Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Heronjtë personalë të Albin Kurtit

    MAPO

    -

    Heronjtë personalë të Albin Kurtit

    Berat Buzhala

    Mos fol se janë këtu familjet e të vrarëve në demonstratën e shkurtit të vitit 2007!

    Për herë të parë, prej se u zgjodha deputet, e bëra ketë kompromis, nëse vërtet duhej të flisja për debatin që e kishte ngritur Lëvizja VV apo duhej të heshtja përballë një hipokrizie ku po merrnin pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të cilën hipokrizi, në fund e përmbylli ai që më së paku e prita – nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

    Ndoshta, sepse aty ishin përfaqësuesit e familjeve, fëmijët e të cilëve ishin vrarë ose plagosur në një demonstratë të organizuar nga Lëvizja VV.

    Në fakt, ky debat i organizuar nga VV ishte fitorja e parë bindëse e këtij subjekti fundamentalist, përballë deputetëve pa kurrfarë sedre. Aty, pos tjerash, nga VV u përbalt edhe figura e ish-ambasadores Tina Kaidanow, e cila, më së paku që mund të themi, është se ishte ndrikulla e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ambasadoren Kaidanow, në pamundësi që ta falënderoja në Kuvend, sepse m’u sugjerua që të mos flisja për shkak të familjeve të viktimave të demonstratës së shkurtit 2007, edhe prej kësaj perspektive dëshiroj ta falënderoj për punën e jashtëzakonshme dhe ndihmën e paçmueshme të saj për t’u bërë Kosova shtet i pavarur.

    Në Kosovë tashmë është shndërruar në rutinë keqpërdorja e gjakut të të tjerëve. Tash, kemi shkuar aq larg, sa kemi filluar edhe të japim hipoteza se po të ishte gjallë filan heroi a filan komandanti, si do të reagonte përballë kësaj ose asaj situate. Në emër të të rënëve – edhe në emër të vëllezërve e motrave të rëna – janë uzurpuar pompa të benzinës, hotele e motele, kazino e bungallova, janë emëruar anëtarë bordesh e profesorë fakultetesh, janë fituar tituj doktoraturash e tituj faqesh të zeza. Çka nuk është bërë në emër të gjakut të derdhur. Për një gjë të jeni të sigurt, se ata që e përmendin më së shumti gjakun e derdhur – ata janë duke e keqpërdorur më së rrasti atë gjak.

    Dhe këtu nuk bën dallim as Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo, dallim bën mënyra sesi ka ndodhur keqpërdorja e gjakut të derdhur.

    Shokët, miqtë, farefisi i të rënëve në luftë me Serbinë, kur të afërmit e tyre janë vrarë në beteja, asnjëherë nuk e kanë besuar se në emër të më të dashurve të tyre nuk do të lënë banesë pa uzurpuar a biznes pa filluar. Pra, pasurimi i tyre ishte pasojë e një akti heroik, i një rënie në fronte, i një të riu a të reje të vrarë. Pra, nuk ishte qëllim.

    Kurse, në rastin e Lëvizjes Vetëvendosje, keqpërdorimi ka qenë që prej fillimit – qëllimi. Lideri i kësaj lëvizjeje e kishte pasur qëllim që ta derdhë gjakun – jo të tijin normalisht – në mënyrë që më vonë ta përdorë atë. Kurti kishte nevojë që t’i kishte heronjtë e tij. Të subjektit të tij. Të ideologjisë së tij. Kurtit i nevojitej një imitim i djegies së “Rajshtagut”, në mënyrë që të fillonte betejën e tij. Dhe ishin pikërisht këta dy djem të rinj që u vranë në mënyrë kriminale nga policët rumunë, ata që po përdoren tash nga Kurti – dhe po duartrokiten nga i gjithë spektri politik – për nevojat e tij ultrapersonale. Pra, Kurti po e ndërton tempullin e tij. Dhe një tempull, ose një religjion, ose një ideologji, nuk quhet e tillë nëse për të nuk është derdhur gjak.

    Ju kolegë servilë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, a mund të tregoni se për çfarë po protestonte Kurti me bandën e tij? A po protestonte kundër Pakos së Ahtisaarit? A po protestonte kundër klasës së atëhershme politike? A po protestonte edhe kundër Kuvendit të atëhershëm? A po thoshte se duhet të vdesim të gjithë sepse pavarësia nuk do të vinte kurrë?

    Dhe a erdhi Pavarësia?

    Problemi në seancën e djeshme ishte se askush nuk kishte kurajë të fliste për shkaqet që çuan në organizimin e protestës – sepse ishin familjet e viktimave në sallë! – por flisnin për aktin e vrasjes. A nuk është edhe vrasja e Diana Kastratit një akt kriminal që kërkon që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë? A nuk janë edhe qindra vrasje të tjera të pazbardhura akte të shëmtuara kriminale? Pra, unë nuk e kuptoja – dhe më sugjeruan që të mos flisja, sepse ishin familjet e viktimave në sallë! – nëse ishim mbledhur për ta dënuar një akt kriminal, apo për ta lartësuar kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje? Apo, përmes gjakut të derdhur të të rinjve të keqpërdorur brutalisht për nevoja të Kurtit, edhe ne po përdoreshim për atë kauzë?

    Familjeve të viktimave të shkurtit 2007 unë dëshiroj që përmes këtij shkrimi t’ua shpreh dhimbjen time më të thellë për humbjen e më të dashurve të tyre. Këtyre familjeve – që dje ishin në sallë, por më sugjeruan që të mos flisja për shkak të prezencës së tyre – dëshiroj t’ju them se protesta ishte organizuar me qëllim që dikush të vritej. Nëse unë do të isha Kurti – gjë që nuk do të doja të më ndodhte kurrë një transformim i tillë i statusit tim fizik – do të më brente ndërgjegjja për jetët e humbura.

    Kosova do të ishte kjo që është me apo pa atë demonstratë. Kosova do të ishte e pavarur – dhe me shumë probleme gjithashtu – me apo pa viktimat e atij shkurti.

    Ata u vranë për t’u përdorur. Sepse Kurti kishte nevojë për heronjtë e tij personalë. Më tregoni, ju lutem, nëse dikush prej jush deri më tash e ka parë Kurtin, hajt ta zëmë, duke bërë homazhe përpara varrit të presidentit Ibrahim Rugova?! Ose, diku tjetër? Nuk do ta shihni, sepse ai i ka heronjtë e tij. Personalë. Normalisht i ka edhe rreth 100 deputetë të Kuvendit të Kosovës që i përdor për qëllime të tij.

    P.S. Ky tekst ishte supozuar të lexohej në seancën e djeshme parlamentare. Por, m’u sugjerua nga të gjitha anët të mos e lexoja. Gabova.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Heronjtë personalë të Albin Kurtit

    Vetëvendosje e refuzon Haradinajn

    Bota Sot | 07.03.2013 22:05


    Share on facebookShare on printShare on emailShare on twitterMore Sharing Services0



    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit. Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën parti në vend, përfshirë këtu edhe “Vetëvendosjen”. Por, Haradinaj tha se nuk do të përfshihet në asnjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë i propozuar muaj më parë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV-ja.

    E LDK-ja, e cila i pati ftuar të gjitha partitë politike të krahut të djathtë në Kosovë që të bëhen bashkë, në mënyrë që ta luftojnë keq qeverisjen, vazhdon të ketë të hapur derën për të gjithë. Por, Vetëvendosje shpejt ia ktheu përgjigjen AAK-së. Lëvizja e Kurtit mendon se programet e Vetëvendosjes dhe i AAK-së nuk përputhen në asnjë formë.

    Duket sikur pjesëmarrja e AAK-së në bisedime, si dhe mos përkrahja e iniciativave të Vetëvendosjes në Kuvend, kanë shuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me AAK-në.






    Komentet

    Komente (18) | Kthehu



    Z. Deçanasi.....' AAK osht kon mire me prite deri pas zgjedhjeve dhe kush te fiton ma shume me tju rras ne koalicjon duke synuar vetem postin e kryeministrit.) E pastaj...? Kisha mi shenuar me mijera gjera qe assesi sia vlene keti posti, por po e jape nje e te tjerat mund ti imaxhinoni ju vete...! " Më pëlqente. Dukej një tip interesant derisa filloi të flasë… Cfarë mallkimi!" Z. Shaban Aruasha, ju pershendese, po si ishin ( Reka e Keqe ) çka kishe te re andejpari....?

    Gjakova @ 08/03/2013 23:45


    Albini eshte Patriot e jo Tradhtar. Ka perkrahje nga me i forti. Kupto ndermjet fjaleve.

    CBS-East @ 08/03/2013 20:17


    Respekt per VV,nuk mund te behet koalicion me nje parti qe nuk ka asnje platform,as plan reformues,as parim e as vije te kuqe kur behet fjale per pushtetin. Naiviteti i Haradinajt qe te bije ne kurthen e bandes "intelegjente" zbuloi epshet e tij te pafrenuara per pushtet,e tash reagimi i tij me shume i ngjan nje femije te llastuar qe e ka kuptuar se babadimri nuk egziston.Megjithate Haradinaj e AAK nuk e kan problem as neser kur matematika e koalicioneve te ju jap nje mundesi qeverisese qe ti bashkohen fituesit qofte kjo edhe PDK. Eshte LDK-ja qe duhet te nderroj kursin perjashtues e te mbledh krahet e humbur, te beje parakoalicion edhe me partite qe nuk kan te njejten ideologji por qe ne strukturat e saja nuk ka njerez te inkriminuar,ta bejne kete per hire te femijve dhe rrezikut qe endrra jone e perbashket per nje shtet funksional e te lire te mos shuhet.Qe femijet tone e tuaj te ken nje te ardhme ,te meren me shkenc,sport e argetim qytetrues e jo me drog,vrasje e hajni.

    geni @ 08/03/2013 15:58


    Ja kjo është ajo që më bën ta simpatizoj dhe repektoj VV. Pra, qëndrimi has autokton. Disa, sikur janë zgjuar nga gjumi, flasin aq jerëm sa, të bëjnë për të qeshur. Po, si e me cka, o të mjerë, ia zgjati Ramushi jetën Qeverisë?

    Prekazi i mërguar @ 08/03/2013 13:33


    Mire po ia ben ww dikujt dikujt edhe pse ww shpesh ja fut kot.

    liridon @ 08/03/2013 12:44


    Ju pershendet Drenica,deshta vetêm ta them njê gjê qê as PDK_SHIK as AAK-ja bash sen nuk vyn,shumica e kriminelve jan tê grumbulluar nê k'to dy parti t'pista.

    Drenica @ 08/03/2013 12:42


    edhe nji godotje nga vv per AAK_E more ramush buza po ti budall je kon e je dal me pasoja edhe ma te mdhaja prej burgut_ishalla ban ma mir

    Bukurija_Frankfurt @ 08/03/2013 10:35


    O mirmjesi mare burra po ajenigjall mare shok e shoqe mirsejugjeta o shok.Shaban Arusha njikoh ska kjen ne Kosov po aka najse te re ajooo..Ksej here sdo e zgjas shum vetem nja pe shof se Ramushi ka mbet me pasoja te burgut e vshtir se do ken ilaq as te mjeku as tu hoxha.Me deklaratat etij esht kah ja humb autoritetit vtes...Shaban Arusha ne Brovin dikur masdite pernjivizit te shkurt.

    SHABAN ARUSHA @ 08/03/2013 10:09


    E more Trim po fort e u mashtrove me ket politik! Po kujtov pak kush je more burr BOTE me lut Albinin TI aka sen ma keq. KUSH je TI E kush asht Albini HAJ MEDET HAJ

    Meti-Peje @ 08/03/2013 08:44


    VV i ka rrenjet ne Serbi kete e kan kuptuar shumica e popullit edhe pse aty ka disa antar si Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi qe jan nje nder patriotet me te mdhaj ne Kosove,shpresoj se edhe ata e kuptojn se Albin Kurti eshte i perbetuar per shkatrrimin e Kosoves,AAK osht kon mire me prite deri pas zgjedhjeve dhe kush te fiton ma shume me tju rras ne koalicjon duke synuar vetem postin e kryeministrit.

    decanasi @ 08/03/2013 07:32

    bota sot

    -

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Heronjtë personalë të Albin Kurtit

    ....populli thoshte se gjaja e majme e then kamen...epo doket se jo vetem kamen porse edhe kryte kane me e thy qeta t,malit,se do prej tyne boll dame i kan ba popllit.......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •