėsohet brenda 48 orėve deri nė 72 orė, atėherė kėshillohet pėrdorimi i antibiotikėve.
    Njė pėrjashtim – fėmijėt e moshave 6 muaj deri nė 23 muaj me tė dy veshėt e infektuar duhet tė trajtohen me antibiotikė.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Metalet toksike lidhen me autizmin

    Nė njė studim tė botuar sė fundmi nė revistėn “Biological Trace Element Research”, nga shkencėtarė tė Universitetit Shtetėror tė Arizonės, tregon se fėmijėt me autizėm kanė nivele tė larta tė metaleve toksike nė gjakun e tyre dhe urinė nė krahasim me fėmijėt e zakonshėm. Studimi shqyrtoi 55 fėmijė me autizėm nė moshat 5-16 vjeē dhe i krahasoi me fėmijė tė moshave tė ngjashme.
    Nė krahasim me fėmijėt e tjerė, fėmijėt me autizėm kishin nivele mė tė larta tė plumbit nė qelizat e kuqe tė gjakut (+41 %); nivele mė tė larta tė plumbit nė urinė (+74 %); talium (+77 %); kallaj (+115 %); dhe tungsten (+44 %). Plumbi, taliumi, kallaj, dhe tungsten janė metale toksike qė mund tė dėmtojnė zhvillimin dhe funksionin e trurit, dhe gjithashtu ndėrhyjnė nė funksionimin normal tė organeve dhe sistemeve tė tjera tė trupit.
    Duke bėrė njė analizė statistikore tė niveleve tė metaleve toksike dhe ashpėrsisė sė autizmit, studimi zbuloi se nė 38 % deri nė 47 % tė rasteve ashpėrsia e autizmi lidhej me nivelin e disa metaleve toksike tė tilla si kadmium dhe merkur.
    Autorėt e studimit sugjerojnė se njė pakėsim i ekspozimit ndaj metaleve toksike mund tė ndihmojė pėr tė pėrmirėsuar simptomat e autizmit dhe se trajtimi pėr tė hequr metalet toksike nga organizmi mund tė zvogėlojė simptomat e autizmit. Por kėto hipoteza kanė nevojė pėr eksplorim tė mėtejshėm, ndėrsa tė dhėnat qė mbėshtesin idenė e tyre po vijnė duke u shtuar.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ushqimi si hormon dhe dieta

    Njė pjatė makaronesh me mish ėshtė mė shumė se ushqim i shijshėm. Pjata pėrmban karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Por ajo gjithashtu pėrmban kimikate qė dėrgojnė sinjale delikate dhe udhėzime pėr qelizat nė trup. Ka kohė qė shkencėtarėt janė duke punuar se si se tė kuptojnė mė mirė ndikimin e dietės nė shėndet, duhet tė marrė parasysh kėto sinjalet qė ushqimi dėrgon nė organizėm.
    Qelizat flasin me njėri-tjetrėn nė njė gjuhė tė ndėrlikuar. Ato komunikojnė nėpėrmjet mesazheve kimike duke udhėzuar njėri-tjetrėn si tė shtohen, rriten, lėvizin dhe si t’u pėrgjigjen kėrcėnimeve. Dihet se problemet nė komunikimin ndėr-qelizor mund tė ēojnė nė sėmundje tė tilla si diabet dhe kancer. Mesazhet mes qelizave marrin shumė forma, pėrfshi hormone dhe molekula tė ngarkuara tė quajtura jone. Qelizat gjithashtu dėgjojnė sinjalet qė vijnė nga jashtė trupit, si ato nėpėrmjet ushqimit.
    Studimet e fundit tregojnė se molekulat e gjetura nė ushqim mund tė ndryshojnė komunikimin mes qelizave. Pėr shembull, nė vitin 2010 njė ekip studiuesish nė Kaliforni dhe Japoni zbuloi se acidi yndyror omega-3 nė ushqim lidhet me njė proteinė tė veēantė nė sipėrfaqen e qelizės. Proteina, e quajtur GPR120, gjendet nė indet e muskujve dhe nė adipozė (lloj dhjami). Kur acidi yndyror omega-3 i ngjitet kėsaj proteine, ky acid vepron si njė ēelės qė gjen nė proteinė kyēin e vet dhe si rrjedhim proteina GPR120 krijon njė reaksion zinxhir tė zhvillimeve qelizore qė mbrojnė trupin nga pesha e tepėrt dhe pezmatimet.
    Kuptimi i ndikimit tė ushqimit nė qeliza mund tė ofrojė njė mėnyrė mė tė mirė pėr pėrgatitjen e dietave, thuhet nė studim, dhe se njė dietė e veēantė qė ul rrezikun e prekjes nga mbipesha mund tė mbrojė edhe nga diabeti.
    Autorėt argumentojnė se efektet e ushqimit nė trup janė aq komplekse dhe specifike se njė vakt ėshtė pothuajse si njė koktej tė hormoneve.
    Hormonet janė substanca kimike qė derdhen pėrmes ushqimit nga njė ind ose gjėndėr dhe udhėtojnė pėrmes gjakut ose lėngjeve pėr tė arritur njė pjesė tjetėr tė trupit. Atje, ato udhėzojnė qelizat pėr tė prodhuar qeliza tė tjera, kimikate dhe se si tė veprojnė. Megjithėse, komponentet e ushqimit nuk prodhohen nė trup, ato mund tė nxisin reagime specifike tė qelizave, duke i bėrė ato tė ngjashme me hormonet.
    Metafora e ushqimit si hormon ėshtė interesante, thonė shkencėtarėt, sepse nė fakt ushqimi ėshtė njė grumbull bio-kimikatesh dhe pėrpjekja pėr t’i ndarė ato krijon pėrshtjellim mė vete.
    Pėr dekada, shkencėtarėt po pėrpiqen nėpėrmjet studimeve pėr tė kuptuar se nė ē’mėnyrė ushqimi rregullon dhe ndikon qelizat e trupit. Sfida e shėndetit publik ėshtė qė nga rezultatet e studimeve tė tilla tė nxjerrė udhėzime tė sakta dietike.
    Shkencėtarėt thonė se rekomandimet aktuale dietike nuk pėrfillin gjetjet mė tė reja: Pėr shembull, Shoqata Amerikane e Zemrės (American Heart Association) kėshillon qė njerėzit tė hanė peshk, sepse acidi yndyror omega-3 lidhet me shēėndetin e zemrės, pėrfshi pakėsimin e rrezikut pėr rrahje jonormale dhe uljen e tensionit – dhe kėto udhėzime, e tė tjera, i bazon nė vėzhgimin e gjendjes shėndetėsore tė grupeve tė gjera tė popullatės, dhe jo duke u nisur nga roli i ushqimit.
    Autorėt thonė se mesazhet dietike pėr publikun duhet tė jenė tė thjeshta, prandaj punonjėsit e shėndetit publik duhet gjithashtu tė jenė tė informuar mbi veprimin e ushqimit si hormon.
    Acidet yndyrore nuk janė vetėm hormon si element ushqimor. Aminoacidet mund tė aktivizojnė njė reaksion zinxhir qelizor qė lidhen me rritjen e qelizave dhe insulinėn. Vitamina D dhe vitamina tė tjera lidhen me reagimin imunitar tė organizmit.
    Ideja se ushqimi vepron si njė koktej hormonesh krijon njė bazė pėr kėrkime tė mėtejshme, thonė ekspertėt, ndėrkohė qė pėr qėllime praktike ata rekomandojnė ende dieta tė shėndetshme me shumė perime, me ushqime relativisht tė papėrpunuara dhe kalori tė balancuara.
    Burimi kryesor: Scientific American


    Vazhdon ------->

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Citim Postuar mė parė nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Diabeti dhe humbja e shikimit

    Ndėrsa mbipesha bėhet problem shėndetėsor global, edhe njė prej pasojave tė saj – diabeti i tipit 2 – po merr pėrmasa pandemike. Kjo ngre shqetėsime tė reja rreth sėmundjeve qė lidhen me diabetin, pėrfshi tė parit qė nėse lihet pa trajtuar mund tė ēojė nė verbim.
    Organizata botėrore e shėndetėsisė thotė se 160 milionė njerėz nė botė me diabet gjithashtu janė tė prekur edhe nga njė shkallė e humbjes sė shikimit e quajtur ndryshe “retinopathy diabetike” - shkaktuar nga ndryshimi i enėve tė gjakut nė retinė, pjesė e syrit qė kthen imazhet e dritės nė impulse nervore duke lejuar njeriun tė shohė.
    Njė studim 10 vjeēar i kryer nga shkencėtarė pranė shkollės mjekėsore Johns Hopkins nė Baltimor, tregon se i vetmi faktor rreziku pėr humbjen e shikimit qė u rrit gjatė periudhės nė vėzhgim ishte diabeti. Studimi gjithashtu zbuloi se diabeti po pėrhapet edhe mes moshave tė reja. Shkencėtarėt vunė re se mes personave nė moshėn 20 deri 40 vjeēare, rastet e diabetit janė rritur 40 pėr qind.
    Ekspertė tė shėndetėsisė thonė se ēdo njeri me diabet ėshtė nė rrezik pėr tė humbur shikimin. Por i rėndėsishėm ėshtė fakti se ėshtė se retinopathia diabetike mund tė trajtohet dhe nėse zbulohet herėt, pacienti ka gjasa tė parandalojė humbjen e tė parit nė 90 pėr qind tė rasteve. Ndėrsa pa trajtim, sėmundja mund tė rezultojė nė humbje tė pjesėshme ose deri tė plotė tė shikimit. Studimi u botua nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė (JAMA).
    tani sa kam perfunduar nje studim lidhur me humbjen e degjimit te diabetiket e tipit II
    kam examinuar 40 pac me diabet te tipit II organin e degjimit,dhe 40 pac te te njejtes mosh me keta diabetiket por pa diabet
    dhe ne fund rrezulltatet e studimit jan se demtimet fisiologjike qe fitohen me kalimin e viteve pra te humbjes se degjimit,te diabetiket lajmerohet 10 vite me heret.

    konstatim:
    problemi qendron se per shkak te diabetit ,demtohen enet e gjakut,kjo shkakton qe ushqyshmeria me gjak te qendrave te ndryshme si psh te ajo e shikimit apo e degjimit etj,nuk kan ushqyshmerin e mire,dhe kjo shakakton ramjen e funkcionit te tyre me shpejt se zakonisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga teta : 13-03-2013 mė 09:00

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ushtrimet e lehta, mė tė efektshme kundėr kolesterolit dhe diabetit

    Ndėrkohė qė ushtrimi fizik ėshtė njė armė e rėndėsishme nė kontrollin e diabetit dhe kolesterolit, njė studim i ri sugjeron se lloji i ushtrimit luan rol.

    Sipas studimit tė botuar nė revistėn mjekėsore PLOS ONE, ushtrimet e lehta dhe tė vazhdueshme janė mė tė dobishme sesa ushtrimet intensive nė pėrmirėsimin e nivelit tė kolesterolit dhe parandalimin e diabetit.
    Shkencėtarėt nė Danimarkė morrėn nė shqyrtim 18 persona tė moshės 19 deri 24 vjeē me peshė normale dhe i ndanė ata nė 3 grupe nė 3 programe tė veēanta stėrvitjeje.
    - Grupi i parė qėndroi ulur pėr 14 orė pa bėrė ndonjė ushtrim.
    - Grupi i dytė qėndroi ulur 13 orė dhe 1 orė kreu ushtrime intensive me biēikletė.
    - Grupi i tretė qėndroi 8 orė ulur, kreu 4 orė ecje dhe 2 orė qėndroi nė kėmbė.
    Tė dy grupet qė kryen ushtrime fizike, pėrdorėn tė njėjtėn sasi energjie.
    Pas pėrfundimit tė ēdo ushrimi, shkencėtarėt kontrolluan nivelin e kolesterinės nė gjak, ndjeshmėrinė e insulinės dhe u bėnė njė analizė qė pėrdoret pėr tė mbikqyrur zhvillimin e diabeteve.
    Siē pritej, pjesmarrėsit qė kryen ushtrime u paraqitėn mė mirė sesa ata qė qėndruan ulur gjatė gjithė kohės.
    Megjithatė, pjesėmarrėsit qė kryen ecje ose qėndruan nė kėmbė kishin njė ndjeshmėri mė tė ulėt insuline dhe nivel mė tė ulėt kolesteroli sesa pjesmarrėsit e grupit qė kryen ushtrime intensive me biēikletė.
    Autorėt e studimit arritėn nė pėrfundimin se ushtrimet e lehta fizike nė periudha tė zgjatura kohe pėrbėjnė rrugėn pėr tė parandaluar diabetin dhe pėr tė luftuar kolesterolin

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ushtrimi i moderuar lufton kancerin e prostatės

    Kanceri i prostatės ėshtė i dyti, pas kancerit tė lėkurės si lloji mė i pėrhapur mes amerikanėve. Sipas shoqatės amerikane tė kancerit, kėtė vit pritet tė diagnostikohen gati 239 mijė raste tė kancerit tė prostatės. Ky lloj kanceri prek kryesisht burrat e moshuar.

    Njė studim i ri tregon njė lidhje midis ushtrimeve fizike dhe uljes sė rrezikut pėr kancer nė prostatė. Studimi i botuar nė revistėn “Cancer” morri nė shqyrtim 307 burra tė moshės 62 deri 71 vjeē, pėr tė parė nėse ushtroheshin fizikisht.
    Kur pjesmarrėsit nė studim iu nėnshtruan biopsisė sė prostatės, mjekėt zbuluan se burrat qė kryenin fizkulturė nė mėnyrė tė moderuar kishin mė pak gjasa tė diagnostikoheshin me kancer tė shkallės sė lartė nė prostatė, nė krahasim me ata qė bėnin njė jetė pa aktivitete fizike.
    Ēfarė saktėsisht ėshtė ushtrimi i moderuar?
    Ecja rreth 100 hapa pėr 1 minutė, ose 3 mijė hapa pėr 30 minuta, quhet ushtrim me intesinet tė moderuar. Ndėrsa njė studim i ri thotė se numri i hapave pėr tė arritur intensitet stėrvitjeje tė moderuar pėr burrat ėshtė 92 deri 102 hapa pėr 1 minutė, ndėrsa pėr gratė 91 deri 115 hapa pėr 1 minutė.
    Nė SHBA, rekomandimet federale thonė se njė person duhet tė kryejė 150 minuta nė javė ushtrime tė moderuara pėr tė patur njė shėndet normal. Studime tė ndryshme kanė sugjeruar se stėrvitja me intensitet tė moderuar – si ecja – mund tė jetė po aq e dobishme sa edhe ushtrimet shumė tė fuqishme.
    “Por kjo paraqet njė sfidė, sepse pėrfitimet shėndetėsore janė tė varur nga intensiteti i aktivitetit” thuhet nė njė studim nė revistėn Journal Amerikane tė Mjekėsisė Preventive. Autorėt thonė se pėr shkak se pėrfitimet shėndetėsore mund tė arrihen me periudha tė shkurtra qė zgjasin tė paktėn 10 minuta, ėshtė njėsoj e dobishme qė personi tė pėrpiqet pėr tė bėrė 1 mijė hapa nė 10 minuta, para se tė shkojė deri nė 3 mijė hapa nė 30 minuta, dhe se individėt mund tė monitorojnė progresin e tyre duke pėrdorur njė hap-matės tė thjeshtė dhe njė orė dore.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Mė tė shėndetshėm se prindėrit ?


    Pavarėsisht reputacionit se brezi pas-luftės sė dytė botėrore apo “Baby Boomers” ėshtė mė i shėndėtetėshėm dhe mė aktiv, ai ėshtė aktualisht pėrgjithėsisht mė i dobėt se brezi para-ardhės. Sipas Byrosė Amerikane tė Censusit, periudha “Baby Boomers” nė SHBA, pėrfshinė vitet 1946 – 1964.
    Njė studim nga shkencėtarėt nė Shkollėn Mjekėsore nė Universitetin West Virginia, zbuloi se brezi pas-luftės sė dytė botėrore, nuk ėshtė aq i shėndetshėm sa besohej mė parė. Nė fakt, pjestarėt e kėtij brezi kanė nivele mė tė larta tensioni, diabeti, kolesteroli dhe mė shumė tė aftėsisė sė kufizuara nė krahasim me prindėrit e tyre.
    Pėrveē kėsaj, ndėrsa jetėgjatėsia ėshtė mė e lartė mes brezit tė pas-luftės se sa ishte pėr brezin e mėparshėm, kjo jetėgjatėsi shoqėrohet me mė shumė sėmundje. Sipas studimit, vetėm 1/10 e personave tė brezit tė pas-luftės thanė se gėzonin shėndet tė shkėlqyer nė krahasim me 1/3 e prindėrve tė tyre qė raportuan njėjtėn gjė.
    Numri i njerėzve qė kanė lindur mes viteve 1946 – 1964 nė SHBA, ėshtė rreth 76 milionė, dhe kėta pėrbėjnė grupin mė tė madh tė konsumatorėve nė vend. “Baby Boomers” ėshtė dukuri demografike e shkaktuar nga optimizmi i tė kthyerve nga lufta, tė cilėt shpresonin shumė nė paqen dhe mezi prisnin tė krijonin familje. Kjo dėshirė solli njė valė tė re tė lartė tė lindjeve nė familjet amerikane mes viteve 1946 -1964.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ushtrimet fizike pakėsojnė rrezikun e prekjes nga Alzheimeri

    Tė moshuarit kanė frikė nga Alzheimeri. Forma mė e zakonshme e kėsaj sėmundjeje ėshtė demenca - dobėsim truri, humbje kujtese.

    Por tani thuhet se ekziston njė mėnyrė e mundshme pėr tė zvogėluar rrezikun e prekjes nga demenca mė vonė nė jetė. Kjo bazohet mbi njė studim qė filloi nė vitin 1970 nė njė klinikė komuniteti. Studimi vėzhgoi gjendjen fizike tė mbi 29 mijė personave pėrgjithėsisht me shėndet tė mirė. Nė vitin 1999, shkencėtarėt shqyrtuan tė dhėnat e grumbulluara. Ata kėrkuan pėr pacientė qė kishte marrė kompensime nga sigurimet shėndetėsore pėr shkak tė prekjes nga Alzheimeri, demenca senile apo e moshės dhe demenca para-senile apo vaskulare.
    Rezultatet treguan se pacientėt me formė tė mirė fizike mė herėt nė jetė, dhe qė kishin kryer ushtrime fizike, kishin mė pak tė ngjarė tė prekeshin nga demenca kur plakeshin, nė krahasim me ata qė ishin nė formė mė pak tė mirė.
    Duhet thėnė se, nuk ka prova se ushtrimet fizike largojnė Alzheimerin. Por tė qenit nė formė tė mirė fizike mund tė pakėsojė rrezikun e prekjes nga kjo sėmundjeje. Ky lajm mund t’i nxisė njerėzit tė merren me ushtrime fizike, tė cilat lidhen me shumė pėrfitime tė tjera shėndetėsore.

    Numri i pacientėve me Alzheimer do tė dyfishohet deri nė 2050

    Lajme jo tė mira rreth njė sėmundjeje me efekte tė shumta negative. Parashikimet e fundit tregojnė se miliona njerėz do tė bashkohet me radhėt e tė prekurve me sėmundjen Alzheimer.
    Llogaritet se 5 milionė e 400 mijė amerikanė sot kanė Alzheimer.
    Dhe njė studim nė revistėn “Neurologji” bėn disa parashikime tė zymta rreth tė ardhmes sė sėmundjes, e cila zakonisht u rrėmben njerėzve mendjet dhe kujtimet.
    Shkencėtarėt shqyrtuan tė dhėnat e gati 11 mije pacientėve 65 vjeē e sipėr, duke i ekzaminuar ata ēdo tre vjet, dhe duke i kontrolluar pėr demencė. Ata arritėn nė pėrfundimit se deri nė vitin 2050, numri i viktimave tė Alzheimerit do tė mbi dyfishohet nė gati 14 milionė vetė. Pėr kėtė rritje, ata theksojnė plakjen e brezit “baby-boom”, i pėrbėrė nga persona tė lindur midis viteve 1946 – 1964. Autorėt e studimit paralajmėrojnė kjo valė Alzheimeri do tė jetė njė barrė e madhe – jo vetėm pėr pacientėt dhe familjet e tyre – por edhe pėr sistemin shėndetėsor. Si pėrgatitje mė tė mirė, shkencėtarėt rekomandojnė shtimin e kėrkimeve pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Alkoholi – problem nė rritje

    Pėrdorimi i tepruar i alkoolit ėshtė pėrgjegjės pėr 4% tė barrės globale tė sėmundjeve, dhe pirja sidomos pėr qejf po bėhet njė problem nė rritje pėr shėndetin. Njė studim i botuar nė revistėn Cortex thekson ndryshime tė rėndėsishme qė ndodhin nė strukturėn dhe funksionin e trurit tė cilat mund tė shkaktohen nga keqpėrdorimi i alkoolit mes tė rinjėve/tė rejave.
    Shenjat funksionale tė dėmtimit tė trurit nga keqpėrdorimi i alkoolit tek moshat e reja pėrfshijnė kryesisht deficite nė tė mėsuar, dėmtime nė kujtesėn vizuale, si funksionet vendimarrėse. Funksione tė tilla kontrollohen nga strukturat hippocampus dhe ballore tė trurit, tė cilat arrijnė pjekurinė a formimin e plotė kur njeriu bėhet rreth 25 vjeē. Shenjat strukturore tė keqpėrdorimit tė alkoolit tek rinjtė pėrfshijnė tkurrjen e trurit dhe ndryshime tė konsiderueshme nė materien e bardhė.
    Mendohet se mosha e lejuar pėr pėrdorimin e parė tė alkoholit ėshtė shkaku kryesor pėr pirje tė tepruar, abuzim a keqpėrdorimin tė alkoholit. Por sipas studiuesve, ndryshimi i moshės ligjore pėr pijet alkoholike nuk ėshtė pėrgjigje. Nė Australi, pėr shembull, mosha ligjore qė e lejon njė person tė pijė alkohol ėshtė 18 vjeē, ndėrsa nė Amerikė, 21 vjeē. Por pavarėsisht diferencės prej 3 vitesh tė moshės ligjore, problemet e lidhura me alkoholin janė tė njėjta nė tė dy vendet.
    Autorėt e studimit theksojnė nevojėn pėr ndėrhyrje mė tė hershme, duke identifikuar shenjat e rrezikėshme tė prirjeve pėr alkohol, kur individėt ndodhen ende nė fazat e cėnueshme tė zhvillimit tė trurit.

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kanceri – nė kėrkim tė njė trajtimi

    Sėmundja shpesh shtyn nė dėshpėrim, dhe e bėn njeriun tė pėrdorė metoda ose barna tė cilat nuk janė provuar tė dobishėm, por qė rreth tyre ėshtė krijuar njė lloj miti.

    Acidi Dichloroacetic, i njohur shkurt si DCA ėshtė njė substancė kimike, kripėrat e sė cilės janė parė si tė mundshme pėr trajtimin e kancerit.
    Edhe pse studimet paraprake kanė treguar se DCA mund tė ngadalėsojė rritjen e tumoreve tė caktuar tek kafshėt nė laborator, ekspertėt thonė se nuk ka prova klinike pėr tė mbėshtetur pėrdorimin e DCA nė trajtimin e kancerit tek njerėzit.
    DCA nuk ndodhet nė natyrė, por ėshtė gjurmė e klorinimit tė ujit tė pijshėm dhe prodhohet nga metabolizmi i klorit. Pėr shkak tė veprimit shumė korroziv, kripėrat e acidit dichloroacetic (DCA) janė pėrdorur pėr efekte terapeutike.
    Nė vitin 2007, shkencėtarėt nė Universitetin e Albertas nė Kanada thanė se gjatė provave me minj nė laborator, DCA bėri qė qelizat kanceroze tė vetė-shkatėrroheshin dhe tumori tė tkurrej. Kėto rezultate tėrhoqėn vemendjen e mediave, pėrfshi shtypin mjekėsor – interesim shprehėn edhe Shoqata Amerikane e Kancerit dhe organizatat e tjera mjekėsore. Megjithatė, kėrkime, prova a studime klinike nė njerėz me kancer nė Shtetet e Bashkuara ende nuk janė kryer, ndėrsa bėhet thirrje pėr kujdes nė interpretimin e rezultateve tė para.
    Kėshtu, nė vitin 2010, u zbulua se gjatė provave pėr trajtimin e kancerit kolorectal tek minjtė, DCA shkaktoi rritjen e tumoreve. Kėto rezultate sugjerojnė se tė paktėn nė disa lloje tė kancerit, trajtimi me DCA mund tė jetė i dėmshėm.
    Mjekėt paralajmėrojnė pėr probleme tė mundshme tė rėnda nėse njerėzit e sėmurė, nga dėshpėrimi, pėrpiqen tė provojnė trajtimin me DCA. Nėse sėmundja ėshtė duke shkuar keq, DCA mund tė bėjė qė ajo tė dalė jashtė kontrollit, dhe papritur pacienti kupton se mėlēia i ėshtė dėmtuar dhe telashe tė tjera lindin.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kafeja – A mund tė ulė ajo rrezikun e vdekjes?

    Kafeja duket se e mban njeriun mė shumė se zgjuar - e mban edhe gjallė. Njė studim i publikuar nė revistėn amerikane tė Epidemiologjisė thotė se kafeja e mbron njeriun nga kanceri nė gojė dhe nė fyt

    Shkencėtarėt vėzhguan rreth 1 milionė persona. Ata qė pinin tė paktėn katėr filxhanė kafe nė ditė kishin 50 pėr qind mė pak gjasa tė vdisnin nga kanceri nė gojė ose nė grykė, nė krahasim me personat qė nuk pinin kafe ose e pėrdornin atė rrallė, si dhe nė krahasim me ata qė pinin duhan dhe alkool – faktorė tė fortė rreziku pėr kanceret nė gojė.
    Autorėt e studimit thonė se nuk e dinė saktėsisht se nė ē’mėnyrė kafeja vepron pėr tė mbrojtur kundėr kėtyre kancereve. Por ata gjithashtu shtojnė se ende nuk ekzistojnė dėshmi tė mjaftueshme pėr tė rekomanduar pirjen e kafesė ose shtimin e marrjes sė e saj si masė pėr parandalimin e kancerit.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kanceri (pak histori)

    Kanceri ėshtė emėr i pėrgjithshėm pėr njė grup prej mė shumė se 100 sėmundjesh. Kanceri fillon kur qelizat nė njė pjesė tė trupit rriten jashtė kontrollit. Rreth 50% tė gjithė meshkujve dhe njė e treta e tė gjitha grave nė SHBA do tė zhvillojnė kancer gjatė jetės sė tyre. Sot, miliona njerėz jetojnė me kancer ose kanė pasur kancer.

    Tė dhėnat tregojnė se kanceri ka ekzistuar gjatė gjithė historisė sė regjistruar njerėzore. Pra, nuk ėshtė ēudi se qė nga agimi i historisė, njerėzit kanė folur, shkruar a kryer studime nė lidhje me kancerin. Disa nga dėshmitė mė tė hershme tė kancerit janė gjetur mes kockave fosile, mumieve nė Egjiptin e lashtė, dhe nė dorėshkrime tė herėshme.
    Pėrshkrimi mė i vjetėr i kancerit (edhe pse fjala kancer nuk ėshtė pėrdorur) ėshtė zbuluar nė Egjipt dhe daton nė rreth 3000 p.e.s. Papirusi i Edwin Smithit – egjiptolog amerikan, shek XIX, i cili e bleu dhe e pėrktheu – mendohet tė jetė kopje e pjesės sė njė libri edhe mė tė lashtė mėsimi mbi kirurgjinė. Papirusi pėrshkruan 8 raste tė tumoreve tė gjirit.
    Zanafilla e fjalės “kancer” mendohet tė jetė e Hipokratit (460-370 p.e.s.), i cili ėshtė konsideruar si “Ati i Mjekėsisė”. Hipokrati ka pėrdorur termat karcinos dhe tumor. Nė greqisht, kėto fjalė i referohen gaforres, qė i ngjan formės a ngėrthimit tė sėmundjes. Mjeku romak, Celsus (28-50 p.e.s.), e pėrktheu fjalėn greke ‘karcinos’ nė latinishten ‘kancer’ - gaforre. Galen (130-200 tė erės sonė), njė tjetėr mjek romak, pėrdori fjalėn greke ‘onkos’ – ‘ėnjtje’ pėr tė pėrshkruar tumoret. Analogjia gaforre – kancer pėrdoret sot pėr tė pėrshkruar tumoret malinje, ndėrsa ėnjtje – onkos, pėrdoret si pjesė e emrit pėr specialistėt e kancerit – Onkologistėt.

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Pse flemė ?

    Gjithkush ka nevojė pėr gjumė dhe kjo nevojė ėshtė sasia e gjumit qė ēdo organizėm kėrkon pėr t’u rizgjuar i rigjallėruar.
    Shuma mesatare e gjumit tė nevojshėm ndryshon gjatė periudhave tė jetės, sidomos gjatė fėmijėrisė dhe adoleshencės. Edhe pse ekziston njė shumė mesatare gjumi, sasia e gjumit gjithashtu ndryshon nga personi nė person – ēka e bėn gjumin gjenetik apo tė pėrcaktuar nga gjenet e ēdo individi.
    Sipas Fondacionit kombėtar tė Gjumit – National Sleep Foundation – SHBA, foshnjet nga 3 nė 11 muaj kanė nevojė pėr 14-15 orė gjumė nė 24 orė; nga 12 nė 35 muaj duhet 12-14 orė; parashkollorėve 3 – 6 vjeē u duhet 11- 13 orė gjumė; fėmijėt nga 6 nė 10 vjeē kanė nevojė pėr 10 – 11 orė; adoleshentėt nga 11 – 18 vjeē kanė nevojė pėr 9 orė e gjysmė gjumė; dhe tė rriturit pėr njė mesatare prej 8 orėsh nė 24 orė.
    Pėrllogaritet se njė tė tretėn (1/3) e jetės, njeriu e kalon nė gjumė.
    Ēfarė ndodh nėse nuk plotėsohet nevoja pėr gjumė? Duke mos fjetur sa duhet, personi grumbullon njė borxh qė zakonisht duhet paguar (me gjumė). Kjo mund tė pėrfshijė gjumin shtesė. Nėse njeriu fle mė pak sesa trupi ka nevojė, ai/ajo ndjen lodhje, vėshtirėsi nė tė menduar, shton rrezikun pėr aksidente, komplikime shėndetėsore (p.sh., shtim nė peshė). Megjithatė, disa studime tė kohėve tė fundit kanė treguar se borxhi i gjumit nuk mund tė shlyhet.
    Qėllimi dhe funksioni i gjumit vazhdojnė tė mbeten kryesisht mister. Vetėm nė dekadat e fundit shkencėtarėt kanė filluar tė zbulojnė disa nga sekretet e tij. Ekzistojnė tė paktėn 3 teori pse njeriu fle.
    Teoria e riparimit; ėshtė shpjegimi mė i pranuar, qė sugjeron se gjumi rikthen nė jetė indet dhe pėrgatit trupin pėr tė nesėrmen. Kjo mund tė pėrfshijė pastrimin e neuro-transmetuesve tė akumuluar nga truri, si dhe riparimin e indeve nė tė gjithė trupin.
    Teoria e adaptimit; ėshtė shpjegim alternativ qė thotė se gjumi rrit aftėsinė pėr tė mbijetuar. Ndėrsa nata mund tė jetė e rrezikshme, sidomos nga kafshėt grabitqarė, kjo i shtynė qeniet pėr tė kėrkuar njė strehė tė sigurt. Duke shmangur rreziqet, kafsha jeton gjatė dhe ka mė shumė gjasa pėr tė riprodhuar – kėshtu, gjumi bėhet njė pėrparėsi pėr t’u pėrshtatur.
    Teoria e konservimit; sipas kėsaj teorie, gjumi ėshtė njė mjet pėr tė ruajtur energjinė. Gjatė gjumit, metabolizmi ngadalėsohet, kėshtu qė nevoja e pėrgjithshme pėr kalori ėshtė e pakėt. Nė qoftė se koha shpenzohet zgjuar, njeriu nuk mund tė ketė ushqim tė mjaftueshėm pėr tė mbijetuar
    Ka teori qė thonė se gjumi duket tė ketė funksione tė tjera por qė ende nuk njihen. Gjithėsesi mendohet se gjumi e ndihmon njeriun tė mėsojė, rafinojė dhe konsolidojė kujtimet. Gjumi ndihmon nė forcimin e sistemit imunitar. Pavarėsisht nga qėllimi ose funksioni, gjumi ėshtė, qartė, njė nga aktivitetet mė tė domosdoshme tė jetės, dhe ndoshta njė pėr tė cilat dihet shumė pak. Kjo ēon nė mundėsi pėr spekullime filozofike dhe analizė tė vetvetes – nėse shtrirė me sy nė tavan, nė pritje pėr gjumė, lind pyetja “Pse flemė? Mos ndoshta gjumi ėshtė pėr tė parė tė realizuar atė qė zgjuar nuk e arrijmė dot?”

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •