Njė studim i ri sugjeron se truri i alkoolikėve i pėrshtatet pijes duke kthyer alkoolin nė burim energjie. Megjithatė, truri bėhet i varur nė kėtė lloj energjie dhe personi e ka mė tė vėshtirė pėr tė lėnė pijen.

Pas konsumimit tė alkoolit, mėlēia fillon me shpejtėsi konvertimin e etanolit tė alkoolit nė acetat, njė kimikat qė zakonisht gjendet nė uthull. Acetati pastaj qarkullon nėpėrmjet gjakut nė tė gjithė trupin. Nivele tė larta acetatesh shkaktojnė pezmatim tė mėlēisė ku alkooli zbėrthehet. Sipas studimit, ekzpozimi i organizmit pėr njė kohė tė gjatė ndaj acetatit e dėmton trurin nė periudhė afatgjatė - edhe pse nxit metabolizmin. Metabolizėm ėshtė proces transformimesh kimikė brenda qelizave qė ndihmon rritjen, riprodhimin dhe ruajtjen e strukturave tė organizmave dhe pėr t’iu pėrgjigjur mjedisit.
Konsumi i etanolit mund tė shkaktojė rėnie tė shpejtė tė nivelit tė glukozės nė gjak, dhe pėrderisa glukoza (sheqeri) ėshtė burimi kryesor i energjisė sė qelizave tė trupit, acetati kompenson nivelin e ulėt tė sheqerit dhe bėhet ushqim zevendėsues pėr trurin dhe organe tė tjera.
Njė ekip i studiuesish pranė universitetit Yale (SHBA) zbuloi se pirja afat-gjatė dhe me tepri i alkoolit rrit metabolizmin dhe shpejtėsinė e asimilimit tė acetatit, ēka do tė thotė se alkoolikėt mbėshteten gjithnjė e mė shumė nė acetat pėr energji. Studimi u botua nė numrin e fundit tė Revistės sė Clinical Investigation
Pėrveē rritjes sė metabolizmit qė vjen nga acetati, shkencėtarėt zbuluan se zbėrthimi i acetatit prodhon adenosinė, njė kimikat qė e bėn tė vėshtirė pėr personin tė shkėputet nga ndikimi apo varėsia e alkoolit.
Kėto gjetje ishin befasuese, sepse shkencėtarėt kryesisht mendojnė se glukoza ėshtė i vetmi burim i mundshėm i energjisė pėr trurin.
Nė vazhdim tė kėrkimeve shkencėtarėt shpresojnė tė pėrcaktojnė nėse marrja e tabletave shtesė acetat dhe adenosin mund tė lehtėsojė simptomat e heqjes dorė nga pija pėr personat e alkoolizuar, si dhe tė ndihmojė de-toksifikimin e njė tė dehuri. Ata mendojnė se acetati shtesė mund tė pakėsojė joshjen e trupit pėr t’a kthyer alkoolin nė burim energjie.