Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 128
  1. #41
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Vaksina ndaj kollės sė mirė mbron edhe tė moshuarit

    Kolla e mirė ose pertusis, ėshtė njė sėmundje infektive, shumė ngjitėse. Ajo pėrhapet nėpėrmjet thitjes sė baktereve qė shpėrndahen nė ajėr gjatė kollitjes sė personit me kėtė sėmundje. Kolla e mirė mund tė ēojė nė infeksion, shtrim nė spital dhe madje edhe vdekje.
    Para daljes sė vaksinės, vdekjet nga kolla e mirė kanė qenė tė shpeshta. Kjo sėmundje vazhdon tė jetė e pėrhapur dhe nuk prek vetėm fėmijėt. Ndėrsa kundėr kollės sė mirė ka njė vaksinė, kjo jo gjithmonė ėshtė konsideruar e sigurt pėr tė gjithė.
    Por provat e reja klinike tani tregojnė se vaksina kundėr kollės sė mirė mund tė pėrdoret edhe ndaj tė moshuarve.
    Para vitit 2010, vaksina e kombinuar tetanos-difteri-kollė e mirė shikohej si jo e sigurt pėr personat mbi 65 vjeē, kryesisht sepse tė dhėna rreth kėtij grup moshe nuk ekzistonin.
    Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim mijėra tė moshuar nga viti 2006 – 2010, tė cilėt kishin marrė vaksinėn e kombinuar.
    Rezultatet treguan se vaksina shtonte shumė pak rrezikun e reaksionit alergjik nė 6 ditėt e para pas vaksinės. Autorėt e studimit arritėn nė pėrfundimin se personat 65 vjeē e sipėr janė tė mbrojtur nga marrja e vaksinės sė kombinuar tetanos-difteri-kollė e mirė, si dhe ulin rrezikun e prekjes nga kolla e mirė.

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Gjenetikė; telomeret dhe jetėgjatėsia

    Pėr tė kuptuar se pėr sa kohė njė person do tė jetojė, shenjat mund tė gjenden nė gjenet e njeriut, nė veēanti, nė disa lloj kromozonesh.
    Telomeret janė segmente tė specializuara tė materialit gjenetik qė veprojnė si mbrojtėse nė fund tė ēdo fijeJE tė ADN-sė, pėr tė parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrishshėm me kalimin e kohės, dhe kjo shkakton plakjen.
    Shkencėtarėt nė Universitetin e Anglisė Lindore (East Anglia) studiuan pėr 20 vjet njė grup shpendėsh tė egra tė njohur si Seychelles Warblers. Ata zbuluan se kur telomeret e njė zogu fillonin tė shkurtoheshin, kjo ishte njė tregues i saktė se zogu do tė vdiste brenda njė viti. Nė pėrgjithėsi, zogjtė me telomere mė tė gjata kishin mundėsi tė jetonin mė gjatė.
    Shkencėtarėt mblodhėn mostra gjaku nga zogjtė dy herė nė vit, dhe analizuan gjatėsinė e telomereve. Ata vunė re se shkalla e shkurtimit tė telomereve ndryshonte mes zogjve tė sė njėjtės moshė, pėr shkak tė sasive tė ndryshme tė stresit biologjik. Nisur nga kjo, shkencėtarėt thonė se gjatėsia e telomereve ėshtė njė tregues mė i mirė i jetėgjatėsisė, se sa vitet apo mosha kronologjike.
    Studime tė mėparėshėm kishin identifikuar njė lidhje tė rėndėsishme mes vdekshmėrisė dhe gjatėsisė sė telomereve, por vetėm nė laborator. Studimi i tanishėm ėshtė pėrpjekja e parė praktike pėr tė gjetur njė lidhje midis gjatėsisė sė telomereve dhe jetėgjatėsisė sė qenieve tė gjalla.

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Mos kini me frike! Ēokollata nuk te shendosh

    Pėr ata qė nuk jetojnė dot pa ēokollatė tani vjen njė lajm shumė i mirė: konsumimimi i vazhdueshėm i ēokollatės (nė sasi tė vogla), ndihmon nė uljen e peshės.

    Pavarėsisht se ēokollata pėrmban kalori mė tepėr se shumė ushqime tė tjera, ata qė e konsumojnė rregullisht nė sasi tė moderuar kanė njė peshė trupore mė tė mirė se sa ata qė nuk e konsumojnė fare. Kėto janė rezultatet e njė studimi tė bėrė nga ekspertė amerikanė.

    Studiuesit dyshojnė se kaloritė e cokollatės nuk janė si kaloritė normale tė ushqimeve tė tjera. Pėrbėrėrist e ēokollatės bėjnė qė metabolizmi tė punojė fort, qė do tė thotė se trupi duhet tė harxhojė edhe yndyrnat e tepėrta.

    Si rezultat, efektet metabolike ndaj pėrbėrėsve tė caktuar e bėjnė ēokollatėn njė ushqim dobėsues, sepse sipas kėrkėsuesve ėshtė njė ushqim me kalori neutrale. Studimi u publikua mbrėmjen e kaluar, por nuk bėhet ende e ditur se cila ėshtė ēokollata mė e mirė pėr t’u konsumuar.

    Megjithatė kujtojmė se ylli hollivudian Katharinė Hepburn duke folur pėr formėn e saj fizike tha: Ajo ēfarė shihni ėshtė rezultat i konsumimit tė vazhdueshėm tė ēokollatės.

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Alergjia dhe Erėzat

    Erėzat i japin shije ushqimit, por ato edhe mund tė dėmtojnė shėndetin. Dhe ja pse:
    Njė studim i paraqitur nė Shoqatėn Amerikane tė Alergjive, Astmės dhe Imunologjisė thotė se 2 pėr qind e tė gjitha alergjive ushqimore shkaktohen nga erėzat.
    Dhe alergjia nuk ėshtė ēėshtje e lehtė. Ajo e detyron personin tė mbajė njė dietė tė rreptė, prek cilėsinė e jetės dhe nė raste ekstreme mund tė shkaktojė edhe kequshqyerje.
    Por edhe problemi me erėzat nuk ėshtė i lehtė. Ato janė tė vėshtira tė shmangen pasi nė etiketat e ushqimeve nuk shėnohen si tė pranishme.
    Administrata amerikane pėr kontrollin e cilėsisė sė ushqimeve ende nuk e sheh tė nevojshėm identifikimin e erėzave nė ushqime.
    Dhe erėza nuk janė vetėm nė ushqime.
    Ato gjithashtu pėrdoren gjerėsisht nė kozmetikė dhe produkte dentare.
    Njė problem tjetėr – shumė njerėz nuk e dinė se janė alergjikė nga erėzat sepse kjo lloj alergjie nuk mund tė pėrcaktohet me anė tė ndonjė analize. Prandaj, eksertėt kėshillojnė se mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar njė alergji nga erėzat mund tė jetė pakėsimi i konsumit tė tyre.

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Autizmi dhe Shtatzėnia

    Qendra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve (CDC) raporton se 1 nė 88 fėmijė diagnostikohet me autizėm. Por tani njė studim i ri thotė se nėnat qė preken nga gripi gjatė shtatzėnisė mund tė jenė dy herė mė nė rrezik pėr tė lindur njė fėmijė me autizėm.

    Studimi tregon se tek gratė qė thanė se gjatė shtatzėnisė kishin kaluar njė grip, rreziku i autizmit pėr fėmijėt e lindur u rrit nga 1% nė 2%.
    Studimet kanė treguar se faktorėt gjenetikė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė autizėm. dhe fėmijėt meshkuj janė nė njė rrezik mė tė lartė. Gjithashtu, mosha e prindėrve luan rol, sa mė tė moshuar aq mė nė rrezik pėr tė lindur fėmijė me autizėm.
    Rreziku pėr autizėm rritet midis dy shtatėzėnive - kur ndodhin mutacione gjenetike – dhe kur fėmija i dytė lind mė pak se 3 vjet kohė nga fėmija i parė. Por shkencėtarėt ende nuk i kanė pėrcaktuar tė gjithė faktorėt e mundshėm qė luajnė rol kryesor nė shkatimin e autizmit. Ata thonė se gratė qė kanė qenė ose janė me grip gjatė shtatzėnisė nuk duhet tė shqetėsohen, por edhe bėrja e njė vaksine kundėr gripit nuk do tė ishte keq.

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Shpėrdorimi i alkoholit varet sa larg ndodhet pijetorja

    Kur njeriu mbaron njė punė, ka tė ngjarė tė pijė njė gotė – nga gėzimi ose nga lodhja, stresi a dėshtimi. Dhe kėshtu lind pyetja; A mund t’a teprojė njeriu nė tė pirė nėse e ka shtėpinė afėr njė bari?
    Njė studim nė revistėn mjekėsore “Addiction” sugjeron njė lidhje midis vendit ku personi var pallton (shtėpia) dhe vendit ku rrokullisni njė gotė (pijetorja).
    Shkencėtarėt nė Finlandė morrėn nė shqyrtim pėr 7 vjet rreth 5 mijė e 500 persona tė rritur.
    Ata zbuluan se njė person i cili banonte vetėm 1 kilometėr metra larg nga njė bar kishte njė shans 17 pėr qind mė tė lartė pėr t’u bėrė pijanec.
    Si pijanec, ekspertėt karakterizojnė njė person qė konsumon mė shumė se 300 gram pije alkoholike nė javė, pėr meshkuj, dhe rreth 210 gram pėr femrat.
    Mes njerėzve qė banonin mesatarisht 400 metra nga njė pijetore, rreth 9 pėr qind e tyre ishin bėrė pijanecė.
    Dhe nga ata qė jetonin mė larg – 2 kilometra nga njė bar – 7.5 pėr qind kishin krijuar varėsi ndaj pijeve alkoholike.
    Sipas studimit, sa mė afėr njė bari ose dyqani qė shet pije alkoholike qė jetonin, aq mė tė prirur ishin njerėzit pėr t’u bėrė pijanecė.
    Autorėt e studimit thonė se tė dhėnat e tyre nuk vėrtetojne lidhjen shkak-pasojė midis shpėrdorimit tė alkoholit dhe barit mė tė afėrt. Por shoqėrimi i tė dyjave ėshtė i dukshėm.

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Sa kripė duhet tė konsumojė njeriu nė ditė?

    Mes ekspertėve ekzistojnė disa mospajtime rreth sasisė sė kripės nė ushqime. Tani njė shoqatė e rėndėsishme mjekėsore ka ndėrhyrė nė kėtė debat duke shprehur opinion e fundit.
    Njerėzit marrin kripė edhe kur nuk janė duke shkundur kriporen nė ushqim nė tryezėn e ngrėnies. Njeriu e merr kripėn nga tė gjitha llojet e ushqimeve.
    Nė fakt, shumica e sodiumit nė njė dietė tipike vjen nga ushqimet e pėrpunuara ose tė pėrgatitura mė parė.
    Ekziston mendimi i pėrgjithshėm se kripa e tepėrt kontribuon nė tension tė lartė dhe probleme tė tjera.
    Edhe kėshtu, kohėt e fundit janė dėgjuar zėra pėr tė rritur sasinė e rekomanduar tė kripės ditore pėr njerėzit e shėndetshėm.
    Por kėto ditė, Shoqata Amerikane e Zemrėsi tha rreptėsisht, Jo!
    Pas njė shqyrtimi tė gjerė tė tė dhėnave, kjo shoqatė mbėshteti rekomandimin e deritanishėm, duke thėnė se ka prova tė forta pėr tė kufizuar marrjen e kripės deri 1 mijė e 500 miligram nė ditė – edhe pėr njerėzit e shėndetshėm. Kjo sasi ėshtė mė pak se njė lugė e vogėl me kripė gjelle nė ditė.
    Shoqata Amerikane e Zemrės thotė se respektimi i kėsaj kėshille do tė ndikojė nė uljen e rasteve tė sėmundjeve tė veshkave dhe kardiovaskulare.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kostoja e goditjeve nė zemėr

    Kostoja mė shkatėrruese e goditjeve nė zemėr dihet qė ėshtė vuajtja njerėzore.

    Por njė studim i ri i tregon se njerėzit i paguajnė rėndė kėto goditje edhe nė mėnyra tė tjera.
    Studimi i paraqitur nė Shoqatėn amerikane tė Zemrės tregon se goditjet nė zemėr dhe kushte tė tjera koronare shterojnė burimet materiale tė pacientėve dhe afektojnė ndjeshėm bizneset nė uljen e prodhimit.
    Sipas studimit, mes 37 mijė njerėzve tė prekur nga sėmundje tė zemrės tė shqyrtuar nga viti 2007 deri nė vitin 2010, shumica ishin meshkuj nėn moshėn 65 vjeē.
    Studiuesit gjetėn se kostoja mesatare e spitalimit dhe mjekimit tė tyre ishte 8170 dollarė pėr person.
    Pacientėt kishin humbur mesatarisht 60 ditė pune pas goditjeve nė zemėr, ndėrsa ata me pasoja afatgjate tė kėtyre goditjeve kishin humbur mė shumė se njė vit pune.
    Pėr punėdhėnėsit, kostot e aftėsisė sė kufizuar ishin mė tė madhe se shpenzimet e drejtpėrdrejta:
    7943 dollarė pėr paaftėsi afatshkurtėr
    52.473 dollarė pėr paaftėsi afatgjatė
    Autorėt arrijnė nė pėrfundimin se sėmundjet e zemrės mund sjellin edhe pasoja rrėnuese financiare dhe humbje produktiviteti – duke argumentuar se kėto mund tė shmangen me mė pak shpenzime si, lėnie tė duhani, humbje tė peshės sė tepėrt, dietė tė shėndetshėm, dhe barna tė duhura pėr tė kontrolluar nivelin e kolesterolit tė lartė dhe tension tė lartė.

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Qė pesha e humbur tė mos kthehet

    Dihet se shumė dieta ndihmojnė pėr tė rėnė nga pesha, por sfida ėshtė qė pesha e humbur tė mos kthehet.

    Shkencėtarėt nė qėndrėn Stanford pėr kėrkime nė fushėn e parandalimit tė sėmundjeve sugjerojnė se njerėzit duhet tė dijnė se si t’i shmangin kilogramėt e humbur para se t’i humbin ato.
    Studiuesit thonė se pasi bien nga pesha, njerėzit kanė prirje pėr tė hequr dorė nga ndryshimet e bėra nė stilin e jetesės gjatė dietės me ushqime tė shėndetėshme dhe ushtrime fizike – ndoshta tė kėnaqur me veten dhe me atė qė kanė arritur fizikisht.
    Studimet kanė treguar se brenda vitit tė parė pas ndėrprerjes sė njė dietės, njerėzit vėnė pėrsėri 30% deri 50% tė peshės humbur.
    Shkencėtarėt donin tė dinin nėse njerėzit mund tė mėsohen se si t’a ruajnė peshėn e humbur.
    Ata shqyrtuan gjendjen e 267 grave mbipeshė dhe tepėr mbipeshė pėr 28 javė, duke i ndarė nė dy grupe.
    Njė grup shpenzoi 8 javėt e para pėr tė mėsuar aftėsitė e ruajtjes sė peshės sė humbur.
    Grupi tjetėr u pėrqėndrua nė humbjen e peshės dhe shpenzoi 8 javėt e fundit pėr tė mėsuar se si t’a ruante peshėn e humbur.
    Nė fund tė 28 javėve, gratė nė tė dy grupet kishin humbur 10 kilogram tė peshės trupore.
    Njė vit mė vonė, gratė e grupit tė parė kishin rifituar mesatarisht vetėm 1 kilogram nga pesha e humbur, ndėrsa gratė e grupit tjetėr kishin rifituar rreth 4 kilogram.
    Pra, sa mė tė informuar para fillimit tė dietės, aq mė pak gjasa qė kilogramėt e humbura tė kthehen.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Helmimet nga ushqimi

    Kėto janė disa hapa qė njeriu duhet tė marrė pėr tė shmangur helmimin nga ushqimet nė rastet e ndėrprerjes sė rrymės elektrike.

    Uragani Sandy qė goditi ashpėr tė gjithė bregdetin lindor tė Shteteve tė Bashkuara, i detyroi njerėzit tė qėndrojnė brenda dhe tė shmangin rreziqet e panevojshme.
    Kėshilla kundėr rreziqeve tė panevojshme vlen edhe pėr ushqimet qė prishen kur elektriciteti ndėrpritet dhe frigoriferi nuk punon. Ushqimi nė frigorifer mund tė bėhet burim helmimi.
    Pas 4 orėsh ose mė shumė pa rrymė dhe frigoriferi e ndėrpret procesin e ftohjes, dhe ekspertėt e shėndetėsisė kėshillojnė, qė ēdo ushqim nė tė qė prishet duhet hedhur.
    Ushqimet e ngrira mbeten tė sigurta pėr t’u ngrėnė pėr 48 orė nėse frigoriferi ėshtė plot dhe pėr sa kohė qė dera e tij mbahet mbyllur.
    Nėse frigoriferi ėshtė gjysmė plot, periudha e sigurisė sė ushqimit pakėsohet nė 24 orė. Ndėrsa hapja e derės sė frigoriferit lejon daljen e e ajrit tė ftohtė, kėshtu ushqimi prishet mė shpejt.
    Ekspertėt kėshillojnė qė pas ēdo ndėrprerje tė rrymės elektrike, njerėzit gjithmonė duhet tė kontrollojnė cilėsinė e ushqimit para se t’a pėrgatisin pėr gatim apo pėr tė ngrėnė. Nė kėtė rast, prishja e ushqimit mund tė kuptohet nga ngjyra jo e zakonshme ose era e keqe – dhe nėse po, ushqimi duhet hedhur pėr tė shmangur rrezikun nga helmimi.

  11. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Pagjumėsia dhe mbipesha

    Gati njė e treta e amerikanėve flenė mė pak se gjashtė orė gjumė nė natė dhe mbi 35 pėr qind e amerikanėve janė mbipeshė. Pėrkimi i kėtyre dy shifrave mund tė ketė njė lidhje, thuhet nė njė studim nė revistėn e Akademisė sė ushqimit dhe dietės.
    Duke shqyrtuar studimet e mėparėshme, shkencėtarėt ekzaminuan efektet qė sjell “gjumi i pjesshėm” – pėrcaktuar si 4 deri 6 orė gjumė nė natė – nė nivelet e hormoneve nė gjak dhe nė nivelet e urisė dhe zakoneve tė ngėnies.
    Autorėt e studimit zbuluan se gjumi i pjesshėm mund tė shkaktojė:
    - Ngrėnie mė shumė nė pėrgjithėsi
    - Rrezik tė mbi-ngėnies nė mbrėmje
    - Shtimin e ngrėnies sė ushqimeve me shumė yndyrna
    Pėr njerėzit qė pėrpiqen tė menaxhojnė peshėn e tyre, studimi rekomandon vlerėsimin e mėnyrave se si flenė dhe gjumė tė mjaftueshėm – 7 deri 8 orė – rregullisht.

  12. #52
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Disa tė vėrteta rreth kalciumit shtesė

    Njerėzit, ndėrsa moshohen, shqetėsohen rreth osteoporozės ose densitetit tė kockave edhe pse kanė marrė kalcium shtesė.
    Por shtojcat e kalciumit nuk parandalojnė thyerjen … as osteoporozėn … pėrkundrazi, nė fakt mund tė shkaktojnė dėme tė pabesueshme nė trup.
    Njė studim me titull “The Calcium Myth Revealed” nė revistėn mjekėsore Lancet i hedh njė vėshtrim kėsaj ēėshtjeje, duke zbuluar disa tė vėrtetat rreth kalcimit shtesė.
    Popullsia nė Azi konsumon nėpėrmjet dietės ushqimore shumė mė pak kalcium sesa amerikanėt, por shkalla e frakturave mes tyre ėshtė mė pak se gjysma e rasteve tė frakturave mes amerikanėve. Ėshtė ky njė mit? Sepse nė kėtė rast, kalciumi shtesė duket se dėmton. Shtetet e Bashkuara janė njė nga vendet me konsum mė tė lartė kalciumi pėr njė banor.
    Nga arteriet e kalcifikuara rredhin goditjet nė zemėr; problemet me funksionin e veshkave; kanceri i prostatės, dhe kalcifikimi ėshtė pasojė a rezultat i nivelit tė lartė tė kalciumit nė organizėm.
    Nė fakt, studimet e fundit tė publikuara nė revistėn “Heart” kanė gjetur se rreziku i njė sulmi nė zemėr ėshtė pothuajse dyfish mė i lartė nė mesin e atyre qė marrin kalcium shtesė sesa mes atyre qė nuk marrin shtojca kalcium.
    Heqja dorė nga njė grup i caktuar ushqimesh dhe duke e zėvendėsuar atė me njė tjetėr mund tė reduktojė ndjeshėm shanset pėr humbjen kockave, thuhet nė studim, duke rekomanduar qė pacientėt tė kėshillohen me mjekun e tyre para se tė marrin ndonjė hap nė kėtė drejtim.

  13. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kimikati Bisphenol dhe fėmijėt

    Bisphenol – ose BPA – ėshtė njė kimikat industrial nė pėrdorim tė gjerė. Kjo substancė pėrdoret edhe pėr prodhimin e enėve plastike qė mbajnė ushqime dhe pije tė ėmbla.

    Administrata e Ushqimeve dhe Barnave thotė se BPA zakonisht ėshtė i parrezikshėm, edhe pse ajo e ndalon kėtė kimikat tė pėrdoret pėr prodhimin e shisheve pėr ushqimin e foshnjeve.
    Tani, njė studim nė “Environmental Health Perspectives” ngre shqetėsim tė madh.
    Gjatė studimit ku u pėrfshinė 350 gra shtatzėna dhe djem tė porsalindur, shkencėtarėt zbuluan se substanca kimike BPA kishte ndryshuar nivelet e hormoneve nė gjendrat e tyre tiroide. Kėto hormone janė thelbėsore nė rritjen para dhe pas lindjes sė foshnjeve – kur niveli i PBA-sė ishte i lartė, edhe niveli i tirodive rritej.
    Autorėt shqetėsohen se ndryshime edhe vogla nė funksionin e tiroideve mund tė ndryshojnė sjelljen dhe zhvillimin e fėmijėve tė vegjėl – dhe bėjnė thirrje pėr studime tė tjera rreth kėsaj ēėshtjeje.

  14. #54
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Sa tė efektshėm janė beta-bllokuesit?

    Beta-bllokuesit merren nga miliona njerėz pėr trajtimin e sėmundjeve kardio-vaskulare apo goditjeve nė zemėr e nė tru.
    Por tani ka dalė njė shqetėsim i ri se kėto barna mund tė mos jenė aq tė efektshme sa ėshtė menduar.
    Beta-blokuesit janė njė grup barnash me recetė qė pėrdoren pėr tė kontrolluar tensionin e lartė, pėr tė pėrmirėsuar punėn e zemrės dhe pėr tė shmangur goditjet nė zemėr e nė tru. Por pėrdorimi i tyre ėshtė i bazuar nė studime tė kryera shumė kohė mė parė.
    Tani, njė studim i ri nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė (JAMA) vė nė dyshim efektshmėrinė e vėrtetė tė kėtyre ilaēeve.
    Shkencėtarėt nė Universitetin e Nju Jorkut vėzhguan rreth 45 mijė pacientė qė merrnin beta-blokues prej 4 vjetėsh.
    Disa pacientė mė parė kishin pasur njė goditje nė zemėr; disa kishin sėmundje kardiovaskulare dhe njė numėr goditjesh nė zemėr dhe nė tru; dhe tė tjerė kishin vetėm faktorė rreziku pėr sėmundje kardio-vaskulare.
    Autorėt arritėn nė pėrfundimin se pėrdorimi i beta-blokuesve nuk e ulte rrezikun e sėmundjeve kardio-vaskulare, madje edhe mes pacientėve qė mė parė kishin pasur histori me goditje nė zemėr.
    Beta-blokuesit janė pėrdorur gjerėsisht pėr shumė arsye. Por tani shkencėtarėt thonė se mė shumė studime mund tė nevojiten pėr tė identifikuar nėngrupe sėmundjesh qė mund tė trajtohen efektshėm me kėto ilaēe.

  15. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ē’ėshtė anemia?

    Anemia ėshtė njė sėmundje e komplikuar si nė formė dhe trajtim. Anemi ėshtė njė gjendje nė tė cilėn trupi nuk ka qeliza tė mjaftueshme tė shėndetshme tė kuqe tė gjakut. Qelizat e kuqe tė gjakut sigurojnė oksigjen nė indet e trupit.
    Nė Klinikėn Mayo, pėr shembull, shkencėtarėt dhe mjekėt hematologė (qė trajtojnė ērregullimet e gjakut) punojnė sė bashku pėr tė pėrmirėsuar mundėsitė diagnostike dhe tė trajtimit pėr tė gjitha format e anemisė. Reparti i hematologjisė kryen hulumtimet klinike dhe merr pjesė nė studimet kombėtare qė vėnė nė provė trajtime tė reja dhe tė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e trajtimeve ekzistuese. Studimet dhe kėrkimet gjithashtu fokusohen nė shqyrtimin e kushteve biologjike, duke identifikuar faktorėt e rrezikut dhe zbulimin e faktorėve trashėgimore, pėr mundėsi tė reja diagnostikuese dhe trajtime me barna..
    Trajtimi pėr anemi varet nga lloji, shkaku, dhe ashpėrsia e gjendjes. Trajtimet mund tė pėrfshijnė ndryshime nė dietė ose vitamina shtesė, ilaēe, procedurat ose kirurgji pėr tė trajtuar humbjen e qelizave tė kuqe tė gjakut.
    Qėllimi i trajtimit ėshtė pėr tė rritur aftėsinė e gjakut pėr tė mbajtur oksigjen. Kjo bėhet me ngritjen e numėrit tė qelizave tė kuqe dhe / ose rritjen e nivelit tė hemoglobinės. (Hemoglobina ėshtė proteinė e pasur me hekur nė qelizat e kuqe tė gjakut qė mbart oksigjen nė trup).
    Nivelet e ulėta tė vitaminave ose tė hekurit nė trup mund tė shkaktojnė disa lloje tė anemisė. Kėto nivele tė ulėta mund tė jenė rezultat i njė dietė tė varfėr, kushteve ose sėmundjeve tė caktuara.
    Pėr tė rritur vitaminat ose nivelin e hekurit, mjeku mund t’i kėrkojė pacientit pėr tė ndryshuar dietėn, tė marrė vitaminė shtesė ose hekur. Shtojca tė zakonshme janė vitaminė B12 dhe acidit folik (folate). Edhe Vitaminė C jepet ndonjėherė pėr tė ndihmuar trupin tė absorbojė hekur.
    Trupi ka nevojė pėr hekur pėr tė prodhuar hemoglobinėn. Trupi mund t’a ketė mė lehtė tė thithė hekur nga mish se sa nga perimet ose ushqime tė tjera. Pėr tė trajtuar aneminė, mjeku mund tė sugjerojė tė hahet mish mė shumė, sidomos mish i kuq (mish lope apo mėlēi), si dhe pule, gjeldeti, mish derri, peshk. Spinaq dhe perimet tė tjera me gjethe jeshile tė errėt, Bizele, thjerrėza, fasule, soje. Fruta tė thata, si kumbulla tė thara, kajsi dhe rrush, drithėra.
    Hekuri gjithashtu mund tė pėrfshihet nė vitaminat shtesė, duke u kombinuar zakonisht me multivitamina dhe minerale tė tjera qė ndihmojnė trupin pėr tė thithur hekur.
    Mjekėt mund tė rekomandojnė shtesa hekuri pėr foshnjet tė lindur parakohe, foshnjet dhe fėmijėt e vegjėl tė cilėt pinė shumė qumėsht tė lopės, dhe foshnjat tė cilėt janė ushqyer vetėm me qumėshtin e nėnės apo formula qė nuk ėshtė fortifikuar me hekur.
    Sasi tė mėdha tė hekurit mund tė jetė e dėmshme, prandaj marrja e vitaminave shtesė dhe hekur duhet marrė vetėm kur rekomandohet nga mjeku.
    Nivelet e ulėta tė vitaminės B12 mund tė ēojnė nė anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me vitaminė shtesė B12. Burime tė mira tė vitaminės B12 pėrfshijnė: Prodhime drithrash me vitaminė B12 shtesė. Mish viēi, mėlēi, pula, dhe peshk. Vezėt dhe produktet e qumėshtit (qumėsht, kos, djathė). Ushqime tė fortifikuar me vitaminė B12, tė tilla si soje, perime.
    Acidi folik (folate) ėshtė njė formė e vitaminės B qė gjendet nė ushqime. Trupi ka nevojė pėr acid folik pėr tė krijuar dhe pėr tė mirėmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr gratė shtatzėna. Kjo i ndihmon ato pėr tė shmangur aneminė dhe nxit rritjen e shėndetshme tė fetusit.
    Burime mira tė acidit folik pėrfshijnė: Bukė, makarona, oriz dhe me acid folik shtuar. Spinaq dhe tė tjera perimet me gjethe jeshile tė errėt, fasule. Mėlēisė viēi, vezė. Banane, portokall, lėng portokalli, dhe disa fruta tė tjera dhe lėngje.
    Vitamina C ndihmon trupin pėr tė absorbuar hekur. Burime tė mirė tė vitaminės C janė perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina, grapefruits, dhe fruta tė ngjashme). Fruta tė freskėta dhe tė ngrira, perime, lėngje zakonisht kanė mė shumė vitaminė C se sa ato tė konservuara.
    Nėse personi ėshtė duke marrė ilaēe, mjeku ose farmacisti duhet pyetur nėse tė hahet grejpfrut ose tė pihet lėngu i tij. Ky frut mund tė ndikojė nė efektin e ilaēeve.
    Fruta tė tjera tė pasura nė vitaminė C pėrfshijnė kivi, luleshtrydhe, dhe pjepėr.
    Perime tė pasura nė vitaminė C pėrfshijnė brokoli, speca, lakėr brukseli, domate, lakėr, patate, dhe perimet me gjethe jeshile si rrepė dhe spinaq.
    Mjeku mund tė pėrshkruajė ilaēe pėr tė ndihmuar trupin tė krijojė qeliza tė kuqe tė gjakut, ose pėr tė trajtuar shkakun themelor tė anemisė. Disa nga kėto ilaēe janė: Antibiotikėt pėr tė trajtuar infeksionet.
    Hormonet pėr tė trajtuar gjakderdhje tė rėnda menstruale tek femrat. Eritropoetinė (hormon artificial) pėr tė stimuluar prodhimin e mė shumė qelizave tė kuqe tė gjakut. Ky hormon ka disa rreziqe.Vetėm pacienti dhe mjeku mund tė vendosin nėse tė mirat e kėtij trajtimi peshojnė mė shumė sesa rreziqet.
    Ilaēe pėrdoren pėr tė parandaluar sistemin imunitar tė trupit nga shkatėrrimi i qelizave tė kuqe tė gjakut.
    Terapia Chelation kundėr helmimit nga plumbi. Terapi Chelation ėshtė pėrdorur kryesisht pėr fėmijėt, pėr shkak se fėmijėt qė kanė anemi shkaktuar nga mangėsi tė hekurit janė nė rrezik nė rritje tė helmimit nga plumbi.
    Nėse anemia ėshtė e rėndė, mjeku mund tė rekomandojė njė procedurė mjekėsore. Procedura pėrfshijnė transfuzion tė gjakut dhe transplantim qelizash embrionale nė gjak dhe palcė kurrizore.
    Njė transfuzioni i gjakut ėshtė procedurė e zakonshme nė tė cilėn gjaku jepet nėpėrmjet njė linje intravenoze (IV) nė njė nga enėt e gjakut. Transfuzioni kėrkon pėrshtatje tė kujdesshme tė gjakut tė dhuruar me gjakun e marrėsit.
    Transplantimi i njė qelize embrionale e gjakut dhe palcės sė eshtrės zėvendėson qelizat emrionale tė dėmtuara ose me tė meta me ato tė shėndetshme nga njė person tjetėr (dhurues). Qelizat embrionale krijohen nė palcėn e eshtrave. Ato zhvillohen nė qeliza gjaku – tė kuqe e tė bardhae kuqe dhe trombocite.
    Gjatė transplantim, qė i ngjan njė transfuzioni gjaku, qelizat embrionale kalojnė pėrmes njė tubi tė vendosur nė njė venė nė gjoks. Pasi kėto qeliza tė dhuruara hyjnė nė trupin e marrėsit, ato udhėtojnė nė palcėn e kockave dhe tė fillojnė tė bėhen qeliza tė reja tė gjakut.
    Nėse personi ka gjakderdhje serioze ose kėrcėnuese pėr jetėn qė ėshtė duke shkaktuar anemi, ai/ajo mund tė kenė nevojė pėr kirurgji pėr tė kontrolluar gjakderdhjen pėr shkak tė njė ulēere nė stomak ose kancer tė zorrės sė trashė.
    Nė qoftė se trupi ėshtė duke shkatėrruar qelizat e kuqe tė gjakut nė njė nivel mė tė lartė, pacienti mund tė kenė nevojė pėr heqjen e shpretkės. Shpretka ėshtė njė organ qė heq qelizat e kuqe tė gjakut nga trupi. Njė shpretkė e zgjeruar ose e sėmurė mund tė largojė qeliza e kuqe mė shumė se normalisht, duke shkaktuar anemi.

  16. #56
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Femijėt mbi peshė dhe ushtrimet fizike

    Vetėm aktiviteti i organizuar fizik nuk mjaftojn qė fėmijėt tė humbasin peshėn e tepėrt.
    Urtėsia konvencionale thotė se veprimtaritė fizike janė tė ndėsishme pėr tė rėnė nga pesha. Por tani, njė studim i ri nė revistėn e shoqatės britanike tė mjekėsisė thotė ndryshe.
    Mbipesha nė rritje mes fėmijėve ėshtė shqetėsim global. Humbja e saj kėrkon njė regjim tė fortė, dhe mes regjimeve kundėr mbipeshės pėr fėmijėt pėrfshihen edhe programe tė aktivitetit fizik nė shkolla.
    Shkencėtarėt shqyrtuan rreth 30 studime tė mė parėshme ku pėrfshihen mbi 14 mijė fėmijė nėn moshėn 16 vjeē dhe vunė re se programet e aktivitetit fizik luajnė vetėm njė rol tė kufizuar nė uljen e yndyrės sė trupit ose indeksit tė masės sė trupit.
    Arsyeja, thonė ata, ėshtė se kėto programe kanė prirje pėr tė zevendėsuar aktivitetet e tjera jashtėshkollore, pa tė cilat aktiviteti i fėmijėve nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr humbjen e peshės sė tepėrt trupore.
    Megjithatė, autorėt e studimit vunė re se aktiviteti fizik i organizuar mes fėmijėve ende ofron pėrfitime tė tilla si pėrmirėsimin e koordinimit, shtimin e vetė-besimit, dhe pjesmarrje nė jetėn shoqėrore.

  17. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Shpresa kundėr kancerit tė gjirit

    Njė studim i ri jep shpresa pėr gjetjen e njė kure pėr kancerin e gjirit – shkaku numėr njė i vdekjeve nga kanceri mes femrave.
    Studim i publikuar nė revistėn Nature konstaton se ekzistojnė katėr lloje kryesore tė kancerit tė gjirit dhe se njė prej kėtyre llojeve ka ngjashmėri molekulare me kancerin nė vezore, i trajtuar me sukses nėpėrmjet barnave a mėnyrave ekzistuese.
    Studimi krijon shpresa se tė njėjtat barna mund tė pėrdoren me sukses edhe nė trajtimin e kancerit tė gjirit.
    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se nga kanceri i gjirit vdesin ēdo vit rreth 450 mijė vetė.

  18. #58
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Gjumi dhe Hypertensioni

    Gjumi ėshtė i rėndėsishėm, veēanėrisht pėr personat qė vuajnė nga tensioni dhe cilėsia e dobėt e gjumit mund tė ulė efektshmėrinė e ilaēeve qė merrėn kundėr presionit tė lartė tė gjakut.
    Studimi u krye nga shkencėtarėt italianė qė shqyrtuan gjendjen e rreth 250 personave me hipertension dhe vunė re se tek ata qė kishin cilėsi tė dobėt gjumit ose flinin pak, rezistenca e hypertensionit ndaj barnave tė ishte dy herė mė e lartė. Cilėsi e dobėt gjumi quhet zakonisht kur personi fle 6 orė ose mė pak. Studimi u botua nė revistėn e shoqatės amerikane tė zemrės (AHA).
    Tensioni i lartė i gjakut ėshtė konsideruar rezistent nėse personi merr 3 ose mė shumė medikamente, dhe shkalla e matjes vazhdon tė jetė mbi 14 – 9 (140 – 90).
    Studimi pėrcaktoi se gratė kanė mė shumė tė ngjarė sesa burrat qė tė kenė cilėsi tė dobėt gjumi.
    Autorėt e studimit gjithashtu arritėn nė pėrfundimin se, nė pėrgjithėsi, pacientėt me presionin e lartė tė gjakut kanė mė shumė tė ngjarė tė kenė probleme me gjumin dhe se pagjumėsia ėshtė e lidhur me rezistencėn e hipertensionit ndaj barnave.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Kosi ndihmon tretjen, ul tensionin

    Prej kohėsh, kosi ėshtė parė si ushqim i shėndetshėm. Shkencėtarėt tani ofrojnė prova pėr disa prej tė mirave shėndetėsore tė tij.

    Kosi, thėnė ata, ndihmon jo vetėm tretjen, por edhe qarkullimin e gjakut duke lehtėsuar presionin dhe ulur rrezikun pėr hipertension.
    Pėr 15 vjet, shkencėtarėt vėzhguan shėndetin e 2 mijė personave, tė cilėt nė fillim tė studimit nuk vuanin nga tensioni.
    Bazuar nė pyetėsorėt qė plotėsuan, doli se pjesmarrėsit nė studim kishin qenė 31 pėr qind mė pak nė rrezik pėr t’u prekur nga tensioni i lartė nėse tė paktėn 2 pėr qind e kalorive ditore kishin ardhur nga kosi ose 170 gram kos me yndyrė tė ulėt ēdo tre ditė.
    Konsumuesit e kosit gjithashtu kishin, mesatarisht, tė ulėt presionin systolik – qė ėshtė numri i parė nė leximin e tensionit tė gjakut.
    Por gjithashtu kujdes; studimi u financua pjesėrisht nga kompania Dannon e prodhimit tė kosit.

  20. #60
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Informacione dhe kuriozitete rreth shendetit

    Ushtrimet fizike, diabeti dhe fėmijėt

    Vetėm 20 minuta ushtrime fizike nė ditė mund t’i mbrojnė fėmijėt nga diabetet
    Duket se ora e fizkulturės ėshtė mė e vlefshme sesa mendohej.
    Vazhdimisht ėshtė thėnė se ushtrimet fizike janė njė nga armėt mė tė mira nė luftėn kundėr mbipeshės – nė kėtė rast – mes fėmijėve.
    Tani, njė studim nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė (JAMA) konstaton se edhe 20 minuta ushtrime fizike nė ditė mund tė ndihmojnė nė uljen e peshės sė tepėrt tek njė fėmijė – dhe kjo mund tė pėrkthehet si “ulje e rrezikut nga prekja e fėmijėve me diabet tė tipit 2″ – njė nga pasojat mė tė frikėshme tė mbipeshės.
    Autorėt e studimit ndanė nė 3 grupe rreth 200 fėmijė mbi peshė:
    - Grupi i parė u ushtrua fizikisht 40 minuta ēdo ditė
    - Grupi i dytė u ushtrua 20 minuta
    - Grupi i tretė u ushtrua jo rregullisht
    Studimi zgjati 15 javė.
    Nė fund, autorėt zbuluan se tek fėmijėt qė kishin kryer ushtrime fizike nė palestėr pėr 40 minuta dhe 20 minuta, qėndrueshmėria e nivelit tė insulinės, niveli i yndyrnave tė tepėrta dhe forma e tyre fizike u pėrmirėsuan thuajse njėsoj dhe njėkohėsisht, Pra emėruesi i pėrbashkėt ėshtė: vetėm 20 minuta ushtrime fizike nė dite mjaftojnė tė sjellin pėrmirėsime tė rėndėsishme shėndetėsore.
    Dhe fakti i padukshėm ėshtė se kėto ushtrime nė shkolla mund tė kryen gjatė orės argėtuese tė fizkulturės – falas.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •