Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Zgjedhjet, Berisha: Të ulet mosha e votimit në 16 vjeç

    Zgjedhjet, Berisha: Të ulet mosha e votimit në 16 vjeç, fitojmë 100 mijë votues të rinj
    Zgjedhjet, Berisha: Të ulet mosha e votimit në 16 vjeç, fitojmë 100 mijë votues të rinjTIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi sot uljen e moshës së votimit në 16-vjeç. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së Berisha i kërkoi kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi , nisjen e negociatave me grupet parlamentare për nismën e kërkuar prej tij.

    “I kërkoj Patozit të negociojë me Ruçin dhe krerët e grupeve parlamentare uljen e moshës së votimit 16-vjeç. Janë me qindra të rinj që më pyesin në 'What's Up' dhe 'Facebook', po ne pse nuk votojmë. Moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje në gjykimit në kohë për ta. Kjo është një gjeneratë krejtësisht tjetër e pakrahasueshme”, tha Berisha.

    Kreu i qeverisë siguroi se mazhoranca po ecën drejt 23 qershorit me detyrimin madhor për zgjedhjet të shkëlqyera.

    “Ne po ecim drejt datës 23 qershor, detyrimit madhor për një proces zgjedhor të shkëlqyer. Detyrimit tonë madhor për një program i cili po përpunohet në mënyrën më intensive çdo orë dhe çdo ditë. Për hir të së vërtetës po zbatohet siç janë paketat e reformave që vijojnë brenda kësaj jave në Parlament dhe të tjera të mishëruara në vendime të qeverisë të cilat prekin në mënyrë pozitive direkt çdo qytetar shqiptar”, tha Berisha.

    Sipas kryeministrit, listat e reja do të përpiloheshin në pak orë, nëse partitë politike bien dakort që një 16-vjeçari t’i jepet e drejta për votë. Nga listat e reja, -tha Berisha,-përfitohen mbi 100 mijë votues të rinj.
    “Do i bësh ftesë zyrtare z Ruçi, gjithçka e kemi automatike për listat e votimit, mjafton vullneti politik, i forcave politike dhe në një kohë prej disa orësh prodhohen listat që përfshijnë të gjithë 16-vjeçarët e vendit. Ne jemi komb që vetëm 12% e kemi moshën mbi 60 vjeç dhe në aspektin e përfaqësimit të moshave është e domosdoshme të jemi të drejtë, të barabartë ndaj qytetarëve që të paktën 16 vjec e sipër t’u jepet e drejta e votës. Uroj që negociatat e tua z Patozi me përfaqësues të LSI e forcave të tjera të ecin në frymën e duhur, pa politizime dhe partiprira ndaj një akti që vetëm e fisnikëron procesin e votimit dhe e bën këtë vend të përfaqësohet me votë më mirë sec përfaqësohej më parë. Përfitojnë të drejtën e votimit mbi 100 mijë qytetarë të rinj, çka është shumë e mirëpritur” .

    Kryeministri shtoi më tej argumentimin për këtë propozim duke sjellë një përqajse të moshave dhe brezave.

    “Kjo është gjeneratë e internetit, i cili i bën ata të dinë më shumë, secili prej tyre sesa dinim 50-vjeçarët para gjeneratës së tyre, jo se ata nuk kishin përkushtim, por burimet e informacionit që ata kanë i burrëroi i maturoi këta me një sasi dijesh që ne e kemi të vështirë t’i vlerësojmë dhe t’i marrim me mend. Unë mendoj se ulja e moshës së votuesit është normale dhe di që vende të tjera e kanë ulur moshën e votimit, madje në mos gaboj, parti në vend e kanë ulur moshën e anëtarësisë dhe PD do e ulë moshën e anëtarësisë. Kjo është një gjeneratë që ne e kemi të vështirë t’a imagjinojmë në shkallën e imagjinatës së saj.

    Po dhe po të marrim kohëra me të afërta, dallimet janë të paimagjinueshme. Imagjinoni mijëra prej tyre aplikojnë dhe ndjekin universitete në mbarë botën. Imagjinoni në periudhën time akademike, dhënia e gjuhëve të huaja përbënte një çështje madhore, kurse këta të rinj japin Toeflin me lehtësinë më të madhe, apo gjuhë të tjera. Po të kthehemi në traditë, edhe nusja jepej 16 vjeç por sot këta janë brez i internetit”, tha nder të tjera Berisha.

    (el.me/d.b/BalkanWeb)


    Per Zotin ky e ka humb lidhjen me realitetin. Jeton ne ndonje dimesion tjeter se ska mundesi te jet kaq idiot. Mendon se duke genjyer adoleshentet me internet do fitoj zgjedhjet.
    Moderator, e di vet ti...

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Zgjedhjet, Berisha: Të ulet mosha e votimit në 16 vjeç

    Nje kerkese e tille eshte bere edhe ne Itali, me duket se nga M5S.Kete moshe votimi e ka asplikuar edhe Austria, pjeserisht Norvegjia, Gjermania dhe Zvicra, eshte ne zbatim ne Brazil dhe Argjentine.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Zgjedhjet, Berisha: Të ulet mosha e votimit në 16 vjeç

    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Nje kerkese e tille eshte bere edhe ne Itali, me duket se nga M5S.Kete moshe votimi e ka asplikuar edhe Austria, pjeserisht Norvegjia, Gjermania dhe Zvicra, eshte ne zbatim ne Brazil dhe Argjentine.
    Ja te dhenat:

    Voting ages around the world

    18 is the most common voting age, with a small minority of countries differing from this rule. Those with a national minimum age of 17 include East Timor, Indonesia, North Korea, South Sudan and Sudan. The minimum age is 16 in Argentina, Austria, Brazil, Cuba, Ecuador, Nicaragua and the Isle of Man, Jersey and Guernsey (three self-governing British Crown Dependencies).

    Austria eshte i vetmi vend europian qe ka moshen 16 vjec. Mosha 17 vjec aplikohet kryesisht ne Afrike ndersa 16 ne Ameriken Latine. Ne vendet Latine eshte normale te votojne qe 16 se ata behen me 5 kalamanj qe ne moshen 12 vjec, nuk mendoj se ato vende duhet te marr si shembull shqiperia. 17 marrim modelin e sudanit dhe korese se veriut.
    Moderator, e di vet ti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •